Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36

Tema: Maku Pone

  1. #21
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Tek drama e Maku Pones "Nje vajze e fyer" me regji te Dervish Bibes,kam luajtur nje rol te cilin akoma e dua.
    Mbaj mend ne cdo nate haja nje pellembe,po cfare pellembe nga aktori,me vone regjizor i Teatrit Kombetar Kico Londo.
    Ne kujtese mbetur per ne rinjte loja perkrah te madhes Hajrie Rondo,qe luante rolin e mesueses,servil dhe spiun i saj isha une si nxenes.

    Edhe me Ervinin djalin e Makut kemi lujtur ne dy spektalke shkollash.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore kolombos..
    po ku je mor djal..
    kam pyetur per ty po askush nuk tha gje..

    mir je?

    po me aristotel micin.. shkrimtarin tjeter myzeqar c'benet?

    gjanica vazhdon e zeze apo eshte zverdhur ndopak..

  3. #23
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Ne shtepine e qoftelargut

    Nga ajo shpelle kur dola,
    e pashe: kisha ngecur ne vije te dyte
    dhe me te tmerrshme se e para
    dhe me te ftohte,me me lageshtire,
    Rezidence e largeqoftit.

    Atehere,thirra zotat ne ndihme
    dhe zotat m'u pergjigjen
    duke me nxjerre ne tjeter shpelle,
    ne te treten sipas radhes,
    ku,sic me shihni,ende rri
    jo aq i sigurte per te dale
    ngaqe e di qe prape eshte nje e katert,
    nje e peste,
    dhe nje e gjashte,
    po aq te tmerrshme sa te tjerat
    si gjithe shtepite e qoftelargut
    me te cilin e kemi nga nje pakt,
    domethene t'i sherbejme me zell
    sa here kthejme nga lufterat
    e duam paqe.

  4. #24
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Guri

    S'do te di shume per gurin,
    gjersa s'eshte bere mur,
    gjersa s'eshte kthyer ne murane,
    per gurin
    qe do te me fshehe pas vetes tutje,
    ne nje rresht te trishte e te bardhe.

    Heperhe e di si perberje qelizash
    kuarci,qelqereje,uji dhe kohe,
    flas per gurin qe eshte gur
    dhe jo per gurin ne grushtin tend,
    gati syte per te me kerrere
    e per te me cuar tek nje murane,
    ne ate rresht te trishte e te bardhe.

  5. #25
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Rrjeta

    Sa pa deshtuar me te paren
    lindte,behej gati deshtimi i dyte,
    keshtu a nuk ikennje jete
    ende pa dale nga shpergenjte ?

    Te gjitha si dy pika uji te ngjashme
    dashurite e mia.
    A si nineza ne dy sy te verber.

    Pastaj mendova te ecja mbrapshme
    per te zbuluar dashurine
    qe diku duhej te me priste.

    Mbrapsht,
    me dicka te ngjashme me gaforren,
    pavaresisht nga rrjeta,
    ku mund te bija me peshqit.

    Por rashe ne rrjeten tende te sermajte
    ku ende perpelitem
    peshk i arte fluturues.

  6. #26
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    E cara e deres

    Me tremb kjo e care e deres
    ku hyn e del
    gjuha e eres,
    gjuhe e eres si gjuhee grave,
    ne mot te mbrapshte
    tek nje cezme e thare,
    ku ftillohej sic nuk pati qene,
    fill i prere i dashurise
    dhe meqe ato gjuhe se u prene,
    se u harruan a se u zhduken per diku,
    ja ku zgjatet kjo gjuhe e eres
    qe poshte deres,
    te me pertalle vetmine,
    qe dot s'u mbushka as me vete eren
    ne mungese te njeriut
    cka e paskeshin ditur ato gjuhe
    tek ato cezma pa uji.

  7. #27
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Perrallat

    I kemi treguar perrallat
    aq sa nga zelli kemi shpikur dhe ndonje kafshe,
    kurre te paqene.

    Femijet here kane qeshur
    dhe here kane qare,
    por me teper kane qeshur,
    bashke me ta edhe ne kemi qeshur
    me dinakerine tone si te itakasit,
    qe veten kemi vene tek heronjte
    per te magjepsur femijet.

    Oi ! porse ardhka nje kohe
    bien,rrezohen perkrenaret,
    ndryshken e kalben shqytet e renda
    dhe heronjte mbeten sic kane qene
    te zhveshur,lakuriq.
    Ne,pra
    tashme rishtazi te krijuar nga perrallat,
    por s'jane me femije femijet
    te na armatosin koke e kembe
    me perkrenare me shqyte te rende.

  8. #28
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Penelopa

    Dhe ti je gruaja e Odiseut,
    itakasit,dinakut,
    tek thurr e shthurr trikone
    e dimrit.
    Do ta keni nje pakt te fshehte,
    dimri dhe ti,
    ai te vije si te kesh mbaruar trikone
    dhe ti e tera t'i dorezohesh
    si Penelopa e bukur,
    mtonjesve.
    Dimrit te mbrame te dashurise
    qe me c'thone shtizat e tua ne duar,
    s'ka per te ardhur ndonjehere.

  9. #29
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Koka e Gjon Pagezorit

    Mbi tabaka,koka e Pagezorit,
    Ne vend te nje eliziri.
    Ne vend te nje trendafili,
    koka rebele e Pagezorit.

    Qe te tunde vithet Herodiada.
    Qe te marroset e te shtrihet
    ne goje te seksit
    kjo zonje,
    lypsej
    koka jote Gjon.
    Koka jote e pergjakur
    ne gjak t'i hynte
    si elizir,
    a si leng trendafili te eger
    Herodiades kercimtare.

    Sa eshte thene dhe sa thuhet per mekatet
    mbi tabaka ne tabaka nen tabaka
    dhe po ajo pyetje: Kur
    gjaku rebel i Pagezorit
    do te qetohet me ne fund
    nen hingellima herodiadash

    Bri herodesh te tredhur ?

  10. #30
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Kryqi im

    Te thane te mbartje kryqin tend,
    ti se ku e gjete kryqin tim
    per t'u ngjitur lart ne Golgote.

    Gjak t'u bene supet,shpina,duart.
    Gjaku te rridhte curke neper kembe
    Sa ti harrove per kryqin tim,
    ndersa vajtoje per kryqin tend.

  11. #31
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Trasta me koka

    Do te thosha dhe per kokat e qyteteve,
    mbasi jane prere nje nga nje
    dhe jane futur ne nje traste.

    Ne nje traste hamshori,
    hamshori,
    marrosur pas nje pele,
    pela me zegale ne vithet,
    vithet te shqyera me kamzhike.

    Po sa kam frike
    brenda asaj traste se mos gjej
    dhe koken time te prere.

  12. #32
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Atdhemohuesit

    Vetem nje gur nga guret e murit u gjakos
    nga kryet e Shen Pjetrit,
    kur gjeli,sic ishte parathene,
    kendon tri here.

    Tri here kendon gjeli.
    Ka kenduar dhe tri mije here dhe tridhjete mije here
    po guret ende s'u gjakosen nje fije
    nga kryet e atdhemohuesve.

    Ja ku dalin me koka gjelash ne duar
    dhe qetas shkelin mbi gurete atdheut,
    nese kane lene gure mbi gure,
    atdhemohuesit.

  13. #33
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Ethet e mia

    Me kane zene ethet,ethet
    ndihme! Me vjen nje duf
    nga thellesia. Gjunjet
    s'mbajne dot,
    as peshen e matur nga anatomia
    e eshtrave.Ashti
    eshte hell
    i llogaritur per kaprollin
    qe do te shkohet ne te.
    Ethet.
    Ethet.
    Ethet.
    Oh, qe s'kam nje gur
    dhe qe s'kam nje fill bari
    t'i qetoj ethet e mia,
    ethet te mos jene as helene
    as apenine as iberike,
    por te jene ethe
    prej Shqiperie
    qe te dine si te me vdesin.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    26
    Maku Pone eshte nje poet moderrn, muza dhe frymezimi i tij harrijne kulme te pjekurise filosofike nepermjet nje narracioni sa te qete e terheqes, aq te rrembyer e befasues,nepermjet figurave te kundevena ne tema sa interesante dhe aq njerezore.Mund te themi se poezia e tij kap nivelet me te larta te poezise europiane dhe boterore.
    Urime per krijime te reja. Xhemal Gora Kleveland. SH B A

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga Xhemal Gora Lexo Postimin
    Maku Pone eshte nje poet moderrn, muza dhe frymezimi i tij harrijne kulme te pjekurise filosofike nepermjet nje narracioni sa te qete e terheqes, aq te rrembyer e befasues,nepermjet figurave te kundevena ne tema sa interesante dhe aq njerezore.Mund te themi se poezia e tij kap nivelet me te larta te poezise europiane dhe boterore.
    Urime per krijime te reja. Xhemal Gora Kleveland. SH B A
    Poeti dhe miku Xhemal Gora !
    Jam perkrah me mikun tend dhe mesuesin tim Maku Pone.
    Ju falenderon per komentin dhe vleresimin tuaj akademik.
    Ju urojme shendet dhe muze.
    Edhe pse te kemi larg gjeografikisht, perseri emri, krijimtaria dhe presenca juaj eshte tek ne permes vargjeve dhe prozes bashkekohore moderne "Gjenerali i dy mbretereshave"
    me respekt nga Fieri, Maku dhe Genti

  16. #36

    Nga Andi Meēaj, Vlorė

    DISA MENDIME PĖR POEZINĖ E MAKU PONES
    (rreth vėllimeve poetike: “qiparisat e muzgut”, “muzikė dimri”, “njė kafe me gurin”, 2009,
    botim i financuar nga Kryetari i Bashkisė sė Fierit, z.Baftjar Zeqaj.)


    1. (sol lucet omnibus*)

    Nė vėllimet poetike “qiparisat e muzgut”, “muzikė dimri”, “njė kafe me gurin”, 2008, tė Maku Pones ėshtė edhe poezia “Anijet prej letre”:

    Kolombi, Magelani, Amerigo Vespuēi
    tė gjithė ndoshta
    me nga njė anije prej letre
    e nisėn udhėtimin e tyre nė fėmijėri,
    sė pari pėr tė gjetur ku ishin
    detet e pafundme tė Fantazisė.
    Zbulimet e botėve, tė gjitha me pikėnisje
    nga ato anijet prej letre,
    qė i gjen a s’i gjen nė ndonjė enciklopedi
    ku pėrjetėsohen gjėrat e mėdha
    me tė cilat merren burra e pleq me mjekėr
    e ku formulat enigmatike janė gremēa
    ku ngulen emrat dhe lavdia.

    Mirėpo, si mund tė vesh tek pushtimi i botės
    pa ato varka prej letre,
    pa atė fantazi qė ia kanė zilinė librat nė etazherė,
    laboratorėt zhurmėmėdhenj
    madje dhe ky folėsi nga podi i Alfred Nobelit?

    Poeti Maku Pone ėshtė njė emėr i njohur nė poezinė shqipe. Ai e ka nisur rrugėtimin poetik qysh nė vitet 50’ tė shekullit tė XX e vazhdon me arritje e hap tė ri edhe nė kėtė fillim mijėvjeēari e shekulli tė XXI.
    M.Pone e ka pėrballuar me sukses provėn e vėshtirė tė ndryshimeve estetike, ai nuk ngeci “nė baltė”, si shumė poetė tė gjeneratės tė tij qė me rėnien e sistemit nuk mundėn ta pėrballojnė konceptin e ri pėr botėn, pa kufizimet e ndalimet e tmerrshme qė i dimė tė gjithė. Dhe kjo dėshmon se artisti i vėrtetė mund tė mbijetojė me artin e tij edhe mes gjembave me tela e kėrbaēit, por edhe jashtė tyre nė lirinė aq tė shumėpritur, por qė atij qė nuk ėshtė artist i rri ngushtė si kollare, njė kollare qė tė zė frymėn.
    Nė poezinė “Anijet prej letre”, shkėputur nga vėllimi: “Njė kafe me gurin”, Maku Pone duke u bazuar nė detajin e anijeve prej letre qė tė gjithė kemi lozur nė fėmijėri duke i hedhur e lundruar nė ujėra, na zbulon simbolikėn e jetės, se pa qenė fėmijė kureshtar e me fantazi tė harlisur, nuk mund tė bėhesh kushi apo dikushi qė bėn gjėra tė mėdha kur rritesh...
    M.Pone i vendos tre nga eksploratorėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, Kolombin, Magelanin dhe Amerigo Vespuēin, nė atė kohė tė largėt e tė bukur, nė vegjėlinė e tyre duke luajtur me anijet prej letre, duke i lundruar ato me imagjinatėn e tyre, tė zbulojnė botė tė reja, tė shohin kafshė e njerėz tė ndryshėm, peisazhe mahnitėse, dete e oqeane tė pafundme dhe tė zbarkojnė diku, atje nė diku ku i shpie ajo fantazia e tyre, aq e ngjeshur dhe diellrrezėllitėse e fėmijėrisė. Edhe pse kėto ėndrra e lodra nuk futen nėpėr enciklopedira apo libra shumėfletėsh, nėpėr muzera, tė shkruhen gazetave e revistave apo tė trumbetohen nėpėr podiume a fjalime, prapėseprapė ato ruhen thellė nė shpirt dhe pėrēohen nė jetėn “e rritur” nga njerėzit qė kanė pasur fėmijėri, qė kanė qenė kurreshtar pėr botėn, qė u kanė hipur me mendjen atyre anijeve dhe i kanė lundruar deteve e oqeanėve tė fantazisė pėr tė zbarkuar tek “e reja”, tek ajo qė nuk njihet e cila mund tė tė mbushė me diell, por edhe mund tė tė mbushė me bisha tė egra, pse jo...
    M.Pone na rrėfen me anė tė kėsaj poezie antologjike se brenda njė njeriu “tė madh” gjendet gjithnjė njė fėmijė ėndėrharlisur qė dikur, diku ka nisur anijet e tij tė shumta prej letre, drejt vendeve e botėve tė reja pėr tė zbuluar se atje te diku paskėsh diē tė ndryshme, paskėsh tokė tjetėr, paskėsh njerėz e pemė, paskėsh kafshė shumėngjyrėshe e mbi tė gjitha na shpalos madhėshtinė e fėmijėrisė qė si njė eksplorator qė frikė s’njeh, lundron nė botė hipur mbi “kureshtjen”, anijen mė sypatrembur tė njerėzimit.

    2. (habent sua fata libelli**)

    Ndėr poezitė e shumta tė bukura tė kėtyre tre librave mund tė pėrmend disa: TRARI (Me atė rilindje nga vdekja si Sfinksi nga hiri: Do t’i shkul tė gjitha gozhdėt, /do t’i mbath tė gjitha plagėt, /pak bar i magjishėm /do tė mė mjaftojė pėr tė shėruar ēdo gjurmė /kalbėsire dhe hidhėsire, do ta bėj krejt tė ri /si atėherė kur lind nga druri /kėtė tra... /); GJUMI YT (Me atė pėrleshjen homerike gjerė nė ėndrra pėr njeriun e dashur: .../por unė po hyj nė gjumin tėnd... /i armatosur gjer nė dhembė. /); ZĖRI I GRUAS (Me atė pėrmallimin aq mallėngjyes pėr zėrin e gruas sė ikur: .../Se fundja magjia e atij zėri /ka mbajtur gjallė nė kėmbė /mua dhe juve /qė tė mos shembemi o mure. /); ME QIRINJTĖ E MI (Me atė metaforė Kavafiane tė qirinjve qė simbolizojnė ditėt e mbetura tė jetės qė shuhen nė vetmi: Tani kam mbetur me qirinjtė e mi, /askush s’ka ndėrmend tė shtojė tė tjerė /dhe t’u zgjasė dhe ca jetėn /qirinjve nė tė fikur. /); E QESHURA (Me atė qeshje qė s’ka frikė nga asgjė e qė rregullon botėn: .../Atėherė qesh. /Botėn sa ėshtė ta rrėkėllejmė... /); PLAKAT E MĖHALLĖS (Me atė pritje tė plakave nė qoshk tė rrugės pėr burrat e tyre si Penelopa tė njė kohe tjetėr: .../Dhe nėnė Sena, nėnė Gjena, nėnė Hatixheja /nė qoshk tė rrugės kishin dalė /pėr tė pritur burrat e tyre nga larg /qė ktheheshin veēse njė herė nė vit /me bliret, /qė andej nga s’kthehet kush /e qė e dinin veēse ato tė tria /atė rrugė. /); VIZATIM FĖMIJĖSH (Me atė vizatim aq tė pafajshėm tė fėmijėrisė: Ē’dimėr /mendjemadh /me trille, /bėja, bėja hundėn vėllaēko /pak mė tė gjatė, /ja sa njė qiparis /se unė zemrėn po ia bėj tė zezė /se nuk dashka tė iki /s’dashka tė na sjellė pranverė. /); BOTA (Me atė frikėn pėr jetėn qė po shuhet: .../ec e gjeje me cilėn do tė ikėsh /nga kėto gjysma arre /pėr te xha Karonti kobzi. /); FTONJTĖ E GJYSHES (Me atė pėrmallim pėr gjyshen dhe ditėt e arta tė vogėlisė: .../Gjyshja s’ėshtė por janė ftonjtė /nė sėnduk qė dimėrojnė /e erėmojnė dhomė mė dhomė. /); TĖ VRITEN QENTĖ (Me atė ironi e keqardhje tė thellė pėr vrasjen e qenve tė rrugės: Mė nė fund u gjet zgjidhja: /tė vriten, tė pushkatohen qentė /se /a mundet tė jetė modern /njė qytet i kėtillė /me qen? /); SENDE (Me atė sendshpirtėzim aq domethėnės tė sendeve: Sende /tė braktisura nė rėrė. /Sandale me nga njė sy tė verbėr /dhe tė mbetura pa kėmbė. /Njė krehėr /mbushet dhe zbrazet nga era... /); LOJĖ NĖ MUZG (Me atė lojė tė frikshme tė ēiftit, gati horror: .../Po sikur thika tė zhvendosej /nga pema /nė mish tė saj /po aq lehtėsisht /po aq mizorisht /si tė ish njė lojė nė muzg /me hėnėn e bardhė? /); KJO GRUA (Me atė reminishencėn aq emocionuese e tė gjallė: .../kjo zonjė me ecje ende prej sorkadheje, /qė mė bėn tė mos e kthej kokėn pas /por ta shoh ashtu siē ėshtė, /a thua si dyzet vjet mė parė... /); HISTORI (Me atė histori “tė egėr” por me aq detaje tė dashura: Unė e vrava nė gjumė. Flinte, /si i thonė, si njė qengj pirės. /S’lėvizte asnjė fije qepalle. /Madje betohem se do t’i kem thėnė ndonjė ninullė, /se pashė si u fashit, /si vari kryet /e u kumbis nė gjumė. /); GJETHET E VJESHTĖS (Me atė detaj tė gjethes si urė lidhėse mes tij (autorit) e Orhan Veliut (poetit tė shquar turk): .../kisha qejf tė mblidhja gjethet e mbrame tė njė rrapi /e tė luaja me to me shokėt, /por me vajzat sidomos, /t’ua hidhja nėpėr flokė... / dhe mė poshtė vijon poezia e M. Pones: .../vdiste nė Stamboll poeti Orhan Veli /tė cilit, siē mėsova mė vonė /i pėlqenin po aq gjethet e vjeshtės /nė fėmijėri /dhe veēanėrisht nė djalėri /pėr tė luajtur me to me tė dashurėn /duke e mbuluar ndėrkohė /me tė puthurat e tij. /) e shumė poezi tė tjera, por s’duhet shuar kureshtja e lexuesit poezidashės.

    3. (plaudite, cives***)

    Kėto libra poetikė pėrbėjnė njė pjesė tė vogėl tė veprės poetike tė poetit tė njohur Maku Pone. Maku Pone ėshtė njė poet lirik me nota dramatike, karakteristikė thelbėsore e kėtij poeti ėshtė se ai lėndėn poetike e fillon nga njė detaj i thjeshtė i pėrditshmėrisė, duke nxjerrė pėrfundime qė arrijnė nė pėrgjithėsime aq tė domosdoshme pėr artin e vėrtetė qė tė mund tė udhėtojė nė kohė dhe tė arrijė edhe nė brezat qė vijnė.
    M.Pone ėshtė njė poet qė me arritjet dhe cilėsinė e vargut tė tij nuk thėrret, nuk bėzan, as ulėret nėpėr programe TV, gazeta, revista, podiume boshe, as nė rrugė, kafene, apo promovime tė pakuptimta bejtexhinjsh, por ai me tepėr modesti, me tepėr mund e djersė intelektuale e njerėzore ka zėnė qoshkun e tij mes mė tė mirėve tė poetizimit shqip. Kėto libra dėshmojnė se poeti Pone ka krijuar personalitetin e vet ashtu siē u ka hije artistėve tė vėrtetė qė u mjafton “rehatia” e kėndit tė tyre artistik dhe jo “drita e rreme” e prozhektorėve apo bliceve false tė kamerave e aparateve fotografik tė “emėrfryrjes”, qė shpesh janė tė blera me miliona apo me klane e klika miqsh.
    Ai tregon me thjeshtėsi dhe me detajet e tij aq tė spikatura gjithė dramacitetin dhe bukurinė e jetės njerėzore, pa tone tė larta, pa kėrcitje, me njė lirizėm meditativ, herė herė filozofok, herė herė me emocione tė forta aq sa tė marrin frymėn me imazhet dhe ndjenjat qė pėrcjellin. Njė thėnie e bukur latine thotė se: librat kanė fatin e tyre...
    Po, librat kanė fatin e tyre, sigurisht ato mund tė jetojnė shumė mė tepėr edhe se vetė libėrshkruesi i tyre dhe unė jam i bindur se kėto tre libra tė M.Pones do tė jetojnė gjatė nė kohė. Maku Pone ndėrton imazhe, sendshpirtėzon sendet, rrėfen historira “tė vockla” pėrditshmėrie, ravijėzon dashurinė, shpirtin, pritjen, largimin, mallin, lotin, shtėpinė. Por mbi tė gjitha di tė tė mbėrthejė apo tė tė gozhdojė me sytė ngulur mbi vargjet e tij mbreslėnės aq sa edhe koha tė duket e tepėrt dhe tė shqetėson. Kėtu ku ka mbėrritur ky autor i njohur i poezisė shqipe mund tė themi me bindje se e ka arritur synimin e tij, por jo, nuk do t’ia mbyllim me kėtė thėnie atė portė tė bekuar nga ku i rrjedh krijimtaria, nxjerrė nga shpirti i tij aq i kulluar e fisnik.
    Le t’i urojmė krijimtari e muzė tė gjatė, duke ngelur gjithmonė “tė uritur” pėr libra tė tjerė qė do tė trokasin nė tė ardhmen dyerve tona.

    Andi Meēaj
    17/12/2011
    ------------------------------------------------------------------
    sol lucet omnibus* - (lat. dielli ndriēon pėr tė gjithė.)
    habent sua fata libelli** - (lat. librat kanė fatin e tyre.)
    plaudite, cives*** - (lat. duartrokitni qytetarė.)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •