Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Pandemia shkatėrron botėkuptimin e njė ateisti

Vlerėsoje Postimin
Vite mė parė, njoha njė emigrant shqiptar kėtu nė Amerikė. Djalė i shkolluar e i zgjuar, dhe mbi tė gjitha, sipas vetė tij, "njė ateist 24 karat". Kur u takuam pėr herė tė parė mė shumė se njė dekadė mė parė, duke e ditur qė unė isha besimtar i krishterė, ai mu drejtua me fjalėt: "Unė nuk e kuptoj se si njė njeri i shkolluar mund tė besojė nė Zot! Zoti ėshtė njė trillim i mendjes njerėzore. Gjithė fetė e botės janė opium pėr masat e njerėzve, siē na mėsoi Marksi!" Unė nuk u pėrpoqa qė ta kundėrshtoja apo ta bindja pasi e pashė qė ēdo fjalė e imja do tė binte nė vesh tė shurdhėt. I thashė me tė qeshur: "Do vijė njė ditė nė jetėn tėnde qė ti do tė ndryshosh mendim pėr kėto qė thua pėr Zotin. Jeta do tė tė mėsojė e do tė fali urtėsinė qė tė mungon sot."

Pas njė kohe relativisht tė gjatė, e takoj mikun tim para pak muajsh nė kishėn ku unė shkoj. Nga tė gjitha vendet ku mund ta takoja, nuk e kisha menduar qė ta takoja nė kishė. Ateistėt nuk i frekuentojnė kishat. Shumė vite kishin kaluar dhe ai kish krijuar familjen e tij, gruan e fėmijėt. Flokėt ishin rralluar e thinjur, por paraqitja ishte po ajo qė mbaja mend vite mė parė. Pasi u takuam e njohėm me familjen nga afėr, bėmė njė bisedė duke pirė nga njė kafe pas liturgjisė nė Kishė.

- Nuk mė kish shkuar mendja qė tė tė shihja ty ndonjėherė nė Kishė. Ēfarė ka bėrė vaki qė njė ateist tė vijė nė kishė?

Njeriu ndryshon me kohėn. Dhe koha qė kaluam, sidomos kėto dy vitet e fundit tė pandemisė, mė kanė ndihmuar tė reflektoj pėr shumė gjėra, pėrfshi edhe ekzistencėn apo mosekzistencėn e Zoti.

- Mos mė thuaj qė je bėrė besimtar?

Jo, besimtar nė Zot nuk jam bėrė akoma. Por ama njė ndryshim i madh ka ndodhur tek unė. Nuk jam mė ateist. Nuk kam se si tė jem mė ateist pas kėtyre dy vjetėve tė pandemisė qė kaluam.

- Tani mė bėre shumė kurioz. Mė trego, ēfarė tė ndodhi gjatė pandemisė?

Unė dhe familja ime e kaluam pandeminė si gjithė tė tjerėt. Mbyllja nė shtėpi me urdhėr tė shtetit, frika nga virusi e vdekja, mediat qė nuk na linin tė qetė asnjė minutė tė ditės si nė ekranin e televizorit apo nė ekranin e telefonit, pamundėsia pėr tu takuar me njerėzit e familjes, pamundėsia pėr tė shkuar nė punė, imponimi me forcė i vaksinimit nė masė si njė mėnyrė pėr tė mundur virusin, fėmijėt mė ngelėn pa shkollė tė mbyllur nė shtėpi. Ana pozitive e asaj qė ndodhi ishte se nė kėto 2 vjet, patėm plot kohė tė lirė tė mbyllur nė shtėpi pėr tė reflektuar.

- Ēfarė solli reflektimi qė bėre?

Siē e di shumė mirė, unė kam qenė ateist. Ateist nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Unė nuk doja t'ia dija pėr asnjė Zot e pėr asnjė fe nė kėtė botė. Mė dukeshin si pėrralla e trillime, gėnjeshtra tė mėdha qė u mėsoheshin fėmijėve. Pandemia mė dha njė mėsim tė mirė qė mė shkundi nga naiviteti i botėkuptimit tim ateist. Pandemia dha ngjarjet qė rrodhėn nė kėto dy vjet mė mėsuan qė lufta mes tė mirės dhe sė keqes nuk ėshtė njė fantazi nė mendjen e njerėzve me besim, por njė realitet i vėrtetė dhe i prekshėm. Unė dhe familja ime jetuam e vazhdojmė tė jetomė nė kėtė realitet prej mė shumė se dy vjetėsh. Nuk mund ta mohoj dot mė. E pashė, e preka, e pėrjetova.

- Kjo tė bėri qė tė besosh nė Zot?

Jo. Unė nuk besoje ende nė Zot pasi nuk e kam takuar, prekur apo pėrjetuar Zotin. Kur ai tė mė shfaqet njė ditė, mbase do tė besoj nė tė. Por sot unė nuk jam mė ateist. Nuk mund ta mohoj ekzistencėn e njė bote shpirtėrore, njė lufte shpirtėrore, edhe pse nuk arrij t'i kuptoj dot dimensionet e saj siē duhet.

- Kur nuk je mė ateist por as besimtar, si do ta pėrshkruaje veten sot? Dhe pse ke ardhur me gjithė familjen tėnde nė kishė?

Jam njė njeri nė kėrkim tė dimensionit shpirtėror e botės shpirtėrore. Njė tė vėrtete universale, nėse mund ta quaj si tė tillė. Mėsimi tjetėr i madh qė mora nga reflektimi qė bėra gjatė pandemisė ishte se unė ia kisha imponuar me forcė botėkuptimin tim ateist gjithė familjes sime, gruas dhe vajzave tė mia. Ato nuk ishin ateiste sa unė, por falė respektit e shembullit tim, ato u bėnė ateiste nga unė. Nuk mė duket aspak e drejtė qė unė t'iu imponoj botėkuptimin tim edhe vajzave tė mia. Unė e ti u lindėm e rritėm nė rregjimin komunist e ateist shqiptar, fėmijėt tanė kanė lindur e po rriten nė Amerikė. Dua qė vajzat e mia tė kėrkojnė e ndėrtojnė vetė jetėt e tyre shpirtėrore. Prandaj edhe sot i solla nė kishė pėr herė tė parė nė jetėn e tyre.

- Prapė, nuk kuptoj diēka. Kur Zotin nuk e beson pasi nuk tė ėshtė shfaqur ende, ēfarė t'u shfaq nė kėto vitet e pandemisė qė tė bėri tė mos jesh mė ateist?

Na u shfaq tė gjithėve e keqja. E keqja sulmoi gjithė botėn. Nuk e kisha menduar ndonjėherė qė tė nxirrja kėto fjalė nga goja, por ja qė e keqja ekziston. Unė nuk besoj se pandemia ishte rastėsi. Unė nuk besoj as reagimi i qeverive tė botės ishte rastėsi. As vaksinat nuk ishin rastėsi, as ndalimi i lėvizjes sė lirė tė njerėzve nuk ishte rastėsi. Dhe ajo qė ishte mė e keqja fare pėr mua, falė edhe profesionit tim, unė pėr herė tė parė nė jetėn time humba edhe besimin tek shkenca. Shkenca nuk ėshtė mė pėr mua njė busull e pagabueshme, por njė busull lehtėsisht e manipulueshme nga e keqja. E keqja e nxorri kokėn e saj dhe unė e pashė me sytė e mi, e dėgjova me veshėt e mi, e preka me duart e mia.

- Pra ti kuptove gėnjeshtrėn mė tė madhe nė botė, jo se Zoti nuk ekziston, por se e keqja nuk ekziston...

Po, ashtu ėshtė.

- Nuk do tė jetė e largėt dita kur Zoti do tė godasi tė keqen para syve tanė, dhe kjo do tė jetė dėshmia mė e mirė pėr ty pėr tė besuar nė Zot...

Ashtu qoftė! Unė besoj vetėm duke parė, dėgjuar, prekur. Deri atėherė, do tė jem nė kėrkim.

- Paē bekimin e Zotit!

Rifreskuar nė datėn 07-08-2023 ora 12:20 nga Albo

Fjalėt Kyēe: ateisti, ateizmi, beismi, djalli, zoti Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Feja , Familja

Komente

Trackbacks