Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170

    Krijohet rrjeti ndërkombëtar i albanologjisë

    Krijohet rrjeti ndërkombëtar i albanologjisë. Inaugurimi dje në Berlin vuri në dukje problemet e mëdha që ka sot kërkimi shkencor në shkencat albanologjike. Një strukturë e re private që fton për reformë



    Elsa Demo (Shekulli)


    Sat, 12 Jul 2008 08:30:00

    Krijohet rrjeti ndërkombëtar i albanologjisë. Inaugurimi dje në Berlin vuri në dukje problemet e mëdha që ka sot kërkimi shkencor në shkencat albanologjike. Një strukturë e re private që fton për reformë

    Pengesë? Paragjykimet patriotiste

    Ndërsa Tirana e quan në rrugë e sipër reformën në kërkimin shkencor dhe krijon për herë të parë një qendër albanologjike, në Berlin, në mënyrë krejt private, është arritur që dje të inaugurohet krijimi i INA-s, (International Network of Albanology). Në praninë e Ambasadorit shqiptar në Gjermani, Gazmend Turdiu, u bë hapja e punimeve nga Gerd-Dieter Nehring (Humboldt Universitat zu Berlin). Kryetari i INA-s prof. dr Bardhyl Demiraj, i cili drejton katedrën e shqipes pranë Universitetin e Munihut, prezantoi perspektivat e studimeve albanologjike – në gjuhësi, letërsi, histori, etnologji dhe shkenca e kulturës - në kuadrin e rrjetëzimit shkencor ndërkombëtar

    Tubimi ka pasur në fokus çështjen e përmirësimit të gjendjes aktuale në kërkimin shkencor albanologjik që për hir të së vërtetës “nuk ka arritur të çlirohet prej paragjykimeve patriotiste”.

    Sipas ekspozesë që është bërë dje rezulton se pengesa kryesore me të cilën përballen sot shkencat albanologjike është “tendenca drejt një keqpërdorimi të shkencave albanologjike për interesa të ngushta joshkencore, mungesa e një integrimi të vërtetë në studimet albanologjike të studimeve ballkanistike, indoeuropianistike, romanistike, etj.; qarkullimi i çalë, sporadik dhe tejet i pjesshëm i informacioneve shkencore, albanologjike, shfrytëzimi tepër i kufizuar i mundësive të shumta që ofron përdorimi i mjeteve moderne teknike; përkujdesja e pjesshme për brezin e ri të albanologëve”.

    Sipas “raportit”, një ndër shkaqet e këtij niveli është “hapja tepër e ngadaltë e shumicës dërrmuese të kërkimeve albanologjike ndaj metodave hulumtuese dhe zhvillimeve shkencore moderne.”

    Për të përmirësuar situatën e përshkruar do të themelohej në Potsdam, Gjermani, janarin e shkuar, shoqata jofitimprurëse INA, me anëtarë themelues Bardhyl Demiraj, Wilfried Fiedler, Zuzana Finger, Georgia Kretsi, Erwin Lewin, Elton Prifti dhe Maria Zannini.

    Janë regjistruar deri tani emra të nderuar të shkencave albanologjike, kryesisht gjuhëtarë si Shaban Demiraj, Francesco Altimari, Rexhep Ismajli, etj.

    INA ka shpallur qëllime të vetat në radhë të parë përmirësimin e gjendjes dhecilësisë së studimeve albanologjike; qarkullimin e shpejtë, periodik dhe të plotë të

    informacioneve shkencore albanologjike të mirëfillta, si dhe të atyre me interes për

    disiplinat albanologjike; mundësimin e një bashkëpunimi të vërtetë funksional dhe të vazhdueshëm ndërdisiplinor me fushat simotra komunikuese balkanologjike, indoeuropianistike, romanistike apo orientalistike etj.

    Prandaj shërbimet që ofron INA synojnë që të rrjetëzojnë albanologët dhe të lehtësojë komunikimin mes tyre, të mbledhë, seleksionojë dhe hedhë në qarkullim informacione me interes albanologjik.

    Ka dy vjet që është punuar për të mbërritur tek ky hap i parë konkret “për të futur” albanologët në rrjet. INA ka tashmë një porttal elektronik shumë të mirë: www.albanology.com.

    Drejtori ekzekutiv i rrjetit, Elton Prifti, i cili njihet si ideues dhe projektues i International Netëork of Albanology duke paraqitur punën dhe projektet e shoqatës ka njoftuar përgatitjen e numrit të parë të periodikut shkencor JINA në maj 2009 dhe përgatitjet për organizimin e kongresit të parë ndërkombëtar IN-Albanology, në Berlin në shtator të vitit të ardhshëm. Mendohet që në rrugën e saponisur rrjeti të ketë partnerë foletë e hershme të albanologjisë, Akademinë e Shkencave dheArteve të Kosovës, Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, Universitetin e Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës etj.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  2. #2
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 12-07-2008 më 19:29
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #3
    Urime per hapjen e kesaj qendreje te re te studime albanologjike. Mbase grupit te iniciatoreve mund tu bashkohet edhe studiuesi cam Niko Stillo te cilin kemi pasur rastin ta permendim kohet e fundit ne forum.

    P.S. www.albanology.com, kur e shtyp kete link me nxjerr ne faqen kryesore te forumit shqiptar !!!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Brooklyn, faqja me duket se eshte OK tani.
    Gafa jemi, njerez bejme ...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Iniciativa eshte e mirê por sa i perkete sitit ne fjale, per mendimin tim aty duhet angazhuar me mija antar qe te mbushin shpraztiren se nue e besoj se vetem ata 16 antar do kene mundesi te bejne diçka te ndritshme...
    Nuke po them te behet aty nje forum keta antar duhet te punojne per kete site dhe perpos punve te tyre shkencore keta duhet ti permbledhin sae sa shkrime e referanca e libra te autorve te huaj per te ardur deri tek nje rezultat si duhet, kjo pune ne rrjete do mbushet ndoshta mbrenda 10 vitesh...per momentin per ne ska asgjë...perpos planit te sitit...

  6. #6
    Shpresojm te marrin shembull nga ky.

    http://www.elsie.de/

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ceshte kjo bela, ne fillim kujtova se ishte vertet nderkombetare, nje lloj miratimi nderkombetar i albanologeve ne bote, pastaj fjala 'privat' me percoi idene e vertete.

    Urime per kete nisme po eshte shume larg qellimit, duket si titull bombastik . Inshallah nuk na dalin me teorine e popullit proto-indoeuropian edhe keta,se jemi deri ne fyt me perralla.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Urime per nismen. Me ngroh fakti qe kjo ndodh ne Gjermani.Te pakten tradita (nga ana e tyre ) ekziston,jane objektive ,serioze dhe ne pergjithesi mendoj se ceshtja shqiptare nga kjo gje vetem dobi do te kete.Sa per pikepamjen qe do te duhet kohe per te vjele rezultate , dihet mire qe Stambolli nuk u ndertua brenda nje dite. Propozoj qe arritjet e forumit ne kete drejtim(sepse padyshim keni bere mjaft pune ) ,te administrohen,permblidhen ,redaktohen dhe t'i dergohen ketij instituti per hulumtime te metejshme.Po keshtu edhe emrat dhe veprat e Thomopullos,Arefit,Stillos etj.

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga klaus fisher Lexo Postimin
    Propozoj qe arritjet e forumit ne kete drejtim(sepse padyshim keni bere mjaft pune ) ,te administrohen,permblidhen ,redaktohen dhe t'i dergohen ketij instituti per hulumtime te metejshme.Po keshtu edhe emrat dhe veprat e Thomopullos,Arefit,Stillos etj.
    dhe te styx,baptist,dias10,hyj njeriu(sido qe ti kene emrat e tyre reale,nuk ka rendesi,rendesi ka ajo qe keta shkruajne)



    ps.te medhenjte i kemi ketu,dhe nuk jemi plotesisht te ndergjegjshem per kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 13-07-2008 më 06:12

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga klaus fisher Lexo Postimin
    Urime per nismen. Me ngroh fakti qe kjo ndodh ne Gjermani.Te pakten tradita (nga ana e tyre ) ekziston,jane objektive ,serioze dhe ne pergjithesi mendoj se ceshtja shqiptare nga kjo gje vetem dobi do te kete.Sa per pikepamjen qe do te duhet kohe per te vjele rezultate , dihet mire qe Stambolli nuk u ndertua brenda nje dite. Propozoj qe arritjet e forumit ne kete drejtim(sepse padyshim keni bere mjaft pune ) ,te administrohen,permblidhen ,redaktohen dhe t'i dergohen ketij instituti per hulumtime te metejshme.Po keshtu edhe emrat dhe veprat e Thomopullos,Arefit,Stillos etj.
    Nese me te vertete esht fjala per nje Rrjete te fuqishem te albanologjise atehere ne iu urojmi sukses ketij grupi, mirepo nese kan hapur site vetem sa per ti futur ne gjume shqiptret duke menduar se atje ne berlin po u bejka diçka keshtuqe s'ka perse mundohen te tjere, kurse rezultatet zoti e di se kur do dalin ne drit...

    Ky rrjete duhet te dali se pakume tri gjuhe te botes...njehere per njehere nuke vrejta diçka te hajrit por shpresojmi se keto komente do i revoltojne antaret e ketij grupi qe ti shtyje deri te rezulltati...

    shendet

Tema të Ngjashme

  1. Në çdo 10 min më bie rrjeti
    Nga mendi1 në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 03:37
  2. Rrjeti shqiptar i drogës "Poter AL", 80 të arrestuar në 4 shtete
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 02:08
  3. Rrjeti lokal ngadalësohet papritur
    Nga x-e-n-i në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-04-2006, 13:23
  4. Inciativa "ZERI IM" - ASAN (Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote)
    Nga Gorgeous në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2005, 10:30
  5. CIA: Në Irak po krijohet një inkubator i ri i terrorizimit ndërkombëtar
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •