Pėrkrenarja ilire / Hasan Ceka
Para njė gjysmėshekulli, duke trajtuar pėrkrenaret trake, B. Shrėderi pėrshkruante edhe dis pėrkrenare tė tipit ilir, tė njohura nė atė kohė, dhe i quajti kėto si pėrkrenare karakteristike tė Ballkanit Verior1. Mė vonė, kėto pėrkrenare, duke u mbėshtetur nė faktin se shtrirja e tyre ishte nė krahina tė Ilirisė, u quajtėn me tė drejtė si pėrkrenare ilire2. Por, kur nga gėrmimet gjermane nė Olympia filluan tė dalin njė numėri mirė kėsi pėrkrenaresh, u vu nė dyshim prejardhja e tyre ilire, dhe, si rrjedhim fjala ilire u pajis qysh prej asaj kohe me thonjėza. Fillon kėshtu pėrpjekja pėr tė gjetur nė tokė greke prototipin e pėrkrenares ilire.
Orvatja e parė nė kėtė drejtim u krye nga E. Kukahni, i cili kujtoi se e zbuloi stėrgjyshin e pėrkrenares sonė nė njė helmetė tė kohės arkaike, tė gjetur nė ishullin e Qipros dhe e ripagėzoi pėrkrenaren ilire me njė emėr tė ri, duke e quajtur pėrkrenare ishullore-ilire3. Teza e tij se pėrkrenarja ilire e ka prejardhjen nga simotra e saj arkaike e Qipros, gjeti pėrkrahje tė kufizuar nė rrethet shkencore dhe disa arkeologė e pėrdorin termin ishullore-ilire dhe sot e kėsaj dite (kupto vitet e studimit, Dragut). Hulumtues tė tjerė, qė pėr njėrėn ose tjetrėn arsye nuk pajtoheshin me emėrtimet e sipėrme, e pagėzuan pėrkrenaren tonė helmeta iliro-greke4 ose edhe greko-ilire5.
Pak vjet mė parė, E. Kunce, nė njė studim tė hollėsishėm qė i kushton pėrkrenares ilire6 e hodhi poshtė me plot tė drejtė prejardhjen e saj ishullore, por duke u mbėshtetur nė njė pėrkrenare bronxi nė formė koni tė periudhės gjeometrike, tė zbuluar para pak vitesh nė Argo tė Peloponezit dhe duke dashur tė provonte me ēdo kusht prejardhjen greke tė pėrkrenares ilire, sheh tani tek kjo prototipin e helmetės sonė.
Pėr nga ndėrtimi dhe forma e saj e jashtme, po tė pėrjashtojmė nė kėtė mes kornizėn katėrkėndėshe tė fytyrės, pėrkrenarja e kohės gjeometrike, e gjetur nė Argos nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me pėrkrenaren ilire; vetė Kunces i ėshtė dashur tė pohonte se ndėrmjet pėrkrenares ilire dhe asaj tė Argos ka njė shkėputje tė thellė dhe se pėrkrenarja ilire duhet tė merret si njė fillim i ri7. Me gjithė kėtė konstatim dhe mungesėn e plotė, deri mė sot tė paktėn, tė njė pėrkrenareje qė mund tė shėrbente si kapėrcim ndėrmjet pėrkrenares sė Argos dhe shoqes sė saj ilire, vazhdohet tė ngurohet nė prejardhjen helene tė pėrkrenares sonė dhe bėhen pėrpjekje pėr ta vėrtetuar kėtė prejardhje duke u mbėshtetur nė disa argumenta tė tjera jo fort bindėse.
Siē dihet nė Olympia ėshtė zbuluar njė sasi e madhe pėrkrenaresh ilire. Kėto zbulime si edhe gjetja e pėrkrenares gjeometrike tė Argos kėrkohen tė lidhen ngushtė me njėra-tjetrėn dhe tė vlerėsohen si argument pėr tė vėrtetuar prejardhjen peloponeze tė pėrkrenares sonė. Shumica dėrrmuese e objekteve arkeologjike tė zbuluara nė Olympia, nė radhė tė parė armėt, janė ex-voto, kushtime tė sjella nga tė katėr anėt e botės antike. Ky ėshtė njė njė fakt i njohur dhe nuk kemi pse tė zgjatemi nė kėtė pikė.
Prandaj, gjetjet e Olympisė nuk kanė, asnjė fuqi vėrtetuese, aq mė tepėr nė ēėshtjen e pėrkrenares ilire, tė cilat nuk dime tė kenė dalė nė dritė nė asnjė vend tjetėr tė Peloponezit. Pra nuk ka asnjė arsye bindėse qė pėrkrenaret ilire tė jenė pėrdorur nė dhe aq mė pak tė jenė prodhuar nė Peloponez. Nga ana tjetėr, dihet se Epidami-Dyrrahu ka pasur nė Olympia njė thesauros tė vetin dhe se apoloniatėt, me njė tė dhjetėn e plaēkės qė zunė pas pushtimit tė qytetit ilir Thronion, ngritėn po nė Olympia njė pėrmendore tė madhe skulpturale tė punuar prej njėrit nga mjeshtrit mė tė mirė tė kohės, nga Lykia, i biri i Myronit.
Dihet gjithashtu fare mirė se tė dy kolonitė e pėrmendura greke tė bregdetit ilir kanė qenė vazhdimisht nė luftė me ilirėt. Prandaj ėshtė afėr mendjes se njė pjesė e plaēkės sė zėnė, nė radhė tė parė armėt, kanė qenė depozituar nė shenjė falenderimi nė Olympia. Pėrkrenarja me mbishkrimin "jam i Verzanit tė (birit tė) Grabos", e zbuluar nė Olympia nuk mund tė ketė prejardhje tjetėr veēse nga brigjet ilire tė pėrmendura, ku ky emėr thjesht ilir ėshtė i njohur dhe pėrmendet edhe nė mbishkrimet8. Nė rastin tonė nuk mund tė jetė fjala pėr njė dhuratė nga vetė Verzani, por pėr njė kushtim nga kolonistėt helenė, tė cilėt korrėn nė njė betejė tė papėrcaktuar mirė njė fitore tė madhe kundėr ilirėve.
Nė kėtė betejė ra, me sa duket, dhe vetė udhėheqėsi i ilirėve, dhe pėrkrenarja e tij qė u mor si trofe pėrfundoi mė nė fund nė Olympia si ex-voto. Tek ky Verzan ne duhet tė shohim ndoshta tė birin (apo gjyshin) e atij Grabos, i cili nė gjysmėn e parė tė shek. IV p.e.s ishte i lidhur nė aleancė me Olynthin kundėr Maqedonisė9. Pėrkrenare tė tjera ilire me vendgjetje tė sigurt, tė dala nga toka greke, njohim vetėm dy, njėra e zbuluar nė Akropolin e Athinės, tjetra nė Lindos tė Rodit10. Ajo e Akropolit ėshtė shėnuar me grafitin Αθηναια
Ėshtė pra njė kushtim qė i bėhet Athinasė (dhe si ex-voto hyn nė grupin e pėrkrenareve tė Olympisė), prandaj nuk ka as pėr kėtė helmetė ndonjė arsye pse tė vlerėsohet si dokument pėr tė vėrtetuar qė kjo formė pėrkrenareje tė ketė qenė helene. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr pėrkrenaren ilire tė Lindos, tė zbuluar nė gėrmadhat e tempullit tė Athinasė, e cila gėzonte njė nderim tė madh nė botėn helene. Edhe kėtu nuk mund tė jetė fjala veēse pėr njė trofe, qė iu rrėmbye nė luftė kundėrshtarit dhe u depozitua nė tempullin e Athinasė nė shenjė mirėnjohjeje ndaj perėndeshės qė i dha dorė nė njė fitore tė panjohur tė korrur kundėr barbarėve ilirė ose maqedonas.
Pra edhe kjo pėrkrenare duhet tė pėrjashtohet si dokument vėrtetues i prejardhjes helene tė pėrkrenares sonė11. Janė bėrė pėrpjekje pėr tė vlerėsuar si mbėshtetje pėr dokumentimin e prejardhjes helene tė pėrkrenares ilire edhe dy pėrkrenare tė Muzeut tė Athinės12, qė kanė pasė hyrė nė inventarin e kėtij muzeu para Lufėts Ballkanike, d.m.th. para se tė hynin nė pėrbėrien e shtetit grek toka epirote, maqedone e trake.
Por, ky pohim, sipas mendimit tonė, nuk mjafton pėr tė vėrtetuar se pėrkrenaret nė fjalė dolėn nė dritė me tė vėrtetė brenda truallit tė Heladės antike. Ne dimė se kleri i lartė i shėrbimit fetar ortodoks, nė mbarė vilajetet shqiptare e maqedone tė kohės turke, pėrbėhej nga shtetas helenė apo elementė besnikė tė megali idesė greke dhe se - e kam fjalėn kėtu pėr vendin tonė - shumė monumente arkeologjike, vepra arti, kodikė etj. qė u ranė nė dorė kėtyre morėn rrugėn pėr nė Patriarkanėn e Stambollit dhe, nėpėrmjet kėsaj, pėr nė Athinė.
Ėshtė bėrė pėrpjekje pėr ta mbėshtetur tezėn e prejardhjes greke tė pėrkrenares ilire edhe me argumete tė tjere, nė radhė tė parė tė nxjerra nga thesari i pasur figurativ i vazove. Por edhe kėtu, dokumentimi ėshtė shumė i ēalė dhe nuk qėndron veēse me pahir nė kėmbė. Nga mijėra e mijėra pėrkrenare tė pikturuar mbi njė vazot, numėrohen me gisht ata pak ekzemplarė qė mendohen se shėmbėllejnė me pėrkrenaret ilire13. E sigurt ėshtė vetėm pėrkrenarja e pikturuar mbi njė vazo tė Ruvos (Apulje), sot nė Muzeun e Bolonjės, por kjo ka tė keqen se mbron kokėn e njė amazone dhe jo tė luftėtarėve helenė14.
Sikurse dihet, nė artin figurativ grek, amazonat pajisen, pothuajse pa pėrjashtim pa armė, qė ndryshojnė kryekėput prej atyre tė kundėrshtarėve tė tyre helenė, prandaj nuk ka asnjė arsye bindėse pse pikėrisht pėrkrenarja qė mbron kokėn e amazonės mbi enėn e Ruvos tė jetė greke. Meqėnėse nė gjuhėn e artit helen amazonat zakonisht unifikohen me barbarėt, d.m.th. me popujt jo grek, piktori i vazos nė fjalė i veshi amazonės njė nga pėrkrenaret barbare qė njihte ai vetė, pėrkrenaren ilire. Nė skulpturė nuk njohim deri mė sot veēse paraqitje pėrkrenaresh tipike helene, asnjė ilire.
Ena e Ruvos nuk ėshtė e vetmuar. Edhe mbi njė objekt tjetėr arkeologjik na pėrfytyrohet nė mėnyrė tė qartė pėrkrenarja ilire, mbi njė pjatė argjendi, tė zbuluar nė njė varr tumular tė njė prijėsi trak15. Njėri nga luftėtarėt e hipur mbi katėr karrocat qė zbukurojnė nė reliev buzėt e njė pjate argjendi, mban mbi krye njė pėrkreare ilire. Mbishkrimi Δαδαλεμε i ngulitur nė buzėt e saj, mbishkrim ky qė pėrsėritet nė tė gjitha enėt prej argjendi tė gjetura nė tė njėjtin varr dhe qė nga botuesit shpjegohet si emėr trak16, na mėson se enėt nė fjalė ka shumė tė ngjarė tė jenė punuar me porosi. Prandaj edhe artisti nuk ka veshur figurat e tij me helmetat e njohura greke, por me tė tilla qė mbaheshin mė tepėr nga popujt johelenė tė Ballkanit. Sikurse shohim edhe nė kėtė rast, pėrfytyrimi nuk vėrteton veēse tė kundėrtėn e asaj qė kėrkohet tė nxirret.
Njė fushė tjetėr e veprimtarisė ku na janė pėrfytyruar pėrkrenaret ilire janė monedhat, por kėto nuk kishin si tė shfrytėzoheshin veēse pėr qėllime datimi, pasi kanė qenė prerė pa pėrjashtim jashtė Greqisė, nga dinastitė e qyteteve maqedone ose ilire17, dhe si tė tilla nuk shpinin ujė nė mullirin e atyre qė e kėrkonin atdheun e pėrkrenaren ilire nė Greqi. Duke qenė se monedhat nė fjalė flasin me njė gjuhė tė qartė, pra, nuk kishte si tė mohohej haptazi lidhja e ngushtė e pėrkrenares sė tipit ilir me botėn johelene nė Veri tė Greqisė, pėrdorimi i saj i gjerė nė krahinat maqedone e ilire, u kėrkua tė shpjegohet me marrėdhėniet e ngushta qė kishin filluar tė vendoseshin ndėrmjet kėtyre trevave e Greqisė pas themelimit tė kolonive helene nė brigjet e Maqedonisė.
Pėr ta bėrė mė tė besueshme kėtė hipotezė pėr shek. VII e mė poshtė, si qendėr prodhimi e pėrkrenares ilire nuk merret mė vetėm Peloponezi, por, pa paraqitur ndonjė arsye dhe pa pasur as mbėshtetjen mė tė vogėl arkeologjike ose burimore, supozohet krijimi i punishteve filiale nė kolonitė greke tė brigjeve tė Maqedonisė18. Mė e arsyeshme, por jo mė fort bindėse, do tė ishte sikur pėrkrenarja ilire tė ishte sjellė nė Iliri e Maqedoni nėpėrmjet kolonive korintike tė Adriatikut dhe prej kėtej tė kishte kaluar nė toka kufitare tė Maqedonisė. Pėr mendimin tonė nuk ndodhi as njėra, as tjetra pėrderisa nuk ėshtė provuar prejardhja peloponeze greke e pėrkrenares ilire.
Sikurse dihet, nė Greqi dhe kolonitė e saj kanė qenė nė pėrdorim kryesisht dy tipa pėrkrenaresh: atikja dhe korintikja. Prandaj, edhe nė tokat barbare tė hinterlandit tė kolonive helene, nė rastin tonė tė Iliri e Maqedoni, duhet tė ishin pėrhapur logjikisht vetėm kėta dy tipa pėrkrenaresh, bile nė Iliri, si zonė e ndikimit kulturor tė Korintit, duhet tė gjenin kryesisht tipin e dytė19. Por gjetjet arkeologjike nuk e vėrtetojnė njė gjė tė tillė pėr tokat e Ilirisė.
Dhe kjo ėshtė e kuptueshme kur sjellim ndėr mend se ilirėt ishin metalurgė tė zotė dhe se kėtė aftėsi qindvjeēare tė trashėguar qysh nga koha e bronzit ata mundėn ta ruanin deri thellė nė kohėn romake (pirustėt). Do tė tingėllonte si e pabesueshme qė kėta ilirė, tė cilėt i kalitnin vetė armėt e tyre dhe dinin t'i pėrpunonin, me anė rrahjesh ose tė derdhjes nė forma, shumė nga objektet e mrekullueshme prej bornzi, tė mos kenė prodhuar pėr luftėtarin e tyre edhe njė tip tė veēantė pėrkrenareje tė t'i pėrgjigjej shijes sė tyre artistike. Kjo helmetė ishte pikėrisht pėrkrenarja qė po trajtojmė. Nga ana tjetėr, nuk shoh asgjė tė jashtėzakonshme nė rast se punishtet e kolonive helene tė bregdetit tė kenė prodhuar pėrkrenare e sende tė tjera, pėr nevojat e shijen e popullsive autoktone tė prapatokės tė tyre. Nė Dyrrah kishte njė istitucion tė veēantė qė merrej posaēėrisht me ēėshtjet e marrėdhėnieve tregtare me ilirėt20.
Pėrpunimi i supozuar i pėrkrenares ilire nė punishtet e kolonive helene, edhe sikur njė ditė tė gjente vėrtetim arkeologjik, nuk thotė kurrgjė pėr atdheun e pėrkrenares sonė. Po tė kishte qenė nė pėrdorim tek helenėt pėrkrenarja ilire, gėrmimet arkeologjike qė janė duke u zhvilluar nė mėnyrė sistematike nė tė katėr anėt e Greqisė do tė kishin nxjerrė, ashtu sikurse ndodh me pėrkrenaret atike e korintike, nė mos me qindra, me dhjetėra pėrkrenare ilire dhe gjetja tyre nuk do tė ishte kufizuar vetėm nė vendet e shenjta tė botės helene21. Pse vallė as artistėt, as dhe zejtarėt grekė tė mos e kenė pėrfillur pėrkrenaren ilire nė veprat e mrekullueshme qė na kanė lėnė, pėrderisa edhe kjo formė, jo mė pak elegante, qenkėrka pjellė e gjenisė helene? Kėto janė pyetje qė do tė kėrkonin pėrgjigje para se tė thuhej fjala e fundit mbi prejardhjen greke tė pėrkrenares ilire. Meqė pėrgjigjja do tė ishte mohuese, pėr arsye se nuk ka si del nė gėrmime e as nuk mund tė zbatohet nė art njė armė qė nuk ėshtė e popullit, ėshtė e preferuar mė mirė qė kėtė pyetje tė kalohen nė heshtje.
T'i hedhim tani njė vėshtrim gjetjeve tė pėrkrenareve ilire nė vende tė tjera. Jashtė Greqisė, kėto zbulohen kryesisht nė Maqedoni dhe sidomos nė toka tė Ilirisė. Aty-kėtu ndonjė ekzemplar ėshtė gjetur edhe nė Paoni e Daki, por kėto janė gjetje tė shkėputura dhe janė konsideruar me tė drejtė si tė importuara nga vetė Iliria. Pėr sa i pėrket vendit tonė, pėrkrenare tė tipit ilir nuk njihen tė kenė dalė deri mė sot nė jug tė lumit Seman (Apsos), kėshtu qė edhe Epiri, si trevė e ndikimit tė fortė tė kulturės helene, pėrjashtohet sot si vendgjetje e kėsaj helmete.
Krijoni Kontakt