KREU III

PUSHTIMI OSMAN. PĖRHAPJA E FESĖ ISLAME NE TOKAT SHQIPTARE.
(SHEK. XV - XIX)

Depėrtimi i islamit nė tokat shqiptare
Vendosja e sundimit osman nė tokat shqiptare u shoqėrua me ndryshime tė thella jo vetėm nė fushat politike, shoqėrore dhe ekonomike, por edhe nė strukturėn fetare tė popullsisė. Pėrkatėsia e krishterė e shqiptarėve (pjesėrisht nė ritin ortodoks dhe pjesėrisht nė atė katolik) filloi tė cenohej nė dobi tė pėrhapjes sė islamit, fe zyrtare e shtetit osman. Kontaktet e shqiptarėve me fenė islame janė mė tė hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, pėrderisa qė nė kohėt paraosmane kėto toka janė shkelur herė pas here nga tregtarė, forca ushtarake apo pėrfaqėsues tė tjerė tė botės orientale-islamike. Megjithatė, fillimet e islamizimit tė popullsisė shqiptare nė trajtėn e njė procesi historik, kohėsisht janė tė lidhura me fillimet e vendosjes sė sundimit osman nė Shqipėri.
Pjesa e sipėrme e piramidės shoqėrore, fisnikėria shqiptare, ishte e para qė provoi dukurinė e kalimit nė islamizėm. Qė nga gjysma e dytė e shek. XIV, kur inkursionet osmane drejt Ballkanit dhe Shqipėrisė sa vinin e dendėsoheshin, princat shqiptarė u shtrėnguan, kush mė herėt e kush mė vonė, tė pranonin suzerenitetin e sulltanit dhe, si vasalė tė tij, tė dėrgonin djemtė e vet si pengje pranė oborrit osman. Kėtu, pasi ktheheshin nė myslimanė dhe merrnin edukatėn pėrkatėse, ata ngarkoheshin me shėrbime tė caktuara ushtarake e civile, duke arritur nė shumė raste edhe nė funksione tė larta, si sanxhakbejlerė, subashė etj. Ndėr pinjollėt e islamizuar tė familjeve feudale shqiptare tė dėrguar pranė oborrit tė sulltanit si iēoglanė ishin edhe Gjergj Kastrioti (i islamizuar me emrin Skėnder), njė nga djemtė e Gjon Kastriotit, Jakup Beu, i biri i Teodor Muzakės (nė fund tė viteve 30 tė shek. XV qeveritar i Sanxhakut Shqiptar), i vėllai, Kasem Pasha, njė nga komandantėt mė tė shquar tė Muratit II dhe tė Mehmetit II; dy djemtė e Gjin Zenebishit (njėri prej tyre, i quajtur Hasan Beu, nė vitin 1455 mbante funksionin e subashit tė Tetovės) etj. Islamizimi i njė pjese tė elitės feudale shqiptare qė nė dhjetėvjeēarėt e parė tė sundimit osman formoi kėshtu kontingjentin fillestar tė popullsisė sė islamizuar shqiptare.
Dinamika e procesit tė islamizimit nė hapėsirėn shqiptare u pėrshpejtua me vendosjen pas vitit 1402 tė njė detyrimi tė veēantė tė quajtur devshirme. Sipas kėtij detyrimi, familjet e krishtera tė vendeve nėn sundimin osman, periodikisht duhet tė jepnin djem (devshirė) pėr tė mbushur repartet e jeniēerėve (axhemiogllanė) ose pėr nevoja tė tjera tė pallatit sulltanor (iēogllanė).
Shqipėria ishte njė ndėr vendet e pushtuara, ku detyrimi i devshirmesė u zbatua me rigorozitetin mė tė madh. Detyra e mbledhjes sė djemve tė krishterė dhe e dėrgimit tė tyre nė Stamboll i ngarkohej njėrit prej funksionarėve tė korpusit tė jeniēerėve, i cili, i pajisur me ferman tė sulltanit dhe i shoqėruar edhe nga njė sekretar, shkonte nė tė gjitha krahinat, tė cilat fermani nė fjalė i ngarkonte me detyrimin e devshirmesė. Nė bashkėpunim me kryepleqtė (koxhabashėt) i dėrguari i Stambollit mblidhte kryefamiljarėt e ēdo fshati dhe u kėrkonte tė sillnin pranė tij tė gjithė djemtė e moshės 12-15 vjeē. Mes kėtyre djemve zgjidheshin mė tė mirėt pėrsa i pėrket paraqitjes fizike dhe aftėsisė pėr tė pėrballuar sakrificat. Zakonisht merrej njė djalė pėr ēdo familje tė krishterė, qoftė kur familjet kishin disa, qoftė kur kishin edhe njė djalė tė vetėm. Djemtė e pėrzgjedhur, pasi visheshin me njė livre cohe tė gjatė deri nė tokė dhe u vendosej njė kėsulė me pupėl nė kokė, dėrgoheshin nė kryeqytetin e perandorisė. Ditėn qė arrinin kėtu, shpėrndaheshin dy nga dy nėpėr familjet e atjeshme dhe pastaj, tė prirė prej agait (komandantit) tė jeniēerėve, kalonin pėr shikim pėrpara sulltanit, i cili mė tė pėrshtatshmit i mbante nė sarajet e veta, ndėrsa njė pjesė tjetėr ua kalonte pėr stėrvitje instruktorėve tė posaēėm. Teprica u jepej familjeve osmane nė Rumeli dhe Anadoll, ku mėsonin turqishten, kryenin punė tė ndryshme bujqėsore etj. Edhe kėta tė fundit, sipas nevojave tė pallatit tė sulltanit dhe tė korpusit tė jeniēerėve, nėse kishin mėsuar mirė gjuhėn, brenda 2-3 vjetėsh mund tė merreshin nga familjet pėr t’u pėrfshirė me shėrbim pranė institucioneve tė mėsipėrme.
Njė sasi jo e vogėl djemsh nga familjet e krishtera, pasi ktheheshin nė myslimanė, dėrgoheshin me shėrbim edhe pranė pallateve tė sanxhakbejlerėve ose bejlerbejlerėve. Kėta tė fundit quheshin gulamė dhe shfaqen dendur nė defterėt osmanė tė shek. XV si zotėrues timaresh.
Praktika e devshirmesė, e cila vijoi deri nga fundi i shek. XVII, luajti rolin kryesor nė krijimin e shtresės ushtarake shqiptare si pjesė pėrbėrėse e klasės ushtarake osmane. Elementėt e islamizuar nga trevat shqiptare, tė cilėt u edukuan pranė pallatit sulltanor ose pranė sarajeve tė qeveritarėve osmanė tė provincave, pėrgjithėsisht, ose mbushėn korpusin e jeniēerėve (ushtrisė osmane), ose formuan aparatin qeverisės tė shtetit osman nė Shqipėri. Duke qenė e inkuadruar nė hierarkinė osmane, kjo pjesė e popullsisė shqiptare u bė zotėruese e timareve, zeameteve dhe haseve, dhe luajti kėshtu njė rol tė madh pėr shtrirjen e islamizmit edhe nė pjesėn tjetėr tė popullsisė.
Njė pjesė e fisnikėrisė shqiptare deri nė fillimet e shek. XVI mundi ta ruante identitetin e vet fetar tė krishterė, edhe pse ishte zotėruese e timareve. Zotėruesit e krishterė tė timareve tė quajtur ndryshe “timariotė tė krishterė” ekzistuan vetėm pėrkohėsisht si kategori shoqėrore. Lejimi i ekzistencės sė pėrkohshme tė timariotėve tė krishterė nga ana e shtetit osman ishte jo vetėm shenjė e demonstrimit tė njė farė tolerance fetare, por edhe njė rrugė pėr integrimin gradual nė sistemin e timarit tė kėsaj kategorie shoqėrore, me qėllim islamizimin dhe osmanizimin e ardhshėm tė saj. Burimet dokumentare tė shek. XV shėnojnė mjaft raste tė kalimit tė timareve nga duart e timariotėve tė krishterė nė zotėrim tė pasardhėsve tė tyre tė islamizuar.
Timariorėt e krishterė formonin njė pakicė nė krahasim me timariotėt shqiptarė tė islamizuar. Kjo duket qartė jo vetėm nė sasinė e timareve qė zotėronin, por edhe nė sasinė e taksave qė ata merrnin nga kėto timare. Kėshtu, p.sh., nė Sanxhakun Shqiptar, nė vitet 1431-1432, nga 335 timare qė numėroheshin gjithsej, vetėm 56 syresh u pėrkisnin zotėruesve tė krishterė, ndėrsa nga 107 zotėrues timaresh tė regjistruar mė 1485 nė sanxhakun e Shkodrės, vetėm 16 syresh ishin tė krishterė. Megjithatė, kishte krahina ku gjatė shek. XV numri i timariotėve tė krishterė ishte relativisht i madh. Nė viset e Krujės dhe tė Dibrės nė vitin 1467, nga 40 zotėrues timaresh gjithsej, vetėm 16 syresh ishin myslimanė, ndėrsa pjesa tjetėr ishin timariotė tė krishterė. Pėrgjithėsisht procesi i kalimit nė islamizėm tė timariotėve tė krishterė nuk zgjati mė shumė se dy breza qė prej momentit tė pėrfshirjes sė tyre nė sistemin e timarit, gjė qė flet pėr atė se fisnikėria shqiptare u islamizua relativisht shpejt. Me shuarjen e kategorisė sė timariotėve tė krishterė nė fillimet e shek. XVI ishte arritur islamizimi tėrėsor i klasės feudale shqiptare. Edhe pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė familjeve feudale shqiptare tė Arianitėve, Dukagjinėve, Muzakajve etj., pas shtypjes sė qėndresės antiosmane tė shek. XV ose u larguan nga Shqipėria, ose u bėnė pjesė e popullsisė sė islamizuar, duke krijuar kėshtu bazėn e nevojshme pėr fillimin e depėrtimit masiv tė islamit nė shtresat e tjera tė popullsisė shqiptare. Kjo lidhej jo me peshėn numerike qė feudalėt zinin nė tėrėsinė e shoqėrisė shqiptare tė kohės, por me ndikimin e fuqishėm shoqėror dhe politik qė ata kishin nė mesin e popullsisė.
Depėrtimi nė shkallė tė gjerė i fesė islame nė radhėt e popullit shqiptar gjeti shprehje pikėsėpari nė qytete. Me vendosjen e sundimit osman, qytetet shqiptare filluan tė funksionojnė si qendra administrative, ekonomike dhe kulturore tė sistemit tė ri politik. Nė pėrshtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqėror, nė qytete u pėrqendrua jo vetėm shumica e personelit administrativ e ushtarak osman, por edhe kleri islamik bashkė me institucionet e kultit qė u shumuan me shpejtėsi.
Qytetet kryesore shqiptare, si Elbasani, Berati, Prizreni, Shkodra, Vuēiterna (sot: Vushtria) etj., u bėnė seli e dinjitarėve kryesorė tė pushtetit provincial osman, si e sanxhakbejlerėve, allajbejlerėve, kadilerėve etj. Qytete tė tjera mė tė vogla u shndėrruan nė qendra tė kazave apo tė nahijeve. Nga ana tjetėr, degėt kryesore tė veprimtarisė ekonomike nė qytete, zejtaria dhe tregtia, filluan tė modelohen nė pėrputhje me kėrkesat e ushtrisė dhe tė funksionarėve tė pushtetit osman nė provinca dhe nė qendėr. Nė kėto rrethana, fillimi i rimėkėmbjes ekonomike dhe shoqėrore tė qyteteve shqiptare nė fund tė shek. XV dhe nė fillim tė shek. XVI pėrkon nė kohė edhe me fillimet e depėrtimit tė islamit nė masėn e gjerė tė popullsisė qytetare. Ndėrsa pėr mjaft qendra qytetare fillimet e kėtij procesi vėrehen vetėm nė vitet 20-30 tė shek. XVI, pėr disa tė tjera duket se feja e re ka nisur tė “zbresė” nga parėsia e islamizuar nė masėn e popullsisė qytetare tė krishterė, tė paktėn qė nga vitet 80 tė shek. XV.
Kėshtu, p.sh., qytetet e Vlorės, Gjirokastrės dhe Beratit ende nė fillim tė shek. XVI nuk kishin tė regjistruar asnjė shtėpi myslimane (kėtu pėrjashtohet klasa ushtarako-administrative dhe klerikėt myslimanė, tė cilėt nuk regjistroheshin nė defterėt osmanė, sepse nuk bėnin pjesė nė popullsinė taksapaguese). Ndryshe nga qytetet e lartpėrmendura, qė nė vitin 1485 qyteti i Shkodrės numėronte 26 shtėpi myslimane, ndėrsa qyteti i Pejės 23 syresh. Pėr mė tej, nė qytetin e Vuēiternės mė 1487 ekzistonte bashkėsia e myslimanėve me 33 shtėpi nga 107 shtėpi qė kishte gjithsej qyteti; po kėtė vit, nė qytetin e Prishtinės numėroheshin 51 shtėpi tė islamizuara nga 299 shtėpi qė kishte gjithsej qyteti; ndėrsa qyteti i Tetovės qė mė 1468, kishte tė regjistruara 41 shtėpi tė kthyera nė islame nga 264 shtėpi qė numėronte gjithsej ky qytet.
Islamizimi i popullsisė sė qyteteve shqiptare kryhej pėrmes dy rrugėve: e para, nėpėrmjet kalimit nė islam tė vetė popullsisė banuese nėpėr qytete dhe, e dyta, pėrmes lėvizjes mekanike tė popullsisė fshatare drejt qyteteve. Veēanėrisht pėr disa qytete rruga e dytė, d.m.th., ardhja nė qytet e elementėve tė sapoislamizuar nga rrethinat fshatare, evidentohet qartė nė dokumentacionin historik tė kohės. Gjallėrimi i veprimtarisė ekonomike nė qytete krijoi mundėsi pėr ardhjen dhe punėsimin kėtu tė zejtarėve tė specialiteteve tė ndryshme nga fshatrat pėrreth. Mirėpo pėr personat e ardhur nga fshati pėrqafimi paraprak i islamit donte tė thoshte lehtėsim i hyrjes sė tyre nė qytet, pas sė cilės ata fitonin edhe statusin e qytetarit (shehirliut).
Shembullin mė tė qartė tė shtimit tė popullsisė qytetare me kontingjente njerėzish tė islamizuar me prejardhje nga fshati, rrjedhimisht tė pėrparimit tė procesit tė islamizimit nė qytetet shqiptare, e japin qyteti i Beratit dhe ai i Elbasanit. Nė vitin 1583 nė tė parin janė regjistruar 185 zejtarė myslimanė tė ardhur nga fshatra tė ndryshme, si Fratar, Gjerbės, Tozhar, Dobronik, Gjeqar etj., ndėrsa nė Elbasan janė regjistruar 39 zejtarė tė tillė (hajmanagān).
Edhe pse zhvendosja e mjaft elementėve zejtarė nga rrethinat fshatare drejt qyteteve luajti rol jo tė paktė nė formimin e popullsisė myslimane tė qyteteve, vendin kryesor nė kėtė proces e zinte islamizimi gradual i vetė popullsisė qytetare. Kėtė e tregon mė sė miri shtesa natyrore e popullsisė sė krishterė, e cila sa vinte e pakėsohej, pasi njė pjesė e rėndėsishme e kėsaj popullsie del tė jetė kthyer nė besimin islam. Njė karakteristikė e dukshme e pamjes fetare tė popullsisė qytetare gjatė shek. XVI-XVII ishte edhe fakti se zejtarėt formonin pėrqindjen kryesore tė popullsisė sė islamizuar, gjė qė flet pėr rolin e rėndėsishėm tė zejtarisė nė jetėn ekonomike tė qyteteve shqiptare pas vendosjes sė sundimit osman. Kjo pjesė e popullsisė dallohet qartė nė regjistrimet osmane, sepse pas ose pėrpara emrave tė banorėve myslimanė tė regjistruar, shėnohen emrat e zejeve pėrkatėse.
Pavarėsisht nga dallimet qė vihen re nė intensitetin e islamizimit tė popullsisė sė qyteteve shqiptare, diagrama e kėtij procesi gjatė shek. XVI ishte nė ngjitje tė pandėrprerė. Nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė kėtij shekulli njė pjesė e rėndėsishme e kėsaj popullsie kishte kaluar nė islamizėm. Feja e re kishte shėnuar sukses tė madh nė qytete tė tilla tė rėndėsishme, si Shkodra (nė kėtė kohė ishte islamizuar 100%), Peja (90%), Vuēiterna (80%), Elbasani (79%), Tetova (71%), Kėrēova (65,5%), Kruja (63%), Berati dhe Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%), Dibra (51%), Tepelena (50%), Pėrmeti (41%), Novobėrda (37%), Struga (24%), Vlora (23%), Korēa dhe Trepēa (me nga 21%), Janieva (14%), Delvina (4%) etj.
Nga shqyrtimi i ritmeve tė procesit tė islamizimit tė popullsisė qytetare gjatė shek. XV-XVI, del se dinamika e kėtij procesi paraqitej veēanėrisht e shpejtė nė qytetet e Kosovės. Njė gjė e tillė shpjegohet, midis tė tjerash, me rrethanat politike tė veēanta qė ekzistonin nė Kosovė nė momentet e vendosjes sė sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosovės ndodhej kėsaj kohe nėn sundimin politik tė shtetit serb, ndėrsa pushtetin fetar kėtu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejės. Pėr rrjedhojė, likuidimi i sundimit serb dhe dobėsimi i pozitave tė kishės serbe me vendosjen e sundimit osman, u dha rast banorėve tė krahinės qė t’i shpėtonin ndikimit tė kishės sė lartpėrmendur, duke pėrqafuar fenė islame si njė nga mjetet e shprehjes sė dallimit tė tyre etnik nga serbėt. Nga ana tjetėr, shkalla e lartė e islamizimit tė hershėm (shek. XV-XVI) tė qyteteve shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoni (pėr kėtė tė fundit mund tė pėrmenden Tetova dhe Kėrēova) ėshtė fakt mjaft domethėnės pėr tė treguar pavėrtetėsinė e tezės sė historiografisė serbe dhe joserbe, sipas sė cilės rajoni i Kosovės dhe ai i Maqedonisė Perėndimore u janė nėnshtruar ndryshimeve etnofetare nė dobi tė “shqiptarizimit” dhe “islamizimit”, si pasojė e “shpėrnguljeve” tė popullsisė sllave (desllavizimit) pas ngjarjeve tė fundit tė shek. XVII dhe dyndjes drejt kėtyre rajoneve tė popullsisė shqiptare tė malėsive veriore e lindore.
Ndėrsa nė pjesėn qytetare tė popullsisė shqiptare feja islame u pėrhap me ritme relativisht tė shpejta, veēanėrisht gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVI, dukuria e apostazisė (lėshimit tė fesė) ende kėsaj kohe nuk ishte karakteristike pėr popullsinė fshatare. Dallimet e mėdha midis popullsisė qytetare dhe asaj fshatare pėrsa i pėrket shkallės sė islamizimit, duken nė faktin se nė fundin e shek. XVI pėrqindja e islamizimit tė sė parės kapte shifrėn 49% nė njė kohė qė e dyta ishte islamizuar vetėm nė rreth 17% tė saj. Megjithatė, kalimi tėrėsisht nė islam i parisė shqiptare, konsolidimi i pozitave tė fesė islame nė qytete nėpėrmjet depėrtimit masiv tė saj nė radhėt e popullsisė qytetare, ishin premisa tė fuqishme pėr shpejtimin e ritmeve tė islamizimit edhe nė pjesėn fshatare tė popullsisė.
Ėshtė pėr kėtė arsye qė, duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin pėr braktisje masive tė fesė sė krishterė dhe pėrqafimit tė islamit edhe nga popullsia fshatare. Gjatė kėsaj kohe fshatra tė tėra kaluan nė fenė islame. Nė mjaft fshatra tė tjera vėrehet rėnie e dukshme nė numrin e shtėpive tė krishtera nga njėra anė, dhe shtim i shtėpive myslimane, nga ana tjetėr. Kėshtu, p.sh., nė vilajetin e Prishtinės numri i shtėpive tė krishtera nė vitin 1688 ishte pakėsuar 49% nė krahasim me numrin e shtėpive tė regjistruara nė vitet 1551-1555, ndėrsa nė vilajetin e Novobėrdės kjo shifėr shkonte deri nė 73%. Vetėm brenda viteve 1620-1624 nė 200 fshatra tė rrethit tė Prizrenit ishin islamizuar 3 000 banorė.
Nė vitin 1624 nė tėrė dioqezėn katolike tė Tivarit nuk numėroheshin mė shumė se 2 000 banorė tė besimit katolik, ndėrkohė qė nė qytetin me tė njėjtin emėr, kishte mbetur vetėm njė kishė e ritit tė lartpėrmendur, e cila mundi tė shėrbente si e tillė deri nė fund tė shek. XVII. Feja islame kishte bėrė pėr vete mė shumė besimtarė meshkuj sesa femra. Aty nga mesi i shek.XVII ky tipar i procesit tė islamizimit dukej mjaft qartė, po tė mbahet parasysh se shumicėn e bashkėsisė sė krishterė shqiptare nė kėtė kohė e formonin femrat, ngaqė popullsia mashkullore kishte pėrqafuar mė masivisht fenė e re. Sipas njė relacioni tė kreut tė Arkipeshkvisė sė Tivarit V. Zmajeviē, pėrpiluar mė 1703, procesi i islamizimit nė dioqezat e pėrfshira brenda juridiksionit tė Arkipeshkvisė sė lartpėrmendur (Shkodra, Pulti, Zadrima, Lezha dhe Durrėsi) kishte arritur nė kuota tė konsiderueshme. Kėshtu nė 109 fshatra tė dioqezės sė Shkodrės mesatarisht ishte islamizuar 51% e popullsisė, nė 52 fshatra tė Zadrimės (Sapės) 20%, nė 69 fshatra tė Lezhės 11%, ndėrsa nė 114 fshatra tė Durrėsit 49%. Nė vitet 20 tė shek. XVIII, nė nahijet dhe nė kazatė e Shqipėrisė sė Mesme popullsia, pothuajse tėrėsisht, kishte pėrqafuar besimin islam. Gjatė shek. XVIII edhe popullsia e krahinave tė Shqipėrisė Jugore u fut nė rrugėn e islamizimit masiv. Nė vitet 1735-1740 pjesa dėrrmuese e banorėve tė Vlorės, Beratit dhe tė krahinave pėrreth lėshoi fenė ortodokse dhe kaloi nė fenė islame.
Vrojtimi i dinamikės sė procesit tė islamizimit tregon se rreth mesit tė shek. XVIII struktura e re fetare e popullit shqiptar, d.m.th. pėrpjesėtimet sasiore midis popullsisė sė krishterė dhe asaj tė islamizuar, kishin arritur pak a shumė nė nivele tė qėndrueshme, tė cilat, me ndryshime tė pakta, do tė ruhen deri nė ditėt tona. Kalimet e mėvonshme nė islam, nga ana numerike nuk ishin tė asaj shkalle sa tė kishin ndikime tė ndjeshme nė strukturėn konfesionale tė popullit shqiptar.
Pranimi i islamit nga njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė sė krishtere shqiptare ishte njė proces qė nuk u zhvillua gjithnjė e gjithkund pa reagime. Njė nga format e qėndresės ndaj depėrtimit tė fesė sė re ishte krishterimi i fshehtė (kriptokristianizmi). Krishterimi i fshehtė pėrfaqėsonte njė gjendje kalimtare dybesimi, pėrmes sė cilės individė tė krishterė e pranonin islamin vetėm formalisht, me qėllim qė tė shmangnin pagesėn e taksės sė xhizjes (haraēit) dhe tė gėzonin barazinė me popullsinė myslimane nė jetėn shoqėrore. Ndėrsa nė publik kėta individė paraqiteshin si myslimanė qė mbanin emra tė sferės islamike, shkonin nė xhami etj., nė familje, fshehtas, ata ushtronin ritin e krishterė.
Nė shumė raste, nga njė familje e pranonte fenė islame vetėm kryetari i saj, pėrfaqėsues i familjes nė marrėdhėniet me pushtetin osman, ndėrsa pjesėtarėt e tjerė tė familjes mbeteshin tė krishterė. Nė kėtė mėnyrė, nė disa krahina popullsia e tė cilave nė dukje ishte islamizuar, nė tė vėrtetė pėr njė farė kohe vijoi tė ruhej fshehtas feja e krishterė.
Krishterimi i fshehtė ishte njė dukuri e pranishme si nė mesin e popullsisė katolike, ashtu edhe tė asaj ortodokse. Veēanėrisht gjatė shek. XVI-XVIII gjendja e krishterimit tė fshehtė iu imponua popullsisė katolike shqiptare. Duke bashkėpunuar mė ngushtė me fuqitė katolike tė Perėndimit pėr t’u ēliruar nga sundimi osman, sidomos me rastin e luftėrave veneto-austro-osmane tė vitit 1683-1690 etj., mjaft individė tė besimit katolik, pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė pushtetit osman pas mbarimit tė luftėrave nė fjalė, pranonin publikisht fenė islame duke ruajtur fshehtas besimin e krishterė.
Numri i katolikėve tė fshehtė (laramanėve) u shtua sidomos pas luftės midis Austrisė dhe Perandorisė Osmane tė viteve 1737-1739. Pas tėrheqjes sė forcave austriake drejt veriut, kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga arkipeshkvi Mihal Suma mbetėn tė vetmuar pėrballė ndėshkimit tė pushtetit osman. Pėr t’u shpėtuar masave ndėshkuese tė autoriteteve osmane, njė pjesė e banorėve katolikė tė Shqipėrisė Veriore pranoi formalisht fenė islame, duke praktikuar fshehurazi besimin e krishterė.
Ekzistenca e dukurisė sė krishterimit tė fshehtė nė radhėt e popullsisė katolike herė pas here shkaktonte debate dhe pėshtjellim nė mesin e klerit katolik kur ishte fjala pėr administrimin e shėrbesave fetare pėr individėt qė ndiqnin fshehurazi ritin katolik. Vėmendje tė veēantė kėsaj ēėshtjeje i kushtoi edhe Koncili i Arbėnit (Kuvendi Kishtar Shqiptar), i mbledhur nė afėrsi tė Lezhės mė 1703, me nxitjen e drejtpėrdrejtė tė papa Klementit XI. Ky forum, qė u kryesua nga arkipeshkvi i Tivarit V. Zmajeviē, vendosi qė t’u jepej fund dilemave pėr kėtė ēėshtje, duke urdhėruar qė nė tė ardhmen individėt, tė cilėt publikisht silleshin si myslimanė dhe privatisht i pėrmbaheshin fesė sė tė parėve tė vet, tė braktisnin islamin dhe publikisht tė ushtronin krishterimin, nė mėnyrė qė kėshtu ata tė gėzonin tė drejtėn e shėrbesave tė shenjta (sakramenteve). Pėr tė krishterėt katolikė, qė kishin lėshuar besimin dhe kishin pėrqafuar islamin nė momente tė veēanta dėshpėrimi, u vendos qė shėrbesat e shenjta t’u jepeshin vetėm pasi ata tė deklaroheshin hapur si pėrpara kishės, ashtu dhe autoriteteve osmane pėr kthimin nė besimin e mėparshėm. Klerikėve katolikė u ndalohej qė tė kryenin shėrbesat pėr gratė katolike tė martuara me burra tė islamizuar, si dhe pėr gratė, burrat e tė cilave ishin islamizuar pas martesės. Megjithatė, nė praktikė kryerja e shėrbesave tė shenjta edhe pėr kėto kategori personash nė pėrgjithėsi vijoi tė zbatohej deri nė vitin 1744, kur pėr kėtė qėllim doli njė dekret i veēantė papal. Dekreti nė fjalė lejonte vetėm pagėzimet e fėmijėve tė kriptokristianėve nė momentet kur kėta tė fundit ishin duke vdekur.
Qėndrimi i Kishės Ortodokse ndaj kriptokristianėve ishte mė i butė sesa ai i Kishės Katolike. Gjatė procesit tė islamizimit nė rrjedhėn e shekujve edhe nė mesin e popullsisė ortodokse shqiptare kishte me shumicė individė tė islamizuar, tė cilėt fshehurazi ndiqnin ritin e krishterė. Mirėpo kėta individė nuk u privuan nga shėrbesat kishtare tė klerit ortodoks.
Krishterimi i fshehtė pėrfaqėsonte njė situatė kalimtare nė jetėn e njė pjese tė popullsisė sė islamizuar shqiptare, situatė e cila pas njė kohe merrte fund me triumfin e besimit islam ose tė atij tė krishterė. Nė pėrgjithėsi kjo kategori njerėzish mbeti nė besimin islam, por pati raste kur ajo iu rikthye krejtėsisht krishterimit. Kėshtu ndodhi, p.sh., me popullsinė e krahinės sė Shpatit nė sanxhakun e Elbasanit. Banorėt e kėsaj krahine edhe pse fshehurazi mbanin emra tė sferės sė krishterė dhe vijonin tė ndiqnin ritin ortodoks, nė publik paraqiteshin me emra myslimanė dhe si tė tillė njiheshin edhe nga autoritetet osmane. Kėshtu nė dokumentet osmane tė viteve 20 tė shek. XVIII popullsia e krahinės sė Shpatit pėrgjithėsisht ėshtė regjistruar si popullsi e islamizuar. Vetėm nė vitin 1832, kur qeveria osmane i thirri nėn armė duke i konsideruar shtetas myslimanė, shpatarakėt e deklaruan veten publikisht tė krishterė, duke marrė pėrsipėr tė gjitha detyrimet qė rridhnin nga njė status i tillė.


Sektet islamike nė Shqipėri. Bektashizmi
Islami u pėrhap nė tokat shqiptare jo vetėm nė variantin e vet kryesor, sunit, por edhe nė formėn e sekteve (tarikateve) tė ndryshme, siē ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dėshmi tė pranisė sė kėtyre sekteve mistike nė territorin shqiptar janė teqetė e ndėrtuara nė njė numėr vendbanimesh. Midis sekteve islamike nė fjalė, bektashizmi fitoi njė popullaritet dhe shtrirje tė konsiderueshme nė viset shqiptare.
Bektashinjtė u shfaqėn sė pari nė formėn e njė urdhri dervishėsh nė pjesėn aziatike tė Perandorisė Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtės i kėtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur nė Iran mė 1249 dhe i vendosur nė Turqi mė 1284. Rol tė veēantė nė ngjizjen e ideve tė Haxhi Bektashit patėn kontaktet e tij me besimet aziatike tė budizmit dhe tė hinduizmit gjatė udhėtimeve qė ai kreu nė Indi, Tibet e nė Kinė. Themeluesit e bektashizmit qė nė fillim dolėn kundėr rreptėsisė doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinė pėr tė gjithė, vėllazėrinė dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtė e zhvilluan letėrsinė e vet fetare kryesisht nė gjuhėn osmane dhe jo arabisht dhe persisht.
Njė nga misionarėt kryesorė tė Haxhi Bektashit, i cili u bė i famshėm pėr predikimin e urdhrit bektashian nė hapėsirat ballkanike, ka qenė Sari Salltėku, pėr tė cilin qarkullojnė mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltėku, i cili u shndėrrua nė njė nga personalitetet mė tė shquara tė bektashizmit, nė fillim tė shek. XIV u dėrgua nga Haxhi Bektashi nė Ballkan e nė Shqipėri dhe i maskuar me veladonin e njė murgu tė krishterė, me durim e maturi tė veēantė, punoi pėr tė mbjellė farėn e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltėku pėr tė pėrmbushur misionin e lartpėrmendur. Shenjtori bektashian ndihmohej nė punėn e vet nga njė numėr dervishėsh, tė cilėt i pėrhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht nė emėr tė profetit Jezu Krisht dhe jo tė Haxhi Bektashit. Madje Sari Salltėku dhe bashkėpunėtorėt e vet themeluan nė Korfuz edhe njė “institut ortodoks”, i cili nė tė vėrtetė u pėrdor pėr tė pėrhapur nė popull idetė e lirisė, dashurisė dhe tė disiplinės bektashiane.
Qė prej kohės sė themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotėsuar nga pikėpamja ideore dhe organizative, derisa nė fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtėn pėrfundimtare kėtij urdhri.
Bektashizmi qė nė fillimet e veta u paraqit si njė sekt islamik liberal, duke qenė i afėrt nė shumė aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi tė cilat mbėshtetej besimi bektashian: e vėrteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Kėta tre elementė konsiderohen si shtylla tė kėtij besimi dhe si parimet udhėheqėse tė veprimtarisė sė njeriut. Nė kėtė mėnyrė porositej qė ndjekėsit e kėtij urdhri tė ishin tė drejtė dhe tė sinqertė kudo dhe kurdo, tė luftonin pėr tė qenė sa mė tė ditur dhe tė zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.
Ndryshe nga besimtarėt sunitė, bektashinjtė nuk e kishin tė ndaluar pėrdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesėn e fytyrės sė grave kur dilnin nė publik. Bektashizmi respektonte ekzistencėn dhe zhvillimin e lirė tė kombeve dhe tė besimeve tė ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) pėr bektashinjtė s’ishin gjė tjetėr veēse prehja e shpirtit kur njeriu bėn mirė dhe vuajtja e tij kur njeriu bėn keq nė jetė. Falja gjithashtu pakėsohej nga pesė herė vetėm nė dy herė nė ditė, ndėrsa agjėrimi, nga njė muaj nė dhjetė ditė, duke ndėrprerė vetėm tė pirėt e ujit.
Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bėri kėtė sekt mjaft tė pranueshėm e tėrheqės pėr mjedisin ballkanik e veēanėrisht pėr atė shqiptar, ku feja e krishterė bashkėjetonte me elementė tė fuqishėm tė trashėgimisė pagane tė periudhės parakristiane. Nė kėtė mėnyrė, pėrhapja e bektashizmit nė tokat shqiptare u bė njė nga aspektet kryesore tė procesit tė islamizimit tė popullsisė, duke e shoqėruar kėtė proces qė nga fillimet e tij. Edhe pse, siē u theksua mė sipėr, tradita bektashiane duhet tė ketė qenė e hershme nė Shqipėri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike tė njohura deri mė tani i regjistrojnė gjurmėt e saj qė nga gjysma e dytė e shek. XVII. Sipas tė dhėnave tė pėrftuara nga udhėpėrshkrimi i gjeografit osman Evlija Ēelebiu, nė disa qytete shqiptare tė kėsaj kohe ekzistonin vende tė shenjta dervishėsh, si teqe, tyrbe etj. Me terma mė konkretė pėrmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut nė Kaninė tė Vlorės e ndėrtuar nga Sinan Pasha si vepėr bamirėsie. Nė qytetin e Vlorės gjithashtu ekzistonte njė teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba). Prania e bektashizmit dėshmohet nė kėtė kohė edhe nė qytetin e Gjirokastrės, kur thuhet se shumica e popullsisė sė kėtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur pėr Aliun (ėshtė fjala pėr dhėndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, pėr tė cilin bektashinjtė kishin adhurim tė veēantė); festonin krahas dy Bajrameve si ditė tė shenjta, Shėn Gjergjin, Nevruzin, Shėn Mitrin, Sari Salltėkun, dhe nė kėto festa pinin verė tė kuqe dhe raki. Edhe nė vendbanime tė tjera shqiptare, si nė Pogradec, Mitrovicė, Kaēanik etj., sipas burimit tė mėsipėrm, ekzistonin teqe bektashiane, ēka flet pėr shtrirjen relativisht tė gjerė tė kėtij sekti islamik deri nė vitet 60-70 tė shek. XVII.
Njė nga qendrat e spikatura tė bektashizmit shqiptar ishte bėrė qyteti i Krujės, ku disa dėshmi interesante, siē janė gurėt e varreve me simbole bektashiane qė datojnė pėrkatėsisht nė vitet 1717 e 1728, flasin qartė pėr praninė e kėtij urdhri nė qytet tė paktėn qė nga dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XVII. Lidhjet e ngushta tė Krujės me bektashizmin duken qartė edhe nė faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe tė vogla) bektashiane, nė rrethinėn e qytetit ka ekzistuar nė Kreshtėn e Malit edhe vendi i shenjtė me emrin e Sari Salltėkut, qendėr e njohur pelegrinazhi jo vetėm pėr besimtarėt e kėtij sekti, por edhe pėr njerėz tė besimeve tė tjera.
Ritmet e pėrhapjes sė bektashizmit nė radhėt e popullit shqiptar u shpejtuan gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVIII dhe fillimeve tė shek. XIX, kohė kur urdhri i mėsipėrm fitoi mbėshtetjen e Ali pashė Tepelenės, sundimtarit tė Pashallėkut tė Janinės. Duke qenė kundėrshtar i pushtetit qendror osman, nė mėnyrė tė vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniēerėve, nė kėtė kohė opozitar i pushtetit sulltanor. Me kėtė shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese nė radhėt e jeniēerėve. Madje, thuhet se vetė Ali Pasha pėrqafoi bektashizmin dhe bėri ēmos pėr fuqizimin e kėtij urdhri nė Shqipėri. Sundimtari i Janinės u lidh ngushtė edhe me njė nga misionarėt e bektashizmit nė Shqipėri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e tė cilit ishte veēanėrisht e spikatur nė Krujė dhe nė rrethin e saj, ku u ndėrtua nė vitin 1802 edhe njė teqe me emrin e tij.
Kryeqendra e pashallėkut, Janina, ishte kthyer nė vendqėndrim pėr mjaft dervishė e misionarė tė ndryshėm tė urdhrit bektashian, tė cilėt vinin nga Stambolli apo qendra tė tjera tė Perandorisė Osmane, tė larguar prej andej pėr arsye tė ndryshme. Brenda territorit tė pashallėkut dervishėt bektashianė gjenin kushte tė pėrshtatshme dhe trajtim tė privilegjuar nga ana e Ali Pashės. Atyre u viheshin nė dispozicion shuma tė hollash dhe ndėrtesa pėr banim, ndėrsa nė mjaft raste edhe prona tė konsiderueshme. Kėshtu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i njė teqeje nė Prevezė, gėzonte njė benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe njė shtėpi tė kushtueshme, kurse njė tjetėr dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashės), u pajis me prona tokėsore tė konsiderueshme me tė ardhura prej mė se 20 000 frangash, duke u emėruar njėkohėsisht edhe si sheh i njė teqeje pranė qytetit tė Pargės.
Njė tjetėr dinjitar i urdhrit bektashian nė Pashallėkun e Janinės, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i njė teqeje nė hyrje tė qytetit tė mėsipėrm, zotėronte gjithashtu sipėrfaqe tė gjera tokėsore me tė ardhura tė lakmueshme.
Pas likuidimit tė korpusit tė jeniēerėve nga sulltan Mahmuti II mė 15 qershor 1826, nė Stamboll dhe nė qendra tė tjera tė Perandorisė Osmane, shpėrtheu njė stuhi e fortė dhune e represioni kundėr urdhrit bektashian. Nė kryeqytetin e perandorisė u shkatėrruan mjaft teqe tė kėtij urdhri, u arrestuan, u burgosėn, u ezekutuan ose u dėbuan baballarė, dervishė, si dhe u konfiskuan libra tė shumtė. Mirėpo nuk kaloi shumė kohė dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrė veten me shpejtėsi. Nga ana tjetėr, furtuna kundėrbektashiane e sulltan Mahmutit II nė viset shqiptare kaloi pa pasoja tė rėnda, duke mos pėrjashtuar kėtu ndonjė ndikim negativ qė ushtroi nė kėtė drejtim rivaliteti midis Ali pashė Tepelenės si mbrojtės i bektashizmit dhe Bushatllinjve tė Shkodrės si mbrojtės tė islamit sunit dhe kundėrshtarė tė bektashizmit.
Pas bektashizmit, halvetizmi ishte sekti (tarikati) kryesor islamik qė depėrtoi nė viset shqiptare. Emri i kėtij sekti lidhet me themeluesin e tij Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek. XIV). Rėndėsi tė veēantė nė historinė e kėtij sekti ka figura e Sejid Jahja Shirvaniut (mesi i shek. XV) nga Bakuja, i cili njihet si themelues i vėrtetė i tij. Praktika fetare e sektit halveti konsiston nė tėrheqjen e besimtarit nė njė dhomė tė veēuar pėr tė kryer ritin e “zikrit”, rit i cili lidhet me pėrmendjen e Zotit me zė tė lartė nėn emra tė ndryshėm tė gjetur posaēėrisht pėr njė gjė tė tillė.
Shehlerėt dhe dervishėt halvetinj nė tė shumtėn e kohės, kanė qenė aleatė tė pushtetit politik osman nė ruajtjen dhe konsolidimin e islamit sunit nė vendet e sunduara dhe nė luftėrat e tij kundėr fuqive tė krishtera.
Fillesat e pėrhapjes sė halvetizmit nė tokat shqiptare i takojnė fundit tė shek. XIV dhe gjysmės sė parė tė shek. XV. Megjithatė, depėrtimi i kėtij sekti nė mesin e popullit shqiptar bėhet mė i dukshėm duke filluar nga gjysma e parė e shek. XVI. Vendpėrhapja e tij fillestare u bėnė krahinat e Shqipėrisė Jugore. Qendrat kryesore ku u vendosėn misionarėt halvetinj qenė Delvina dhe Vlora. Nxitėsi kryesor i kėtij procesi ishte Jakup Efendiu, njė nga shehlerėt e dėgjuar tė kėtij sekti nė kėtė kohė, ndėrsa qendėr e rrezatimit halvetian pėr krahinat e lartpėrmendura ishte qyteti i Janinės, ku, qė nė vitin 1390 ishte themeluar njė teqe e kėtij sekti nga Gazi Evrenoz beu me autorizimin e sulltan Bajazitit I.
Duke u nisur nga fakti se nė Berat, Korēė, Elbasan dhe nė Vlorė nė fund tė shek. XV dhe fillim tė shek. XVI dėshmohet tė jenė themeluar teqe halvetiane, do tė pranohet se pėrhapja gjeografike e kėtij sekti ishte zgjeruar jo pak. Evolucioni i kėtij procesi shpejtohet edhe mė shumė gjatė shek. XVIII, shekull gjatė tė cilit tarikati halvetian shton praninė e vet edhe nė Kosovė dhe nė trevat shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore. Kjo shihet nė rrjetin e teqeve halvetiane qė themelohen gjatė kėsaj kohe nė kėto treva. Kėshtu, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Manastiri, Kėrēova etj., u bėnė qendrat kryesore tė halvetizmit.


Faktorėt ndikues nė islamizimin e popullsisė shqiptare
Rrethanat politike dhe ekonomiko-shoqėrore
Pėrhapja e islamit nė tokat shqiptare ishte njė dukuri e shkaktuar prej bashkėveprimit tė njė numri faktorėsh tė natyrave tė ndryshme: politike, ekonomike, kulturore dhe fetare. Perandoria Osmane ishte njė shtet islamik qė pranonte tė drejtėn e ekzistencės brenda kufijve tė tokave nėn sundimin e vet edhe tė komuniteteve fetare joislamike, mjafton qė kėto tė fundit tė njihnin pushtetin e sulltanit dhe tė paguanin njė taksė tė caktuar (xhizjen) si kompensim pėr “mbrojtjen” qė gėzonin nėn hijen e sovranit osman. Kėshtu edhe nė Shqipėri, pushtimi osman nuk u shoqėrua me pėrdorimin e dhunės sė organizuar e tė drejtpėrdrejtė shtetėrore me synim ērrėnjosjen e fesė ekzistuese (krishterimit) dhe imponimin e islamit nė vend tė saj. Dy prej sulltanėve osmanė, Selimi I dhe Murati IV, qė projektuan islamizimin me forcė tė tė gjithė popullsisė sė krishterė tė perandorisė, u detyruan tė hiqnin dorė qė nė fillesė prej kėtyre projekteve pėr shkak tė kundėrshtimit tė vendosur tė drejtuesve tė lartė tė klerit islamik dhe tė qarqeve kishtare. Mbijetesa e komuniteteve tė krishtera nė Shqipėri, pavarėsisht nga tkurrjet e tyre pėr llogari tė kalimeve masive nė fenė islame, e vėrteton mė sė miri atė qė u tha mė sipėr.
Megjithatė, mjaft aspekte tė politikės sė shtetit osman kundrejt vendeve tė krishtera tė pėrfshira nėn sundim, rrjedhimisht edhe ndaj Shqipėrisė, shėrbyen si shkaqe tė mirėfillta qė inkurajuan procesin e pėrhapjes sė fesė islame ndėr shqiptarėt. Nė radhė tė parė kėtu duhen pėrmendur mekanizmat politikė, qė u pėrdorėn pėr tėrheqjen e fisnikėrisė feudale vendase nė hierarkinė ushtarako-administrative osmane. Qoftė nėpėrmjet marrjes sė pinjollėve tė familjeve feudale shqiptare si pengje vasaliteti nė Stamboll, qoftė nėpėrmjet tėrheqjes sė njė pjese tjetėr drejtpėrsėdrejti nė sistemin e timarit (si timariotė tė krishterė dhe mė pas tė islamizuar), shteti osman ia arriti tė islamizojė dhe tė inkuadrojė brenda strukturave tė veta njė pjesė tė madhe tė elitės sė shoqėrisė shqiptare tė kohės. Pjesa tjetėr, e cila vendosi tė mos pajtohet me sundimin osman duke organizuar dhe udhėhequr njė qėndresė tė armatosur disa dhjetėravjeēare gjatė shek. XV, pas mposhtjes sė kėsaj qėndrese, ose u detyrua tė braktisė vendin ose pranoi islamizmin, duke u integruar gjithashtu nė sistemin e ri politik osman.
Nga ana tjetėr, njė ndėr parimet bazė tė ndėrtimit administrativ tė shtetit osman ishte sigurimi i nėpunėsve dhe i funksionarėve tė tė gjitha niveleve tė administratės kryesisht nga kontingjentet e islamizuara tė individėve tė grumbulluar nė Stamboll nėpėrmjet detyrimit tė devshirmesė ose nga burime tė tjera, siē ishin robėrit e luftės tė kapur nė betejat e ndryshme tė ushtrive osmane gjatė operacioneve luftarake. Njė sistem i tillė i quajtur “sistemi i robėrve” (kul sistemi) u pėrdor me sukses sidomos gjatė shekujve tė parė tė sundimit osman, duke u bėrė burim i fuqisė dhe i qėndrueshmėrisė sė perandorisė, ngaqė kuadri drejtues i administratės shtetėrore ishte pėrgatitur dhe edukuar rreptėsisht me frymėn e besnikėrisė ndaj fesė islame dhe sulltanit. Pėr shkak tė pozitės gjeopolitike delikate (ndodhej nė brezin kufitar perėndimor tė Perandorisė Osmane), si dhe tė prirjeve luftarake tė spikatura tė banorėve tė saj, Shqipėria u bė jo vetėm njė nga vendet ku detyrimi i devshirmesė gjeti zbatimin mė tė gjerė, por edhe vendi qė pėrgjithėsisht u qeveris nga shqiptarė tė dalė nga kontingjentet e lartpėrmendura. Nė kėtė mėnyrė, klasa ushtarako-administrative osmane nė viset shqiptare, duke qenė etnikisht e njėjtė me tė qeverisurit e vet, duke zotėruar jo vetėm pushtetin politik, por edhe atė ekonomik (ishte pronare e timareve, zeameteve, haseve etj.), u bė njė faktor i rėndėsishėm pėr depėrtimin e islamit nė radhėt e bashkėkombėsve tė vet.
Pėrmasat e gjera tė pėrhapjes sė islamizmit nė tokat shqiptare kanė lidhje edhe me ballafaqimet e ashpra tė armatosura tė popullit shqiptar me ushtritė osmane nė kushtet e njė qėndrese tė pashembullt disa dhjetėravjeēare pėr mbrojtjen e lirisė dhe tė pavarėsisė sė tokave shqiptare. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve gjatė shek. XV, e cila kulmoi me luftėrat nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, u shtyp nė vitin 1479 me rėnien e qytetit tė Shkodrės nė duart e osmanllinjve. Dėmet e mėdha njerėzore, materiale e kulturore qė pėsoi populli shqiptar nė kėtė luftė u bėnė kushte lehtėsuese pėr depėrtimin e islamizmit nė radhėt e popullsisė vendase tė mbetur, sidomos asaj tė pėrfshirė brenda rrezes sė veprimeve luftarake. Braktisja e mjaft qendrave tė banuara nga popullsia e krishterė, e cila mėrgoi jashtė atdheut, krijoi mundėsinė pėr islamizimin e kėtyre vendbanimeve, duke pasur parasysh nė kėtė rast edhe grumbullimin e elementėve tė islamizuar pėrreth. Shembull domethėnės pėr kėtė ishte qyteti i Shkodrės, i cili vetėm disa vjet pas rėnies nė duart e osmanllinjve, nė defterin osman tė regjistrimit tė vitit 1485 rezulton i islamizuar nė masėn 48%.
Nė mjaft raste lėshimi i besimit tė krishterė dhe pėrqafimi i fesė islame nga popullsia shqiptare shihej si mjet shpėtimi nga ndėshkimi i pushtetit osman pėr shkak tė pjesėmarrjes sė saj nė kryengritjet e ndryshme ēlirimtare, duke bashkėpunuar edhe me shtete tė ndryshme tė Perėndimit. Kėshtu, p.sh., ndodhi pas shtypjes sė kryengritjes shqiptare qė shpėrtheu gjatė luftės veneto-osmane tė viteve 1646-1649, kur e gjithė popullsia katolike e qytetit tė Tivarit dhe periferisė sė tij u detyrua tė mohojė besimin e vet dhe tė kalojė nė islamizėm. Rredhoja tė tilla nė procesin e islamizimit patėn edhe ngjarje tė tjera tė kėsaj natyre, si luftėrat austro-osmane tė viteve 1683-1699 dhe 1737-1739.
Braktisja e fesė sė krishterė dhe pėrqafimi i islamizmit u stimuluan fuqishėm edhe nga detyrimi i popullsisė sė krishterė pėr t’i paguar shtetit osman taksėn e xhizjes. Nė njė mjedis shoqėror ku sundonte varfėria dhe skamja, pamundėsia pėr ta paguar rregullisht njė taksė tė tillė, qė me zhvlerėsimet e monedhave tė kohės rritej progresivisht nė vlerė monetare, bėnte qė nga viti nė vit barra e tė prapambeturave nga kjo taksė tė rėndohej deri nė atė masė, sa qė tė krishterėt taksapagues tė ēliroheshin nga ky detyrim duke gjetur si zgjidhje shpėtimtare braktisjen e besimit ekzistues dhe kalimin nė fenė islame. Relatorėt katolikė tė shek. XVII-XVIII, pėrgjithėsisht, xhizjen (haraēin) e konsiderojnė si faktor kryesor pėr gėrryerjen e krishterimit dhe pėrhapjen e islamit ndėr besimtarėt shqiptarė. Sipas njė raporti tė vitit 1610 dėrguar Vatikanit nga arkipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, fshatra tė tėra tė Shqipėrisė kishin mohuar besimin e krishterė pėr t’i shpėtuar pagesės sė haraēit (xhizjes). Me qėllim qė tė shpėtonin besimtarėt e vet nga rreziku i mohimit tė fesė sė krishterė dhe kalimit nė islam, si rrjedhojė e rėndimit gjithnjė e mė shumė tė barrės sė xhizjes, njerėz tė rėndėsishėm tė hierarkisė kishtare katolike shqiptare, siē ishte p.sh. arkipeshkvi i Tivarit Vinēens Zmajeviē, sugjeruan edhe rrugėdalje tė tilla nga kjo gjendje. E tillė ishte ndėrhyrja pranė autoriteteve osmane pėr tė pėrjashtuar nga kjo taksė kategoritė mė tė varfra tė popullsisė, ose gjetja e mundėsive pėr t’i shpėrngulur nė vendet katolike tė Perėndimit, ku do t’u siguroheshin edhe kushtet e nevojshme pėr punė dhe jetesė. Kėshtu, mė 1704, 117 banorė nga dioqeza e Tivarit ishin dėrguar nė Venedik ku ishin punėsuar duke u inkuadruar me pagesė nė ushtrinė e kėtij vendi.
Shumė individė e ndėrruan fenė duke pranuar islamizmin edhe si mundėsi pėr tė shmangur rrezikun e diskriminimit shoqėror dhe si mjet pėr tė siguruar pėrparėsitė politike dhe ekonomike qė ofronte shoqėria osmane e kohės. Nga ana tjetėr, prirjet dhe zotėsitė luftarake tė shqiptarėve nė rrethanat e sundimit osman, kur nevojat ushtarake tė perandorisė ishin aq tė shumta, u ofronin atyre shanse tė mėdha pėr tė pėrmirėsuar kushtet ekonomike dhe pėr tė siguruar mbijetesėn nėse pėrqafonin islamin. Kėshtu qė nuk ishin tė paktė tė krishterėt shqiptarė qė braktisnin fenė e tyre dhe pėrqafonin islamin, nė mėnyrė qė tė mundėsonin pėrfshirjen e tyre nė shėrbime tė ndryshme me karakter ushtarak. Rasti i mbrojtėsve shqiptarė tė kėshtjellės sė Zhulatit (fshat nė rrethin e Gjirokastrės), tė cilėt ndėrruan fenė pasi vetėm kėshtu mund tė mbeteshin nė shėrbimin e lartpėrmendur, ėshtė fakt tepėr domethėnės pėr atė ēka u theksua mė sipėr.
Mendimtarė tė shquar shqiptarė, si Sami Frashėri, Fan S. Noli, Faik Konica etj., kanė vėnė nė dukje rolin jo tė vogėl qė kanė luajtur karakteristikat e lartpėrmendura nė shtyrjen e popullsisė shqiptare drejt pėrqafimit tė islamit. Nė veprėn e vet “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?”, S. Frashėri shkruan midis tė tjerash se, “shqiptarėt kishin zėnė tė marrėnė besėn’e tyrqet (turqve - shėn. i aut.) e tė bėhenė myslimanė qė pa rėnė Shqipėria nė duar tė tyrqet. Po si u bėnė kėta zotėrinjt’ (sunduesit - shėn. i aut.) e Shqipėrisė, kėthyerj’e besės u shtua shumė mė tepėr edhe mė tė gjith’ anėt tė Shqipėrisė zunė tė marrėnė besėn’ e mundėset (fitimtarėve - shėn. i aut.) duke thėnė tek ėshtė kordha, ėshtė besa! Shqipėtarėtė kanė kėtė vetiė qė rėndonenė ēpejt nga njė besė e duanė gjithėnjė ta ndėrojnė; si pan’ qė tyrqitė s’u bėjnė nder atyre qė s’janė nė besėt tė tyre, s’pėrtuanė pėr tė marr’atė besė”.
Praktika e ndėrrimit tė fesė pėr hir tė pragmatizmit politik, nė tė vėrtetė kishte ekzistuar qė nė kohėt mesjetare. Veēanėrisht princat shqiptarė e kishin bėrė zakon qė pėrkatėsinė e vet fetare t’ua pėrshtasnin aleancave me shtete tė ndryshme tė Lindjes ose tė Perėndimit.

Gjendja kishtare nė viset shqiptare
Me gjithė rėndėsinė e padiskutueshme tė faktorėve politikė, ekonomikė dhe shoqėrorė nė nxitjen e procesit tė kalimit nė islamizėm tė njė pjese tė madhe tė popullit shqiptar, njė rol pėrcaktues nė kėtė proces luajtėn veēoritė e situatės fetare nė viset shqiptare nė momentet e kontaktimit tė shqiptarėve me islamin.
Ndryshe nga popujt e tjerė fqinjė ballkanikė, shqiptarėt nuk kishin njė kishė tė vetme kombėtare. Pėrkundrazi, duke u ndodhur nė njė pozitė gjeopolitike tė veēantė, territori shqiptar u gjend nė vijėn kufitare midis dy kishave universale tė kohės: Kishės Katolike Romake me seli nė Vatikan dhe asaj Ortodokse me seli qendrore nė Konstandinopojė (Stamboll).
Nė mėnyrė tė pėrafėrt, kufirin midis popullsisė shqiptare tė ritit katolik dhe asaj tė ritit ortodoks e formonte vija Durrės-Elbasan-Dibėr-Shkup. Megjithatė, edhe nė veri tė vijės sė lartpėrmendur, veēanėrisht kur ėshtė fjala pėr trevat shqiptare veriore dhe verilindore (pėrkatėsisht viset brenda kufijve tė sotėm tė Malit tė Zi dhe tė Kosovės), ekzistonin pėrzierje tė popullsisė katolike me atė ortodokse, qė bėnte pjesė nė juridiksionin e Patrikanės sė Pejės. Edhe pas vendosjes sė sundimit osman nė tokat shqiptare, marrėdhėniet midis dy kishave kryesore karakterizoheshin nga rivaliteti pėr tė zgjeruar hapėsirat e ndikimit dhe pėr tė shtuar numrin e besimtarėve nė kurriz tė njėra-tjetrės. Mungesa e harmonisė, grindjet dhe tensionet nė marrėdhėniet midis institucioneve kishtare tė dy riteve kryesore (katolike dhe ortodokse), patėn ndikime tė forta nė dobėsimin e pozitave tė krishterimit nė mesin e shqiptarėve dhe nė lehtėsimin e depėrtimit tė islamit nė radhėt e tyre.
Nė kushte mė tė vėshtira u gjend sidomos Kisha Katolike, e cila u shtrėngua tė vuante rrjedhojat negative tė ashpėrsimit tė politikės sė Portės sė Lartė si kundėrpėrgjigje ndaj rolit parėsor qė kishte Selia e Shenjtė Romake nė projektimin e fushatave luftarake antiosmane tė ndėrmarra prej shteteve perėndimore.
Organizimi administrativ i Kishės Katolike nė trojet shqiptare pėrgjithėsisht mbeti i pandryshuar gjatė kohės sė sundimit osman, pėrjashto kėtu ndryshimet si pasojė e ngushtimit hapėsinor tė Katolicizmit pėr shkak tė pėrhapjes sė islamizmit. Nė Veri, Arkipeshkvia e Tivarit vijonte tė ishte kryeqendra e krishterimit katolik shqiptar. Nė varėsi tė saj ishin dioqezat (ipeshkvitė) katolike tė Tivarit, Shkodrės, Lezhės, Sapės (Zadrimės), Pultit dhe Prizren-Shkupit (nė juridiksionin e kėsaj tė fundit pėrfshihej popullsia katolike shqiptare nga Prizreni deri nė Shkup).
Nė jug ndodhej Arkipeshkvia e Durrėsit, nga e cila vareshin njė numėr dioqezash (ipeshkvish), siē ishin ato tė Durrėsit, Krujės, Arbėrisė (pėrfshinte kryesisht fshatrat midis Elbasanit dhe Tiranės), Lisit (Mat), Bendės (pėrfshinte fshatrat e krahinės sė Shėngjergjit, rrethi i Tiranės), Kunavisė (pėrfshinte famullitė nė zonėn midis Durrėsit, Tiranės, Peqinit dhe Kavajės).
Megjithatė, struktura administrative e Kishės Katolike nė trojet shqiptare, si rrjedhim i pėrparimit tė procesit tė islamizimit tė popullsisė, nė disa pėrbėrės tė saj kishte mbetur vetėm simbolike, pasi masa kryesore e besimtarėve nė njė numėr dioqezash kishte braktisur fenė katolike duke kaluar nė islamizėm. Njė dukuri e tillė aty rreth gjysmės sė dytė tė shek. XVII ndeshej jo vetėm nė krahinat e Shqipėrisė sė Mesme (rrethet e Elbasanit, Kavajės, Durrėsit, Krujės dhe Matit), por edhe nė mjaft krahina shqiptare veriore e verilindore (Tivar, Ulqin, Shkodėr, viset e Kosovės etj.).
Me qėllim qė tė ndalonte rėnien e mėtejshme tė krishterimit katolik dhe valėn e apostazisė (lėshimit tė fesė) nė ballafaqim me islamin dhe me lėvizjet reformatore nė Evropė, nė fillim tė shek. XVII Selia e Shenjtė e Romės mori masa tė rėndėsishme pėr gjallėrimin e veprimtarisė sė misionarėve katolikė nė Shqipėri dhe nė Ballkan. Mė 1622 u themelua Shoqata e Shenjtė e Pėrhapjes sė Fesė (Sacra Congregatione de Propaganda Fide). Ndėrsa nė vitin 1634 shoqata nė fjalė rithemeloi nė Shqipėri misionet franēeskane (dega e Minorėve Observantė tė Reformuar), tė cilėt, tė stėrvitur nė kryerje detyrash nė vende me shkallė tė lartė vėshtirėsie, luajtėn njė rol jo tė vogėl nė fuqizimin e qėndresės sė katolicizmit pėrballė depėrtimit gjithnjė e nė rritje tė fesė islame. Misionarėt e urdhrit franēeskan nė tokat shqiptare kishin organizimin e vet tė veēantė nė pika tė caktuara misionare, duke pasur bashkėrenditės tė pėrgjithshėm tė veprimtarisė sė tyre prefektin e misioneve. Pika tė tilla ku ishte pėrqendruar veprimi misionar franēeskan ndodheshin nė Shkodėr (fshatrat Grudė e Shas), Pultin e Sipėrm, Pukė, Zadrimė (fshati Troshan), Lezhė (fshati Pėdhanė), Mirditė, Krujė (Derven) dhe nė Pult. Nė kėto pika ishin ngritur edhe kisha tė vogla (oratore). Duke qenė se misionarėt franēeskanė ishin pėrgjithėsisht me kombėsi tė huaj, njė nga detyrat e tyre kryesore ishte mėsimi sa mė shpejt i gjuhės shqipe me qėllim qė tė predikonin dhe tė komunikonin si duhet me besimtarėt nė gjuhėn vendase.
Krahas ngritjes sė pikave misionare franēeskane pėr frenimin e kalimit nė fenė islame tė besimtarėve katolikė, Selia e Shenjtė e Romės dendėsoi veprimtarinė e vet pėr zgjerimin e hapėsirave tė ndikimit tė Kishės Katolike, duke u pėrpjekur tė pėrfshinte brenda rrezes sė administrimit tė vet edhe krahina me popullsi ortodokse. Pėr kėtė qėllim u nxit praktika e uniatizmit, e cila nėnkuptonte lidhjen e popullsisė ortodokse me Selinė e Shenjtė tė Romės vetėm duke njohur Papėn si At shpirtėror dhe duke vijuar, nga ana tjetėr, t’i pėrmbahej liturgjisė sė Kishės Ortodokse.
Aktivistėt kryesorė tė lėvizjes uniate u bėnė murgjit bazilianė, tė cilėt qė nga fillimi i shek. XVI u dėrguan grupe-grupe nga Italia nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė tė Jugut. Kėta ishin kryesisht me prejardhje nga arbėreshėt e Sicilisė dhe e dendėsuan veprimin e vet misionar veēanėrisht gjatė shek. XVII-XVIII. Nė viset jugore (kryesisht nė Himarė), uniatizmi njohu disa suksese, qė lidhen me faktin se popullsia e Himarės njohu pėr njė farė kohe autoritetin shpirtėror tė Papės sė Romės. Kjo duket qartė nė kėrkesėn qė pėrfaqėsuesit e popullsisė himariote i drejtuan mė 1577 papa Gregorit XIII pėr t’i ndihmuar nė rindėrtimin e rezidencės episkopale tė shkatėrruar nga osmanllinjtė. Ky ndikim i uniatizmit u pa sidomos nė propozimin qė himariotėt bėnė katėr vjet mė vonė, pėr tė ngritur flamurin e revoltės antiosmane nėn emrin e Papės dhe tė mbretit tė Spanjės, Filipit V, nė se do t’u premtohej tė futeshin nėn juridiksionin e Kishės Katolike, duke njohur Papėn si “kreun shpirtėror tė vėrtetė dhe mė tė lartė”, me kusht qė tė ruanin shėrbesat kishtare nė pėrputhje me traditėn dhe ritin e vet.
Rol tė rėndėsishėm pėr nxitjen e lėvizjes uniate luajtėn edhe kolegjet e Grottaferratės (afėr Romės) dhe Mexojusos (Sicili), tė cilat drejtoheshin nga murgjit bazilianė dhe pėrgatisnin priftėrinj tė ritit uniat. Terrenin mė tė pėrshtatshėm uniatizmi e gjeti te arbėreshėt e Italisė, tė cilėt formuan masėn mė tė madhe tė besimtarėve ortodoksė me prejardhje nga krahinat e Shqipėrisė sė Mesme, asaj tė Jugut, si dhe nga ngulimet arbėrore tė Greqisė, tė cilėt u pėrfshinė nėn qeverisjen shpirtėrore tė Kishės Uniate, strukturė kjo, e posaēme, e Kishės Katolike Romake. Pėrsa i pėrket krahinės sė Himarės, uniatizmi nuk mundi t’i qėndrojė kundėrveprimit tė Kishės Ortodokse dhe si rrjedhojė, aty nga vitet 60-70 tė shek. XVIII, popullsia e krahinės sė lartpėrmendur u rikthye nėn autoritetin kishtar lindor.
Me gjithė vėshtirėsitė e krijuara pas vendosjes sė sundimit osman nė tokat shqiptare, Kisha Romake kishte arritur tė mbante njė status tė caktuar, sipas tė cilit, ajo ruante lirinė e administrimit dhe tė predikimit fetar nė mesin e popullsisė katolike. Kjo duket qartė edhe nė beratin (dekretin) e sulltanit qė, krahas diplomės sė lėshuar nga zyra pėrkatėse e Vatikanit, konfirmonte nė postin e tij titullarin e Kishės Katolike nė Shqipėri, arkipeshkvin e Tivarit. Ky i fundit duhet ta ushtronte funksionin nė pėrputhje me zakonet dhe ligjin, si dhe me kėrkesat e ritit tė vet. Atij duhet t’i bindeshin tė gjithė priftėrinjtė vartės duke iu drejtuar pėr tė gjitha ēėshtjet e Arkipeshkvisė (kryepeshkopatės). Titullarit tė kishės i njihej e drejta tė posedonte pasuritė e tė gjithė priftėrinjve vartės qė vdisnin, kur kėto pasuri llogariteshin nėn 5 000 akēe. Autoritetet porositeshin tė miratonin dhe tė mos pengonin asnjė procedurė qė lidhej me lėnien e pasurive nga ana e fetarėve nė dobi tė tė vobektėve tė kishės sipas ritit dhe zakoneve. Kreu i kishės gėzonte tė drejtėn tė emėronte e tė shkarkonte lirisht varėsit e vet nė pėrshtatje me ritin e zakonin, pa pėsuar asnjė ndėrhyrje prej administratės shtetėrore. Veē kėsaj, atij i njihej e drejta mbi kurorėzimet e martesave dhe divorcet brenda juridiksionit tė vet kishtar. Nga ana tjetėr, tėrė inventari i pasurive tė luajtshme dhe tė paluajtshme tė Kishės Katolike nė Shqipėri ishte nėn posedimin dhe administrimin e arkipeshkvit tė sipėrpėrmendur.
Vetėm pasi tė kishte siguruar beratin sulltanor, njė kopje e tė cilit i pėrcillej kadiut tė Tivarit, vendi ku ishte selia qendrore e Kishės Katolike Shqiptare, mund tė fillonte lirisht nga ushtrimi i funksionit tė vet kreu i kishės nė fjalė.
Masat e marra pėr tė siguruar mbijetesėn e krishterimit katolik nė Ballkan dhe veēanėrisht nė tokat shqiptare, nuk mundėn tė shmangnin njė varg keqkuptimesh, mungesash dhe dukurish negative qė vijonin tė ishin tė pranishme nė gjirin e bashkėsisė katolike shqiptare. Nė vetvete ato ishin shkaqe tė mirėfillta pėr lehtėsimin e depėrtimit islam nė radhėt e saj.
Nė radhė tė parė Kisha Katolike nė viset shqiptare duhet tė pėrballonte vėshtirėsitė e mėdha, qė lidheshin me bindjen e besimtarėve tė vet pėr tė pranuar e pėr tė zbatuar nė jetėn e tyre tė pėrditshme kalendarin e ri gregorian, i cili mė 1582 zėvendėsoi atė julian. Kjo reformė kalendarike e ndėrmarrė prej papa Gregorit XIII, pėr njė kohė tė gjatė shkaktoi keqkuptim e hutim ndėr besimtarėt katolikė, tė cilėt nuk e kishin tė lehtė tė braktisnin traditėn e gjatė qė kishte formuar kalendari i vjetėr (julian) si pėrsa u pėrket datave tė festave fetare, ashtu edhe kalendarizimit tė veprimtarisė ekonomike dhe shoqėrore. Pėr mė tepėr, reagimet negative ndaj kalendarit tė ri nxiteshin edhe nga fakti se bashkėkombėsit e tyre ortodoksė vijonin t’i pėrmbaheshin kalendarit tė vjetėr. Ngatėrresat dhe shqetėsimet e shkaktuara nga ndėrrimi i kalendarit jo rrallė ndėrlikoheshin deri nė atė masė, saqė nxisnin edhe braktisje tė besimit katolik dhe kalime nė ritin ortodoks ose nė fenė islame.
Njė nga ēėshtjet shqetėsuese pėr ushtrimin e katolicizmit nė Shqipėri ishte edhe gjendja aspak e kėnaqshme e kishave. Me vendosjen e sundimit osman, njė pjesė e tyre ose u shkatėrrua, ose u kthye nė xhami. Kėshtu p.sh. pas pushtimit nga osmanėt mė 1571 tė qytetit tė Tivarit, kryeqendėr e katolicizmit shqiptar, kisha arkipeshkvnore e Shėn Gjergjit, njė ndėrtim madhėshtor nė llojin e vet, u shndėrrua nė xhami. Tė njėjtin fat pėsoi edhe selia e arkipeshkvit tė Tivarit, e cila u shndėrrua nė vendqėndrim tė kadiut tė kėtij qyteti. Edhe nė dioqezat e tjera katolike shqiptare shumė kisha ishin rrėnuar, ndėrsa disa tė tjera kishin ndėrruar destinacion, duke shėrbyer hera-herės edhe si depo armatimi pėr ushtrinė osmane, siē ndodhi me kishėn e Shėn Mėrisė sė Borės nė Lezhė. Gjithashtu njė tjetėr kishė e rėndėsishme e kėtij qyteti, katedralja e Shėn Kollit (vendvarrim i Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut), pėr njė periudhė 40-vjeēare shėrbeu si xhami. Nė rrethana misterioze qe djegur nė vitin 1592 edhe kisha e Zonjės sė Ngritur nė Qiell nė qytetin e Prizrenit, bashkė me tė cilėn u dogjėn edhe mjaft libra tė vjetėr, si dhe njė ikonė tepėr e ēmuar. Njė sasi e madhe librash u dogjėn edhe nė katedralen e Krujės kur kjo u pushtua nga osmanllinjtė. Veē kėtyre, edhe nė shumicėn e kishave qė shpėtuan nga shkatėrrimi apo ndryshimi i funksionit tė tyre, vėreheshin mungesa nė pajisjet e brendshme dhe kujdes i pamjaftueshėm pėr mirėmbajtjen e tyre.
Mjaft problematike pėr Kishėn Katolike nė Shqipėri ishte bėrė edhe ēėshtja e nivelit arsimor dhe teologjik tė klerit, si dhe shkalla e respektimit tė etikės dhe e disiplinės kishtare nė veprimtarinė e tij tė pėrditshme. Pėrsa i pėrket nivelit arsimor e teologjik, me pėrjashtim tė klerikėve tė niveleve tė larta (titullarė dioqezash e arkipeshkvish etj.), tė shkolluar nė kolegje dhe shkolla tė larta teologjike nė Itali, pjesa mė e madhe e klerit ishte e shkolluar pak ose aspak. Njė gjė e tillė vėshtirėsonte sė tepėrmi komunikimin e tyre me besimtarėt, i bėnte ata tė paaftė pėr tė celebruar si duhet meshat dhe pėr tė kryer detyrimet e tjera tė shenjta. Veē kėsaj, kishte mjaft klerikė qė nuk respektonin etikėn dhe disiplinėn kishtare. Ishin jo tė rralla rastet kur klerikė tė ndryshėm bashkėjetonin me gra (konkubina), linin pas dore shėrbesat e shenjta, nuk mbanin si duhet evidencat kishtare pėr martesat, lindjet dhe vdekjet etj. Nga ana tjetėr, nė mjaft dioqeza katolike shqiptare kishte mungesa jo tė vogla nė numrin e priftėrinjve. “Shpirtrat po bjerren jo aq nga tirania e turkut (administrata osmane - shėn. i aut.), sesa nga mungesa e meshtarėve”, shkruante nė njė relacion tė vetin drejtuar Vatikanit mė 1633, kryepeshkopi i Tivarit, Pjetėr Mazreku. Kombi shqiptar, vijonte ai, ėshtė mė i mjerė dhe mė i braktisur ndėr tė gjitha kombet qė janė nė Evropė, sepse “... arbėrit qė as pėr zell besimi, as pėr bindje e pėrkushtim ndaj tė parit tė Kishės Romake, nuk i lėshojnė vend asnjė kombi tjetėr, po vuajnė mjerisht dhe po bien pėrditė, sepse janė pa shkolla, pa kolegje e pa asnjė ndihmė shpirtėrore”. Mėse njė herė edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė klerit katolik shqiptar tė shek. XVII, si Frang Bardhi etj., shtruan dhe argumentuan domosdoshmėrinė e themelimit tė njė kolegji fetar, i cili do tė pėrballonte nė njė masė nevojat e pėrgatitjes sė klerikėve katolikė vendas. Kjo do tė shmangte vendosjen e prelatėve tė huaj nė funksione tė ndryshme kishtare nė Shqipėri, tė cilėt duke mos ditur gjuhėn e vendit, nuk ishin frytdhėnės nė veprimtarinė e vet nė mjedisin shqiptar.
Veēanėrisht e mprehtė bėhej ēėshtja e mungesės sė priftėrinjve katolikė nė rastet e konflikteve ushtarake tė shtetit osman me shtetet evropiane, kur, pėr shkak tė bashkėpunimit me kėto tė fundit tė klerit katolik, duke nxitur ose udhėhequr popullsinė nė kryengritje ēlirimtare antiosmane, autoritetet zbatonin masa tė ashpra ndėshkuese. Nė kėtė mėnyrė njė pjesė e mirė e klerit, veēanėrisht pjesa e mesme dhe e lartė e tij, shtrėngohej tė arratisej pėr t’i shpėtuar represionit. Pėr ta zbutur kėtė situatė hera-herės autoritetet osmane, tė ndodhura edhe nėn presionin e fuqive perėndimore, nxirrnin urdhėresa tė posaēme, me tė cilat garantonin lėvizjen e lirė dhe ushtrimin pa probleme tė misionit fetar nga ana e prelatėve katolikė. Kėshtu, nė vitin 1704 (pa kaluar shumė kohė nga lufta austro-osmane e viteve 1683-1699), qeveritari i pėrgjithshėm i sanxhakėve tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit, Hydaverdi pashė Begolli (nga Peja), shpalli njė urdhėresė me anėn e sė cilės porosiste kadilerėt dhe mėkėmbėsit e vet nė sanxhakėt e lartpėrmendur qė askush tė mos lejohej tė trazonte peshkopėt, priftėrinjtė ose fretėrit dhe qė tė gjithė kėta tė kishin liri tė plotė pėr tė mėsuar tė krishterėt e tyre pa kundėrshtim nga kushdoqoftė, si dhe tė shėtisnin ngado, tė vizitonin tė krishterėt e tė vepronin siē ua kėrkonte rregulli i tyre.
Tendosja qė karakterizonte nė pėrgjithėsi marrėdhėniet midis administratės osmane dhe krerėve tė Kishės Katolike nė Shqipėri pėr shkak tė rolit tė kėtyre tė fundit nė organizimin e qėndresės antiosmane, nuk pėrjashtonte momentet e mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy palėve nė periudhat e qetėsimit tė gjendjes. Nė kėtė kontekst mund tė vlerėsohet edhe urdhėresa e pėrmendur mė sipėr. Veēanėrisht marrėdhėniet e kryepeshkopit tivaras Zmajeviēit dhe Hydaverdi pashė Begollit janė njė shembull tipik i bashkėjetesės normale midis kėtyre dy institucioneve, ēka ka qenė inkurajuese pėr mbijetesėn e katolicizmit nė Shqipėri.
Shpresat pėr njė frymėmarrje mė tė lirė tė bashkėsisė katolike shqiptare pėrballė rrezikut tė tkurrjes gjithnjė e mė shqetėsuese si rrjedhojė e depėrtimit tė fesė islame nė radhėt e besimtarėve, u ngjallėn mė shumė kur fuqi tė mėdha katolike tė Perėndimit, si Franca dhe mė pas edhe Austria, nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare tė nėnshkruara me shtetin osman, fituan tė drejtėn e protektoratit (mbrojtjes) pėr popullsitė katolike brenda kufijve tė shtetit osman. Qė nė kohėn e Luigjit XIV Franca e shtoi interesimin e vet pėr tė krishterėt shqiptarė e veēmas pėr ata katolikė. Njė gjė e tillė u qartėsua mė shumė me rritjen e pranisė franceze nė tokat shqiptare, gjė qė u konkretizua me hapjen nė shek. XVII tė konsullatave nė qytete tė ndryshme, si nė Durrės etj. Artikulli 42 i Kapitulacioneve tė vitit 1673 ishte baza juridike mbi tė cilėn vendosej e drejta e Francės pėr tė qenė mbrojtėse e bashkėsisė katolike shqiptare. Kjo e drejtė e shtetit francez u pėrforcua edhe mė pas me njė artikull tė veēantė tė marrėveshjes sė Kapitulacioneve tė vitit 1740.
Mė aktive nė qėndrimet e veta ndaj fateve tė katolicizmit nė territoret e sunduara nga Perandoria Osmane ishte Austria. Traktatet ndėrkombėtare tė pėrfunduara midis shtetit osman dhe fuqive evropiane gjatė shek. XVII-XVIII, veēanėrisht ai i Sistovos i vitit 1791, duke njohur pėrmes neneve tė posaēme lirinė dhe tė drejtat e besimtarėve katolikė tė perandorisė pėr tė ushtruar besimin e tyre, i jepnin gjithashtu Austrisė privilegjin e mbrojtjes sė interesave tė bashkėsisė katolike e nė rastin konkret, edhe tė bashkėsisė katolike shqiptare. Kėtė tė drejtė tė njohur historikisht si “Kultus-Protektorati” (Mbrojtja e Kultit), Perandoria Austro-Hungareze do ta ushtrojė mė fuqishėm gjatė shek. XIX, kur dhe interesimi i saj pėr bashkėsinė katolike shqiptare dhe pėr Shqipėrinė nė tėrėsi bėhet mė i ndjeshėm dhe mė konkret. Rritja e ndikimit tė Vjenės nė kėtė drejtim favorizohej shumė edhe nga acarimi gjithnjė e mė i shtuar i marrėdhėnieve osmano-ruse duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVIII.
Mbrojtja e drejtpėrdrejtė ose e tėrthortė e shteteve tė krishtera tė Perėndimit ishte faktor i rėndėsishėm pėr mbijetesėn e krishterimit katolik shqiptar, sidomos pėrsa i pėrket garantimit tė njė statusi tė qėndrueshėm tė tij nė kushtet e sundimit osman, ashtu sikundėr armiqėsimi periodik i Perėndimit me shtetin osman ndikonte nė ashpėrsimin e qėndrimeve tė tij ndaj bashkėsisė katolike, duke inkurajuar kėshtu depėrtimin e islamit nė radhėt e saj.
Ndryshe nga Kisha Katolike, veprimtaria e Kishės Ortodokse nė viset shqiptare zhvillohej nė kushte mė tė favorshme. Qendra drejtuese kryesore e ortodoksisė shqiptare dhe asaj ballkanike nė tėrėsi, Patrikana Ekumenike e Konstandinopojės, qė nga koha e pushtimit osman, siguroi marrėdhėnie tė mira me sundimtarėt e rinj dhe ruajti njė status disi tė privilegjuar brenda strukturave tė Perandorisė Osmane. Menjėherė pas pushtimit tė Konstandinopojės dhe shpalljes sė saj kryeqytet tė perandorisė, sulltan Mehmeti II e shpalli veten protektor tė Kishės Ortodokse dhe emėroi kreun e ri tė Patrikanės Ekumenike. Nė kėtė post tė lartė ai vendosi peshkopin Genadios (i mbiquajtur Skolaris), njė klerik ky i dalluar si kundėrshtar i bashkimit tė Kishės Lindore me atė Perėndimore.
Dekreti sulltanor pėr emėrimin e patrikut tė ri ekumenik i garantonte kėtij tė fundit, dhe gjithė hierarkisė kishtare ortodokse nė varėsi tė tij, ruajtjen e privilegjeve qė ata gėzonin nė Perandorinė Bizantine. Patrikanės dhe strukturave vartėse tė saj u njihej e drejta e administrimit tė plotė tė jetės shpirtėrore dhe kishtare tė besimtarėve ortodoksė. Pėr mė tepėr, Patrikana e Stambollit pajisej edhe me pushtet tė gjerė civil. Ajo kishte mjaft kompetenca gjyqėsore pėr tė trajtuar e vendosur pėr ēėshtjet qė lindnin midis shtetasve ortodoksė tė perandorisė. Gjykata kishtare ortodokse mund tė vendoste gjoba, tė burgoste fajtorėt, madje tė jepte edhe dėnime kapitale. Pėr kėtė arsye, Patrikanės i ishte rezervuar edhe njė burg i veēantė. Gjykatat kishtare, lokale dhe qendrore, kishin gjithashtu atribute ekskluzive tė shqyrtimit dhe tė vendosjes pėr ēėshtje qė lidheshin me tė drejtėn familjare (martesat, divorcet etj.).
Njė tjetėr aspekt domethėnės i statusit tė veēantė tė Kishės Ortodokse nė kuadrin e Perandorisė Osmane ishin edhe privilegjet fiskale. Pushteti osman edhe nė kėtė drejtim u njihte patrikėve, mitropolitėve dhe krerėve tė tjerė tė hallkave tė ndryshme tė administratės kishtare ortodokse, tė drejtėn qė, nė emėr tė kishės, tė posedonin pasuri tė shumta tė tundshme dhe tė patundshme dhe tė mblidhnin njė sėrė taksash nga besimtarėt.
Patrikana e Stambollit pėrfaqėsonte qendrėn kryesore drejtuese tė bashkėsive ortodokse ballkanike (pėrfshi kėtu edhe atė shqiptare) dhe autoritetin mė tė lartė kishtar ortodoks pėrpara sulltanit.
Megjithatė, nė Ballkan vijuan tė ekzistojnė e tė funksionojnė, edhe pas vendosjes sė sundimit osman nė kėto hapėsira, dy organizata kishtare ortodokse me status tė kishave autoqefale: Kryepeshkopata e Ohrit dhe Patrikana e Pejės. Ndėrsa e para nuk pati ndėrprerje tė ekzistencės sė saj, e dyta u suprimua pėr njė kohė rreth njėshekullore pėr t’u rikrijuar mė 1557. Brenda statusit tė tyre autonom, dy kishat e lartpėrmendura gėzonin nė nivel lokal tė njėjtat privilegje qė kishte Patrikana Ekumenike e Stambollit.
Nė kushtet e kėtij organizimi administrativ tė ortodoksisė ballkanike gjatė sundimit osman, nga pikėpamja administrativo-kishtare popullsia ortodokse shqiptare ishte e pjesėtuar mė trish: njė pjesė e madhe e saj gjendej nėn juridiksionin e Kryepeshkopatės sė Ohrit dhe mė konkretisht, tė mitropolive tė Kosturit, Manastirit, Korēė-Elbasanit, Beratit dhe tė Durrėsit, si dhe tė peshkopatave tė Dibėr-Kėrēovės, Prespės e Mokrės. Ndėrkohė, nė pika tė ndryshme tė territorit shqiptar ishin themeluar nė kohė tė ndryshme edhe njė varg manastiresh ortodokse, siē ishin: manastiri i Shėn Mėrisė nė Ardenicė (Myzeqe), njė tjetėr po me kėtė emėr nė Apoloni, manastiri i Shėn Kozmait nė Halikondas (Myzeqe) etj. Autoriteti kishtar i Kryepeshkopatės njohu zgjerim tė dukshėm pas vendosjes sė sundimit osman, duke u shtrirė deri edhe te arbėreshėt e Italisė Jugore. Deri nė vitin 1557 nė kuadėr tė administrimit tė saj kishtar gjendej edhe pjesa ortodokse e popullsisė shqiptare tė Tetovės dhe Shkupit, e cila pas kėtij viti kaloi nėn administrimin e Patrikanės sė Pejės. Nė kėtė mėnyrė, brenda juridiksionit tė kėsaj tė fundit do tė hynte pėrsėri popullsia shqiptare me pėrkatėsi tė krishterė ortodokse dhe banuese nė viset shqiptare veriore (brenda kufijve tė Malit tė Zi), nė ato verilindore (Kosovė) dhe lindore (sot brenda kufijve tė Maqedonisė).
Popullsia ortodokse e viseve shqiptare jugore poshtė vijės sė ndikimit tė Kryepeshkopatės sė Ohrit, edhe pas vendosjes sė sundimit osman, vijoi tė mbetej nėn administrimin kishtar tė mitropolive dhe peshkopatave me varėsi tė drejtpėrdrejtė nga Patrikana e Stambollit.
Megjithėse Patrikana e Stambollit dhe kishat e tjera ortodokse autoqefale, ajo e Ohrit dhe ajo e Pejės, politikisht ishin tė qeta, sepse gėzonin mbrojtjen e pushtetit osman, bashkėsia ortodokse shqiptare e qeverisur prej kėtyre kishave, me kohė filloi tė prekej nga procesi i islamizimit. Nė pjesėn ortodokse tė popullsisė shqiptare tė administruar prej Patrikanės Serbe tė Pejės, sikurse ėshtė theksuar mė parė, ky proces pėrparoi mė vrullshėm pėr shkak tė identifikimit tė saj me sundimin shekullor serb nė periudhėn paraosmane.
Mirėpo edhe nė strukturat e Patrikanės sė Stambollit dhe tė Kryepeshkopatės sė Ohrit, nėn juridiksionin e tė cilave ndodhej pjesa mė e madhe e popullsisė ortodokse shqiptare, shfaqeshin jo pak probleme, tė cilat ndikonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi nė dobėsimin e autoritetit tė kishės nė radhėt e besimtarėve. Kėshtu, p.sh., grindjet midis mitropolive apo peshkopatave pėr ēėshtje tė juridiksionit ishin tė pranishme kohė pas kohe nė administratėn kishtare. Edhe nė rastin e Kishės Ortodokse, padija e klerikėve dhe paaftėsia e tyre pėr tė kryer shėrbesat fetare dhe pėr tė komunikuar si duhet me besimtarėt, ishin dukuri jo tė rralla nė historinė e kishės nė fjalė.
Nuk ndikonin mirė nė masėn e besimtarėve ortodoksė edhe shfaqjet e ndryshme tė korrupsionit, siē ishte p.sh. dhėnia e ryshfeteve pėr blerjen e posteve tė larta kishtare. Kjo dukuri negative u vu re si nė Patrikanėn Ekumenike tė Konstandinopojės, ashtu edhe nė Kryepeshkopatėn e Ohrit.
Nga ana tjetėr, nuk ishin tė rralla rastet kur mitropolitėt dhe drejtues tė tjerė tė administratės kishtare u merrnin besimtarėve nė formė taksash mė shumė tė holla, sesa u ishte njohur zyrtarisht. Ndėrsa nė viset kufitare tė juridiksionit tė dioqezave katolike nė veri tė Shqipėrisė, peshkopė dhe autoritete tė tjera kishtare tė Patrikanės sė Pejės u bėnin trysni besimtarėve dhe klerikėve katolikė pėr tė paguar pėr llogari tė tyre taksa tė ndryshme.
Rritja e pretendimeve tė Rusisė pėr tė marrė rolin e protektores sė popullsive ortodokse ballkanike, veēanėrisht duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVIII, ndėrkohė qė marrėdhėniet e saj me Stambollin po acaroheshin me shpejtėsi, i dhanė rast sulltanit dhe aleates sė tij, Patrikanės Ekumenike, qė t’i shtynin drejt suprimimit strukturat kishtare autonome siē ishin Kryepeshkopata e Ohrit dhe Patrikana e Pejės. Rezultat i rrethanave tė lartpėrmendura ishte likuidimi i Patrikanės sė Pejės mė 1766 dhe i Kryepeshkopatės sė Ohrit mė 1767. Kėtej e tutje Patrikana e Stambollit futi nėn varėsinė e vet tė drejtpėrdrejtė tė gjitha mitropolitė dhe peshkopatat, qė mė parė vareshin nga dy kishat e lartpėrmendura.
Gjatė dhjetėvjeēarėve pasardhės Patrikana Ekumenike intensifikoi veprimtarinė e vet pėr fuqizimin e krishterimit ortodoks pas humbjeve tė mėdha qė ai kishte pėsuar me kalimin nė fenė islame tė njė numri tė madh besimtarėsh gjatė shekujve tė sundimit osman. Njė nga misionarėt e dalluar tė Kishės Ortodokse gjatė kėsaj kohe ka qenė Kozma Etoliani, i cili vinte nga shkolla e Malit Athos dhe shėtiti mjaft krahina tė Shqipėrisė Jugore, duke predikuar Biblėn nė radhėn e besimtarėve ortodoksė. Gjatė kėtij udhėtimi misionar ai hapi edhe mjaft shkolla nė gjuhėn greke. Veprimtaria e Kozma Etolianit u pėrqendrua sidomos nė krahinėn e Beratit. Pikėrisht kėtu, nė gusht tė vitit 1779, ai gjeti edhe vdekjen, sipas tė gjitha gjasave, nga agjentėt e sundimtarit tė Beratit, Kurt Ahmet pashės. Varri i tij ndodhet nė fshatin Halikondas, ku me urdhėr tė sundimtarit tė Janinės, Ali pashė Tepelenės, nė vitin 1813 u ndėrtua njė manastir me emrin e Shėn Kozmait.
I tėrė kompleksiteti i organizimit kishtar nė viset shqiptare, administrimi i krishterimit shqiptar prej qendrave tė ndryshme kishtare, shoqėruar kjo me mospajtime e kundėrshtime tė herėpashershme midis tyre, ishte njė faktor specifik me rėndėsi tė veēantė pėr dobėsimin e qėndresės ndaj depėrtimit tė fesė islame gjatė sundimit osman. Pėr mė tej, kjo gjendje specifike lehtėsonte ndjeshėm edhe veprimin e faktorėve tė tjerė nė dobi tė pėrhapjes sė islamizmit nė radhėt e popullsisė shqiptare.


Rrjedhojat e pėrhapjes sė islamit nė tokat shqiptare
Pėrhapja e islamizmit nė trojet shqiptare ishte njė proces me rrjedhoja tė shumanshme pėr jetėn ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė popullit shqiptar. Rezultati kryesor i kėtij procesi ishte fakti se nė strukturėn konfesionale tė tij tashmė pėrfshihej si pjesė pėrbėrėse popullsia myslimane. Prania e saj konstatohej qartė veēanėrisht nė qytete, nė tė cilat ku mė herėt e ku mė vonė, nė pėrshtatje me ecurinė e procesit tė islamizimit, u krijuan mėhallėt (lagjet) myslimane krahas atyre tė krishtera. Mėhallėt e reja myslimane u krijuan e u zgjeruan kryesisht nė pjesėn e re (jashtė kėshtjellave) tė qytetit. Deri nė fund tė shek. XVI mėhallėt myslimane ishin bėrė realitet nė qytetet e Shkodrės (8), Pejės (13), Prizrenit (8), Prishtinės (11), Vuēiternės (7) etj. Mė pas, gjatė shek.XVII mėhallėt e veēanta me popullsi myslimane duken edhe nė qytetet e Beratit (20), Elbasanit (18) etj. Pėr emėrtimin e mėhallėve tė reja myslimane u pėrdorėn emra tė njerėzve tė shquar tė krahinės ku ndodhej qyteti, tė krerėve tė esnafeve ose tė klerikėve myslimanė. Nė disa raste mėhallėt pėrmenden edhe me emrat e xhamive apo tė mesxhideve qė ishin ndėrtuar aty.
Ndryshimet nė strukturėn fetare tė popullit shqiptar si rrjedhim i depėrtimit tė islamizmit, u pasqyruan edhe nė arkitekturėn dhe urbanistikėn e vendbanimeve shqiptare. Njė numėr kishash u shndėrruan nė xhami, ndėrkohė qė u ndėrtuan me shumicė objekte tė reja tė kultit islamik, si xhami, teqe, shkolla (medrese), qendra bamirėsie (imarete) etj., duke i shtuar kėshtu pamjes urbanistike tė vendbanimeve nė tė cilat u pėrhap islamizmi, njė aspekt islamiko-oriental. Normat dhe rregullat islamike u shtrinė edhe nė fushėn e organizimit tė veprimtarisė ekonomike, veēanėrisht tė zejtarisė nė qytete.
Islamizimi i popullsisė shqiptare ishte njė proces me ndikime tė ndjeshme edhe nė shumė aspekte tė kulturės shpirtėrore. Nė doket, martesat dhe nė krijimtarinė artistike (gojore dhe tė shkruar) u dukėn shpejt elementėt e kulturės islamiko-orientale. Martesat nė pėrgjithėsi filluan tė bėheshin brendapėrbrenda secilit komunitet fetar (djemtė myslimanė me vajza myslimane, ndėrsa ata tė krishterė me vajza tė krishtera), ndėrkohė qė popullsia e islamizuar nisi tė dallohej edhe nga mėnyra e veshjes. Mė tė spikatura kėto dallime ishin nė veshjen e grave myslimane qė banonin nė qytete, tė cilat filluan tė pėrdornin ferexhenė pėr tė mbuluar pjesėrisht ose tėrėsisht fytyrėn nė publik.
Duke filluar tė paktėn qė nga gjysma e dytė e shek. XVI, nė njė pjesė tė mirė tė saj edhe krijimtaria letrare u zhvillua sipas modeleve islamiko-orientale. Nga ana tjetėr, gjurmėt qė la procesi i islamizimit nė jetėn e shoqėrisė shqiptare tė kohės u shoqėruan me ndikime tė dukshme edhe nė fondin leksikor tė shqipes. Njė numėr jo i paktė fjalėsh e shprehjesh me prejardhje turko-arabe depėrtuan nė sfera tė veēanta, sidomos nė emėrtesėn e artikujve tė pėrdorimit shtėpiak, tė gjellėtarisė etj.
Me pėrhapjen e fesė islame nė viset shqiptare, u thellua mė tej diversiteti fetar, gjė qė potencialisht krijonte kushte pėr pėrēarjen dhe shpėrbėrjen e kombit shqiptar. Mirėpo njė gjė e tillė nuk ndodhi, pėr arsye se realiteti i ri fetar ishte njė mozaik i vendosur mbi njė shtrat tė fuqishėm, tė pėrforcuar nė rrjedhėn e historisė nga veprimi i faktorėve tė konvergjencės, siē ishin tiparet etnopsikologjike, gjuha dhe kultura e pėrbashkėt etj. Nga ana tjetėr, ashtu sikundėr krishterimi (ortodoks apo katolik), edhe islami te shqiptarėt pėrgjithėsisht mbeti njė fe popullore (veēanėrisht nė pjesėn fshatare tė popullsisė), larg intolerancės dhe fanatizmit doktrinar. Pėr mė tepėr, pėrhapja nė viset shqiptare e sekteve (tarikateve) tė ndryshme islamike krahas islamizmit (sunit) e zbuti mjaft klimėn e marrėdhėnieve ndėrfetare nė trevat shqiptare. Njė rol tė veēantė nė kėtė drejtim luajti urdhri bektashian, i cili duke qenė i afėrt me tė dy besimet kryesore, Krishterimin dhe islamizmin, duke predikuar tolerancėn dhe mirėkuptimin mbarėshqiptar, kontribuoi nė frenimin e prirjeve ndarėse nė gjirin e popullsisė dhe nė fuqizimin e lidhėzave tė unitetit mbi baza etnike e kombėtare.
Tė dhėnat e dokumentacionit historik pėrbėjnė vėrtetimin mė tė sigurt pėr ekzistencėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės pa probleme tė shqiptarėve tė besimeve tė ndryshme. Misionari katolik Pjetėr Mazreku nė njė raport tė tijin dėrguar Selisė sė Shenjtė tė Romės mė 1633 jo pa habi theksonte: “Meqenėse rrijnė vazhdimisht bashkė, shumė sende nxėnė tė krishterėt nga tė pafetė (myslimanėt - shėn. i aut.) si p.sh. me kremtue ditėn e premte qė asht festa kryesore e turqve (myslimanėve - shėn. i aut.) dhe bestytni tė pafund. Turqit (myslimanėt - shėn. i aut.), si tė rrjedhun nga tė krishterėt, ruajnė shumė zakone tė tė krishterėve; pėrsa u pėrket festave, ftojnė njeni-tjetrin ndėr morte, ndėr kremtime dhe kur bajnė dasma. Shumė nga kėta tė krishterė tue marrė e dhanė me ta, besojnė se edhe ata shelbohen (shėndetėsohen - shėn. i aut.), nė qoftė se kryejnė disa tė kėqia ...”. Kėtė tė vėrtetė e vinte re edhe njė vėzhguese e huaj nė Stamboll, e cila mė 1717 nė lidhje me shqiptarėt shkruante: “Kėta njerėz, qė jetojnė midis tė krishterėve dhe muhamedanėve dhe qė nuk ua kanė marrė dorėn mosmarrėveshjeve fetare, deklarojnė se nuk janė aspak nė gjendje tė gjykojnė se cili besim ėshtė mė i miri. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, ata i ndjekin me maturi tė dy besimet. Shkojnė nė xhami tė premteve dhe nė kishė tė dielave, duke nxjerrė si pretekst se nė ditėn e gjykimit do tė kenė mbrojtjen e profetit tė vėrtetė; mirėpo, se kush na qenka ky profet, nuk janė nė gjendje ta pėrcaktojnė nė kėtė botė”.
Veēanėrisht gjatė shekujve kur procesi i islamizimit tė popullsisė shqiptare ishte nė zhvillim e sipėr, vija dalluese midis pjesės sė krishterė dhe asaj tė islamizuar tė popullsisė paraqitej jo fort e theksuar. Kėshtu, p.sh., nė mjaft raste ndryshimet nė pėrkatėsinė fetare u shpėrfillėn nė sfera tė tilla tė rėndėsishme tė jetės shoqėrore siē ishin marrėdhėniet martesore. Burimet historike tė shek. XVII-XVIII jo rrallė ofrojnė tė dhėna sipas tė cilave vajza tė krishtera martoheshin me djem tė islamizuar dhe se kėta tė fundit u kėrkonin priftėrinjve katolikė qė grave tė tyre tė krishtera t’u jepeshin sakramentet e shenjta (pagėzimi, kungimi, rrėfimi etj.). Pėr mė tepėr, nė kundėrshtim me rregullat fetare, ata kėrkonin qė edhe fėmijėt e lindur nga kėto martesa tė pėrziera tė pagėzoheshin nė kishė. Ishin tė shumta rastet kur edhe familje tėrėsisht tė islamizuara u kėrkonin priftėrinjve pagėzimin e fėmijėve tė vet. Nė zonėn fshatare sidomos, toleranca nė zbatimin e normave dhe tė porosive tė fesė islame ishte akoma mė e shprehur. Siē ka theksuar dijetari shqiptar Fan. S. Noli, fshatarėt shqiptarė nė rast nevoje, pa ndryshim feje, trokasin me radhė nė derėn e priftit, tė hoxhės e tė babait. Nė mesin e popullsisė sė kėsaj zone ishin pothuajse tė panjohura dukuri tė tilla, si mbulimi i fytyrės sė grave etj. Nė kėtė segment tė popullsisė shqiptare, pėr shkak tė prirjeve konservuese mė tė fuqishme, bashkėjetesa e traditave parakristiane (pagane), kristiane dhe islamike, ishte mė karakteristike sesa nė mjedisin qytetar.
Nga ana tjetėr, pjesėmarrja e pėrbashkėt e popullsisė shqiptare si tė krishterė, ashtu dhe myslimane, nė lėvizjen ēlirimtare antiosmane, flet qartė pėr cektėsinė e ndarjes fetare pėrballė vetėdijes sė bazuar nė njėsinė kombėtare. Midis tė tjerash, kėtė fakt e pėrforcon edhe Pjetėr Budi, njė nga prelatėt katolikė dhe intelektualėt e shquar shqiptarė tė shek. XVII, i cili nė njė projekt tė vetin tė vitit 1621, pėr organizimin e kryengritjes ēlirimtare nė Shqipėri, llogariste si pjesėmarrės nė tė jo vetėm pjesėn e krishterė, por edhe atė myslimane tė popullit shqiptar.
Thellimi i ndryshueshmėrisė fetare gjatė sundimit osman, pėr shkak tė kalimit tė pjesės mė tė madhe tė popullsisė katolike dhe asaj ortodokse nė fenė islame, nuk e cenoi karakterin etnik tė popullit shqiptar, pėrkundėr pohimit tė ndonjė studiuesi se popullsia e islamizuar bashkė me fenė humbiste edhe ndėrgjegjen kombėtare. Duhet theksuar se nė viset shqiptare pranė vijės sė takimit me etni tė huaja, procesi i islamizimit ishte njė nga faktorėt qė ndikuan nė pėrveēimin etnik tė popullsisė shqiptare dhe tė trojeve tė saj nga popujt fqinjė. Njė gjė e tillė mund tė thuhet sidomos pėr brezin kufitar enik qė fillon nga trevat shqiptare veriore (sot gjenden brenda kufijve politikė tė Malit tė Zi) dhe vazhdon nė ato verilindore (Kosova) dhe lindore (viset shqiptare brenda kufijve politikė tė Maqedonisė sė sotme).
Nė kundėrshtim me tė vėrtetėn, nė njė pjesė tė mirė tė historiografisė sė huaj dhe veēanėrisht nė veprat e historianėve sllavė, sidomos kur ėshtė fjala pėr viset shqiptare verilindore dhe lindore (pėrkatėsisht Kosova dhe trevat shqiptare nė Maqedoni), kanė qarkulluar e qarkullojnė teza qė synojnė nė njė paraqitje tė deformuar jo vetėm tė pamjes etnike tė viseve tė lartpėrmendura nė tė shkuarėn historike, por edhe tė bashkėlidhjes sė procesit tė islamizimit me realitetin etnik tė kėtyre viseve. Teza tė tilla konvergojnė nė idenė se islamizimi nė Kosovė ėshtė dukuri qė si kohė u pėrket kryesisht shek. XVIII-XIX dhe qė lidhet me “eksodin” e malėsorėve shqiptarė drejt tokave tė Kosovės dhe tė Maqedonisė, ngjarje kjo qė paska shoqėruar “shpėrnguljet e mėdha serbe” pas luftėrave austro-osmane tė viteve 1689-1690 dhe 1737-1738. Sipas mbrojtėsve tė pikėpamjeve tė tilla, ardhėsit shqiptarė tė islamizuar qė mbushėn hapėsirėn “e boshatisur” tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Perėndimore islamizuan edhe banorėt e mbetur sllavė, duke sjellė kėshtu, pas islamizimit tė tyre edhe “shqiptarizimin” e kėtyre territoreve.
Nė fakt, shqyrtimi i kujdesshėm i tė dhėnave historive qė ofrojnė burimet e shek. XVI-XVII tė shpie nė pėrfundime tė kundėrta me pohimet e lartpėrmendura. Viset e Kosovės dhe viset e tjera shqiptare nė Maqedoninė e sotme u bėnė pjesė e procesit tė islamizimit, si proces unik qė pėrfshiu tėrė hapėsirėn etnike shqiptare. Madje, popullsia e viseve tė lartpėrmendura, pėr shkak tė rrethanave politike e shoqėrore tė veēanta nė tė cilat ndodhej nė prag tė vendosjes sė sundimit osman, dallohej pėr hershmėrinė e fillimeve tė kalimit nė islamizėm dhe pėr ritme mė tė larta tė zhvillimit tė kėtij procesi nė krahasim me pjesėn tjetėr tė popullit shqiptar. Mjafton tė pėrmendim se qė nė fund tė shek. XVI rreth 60% e popullsisė qytetare tė Kosovės dhe tė trevave shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore ishte islamizuar. Po tė kemi parasysh se gjatė shek. XVII jo vetėm popullsia qytetare, por edhe ajo fshatare kaloi masivisht nė fenė islame, duket qartė se realiteti i ri fetar nė trevat shqiptare tė lartpėrmendura (islamizimi i shumicės dėrrmuese tė popullsisė vendase), ishte krijuar pėrpara luftės austro-osmane tė viteve 1689-1690 dhe sė ashtuquajturės “shpėrngulje serbe” qė ndodhi pas saj. Prandaj ėshtė plotėsisht e qartė se nė kėto vise kemi tė bėjmė me islamizim tė popullsisė shqiptare, banuese shekullore e kėtyre vendeve. Pėrkatėsia etnike shqiptare e popullsisė sė Kosovės dhe tė trevave shqiptare lindore (tė Maqedonisė sė sotme Perėndimore), duket edhe nė faktin se nė defterėt osmanė tė regjistrimit tė popullsisė (gjysma e dytė e shek. XVI) shumė banorė tė islamizuar tė kėtyre viseve ende ruanin si mbiemra emrat e krishterė tė prindėrve tė vet ose mbiemra nga sfera e antroponimisė karakteristike shqiptare (Bardh, Gjin, Gjergj etj.). Pėr shqiptarėsinė e popullsisė sė islamizuar tė viseve tė lartpėrmendura jep tė dhėna bindėse edhe relacioni i prelatit katolik Pjetėr Mazreku, i cili nė vitin 1623 informonte se Prizreni kishte 12 000 banorė myslimanė, shumica e tė cilėve ishin shqiptarė.
Duke qenė se qė pėrpara luftės austro-osmane tė viteve 1689-1690, islamizmi u pėrhap masivisht nė radhėt e popullsisė shqiptare dhe jo asaj serbe, dhe se popullsia e islamizuar formonte shumicėn dėrrmuese tė krejt popullsisė banuese nė territorin e sotėm tė Kosovės dhe nė viset shqiptare lindore, natyrshėm del pėrfundimi se popullsia sllave e kėtyre viseve nuk pėrbėnte veēse njė pakicė kundrejt shumicės etnike shqiptare. Nė kėtė mėnyrė, popullsia autoktone e kėtyre anėve, sikundėr e tėrė popullsia shqiptare e islamizuar, ndėrroi vetėm pėrkatėsinė fetare duke ruajtur tė pandryshuar pėrkatėsinė etnike shqiptare.
-------------- ------ -------------------------- ---------- -----

ps.Marre nga teksti shkollor i Historise Shqiperise . Teksti i ri i Historise Shqiperise do te dale se shpejti duke thelluar me teper bazen historike ...