Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Edi Rama dhe 40 hajdutėt!

Vlerėsoje Postimin
E mbani mend Ali Babanė dhe 40 hajdutėt? Nuk keni pse ta kėrkoni e gjeni nė faqet e librave dhe pluhurin e historisė. Hajdeni nė Tiranė tė takoheni me mishėrimin e Ali Babait, piktorin rilindas, Kryeministrin e Shqipėrisė, Edi Rama. Kryeministri ynė e theu heshtjen e tij para shqiptarėve nė lidhje me kėrkesėn e prokurorėve tė SPAK pėr arrestin e Arben Ahmetaj. Njeriut qė mediat e quajnė: zv. kryeministėr i qeverisė Rama, ministėr i qeverisė Rama, ministri mė jetėgjatė i qeverisė Rama, krahu i djathtė i Edi Ramės nė qeveri, deputet socialist. Doli kryeministri ynė para shqiptarėve dhe na tha se sa punė tė madhe ka bėrė ai nė kėto 10 vjet pėr tė krijuar "reformėn nė drejtėsi". A e shikoni o shqiptarė se sa i fortė ėshtė Edi Rama? Ai me kartonat e deputetėve tė tij nė parlament po i jep leje SPAK qė ta arrestojė Arben Ahmetaj. Shqiptarėt e dėgjuan e qeshėn me tė. Arben Ahmetaj na i iku drejtėsisė. Rrota e drejtėsisė sė Ramės nuk ia kapi dot bishtin para se tė largohej nga vendi pa pengesėn mė tė vogėl orė para se SPAK tė shpinte kėrkesėn e vetė nė parlament.



Nė mendjen e tij piktori rilindas po krijon shtet modern. Asnjė nga paraardhėsit e tij nuk i ka futur ministrat e vetė nė burg nė kėto 30 vjet! Pėr kėtė, duhet ti heqim kapelen Edi Ramės. Pasi lista e ministrave dhe miqve tė tij qė kanė pėrfunduar nė burg nė kėto 10 vjet po rritet nga dita nė ditė. Pyes veten pa tė keq: A ėshtė kjo vallė njė meritė e drejtėsisė sė Edi Ramės, apo njė tregues i shkallės sė korrupsionit brenda qeverisė sė tij?! Mos i jepni pėrgjigje kėsaj pyetjeje, pasi nuk duam qė tė dilni nė pėrfundimin e gabuar e tė na nxirrni piktorin rilindas njė njeri tė korruptuar ordiner.

Nuk janė vetėm shqiptarėt qė qeshin e tallin me shakaxhiun e madh Edi Rama qė kėrkon tė qėndrojė nė pushtet duke i bėrė shqiptarėt pėr tė qeshur. Gjithė ambasadorėt e huaj nė Tiranė dhe eprorėt e tyre nė vendet pėrkatėse qė ndjekin zhvillimet politike nė Shqipėri, qeshin me piktorin rilindas tė shqiptarėve. Nuk jam fort i sigurt nėse qeshin me Ramėn apo me ata qė ia dhanė votėn Ramės, por kjo pak rėndėsi ka. Doni tė mėsoni arsyen pėrse qeshin me shakatė e rradhės sė Ramės?

Nė ēdo vend tė botės sė qytetėruar, nėse kryeministrit tė njė vendi drejtėsia do ti fuste njė ministėr nė burg, ai kryeministėr do tė jepte dorėheqjen pasi pėrgjegjėsia nuk ėshtė personale e ministrit, pėrgjegjėsia ėshtė e drejtuesit tė qeverisė. Kryeministri ynė ėshtė me origjinė nga malet e Transilvanisė dhe e ka lėkurėn pak mė tė trashė se bota e qytetėruar dhe nuk i kupton kėto gjėra aq shpejt sa duhet. Nė mendjen e tij, detyra e tij ėshtė tė argėtojė shqiptarėt nėpėr ekranet e televizioneve, rrjetet sociale dhe me podcastin e tij tė famshėm. Po pse, ai duhet tė mbajė pėrgjegjėsi pse gjysma e ministrave tė tij kanė pėrfunduar nė burg apo janė nėn hetim nga prokuroria?!

Dikush duhet ta uli me qetėsi piktorin rilindas nė kolltukun e Kryeministrisė e t'ia shpjegojė shkurt e qartė:

- Kur tė fusin bashkėpuntorin tėnd mė tė ngushtė nė qeveri nė kėto 10 vjet nė burg, minimumi qė duhet tė bėsh ėshtė tė japėsh dorėheqjen si kryeministėr i atij vendi. Le tė themi se je i pafajshėm dhe gjithė fajin e kanė ministrat e korruptuar qė ti punėsove nė qeverinė tėnde. Prapė, pėrgjegjėsia ėshtė jotja pasi u tregon shqiptarėve qė ti je njeri i paaftė pėr tė qeverisur atė vend. Ministrat e tu po vjedhin e bėjnė korrupsion qindra miliona euro nėn hundėn tėnde. Le tė themi se je i fajshėm dhe ti ke vjedhur fondet e qeverisė shqiptare sė bashku me ministrat e tu. Qėndrimi yt nė krye tė qeverisė edhe pas kėtij skandali kaq tė madh vetėm sa u dėshmon shqiptarėve qė ti ke frikė nga drejtėsia shqiptare dhe vazhdon tė qėndrosh nė krye tė qeverisė vetėm pėr tu fshehur pas imunitetit tė ligjit.

Dalja jote para publikut shqiptar pa dhėnė dorėheqjen vetėm sa vulosi pėrfshirjen tuaj nė kėtė aferė korruptive dhe pėrpjekjen pėr tu fshehur pas imunitetit ligjor dhe politik. Nė mendjen tuaj ti kujton se ua mbushe mendjen shqiptarėve dhe ia hodhe edhe kėsaj rradhe. Teksa ti u flisje nga Tirana shqiptarėve, kancelaritė diplomatike tė vendeve mike po bėjnė atė pyetjen tjetėr:

- Rama u dogj. Kush vjen pas Edi Ramės?

Njė ministre e veshur bukur e qeverisė Rama ishte fotografuar nė Uashington kėto ditė.

Emri:  balluku.jpg

Shikime: 43

Madhėsia:  60.1 KB

Rifreskuar nė datėn 17-07-2023 ora 00:41 nga Albo

Kategoritė
Politika

Komente

Trackbacks