Tė lashtat e Pejgamberit a.s.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Allahu nuk ka dhėnė asnjė sėmundje e qė nuk e ka dhėnė ilaēin . . ."
Pėrderisa shumė prej nesh paramendojmė qė ilaēi gjithmonė ėshtė nė formė tė ilaēit ose bimėve, hadithi nuk pohon kėtė. Nė realitet, dy ilaēe mė tė mėdhenj qė na ka dhėnė Allahu pėr sėmundjet e zemrės janė ushqimi qė e ka ngrėnė Pejgamberi s.a.v.s.: elbi dhe thekra.
Tė lashtat e sidomos elbi dhe thekra ofrojnė dobi tė shumėfishtė nė luftėn kundėr sėmundjeve kardiovaskulare, duke zvogėluar nivelin e kolesterolit (forma LDL), eliminimin e toksineve nga organizmi, nė mpiksjen e rregullt tė gjakut, nė qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin e qelizave.
Kur Sehl bin Sad ėshtė pyetur: "A ka ngrėnė ndonjėherė i Dėrguari i Allahut miellin e bardhė?", ai ėshtė pėrgjigjur: "I Dėrguari i Allahut asnjėherė nuk e ka parė miellin e bardhė qė nga koha kur Allahu e dėrgoi si Pejgamber e derisa nuk e ka marrė pranė Vetit."
Shkenca bashkėkohore njė kohė tė gjatė ka qenė kundėr pėrpunimit tė bukės. Mielli i bardhė mund bile tė imitojė sheqerin e bardhė duke krijuar probleme me hipogliceminė ose diabetin (Pritchard: "Shėrimi me ushqim natyral").
Sipas nutriocistėve Jean Anderson dhe Barbara Deskin, mielli nga thekra ėshtė i pasur me proteine dhe fibre dhe ėshtė mė superior nė ushqim se mielli i bardhė. Ky pėrmban nivel tė lartė tė vitaminės E (tokoferoli).
Hulumtimet e bėra nė 31.000 njerėz pėr vitaminėn E i gjetur nė grurė dhe thekėr dhe vėrtetuan se ushqimi me kėto zvogėlon rrezikun nga sėmundjet e zemrės se sa ata qė ushqehen me bukė tė bardhė. Michael H. Davidson, doktor i mjekėsisė dhe kryetar i qendrės pėr hulumtime klinike nė Chikago ka thėnė se kjo ėshtė pėr shkak se vitamina E nė grurė bėn qė mėlēia tė prodhojė mė pak kolesterol. Ai ka gjetur tek personat e eksperimentuar tė cilėt kanė marrė 14 javė gjysmė filxhan thekėr, ka vėrejtur se niveli i kolesterolit ka rėnė 7%.
Edhe pse gruri ka dobi tė madhe shėndetėsore duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr dėmin nė rast tė pėrdorimit jashtė mase. Nėse konsumohet pėr ēdo ditė, gruri mund tė dėmtojė shėndetin, ngase shkakton fryrje tek shumė njerėz dhe shpesh nxit rritjet e kėrpudhave oportuinistike (candida albicans) nė zorrėn e trashė. Gjithashtu nxit trashje dhe shkakton reaksione alergjike tek shumė njerėz qė e kanė konsumuar tej mase.
Ėshtė zbuluar se Muhammedi s.a.v.s. nuk ka lėnė konsumimin e rregullt tė tė lashtave, por rregullisht ka ngrėnė elb dhe bukėn e bėrė nga mielli i elbit.
Thekra lehtė tretet, bile Pejgamberi s.a.v.s. ka preferuar supėn nga thekra (talbija) tė pėrdoret te dhembjet e barkut (hadithi sahih, Buhariu). Thekra ka bile mė shumė dobi shėndetėsore se gruri, ėshtė shumė e pasur me kalcium dhe proteine, dhe shkakton mė pak alergji. Nuk shkakton fryrje dhe zhvillim jonormal tė bakterieve.
Thekra ėshtė njė prej burimeve mė tė pasura me tokotrienol (njė prej formave mė tė mira tė absorbimit tė vitaminės E), njė oksidans i fuqishėm i cili ndihmon nė zvogėlimin e dėmit nė organizėm nga molekulat e dėmshme tė oksigjenit tė quajtura radikale tė lira, gjithashtu zvogėlon prodhimin e kolesterolit nė mėlēi.
David Jenkins, doktor i mjekėsisė dhe profesor i shkencave nitritive nė Universitetin e Torontos, thotė: "Tokotrienoli ėshtė oksidans mė i fuqishėm potencial se versionet tjera kimike tė vitaminės E."
Pėr mė tepėr pėrmban lignan, pėr tė cilin ėshtė vėrtetuar se parandalon formimin e trombeve tė vegjėl tė gjakut - ndoshta duke siguruar dobinė e ngjashme me "aspirinėn e popullarizuar" kundėr sėmundjeve tė zemrės (Aspirin-Cardio). Vetėm gjysmė filxhan i thekrės kėnaq nevojat ditore pėr selen, te dietat dhe gati 20% RDA (doza ditore e preferuar) e vitaminės E.
Thekra gjithashtu pėrmban beta-glukan, njė lloj i fijeve tė tretura qė formojnė gel nė zorrėt e holla nė tė cilat lidhet kolesteroli duke u mėnjanuar kėshtu nga organizmi. Gjithashtu i njėjti gel parandalon kapsllėkun (konstipacionin) dhe kancerin e zorrės sė trashė.
Pėr tė pasur dobi nė shėrimin me thekėr, shkencėtarėt preferojnė qė tė konsumohet nė tė njėjtėn mėnyrė siē ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.. Lėvozhgat e thekrės janė mė tė mira se thekra e pėrpunuar, e pastruar dhe e larė mė shumė se pesė herė pėr t'u krijuar versioni pėr zierje mė tė lehtė, me ē'rast humbet shumica e fibrave tė shėndetshme, mineraleve dhe taninės qė pėrmban thekra.
(Autorja e shkrimit, Karima Burns ka doktoruar nga naturopatia - mjekėsia natyrale dhe ka magjistruar nė herbalizėm. Ka studiuar shėrimin me bimė 12 vjet, boton biltenin pėr shėrimin natyral qė 4 vjet dhe shkruan nė mėnyrė intensive pėr shėrimin me natyrė dhe bimė.)
Kristie Karima Burns
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Krijoni Kontakt