Sistemi Reagues i Stresit
- Megjithėse interesimi mjekėsor mbi stresin daton qė nga koha e Hipokratit (460 377 PK), ėshtė dashur deri nė vitin 1920 qė fiziologu Walter Cannon tė konfirmojė se reagimi ndaj stresit ėshtė njė pjesė e njė sistemi tė unifikuar tė mendjes dhe trupit. Ai vėrejti se i ftohti ekstrem, mungesa e oksigjenit dhe incidentet qė nxisin emocione, tė gjitha kėto shkaktojnė njė derdhje tė epinefrinės (adrenalinė) dhe norepinefrinės (noradrenalinė). Kėto hormone tė stresit hynė nė sistemin e qarkullimit tė gjakut pėrmes fundit tė nervit simpatik nė pjesėn e brendshme tė gjėndrave veshkore. Siē kemi parė nė diskutimin e Kapitullit 13 pėr nxitjet emocionale, kjo ėshtė vetėm njė pjesė e reagimit tė sistemit nervor simpatik. Kur alarmohet nga cilado prej shumė shtigjeve (rrugėve) tė trurit, sistemi nervor simpatik zmadhon ritmin e rrahjeve tė zemrės dhe frymėmarrjes, devijon gjakun drejt muskujve skeletorė, dhe ēliron yndyrė nga rezervat trupore tė gjitha kėto pėr tė pėrgatitur trupin pėr ato qė Cannon i quan lufto ose mbathja. Nė tėrėsi, ky reagim ndaj stresit i erdhi Cannonit si mrekullisht i pėrshtatshėm. Fiziologėt poashtu kanė identifikuar njė sistem tė dytė tė reagimit ndaj stresit. Me urdhėrat e lėvozhgės sė trurit (pėrmes hipotalamusit dhe gjėndrave tė hipofizės), pjesa (mbėshtjellėsja) e jashtme e gjėndrės veshkore tajit hormonin e stresit kortisol.
- 40 vitet hulumtim mbi stresin tė shkencėtarit kanadez Hans Seyle (1936, 1976), zgjeruan zbulimet e Cannonit dhe ndihmuan tė bėjnė stresin njė koncept tė madh edhe nė psikologji, edhe nė medicinė. Ngjarja qė pėrshkruan arritjen e Seyle nė konceptin e tij tė reagimit ndaj stresit ėshtė njė ngjarje qė ia vlen tė kujtohet nė kohėt e dekurajimit intelektual. Duke shpresuar tė zbulojė ndonjė hormon tė ri seksual, Selye injektoi minjtė me ekstrakte tė hormoneve vezore. Ai zbuloi tre efekte: zgjerėmin e lėvozhgės sė veshkave, tkurrjen e gjėndrave tymus (qė pėrmbajnė qelizat e bardha tė gjakut tė cilat luftojnė kundėr infektimeve), dhe ulcerė tė gjakosur. Meqė asnjė hormon i njohur deri tani ska prodhuar simptome tė tilla, Selye u ngazėllye. Nė moshėn 28, unė si duket isha nė gjurmėt e njė hormoni tė ri.
- Su desh tė kalonte shumė kohė deri kur ngazėllimi i tij tė kthehej nė zhgėnjim. Kur i injektoi minjtė me lėngje tė tjera, vėrejti tė njėjtat ndryshime. Mjerisht, Selye arriti nė pėrfundim qė rezultatet sishin nė sajė tė njė hormoni tė ri.
Tė gjitha ėndėrrat e mia pėr zbulimin e njė hormoni tė ri u shkatėrruan. Gjithė koha dhe gjithė materialet e futura nė kėtė kėrkim shkuan dėm
U dėshpėrova aq shumė saqė pėr ditė tė tėra skam mundur tė kap punė me dorė. Kam ndenjur kot nė laboratorin tim, gjithė kohėn, duke ngrohur vezėt
Periudha e ardhshme e analizave tė shumta tė mbyllura doli tė ishte faktor vendimtar nė karierėn time, mė hapi rrugėn pėr gjithė punėn qė do vinte mė pas
Pėrderisa vazhdimisht tentoja ti kapėrceja eksperimentet e mia tė mjera dhe interpretimet e mundshme tė tyre, befasisht mu shkrep ideja qė dikush mund ti shihte ato nga njė kėnd krejtėsisht i ndryshėm. Po tė kishtė diēka tė tillė, si njė reagim i vetėm jospecifik i trupit ndaj ēfarėdo dėmtimi
ndėrlikimi i pėrgjithshėm mjekėsor i sindromit do ishtė i pamasė! (1946. f 24 26)
- Pėr tė vėrtetuar kėtė lėmsh, Selye studoi reagimet e kafshėve ndaj stresesh tė ndryshme si goditja elektrike, trauma kirurgjike, dhe kufizimit tė lėvizjes. Ai zbuloi se reagimi i trupit ndaj stresit ishte shumė i pėrgjithshėm si njė alarm i vetėm kundėr vjedhėsve qė aktivizohet, kushdo qė tė jetė futur brenda shtėpisė dhe qė ai e quajti Syndromi i Pėrgjithshėm i Pėrshtatjes (GAS).
- Selye e shihte GAS tė ndarė nė tre faza. Tė themi qė vuani nga njė traumė fizike apo emocionale. Nė Fazėn 1, ju pėrjetoni njė reagim alarmues pėr shkak tė njė aktivizimi tė befasishėm tė sistemit nervor simpatik. Rrahja e zemrės ngjitet shpejt pėrpjetė. Gjaku shkon drejt muskujve skeletor. Ndjeni ligėshtinė e goditjes. Me resurset e mobilizuara, ju jeni tė gatshėm tė luftoni sfidėn gjatė Fazės 2, rezistencės. Temperatura, presioni i gjakut, dhe frymėmarrja ngelin nė nivel tė lartė, dhe ka njė derdhje tė befasishme hormonesh. Nėse zgjat mė shumė, stresi mund pėrfundimisht tė zbrazė rezervat tuaja trupore gjatė Fazės sė 3, rraskapitjes. Me rraskapitje, ju jeni mė tė prekshėm nga sėmundjet ose biles, nė rastet mė ekstreme, edhe nga shembja ose nga vdekja.
- Kėrkimet mė tė reja zbulojnė dallime delikate nė reagimet trupore ndaj stresuesve tė ndryshėm. Sidoqoftė, disa ekspertė mjekėsorė sot grinden me ēėshtjen themelore tė Selye: Stresi i tejzgjatur mund tė sjellė dėmtim fizik. Disa nga studimet e fundit kanė marrė skanime MRI tė trurit tė njerėzve qė kanė pėrjetuar njė vėrshim tė tejzgjatur hormonesh, si pasojė e abuzimi tė pandėrprerė, njė lufte, apo njė sėmundje endokrine (Sapolsky, 1996). Shumica kanė njė hipokampus tė tkurrur, struktura e brendshme e trurit vitale pėr tė braktisur kujtimet e hollėsishme (deklarative). Zbulime tė tilla shpiejnė drejt shqetėsimeve praktike tė psikologėve tė sotėm tė shėndetėsisė: Ēfarė e shkakton stresin? Cilat janė efektet e stresit? Dhe si mund ti lehtėsojmė ato efekte?
Krijoni Kontakt