NJU JORK- E kandiduara për fitimin e çmimit Grammy, këngëtarja, kompozitorja dhe autore e teksteve të këngëve Kara DioGuardi e cila pak kohe më parë dha edhe një intervistë ekskluzive për ”Gazeta Shqiptare”, e bija e ish-kongresmenit me origjinë shqiptare Jospeh J. DioGuardi do të jetë krah panelit të jurisë si Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, në edicionin e tetë të spektaklit më të famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës "American Idol".
Premiera pritet të fillojë në Janar 2009 dhe do të ketë eskluzivitetin e kanalit më të madh televizivë amerikanë Fox News. Lajmi u bë i ditur nga udhëheqësi dhe producenti i njohur i këtij spektakli Simon Cowell.
Presidenti i këtij spektakli" American Idol" tha se për shtatë edicionet e kaluara Paula Abdul qëndroi me eksperiencën e saj, si e vetmja femër në panelin e gjykimit në të gjitha edicionet e American Idol.
“Me Kara DioGuardi në krah të saj, Paula i ka "shpatullat e ngrohta" qe të bëjë edhe më shumë në këtë spektakël" theksoi Simon Coëell në konferencën e shtypit kur konfirmoi se Kara DioGuardi do të jetë në panelin e jurisë në sesionin e tetë të “American Idol”.
Kara DioGuardi si autore këngësh është dalluar edhe në mesin e yjeve e njohura të muzikës: Kelly Clarkson, Christina Aguilera, Gëen Stefani, Celine Dion, Faith Hill, Carrie Underëood and Pink.
Shqiptaro-amerikanja ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop”.
(s.g/NEWS24/Balkanweb)
Krijoni Kontakt