Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Vehbi Skënderi

    Vehbi Skënderi lindi në Strelcë (Korçë) më 1929. Pasi kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës punoi si gazetar, redaktor dhe një pjesë të mirë të veprimtarisë së tij ja kushtoi publicistikës kritike. Për shkak të mendimeve të shprehura në publicistikën kritike ai u persekutua nga didktatura. Ai është autor i sa e sa lirikave dhe epikave të mbrekullueshme si dhe i vëllimeve me poezi si `Këngët e para`, `Vjersha`, `Fletë nga ditari im`,`Vjershat e poemat e Drinit`etj. Ndër krijimet e tij më mbresëlënëse përmendet poezia 'Ofelia'.


    Thuaja Hënës

    Kur ke diçka,-për të më thënë,-diçka që se mban
    dot për vete
    Që nuk ja thua e s`e shkul dot prej zemrës
    Dhe nuk të shqitet kudo që vete:
    Trokit në hënë! Thuaja hënës!

    Dhe në t`u sjelltë hënë pak ftohtë
    kudo të jem në çast vjen e m`a thotë.Trokit në hënë!

    Kur të bezdisesh nga një grigje halle,
    Mos u besosh as ëngjëjve as djajve
    As gurëve e sendeve reale

    Mos u beso as hijeve as ëndërrës
    E ta ndiesh zbrazëtirën gjer te dhimbja
    prit sa të vijë mbrëmja.Thuaja hënës!

    Sado e largët të të shtiret, sado e kotë
    Ka zemër delikate hëna! Vjen në sekondë më thotë...

    Kur ke në gjoks një plagë, gur të rëndë!
    Brengosje e plagosje. Makth! Brengë poshtruese
    E je shterur krejt duke besuar-
    Diçka që s`ia thua as shoqes sate,as nënës:
    Trokit në hënë! Thuaja hënës!

    Ajo dhe yll të jem ne Univers-
    Mbirë prej nebulozave e prej ëndërrës-
    Vjen m`i kumton të gjitha në vesh!
    Vjen m`i kumton në vesh...
    Trokit në hënë. Thuaja hënës!


    p.s. Materiali u mundësua pjesërisht nga Estref Ago. Informacion më i detajuar për jetën si dhe krijime të autorit janë të mirëpritura.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fiori për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ti, e pakapshmja ime

    Ti, Perëndesha ime! Sido që të jetë dëshira që më ndiell
    Për të më pasur sa më afër :
    Të lutem shumë mos më tërhiq në Qiell.

    Ty, Fllad-Shpërndarësja ime! Erë-Lutje. Dënesje-Gjethesh.
    Shungullimë orteku e duhmë ethesh.
    Si të të kap ? Me çfarë dorëza magjike mund të të kap,
    o e “Pakapshme”?

    Ti, e Pakrahasueshmja ime! Me kë të të krahasoj ?
    Me këtë yllësi që nuk duket.
    Me këtë plagë që nuk zhduket.
    Me këtë gurrë që nuk shterret.
    Me këtë Dritë që nuk erret!

    Me këtë kavo (çmendurie) që nuk e këput as elefanti.
    Me këtë varg brilant
    Në Gurin e një varri…

    Ti, Gënjeshtarja ime!
    Sa herë më ke ftuar në Parajsë, pa u ulur mirë.
    Pa më këndellur me një buzëqeshje.
    Pa të ndjerë (së paku) parfumin e flokëve. Pa më gostitur.
    Pa më selitur qoftë dhe një vështrim. Pa më pritur
    Qoftë për kortezi e mirësjellje.
    Më ke dëbuar nga shtëpia! Më keq se Perëndia
    I zemëruar: Dy Mëkatarët e Përjetëshëm.

    Ti, Magjistarja ime! Kur të më yshtësh e të ngjizësh për mua Magjinë tënde.
    Kërko që Dashuria të zgjasë sa vakancat në Sharm El Sheik a së paku
    Sa bishti i gjatë i kësaj komete të shkurtër.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kristina

    Ajo punon vetëm. Tok me qenin e vet.
    Shih, mbledhin gjethet e verdha të dy.
    Horat e thërret Qenin e vet.

    Robtohet sikur ka për të ushqyer dhjetë fëmijë. Vetëm!
    Dhe thotë se i ka kaluar të tetëdhjetat
    Tok me mua qysh qëkur. Dhe thonë se me kursimet e veta
    Që ka depozituar në bankat e Zvicrës
    Mund të jetojë së paku edhe njëqind vjet.
    Së toku me Qenin e vet.
    Ajo punon vetëm. Tok me Qenin e vet Horat. Ja tek prashitin lulet.
    Që të dy, pa u ngutur:

    Ajo me gishtat e dorës. Ai me putër.

    Reinach 19 mars 2003
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Perla] për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  6. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    TELEFONATË NË FIRMËN ”LORELLAJ”

    Kush qan kështu si era në Guttenbergstrasse? Rrëzuar gur përdhè
    E hershmja imja Andromakë. Akili sa më vren fillon e leh.
    Më cik me puter gjunjtë e hungurin për mort.
    Dënes me lotë në sy dhe më puth duart fort.
    E më lëpin fytyrën.
    “Ngjallma,” më thotë Ai.
    Po ndonëse e prek kjo pamje, s’e kupton dot mynxyrën.
    Prapë herë më vëren mua, herë vëren në mur Krishtin
    (Tek falej Zonja e tij)
    Po ç’të bëj unë i mjeri që t’ia kthej asaj shpirtin!


    E si ta bind Akilin që s’kryej mrekullira?
    Dhe gënjen ai që thotë se unë bëj çudira.
    E gjoja njeriu ngjallet dhe pas vdekjes së vet,
    Mjafton të puthë Altarin, të shkojë për t’u falur.
    Kur dihet botërisht se veç Jezusit Hyjnor askush s’është ringjallur!


    Por tek vërej Akilin në këtë hall pa skaj
    që, çfarëdo po t’i them nuk më zë besë fare,
    Telefonoj, sakaq, në Firmën „Lorellaj“.
    Kur, posa ndjen e mjera se po thërras Varrtaren,
    ringjallet në sekondë (si Kostandini ynë pas fjalës që ka dhënë)
    dhe kumton me ngut: “Vilën Numër Shtatë në Gutenbergstrasse
    Akilit ia kam lënë.
    (Unë ngre veshët bigë, mos më përmend dhe mua?)
    Vetëm Zotnia e Tij, miku im besnik,
    (që kaq fort unë e dua) është Trashëgimtar e Pronar Juridik.
    E fiket prapë me ngut si të qe xixa zjarri.
    Por fill pas Testamentit del në ekran inventari:


    «Në Vilën Numër Shtatë (Gutenbergstrasse) lë njëzet e dy (22) dhoma. (Tri me oxhakë zjarri) 4 sallone pritjesh (që kurrë s’pritën njerëz !) 8 banjo komplete me dush, vaska e WC.

    Lë dhe 4 pishina : 2 me ngrohje centrale (mos ndjesh kurrë të ngrirë) 2 me ngrohje natyrale, vetëm për mot të mirë.”


    Dhe, sa çel e mbyll syrin, ajo vdes përsëri…


    Vila kallet në zi.
    Akili qan me gulç sa shtatë motra bashkë.
    Herë më shikon mua, herë Zonjën e Madhe Andromakë.
    Kur befas mbrrin te porta Varrtarja “Lorellaj”, flet ajo pa të keq.
    Pa çarë kryet fare për Zot edhe për Dreq!
    E si t’i ngucë kush, shoqëruesit e saj e kallin në qivur (Mortja s’kursen njeri!)
    E nga tërë farefisi 90 vjeçarja ç’kish (vetëm Zoti e di)
    Nipa, mbesa e stërmbesa! E tërë rrethi familjar
    E përcjellin në varr me Funeralin e saj.
    Unë i vetmi mik. I shumëndershmi Akil.
    Dhe dy varrmihës pleq nga Firma “Lorellaj”.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Perla] për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  8. #5
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    XHELOZIA


    Një flokëverdhë helvetike, ndoshta shumë më e re se unë,
    çdo ditë kalendarike bën për Qenin Zhyl Vern dy ditë pune.
    Kjo mrekulli 24 karat që bën t’i ndrijë dy orë larg ngjyrë e lëkurës
    Magjeps çdo kalimtar posi Lulja e Ujit mbi Liqenet e Lurës.


    Sykaltër posi jar merr dhe tri medalje ar për Bukuri.
    Në orë e në shi dy tetorëshe ia ndan Mikut Zhyl Vern.
    Kur bën diell e kur vjen hija. Unë e përshëndes e diç dua t’i them.
    E skuqem si fëmijë nga zilia. A që t’ua them hapur: vdes nga xhelozia!


    Por s’di se si një ditë - jo, mor zotni, një çast! – i ndodhur shumë afër saj.
    E shumë larg! – i flasplot njerëzi: Zonjë! Ndonëse nuk kam emër të madh
    Si Miku juaj Zhyl Vern, ju betohem sinqerisht për Jehovanë,
    Ju dua sa Qielli! E sa gjithë lulet e zogjtë kudo që janë!


    Me tërë Mallin tim të flaktë: Ju dua! Andaj ju lutem shumë falmani këtë natë.
    Jo, po kërkoj një natë dimri mijëra milje të gjatë.
    Dhe as një natë vere, kur muzgu është i shkurtër e ikën shumë herët.
    Ah, së paku falmë mua një orë vetëm, o e Bukur, një mëngjes a një mbrëmje.


    Kur të jesh sa më e lirë. Dhe nëse je shumë e zënë
    (O Zot, po vdes nga xhelozia) me Zotninë Zhyl Vern
    Dhe çdo hapësirë e juaja është llogaritur
    Në ditën tuaj kalendarike e s’ke një pikë bosh për të më pritur.
    Se çdo lëvizje e re mund të të shkaktojë trauma e dhimbje,
    Ndalo si kanarinë e ëmbël pa kurrfarë frike
    Në shelgunpranveror të kësaj erotike!


    Veç ja ku të betohem për këtë Tokë e për këtë Qiell!
    Nëse nuk i përmbaheni dot as Minimales,
    Unë do ta ftoj në duel mikun tënd të nderuar Zhyl Vern,
    Posi dikur Pushkini i revoltuar baronin Dantes!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Perla] për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #6
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    ZEZAKJA E BERNËS

    Më buzëqeshi Fati, siç ma desh zemra kësaj here.
    Sot midis Bernës së Vjetër vërej një negre Perri!
    E kush s’kthen kokën drejt asaj? Toka e Qielli!
    Dhe vetë Vilhelm Teli nga Statuja e Tij.

    E unë pyes veten: Qyshkur Fidia i Madh gdhend Venerën e vet nga Mermeri i Zi.

    Katran e zezë, më tepër se kafja e pjekur! Nën hije…
    Çdokush e ndjen praninë e saj pa e prekur.
    Sytë i xixëllojnë shpuzë.
    Përhap gëzim e afsh si e dehur
    Prej pijes që të deh, pa e vënë verën në buzë…

    Me mëngë zhapone, gjerdhan e minifund fsheh muzgun e përrallës.
    Bart tingujt e të qeshur dhe të fjalës,
    si shiu i diamanteve në një enë kristali.
    Dhe elegancën e krenarinë e Valës,
    kur vala hov si Mali.

    Ndoshta i ngjan dhe Xhunglës, si një mister pa fund.
    Vështrimi saj gjëmbon e shpin si ferra.
    Ndjen se e çmojnë të gjithë. Po ngjan se s’pyet për vlera.
    në këtë pus me plehra! Në këto rrjedha

    Hiçrish. E teksa buzëqesh, me një lëvizje Blic që askërkënd s’përfill
    I ndrijnë dhëmbët dëborë, kryelartë gjer në qiell
    Shkel në Qytetin e Vjetër (Altstadt).
    Përmbi kalldrëme shkel dhe tundet si selvi.

    Dhe unë pyes prap: Qyshkur Roden i Madh po gdhend kryeveprën e vet
    Nga mermeri i zi.

    Bernë 19 gusht 1996
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Perla] për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  12. #7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    NJOHJA

    Kur njihesh me një grua, qofsh i vetmuar, si plep.
    “Humbës i pakorrigjueshëm e i përhershëm
    në çdo lloj qeverie, Klub, OJQ, Bord Bamirësie
    i dyshimtë i përjetëshëm,

    Në çdo hap që bën të vjen sikur shkel në një “zonë të minuar”.
    Sikur shkel si Jezui mbi gozhdë e mbi diamante.
    Sikur të ndjekin qindra trafikantë
    (farisej modernë) të të mbërthejnë përsëri.

    Kur lidhesh me një grua ndjehesh si Perëndi ! Herë dukesh krejt i marrë.

    Herë tepër i zgjuar. Njohja mund të ndodhë në stacion. Në tram.
    E në varrim. Dhe pavarësisht se nuk ke marrë asnjë “Çmim” për Bukuri.
    Dhe as për Mençuri. E ta kalojnë në Kapital edhe shitësit e vegjël ambulantë.
    E nuk je as Kryeministër. As Senator. As Papë. As Kapo-Bandë.

    Kur rri me një grua e ia ngatërron gishtat plot andej nëpër flokë
    Të duket sikur je “më i përkëdheluri” e “më i suksesshmi” në këtë Tokë!
    Saqë të kap dëshira ta nisësh Jetën prap së pari.
    E ta Rindërtosh Gjithësinë si Fausti i Urtë së mbari.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Perla] për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  14. #8
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Shkallet

    Përditë ngjit mijëra shkallë që të të them “Mirëmëngjes!” Sa të të dëgjoj pak zënë.
    Shpesh ndjen njeriu urinë e një fjale të butë e të pathënë
    Më shumë se urinë për një trohëz buke.
    Shkallë-shkallë sa të të them: «Nesër mos më prit!”
    Mike! Pse më jep përditë krahë Dashuria! Dhe shpesh m’i këput krahët?
    Mijëra shkallë! Nga superxhirot zemra po më çahet.
    Pse më injektojnë helm çdo orë hallet meduza? Pse e mira çapet si qerre?
    Dhe e Keqja si vetëtimë?

    Mike! Më mirë vij rrëfehem te ti
    Se në Katedralen Notre Dame de Pari...

    Shkallë! Me koracë akulli e ballëdirsur
    Për të soditur gjoksin tënd që dallgëzon si det nga frymëmarrja.
    E për të të çuçuritur me një frymë :
    Mike! Ndarja qenka më afër sesa takimi ynë…

    Shkallë-shkallë! Që të përsërit pyetjen e përditshme : Si ke fjetur ?
    Dhe pyetjen e çuditshme: Ku ka tretur loti im? Kush e ka gjetur?
    Mijëra shkallë! As lodhem dhe as më këputen këmbët.
    Kur presin dhëmbët hekur nga acari. Kur akulli tretet.
    Kur vuajtjet e mia nuk i nxë as varri, as detet!

    Shkallë! Shkallë! Në të dy anët e rrugës pemët. Shkurret dekorative. Trëndafilat. Vilat në Bazel e në Rajnah. Vitet e ditët e mia rresht. Çapen bashkë me mua…

    Dhe po qe se më pret Ti mbi Çatinë e Rruzullit. E po qe se më thua ti
    “Jam në Everest”, unë vij në çast. Sado të bjerë dëborë e çfarëdo ere që të fryjë.
    Ngjitem! Bashkë me pajimet e mia: Ganxhat, çekiçët e litarët alpinë…
    Dhe bashkë me shkrepat e tetëdhjetë (80) viteve mbi shpinë.

    Ngjitem! Ngjitem!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Perla] për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  16. #9
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    ORËT E MINUTAT, SI KËMISHA TË NGUSHTA FËMIJËSH

    Më shtrëngojnë fort ditët e mia. Dilema!
    Orët e minutat, si këmisha të ngushta fëmijësh.
    Paqja çdo çast sjell dhembje.
    Kur po më mbyllen këto plagë-gangrena?
    Jam tradhtuar nga Lufta e nga Paqja.

    Ditët e mia të shkurtëra.
    Jam stërnginjur nga etika e kallaisur. (Me aliazhe sulfuri.)
    Nga retorika e papagajve parlamentarë.
    Nga patetika minashkrehëse e ulemajve.
    Ditët e mia. Orët e minutat.
    Si biruca të ngushta!

    Jam veleritur nga sfilata e “gjenuinëve” të gjelbër.
    Nga edukata raciste e Aparteidit. Kultura e Pinguinëve të Anatol Francit.
    Dhe kultura e Polifemit.

    Nuk po e nxenë dot as kultura e odiçkës sime 3x3. (Në Bazel)
    As kultura e filxhanit, që pi kafe. Dhe as kubatura e Oqeanit!

    Po më ndrydhin fytin:
    Shpirti primitiv i fluturimeve. Dhe shiu reaktiv.
    Po më mbytin!

    Orët e minutat lemeri! Pa fantazi e pa oksigjen.
    Ditët e mia të ngushta, si këmish’ e Centaurit, nuk nxënë dot
    As këtë zhuzhak të artë,
    Që jep koncert falas nëpër Konfederatë.

    Ditët e mia të shkurtëra.

    Reinach 7 gusht 2004
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Perla] për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  18. #10
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    SHI NË SHESHIN FEDERATIV

    Berna shkëlqen nën shi, midis rubinësh.
    Ia freskon ballin ditës. Ia shuan etjen stinës.
    Bien plot gas tamburet. Qyteti turret! Thërret fanafara.
    Në re mbërrijnë sylynjarët. (Ku fluturojnë të marrët!)

    E kthehen si ujvara.

    Sheshi Federativ plot pisha e shatërvane.
    Nga kjo vesitje e ëmbël dehen fill jargavanët.
    “Pse më kujtojnë Tiranën?”

    O Zot! E gjithë Berna sot vezullon nën shi.
    Mes vorbullës së valëve befas më shfaqesh Ti!
    Unë bërtas sa mund posi dikur në shpellë :
    « Pritmë, o Izabelë ! »

    “Të dua fort” më thua. Me këmishë pas trupit ngjitur.
    E befas krejt papritur
    Më tërheq pas dhe mua, në mes të gurgullimeve.
    „Të dua!“ më josh sërish, Ti lule e vetëtimave.
    I lumtur si askush unë qesh me sa fuqi.

    Por sa shtrij nga Ty duart, ti zhdukesh përsëri…

    Kot të të kërkoj për rreth. Vërej pas e vërej përpara.

    Ti çan mes qiellit si re. E zbret prap si ujvara.

    Në Sheshin Federativ, mbushur me trishtim plot:

    Po verboj sytë kot, tek kërkoj nëpër shi një lot, një rreze diell.

    “Ku u trete o Izabelë!”
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Perla] për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  20. #11
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    NDEZ MILIARDA QIRINJ NË XHAMI E NË KISHË

    Ti kaq sa ishe grua ishe dhe lule shege.
    Ros’e lumenjve t’egër dhe shkrepëtimë rrufeje.
    Posi rrëkel’e shpejtë ike edhe u ktheve.
    Me fluturimin e bletëve në Malin e Sherbeleve.
    Si kambanat festive në Bazel një të diele.

    Ike edhe u ktheve!

    Më vëren që prapa flokëve e huaj dhe këndellëse.
    “Nga jeni,” pyes kot. “Nuk e di,” më thua.
    Unë të vërej ty e shikoj qiellin: Gruaj çdo prangë do ta këputë.
    (Qoftë dhe zinxhir i artë.) Hyn në çdo labirinit skutë më skutë.
    Shtron çdo stuhi të çmendur e zbut çdo bishë.
    Ndes miliarda qirinj në xhami e në kishë.

    Po pse në Dashuri ndërron moti çdo minutë?
    ….

    Sa e njerëzishme ishe kaq e çuditëshme e joshëse.
    Si Hëna bukuroshe në Bazel në një mbrëmje vere.
    Dhe melodi e largët, dhe çokollatë esmere!

    Ti je Mjelmë Shtegtare e xixë nëpër natë.
    Apo thjesht “kalimtare” një e tetëdhjetë e shtatë.
    A ndoshta je «puhizë» që i vjen Botës përqark.
    Dhe askush nuk të ndal. E askush nuk të kap!

    Apo një Pllakë Guri ndoshta miliarda vjeçe,
    që s’dihet çfarë fsheh.
    E vëren çdo Gjeneratë.
    Dhe e lë aty ku e sheh…
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  21. #12
    Citim Postuar më parë nga ;1923701

    Thuaja Hënës

    Kur ke diçka,-për të më thënë,-diçka që se mban
    për vete
    Që nuk ja thua e s`e shkul dot prej zemrës
    Dhe nuk të shqitet kudo që vete:
    Trokit në hënë! Thuaja hënës!

    Dhe në t`u sjelltë hënë pak ftohtë
    kudo të jem në çast vjen e m`a thotë.Trokit në hënë!

    Kur të bezdisesh nga një grigje halle,
    Mos u besosh as ëngjëjve as djajve
    As gurëve e sendeve reale

    Mos u beso as hijeve as ëndërrës
    E ta ndiesh zbrazëtirën gjer te dhimbja
    prit sa të vijë mbrëmja.Thuaja hënës!

    e largët të të shtiret, sado e kotë
    Ka zemër delikate hëna! Vjen në sekondë më thotë...

    Kur ke në gjoks një plagë, gur të rëndë!
    Brengosje e plagosje. Makth! Brengë poshtruese
    E je shterur krejt duke besuar-
    Diçka që s`ia thua as shoqes sate,as nënës:
    Trokit në hënë! Thuaja hënës!

    Ajo dhe yll të jem ne Univers-
    Mbirë prej nebulozave e prej ëndërrës-
    Vjen m`i kumton të gjitha në vesh!
    Vjen m`i kumton në vesh...
    Trokit në hënë. Thuaja hënës!


    p.s. Materiali u mundësua pjesërisht nga Estref Ago. Informacion më i detajuar për jetën si dhe krijime të autorit janë të mirëpritura.
    Nje version tjeter i kesaj poezie, shkeputur nga gazeta "Illyria"

    Thuaja henes

    Kur ke diçka per te me thene
    diçka qe nuk te shqitet e s'e mban dot per vete
    qe s'avullon si shiu e si bora nuk tretet
    E ngado qe te ikesh pas te ndjek kemba-kembes
    Trokit ne Hene! Thuaja Henes!

    Kur te bezdisesh nga nje grigje halle,
    Mos u besosh as engjejve as djajve
    As gureve e sendeve reale
    E s'ka njeri qe te çliron nga dhembja
    Dhe nga Verdikti i Akullt i se Thenes
    Prit sa te vije mbremja. Thuaja Henes !

    Kur s'u ze bese me as hijeve as enderres
    As blozes qe te nxin, as bores qe zbardh majave
    as miqve tend te afert, as tezeve, as dajave
    e kur e ndjen zbrazetiren gjer te dhembja
    dhe asnje vinç gjigand s'mund te te ngreje nga renia
    Thuaja Henes - prit sa te vije mbremja.

    Kur ke nje plage, nen ije, qe djeg sa te than peshtymen
    Dhe te mundon çdo çast, te ze si varri frymen
    Diçka qe i ngjan tymit e mjergulles se nje dite
    Ku ngaterrohen lemsh: zbavitje e cfilitje

    Kur ke ne gjoks nje plage, gur te rende!
    Brengosje e plagosje. Makth! Brenge poshtruese
    E je shterur krejt duke besuar
    Diçka qe s`ia thua as vetes sate as nenes
    Trokit ne Hene! Trokit ne Hene! Thuaja Henes!

    Sado e larget qe te shtiret e mizantrope:
    ndoshta dhe te mjekon?
    Ndoshta te nxjerr nga llumi i kesaj bote?

    Dhe ne mos te shpetofte ajo
    ndoshta te merr me vete ne hapesire:
    Ku ne mos qofsh e lumtur
    te pakten je e lire.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shigjeta për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Skënder Sallaku
    Nga Brari në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-01-2015, 15:26
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Gjergj Kastrioti në sytë e historianëve turq
    Nga manoklla në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 05:39
  5. A kemi më vlera si popull?
    Nga ErionB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 31-12-2004, 19:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •