Postuar mė parė nga
SHKOZA
Ju falenderoj per kontributin qe po jepni rreth kesaj teme te cilen e kam hapur , pasi kam menduar shume se a duhet hapur apo jo. Kreks une ju kam sqaruar gjeresishte menyren se si kam arritur te keto fakte . Ju thashe se deri tek i pari i Shkozes nuk e kam pasur te veshtire te vije sepse ruhet ende mire kujtimi per te dhe djemte e tij. Bile ka edhe shume tregime te cilat poashtu per mendimin tim jane shume bindese se si ai me djemte e tij i ka marre ne kontroll pronat e ketij fshati. Mirepo ne kete shkrim nuk po i jap . Pra nuk ka asnje version tjeter deri tek Mehmet Alia , te gjithe e thone te njejten gje. Nga Mehmeti e deri tek Leke Shkrreli e thone banoret e Bytyqit dhe kjo periudhe kohore duhet te jete se paku 400-450 vjeqare .
Eshte e vertet se nuk kam mundur te kerkoj neper arkiva , ose teftere turq, te cilet do te permendnin emrin e tij dhe te djemeve te tij , per shkak se nuk jam profesionist i kesaj fushe por vetem nje pasionant i historise. Mirepo jam i bindur se nese kane mbete kund teftere te regjistrimit te popullsise se ketij fshati per kete periudhe , keta emra do te jene aty dhe nuk ka kurrfare arsye qe te mos besojme se jane .
Ne dyshimet qe e shtroni ju se njerezit e pashkolluar nuk kane mundur te mbajne mend paraardhesit brez pas brezi , sidomos pas brezit 5 dhe 6 dhe se ata duke u munduar te paraqiten si me te forte , kane thene se ne jemi nga Shqiperia ose nga ky fis edhe ketu une kam mendim tjeter. Se pari gati qdo shqiptare i Kosoves eshte interaesant e dine mire se cilit fis i takon dhe lidhjet fisnore ne trevat e veriut dhe sidomos ne Kosove , kane pasur nje rendesi te pazevendesueshme dhe per kete jane percjelle goje me goje dhe jane respektuar deri ne ditet tona. Mund te ju them lirisht se deri ne vitet e nentedhjeta e ne shume raste edhe deri ne ditet tona edhe pse ka nje rritje kaq te madhe te popullesise martesat brenda fisit kane qene te ndaluara ose se paku nuk jane pare edhe sot nuk shihen me sy te mire. Mund te jene mbi 300 000 banore qe thone se jane Bytyq ne Kosove dhe deri vone ne shume vende rurale edhe sot e kesaj dite thirren kusherinje dhe nuk lidhin martesa. Fshati Shkoze p.sh jo qe nuk martohen mes vete por as me shume fshatra me te cilat kane origjine te perbashket si Krevaseria, Nishori, Semetishti , Kasterci e shume e shume fshatra tjera. Kjo ka qene edhe nje sakrifice ne te kaluaren sepse sidomos ne fshatrat malore martesa e meshkujve ka qene shume problematike. Pastaj ne rastet kur ka pasur hasmeri ne fshat , pajtimin e kane bere pleqet e fisit qe kane ardhe nga Bytyqi dhe fshatrat e Kosves te te njejtit fis. Thuhet se kur kane luftuar banoret e fshatit Shkoze me Hoqen e Madhe dhe me Rahovecin per kufije malesh ne ndihme i kane ardhur njerezit e fisit te vete nga Kervaserija, Nishori, Kasterci etj. , bile thuhet se nje lagje e Rahovecit qe eshte Bytyq i ka dale edhe ajo ne ndihme njerezve te vete . Keto qe po i them per fshatin Shkoze dhe per fisin Bytyq jane vetem disa shembuj tipik , te ngjashem me shembuj te fshatrave dhe te shume fiseve te tjera ane e mbane Kosoves. Ndjenja e perkatesise se njejte fisnore pra nuk ka qene vetem perfitim por shume here edhe pergjegjesi dhe sakrfice. Shto ketu se shqipatret e sidomos fiset e veriut e kane ruajtur me fanatizem vijen e gjakut , keto gojedhena mund te jene shume te verteta . Une mendoj se nuk mund t'i injorojme te gjitha keto fakte dhe te themi se te gjitha keto jane pjelle e fanatazise se njerezve te paditur. Perkundrazi une mendoj se mu keta njerz te pashkoll e malsor por shume te zgjuar, per te cilet me i rendesishme ka qene indentiteti se sa qdo gje tjeter e kane thene te verteten dhe jo vetem qe e kane thene por ata e kane praktikuar ate . Une me sa kam mundur te kuptoj edhe kur kane fshehur diqka rreth origjines se tyre ,praktikishte kane qene dy gjera qe kane ndikuar se paku ne Kosove qe njerzite edhe pse i kane ditur ose i dine i fshehin brezat dhe ato arsyeja mendoj se jane :
1. Qeshtja e religjionit - Nje pjese e madhe e njerezeve qe kam intervistuar kane treguar brezat me rradhe dhe ate pa asnje gabim deri ne 7,8, e deri edhe ne 12 e me teper breza deri sa kane perfunduar emrat musliman. Aty ku perfundonin emrat muslimanata ndalonin duke thene se eshte e mjaftueshme dhe se po te vazhdoj me tutje dalin emra katolik dhe nuk eshte e mire per fisin dhe familjen sepse ateher del se kemi qene katolik dhe kjo nuk eshte e pelqyer ose mirret si nenqmuese. Sidomos banoret qe kane origjine nga Fandi qe me sa duket kane qene pakice tek ne ne Kosove dhe dallohen nga malsoret e Malesise te cilet me gjase kane qene me shume , e marrin per nenqmim te tregojne se paraardhesit e tyre ishin fand. Kam pasur raste kur vete pleqet thonin per parardhesit e tyre se jane fand, por nuk eshte mire te thuhet kjo gje.
2. Qeshtja e autoktonise - Gati nuk ka fshat ne Kosove ku jam interesuar dhe kam pyetur te moshuarit ose njerezit e ditur te atyre fshatrave per origjinen dhe qe nuk kane qene ne gjendje te tregojne me shume hollesi fisin e tyre, vendin nga kane ardhur dhe peripetite qe i kane pasur ata. Mirepo gjithmone ne fund ama te gjithe te intervistuarit e thonin se keshtu eshte, por ne nuk duhet te themi se eshte keshtu sepse dalim se nuk jemi autoktone. Bile disa pleqe ose banore te shkolluar gjithmone mundohen ta vejne ne dyshim versionin e ardhjes nga Shqiperia dhe te thone se ne duhet thene se kemi ardhur nga Serbia e jo nga Shqiperia.
Per te ju bindur se gati te gjitha fshatrat kane versione te peraferta te formimit po jap edhe disa shembuj . Fshati Bellanice i Llapushes ( komuna e Malisheves ) jane te gjithe te fisit Thaq dhe ata deri gati pas luftes se fundit nuk jane martuar me banoret e fshatrave Lladrovc, Bllace, Mirushe, Shkarashnik, Novoselle, Divjake etj dhe i kane qujatur shoke fisi te gjithe banoret e fisit Thaq. Ne tefteret osman te shek.VII fshati Bellanice permendet si Bellanica e e perme dhe e poshtme ,si nje fshat i nahise se Hoqes. Te gjithe kryefamiljaret jane me emra ortodoks. Pleqet e ketij fshati thone se fshati eshte formuar nga tre vellezer Kasum Pasha, Tursun Pash dhe nje i trete qe ia kam harruar emrin. Ata thone se paraardhesit e tyre kane ardhur nga Bushati i Shkodres dhe jane pinjolle te familjes se madhe te Bushatllive qe e kane sunduar Pashallekun e Shkodres. Periudha kohore kur kane ardhur ne Bellanice duhet te je ndoshta mesi ose fundi i shek.VII. Banoret e fshtrave Senik dhe Ngucat dy fshatra te aferta thone se Bellanica qe eshte tani fshati me i madh eshte formuart shume me vone . Pleqet e fshatit Bellanice thonin se nje pjese e te afermeve te tyre ka ndaluar ne Gjakove. Kete gojedhene e pata marre shume me rezerve, por parevjete ne nje Akademi perkujtimore per atdhetarin Musa Shehzade nga Prizreni, u permend se familja e Musa Shehzades kishte te pare pashallaret e Shkodres -Bushatlinjet dhe nga Shkodra kishin ardhur ne Gjakove. Disa pjestare te kesaj familje kishin dal me vone ne Prizren. Une pata rastin te bisedoj me vete Shehun e Teqes Autoqefale Shqiptare qe gjendet ne Gjakove dhe e pyeta gjeresishte per kete qeshtjen e origjines dhe ai e deshmoj kete . Nder te tjera e pyeta se a kishte degjuar per fshatin Bellanice ? Ai mu pergjegj se po , ata jane nje pjese e famijes tone dhe kemi origjine te njete me ta, Banoret e fshatit Bellanice jane te ritit musliman syni -Hanifije sikurse shumica e banorve te Kosoves. Q'ka t'i thuash kesaj tash ? Po vazhdoj edhe me disa gojedhena per fshatrat tjera .
Fshati Kervaseri eshte formuar nga dy ose tre vellezer te cilet kane ardhur nga fshati Zherke i Bytyqit te Tropojes( i kam harruar emrat por nese dyshoni une edhe i gjej perseri, bile njeri duhet te jete Kola) . Ne vitin 1914 ne kryengritjen e madhe kunder ushtrise dhe xhandarmerise serbe ne Llapushe qe nihet si kryengritja e Asharatit, prije i kesaj kryengritje ishte Sadri Abaz Bytyqi nga Kervaseria. Ai u plagos dhe pas shuarjes se kryengritjes eshte derguar ne Zherke te fisi i vete ku nga plaget e marra edhe ka vdekur dhe e ka varrin.
Fshati Korishe i komunes se Prizrenit - Para para luftes se dyte boterore pjesa me e madhe e banoreve te ketij fshati kane jetuar ne fshatin Kabash , fshat ky malor mbi fshatin Korishe. Sot fshati Korishe ka me shume se 700 shtepi dhe banoret e ketij fshati nuk martohen mes vete dhe as me fshatin Grejkovc dhe Kabash te Komunes se Vitise ( Rrethi i Gjilanit ), sepse thone se jemi shoke fisi. Tek banoret e Kosoves fisi Kabash nuk pranohet si fis ne veti dhe nuk bene pjese ne 12 fiset qe i njeh populli . Fshati Kabash sipas tregimeve eshte formuar nga dy vellezer Ahmeti dhe Zeneli. Ahmeti dhe Zeneli thuhet se kane ardhur nga Kabashi i Pukes, kurse ne Puke te paret e tyre paskan ardhur nga viset e Gjirokastres pra nga Toskeria. Kur jane ndare Ahmeti ka marre njeren ane te lugines rrezen, ku sot eshte Mahalla e Gurit dhe Zeneli ka marre anen tjeter hijen ku sot quhet mahalla e Zenelit. Tani nga keto dy mehalle ose lagje ka shume lagje ne Korishe. Pak me vone ne kete fshat ka ardhur edhe nje fand me familje i cili thuhet se i ka pasur ne shpine derrkucet dhe ata e kane pranuar dhe ai e ka pranuar fene islame dhe sot nje lagje e madhe qe quhet Daka ka prejardhjen nga ai. Thuhet se jane edher disa lagje te vogla nga nje nip. Me besoni se gati per qdo fshat ka gojedhena te tilla dhe jo vetem gojedhena por ngjarje dhe situata te cilat tregojne qartazi se keto gjera kane ndodhur . Une e kam thene edhe ne fillim qe kjo teme duhet te jete e
Krijoni Kontakt