Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Dembeli i Stambollit pėrballė Dembelit tė Facebook

Vlerėsoje Postimin
Kur unė isha fėmijė nė Shqipėri, dėgjoja nga tė rriturit fjalėt: "Mos u bėj dembel Stambolli!" Ishte njė shprehje qė tingėllonte e ēuditshme pėr tu kuptuar por mesazhi ishte i qartė. Mos u bėj dembel! Ngrihu e bėj kėshtu siē po tė them! Mbaroje detyrėn qė tė kam caktuar! Pasi po nuk e mbarove kėtė moment, meriton tė quhesh "dembel Stambolli".

Duhet tė kalonin plot 3 dekada nga ato vite ku mua tė mė zgjohej kurreshtja pėr tė mėsuar se si ėshtė historia e "dembelit tė Stambollit". Cili ishte ai qytetar i Stambollit nami i tė cilit mori dhenė e erdhi deri nė Shqipėri? Bėra disa kėrkime nė Internet, por nuk mėsova dot gjė pėr kėtė histori. Kėshtu qė iu drejtova njė gruaje tė moshuar nė familjen time qė mė erdhi pėr vizitė nė shtėpi dhe i bėra pyetjen:

- Vallė a e di si ėshtė historia e "Dembelit tė Stambollit" famoz?

Edhe ajo ashtu si unė e dinte kuptimin e fjalės, por jo historinė e vėrtetė. Por duke qene se kish jetuar disa dekada mė shumė se unė, mė tregoi aq sa dinte e mbante mend. Dembeli i Stambollit ishte njė burrė, tė cilit nuk i pėlqente tė punonte fare. Ēdo punė qė i ofronin, ai u thosh se nuk e bėj dot. I ofruan edhe punėn mė tė lehtė tė mundshme, qė kish tė bėnte me gatimin, shtypjen e thelpinjve tė arrave nė havan. Menduan, kjo punė ėshtė aq e lehtė se edhe njė fėmijė e bėn dot. Por ja qė edhe kėtė detyrė tė lehtė, ai nuk e mbaroi dot. Kėshtu qė i vunė emrin "Dembel Stambolli!".

Intuita ime mė thotė se personi qė ia vuri kėtė emėr, ka tė ngjarė tė ketė qenė njė emigrant i huaj nė Stamboll, mbase edhe me origjinė nga anėt tona, pasi nėnkuptohet nga insistimi pėr tė treguar qytetin ku dembeli i madh jetonte. Stambolli ishte qendra e perandorise osmane pėr 5 shekuj, dhe qendra e perandorise romake bizantine pėr 11 shekuj. Dhe kėshtu fama e Dembelit tė Stambollit mori dhenė dhe erdhi edhe nė Shqipėri, edhe nė ditėt tona, duke kaluar gojė mė gojė e brez pas brezi.


Dembeli i Stambollit takohet me Dembelin e Facebook

Unė kam arritur nė pėrfundimin se Dembeli i Stambollit mund tė ketė qenė dembel, por jo sa dembelat e kohėve tona qė jetojmė sot. Nėse Stambolli mburrej vetėm me njė dembel tė famshėm, sot kemi qindra miliona njerėz, mbase edhe miliarda tė tillė, qė unė i quaj Dembela Fejsbuku!

Emri:  RTX6VFFJ.jpg

Shikime: 59

Madhėsia:  25.4 KB

Rrinė me orė tė tėra para ekranit tė telefonit apo kompjuterit, futen nė njė faqe tė vetme, dhe kalojnė gjithė ditėn jo duke punuar por duke parė e futur hundėt nė punėt e tė tjerėve, njerėzve me tė cilėt i lidh gjaku, puna, shoqėria. Shpenzojnė orė e ditė, e muaj, e vite tė tėra nė Facebook, si brenda njė burgu digjital. As nuk mėsojnė gjė, as nuk fitojnė gjė, koha iu ikėn pa e kuptuar. Por Dembelat e Facebook janė shumė mė tė avancuar se Dembeli i Stambollit. Tė paktėn Dembeli i Stambollit vėrtet nuk e kish qejf punėn, por tė paktėn ishte i muhabetit, i pėlqente tė fliste e kuvendonte me miqtė e tij nėpėr kafene. Kėta dembelat e Facebook janė si allasoj njerėz! Ngaqė nuk flasin e kuvendojnė shumė, janė bėrė aq dembela, sa as fjalė nuk nxjerrin nga goja. Dinė vetėm tė shtypin butona si ai "Like". Facebook ka merak se mos lodhen e dobėsohen po artikuluan ndonje mendim apo bėnė njė diskutim si njerėz qė janė, kėshtu qė ua ka bėrė tė lehtė jetėn. Jeta e Dembelit tė Facebook ėshtė vetėm butoni LIKE! Shtyp butonin e mbaroi puna!

Emri:  like-button-png-30.jpg

Shikime: 56

Madhėsia:  14.8 KB

Hajde ku ka arritur shkenca e teknologjia sot hajde! Dembelėt e sotėm tė Facebook e lanė nė baltė Dembelin e Stambollit!

Rifreskuar nė datėn 03-08-2023 ora 11:59 nga Albo

Kategoritė
Pa Kategorizim

Komente

Trackbacks