Ok, po hedh nje ide:
NAAC (National Albanian American Council) ne bashkepunim me AANO (Albanian American National Organization) do organizojne Festen e Flamurit ne Boston ku hyrja do jete $65 per person! Cdo vit qe eshte organizuar kjo feste, cmimet kane qene gjithnje e me te larta, dhe kete vit kane thyer nje rekord tjeter. Nejse, puna e tyre...
Une per vete, si student, nuk mund te shkoj tek ajo feste, sepse edhe pse i kam parate qe t'a paguaj ate shume, me duket sikur po i hedh kot. Une isha vjet tek Festa e Flamurit dhe me thene te drejten gjithcka shkoi shume mire, por nuk ia vlente te paguaje aq shume para. Plus qe klima ishte e rendomte, dhe nuk kishte fryme rinore.
T'i bie shkurt, po mendoja qe te gjithe studentat dhe jo-studentat, te rinjte qe jemi ne Boston, apo edhe jashtu Boston-it por qe duam te festojme se bashku festen e Flamurit dhe te njihemi me njeri-tjetrin, mund te organizojme dicka tonen. Pa patur nevoje per shpenzime marramendese, me pak para mund te marrim ndonje night club/restaurant/bar ose ndonje vend tjeter per nje nate me qera (aty perfshihen edhe bouncers etj, qe te mos kemi probleme), dhe mblidhemi bashke e festojme!
Kjo eshte thjeshte nje ide, por qe nese behemi shume veta mund te realizohet. Organizimi nuk eshte shume problem, edhe gjetja e vendit nuk do jete problem. Daten, vendin, orarin e caktojme/votojme vete dhe muziken e zgjedhim vete! Nje gje e tille nuk do ishte shume e shtrenjte per mendimin tim! Kjo ide organizimi eshte hedhur edhe me pare nga ALBSA (Albanian Student Association), por meqe tani ALBSA nuk eshte bere e gjalle, ne vete mund te organizojme dicka.
Nejse, kjo ishte ideja qe po hedh. Tani, per ata qe ndodhen ne Boston ose mund te vijne ne Boston gjate asaj kohe, do kisha deshire te hidhnit ndonje mendim, sugjerime, dhe pse jo ide te reja dhe mund te vendosim nese eshte dicka qe mund te bejme apo jo.
Per ata qe nuk do vijne ketu ne ate kohe, ju lutem mos beni komente ne kete teme te Forumit.
Krijoni Kontakt