Postuar më parë nga
Zarathustra.
Marre nga Gazeta Tirana Observer.
Më 25 prill 1944, në Sheper të Zagorisë u formua një nga njësitë më të mëdha dhe më në zë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Brigada VIII Sulmuese. Në formimin e saj morën pjesë partizanë e partizane me përvojë lufte dhe që kishin lënë gjurmë heroizmi e gjaku në Luftën Çlirimtare gjatë viteve 1942-1943. Brigada kishte 962 partizanë e partizane, ku midis tyre kishte dhe kuadro të lartë. Armatimi saj ishte kryesisht i lehtë. Detyra e parë e Brigadës ishte të mbronte Kongresin historik të Përmetit në pesë drejtimet më të afërta dhe më të rrezikshme, të cilat Brigada i kreu me përkushtim dhe nder të veçantë. Kjo Brigadë mori pjesë në çlirimin e disa prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë, që nga Gjirokastra e deri Tirana.
Veprimet kryesore luftarake fillojnë në prag të Operacionit të Qershorit 1944 dhe vazhdojnë deri më 14 shkurt 1945 në Bosnjën Jugore. Shtrihen në një periudhë kohore prej 383 ditë lufte, nga të cilat 266 në Shqipëri dhe 117 jashtë kufijve shtetërorë. Kjo Brigadë ka kryer afro 113 lloje luftimesh e veprimesh të shkallëve taktike si dhe tre operacione taktike-operative. Disa nga luftimet kryesore të kësaj Brigade kanë qenë: në maj të vitit 1944 mbron pesë drejtimet kryesore që mund të rrezikonin Kongresin e Përmetit. Në qershor përballon mësymjen e përgjithshme armike të Operacionit të Qershorit. Në 7 qershor 1944, në Skore kryhet luftimi i parë ndeshës nga Batalioni III. Në të njëjtën ditë Batalioni II sulmon dhe dëmton rëndë një shtab grupimi luftarak në manastirin e Stavroshqadhës (Greqi). Edhe Batalioni I, po këtë datë godet në befasi në Glinë një shtab grupimi të fushuar në çadra, duke i shkaktuar shumë të vrarë. Më 11 qershor po Batalioni I, kundërsulmon dhe ndjek deri në kodrat e Doftisë një njësit zbulimi armik. Një ditë më pas fillon faza e parë e Operacionin armik të qershorit dhe Brigada kryen manovra mashtruese brenda rajonit të saj, që vazhdoi nga data 23 qershor. Gjatë kësaj kohe Batalioni I kryen dy goditje në Këllez e në Stegopull, kurse batalioni II gjatë kësaj kohe kryen inkursionin e gjatë në territorin grek dhe del në rajonin e Konispolit. Në 24 qershor pas dite, Batalioni III kryen në grykën e Këlcyrës kundra forcave të Batalionit I të Regjimentit 99 armik, goditjen më të suksesshme, duke shkaktuar 32 të vrarë. Një ditë më pas që prej orëve të para të mëngjesit fillon një operacion i armikut në zonën e Zagorisë. Këto forca rrethojnë spitalin me 140 të plagosur dhe gjithë popullatën vendase. Falë ndërhyrjes së forcave partizane, krijohet mundësia që ata që ishin të rrethuar, të largohen me sukses.
Pas 30 qershorit 1944, Brigada kalon e gjitha në Lunxhëri dhe spastron krejt zonën përreth qytetit, në mes të korrikut ajo në bashkëveprim me Grupin e Parë dhe organizon sulmin për çlirimin e Gjirokastrës, me përjashtim të kalasë dhe një garnizoni të vogël në Lazarat. Gjirokastra ishte një nga qytetet më të mëdha të jugut, ajo ishte një humbje e rëndë për armikun dhe një fitore e madhe për shqiptarët.
Më vonë në bashkëpunim me Grupin IV, Brigada niset për pushtimin e Konispolit, shumë herë kishin tentuar partizanët ta çlironin këtë qytet, por asnjëherë me sukses. Ky qytet ishte kthyer në një bazë të fuqishme të armikut, prandaj dhe marrja e tij ishte e një rëndësie të veçantë. Marrja e qytetit bëhet e mundur vetëm pas tetë ditë luftimesh të ashpra. Qyteti i Konispolit nuk do të pushtohej më nga forcat naziste.
Pas çlirimit të Konispolit, Brigada niset të marrë pjesë në çlirimin e qytetit të Beratit, çlirim që realizohet me sukses. Pas gjithë këtyre sukseseve, Brigada kishte arritur një nivel të lartë ushtarak, radhët e saj u shtuan me burra e gra, armatimi u shtua në sajë të materialeve të kapura nga armiku. Për këtë qëllim Brigada u caktua të sigurojë mbrojtjen e qytetit të Beratit dhe të Qeverisë së re Shqiptare.
Më pas Brigada urdhërohet të marrë pjesë në bashkëpunim me dy batalione në çlirimin e qytetit të Lushnjes. Që nga këtu pas një tjetër suksesi si ai i çlirimit të qytetit "lagunar", Brigada niset për çlirimin e qytetit më të madh të Shqipërisë dhe kryeqytetit, Tiranës. Ishte muaji nëntor dhe Brigada merr si detyrë të sulmojë anën jug-perëndimore, si "Tiranë e Re", "Selitë", "Kazermat" "Ali Riza" e deri në jug-perëndim të aerodromit të qytetit. Roli i kësaj Brigade ishte i rëndësishëm në luftën për çlirimin e qytetit. Ajo ishte Brigada që e pastroi përfundimisht Tiranën nga forcat gjermane.
Brigada pas çlirimit të kryeqytetit kalon nën varësi të Divizionit VI dhe merr pjesë në luftimet që do të zhvilloheshin jashtë Shqipërisë.
Në dhjetor Brigada kalon kufijtë shtetëror në Han të Hotit dhe i bashkohet Divizionit VI. Në përbërje të këtij divizioni Brigada ndërmori një sërë aksionesh të suksesshme ku arriti deri në Bosnje për çlirimin e Vishegradit.
Lista e partizaneve te brigades viii
1. Asim Aliko
2. Asaf Dragoti
3. Adem Çumani
4. Avdulla Memisha
5. Aferdita Asqeriu
6. Andon Thanati
7. Arta Capo
8. Adil Gojani
9. Arshi Abazi
10. Azem Kamani
11. Ahmet Ago
12. Alie Islami
13. Arif Bufi
14. Avni Pushaj
15. Apostol Çabeli
16. Arif Shehu
17. Andromaqi Mustaqi
18. Arshi Xhaferi
19. Andrea Peçi
20. Adil Shehu
21. Asim Çelo
22. Abas Kapo
23. Abas Qamo
24. Ahmet Jaupllari
25. Ahmet Rrapi
26. Aleksi Kallojeri
27. Abas Dine
28. Ali Lala
29. Aleks Kostaqi
30. Abedin Dosti
31. Ana Cici
32. Ali Laimllari
33. Adil Lako
34. Arif Tuga
35. Arsen Lani
36. Arap Arifi
37. Asllan Filaj
38. Adem Malaj
39. Azbi Xhemali
40. Adem Elezi
41. Adem Llakollari
42. Alim Rushiti
43. Avdul Gjoleka
44. Arif Breshani
45. Abaz Abazi
46. Asllan Çeli
47. Ali Velaj
48. Ali Manaj
49. Ajas Lagji
50. Abedin Caja
51. Asim Çeli
52. Abaz Laze
53. Aqif Gjoni
54. Abas Sula
55. Aleks Spiro
56. Anastas Proko
57. Ali Ramadani
58. Arshi Manaj
59. Agush Shahini
60. Ali Ramadani
61. Arben Azisi
62. Arshi Lenko
63. Arshi Lilo
64. Anton Poçi
65. Axhem Çela
66. Ali Zhupa
67. Agim metaj
68. Anastas Gjeçi
69. Apostol Thimio
70. Ali hysh
71. Ali Çelaj
72. Adem Hoxha
73. Astrit Toto
74. Ali Shuti
75. Avdullah Haska
76. Avni Xhaferi
77. Arif Quku
78. Ali Muçi
79. Ali Birçe
80. Avdulla Arapi
81. Arap Arafi
82. Ali Qyrdedi
83. Ahmet Kanani
84. Bajram Sinoimeri
85. Bendo Xhelilaj
86. Beqar Idrizi
87. Bajram Toçi
88. Besim Aliaj
89. Bektashi Ymeri
90. Besim Çela
91. Baftjar Dauti
92. Bekim Muhametaj
93. Bashkim Çuberi
94. Bashim Baxho
95. Belua Kamberi
96. Bajram Zykollari
97. Beqir Ajazi
98. Banush Malaj
99. Besim Kenaj
100. Brahim Pulaj
101. Bajram Meçaj
102. Banush Bregasi
103. Bido Zaçaj
104. Bido Xhaferi
105. Bejdullah Llakaj
106. Bejo Zhupaj
107. Bajazit Maze
108. Besim Kaleshi
109. Bido Mehmeti
110. Bilal Haxhiraj
111. Bajram Xhaferi
112. Bajram Saliu
113. Bilal Bega
114. Bajram Hoxha
115. Bajram Bilali
116. Besho Hitaj
117. Beqo Kokilaj
118. Çome Dukaj
119. Çerçiz Çela
120. Çaush nurçellari
121. Çune Ormeni
122. Çelo Saliu
123. Çerçiz Çela
124. Damo Gjonaj
125. Dilaver Xhaferi
126. Dalip Dalipi
127. Drita Bushi
128. Dilaver Bedini
129. Dajko Ruçaj
130. Dalip Topi
131. Demir Topi
132. Dilaver Denaj
133. Dalip Kavali
134. Dine Merkuri
135. Dilaver Bushi
136. Donika Kamberi
137. Dule Hoxha
138. Dilaver Çerepi
139. Dino Danushaj
140. Dalip Karati
141. Dilaver Poçi
142. Dalip Kalaja
143. Demir Karati
144. Dervish Tahiraj
145. Dalip Haxhiraj
146. Dervish Liçaj
147. Dajlan Sadiku
148. Dhimiter Mandili
149. Dhimiter Harallambi
150. Dhimiter Caci
151. Dhimiter Bita
152. Dhorka Dine
153. Edip Çuçi
154. Evgjeni Brisku
155. Ervehe Pogoni
156. Enver Godo
157. Enver Shameti
158. Emre Nushi
159. Eqerem Aliaj
160. Enver Beqo
161. Elmas Ruçi
162. Esma Demi
163. Enver Memi
164. Ervehe Fetahu
165. Estref Sherifi
166. Estref Spaho
167. Evanthi Jordani
168. Esatr Dule
169. Eleni Çavo
170. Elmas Bajrami
171. Lejda Lenica
172. Elmas Lamçellari
173. Estref Ruçi
174. Emine Meria
175. Eqerem Hajkaj
176. Elmas Kaso
177. Eqerem Hoxha
178. Elmas Bregasi
179. Emine Bufi
180. Eqerem Bakuli
181. Et'hem Ibrahimi
182. Eqerem Çarçani
183. Flamur Nishani
184. Ferit Malaj
185. Ferit Hanxhaku
186. Faik Qazimi
187. Foto Gogo
188. Foto Konstandini
189. Faik Shehu
190. Ferdi Braja
191. Foto Shaholli
192. Faik Durmishi
193. Fiqiri Leskaj
194. Ferit Strati
195. Fuat Brinja
196. Fadil Abazi
197. Foto Çore
198. Fane Gogo
199. Feti Metaj
200. Fido Rustaj
201. Feim Zeneli
202. Foni Dhimpali
203. Fejzo Bregasi
204. Flamur Hoxha
205. Fejzi Pulo
206. Fejzi Babaramo
207. Foto Lasko
208. Hazbi Smokthina
209. Furdes Sinoimeri
210. Faslli Vraka
211. Ferik Balla
212. Farfuri Busi
213. Fejzo Binaj
214. Fejzi Hate
215. Fejzi Alushi
216. Fejzi File
217. Filip Golemi
218. Fuat Goxhaj
219. Fejzo Kokoshi
220. Ferhat Perkazi
221. Ferit Çela
222. Faik Mullaj
223. Fetah Çela
224. Ferik Çela
225. Feçor Aska
226. Fejzo Buzmadhi
227. Gafur Çuçi
228. Grigor Konomi
229. Gani Blaca
230. Gazi Çuçi
231. Goxho Kondi
232. Gafur Qyrdede
233. Guçe Pilushi
234. Galip Berzati
235. Gazmen Isufati
236. Gaqo Bashari
237. Grigor Beriçi
238. Gani Toto
239. Guçe Lilaj
240. Gori Spiro
241. Gani Kanani
242. Gole Bashari
243. Gani Pelushi
244. Gori Loshi
245. Gjisho Shametaj
246. Gjergji Papa
247. Hazbi Budo
248. Hamza Tare
249. Hysni Taipi
250. Hysen Rakipi
251. Hajdar Shehu
252. Halil Merkuri
253. Hajri Danaj
254. Handar Koçitaj
255. Hasan Hoxha
256. Haki Ndoi
257. Hajrulla Muhametaj
258. Haber puni
259. Hajro Allamani
260. Hasan Dine
261. Hito Muratllari
262. Hysen Tahiraj
263. Hajri Seferi
264. Halim Muhollari
265. Hasmin Manaj
266. Haxhi Haxhiu
267. Haki Osmani
268. Hamit Hajdari
269. Hulo Hashorva
270. Hamza Çiço
271. Hajri Petrika
272. Haki Hodaj
273. Habip Serjani
274. Halim Xhaferaj
275. Hajri Petritaj
276. Halit Mustaj
277. Hajri Bregasi
278. Hajri Serani
279. Hajri Çaushi
280. Hyso Begaj
281. Haneme Gjondedaj
282. Halit Shehu
283. Handar Hazeraj
284. Handar Ruho
285. Halim Çaushaj
286. Hodo Bushi
287. Hiqmet Koka
288. Hava Rushiti
289. Haxhi Isufi
290. Harto Nashi
291. Halim Stolia
292. Hateme Arapi
293. Hekuran Seferi
294. Hasan Latifi
295. Hami Tahiri
296. Hamit Llakaj
297. Hekuarn Kamberi
298. Hasan Ramadani
299. Hito Gaço
300. Hasan Kushta
301. Harallamb Kostaleta
302. Haxhi Shehu
303. Hysen Qama
304. Hamit Pulaj
305. Hjaredin Dajlani
306. Hysen Gorica
307. Hajro Muço
308. Handar Jonuzaj
309. Halika Çano
310. Hysni Shega
311. Halit Alikaj
312. Hysni Denaj
313. Haki Musaj
314. Halit Bano
315. Haxhire Smokthina
316. Hysen Bejdullahu
317. Hysen Dule
318. Hysen Topi
319. Hysen Kerri
320. Hekuran Seferi
321. Hakan Çani
322. Koço Gjeçi
323. Kalo Lelaj
324. Kosta Kaçati
325. Kudret Hoxha
326. Kalem Sholla
327. Koço Xhavara
328. Ksenofob Naska
329. Koço Lako
330. Kamber Muka
331. Koli Prifti
332. Koli Gjoka
333. Çanan Lalaj
334. Kristofor Veneti
335. Kadrie Dine
336. Koço Vasi
337. Kozma Dako
338. Kudret Çaushi
339. Koli Dhosi
340. Koço Bashari
341. Kristal Janaqi
342. Koço Gjoka
343. Koço Stefani
344. Koço Llongo
345. Kapo habipaj
346. Koço Gogo
347. Kapo aliaj
348. Kasem emiri
349. Kanan Lalaj
350. Kano saliaj
351. Koco Garo
352. Koco Liçi
353. Koço Toromani
354. Koco Pasko
355. Kristo Nato
356. Kristo Mustaqi
357. Koco konomi
358. Kosta Janali
359. Koço Theidhori
360. Kristina Lezhu
361. Koço kaliva
362. Kristal Qarri
363. Kamber Alushi
364. Kristo Gogo
365. Kosta Çavo
366. Kiço Jonidha
367. Kristina Stefani
368. Kalo Denaj
369. Kalo Deraj
370. Kaso Avdia
371. Kujtim Ahmeti
372. Kosta Eksarko
373. Kalem Sholla
374. Kozma Dhimo
375. Kapo leka
376. Kudret Dalipi
377. Kristal Rani
378. Kalo Merkaj
379. Loli Çaka
380. Lefko Reshi
381. Luan Hamzaraj
382. Ligor Sevo
383. Lulo Sinaj
384. Laze Jaho
385. Lili Gremi
386. Luan Angoni
387. Ligor Lezho
388. Lesko Lato
389. Liso Sinanaj
390. Lavdosh Zani
391. Lalo Qejvanaj
392. Loni Goga
393. Loni Meta
394. Lale Goci
395. Lipe Garo
396. Loli lenko
397. Lutfi dule
398. Lele godo
399. Landro decka
400. Limone Ceno
401. Llambi Zdrava
402. Llambi Ziu
403. Llapar golemi
404. Llambrini
405. Zhona
406. Llapar Ziu
407. Llapar Tutulani
408. Llambi Nikolla
409. Izmini Duni
410. Ismet Mullaj
411. Ismet Sinjari
412. Ymeer Alushaj
413. Ismet Birce
414. Ibrahim Arapaj
415. Ismet Lena
416. Ismail Kore
417. Ibrahim pashollari
418. Islam Sinaj
419. Ilvie Cenaj
420. Isuf Cenaj
421. Irakli Konomi
422. Ilmi haxhiu
423. Ijas Delilaj
424. Ismail Dine
425. Ismail Vaqarri
426. Ilo Mero
427. Islam Isaraj
428. Islam Sherifi
429. Ilo Duri
430. Ilo Kote
431. Inajete Dabulla
432. Izet Velçani
433. Ilo Tefa
434. Ismail Çako
435. Ibrahim Elamazi
436. Isa Buzmadhi
437. Isuf Qamili
438. Ilo Çami
439. Inajete Karalliu
440. Isuf Cerila
441. Isa Xhaferi
442. Ismail Mustafaj
443. Izet Çifligu
444. Ihsan Dervishi
445. Izet Qenaj
446. Isuf Allamani
447. Idajl Canaj
448. Islam Kalemaj
449. Isuf Breshanaj
450. Ibrahim Çeraj
451. Jani Koçi
452. Jorgo Triha
453. Jano Vlashi
454. Jasim Balaj
455. Orgji Shuli
456. Jorgo Thano
457. Jashar Çela
458. Jorgo Sigu
459. Jemin Puni
460. Jaho Hoxha
461. Jaçe Muçaj
462. Jonus Muho
463. Jorgo Vito
464. Jorgo Selo
465. Jashar Hodaj
466. Jani Leka
467. Jashar Aliu
468. Orgji Bakiri
469. Jaho Kajo
470. Janaq Gjeçi
471. Jashar Selmani
472. Orgji Sako
473. Mihallaq Ziqishti
474. Muharrem Muho
475. Mynir Çomo
476. Myrteza Gozhita
477. Murta Llukani
478. Muharrem Piluri
479. Malko Lulaj
480. Miha Toli
481. Medi Xhelilaj 482. Mesaret Ymeri
483. Merjeme Sinaj
484. Mendar Bezhani
485. Mit'hat Hajdini
486. Muhamet Kolleshi
487. Miha Stefani
488. Mina Kule
489. Misir Banaj
490. Malo Xhafo
491. Muhabet Merkuri
492. Miha Kromidha
493. Myslim Gabaj
494. Mehemet Kokalari
495. Muhabet Tare
496. Muharrem Qenaj
497. Murat Bejo
498. Meto Porozi
499. Malo Bregasi
500. Mustafa Lumari
501. Mustafa Xhunga
502. Musa Isufaj
503. Murat Mahmuatj
504. Muhamet kamberi
505. Mehdi Ferhati
506. Murat Hunga
507. Memush Saliaj
508. Miha Stefani
509. Miti Petushi
510. Merushe Gjika
511. Myftar Canaj
512. Mehmet Koçi
513. Mina Prifti
514. Mero Veliu
515. Myfit Gallaçi
516. Miro Qesari
517. Muharrem Jaupi
518. Mustafa Demiraj
519. Malo Qazimi
520. Malo Malaj
521. Mustehak Habipaj
522. Maze Jaupi
523. Maze Jonuzaj
524. Myfit Sinani
525. Mevlan Agaj
526. Marie Dhima
527. Mustehak Agaj
528. Merko Merkaj
529. Masar Metani
530. Merinaq Brisku
531. Marie Çelo
532. Memo Nexhipi
533. Myfit Ibrahimi
534. Maliq Kriçi
535. Milo Çavo
536. Miço Kushgjini
537. Myslim Xhani
538. Mezan Shkurti
539. Merqez Pula
540. Marie Brisku
541. Mehmet Dervishi
542. Manol Lula
543. Meçan Baze
544. Mina Luzi
545. Myslim Sinomeri
546. Maliq Doganaj
547. Muhabet Berdaj
548. Mustafa Kuçi
549. Male Banaj
550. Mustafa Runa
551. Mustafa Hoxha
552. Murat Angoni
553. Milto Gjini
554. Mete Merkuri
555. Melfo Zakoçi
556. Manol Besho
557. Mihal Nako
558. Murat Toto
559. Mustafa Axhemi
560. Murat Brahimi
561. Mendor Breshani
562. Myfit Malaj
563. Osmen Osmeni
564. Osman Aliaj
565. Orhan Canaj
566. Osman Duni
567. Vollga Dhamo
568. Vollga Bita
569. Ormen Ribaj
570. Omer Mero
571. Gresti Duka
572. Gresti Tola
573. Naun Hadro
574. Nuri Liti
575. Nevzat Brinja
576. Nevruz Miha
577. Nasho Veneti
578. Nustret Abedini
579. Nexhip Saliaj
580. Nuri Kamberi
581. Nevruz Lilaj
582. Naxhi Zhupa
583. Nuredin Godaj
584. Nuredin Mullahaj
585. Namik Abazi
586. Nevruz Myftaraj
587. Njazi Hekurani
588. Nuredin Bejko
589. Nazmie Caja
590. Nevrus Leka
591. Nazire Saliaj
592. Nevro Bocaj
593. Nustret Lamaj
594. Nexhip Velaj
595. Nuredin Dinaj
596. Nonda Riga
597. Neki Gerbi
598. Niazi Shameti
599. Nazmi Brinja
600. Nuri Luçi
601. Niazi Islami
602. Neki Kamberi
603. Niko Qiriako
604. Nexhat Perkazi
605. Nurdin Bejleri
606. Namik Maçi
607. Nevrus Mihaj
608. Nexhi Cane
609. Nane Prifti
610. Namik Maçi
611. Nasho Zera
612. Nevir Duro
613. Nazik Shyti
614. Nazik Zeqiraj
615. Nazik Dedaj
616. Nail Zylfo
617. Nuro Habilaj
618. Nevro Bordaj
619. Nebi Lamaj
620. Nako Kosta
621. Nevruz Kanani
622. Ndreko Poshnja
623. Polikseni Opshi
624. Pano Meksi
625. Pelivan Sulko
626. Polikseni Toçi
627. Pano Miho
628. Panajot Margariti
629. Petro Prifti
630. Pasho Pashollari
631. Pertef Lumani
632. Pilo Kosta
633. Pandora Stefani
634. Peço Luzi
635. Pëllumb Cani
636. Petrit Çipi
637. Pilo Duka
638. Pandeli Karoqe
639. Petrit Përmeti
640. Pertef Qezari
641. Petro Xhixho
642. Pavli Goga
643. Pavli Neçi
644. Panajot Thanati
645. Panajot Thimjo
646. Prenush Qarri
647. Pelivan Guri
648. Pertef Kalemaj
649. Pano Bezhani
650. Pranjush Leshnja
651. Pertef Kokalari
652. Pertef Lumani
653. Pano Xhixho
654. Pali Daka
655. Perlat Tafilaj
656. Pullumb Manaj
657. Pashun Bushi
658. Qazim Kondi
659. Qamil Malaj
660. Qazim Boduni
661. Qefsere Rusi
662. Qemal Malaj
663. Qemal Mala
664. Qerim Islamaj
665. Qato Kruti
666. Qemal Toska
667. Qemal Habipaj
668. Qemal Bilaj
669. Qemal Muhametaj
670. Qazim Çaushaj
671. Qani Zikollari
672. Qerim Sherifi
673. Qani Bllaca
674. Qamil Fratari
675. Qemal Çami
676. Qemal Meço
677. Qirjako Jonidha
678. Qerim Bozgo
679. Qerim Kurteza
680. Qemal Goxhaj
681. Rasim Bazo
682. Retat Ruçi
683. Rako Ziu
684. Rako Caci
685. Riza Brahimi
686. Reshat Shahaj
687. Riza Qorri
688. Rusem Sylko
689. Riza Kiptiu
690. Riza Hoxha
691. Rustem Toto
692. Riza Ramadani
693. Reshat Bejko
694. Ramazan Sina
695. Resmi Lelaj
696. Resmi Leskaj
697. Riza Rrokaj
698. Riza Selmani
699. Esmi Cenaj
700. Rukie Aliaj
701. Rushan Durmishi
702. Ruzhdi Kallarati
703. Ramazan Llahja
704. Ram Rapi
705. Rushan Qazimi
706. Reshat Kamberaj
707. Ramiz Ahmeti
708. Ramis Ormeni
709. Rahman Perllaku
710. Rako Keta
711. Rakip Denaj
712. Rusem Pashaj
713. Razo Zeneli
714. Rushan Bushaj
715. Rrapo Kemalaj
716. Refat Grema
717. Riza Alia
718. Rustem Pushaj
719. Refat Lako
720. Rexhep Panahori
721. Riza Mehmeti
722. Sami Aliaj
723. Sotir Papuli
724. Sabri Asllani
725. Selaudin Lale
726. Stavro Gavrani
727. Stasi Mosko
728. Sadik Manaj
729. Stefan Pelivani
730. Safet Aliu
731. Sinap Alushaj
732. Sotir Galini
733. Stefan Roshi
734. Siku Prifti
735. Sulo Suliu
736. Sulo Ymeri
737. Sulo Saliaj
738. Sai Çunaj
739. Sait Jonuzaj
740. Sali Aliaj
741. Sali Çollaku
742. Sendin Mezini
743. Seit Sulaj
744. Sotir Qirjazi
745. Sami Allamani
746. Sulo Shehu
747. Stavri Flloku
748. Selman Shena
749. Skënder Gole
750. Sejmane Xhafa
751. Sulo Shehu
752. Sulo Muhameti
753. Sabri Dervishi
754. Sotir Loshi
755. Selman Murataj
756. Serjan Puni
757. Selfo Jonuzi
758. Sali Vrenozi
759. Skënder Boçi
760. Sadik Sadikaj
761. Syrjah Muho
762. Sefer Hysenaj
763. Sihat Mustafaraj
764. Selman Sadikaj
765. Sefer Pashollari
766. Sihat Tozaj
767. Sadush Canaj
768. Skënder Bejko
769. Simo Dhamo
770. Skënder Saliaj
771. Sinan Alushaj
772. Sefto Gjoni
773. Sejdo Sulejmani
774. Stefan Mako
775. Stefan Caci
776. Sorka Kureta
777. Sofokli Bakuti
778. Selim Dako
779. Spiro Mastora
780. Selvie Isaraj
781. Sadullah Gucaj
782. Sotir Mero
783. Sali Kaso
784. Safet Zeqiri
785. Sadik Kamberi
786. Sulejman Hysenaj
787. Spiro Partalli
788. Spiro Rufo
789. Saliko Panariti
790. Stavro Babi
791. Sinap Lizaj
792. Surja Kasi
793. Sabri Serani
794. Sose Hysi
795. Sedat Çomo
796. Sabri Asllani
797. Sofo Dono
798. Seit Shehaj
799. Sali Xhakolli
800. Selami Isufi
801. Sefer Filaj
802. Seldi Mezini
803. Skënder Dule
804. Sami Kamberi
805. Saliko Dautaj
806. Spiro Ndini
807. Safet Xhaferi
808. Stathi Ruçi
809. Selman Spahiu
810. Sami Kokona
811. Sulo Suli
812. Sefer Qazimi
813. Sotir Bitri
814. Selfo Jonuzaj
815. Skënder Shehu
816. Shefiko Qenaj
817. Salto Ribaj
818. Selam Hoxha
819. Skënder Canaj
820. Sabri Shalësi
821. Sami Gërxhalliu
822. Shaban Rizvani
823. Shefqet Hasanbelliu
824. Shuaip Isufi
825. Shyqyri Shehu
826. Sheme Çela
827. Shyqyri Xhani
828. Shahin Dervishi
829. Shahin Shahinaj
830. Shahin Shkurti
831. Sherif Feimi
832. Sheme Beqiri
833. Shefqet Muçaj
834. Shaban Muçonga
835. Shuko Karabolli
836. Shaqo Tefani
837. Shyqyri Velaj
838. Shqezo Habipi
839. Shaban Isufi
840. Shefik Durmishi
841. Shyqyri Xhani
842. Sheraf Zeko
843. Shefqet Zeko
844. Shefqet Xhako
845. Sherif Hysenaj
846. Sherif Hasanaj
847. Shefqet Aliaj
848. Shamet Shametaj
849. Sherif Gjonaj
850. Shefit Lako
851. Teki Danaj
852. Tair Çela
853. Tare Çeli
854. Tefik Gjishti
855. Tare Karabolli
856. Teme Aliaj
857. Tahir Brahimi
858. Tase Xhoi
859. Tefta Neranxa
860. Teli Qore
861. Tajar Isufi
862. Teme Serani
863. Tase Dhamo
864. Tase Çori
865. Teli Margariti
866. Tefik Beqo
867. Tare Çeli
868. Todi Karoqe
869. Tajar Braushi
870. Telhat Osmani
871. Tefik Beqo
872. Triumf Qerimi
873. Trendafile Danaj
874. Timo Suli
875. Tefta Hasanaj
876. Teme Bilo
877. Todi Xharo
878. Tefta Hasanmema
879. Thimjo Xhai
880. Thoma Kallajxhi
881. Thanas Gjoni
882. Thimi Dhamo
883. Thoma Kita
884. Theofan Naçi
885. Thoma Vangjeli
886. Theodhora Kita
887. Thoma Doçe
888. Theodhori Sholla
889. Thoma Mita
890. Thoma Nako
891. Theodhori Jani
892. Thimjo Gaba
893. Thanas Gaba
894. Theodhori Ngjela
895. Theodhori Mastora
896. Umberto Gramatiko
897. Vano Hasanaj
898. Vangjel Sotiri
899. Violeta Papuli
900. Vehap Peshkopia
901. Velo Brahimi
902. Veli Aliaj
903. Veli Meraj
904. Vasal Kule
905. Vangjel Mile
906. Vesel Dervishi
907. Vasal Papa
908. Veis Dervishi
909. Vasil Baço
910. Vangjel Grazhdani
911. Vesel Fezga
912. Vangjel Qafa
913. Vasil Dhimo
914. Vasal Ziu
915. Vasil Sholla
916. Veri Davidhi
917. Vasal Kallapolli
918. Veli Lalaj
919. Vasal Kote
920. Vangjel Xhixho
921. Vasal Poshnja
922. Vangjel Pako
923. Veli Branushi
924. Vangjel Mano
925. Vasil Kosta
926. Vangjel Daci
927. Vasil Plaku
928. Venetika Tartari
929. Vangjel Qope
930. Xhevo Daci
931. Xhane Goga
932. Xhemil Xhega
933. Xhelaudin Canaj
934. Xhezair Qejvani
935. Xhelo Dautaj
936. Xhevit Pelivani
937. Xhemal Zeneli
938. Xhelal Beqari
939. Xhevdet Aliko
940. Xhelo Habilaj
941. Xhafer Denaj
942. Xhevo Memisha
943. Xheza Musaraj
944. Xhelal Murataj
945. Xhemal Velaj
946. Xhafer Xhaferaj
947. Xhefka Maksuti
948. Xhafer Durmishi
949. Xhevdet Habipi
950. Xhemal Memo
951. Xhelil Shameti
952. Xhefka Xhungo
953. Xhafer Bano
954. Xhezo Myrto
955. Xhafer Llapi
956. Xhevrie Maksuti
957. Xhoxhi Zera
958. Xhelal Murati
959. Xheto Kaciaj
960. Xhelal Tahiraj
961. Xhafer Nallbani
962. Xhafer Liçaj
Krijoni Kontakt