Kush eshte Klosi del shume e qarte.
Ne listen e vrasesve te Azemit figuronte dhe nji i afert i Gjinushit tash del dhe banda Hakmarrja e Shytve te famshem ne krime.
RD thote sot:
Zbulohet baza ilegale e ish-drejtuesit të SHISH
Banda "Hakmarrja për drejtësi" fsheh Klosin
Burime të sigurta zyrtare bënë të ditur mbrëmë se Fatos Klosi mbahet i fshehur nga ekpsponentë të grupit kriminal "Hakmarrja për Drejtësi". Streha e fundit që ka aktualisht ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar është ajo e një bandë të njohur për aktet e saja terroriste në Tiranë në verën e ’96. Kjo organizatë terroriste vendosi pranë një supermarketi në Tiranë një eksploziv të fuqishëm si pasojë e të cilit humbi jetën një punëtore, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë. Anëtarë të kësaj bande janë akuzuar nga drejtësia edhe për një sërë vrajsesh të tjera mes të cilëve edhe vrasje të eksponentëve të lartë shtetërorë. Pjestarët e kësaj bande u prangosën vetëm pak kohë pas kryerjes së akteve kriminale, ndërsa u liruan nga rebelimi i ’97. Anëtarët e kësaj bande vazhdojnë të jenë në kërkim nga organet e rendit, ndërsa fshehja e Klosit në strehën e tyre e bën akoma më të qartë arsyen se përse këta elementë nuk kanë arritur që të prangosen gjatë pesë viteve që Klosi ishte në krye të SHISH.
Skuta ku gjendet Klosi hedh akoma dhe më shumë dritë mbi aktivitetin terrorist që ish-kreu i SHISH ka zhvilluar gjatë pesë viteve të tij në krye të Shërbimit Sekret. Por duket se Nano ka qenë në dijeni të lidhjeve të Klosit me elementë kriminalë. Gjatë prezantimit të djeshëm të kreut të ri të SHISH, Nano i kërkoi këtij shërbimi pastrimin nga elementët e inkriminuar si dhe refuzim kategorik të kontakteve me këtë kategori personash që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë në vend.
I trembur nga një arrestim i mundshëm, Fatos Klosi zgjodhi si rrugën më të mirë të mbrojtjes, atë të kalimit në ilegalitet. Klosi ka pranuar gjatë një interviste se ai nuk ndodhet në shtëpinë e tij pasi sipas tij kjo shtëpi ishte në survejim. Por Klosi harroi të tregonte arsyet se përse ai fshihej dhe se kujt i fshihej realisht. Fatos Klosi ka kaluar në ilegalitet që nga dita që prokuroria deklaroi zyrtarisht se në bazë të hetimeve të kryera kishte rezultuar se Fatos Klosi kishte shkelur ligjin. Klosi e ka pasur të pamundur që të arratiset nga Shqipëria, pasi të dy pasaportat i janë blllokuar si dhe për arsyen se masat e sigurisë janë forcuar në të gjitha pikat e kalimit.
Fshehja e Klosit vjen pas dështimit të dy tentativave të tij për tu arrratisur nga Shqipëria.Herën e parë Klosi u bllokua në aeroportin e Rinasit, ndërsa për të dytën herë Klosi u bllokua në pikën kufitare të Qafë Thanës. Fshehja e fundit e Klosit si dhe dy tentativat e tij për tu larguar me domosdoshmëri nga Shqipëria flasin për një panik që e ka mbrëthyer kreun e SHISH nga përballja e shpejtë me drejtësinë.
Ju mbroni Klosin. Ne mbrojmë shërbimin e vërtetë inteligjent
SHISH-i i Klosit jo vetëm që ka ndjekur e përgjuar opozitën, por në bashkëpunim me Arben Rakipin dhe veglat e tij, Bujar Himçi dhe Agim Tirana, kanë penalizuar me dhjetra e dhjetra qytetarë të pafajshëm, anëtarë e simpatizantë të PD-së vetëm e vetëm për motive politike
Nga Sali Shehu*
Eshtë e dyta herë që mblidhemi këtu dhe debatojmë mbi një figurë komplekse dhe ky është Fatos Klosi, ish-kryetari i SHISH-it. Po në ç’pozicion ishim në diskutimin e parë? Ju u munduat të mbani në këmbë një ngrehinë të rrëzuar, ndërsa ne u munduam t’ju bindim se ky njeri duhej larguar, me qëllimin për të reformuar SHISH-in si institucion mjaft i rëndësishëm.
Ç’është e vërteta edhe përse kryeministri juaj kërkoi shkarkimin dhe ndjekjen penale të Klosit, unë isha skeptik se qëndrimi juaj ndaj Klosit në përfundim të hetimeve do të ishte në të njëjtën gjatësi vale me opozitën. Dhe kështu ndodhi, dolën dy raporte, përqasja e të cilëve natyrshëm të sjell në mendje shprehjen: "Unë ju tregoj ujkun, ju më tregoni gjurmët"(!)
E përmenda këtë shprehje jo pa qëllim, pasi në raportin "Fino" krahas të tjerave mund të gjesh edhe paradokse me të cilët raportshkruesit kanë menduar me naivitet se do të mbronin Fatos Klosin. Kështu p.sh, në faqen 2, paragrafi 2: "Degët rajonale të shërbimit në Lezhë e Shkodër kanë grumbulluar informacione të përfshira në dosjet e centralizuara nNr. 24 dhe "Rebelimi", në të cilat bëhet fjalë për një grup të armatosur, në drejtim të të cilit përmend emrat e kryetarit të PD, Sali Berisha, si dhe të deputetëve Azem Hajdari, Ferit Hoti, Pal Dajçi, Mark Kroqi, etj.
Në faqen 3, paragrafi 3 thuhet: Këto institucione kanë qenë vetëm konstatuese dhe se në drejtim të këtyre personaliteteve nuk është bërë asnjë lloj hetimi, si dhe nuk është marrë asnjë masë me karakter operativ ose janë ndjekur apo survejuar nga ana e SHISH.
Kjo logjikë nuk funksionon, pasi dojet e centralizuara kujtohen vetëm nëpërmjet ushtrimit të mjeteve e metodave të punës së fshehtë dhe se personat në ngarkim të të cilëve çelen këto dosje quhen objekte përpunimi, që mbahen nën kontroll me anë të ndjekjes, gjurmimit, filmimit, fotografimit, survejimit, përgjimit, madje dhe hetimit.
Kjo analizë e thjeshtë të kujton bindjen se hetimi i pasqyruar në raportin "Fino" ka qenë sa i përcipët, aq paradoksal, sa joprofesional, aq edhe i papërgjegjshëm, pasi SHISH-i i Klosit jo vetëm që ka ndjekur e përgjuar opozitën, por në bashkëpunim me Arben Rakipin dhe veglat e tij, Bujar Himçi dhe Agim Tirana, kanë penalizuar me dhjetra e dhjetra qytetarë të pafajshëm, anëtarë e simpatizantë të PD-së vetëm e vetëm për motive politike.
Thelbi i çështjes "Klosi" për të cilën po debatojmë sot, është ekspozeja e saktë që ka bërë në raportin e tij zotit Ngjela, pasi hetimi i opozitës i orientuar nga sensi i profesionalizmit dhe i përgjegjshmërisë ka bërë të mundur të identifikojë platformën "Klosi" lidhur me opozitën. Qëllimi i platformës ishte inskenimi i kryengritjes me anë të një strategjie mjaft të studiuar, për realizimin e së cilës do të përdoreshin taktika mjaft të stërholluara për të etiketuar PD dhe opozitën, si e keqja e madhe ose si një bandë terroriste në drejtim të së cilës ishin drejtues kryesorë të opozitës.
Pikën kulminante të kësaj platforme ogurzezë e përbën vrasja e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, i cili pasi ishte cilësuar si komandant i kryengritjes në Shkodër, Lezhë, Tiranë e Gjirokastër, ishte vënë në shënjestër dhe u vra më 12 Shtator 1998 para selisë së PD-së nga një bandë e mbushur me komisarë, shefa, oficerë të policisë së shtetit, të cilët hynin në zyrën e Klosit si në zyrën e tyre.
Edhe kjo ngjarje mjaft e rëndë, e cila shkaktoi indinjatë të thellë, nuk bëri të realizohej ëndrra e kryengritjes për të cilën Klosi për dy vite me radhë mezi priste të realizohej.
Përballë këtyre fakteve të vërtetuara nga hetimi parlamentar dhe burime të tjera legale, fakte të cilat provojnë jo vetëm se ky njeri, pra Klosi, ka dëmtuar arkën e shtetit rreth 1 milion dollarë, por realisht vërtetojmë se këto veprime nuk kanë dëmtuar vetëm PD dhe opozitën, por kanë dëmtuar rëndë demokracinë e brishtë shqiptare dhe institucionet e saj të reja. Në këto rrethana, të marrësh në mbrojtje Klosin, do të thotë se këtë veprim të "pamatur e bën për dy arsye":
1. Ose këta njerëz i kanë Klosit detyrime aq të mëdha, sa që detyrohen të dalin në mbrojtje, duke pranuar kështu edhe faturën e implikimit në gjithë këtë histori kriminale.
2. Ose këta mbrojtës të zellshëm i ka molepsur naiviteti politik dhe nuk e perceptojnë dot dimensionin real të situatës së re politike, sepse filozofia politike e tyre është enverizimi dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, qoftë dhe integrimin e Shqipërisë me strukturat euro-atlantike.
*Deputet
Krijoni Kontakt