Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Fėmijėt qė lindin e rriten nė mėrgim dhe mėsimi i gjuhės shqipe

Vlerėsoje Postimin
Kėto janė disa kėshilla nga pervoja ime personale duke rritur dy fėmijė nė Amerikė kėtė dekadėn e fundit.

1. Fėmija duhet tė mėsojė tė flasi dy gjuhė

Ka prindėr shqiptarė qė mundohen t'iu flasin fėmijėve vetėm shqip ose vetėm anglisht. Unė mendoj se ėshtė shumė gabim tė ndjekėsh kėtė praktikė. Fėmija juaj duhet tė mėsojė tė dyja gjuhėt. Shqipja ėshtė gjuha e prindėrve tė tij, dhe anglishtja ėshtė gjuha e vendit ku ka lindur e po rritet. Kam hasur nė prindėr shqiptarė qė insistojnė qė fėmijėt e tyre tė mos flasin fare anglisht, vetėm shqip nė familje. Bile shkojnė deri atje sa i izolojnė fėmijėt e tyre nga shoqėrimi me fėmijė tė tjerė, vetėm e vetėm se nė mendjen e tyre fėmija duhet tė mėsojė shqip me ēdo kusht. Harrojnė qė duke ndjekur kėtė praktikė, fėmija do ta ketė tė vėshtirė integrimin nė shkollė e nė shoqėrinė e vendit ku jeton. E gjithė ideja e emigracionit ėshtė qė fėmijėt tanė tė kenė mundėsi shkollimi e punėsimi mė tė mira se ne prindėrit e tyre. Pra e gjithė sakrifica e emigracioni bėhet pėr njė jetė mė tė mirė pėr ta.

Nga ana tjetėr, ka prindėr shqiptarė qė nuk tregojnė interesin e duhur pėr t'iu mėsuar fėmijėve shqip. Mendojnė se fėmijės sė tyre nuk u duhet shqipja, pėr aq kohė sa mėsojnė gjuhėn e vendit ku jetojnė. Edhe ky ėshtė njė qėndim i gabuar. Jeni duke i mohuar fėmijės suaj trashėgiminė kulturore shqiptare, qė njohja e gjuhės shqipe i lejon tė eksplorojnė. Tė dish tė flasėsh apo tė shkruash njė gjuhė tė huaj, ėshtė kulturė mbi tė gjitha. Dhe i ndihmon zhvillimin mendor dhe formimin e karakterit tė fėmijės suaj. Kam vėnė re se shumė prej kėtyre prindėrve, i vėnė mė shumė rėndėsi aspektit ekonomik e material tė jetės sė fėmijės sė tyre, se sa trashėgimisė kulturore shqiptare. Fėmija ka nevojė pėr tė dyja dhe ėshtė pėrgjegjėsia juaj si prindėr qė t'i ndihmoni fėmijėt tuaj ti mėsojnė tė dyja gjuhėt. Rezultati i kėsaj pune ėshtė njė fėmijė i integruar mirė nė jetėn e vendit ku jeton, dhe njė trashėgues i mirė i kulturės shqiptare.

2. Fėmija ka kohė pėr tė mėsuar shqip

Njė gabim tjetėr qė prindėrit shqiptarė bėjnė, tregohen shumė tė paduruar me fėmijėn kur vjen fjala tek mėsimi i gjuhės shqipe. Duan qė fėmija tė mėsojė shqip nė moshė tė vogėl fare. Nuk duhet ta keni kėtė frikė e mani, por duhet ti lejoni fėmijės suaj kohė qė tė zhvillohet dhe tė mėsojė tė flasi. Mosha mė e mirė pė tė intesifikuar mėsimin e gjuhės shqipe ėshtė mosha 4-7 vjeē. Kjo nuk do tė thotė se fėmija nuk do tė mėsojė shqip nė njė moshė mė tė madhe se kjo. As nuk do tė thotė qė prindėrit duhet t'iu flasin shqip fėmijėve duke filluar nga ajo mosha. Fėmija fillon e mėson qė nė barkun e nėnės, kėshtu qė ju duhet tė flisni shqip nė ambientin e shtėpisė gjatė gjithė kohės. Por nė kėtė moshė, duhet tė shpenzoni mė shumė kohė e kujdes me fėmijėn tuaj kur vjen fjalė tek mėsimi i gjuhės shqipe. Janė bėrė shumė studime me fėmijė tė ndryshėm, dhe shumė nga kėto studime kanė dalė me pėrfundimin qė fėmija qė mėson njė gjuhė tė huaj nė atė grupmoshė, nuk e harron kurrė atė gjuhė. Mund tė mos jetė nė gjendje ta flasi mirė, por do tė jetė nė gjendje tė kuptojė gjithė jetėn. Dhe nė ēdo stad tė rritjes qė fėmija kalon, do tė fillojė e zgjerojė fjalorin e fjalėve qė pėrdor nė shqip apo anglisht.

Duhet gjithmonė tė kini parasysh qė fėmijėt janė tė mrekullueshėm dhe kanė njė tru qė i thith gjėrat si sfungjeri, shumė shpejt. Edhe kur ju mendoni se ata nuk janė duke mėsuar apo avancuar sa duhet me mėsimin e gjuhės shqipe, ata do tė thonė apo bėjnė gjėra, qė do t'iu lėnė me gojė hapur tė mahnitur. Vajzat me sa kam parė mėsojnė mė shpejt se djemtė tė flasin. Dhe jo dy fėmijė janė njėsoj. Thjeshtė duhet durim nga ne si prindėr, e t'iu japim kohėn qė u duhet pėr tė mėsuar.

3. Flisni shqip brenda familjes

Gjuha mėsohet duke e dėgjuar, apo siē themi ne shqiptarėt, duke vrarė veshin. Fėmija ka nevojė tė dėgjojė shqip, dhe shansi mė i mirė pėr ta bėrė kėtė gjė ėshtė brenda familjes. Gjėja tjetėr qė e ndihmon fėmijėn ėshtė artikulimi i fortė dhe i qartė i fjalėve. Fėmijėt shpesh do ti ngulin sytė tek buzėt tuaja, pėr tė parė se si ato lėvizin kur ju flisni. Ju si prindėr, keni njė vendim pėr tė marrė: Ēfarė gjuhe do tė flasim nė shtėpi nė familjen tonė? Kur tė dy prindėrit janė shqiptarė me origjinė, ky vendim ėshtė shpesh i lehtė pėr tu marrė. Vendimi pėr tė komunikuar nė shqip ndihmon jo vetėm fėmijėn pėr tė mėsuar, por ndihmon edhe prindėrit pėr tė mos harruar gjuhėn e nėnės. Njė gjuhė qė nuk flitet e nuk pėrdoret, ėshtė e destinuar pėr tu harruar.

Por ka edhe shumė shqiptarė qė janė martuar me shtetas me kombėsi tjetėr nga ajo shqiptare. Kuptohet, qė pėr ta, vendimi pėr tė komunikuar nė shqip nė familje nuk ėshtė i lehtė. Por kjo nuk duhet t'iu ndali ju pėr tė folur me bashkėshortin/en tuaj nė lidhje me dėshirėn qė ju keni pėr ti mėsuar fėmijės shqip. Pasi bini dakoard pėr kėtė gjė, mund tė ndiqni njė strategji pėr ta ndihmuar fėmijėn. Strategji si pėr shembull, njeri nga prindėrit mund ti flasi fėmijės shqip pėr disa orė nė ditė. Ose shoqėrimi i fėmijės me familjarė me origjinė shqiptare; vizita tė shpeshta me pushime nė vendlindje, etj.

4. Kur fėmija ju pyet nė gjuhė tė huaj, ju pėrgjigjuni nė shqip

Problemi qė shumė prindėr kanė me fėmijėt e tyre ėshtė se fėmija shpenzon shumė kohė nė kopshtin e fėmijėve apo nė shkollė, duke dėgjuar njė gjuhė tė huaj. Dhe kjo ndikon qė fėmija tė mėsojė gjuhėn e huaj mė shpejt se sa shqipen. Mos u merakosni pėr kėtė gjė. Sillni ndėrmend objektivin qė i kini vėnė vetes, qė fėmija ti mėsojė tė dyja gjuhėt. Kur fėmija do tė vijė nė shtėpi, do tė fillojė tė flasi nė anglisht. Njė strategji qė e ndihmon fėmijėn ėshtė qė kur fėmija ju pyet apo ju flet nė anglisht, ju pėrgjigjuni nė shqip. Mė ka qėlluar shpesh kur vajza ime mė fliste nė anglisht, dhe unė i pėrgjigjesha nė shqip. Dhe ajo e kuptonte shumė mirė se ēfarė i thosha nė shqip. Por e kish mė tė lehtė tė shprehej nė anglisht. Pas tre muajsh insistimi ēdo ditė kur e merrja nga shkolla nė kėtė mėnyrė, vajza filloi tė fliste shqip vetė. Pas 8 orėsh nė shkollė duke folur e mėsuar anglisht, ajo fillonte e fliste shqip sapo mė shikonte mua.

5. Kur pėrdor fjalė tė huaja kur flet shqip, ndihmojeni me fjalėn nė shqip

Do tė qėllojė shpesh qė fėmija do t'i pėrziejė fjalėt nė fjalinė e saj. Kur fėmija nuk e di fjalėn nė shqip, por e di nė anglisht, do tė pėrdori fjalėn anglisht nė njė fjali qė e nisi nė shqip. Eshtė detyra juaj si prind qė ta ndihmoni fėmijėn tuaj duke i thėnė fjalėn qė nuk e dinte ne shqip. Shpesh do tė qėllojė qė fėmija e di fjalėn nė shqip, por fjala nė anglisht i vjen mė pėr kollaj. Korrigjojeni duke i thėnė fjalėn nė shqip. Duke e bėrė kėtė gjė nė mėnyrė tė pėrsėritur, do ta ndihmoni fėmijėn tuaj qė tė zgjerojė fjalorin e fjalėve nė shqip.

6. Kur fėmija pyet tė mėsojė kuptimin e njė fjale nė anglisht, mėsojini edhe fjalėn nė shqip

Duke qenė se ēdo ditė fėmija ėshtė duke mėsuar, pėrditė do tė ketė fjalė qė fėmija i dėgjon pėr herė tė parė dhe nuk ua di kuptimin. Bėjini tė qartė fėmijės qė kur dėgjon njė fjalė qė nuk e kupton, t'iu pyesi ju si prindėr. Dhe kur e bėn kėtė gjė, ėshtė detyra juaj qė ti mėsoni kuptimin e fjalės, dhe pėrkthimin e asaj fjale nė gjuhėn tjetėr. Qėllon shpesh qė vajza ime mė pyet pėr fjalė qė lexon nė njė libėr apo dėgjon nė televizor pasi nuk u di kuptimin. Pasi ia shpjegoj nė anglisht, i mėsoj edhe pėrkthimin e asaj fjale nė shqip. "Nė shqip i themi ..." Dhe ė bėj kėtė gjė nė mėnyrė tė pėrsėritur. Kjo e ndihmon fėmijėn tė regjistrojė tė dyja fjalėt. Dhe ėshtė mirė qė ti jepni edhe njė shembull nė pėrdorimin e asaj fjale nė njė fjali, nė anglisht edhe nė shqip.

7. Mėsoi tė flasė shqip nė fillim

Kuptohet qė dėshira e prindėrve ėshtė qė fėmijėt tė mėsojnė tė flasin, lexojnė dhe shkruajnė shqip. Por kėto gjėra kėrkojnė kohė e durim, siē e thamė mė lart. Unė do tė thosha qė hapi i parė mė i rėndėsishėm ėshtė mėsimi i tė folurit shqip. Duke qenė se shqipja ėshtė gjuhė fonetike, shkruhet ashtu siē dėgjohet, ėshtė shumė mė e lehtė tė mėsosh tė lexoxh e shkruash se sa tė flasėsh. Nėse fėmija do tė flasi mirė shqip, mėsimi i leximit dhe shkrimit tė shqipes ėshtė diēka qė fėmija e bėn vetė me ndihmėn e librave dhe prindėrve. Kėtė fėmija mund ta bėjė nė njė moshė mė tė madhe se 7 vjeē.

8. Pėrsėritni fjalinė nė shqip kur fėmija juaj nuk shprehet mirė nė shqip

Qėllon shpesh qė fėmija do tė shprehet nė shqip dhe do tė bėjė gabime trashanike. Gabimi mė i madh qė mund tė bėni ėshtė tė qeshni e talleni me tė. Ose mė keq akoma, ta korrigjoni me nje ton tė ashpėr. Njė shtrategji qė unė kam ndjekur ėshtė pėrsėritja e gjithė fjalisė qė fėmija e tha gabim. E pėrsėrit gjithė fjalinė ngadalė dhe duke theksuar ēdo fjalė siē duhet. Kjo e ndihmon fėmijėn tė kuptojė se ku ishte gabimi nė tė shprehur dhe ta korrigjojė atė me kohen. Qėllon qė mė duhet ta korrigjoj nė kėtė mėnyrė tė njėjtin gabim pėr 5-10 herė. Por me kalimin e kohės keni pėr tė parė qė fėmija do ta mėsojė e shprehi siē duhet herėn tjetėr.

9. Fėmija e flet shqipen me njė theks tė huaj

Theksi dhe shqiptimi i fjalėve ėshtė i ndryshėm mids gjuhėve. Eshtė e natyrshme qė fėmija mund tė flasi shqip me theksin e gjuhės sė vendit nė tė cilin jeton. Mos u shqetėsoni pėr kėtė gjė. Me kohėn, praktikimi i vazhdueshėm i shqipes nga ana e fėmijės nė familje dhe nė ambiente tė tjera, do tė sjelli perfeksionimin e gjuhės shqipe. Do tė ketė edhe tinguj tė veēantė tė shqipes qė mund tė jenė tė vėshtirė pėr fėmijėn tuaj. Vajza ime per shembull e ka tė vėshtirė tingullin y - dhe e shqipton si u apo u-ja ne anglisht ėshtė mė e pėrdorur se sa y-ja e shqipes qė nuk ekziston nė anglisht. Pėr tė ndihmuar fėmijėn, praktikoni fjalė qė janė tė vėshtira pėr ta nė mėnyrė tė pėrsėritur. Dhe bėjeni ngadalė dhe lejoni fėmijėn lėvizjet e gjuhės brenda gojės suaj kur i shqiptoni kėto fjalė apo tinguj. Fėmija mėson njė gjuhė duke parė dhe duke dėgjuar. Praktika dhe koha do tė bėjnė qė fėmija do ti tejkalojė edhe kėto pengesa qė pėr moshėn dhe momentin do tė duken si tė patejkalueshme.

10. Tregimet e pėrrallat stimulojmė imagjinatėn e fėmijės

Fėmijėt e vegjėl janė shumė kuriozė, bėjnė shumė pyetje, duan tė mėsojnė ēdo gjė qė shikojnė apo prekin pėr herė tė parė, dhe kjo ėshtė pjesė e proēesit tė rritjes e zhvillimit tė fėmijės. Shpesh ne si prindėr lodhemi dhe bezdisemi nga ky kuriozitet i pafund, por duhet te bėjmė durim dhe kuptojmė se kjo ėshtė detyra jonė si prindėr. Fėmija ėshtė duke pėrjetuar kėto gjėra pėr herė tė parė. Eshtė duke eksploruar botėn qė e rrethon. Dhe gjithė kėtė informacion, fėmija e regjistron dhe sistemon nė trurin e tij/saj, dhe e ndihmon trurin qė tė zhvilliohet.

Ēdo fėmijė ka edhe personalitetin e vetė qė ėshtė duke u zhvilluar. Si pjesė e kėtij personaliteti, fėmija fillon e zhvillon preferenca. Ka fėmijė qė u pėlqen tė luajnė mė nje lodėr tė caktuar, ka tė tjerė qė preferojnė pėrrallat, tė tjerė qė u pėlqen kur prindi u lexon njė libėr para gjumit. Duhet t'i shikoni tė gjitha kėto si shanse pėr tė stimuluar trurin dhe imagjinatėn e fėmijės. Dhe gjuha luan njė rol edhe nė kėtė rast. Pėr shembull, vajza ime qė e vogėl pėlqente pėrrallat para gjumit. Pėrrallat mund tė ishin nė formė tregimesh qė i lexonim nga njė libėr nė anglisht, ose pėralla qė ia tregonim ne si prindėr. Vajzės sime i pėlqenin edhe kafshėt, sidomos pėrrallat me ujkun, dhinė e kecat. Kjo pėrrallė mbėrtheu imagjinatėn e saj, e pėr plot 4 vjet nga ajo ditė, preferenca e saj ėshtė "njė pėrrallė me ujkun" para se tė flejė. Unė e pėrdora kėtė mundėsi pėr ti mėsuar asaj shqip. Nė fillim vajza e kish tė vėshtirė tė kuptonte tė gjitha fjalėt nė shqip, e do tė mė pyeste atje ku nuk kuptonte, e unė do t'ia thosha nė anglisht kuptimin ose me fjalė tė tjera. Por me kalimin e kohės, ajo jo vetėm qė i regjistronte pėrrallat, por filloi edhe ti tregonte ato nė shqip. Pėrrallat ishin argėtimi mė i preferuar i saj. Pėrrallat kapėn imagjinatėn e saj. Ajo qė unė vura re gjatė kėtyre viteve, nėse ėshtė diēka qė e kanė ndihmuar fėmijėn tim tė mėsojė shqip, kanė qėnė ato pėrrallat nė shqip pėrpara gjumit. Nga tre vjet me pare, shqipja e saj ėshtė pėrmirėsuar jashtė mase. Dhe ajo qė mė gėzon mua mė shumė ėshtė fakti se sa lehtėsisht ajo i alternon gjuhėt, anglishten nė shkollė, dhe shqipen nė familje.

Submit "Fėmijėt qė lindin e rriten nė mėrgim dhe mėsimi i gjuhės shqipe" to Digg Submit "Fėmijėt qė lindin e rriten nė mėrgim dhe mėsimi i gjuhės shqipe" to del.icio.us Submit "Fėmijėt qė lindin e rriten nė mėrgim dhe mėsimi i gjuhės shqipe" to StumbleUpon Submit "Fėmijėt qė lindin e rriten nė mėrgim dhe mėsimi i gjuhės shqipe" to Google

Rifreskuar nė datėn 12-02-2021 ora 13:28 nga Albo

Kategoritė
Familja

Komente

Trackbacks