Personi i arrestuar quhet (Fazli Sejdiu i lindur ne Banje te Siarines 19 vjeqar) por tash e disa vjet ka jetuar ne barakat e Ramiz Sadikut ne Qender te Prishtines
Personi i arrestuar quhet (Fazli Sejdiu i lindur ne Banje te Siarines 19 vjeqar) por tash e disa vjet ka jetuar ne barakat e Ramiz Sadikut ne Qender te Prishtines
Lexoje edhe njihere ate Brarin tuaj dhe lexo se qka shkruajte ti.
A e degjove deklaraten e Thaqit ,kur e pyeten se ne kene dyshon,ai tha:
"Nuk prejudikoj ne askend ,por ia u la organeve te drejtesise qe te merren me kete rast.Institucionet e Kosoves,jeta e qytetareve dhe prona e tyre jane te paprekshme".
Ti shume thjeshte thua se ishte nji djalosh fatkeq narkoman dhe asgje me teper.
Ky rast ,do te ndriqohet ,do te vertetohet se a ishte vetem,a e ka paguar ndokush qe te tentoj te hyj ne shtepine e kryeministrit,sepse narkomanet jane te varur nga droga dhe iu duhen parate.
Ti qaj dhe qesh me veteveten bashke me Brarin,por ne Republiken e Kosoves qeverisin dy partite ma te medha PDKDK,te cilat kane votat e popullit dhe ndihmohen nga 2200 police dhe gjyqtar te europes.
Ne Republiken e Kosoves do te kete stabilitet,siguri dhe barazi qytetare .
prit mer sali brari, se nuk po te pyet kush per pajatat e lugatat ...
kerkon me e trete vemendjen tjeterkund ...
me mafiozlliqet qe ti nxorri NYT e Corriere, nuk jane te gjitha ... ket edhe te tjera pislliqe katran ...
deshte me vu dore edhe ne Kosove, atje ti shkurtuan ...
tek ti o mavri jane fijet e kriminalitetit shteteror ne Shqiperi ...
shko jep nje interviste te ndonji gazete greke nashi, se gejxh po te kerkon restin ...
Mund te fshiet gabim ne shkrim.
niemand
Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 08-06-2008 më 18:54
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
A eshte ky Thaci personi qe krahines shqiptare te Kosoves i vurri disa rroba banjo per flamur.
Ti ,brari nuk meriton pergjegje.Lexoje se qka shkruan ti dhe lexoje se qka kam shkrua une.Ti vetem shpifje dhe sharje dine me ba ne kete forum dhe ate me nofke.
Ti nuk ke turp qe ti shash dhe te shpifesh per komandantet e UCK-es,per at qe ia
i zbardhen fytyren shqiptarise dhe dhane edhe jeten per lirine e shqiptareve.
Ti do te duhej te largohesh nga ky forum per fyerje,qe iu bane anetareve te forumit dhe ne kete rast mua.Une mendoj se ne kete forum ka rregulla se si duhet te silleni ,perndryshe tipat si ti ia ulin vleren forumit shqiptar dhe duhet te largohen nga ky forum.
Wednesday, April 16, 2008
Ushtari i panjohur
Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi
Jam nje shqiptar qe perpiqem te kontriboje ne perparimin e ceshtes tone , ashtu thjesht si shumica qe punojne, djersiten, vriten, gjymtohen per te miren e Atdheut, pa u vene re nga fanfarat e shtypit dhe televizionit. Jam nje prej shumices,per te cilet ngrihet nje monument i perbashket ku shkruhet; "Ushtarit te panjohur qe sakrifikoi jeten per te miren e Atdheut." Une qellova te jem nje shqiptar prej Shqiperise londineze, por nuk ka rendesi sepse si Kosova dhe Shqiperia londineze jane Shqiperi.
Te nderuar, Thaci, Rexhepi, Sejdiu!
Shqetesimi im eshte moskujdesja dhe denigrimi i simboleve tona kombetare. Simbole per te cilat punojme dhe luftojme pasi duam te mbesim dhe vdesim si shqiptar dhe te bashkuar.
Natyrisht juve nuk munde te jeni pergjegjes per likujdimin e zotit Ukshin Hoti, pasi ne librin e tij "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe u ndalua te qarkullonte ne Shqiperi nga ish presidenti zoti Sali Berisha, atje kuptohet qarte qe LDK-ja e zotit Ibrahim Rugova eshte pergjegjse per persekutimin e tij. Pasiviteti i Qeverise se Kosoves per zbardhjen e fatit te zotit Uksin Hoti eshte shume deshperues. Zoti Ukshin Hoti nuk eshte thjeshte nje viktim qe ashtu si gjithe viktimat e tjera kerkohet nje varrim dinjitoz, por ai tashme eshte nje simbol kombetar dhe perpjekjet e Qeverise se Kosoves duhet te jene me te medha per ti dhene pergjigje shqiptareve se c'fare u be me simbolin e tyre. Zoti Ukshin Hoti nuk i takon me as vetes se tij dhe as familjes, ai nuk i takon as vetem Kosoves por gjithe trojeve shqiptare, sikurse edhe Aristidh Kola.
Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!
Pritja qe ju be Ramush Haradinajt nga populli ne Kosove eshte domethenese dhe shpresedhenese dhe askush nuk ju akuzon se ishit juve qe e cuat me pa te drejte (sic u provua) ne gjyqin e Hges, por pasiviteti i Qeverise se Kosoves per ti ardhe ne ndihme dhe hedhur drite mbi pafajsine, mbi kete simbol te sakrifices dhe rezisteneces shqiptare kundra serbeve eshte i pashpjegueshem.
Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!
Eshte e drejta juaj si e drejte e cdo shqiptari kudo qe ndodhet qe te kerkoni pse-ne e ndryshimit te stemes (shqiponjes) se Kryeministris se Shqiperise londoineze. Ashtu sic eshte e drejta e cdo shqiptari te pyes se si ka mundesi qe juve tre veta vendoset per simbolet shteterore te shqiptareve, ku nuk bie aspak ere shqiptarizem. Perdorimi dinak diten e persekutimit te flamurit shqiptar te nje simboli tjeter ( Adem Jasharit) eshte nje mekat kombetar. Juve ate dite genjyet edhe te gjallit edhe te vdekurit. Juve ate dite i thate Baces Adem se ajo pune u kry. C'ka nuk eshte e vertet sepse pothuaj asgje nuk eshte kry, por ndoshta ja ka nise me u kry.
Ngjarjet e diteve te fundit ne zonat me popullate me te madhe serbe po qesin genjeshtren ne drite. Atje UMNIK do te lejoje te mbahen zgjedhje serbe cka hedhe drite dhe tregon kembet e shkrurtra te pavarsise se genjeshter te trumbetur nga ju.
Juve na keni borxh te verteten.
Sinqerisht,
Ushtari i panjohur
Mir bre Brari a je shqiptar se ne qoft se nuk je shqiptar gabim je ne Forumin Shqiptar se ketu bisedojn vetem shqiptaret e jo ata si ti qe sjen shqiptar skan shka lypin ketu se e dim urrejtjen e tyre kunder shqiptarve,
PSu moderator te nderuar kesi antar duhen te largohen nga forumi se nuk jan shqiptar.
URIME FITOREN PDK
Nuk besoj se ka qenë i paguar nga dikush ky 19 vjeqari narkoman. Së pari nuk dërgohet narkomani të vras kryeministrin por ndonjë prifesionalist që edhe e përfundon detyrën e dhënë deri në fund. Së dyti bëhet plani dhe atëherë shihet se kryeministri shumë më lehtë vritet në ambient të hapur se sa ti futesh në shtëpi e ta kërkosh nepër dhoma duke u përleshur me sigurimin, dhe së fundi ai për tu vrarë duhet të jetë aty, gjë që nuk ishte rasti i kryeminstrit tonë. $
Narkomani i plagosur është denoncuar nga babai i tij ditën e nesërme të ngjarjes.
Ndoshta ai edhe nuk do ta kishte denoncuar fare, por shërimi i plagës do të duhej bërë në spital e që do të lajmërohej në polici menjëherë nga doktorët kështu që ai e ka menduar si një lehtësim për të birin që ta lajmëroj vetë në polici.
Sa te verber qe jemi!Apo vetem behemi si te verber!Po si ore nuk shifni me larg se hunda u fute per vjedhje apo per vrasje kjo me se paku eshte puna jon,kryesorja eshte qe nuk ndodhi vrasje,ku ishte Kryeministri ajo eshte pune e tij, po para syve tone ne Mitrovice formohet parlamenti serb e askujt nuk po i pengon si duket.Ktu shifet sa kemi kompetenca se po te ishin kompetencat e duhura te nje shteti kjo nuk do te ndodhte dmth. ne akuzojm Z.Thaqin ,Sejdiun e dreqin e te birin kur ata nuk kan gje ne dore.Nese ju kujtohet kur deputetet shpallen kushtetuten e Kaqanikut,pas pak kohe u dasht te gjithe te ikin dhe ata qe u zun u mbajten ne nje lloj arresti apo si ishte se vetem nga leximet se nuk mbaj mend mire(vertet isha e re atehere ).Ne qe ne fillim e kemi dijt qe eshte nje pavaresi e kushtezuar,sepse ne se pari nuk kemi forcen mbrojtese(Ushtrin)por shpresojm qe se shpejti do realizohet edhe kjo e ti rrekemi punes e leni kto fyerje e sharje te panevojshme ne keto qaste vendimtare.Dhasht zoti e kurr me vrasje mos te kete!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Shume zhurme per asgje......
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Askush nuk mund të na ndalë në prioritet tona për të mirë të vendit, deklaroi kryeministri Thaçi, pas takimit me presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e Kuvendit, z. Jakup Krasniqi
Prishtinë, 09 qershor 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e Kuvendit, z. Jakup Krasniqi, në një konferencë shtypi deklaroi se është diskutuar për thirrjen e një seancë të veçantë të Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen dhe aprovimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës, për manifestimin e Lidhjes së Prizrenit dhe përgatitjet për 15 qershorin, kur hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaçi tha se që nga shpallja e pavarësisë, siç kemi qenë edhe më herët në Ekipin e Unitetit, edhe më tutje do të punojmë me këmbëngulësinë më të madhe, që të krijojmë një ambient të qetë, ambient i cili dërgon mesazhet më të mira për botën se në Kosovë po ngadhënjen pavarësia, po ndërtohet demokracia, po funksionojnë institucionet demokratike, po funksionon ligji dhe natyrisht beteja kundër së keqes do të vazhdojë. Por, por në të njëjtën kohë sulmuesit e pavarësisë së Kosovës dhe institucioneve të saj, të familjeve tona, do të ballafaqohen me ligjin, por edhe do të ndëshkohen nga vullneti i popullit.
“Investimi im gjithmonë ka qenë për qetësi, stabilitet, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Unë në Kosovën e pavarur nuk dua të shoh frikë, panik, shqetësim, në asnjë familje në Kosovë dhe as në familjen time, prandaj, ndihem i përgjegjshëm, sepse gjithmonë i kam shërbyer, gjithë jetën, vendit tim dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë z. Thaçi , duke ftuar edhe njëherë për unitet politik dhe qytetar.
Z. Thaçi me këtë rast ka përgëzuar Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK) për punën e bërë për kapjen e njërit prej atyre që kanë pretenduar për të sulmuar familjen e tij, por edhe sulmin ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. “ Prandaj do të kujdesem që çdo familje në Kosovë të ketë siguri, paqe, të ketë një jetë të sigurt dhe të jetë krenare për të jetuar në Kosovën e pavarur. Askush nuk mund të destabilizojë rendin dhe askush nuk mund të na ndalë në prioritet tona për të mirë të vendit dhe qytetarëve si institucione të Republikës së Kosovës” tha kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Turp të ndodhin këto gjëra në Kosovë, si me qënë në Irak, me atentate. Shumë dakort me vagabondo_nyc më sipër, vetëm të keqija sjellin këto lajme.
Kush k4r1n e ka prishur postimin tim apo nuk ju pelqente,SE E VERTETA DEL NE SHESH.
Pritni dhe pak gjithçka te del ne shesh.
Brari e ka merituar një birrë të madhe e të ftohtë në këtë vapë vere sepse ia qëlloi menjëherë se në pyetje duhet të jetë ndonjë hajn i zakonshëm....., e njëmend ku ishte kryeministri për vizitë (private apo zyrtare) jashtë vendit? Apo mos është kjo ndonjë sekret? Pse nuk u tregua?
të gjitha me masë!
a bre ti tal Aga shum po munohesh me diten edhe ti te rënda jan keto sene per tye se skie kaqik me i que ketu.
URIME FITOREN PDK
Hetohen edhe tre pesrona lidhur me sulmin ndaj shtëpisë së Thaçit
Prishtinë, 31 korrik - Në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë është bërë një kallëzim penal ndaj 3 personave lidhur me sulmin në shtëpinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, Osman Kryeziu i ka thënë Kohavisionit se ngritja e kallëzimit penal nga ana e hetuesve të policisë është bërë ndaj O. Prelvukaj, K. dhe A. Gecit. Këta dy të fundit janë vëllezër dhe djem të një ish bashkëpunëtori të ngushtë të Thaçit gjatë kohës së luftës. Personat e lartcekur dyshohen të kenë pasur shoqëri dhe t'i kenë ofruar ndihmë shëndetësore Fazli Sejdiut, ndaj të cilit është ngritur aktakuza për tentim vrasje në tentativë dhe armë mbajtje pa leje nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Kryeprokurori Kryeziu thotë se këta të tre dyshohet që pas tentimit të Fazli Sejdiut të hyjë në shtëpinë e kryeministrit Hashim Thaçi, i kanë ofruar ndihmë për t'i mjekuar plagët, të cilat i kishte marrë në vendin e ngjarjes nga rojat e kryeministrit. Po ashtu 3 personat dyshohen t'i kenë ofruar Sejdiut ndihmë që të arratisej nga vendi i ngjarjes, pasi që Sejdiu i kishte kontaktuar me telefon të dyshimit, duke iu kërkuar ndihmë.
QIK
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
era vishinsk e enver po vjen.. ne kte fabrikim..
te shohim ku do dali kryeziu i thaqit.. me porosi te kupit te qoses..
mbas ca ditesh do thone..
kompllot i ldk-se kunder thaqit..
Krijoni Kontakt