Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 64
  1. #21
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    KUSHTUAR NENES BESIMTARE


    "NENE", KY EMER ENIGME
    QE KUDO ESHTE HARRUAR


    POR JO, VALL-LLAHI TEK NE
    ISLAMI GJITHMONE E KA KUJTUAR


    DYNJAJA KETE EMER E POSHTERON
    KU VEC NJEHERE NE VIT E KUJTON
    KURSE NE JEMI URDHERUAR
    PER CDO DITE NENEN ME KUJTUAR


    I JAPIM HAKUN QE AJO MERITON
    E DUAM DHE E RESPEKTOJME
    AJO ESHTE ENA QE NA MBAJTI
    AJO ESHTE SEBEPI QE NE SOTE JETOJME


    NGRIHU, O NENE BESIMTARE
    E TREGOI NDERIN QE TI KE
    TREGOI RENDESINE KESAJ BOTE
    SE SA E VLEFSHME PER NE TI JE


    NUK ESHTE 7 APO 8 MARSI
    LUMTURIA JOTE NE JETE
    AS LULJA E KUQE QE TE DHUROHET
    POR BESIMI YT I VERTETE


    ISLAMI, KJO FE E BARAZISE
    TE GJITHE BARAZPESHE PARA ZOTIT I VE
    SEPSE ATA JANE SOTE TE GJALLE
    E NESER DO T'I MBULOJE I NJEJTI DHE


    O NENE BESIMTARE, O NENE
    TI KRENARINE VEC NE ISLAM E GJEN
    KRENARIA JOTE ESHTE NE CDO DITE
    E JO NE 8 MARS QE NJEHERE NE VIT VJEN



    NDAJ, O JU PABESIMTARE
    MESOJENI NJEHERE E PERGJITHMONE
    SE NENA ESHTE DHURATE E ZOTIT
    E NE ZEMRA TONA AJO JETON


    JO, AJO S'KA NEVOJE PER LULE
    AS PER LAJKA, E AS PER MASHTRIME
    PO JUA THEM EDHE NJEHERE, O NJEREZ
    SE ISLAMI TEK ATO S'BEN DALLIME


    ATO KERKOJNE PREJ NESH
    RESPEKT, DASHURI E DINJITET
    ATO JANE MARGARITARE TE CMUARA
    KU NE HIXHABE E FSHEHIN BUKURINE E VERTETE


    NUK KANE NEVOJE TE PISPILLOSEN
    E TE ENDEN SI LOLO NEPER RRUGE
    E AS TE SHITEN E TE BLIHEN
    E AS TE BEHEN GAZI I BOTES NEPER BUZE


    JA PRA, KJO ESHTE NENA BESIMTARE
    SHEMBULL PER TE GJITHA GRATE
    QE MBETET GJITHMONE E KUJTUAR
    CDO SEKONDE, MINUTE, DITE E NATE.


    Shkruar nga: Bledar Haxhiu.

  2. #22
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nënëve të mia fisnike

    Ju jeni nëna të të gjithë dijetarëve gjeni,
    Pa fare interes me shpirt po shërbeni.

    Me mëshirën tuaj s’mund të bëhet rival,
    Në shërbimin e fëmijëve s’u thotë kush ndal.

    Ndërsa përballoheni me të kundërtën e saj,
    Që po ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa faj.

    Nëna po vajton se shumë brenga ka,
    Djali e hedh në vetmi, bukën thatë e ha.

    O nëna fisnike! Ke hasur ku s’e ke pritur,
    Që do të përballohesh me to nuk e ke ditur.
    Djali nxorri nënën në vendbanim azili,
    Një tjetër ardhmëri nëna e priste me zili.

    Nënë e pafat me shpirt i rrite djemtë,
    Nuk prisje nga që ty të lënë vetëm.

    Nëna qan me vaj, djali po kërcen si hor,
    A se pyesin djalin, pse e nxore me zor.

    Nëna u përballua me djemtë fare të pabesë,
    Për ta nëna vraponte me plot ngarkesë.

    A e priste këtë kur e përkundi në djep,
    Djali të zgjerohet e nëna vetëm në një cep.

    O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës,
    Adhuro All-llahun se është Mëshirëbërës.

    Ju prindërit po përpiqeni pa pritur pagesë,
    All-llahu jua paguan me xhennet-ul firdeusë.

  3. #23
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    NENA IME

    E dashura,
    nëna ime,
    ledhatimet tua
    më shërojnë çdo sëmundje.

    Nëna ime,
    si nuk mund ta shpreh
    dashurinë
    aq sa zemra të do.

    Dua ta kushtoj jetën
    zemra ime,
    aq sa kemi leje nga Allahu.

    Je shpirti im i ëmbël
    dhe gjysma e jetës.

    Ti je mëshira ime
    dhe mbrojtja ime.
    Ti je lulja e pemës së pranverës
    me aromën më tërheqëse.

    Dora jote ma freskon trupin
    dhe ledhatimet m’i shkrin si akull.
    Syri yt i përlotur
    gjithmonë rrin për mua.

    Dhe lutjet tua nuk mungojnë,
    nuk ka zemër
    më të përvuajtur
    se zemra jote nënë.

    Nuk do ta përbuz gjirin tënd,
    as bukën tënde,
    dhe as nuk do të jem mosmirënjohëse
    për 9 muajt e plotë!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Nena ime ka vetem nje sy

    Nena ime ka vetem nje sy.E urrej atë…Ajo eshte vetem nje trishtim.
    Ajo gatuante per nxenesit dhe mesuesit per ta mbajtur familjen.
    Nje dite sa isha ne shkollen fillore erdhi nena ime te me pershendeste.
    Isha I shqetesuar.
    Si mund te ma bente kete?!
    E injorova ate me nje shikim te ashper dhe ika jasht.
    Te nesermen nje nxenes me tha:
    “eee,nena jote ka vetem nje sy!”
    Desha te plas nga inati.
    Gjithashtu desha qe nena ime te mos ishte më.
    Keshtu qe ,po ate dite u fjalosa me te duke I thene:
    “nese je duke menduar qe te me besh objekt talljeje,
    Pse nuk vdes ateher?!!! “Nena ime nuk foli asgje!!!
    As qe u ndala te mendoj se qfar I thash ,nga hidherimi qe kisha .
    Isha I pa vemendshem se si ndihej ajo…

    Deshiroja te ikja nga shtepia…
    Keshtu fillova te studjoj shume deri sa me erdhi
    Rasti per te shkuar ne Singapor per studime.
    Atje u martova,bleva nje shtepi,
    U bera baba,isha I lumtur me jeten time.

    Dhe nje dite nena ime erdhi te me vizitonte.
    Ajo nuk me kishte pare me vite te tera e poashtu nuk I kishte pare niperit e saj.
    Kur ajo hyri ne derë.
    Femijet filluan te qeshin me te.Bertita ne te:

    “Si mund te vish ne shtepi time dhe te mi frikesosh femijet e mij!” dil jashte!!!

    Dhe nena ime e qete u pergjigj:
    “Oh ,me fal te lutem.sigurisht e kam gabuar adresen”.
    Dhe ajo iku nga shikimi yne.
    Nje dite me erdhi nje leter per nje takim shkollor,nga shkolla ku isha .
    Une shkova duke e genjyer gruan time se do te shkoj ne nje udhetim zyrtar.
    Pasi qe mbarova me takimin ne shkolle,sa per kuriozitet shkova ne kasollen e vjeter te shihja se qfar ka ndodhur!!!

    Fqinjet e mi, me treguan se ajo kishte vdekur.
    Une as qe derdha nje pik loti!!!
    Ata me kishin ruajtur nje leter qe ajo ma kishte shkruar para se te vdiste…

    Djali im I dashur,kam menduar per ty tere kohen ..
    …me vjen shume keq qe erdha ne singapor dhe I frikesova femijet tu…
    …isha teper e gezuar kur ndegjova se do te vish ketu ne takim…
    …mirpo unë as qe munda te ngrihem nga shtrati per te pare ty…

    …me fal qe isha trishtim per ty sa isha duke u rritur…
    …e sheh….sa ishe ti I vogel kishe nje aksident,dhe ti e humbe njerin sy…
    ….si nene qe isha nuk munda te rrija dhe te shikoja ty duke u rritur me nje sy…andaj ta dhash syrin tim…
    isha shumë krenare qe djali im tani e shihte boten ne vend timin me atë sy…


    Me dashurin time për ty…Nena jote
    Pershendetje i nderuar fisniku,edhe se eshte nje tem (shum e prekur),ku dhe per mendimin tim mund te jete e sakt? prandaj desha te them qe une e kam lexuar nga ni tjeter autor,me ni tjeter nikname,( ku nuk me kujtohet per momentin kushe ishte autori),vetem se mu kujtuan fare mire te njetat fjale, qe ju i keni shkruar mbi temen larte,,megjithate mendoj se gabimi juaj paska qen,vetem se nuk ia keni ven emrin apo nikun e atij autori,por si ne fillim dhe ne mbarim te temes,merret sikur te jeni vet ju personi,p.s.ndaj besoj qe lexuaesit tani e kan me te kjart,(qe nuk jeni ju vet personi i kesaj historie apo ngjarje,cila qofte),
    kaqe ishte nga ana ime i nderuar,thjeshte nje mbeshtetje mbi faktin e temes,jufalemnderit ne mirekuptim...

    me respekt
    hajla,
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 24-09-2008 më 18:26
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    NENA IME

    E dashura,
    nëna ime,
    ledhatimet tua
    më shërojnë çdo sëmundje.

    Nëna ime,
    si nuk mund ta shpreh
    dashurinë
    aq sa zemra të do.

    Dua ta kushtoj jetën
    zemra ime,
    aq sa kemi leje nga Allahu.

    Je shpirti im i ëmbël
    dhe gjysma e jetës.

    Ti je mëshira ime
    dhe mbrojtja ime.
    Ti je lulja e pemës së pranverës
    me aromën më tërheqëse.

    Dora jote ma freskon trupin
    dhe ledhatimet m’i shkrin si akull.
    Syri yt i përlotur
    gjithmonë rrin për mua.

    Dhe lutjet tua nuk mungojnë,
    nuk ka zemër
    më të përvuajtur
    se zemra jote nënë.

    Nuk do ta përbuz gjirin tënd,
    as bukën tënde,
    dhe as nuk do të jem mosmirënjohëse
    për 9 muajt e plotë!
    Me optimizem lexova keto vargje nga ky autor qe paska ni shpirt te madh per nenen,te lumt Drini i qofshit me jete te gjate asaj nene...Zoti i bekofte gjitha nenat e ne veqanti, ato qe din te edukojn me se mire thmin e vet....

    me respekt nga nan shqiptare...jufalemnderit
    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Falënderimi i takon Allahut


    Nënë, kush do të thoshte se do të udhëzoheshim gati të gjithë?
    Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut, pranuesit të lutjeve.
    Ende më vjen të qaj nga gëzimi...

    Derisa në fillim faleshim vetëm unë dhe ti. Të kujtohet nënë? Mbas
    një kohe na u bashkëngjitën edhe vëllezërit më të vegjël. Më kënaqej
    shpirti tek i shikoja që zgjoheshin dhe falnin namazin e sabahut në
    xhami. Ndryshimet vinin dita ditës tek ne. Më lajmëruan që edhe motra
    ka filluar të falej. Falënderimi i takon Allahut për të gjitha mrekullitë që
    na ndodhin. Por, të gjithë kishim një brengë, ishte vëllai që kthehej në
    mesnatë. Nëna shpeshherë lotonte. Nuk flinte e qetë, e linte derën hapur.
    Njëmijë e një pyetje silleshin në kokën e saj. ”Ku ndodhesh tani biri im?!!
    Me kë shoqërohesh? Mos vallë? A thua mos...?!!”

    Nënë, të lexonim edhe atëherë kur i fshije lotët. Vazhdimisht na rikujtoje
    dhe përsërisje: "Lutuni për udhëzimin e vëllait!" Të vërenim edhe atëherë
    kur sytë të flisnin diçka tjetër. Brenga vazhdonte për të gjithë. Filluam t’i
    shtonim lutjet. Luteshim edhe në namaze të natës. Por, ende nuk kishte
    ardhur momenti, nuk ndryshonte asgjë. Vëllai kthehej në mesnatë...

    E xhuma! Nuk mund ta shpjegoj atë emocion që më përcillte gjatë gjithë
    ditës. E kërkoja arsyen po ende nuk e merrja përgjigjen. Pasdite bisedova
    me vëllanë. Pasi bëmë bisedë të zakonshme ndër të tjera e pyeta edhe
    për namazin e xhumasë."Po e kam falur" u përgjigj. "Përveç kësaj mbrëmë
    s’kam fjetur fare" vazhdoi të tregonte, "sot, sot kam filluar ta fali edhe
    namazin e sabahut..."

    Elhamdulilah!!! Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut!!! Fillova të
    lotojë nga gëzimi...Allahu bën mrekulli...Mezi prisja t’i takoja të gjithë. Të
    jetoja ato çaste.

    Atmosferë gëzimi mbizotëronte në shtëpi. Ndjenjë shumë e mirë. Të gjithë
    të zgjuar për të falë namazin e sabahut. Më ngjasonte në ditë Bajrami. Më
    kënaqej shpirti kur e shihja të rregullohej. Tani jo për të dalë në jetën e natës,
    tani përgatitej për të shkuar në xhami.
    Ishte thellë i penduar për kohën e humbur. Më duket se e dëgjoja, e lexoja në sytë e tij:

    "Allah, më fal! Jam rikthyer përsëri tek ti Allah!...

    Nënë, m’a bëj hallall! Ke shumë net pa gjumë, të kam lënduar shumë.
    Nënë, mos qaj më, jam kthyer përsëri. Mos shiko më nga rruga, mos e le
    derën hapur! Në shtëpi më ke. Mësohu me faktin që jam kthyer! Jam
    penduar! Nënë, më fal për dhimbjen që ta kam shkaktuar, mallin që të
    dogji shpirtin, humbjen për së gjalli! Kam rilindur edhe njëherë. Prapë po
    jetoj, po jetoj momentet e humbura!
    Jetoj edhe ti këto çaste, lutja ju është pranuar..."

    Falënderimi i takon Allahut dhe vetëm Allahut!
    Ndryshuar për herë të fundit nga burbuqe1 : 26-09-2008 më 01:51

  7. #27
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Nuk dij se q'thot Kurani
    Nuk e kam lexua
    Por dij qe Nena ime
    Ishte cdo gje per mua!

    Ndoshta nuk arrijta kurr
    Ti kthej ate qe beri per mua
    Por nje e dij mire
    Qe kurr nuk ju kam largua!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #28
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Vazhdim i kesaj poezie pasi mu nderpren dritat!



    Nuk dij se q'thot Kurani
    Nuk e kam lexua
    Por dij qe Nena ime
    Ishte cdo gje per mua!

    Ndoshta nuk arrijta kurr
    Ti kthej ate qe beri per mua
    Por nje e dij mire
    Qe kurr nuk ju kam largua!

    Tani qe nuk eshte me
    Nuk i largohem prap
    Kur ndiej mall per Te
    Tek Nena shkoj me vrap!

    Nje tuf me lule te freskta
    Te koka ja dergoj
    Ulem flas me varrin
    Dhe ngapak lotoj!

    Kot eshte ti dhurosh lule
    Kot eshte ta kujton
    Nese eshte e gjalle
    E larg saj jeton!

    Nuk mjafton buqeti
    As lulet ne kete bote
    Sa eshte krenari
    Nenes mos ti shohesh lot!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #29
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Teme e mir .Nena ime kam shum mall per ty i them qe e dua shum edhe pse eshte larg:S ska gje me te cmuar se nena

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga Longarus Lexo Postimin
    qe drini i zi se kjo ka me ta knaq zemren

    http://www.youtube.com/watch?v=d4lS_IuQ3FE
    Gimi 3 tjeter here ose fshije krejt ose mos e le gjysme

  11. #31
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Letra e nenes


    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Vazhdim i kesaj poezie pasi mu nderpren dritat!



    Nuk dij se q'thot Kurani
    Nuk e kam lexua
    Por dij qe Nena ime
    Ishte cdo gje per mua!

    Ndoshta nuk arrijta kurr
    Ti kthej ate qe beri per mua
    Por nje e dij mire
    Qe kurr nuk ju kam largua!

    Tani qe nuk eshte me
    Nuk i largohem prap
    Kur ndiej mall per Te
    Tek Nena shkoj me vrap!

    Nje tuf me lule te freskta
    Te koka ja dergoj
    Ulem flas me varrin
    Dhe ngapak lotoj!

    Kot eshte ti dhurosh lule
    Kot eshte ta kujton
    Nese eshte e gjalle
    E larg saj jeton!

    Nuk mjafton buqeti
    As lulet ne kete bote
    Sa eshte krenari
    Nenes mos ti shohesh lot!


    E panjohura pergezime,


    Ne mes te panjohurës dhe frikës
    Zgjedhe guximin,
    Ne mes ankthit dhe trishtimit
    Merre shpresën.

    Nëse i jep vetes shans Kur’anin ta lexosh
    Do te marrësh përgjigjeje me të mirë,
    për te gjitha kohërat dhe çështjet
    pikëpyetje, sprova, vështirësi te gjitha do t’i sfidosh.

    Nena është e nderuar, vërtet rol te rëndësishëm ka.
    Ne vend të lotëve dhe luleve tek varri
    mund t’i dhurosh diçka shume me të çmueshme
    Lutje ta mëshirojë atë Allahu
    Për nenën e shtrenjtë mund të besh dua.

  13. #33
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    SAMIU DHE ARROGANCA NDAJ NËNËS

    Tregimi jonë sot do të jetë për një grua e cila ka derdhur shumë mund e energji për ta edukuar të birin e saj. Shumë ditë e net kaloi pa pushim vetëm e vetëm për ta zëvendësuar babain e tij, të cilin ai e humbi kur ishte i vogël. Kjo grua për hirë të edukimit dhe që askush të mos ishte bashkëpjesmarrë s në butësinë, bamirësinë dhe dhembshurinë saj për djalin e saj, gjatë tërë jetës refuzoi të martohet. Sa shumë duroi e sa shumë u përpoq që fëmijës së saj t’ia siguroj një kafshatë buke.

    Me ju sot do të jetë tregimi i nënës së Samiut...


    Ajo tani e pret të kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do të diplomoj. Pas pak çastesh ajo dëgjon zërin e Samiut, i cili ia ndërpret kujtimet: Nëna ime! Diplomova me sukses të lartë. Nëna nuk mundi ta përmbaj veten kështu që filloi të qajë.

    Përse qanë moj nënë?- e pyeti Samiu. Çdo mundim, lodhje e përpjekje që ke bërë unë do t’i kompensoj,-shtoi ai për ta qetësuar nënën.
    Nënë dua të martohem- tha Samiu.
    Mirë, vajza e fqiut tonë është e ndershme, fetare dhe e bukur- propozoi nena.
    Ajo nuk më pëlqen. Ajo nuk është e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk është bashkëkohor dhe i hapur. Unë dua të martohem me motrën e shokut tim, Semirit, ngase ajo është vashë universiteti, është e kulturuar dhe është shumë e hapur-transparente.

    Samiu ishte njoftuar me të një ditë kur kishte thirrur shokun e tij Semirin në telefon dhe i qe përgjigjur ajo. Zëri i saj i kishte bërë magji...
    Përpjekjet e nënës nuk patën sukses kështu që, pa dashjen e saj, ajo pajtoi që Samiu të martohej me atë vajzë. U martua Samiu dhe kaluan ditë por nëna asnjëherë nuk ishte e kënaqur me sjelljet e gruas së tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetër përveç telefonatave, shëtitjeve vetëm apo me shoqet e saj, dhe gjëja që më së shumti e hidhëronte nënën e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut për rrobat e gruas së tij djersa ai me plot gjakftohtësi ia ktheu: Oj nënë, çdo kohë ka stilin e vet të veshjes dhe zbukurimit.


    Nëna e fshehu zemërimin dhe vazhdoi të heshtte. Ditët vinin ndërsa gruaja vetëm sa tejkalonte kufijtë normal në veshje kështu që nëna prapë i foli Samiu por përgjigja ishte: “Oj nënë, të lutem mos u përziej në jetën e saj private”, kështu që nena iu kthye heshtjes ndërsa dhimbjet ia çanin zemrën.
    Me kalimin e kohës gruaja filloi edhe ta akuzonte nënën e Samiu se kinse ajo po e anashkalon atë, ia lëndon ndjenjat dhe se e quan të papjekur. I tërë problemi ishte se Samiu i zinte besë shpifjeve të saja. Problemet në shtëpi sa vinin e shtoheshin më tepër. Samiu erdhi deri në atë gjendje saqë ngriti zërin lartë kundër nënës dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare për lumturinë e djalit të saj e në veçanti familjes që të mos shkatërrohej.


    Dashuria e Samiut për gruan u rrit edhe më kur ajo lindi fëmijën e parë. “Shtëpia nuk na zë të dyjave, ose më zgjidh mua ose zgjidhe nënën tende”- tha gruaja.


    Zgjidhja nuk ishte e vështirë për Samiun. Ai zgjidhi që gruaja të mbetej në shtëpi ndërsa nëna të dilte jashtë saj. Ekzekutimi i këtij propozimi famëkeq të nuses u realizua ditën e enjte pas namazit të sabahut kur Samiu erdhi te nëna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi në ballë. Sot do të dalim për një shëti tek deti së bashku?- i tha Samiu. Nena nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu përgjigj kërkesës së tij. Dolën në shëti dhe pasi që drekuan, Samiu i tha nënës: Unë dhe gruaja po shkojmë ta përshëndesim një shok në një tendë afër dhe ja numri i mobilit tim që nëse vonohemi të na thërrasësh prej ndonjë kabine këtu afër.


    Nënën e mori gjumi dhe nuk u zgjua përveçse pas namazit të ikindisë. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash- tha e frikësuar në vete. I kërkoi por nuk i gjeti kështu që ia plasi vajit. Iu kujtua letra që kishte “numrin” e Samiut në të. Kërkoi ndonjë kabine telefonike por më e afërmja ishte 1.5 km. Meqë nuk i mbeti zgjidhje tjetër ajo doli në rrugën kryesore ndoshta do ta gjej djalin e saj. Pas një kërkimi të gjatë dhe pas një lodhjeje, frike e urie që e kapën, pranë saj kaloi një veturë e një njeriu të devotshëm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturën dhe e pyeti për hallin e saj. Ia tregoi tregimin në përgjithësi dhe ia dha letrën në të cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atë letër nuk pa numër por pa se në të shkruante: “Lutet çdokush që takon këtë plakë të humbur ta dorëzoj në shtëpinë më të afërte të të moshuarve”.


    Ky njeri insistoi që ajo të shkonte në shtëpinë e tij me të dhe gruan e tij por plaka refuzoi kështu që ai e dërgoi në shtëpinë e të moshuarve. Kështu filloi jeta e re e nënës në këtë shtëpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky është Samiu? A kështu shpërblen ai mundin tim për të? Derisa ishte nëna në një gjendje të tillë, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhënë numrin e tij që nëse kemi nevoje për diç ta thërrasim. Thirreni kur të vdes- tha nëna me një tonë të ashpër.

    U munduan ta thërrasin kujdestarja dhe nëna Samiun disa herë por nuk ia dolën. Një ditë kur gjendja shëndetësore e nënës u keqësua, kujdestarja kishte thirrur Samiun në telefon dhe e kishte lajmëruar se ajo nuk ndihej mirë dhe se ai duhej ta vizitonte. “Me vjen shumë keq por unë dhe gruaja ime sot do të shkojmë për pushime në Paris, kur të kthehem do ta vizitoj atë”- premtoi Samiu.

    Shëndeti i nënës sa vinte e keqësohej dhe kur i kishte humbur vetëdija, kujdestarja kishte dëgjuar nënën tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij!


    Në mbrëmje gjendja e saj u stabilizua. “Ndiej se e kam vdekjen afër”- i tha kujdestares. Kur të vjen biri im për ta marrë kufomën time thuaja atij këto fjalë nga nëna e tij: Allahu mos të faltë! Allahu mos të faltë as në dunja dhe as në ahiret! Filloi gjendja t’i përkeqësohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga çasti në çast. Pas shqiptimit të shehadetit ajo dorëzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori në telefon Samiun por ishte dikush tjetër qe u përgjigj. Ku është Samiu, unë jam kujdestare në shtëpinë e të vjetërve dhe dua t’i flas për diç shumë me rëndësi- kërkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe më nuk do të kthehet- u përgjigj ai njeri. Nëna e Samiut ka vdekur dhe duhet të vijë e ta marrë kufomën e saj- sqaroi arsyen e telefonatës kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unë jam vëllai i gruas së Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morën udhën për në Aeroport por gjatë rrugës derisa ishin në shpejtësi të madhe shpërtheu një gomë dhe vetura u rrokullis disa herë kështu që Samiu, gruaja dhe fëmija i tyre janë gjymtuar e bërë copë-copë të shkapërderdhura. Ishte një tragjedi e vërtetë dhe trishtuese- rrëfeu Semiri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 09-10-2008 më 12:49
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #34
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sami Yusuf- Mother (Nena): Perkthim ne Shqip

    Nje Perlë e Jashtezakonshme..

    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 16-10-2008 më 12:48
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #35
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Plakem, e për nënën time gjithnjë jam i vogël. Ulem, por te ajo gjithnjë jam fëmijë. E vetmja ajo për mua ka derdhur lot, qumësht dhe gjak. Të gjithë më kanë harruar, po jo edhe nëna ime. Të gjithë më kanë lënë, përveç nënës sime. Bota për mua u ndryshua, por jo edhe nëna. Për Zotin, nënë, sa here i ke fshirë lotët prej fytyrës kur kam shkuar në rrugë? Sa net ke kaluar pa gjumë kur të kam munguar? Sa net ke kaluar pranë meje kur kam qenë i sëmurë.?

    Nënë.
    Kur kthehesha nga udhëtimi, më prisje në derë me sy të përlotur nga gëzimi, ndërsa kur udhëtoja, më përcillje me pikëllim në zemër.

    Nënë.
    Më ke bartur në prehër me dhembje dhe vuajtje. Më linde me klithma dhe rënkime. Më përqafove dhe më prite me puthje dhe buzëqeshje.


    Nënë..
    Asnjëherë nuk ke qarë deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar përderisa nuk më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja edhe ti buzëqeshje edhe pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se të gaboja dhe e harroje gabimin tim para se të pendohesha. Më arsyetoje para se të kërkoja falje.


    Nënë...
    Kush më lavdëronte, ti i besoje edhe sikur të më shpallte mbret i njerëzve. Kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte edhe dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me brengën ndaj meje.


    Nënë..
    Unë jam gjëja më e rëndësishme për ty, tregimi më i bukur, dëshira më e ëmbël. Këto më bëjnë të ndjehem mirë, ndërsa ti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua...


    Nënë...
    Sikur të mundem që me lot falënderimi t'i lajë këmbët tuaja, nga turpi edhe këpucët tuaja.


    Nënë...
    Do të doja, sikur të mundem, ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të pakëndshme që të ndodhë.


    Shpirti më fol që më rrënon

    Sakrifikohem për ty, e di apo nuk e di. (El Israë, 24)

    "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (El Israë, 24)


    Me bere te qaj , Me te vertet qava me keto rreshta , kam frige se do te qaj edhe me shume nga ti lexoj tjerat.
    TE LUMTE OR MIK,
    Zoti i madh ka thene, "Nje njeri qe nuk don BAB e NENE mos te ren mendjen se nuk don askend"
    Une u mallengjeva shume se me te vertet kur dal nga shtepija per ne ket te shkretin mergim ajo qan, kure une kthehem ajo qan nga gezimi..

    Faleminderit per keta rreshta
    Zoti ju bekoft...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  16. #36
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    SI TE TE QUAJ TY

    Si te te quaj ty
    Qe nga jeta jote me dhe jete
    Qe doren zgjate e me nxore ne drite
    Qe ninullash me perkundje ne djep.

    Gjthshka rreth meje ka nje emer
    Po per mua s’kane aspak rendesi
    Nje drejtesi dua te te beje ty
    Me thuaj ç’emer meriton ti.

    Ti qe dhembsurine ua rrembeve perendive
    Dhe mbi mua, krijese e vogel, e derdhe
    Ti, qe vdekjen perballe e sfidove
    Me thuaj kush te krijoi, nga erdhe.

    Ç’mbretereshe a perendi je ti
    Qe gjithe bota te bie ne gjunje
    Ç’force te mbinatyrshme ke
    Qe si nje zot vepron tek une.

    E dashur, e ngrohte, e drejte, me e dhimbsura
    Nuk di emrin si te ta ve
    U mendova pakez dhe belbezova
    Te paren fjale te njerezimit “NENE”.
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    I nderuar Roi, desha te bej nje nderhyrje. Këto vargje janë ne kundërshtim me besimin islam.

    “ ua rrembeve perendive...” apo me:

    “Ç’mbretereshe a perendi je ti
    Qe gjithe bota te bie ne gjunje
    Ç’force te mbinatyrshme ke
    Qe si nje zot vepron tek une.”....

    Me te vertete respektimi i prinderve ze vend te veçantë ne islam. Po jo ne ate mase sa te madherohet apo krahasohet me Krijuesin e Vetem.

    Kur'an:
    "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve."
    [El Isra, 23]

    Allahu i Madheruar në këtë ajet e ka krahasuar mosrespektimin e prindërve me shirkun. Gjithashtu na ka urdhëruar që të sillemi mirë me ta dhe ti respektojmë edhe nësë janë (pabesimtarë):

    " Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet."
    [Llukman, 14]

    "E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre,"
    [Llukman, 15]

  18. #38
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar më parë nga burbuqe1 Lexo Postimin
    I nderuar Roi, desha te bej nje nderhyrje. Këto vargje janë ne kundërshtim me besimin islam.

    “ ua rrembeve perendive...” apo me:

    “Ç’mbretereshe a perendi je ti
    Qe gjithe bota te bie ne gjunje
    Ç’force te mbinatyrshme ke
    Qe si nje zot vepron tek une.”....

    Me te vertete respektimi i prinderve ze vend te veçantë ne islam. Po jo ne ate mase sa te madherohet apo krahasohet me Krijuesin e Vetem.

    Kur'an:
    "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve."
    [El Isra, 23]

    Allahu i Madheruar në këtë ajet e ka krahasuar mosrespektimin e prindërve me shirkun. Gjithashtu na ka urdhëruar që të sillemi mirë me ta dhe ti respektojmë edhe nësë janë (pabesimtarë):

    " Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet."
    [Llukman, 14]

    "E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre,"
    [Llukman, 15]


    E dashur Buqe,

    Eshte e vertet qe asgje nuk krahasohet me te Madherishmin Zot..
    Por kjo nuk e ka ate kuptim , Pse????

    Sepse kur je nje bebe ti e njef vetem ate qe te ushqen, qe te pastron dhe te rrit me dashurin e zemres,
    kriusi yne Allahu XH.U ka thene se prindi duhet te respektohet menjeher mas perendis, Dhe mos harro se e gjithe bota duhet ti bje ne gjunje asaj qe te nxorri nga zemra e saj.....

    Une te falenderoj per keshillat por nuk e kan ate permbajtje...
    Shendet..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  19. #39
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ket duhet ta ndegjoni : ) , esht me perkthim



  20. #40
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Respektimi i prinderve

    Me te vertete respektimi i prinderve eshte nje gje shume me rendesi. Allahu [Xhele Shanuhu] e ka krahasuar respektimin dhe degjimin e prinderve me degjimin dhe respektimin e Tij.

    1. Allahu [Xhele Shanuhu] thote:

    "Zoti yt ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter pos Tij, qe te silleni ne menyre bamirese ndaj prinderve."
    [El Isra, 23]


    Allahu [Xhele Shanuhu] ne kete ajet e ka krahasuar mosrespektimin e prinderve me shirkun. Gjithashtu, Allahu [Xhele Shanuhu] thote:

    " Ne njeriun e kemi urdheruar per (sjellje te mira ndaj) prindit te vet."[Llukman, 14]

    2. Allahu [Xhele Shanuhu] na ka urdheruar qe te sillemi mire me ta dhe ti respektojme edhe nese jane qafira (pabesimtare) ku thote:

    "E nese ata te dy tentojne qe ti te me pershkruash Mua shok, per cka ti nuk ke kurrfare fakti, atehere mos i respekto ata, po ne ceshtjet e jetes se kesaj bote te keshe mirekuptim ndaj tyre,"[Llukman, 15]

    Transmeton Muslimi nga Esma, e bija e Ebu Bekrit, se ka thene:

    "Ka ardhur tek une nena ime e cila ne ate kohe ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke i thene: ‘O i Derguar i Allahut, me ka ardhur nena e cila e urren gjendjen time ne te cilen jam (Islamin e saj), pra a ta vizitoj nenen time?’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Po vizitoje nenen tende."

    [Muslimi dhe Buhariu]


    3. Gjithashtu respektimi i prinderve konsiderohet Xhihad. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) ka thene:

    "Ka ardhe nje person tek i Derguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe ka kerkuar leje nga Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) qe te merr pjese ne Xhihad. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e pyeti: ‘A i ke te gjalle prinderit?’ Ai iu pergjigj: ‘
    Po.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: ‘Xhihadi yt eshte tek ta.’"

    [Buhariu dhe Muslimi]


    Gjithashtu transmetohet nga Enesi (RadijAllahu Anhu) se ka thene:

    "Ka ardhur nje person tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha: ‘Me te vertete une kam deshire per te luftuar (per Xhihad), mirepo nuk po kam mundesi.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: ‘A e ke ndonjerin prej prinderve gjalle?’ Ai tha: ‘
    Po, e kam nenen time.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu pergjigj: ‘Ndreqni marredheniet me Allahun [Xhele Shanuhu] duke i respektuar prinderit. Nese e ben nje gje te tille (nese i respekton prinderit) atehere ti ke bere Haxhxhin, Umren dhe Xhihadin.’"

    [Taberaniu. Mundhiri ka thene se zingjiri i ketij hadithi eshte i mire]


    Ne disa hadithe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka dhene perparesi respektimit te prinderve ndaj Xhihadit. Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thene:

    "E kam pyetur Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) se cila veper eshte me e mira? Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u pergjigj: ‘Falja e Namazit ne kohen e vet.’ I thash: ‘Pastaj cila?’ Tha: ‘Respektimi i prinderve.’ I thash: ‘Pastaj cila?’ Tha: ‘Xhihadi ne rrugen e Allahut.’"

    [Buhariu dhe Muslimi]


    >>>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Folklori dhe vallet Shqiptare nuk figurojne ne Amerike
    Nga Hyllien në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •