Prishtinë, sulmohet shtëpia e kryeministrit Hashim Thaci, plagoset një agresor
PRISHTINE-Shtëpia e kryeministrit kosovar Hashim Thaci është sulmuar mbrëmë vonë nga disa persona të armatosur. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani konfirmon ngjarjen në një intervistë për tv. NEWS 24. Sipas tij sulmi ka ndodhur rreth orës 23. 15 minuta ne lagjen "Arbëria" në Prishtinë. Mësohet se në momentin e sulmit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja dhe djali i kryeministrit, ndërsa vetë Hashim Thaci ndodhej jashtë Kosovës për një vizitë private. Sipas policisë kosovare forcat e sigurisë së kryeministrit Hashim Thaci kanë vënë re një person të dyshuar në tarracën e banesës dy katëshe të kryeministrit kosovar në përpjekje për t’u futur brenda në banesë. Pas paralajmërimit truprojat kanë qëlluar ne drejtim të personit i cili i është kundërpërgjigjur po me armë zjarri. Dyshohet se në sulmin ndaj banesës së Thacit kanë marrë pjesë më shumë se një person. Menjëherë pas kësaj personat janë larguar në drejtim të paditur. Sipas të dhënave paraprake tw bazuara nw provat e mbledhura nga vendi i ngjarjes dyshohet se nga shkëmbimi me armë zjarri një nga sulmuesit është plagosur. Ende nuk dihen se sa persona kanë marrë pjesë në këtë sulm. Shërbimi policor i Kosovës ka mbledhur provat materiale në vendin e ngjarjes ndërsa po heton për motivet dhe autorët. Policia ka ngritur postblloqe ndërsa ka nisur kontrollin nëpër spitale dhe klinika ku dyshohet se mund të shkojë për mjekim njëri nga sulmuesit e shtëpisë së Thacit, i cili është plagosur
Krijoni Kontakt