Historiku i Xhamisė sė fshatit Kabash, Pukė
nga , 13-10-2022 nė orėn 03:26 (38155 Lexime)
Historiku i Xhamisė sė fshatit Kabash, Pukė
Sipas tė dhėnave te grumbulluara nga kujtesa popullore e besimtareve musliman , te imamėt e Xhamisė sė Kabashit, te historianeve thuhet se xhamia e fshatit Kabash ėshtė ndėrtuar nė kohen e Perandorisė Osmane. Nje e dhene thote se ne fillim eshte ndertuar Mesxhidi e me pas xhamia prej guri.
Fshati Kabash eshte Fis i pare po ashtu eshte i pari fis ne Shqiperin e veriut i cili u konvertua ne fene muslimane. Per perhapjen e besimit islam ne Kabash, tradita tregon se i pari qe perqafoj besimin islam ishte Hader Leka, vellau i kater vellezerve te fishit te Kabashit,Puke. Vellai i Hadrit ( Koka i cili ishte i pari i fisit dhe me i madhi vella) u revoltua ndaj vellaut te vogel i cili ishte bere musliman. Koka ishte betuar se do ta vriste Hadrin (vellan) nese behej vertet "turk"(mysliman). Para ardhjes se besimit musliman ne fshatin Kabash populli besonte ne bestytni te ndryshme pagane si: Ora e Maleve, Ora e Shtepise, Zanat, Dragoji etj. Pas besimit pagan ne fshat vjen besimi kristian. Besimi i krishter ndertoj ne fshatin Kabash Abaci dhe Kishen e Kabashit. Sipas tradites besimi musliman erdh gjate kohes osmane (pas vitit 1458) e vecanarisht nga tregtaret musliman qe pershkruanin Rrugen e Karvanave qe kalonte permes fshatit Kabash. Sipas kujteses popullore te besimit musliman rreth vitit 1500-1523 tek vendi i quajtur Lam te Lushajve u ndertua Mesxhidi i Kabashit i cili ka qene me derrasa. Me vone rreth vitit 1600 ka filluar ndertimi i xhamis se fshatit Kabash por kesaj here me gur. Ndertimi i xhamis filloj fal kontributit te besimtareve (sidomos ata qe pershkruanin rrugen) dhe besimtaret musliman te fshatit Kabash. Ka nga ato qe thone se kan ndihmuar dhe Bushatlit e Shkodres. Brenda xhamis u ndertua Mihrabi dhe Mimberi. Si hajati , dyshemaja , tavani dhe mimberi kan qene prej derrase (te zbukuruara me vepra arti).
Sa i perket muslimaneve i pari nder kater vellaznit e Kabashit qe pranoj fene islame ishte vellau i vogel Hadri. Pas vdekjes se Hadrit behet musliman Qafa (Qaf Alia). Per shkak se Koka vrau mbi Uren e Vizirit vellan e vogel (se ishte bere musliman), Kuvendi i Kabashit i heq Kokes parin (drejtimin) e vendit duke ia lene Qafes. Gjate kohes se Qafes besimi musliman u rrit aq sa fisi i Kabashit behet i pari fis i veriut te Shqiperise qe kalon ne islam.
Sa i takon regjistrimeve te popullsin flitet se fshati Kabash ka qene nje nder qendrat me te banuara te veriut. Sipas regjistrimeve te vitit 1591 ne Nahijen e Pukes ka pasur 23 fshatra te cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i perkisnin besimit musliman. Prej ketyre 3 ishin ne Qerretin e Eper, 2 ne Qerretin e Poshtem dhe 1 ne Koman dhe 2 ne Shenkolle (Delmacve) , 1 ne Shinpal (Kabash), 2 ne Rrape dhe dy familje me nga nje beqar.
Ne Kabasht me 1637 kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i perkisnin besimit musliman. Ka nga ato qe tre familjet e agallareve i perkisnin besimit musliman dhe se ato kishin organizuar besimin islam ne piken me kryesore te fshatit, pikerisht ne Lam te Lushajve. Ne kete vend ata ndertuan Xhamin, Mejtepin si dhe nuk mungojne te dhenat e kujteses popullore te cilat thone qe kan qene ndertuar deri ne kater hane ku njeri prej tyre ka qene Hani i Hoxhes dhe tjetri Hani i Bajrakut. Sipas te dhenave osmane por dhe te relatoreve te shek. XVII paraqitet fakti se familjet qe hynin ne besimin e ri musliman nuk ishin te detyruar. Nuk del gjekundi perdorimi i dhunes. Kjo duket sidomos ne ato familje ku bashkejetonin te krishtere e musliman pa asnje problem. Ne lidhje me kete Frang Bardhi shkruan: "Agai (Dizdari i keshtjelles se Dukagjinit) ka tre vllazen te krishter te martuem me nje turk, qe asht bame ma vone. Gruja e ages asht nje e krishten e urte, dhe e mire." Pervec kesaj ai shkruan se muslimanet na ndihmuan per te bere disa restaurime ne Kishen e Kabashit. Per vjetersin e perhapjes se besimit musliman ne Puke por dhe ne fshatin Kabash etj e faktojne dhe varrezat muslimane te cilat jane mbi 300 vjecare. Keshtu kemi varrezat muslimane te; Kabashit, Gryke Hadroj, Rrypė, Kryezi, Flet etj.
Kabashi ndahet ne dy bajraqe Puke dhe Kabash. Bajraku i Pukes ne vitin 1900 ka pasur 700 musliman dhe 910 te besimit katolik. Kabashi ne vitin 1900 kishte 940 banore te ndara 50 % musliman po aq te besimit katolik.
Ne regjistrimet e bere nga Austro Hungaria ne vitin 1918 del se Kabashi ka pasur 223 shtepi dhe gjithsej 1494 banore duke perfshir vendet si: Kabash, Qelez, Bicaj, Hadroj, Rrape, Rrypė dhe Micoj.
Sipas kujteses popullore Kabashasit jante te hershem shume. Kater vellaznit e Kabashit-Puke thuhet se jane te ardhur nga Kolonja e jugut te Shqiperise. Kur kater vellezerit erdhe ne Kabash kan gjetur shtepin e Manushi (shtepi qe me von del fare si pasoj e nje semundeje (koleres).
Ndersa Robert Elsie shkruan: "Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Franēesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades. Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabashm ne julindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930 gjeografi italian Ermano Armao duke folur per Kabashin , ka permendur se ai perbehej nga nje popullate myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta). Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices musliman ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete.... Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia. Per Kabashet thuhet se kan merguar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo dhe Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete merguar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopēa mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me arritjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fgiset e Dushmani dhe Qerreti. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas nje tradite orale, keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjes te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth kishte kaluar ne fese myslimane. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadroja sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe vrau vellane e vete. Fisi i Kabashit reagoi ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te ciliet po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefare Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi. Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve mergoi ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajrut Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vencate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit 15-te. Att ka viti 1450, kater barinj arriten nga Kēira dhe u nguliten ne Qelez. Nopēa ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar kah viti 1720."(5)
Si pasoj e zhvillimeve besimi islam filloj te ze vend ne shomicen e familjeve te fisit ku mund te permendet: Qafaliaj, Lushajt, Hadrojt e te tjere. Po ashtu mund te permenden ; Lluket, Preēat si; Kopajt, Laēajt etj . Duke shikuar breznin e Lushajve, Llukeve, Kopajve, Laēajve arrim deri ne vitin 1650. Ne kete kohe Ismaili i pare i Laēajve pas perfundimit te Mejtepet ne Xhamin e Koder Hanit arrin te behet Kajmekam ne Kaēanik te Kosoves. Po ashtu dhe figura te tjera te shquara e te njohura te Kabashit arriten te behen drejtues te zot si Bajraktar e Vojvode, po ashtu si trektar (qypaj) e teolog (hoxhallar). Aq shume kishte zene rrenje besimi islam ne fshatin Kabash saq E.Durham Shkruan: "Kabashi, musliman."
Pse u ndertua xhamia ne Lam Lushaj ?
Lamė Lushaj eshte njė vend mira pa pronar. Nė kėtė vėnd me dėshirė tė banorėve u bėnė : Xhamia e Kabashit dhe pėrball xhamisė u ndėrtua Mejtepi i Kabashit.
(Varrezat e vjetra te myslimaneve ne fshatin Kabash,Puke)
Duke qenėse pjesmarrja e besimtarėve pėr namaze nė Xhaminė e Kabashit u be qendėr pėr Kabashasit, ku zhvilloj kuvende, tregti etj filloj te shtohen dhe numri i besimtareve qe kryenin faljet ne xhami po ashtu u shtua dhe numri i nxenesve ne Mejtepin e Xhamise.
Sipas tė dhėnave tė Musa Llukės (I cili nė vitin 2004 ka qenė antarė i Kėshillit tė xhamisė Pukė) thotė se: Xhamia dhe Mejtepi i Kabashit jane te hershme shume. Te paret e shtepis time e kan njohur dhe imamin e xhamis hoxhė Imam Sadik Prishtina i cili erdh nė Kabash rreth vitit 1912.
Sadik Prishtina nė vitin 1914 rihapi Mejtepin e Kabashit duke dhėnė mesime fetare ku mėsohej gjuha turke, shkrim e kėndim i gjuhės shqipe dhe lėndė tė tjera te besimit islam. Pasi Imam Sadik Prishtina pėrfundoi njė kurs pedagogjike ne Elbasan u emėrua zyrtarisht nga shteti mesues i shkolles fillore. Mejtepi i Kabashit vazhdoj edhe gjate pushtimit Austro-Hungares (1915-1918). Nga mejtepi i Kabashit dolėn nxėnės dhe mesues tė njohur ndėr to edhe imam Shaban Rexha, Sahit Hoxha etj. Sipas tė dhėnave nė vitet 1914-1916 Mejtepi i Kabashit kishte 17 djem dhe 6 vajza tė moshės 7-15 vjeē.
Nė kėtė xhami shėrbyen si imam hoxhallarėt si: Sahit Hoxha, Zenel Hoxha, Haxhi Bajram Haziri i cili ka qenė edhe myezin pėr pak kohė.
Xhamia e Kabashit sherbeu edhe pėr fshatrat e tjerė si: Meēe, Krovė, Buhot dhe Llukė. Nė atė kohė xhamia e Kabashit zinte vendin e parė pėr nga xhemati i madh qė merrnin pjesė nė namaze. Myftinia e rrethit Pukė nė vitin 2007 ka bėrė ēertifikimin e xhamisė sė fshatit Kabash me sipėrfaqe 204 m2.
Link: https://gezimkopani.blogspot.com/201...it-kabash.html
- Kategoritė
- Pa Kategorizim
Krijoni Kontakt