Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,088
    Faleminderit
    64
    780 falenderime nė 638 postime

    Fortlumturia e Tij Kryepeshkop Kristofor Kissi [1908 - 1958]

    Fortlumturia e Tij Kristofor Kissi nė 50-vjetorin e vdekjes



    Kryehirėsia e tij Imzot Kristofor Kissi, Kryepiskop i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, lindi nė vitin 1890 nė lagjen Kala tė Beratit. I prirė pėr jetėn shpirtėrore, iu kushtua studimeve fetare. Ato i kurorėzoi me mbarimin e shkollės sė lartė Theologjike tė Halkit (Hejbeli) tė Stambollit, mė 1908.

    Pas mbarimit tė studimeve u emėrua profesor nė gjimnazin e Jovan Bangės, nė qytetin e Korēės. Para Luftės Ballkanike, Kryepiskop Kissi u kthye nė Stamboll dhe nė vitin 1916 u hirotonis episkop dhe u emėrua nė selinė episkopale tė Makriqojt tė Konstandinopojės, duke qėndruar aty deri nė vitin 1923. Atė vit u dėrgua nė Stamboll njė komision i posaēėm nga qeveria shqiptare, me autorizimin qė tė zhvillonte negociata me Patrikanėn Ekumenike rreth Autoqefalisė, tė cilat dėshtuan. Pas dėshtimit tė qėllimeve tė kėtij komisioni, pėr t’i dhėnė fuqi dialogut dhe mbėshtetje kanonike kėtyre pėrpjekjeve ndėrhyri Patrikana Ekumenike duke dėrguar njė episkop erudit dhe me autoritet, si Imzot Kristofor Kissi. Ai la Stambollin dhe erdhi nė Shqipėri dhe po kėtė vit (1923) u emėrua Episkop i Beratit.

    Sė bashku me episkop Jerotheun, me origjinė nga Pėrmeti, i dėrguar edhe ky mė parė si Eksark nga Pa- trikana Ekumenike, mė 21 nėntor 1923 hirotonisėn nė episkop atė Fan Nolin, nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korēė.

    Nė vitin 1929 tėrhiqet nė manastir, pėr tė mos marrė pjesė nė veprimet antikano-nike qė po kryheshin. Pas dorėheqjes sė Imzot Visarion Xhuvanit, mė 29 maj 1936, Imzot Kristofori pranon tė vihet nė krye tė atyre qė donin qė Autoqefalia e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė tė njihej kanonikisht.

    Mė 12 prill 1937, Sinodi i Shenjtė i Patrikanės dekretonte njohjen e Kishės Autoqefale dhe po atė ditė, Tomosi Patriarkal i dorėzohej Imzot Kristofor Kissit. (Mė 16 prill edhe Imzot Visarion Xhuvani kėrkoi dhe mori faljen e Patrikanės dhe u tėrhoq nė Manastirin e Shėn Joan Vladimirit).

    Pėr shumė vjet nė krye tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Imzot Kristofori dha njė kontribut tepėr tė madh pėr ruajtjen dhe zhvillimin e Orthodhoksisė nė vendin tonė. Kėshtu, nė vitin 1942 Kryepiskop Kristofor Kisi u thirr nė Luogotenencė nga mėkėmbėsi i ish-mbretit Viktor Emanuel i III, Jakomoni. Ai i bėri presion qė nė vendet episkopale, deri atėherė vakante, tė emėroheshin nė krye tė hierarkisė orthodhokse tė Shqipėrisė episkopė unitė nga Kalabria, tė cilėt vareshin nga Papa, nė pėrpjekje pėr ta kthyer gjithė Kishėn tonė nė unite. Kėtė propozim Kryepiskopi Kristofor Kissi nuk e pranoi dhe thirri menjėherė teologun Ilia Banushi, qė kishte mbaruar studimet teologjike nė Beograd, i cili pranoi tė hirotoniset, duke marrė emrin Irine dhe titullin Episkop i Apollonisė. Hirotonisja e tij Episkop u bė nė manastirin e Shėn Naunit nė rrethin e Pogradecit, i cili nė atė kohė ishte nėn administrimin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

    Nė hirotonisjen e tij morėn pjesė Episkopi i Korēės Agathangjel dhe Mitrofor Atė Vasil Marku. Kėshtu shmangu njė rrezik tė madh pėr Kishėn tonė, qė donte t’ia impononte pushtuesi. Menjėherė pas ēlirimit tė vendit, regjimi komunist e mėnjanoi Kryepiskop Kristofor Kissin nga Kryetar i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, sepse nuk mund ta toleronte autoritetin e tij nė Komunitetin Orthodhoks dhe e izoloi nė kishėn e Shėn Prokopit, ku qėndroi deri sa ndėrroi jetė mė, 17 qershor 1958, nė rrethana tė dyshimta.

  2. #2
    Moderator Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,294
    Faleminderit
    33
    92 falenderime nė 79 postime

    Pėr: Fortlumturia e Tij Kryepeshkop Kristofor Kissi [1908 - 1958]

    Kryehirėsia e Tij, Kristofor Kisi ka lindur nė lagjen Kala tė Beratit nė vitin 1890. Studimet e larta i ndoqi nė Shkollėn Patriarkale tė Halkit ku u diplomua nė vitin 1908. Tema qė mbrojti diplomėn ishte “Mbi prejardhjen e jetės monakale”. Me pėrfundimin e studimeve teologjike mė 1908 u kthye nė atdhe dhe filloi punė nė gjimnazin “Jovan Banga” nė Korēė. Para luftės ballkanike vajti nė Kostandinopojė dhe nė vitin 1916 u dorėzua nė gradėn priftėrore. Ai ishte Kryefamulltar nė Makrohor. Mė vonė u hirotonis episkop i Sinadės, post tė cilin e mbajti deri nė vitin 1923. Pikėrisht kėtė vit duke parė pėrpjekjet e otodoksėve shqiptarė pėr autoqefali, Imzot Kristofori u kthye vullnetarisht nė Shqipėri, ku mori nė drejtim Mitropolinė e Beratit duke pasur titullin "Mitropolit i Beratit, Vlorės dhe Kaninės". Mė 21 nėntor 1923 Imzot Kristofori sė bashku me Imzot Jerotheun dorėzuan nė gradėn episkopale Imzot Theofanin nė Kishėn e Shėn Gjergjit nė Korēė. Ndėrsa nė vitin 1929 u tėrhoq nė manastir duke mos marrė pjesė nė veprimet antikanonike qė po kryheshin nė Kishėn Ortodokse Shqiptare. Nė vitin 1937 u zgjodh Kryetar i Sinodit tė Shenjtė dhe Kryeepiskop i gjithė Shqipėrisė. Pėr shumė vjet qėndroi nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

    Emri:  10685597_303163499888816_101238751150776803_n.jpg

Shikime: 486

Madhėsia:  84.9 KB

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •