Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1

    "Top Media": Nuk lejojmë kthimin e Piramidës në qendër arti

    "Top Media": Nuk lejojmë kthimin e Piramidës në qendër arti

    "Top Media" i ka dërguar një letër Ministrisë së Kulturës, nëpërmjet së cilës kërkon të ruajë kontratën abuziviste që u lidh gjatë kohës së qeverisjes socialiste. Sipas letrës të firmosur nga 4 drejtorët që aktualisht kanë zaptuar me anë të një pseudo-kontrate Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, kërkohet që të lejohet edhe më tej përdorimi abuziv dhe kundrejt një vlere qesharake i ambjenteve të kësaj qendre nga televizioni në fjalë. Ndonëse në shkelje të hapur të ligjit, drejtorët e këtij televizioni pretendojnë për një shpërblim të majmë për zgjidhjen e kësaj kontrate, e cila larg çdo imagjinate i jep mundësinë e përdorimit të ambjenteve të kësaj qendre kulturore kundrejt një shume 1 dollar për m katror, pa marrë parasysh faktin se ambjentet ndodhen në qendër të kryeqytetit. Çdokush e ka të qartë se sa kushton një m katror në qendër të Tiranës, dhe mund të kuptojë fare lehtë abuzivizmin e paskrupullt në kontratën e lidhur mes këtij televizioni dhe ish-qeverisë socialiste. Qeveria shqiptare ka vendosur që Piramidën ta kthejë në destinacionin e saj, e cila nënkupton një qendër kulturore të mirëfilltë. Megjithëse janë lajmëruar kohë më parë se ambjentet e Piramidës duhet të lirohen, këto kompani kanë preferuar të bëjnë investime të tjera. Të mësuar në vitet e Partisë Socialiste kur çdo individ duhet të bëjë propagandën e partisë dhe prona publike është e tija, ky televizion vazhdon ende të pretendojë se mund të mbajë të pushtuar tokën publike të zënë në këmbim të mbështetjes politike. Shoqëria mediatike "Top Media" ka kërkuar kohë për transferimin e saj, por tashmë koha e lënë në dispozicion ka qenë më tepër se e mjaftueshme.

    Këshilli i Ministrave ka nxjerrë vendimin nr. 593 të 2006 që detyron të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në ambjentet e Qendrës Kulturore të largohen, për t’i hapur rrugë ambjenteve kulturore dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës. Kompania mediatike "Top Media" ka menduar që të justifikojë sërish qëndrimin e saj antiligjor në mjediset e Piramidës me pretendimin se, qeveria po sulmon këtë televizion, pasi nuk mbështet qeverinë. Qëndrime të tilla tashmë janë të njohura për drejtuesit e këtij televizioni, të cilët akuzonin qeverinë për presion, vetëm për faktin se, autoritetet tatimore po zbatonin ligjin, duke zbuluar evazionin fiskal që ushtronte kjo kompani nën petkun e "fjalës së lirë".

    RD

  2. #2
    "Top media" reagon ndaj shkreses se Pangos

    E Premte, 25 Korrik 2008

    "Top Media" i pergjigjet letres se ministrit Ylli Pango per lirimin e ambienteve te Qendres Nderkombetare te Kultures. Ne shkresen e nenshkruar nga drejtuesit e kompanive "Top Channel", "Top Albania", "Video Graphic Agency" dhe "DigitAlb" theksohet: "Ato kane kontrata qiraje te rregullta, te cilat akoma jane ne fuqi". Me tej shkruhet: "Ju informojme se vlera e demit qe i shkaktohet "Top Medias" ne baze te llogaritjeve te eksperteve arrin ne 1072068000 leke, perkundrejt investimit 637634000 leke te qeverise ne te gjithe QNK-ne. Letra vijon: "Nuk jemi futur ne menyre arbitrare dhe as forcerisht ne keto ambiente, por ne baze te kontratave te ligjshme. E kemi konsideruar njoftimin per zgjidhjen e kontratave te bera nga METE ne menyre te njeanshme si te pabazuar ne ligj". Proceset gjyqesore vazhdojne ne Gjykaten e Tiranes.

    Gazeta Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Qe kontrata eshte abuziviste ska piken e dyshimit. 1 $/m2 eshte qesharake. I bie qe nje apartament dy dhoma e kuzhine, pra le te themi 80 m2, ta marresh me 80 dollare ne muaj. Kur shifrat jane realisht jane 4 here me te larta dhe per apartamente banimi dhe madje mjaft larg qendres. Ne zemer te Tiranes, te japesh per biznes siperfaqje te tera per nje shifer te tille eshte qesharake. Nuk ka si mos i vije dyshimi robit qe nje shume e majme i ka hyre ne xhep personit qe i ka dhuru kete kontrate. Eshte shperdorim i prones publike sepse "piramida" duhet qe rradhe te pare ti sherbeje qytetarit. Per mua personalisht do kishte me teper vlera ajo ndertese si qender kulture, teater, muze apo cfaredo tjeter, sesa nje televizion privat. Por eshte njekohesisht dhe konkurrence e pandershme. Nuk besoj se televizionet e tjera jane ne te njejtat kushte qeraje si Top Media.

    Por ne nje shtet ligjor, jane ligjet ato qe duhet te veprojne. Mire apo keq, ne rast se ka nje kontrate te rregullt per kete, dhe njera pale (shteti ne kete rast) kerkon ta anulloje, duhet te veprojne ligjet ne fuqi dhe jo retorika e zbrazet nga logjika. Mendja ta thote qe qeradhenesi duhet te kete mundesi te anulloje nje kontrate qe nuk i pelqen me, brenda kushteve te paracaktuara ne kontrate.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    stili brrr, dydrr, homz ... eshte i njohur dhe i dale boje ...

    ne kohen kur i duheshin sales per te mbuluar efektet e jashtezakonshme te droges ... nuk ndiheshin fare ...

    tani dalin e nxjerrin nga arkivat e gazetave probleme te sterthena dhe te tjetersuara ... per te shmangur vemendjen ... nga sal droga, gerdeci ...

    pastaj kalojne ne sulme me te njejtin fjalor banal si te idhullit te tyre ... bej baba te te ngjaj ...

    ne vend qe te bejn kujdes qe drogen sala ta kete ne perdorim te kontrolluar ... pa eksese ... pa kreher ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Kto Topat e mediave kon pare te modhe ene nuk e kon hallin ke humbja e fitimit prej prishjes se kontrates,,,,,,,,,,,,,,,,, por halli i tyne asht se e konsiderojne Piramiden si prone e tyne TRASHEGIMTARE si klysha te enverit qe jon

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux Lexo Postimin
    Qe kontrata eshte abuziviste ska piken e dyshimit. 1 $/m2 eshte qesharake. I bie qe nje apartament dy dhoma e kuzhine, pra le te themi 80 m2, ta marresh me 80 dollare ne muaj. Kur shifrat jane realisht jane 4 here me te larta dhe per apartamente banimi dhe madje mjaft larg qendres. Ne zemer te Tiranes, te japesh per biznes siperfaqje te tera per nje shifer te tille eshte qesharake. Nuk ka si mos i vije dyshimi robit qe nje shume e majme i ka hyre ne xhep personit qe i ka dhuru kete kontrate. Eshte shperdorim i prones publike sepse "piramida" duhet qe rradhe te pare ti sherbeje qytetarit. Per mua personalisht do kishte me teper vlera ajo ndertese si qender kulture, teater, muze apo cfaredo tjeter, sesa nje televizion privat. Por eshte njekohesisht dhe konkurrence e pandershme. Nuk besoj se televizionet e tjera jane ne te njejtat kushte qeraje si Top Media.

    Por ne nje shtet ligjor, jane ligjet ato qe duhet te veprojne. Mire apo keq, ne rast se ka nje kontrate te rregullt per kete, dhe njera pale (shteti ne kete rast) kerkon ta anulloje, duhet te veprojne ligjet ne fuqi dhe jo retorika e zbrazet nga logjika. Mendja ta thote qe qeradhenesi duhet te kete mundesi te anulloje nje kontrate qe nuk i pelqen me, brenda kushteve te paracaktuara ne kontrate.

    Me ke sy e pe ti kontraten abuzive? A nuk po jepen sot pronat shteterore per 1 euro (Shqiperia 1 euro) dhe mire bejne. Top_Channel ka investuar mbi 15 milione euro atje dhe puneson mbi 500 vete me rroga mesatare 700 euro ne muaj. Top_Channel sot eshte punesuesi me i madh ne qender te Tiranes dhe nga punesuesit e pakte te artisteve, muzikanteve, valltareve, kengetareve, humoristeve dhe talenteve te rinj ne keto fusha qe dikur kishin vdekur. Ne nje shoqeri ku rinia rri kafeneve dhe enderron per tu integruar ne jeten e gangsterit dhe mafiozit dhe ku arti eshte fusha e fundit ku ajo kerkon te investohet, ky nuk eshte kontribut i vogel. Pra kontrata e lire justifikon nje investim jo te pakonsiderueshem, nga i cili shoqeria shqiptare perfiton jo pak, po ashtu edhe shteti se vjel taksa. Keshtu qe mos ia ngop si e e jema e Zeqos.

    Por Top-Channel duhet te dale prej andej, jo se ka nje kontrate difektive, por sepse ajo ndertese nuk eshte per ate lloj perdorimi. Problemi qendron se Qeveria e xhahileve kerkon te shporr kete ndermarrje prej andej me arrogance dhe mosperfillje dhe mos ti leje kesaj ndermarrje asnjelloj dinjiteti, respekti e me tej duke mos i paraqitur asnje zgjidhje tjeter te arsyeshme. Me Top-Channel kerkohet komunikim dhe jo arrogance dhe fodullek alla Pango leshi.

    Edhe emrin i vune ate te Pjeter Arbnorit, nje figure tejet politike kjo. Qender kulturore qe mban emrin e nje politikani te djathte vetem ne Shqiperi gjen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur humbi jeten i ndjeri tan topi.. u tha ketu.. se ai sapo kishte perfunduar nje kontrate me shtetin.. qe te merrte plotesisht ish ekspoziten kineze.. ne pronesi per qellimet e veta.. pra per topin chanall..
    ky lajm nuk ishte zyrtar por u dha ketu nga nje forumist tirane qe dukej qe dicka dinte..
    pra besoj se shteti.. nuk e ka nxjerre ne rrug te madhe topin chanall..

    ti mir e ke o zara.. qe thua se kur nje biznes puneson njeres i duhen bere lehtesira..
    por saliu nuk eshte nga ata qe hedh ne rruge kundershtaret.. sikurse topi chanall..
    perkundrazi.. ai eshte perkedhelesi me i madh i kundershtarit..
    kjo duket tek shume ngjarje..
    psh edvinin e beri pasha te tiranes.. me ujin e policine ndertimore.. pra e beri kuceder te vertete..
    miljarderi duka tallej njedizaj me berishen.. nuk di tha te perdore telekomanden.. e tv-se.. qe do te thote se duka kish hyre e dale ne shpi te berishes.. sepse une nuk i di keto gjera.. e keto i di njeriu i shpise..
    pra me berishen kan fituar mire..krejt mafiozet qe e luftojne.. sepse ai ashtu eshte.. i jep atyre qe ja kine mamane..
    psh rakipit te albanies i dhane qindra mijra dallers qe ai ti shaje mire..
    edvinin e beri kuceder qe ai tja zdrugoje mire shpinen..
    dhe tan topit jam i bindur se berisha i ka dhene krejt ish ekspoziten kineze qe top chaneli ta talle mire..
    ki eshte berisha..

    i dhashe shpine ne vucidol thote ai.. uck-ese.. e nga drejtoria e asaj uck-je cdo dite ne keto dhjet vjet jan prodhuar shpifje intriga e maskaralleqe kunder berishes.. kurse farku i ngrate hyri ne burg nga diktatura klosiste metoiste se njihej si simpatizant i berishes.. dhe u vra poshtersisht nga uck-ashet e halit mejdan klos enverit.. e as sot qe berisha ka 4 vite ne pushtet nuk hapet ceshtja e ahmet krasniqit vrare ndyresisht nga falangat uckasho klosoiste ne mes te tiranes..
    pra mos te qahet mafia nga berisha..
    jo vetem mafia ne tirane por dhe ajo ne prishtine..
    as altinet e hakmarrjes te mos qahen se asgje te keqe skan pare nga berisha..
    dalim ke pjetri..
    pjetri nuk eshte i djathte..
    pjetrin o zara.. enveri yt me bashibozuket e tij e mbajten ne burg sepse guxoi te peshperise mbi social demokracine.. ketu e 50 e ca vite me pare..

    e nuk eshte qamet qe nje i burgosur politik 30 vjet.. e shkrimtar njekohesisht.. te kete emrin ne nje objekt kulturor..

    po kjo tregon se asnje qime nga lekura e sojit tuaj nuk ka rene.. pra mbeteni ujqer staliniste deri ne fund..

    do vij nje dite qe do ta kerkojne berishen mafiozet miljardere..
    do vi ndonje qe.. do u a jape te gjithve c'meritojne..

    psh me litar qe kan lidhur ate femijen ne bodrum.. do ti vari altinet mu tek trotuari ku vrane veren e ngrate..
    shishen e shampanjes qe pine para universitetit.. mbi trup te lek cokut.. kanibalet caushiste te zabit luizes.. do tju a fuse ne vërrë te b.ithes nje per nje.. gjithe 97 tshave..
    dhe.. birucat e burrelit do ti vere ne perdori,m.. per krokodilet enveriste qe tallen neper tiran e rrethe.. e do tua a nxjerre me kokposhte thaset me euro e gratacielat ne pronesi do tu a kaloje shtetit te fukarase.. e me kollaret armani kelishve te tyre do tu a nxjerre rulin e fytit..
    beni qejf me berishen beni..

    la me la cojini gratacielat.. e larg e me larg shkoni konvaleshenc-oni.. me kruizat neper karaibe me parane e popullit..


    pra mo i qani hallin super bordelit topchanell..

    ..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Me ke sy e pe ti kontraten abuzive? A nuk po jepen sot pronat shteterore per 1 euro (Shqiperia 1 euro) dhe mire bejne.
    Ti ben vete apo si? Shqiperia 1 Euro nuk jepet per siperfaqe komode ne qender te Tiranes po per siperfaqe shteterore te ngelura djerre e te pashfrytezuara dhe per te cilat ska ndonje oferte me te mire. Si mund te klasifikosh Piramiden si te tille? Kontraten abuzive ta thashe. 1 m2 shume me larg qendres, per banese ndertimi dhe jepet 4 here me shtrenjte. Per te pas nje ide sesa jepet per bizneset pyt njehere sa jepet nje apartament 1 dhome e kuzhine ne kat te pare, nga keta qe jane shnderruar ne shitore, psh te rruga Myslym Shyri.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    disa citime berishiane te leksionit te mesiperm mafioz te brarit ...


    dhe tan topit jam i bindur se berisha i ka dhene krejt ish ekspoziten kineze qe top chaneli ta talle mire..
    ki eshte berisha..
    pra berisha paskaka bere pazar me tanin, dhe pas ketij karremi, ka futur banden e vet per lojtur disa tela e vegla te makina, sa per ta giciluar ...

    ki eshte berisha, kur nuk eshte nen efekten shkatrruese te droges ...

    pra mos te qahet mafia nga berisha..
    ...
    as altinet e hakmarrjes te mos qahen se asgje te keqe skan pare nga berisha..
    pra salija qenka pjese e mafjes ... ben lojen e mafjes ... brenda e pertej kufirit ...

    varianti me i mire i sales (si i droguar, si i pa-droguar) eshte qe te mos e ngacmojne nga karrikja, pa mafia te fshije lemen ... te beje si te doje ...

    pra eshte nje ftese informale qe berisha i ben mafies kundershtare per marveshje e paqe ...

    do vij nje dite qe do ta kerkojne berishen mafiozet miljardere..
    pra mafiozet do te behen nostalgjike per berishen ... sepse dikush tjeter qe mund te vije ne ate post mund ti tregoje vendin mafies ... pa berishen (me dhe pa droge), mafia nuk mund te ekzistoje ...

    ja edhe pasoja e largimit te berishes, i droguar ose i pa-droguar:

    ...do vi ndonje qe.. do u a jape te gjithve c'meritojne..
    me hapur nuk ka folur ndonjeher sal drog brar mafiozi ...

    ky eshte marshi i mafies qe ka kapluar shtetin ...

    mir sala, por edhe brarisha paska shkrojtur nen efekten e droges ...

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux Lexo Postimin
    Ti ben vete apo si? Shqiperia 1 Euro nuk jepet per siperfaqe komode ne qender te Tiranes po per siperfaqe shteterore te ngelura djerre e te pashfrytezuara dhe per te cilat ska ndonje oferte me te mire. Si mund te klasifikosh Piramiden si te tille? Kontraten abuzive ta thashe. 1 m2 shume me larg qendres, per banese ndertimi dhe jepet 4 here me shtrenjte. Per te pas nje ide sesa jepet per bizneset pyt njehere sa jepet nje apartament 1 dhome e kuzhine ne kat te pare, nga keta qe jane shnderruar ne shitore, psh te rruga Myslym Shyri.
    C'na the re? Se pari Shqiperia 1 Euro eshte oferte qe bazohet pike se pari mbi nivelin e investimit mbi ate pasuri shteterore dhe jo thjesht mbi fakt se ajo pasuri shteterore ka mbetur djerre. Se dyti nje meter katror ne qender te Tiranes jepet SOT jo 4 por 15 here me shtrenjte, por para 6-7 viteve nuk jepej kaq shtrenjte. Mesoj mire faktet, e pastaj ec e na jep leksione.

    Kur ambientet iu dhane Top-Channel vite me pare asnje oferte tjeter per nje investim 15 milione eurosh nuk ka pasur per tu bere ne ato ambiente. Ambeintet e asaj godine ishin bosh, te mbajtura shume keq dhe aspak ne gjendje funksionale, dhe ajo godine vetem sa merrte para nga shteti, qe duhet te mirembante per ato 2-3 panaire vjetore. Ne cdo vend te botes kontrata te tilla jane totalisht normale. Shtetet shtrojne rruge te vecanta, japin ulje drastike taksash, japin te drejta ekskluziviteti per licenca, te drejta shitje, e deri tek kalata portesh, pikerisht per investitorin e pare serioz qe angazhohet ne nje kohe te caktuar ne ekonomi, e perseris NE NJE KOHE TE CAKTUAR.

    Pra kushtet e asaj kontrate duhen vlersuar me tregun e atehershem e jo te sotem. Si investitor serioz Top-Channel mori riskun i pari per te investuar dhe keshtu gezon edhe te drejten e privilegjeve dhe lehtesirave qe ofron shteti, te cilat sigurisht nuk jane te perhershme. Nuk do shume tru ta kuptosh kete besoj. Sigurisht qe sot dikush qe kerkon te investoje shuma te tilla do paguaje nje qira me te larte se Top-Channel per ate prone, por tregu eshte shume here me i qendrueshem dhe risku shume here me i vogel, detyrimisht nevoja e stimulimit me e vogel. Top-Channel e justifikoi totalisht kete privilegj me investimin qe beri.

    Cdo norme ligjore ne kete bote thote se prishja e nje kontrate mund te behet per aq kohe saqe palet vendosen ne pozicione te njejta si ne kontraten e pare. Pra per aq kohe sa shteti shqiptar nuk e rregullon kete kompani ne nje ndertese po aq funksionale dhe te leverdisshme sa ajo e kontrates se pare, shteti shqiptar ose nuk duhet te prishe kontraten ose duhet te paguaje demshperblim.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •