Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    identiteti!!!!!!!

    Identiteti im nuk dihet
    si nje xhakete hiqet e vishet
    Mimika e tij qendron e ngrire
    si nje mesazh ne rere i pafshire
    harruar varur ne nje mur
    tani jam lakuriq
    me shihni
    jam une
    ke rastin te me njohesh
    O sot o kurre!
    Por ja qe shoh vetem kurrize
    te mundohen te kthehen nuk dine
    edhe i bej pyetje vetes
    Valle si ma japin doren
    kur jane te kthyer me shpine?
    Shpesh here mendoj te dal i zhveshur
    le te me marrin per te cmendur
    Paktin me Djallin kam bere
    zhyer me identitete gjer ne llere
    valle nje dite do hiqet ky pisllik?
    me thuaj a po me njeh o mik?
    E neser do dal te defrej
    nje tjeter xhakete do vesh
    E shoh qe eshte e kote
    identeti im i ri
    po me perqesh
    I mbledh ndonjehere
    i flak larg meje
    te perdorurat identitete
    Ato kthehen si qenie besnike
    me thone:ku shkon pa ne?
    Na ke gjithmone me vete!
    Edhe sikur ne Bermuda ti hedh
    do gjejne nje menyre
    te kthehen tek mua
    Do me rrethojne perseri
    Dua une apo s'dua.
    Per momentin qe po flas
    i rrethuar jam ngado
    por identiteti im i vertet me flet:
    Duro miku im duro!
    dikush ka thene:durimi eshte Virtyt
    E mua kotke me eshte bere ne fyt
    per hir te thenies ne kembe qendroj
    Kush kam qene,kush jam
    kurre nuk do harroj


    Kushtuar te gjithe atyre qe per nje jete me te mire kane bere te njejten sakrifice si mua.

    Pershendetje!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Shume poezi e bukur nga ana artistike por akoma me e bukur eshte ceshtja qe ke ngritur.

    Njeriu ka nje koke, nje zemer, nje shpirt, nje trup dhe duhet te kete vetem nje identitet. Identitetet e teperta lindin vetem nga nevoja per te lehtesuar dhimbjet e jetes, ne rastin e shume shqiptareve per tiu pershtatur mergimit, vendit dhe shoqerise ku kane merguar.

    Pikerish ketu behen Shqiptaret identitet Grek, Italian, Gjerman dhe Amerikan. Eshte e lehte te "veshesh nje xhakete", te ndrosh lekuren, te harrosh ku ke hapur syte per here te pare, te mohosh Shqiptarine.

    Do doja ti krahasoja Shqiptaret me ate ujkun qe "qimen e nderron dhe zakonin se harron" por ka nga ata Shqiptare qe zbuten shume, harrojne zakonin, harrojne te zhveshin xhaketen edhe kur ngrohet moti. Mbase nuk duhet ta bej me faj ujkun se kur e rrit dhe ushqen bariu ska pse ti sulet qengjit.

    Edhe pse ne mergim xhaketa qe kam veshur eshte e holle si cerga e merimanges. Fal zotin qe me ka dhene mundesine te jem Shqiptar edhe pse ne vend te huaj. Mbase ky eshte ndryshimi themelor midis Amerikes dhe Greqise, Italise etj etj.

    Me pelqen mbyllja e poezise Denku.

    "E mua kotke me eshte bere ne fyt
    per hir te thenies ne kembe qendroj
    Kush kam qene,kush jam
    kurre nuk do harroj"


    Faleminderit nga zemra Denku.
    Edi

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    denku ja kalove vetes kete here. Ne fund te fundit nuk qenka keq provimi i shume identiteteve. Njerzve ju jepet rasti te jetojne perjetesisht si vetja, ose nje jete si te gjithe (E kopjuar nga kenget kjo e fundit) Ne na mbetet te bejme zgjedhjet tona...

  4. #4
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Mberrita ne "Brondes Age".Kisha nje liber me vete doja ta lexoja.Mora nje pije.Ne nje tavoline ulur shoh Dimegenin qe po ma ben me dore dhe me fton te ulesha me te.Ishte vetem.Po te kishte pasur vend te lire tjeter mbase nuk do isha ulur.Djal i cuditshem dhe e kam frik ndonje her se tregohet me i mencur se mua dhe nuk me pelqen.Kam ego ndaj ketij personi.
    -Do me shkruash pornografine time?-me tha
    -Si? Cfare pornografie?
    -Me fal biografine time
    Dreq,i pire do jet ky apo ben ndonje loje me mua.Une naten dhe diten i dalloj mire po qe ti shkruaj biografin tjetrit pa e ditur??!!
    -Dimegen,po ty s'te njef njeri,pse e do?
    -Per kete pune e dua se s'me njef njeri edhe une nuk e njof me UNE.Dua ta di si egzistoj dhe ti ne cdo menyre ta shkruash une do jem aty.
    -Pse se shkruan vet?
    -E kam provuar po sa guxoj per gjysem ore te shkruaj filloj e digjem.E verteta eshte se edhe nje pjese e vogel e jetes time kur del nga mua me shkurton jeten.Ju njerez jeni ata qe keni kete efekt njesoj sikur te isha nje milje larg diellit.Une duhet te egzistoj ne hije,ndersa ju jetoni poshte qiejve blu,po prape nuk ju urrej.Nuk ju mallekoj per lirine qe keni....vetem ju kam zili.Nuk ju urrej se mbi te gjitha edhe ju keni kufijte tuaj.Nese ju jeni me te bukur se une me te mencur se une,me optimista,te bekuar me te gjithe pasurite qe ka bota atehere mund t'iu urreja po e di qe dhe ju keni nje zemer te lenduar,nga ndonje qarje, humbje apo e dashur qe ju ka lene per zinxhirin e pantallonave te ndonje tjetri.
    ....Nuk i fola fare,sot Dimegeni qeka per lesh mendova dhe e lash te qet.Ne tavolin u afrua nje djal i gjate dhe elegant.Shoku i vet.Nuk ja mbaj mend emrin.Dimegeni u cua te na merrte ca pije.
    -Do ma shkrush pornografine time?
    Nuk mua besuan vesheve.
    -Si? Cfare pornografie?
    -Me fal biografine.
    Discover me like emptiness.......

  5. #5
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Ju faleminderit!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "valle , si ma japin doren
    kur jane te kthyer me shpine?!!!"
    ...
    kjo eshte gjithe ngarkesa e poezise.... mund te vecoja edhe ndonje varg tjeter.
    ...
    nese do te me lejoje krejt miqesisht, krejt pak ta punosh ne stilimin grafik...per mua eshte poezie antologjie.
    .............
    e mrekulueshme .... dhe me e bukura e deritashmeeeeeeeee.
    ...
    pershendetjeeeeeeeeeeee!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Mace!
    Me lexove dhe me kuptove.Te faleminderit!
    Krejt miqesisht i pranoj verejtjet.

    Pershendetje!!!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  8. #8
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Denkut

    Poezi e mrekullueshme. Urime
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  9. #9
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Dikea po ku je moj e uruar?Te falenderoj!
    pershendetje!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    denku & dimegeni
    te dy mrekulli. me pelqyen te dy shkeimet. suksese te metejshme ne shkrimet tuaja. bye. me respekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  11. #11
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Falemnderit Sweetie!

    Pershendetje!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Identiteti shpirtėroro-fetarė
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:56
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •