Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 72
  1. #21
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Vazhdim
    Une te ju them te drejtem kur kam lexuar studimet e Selami Pulahes te teftereve osman te shek. XV, XVI dhe XVII jam habitur shume. Te gjitha fshatrat e Shqiperise veriore , te Kosoves dhe Maqedonise ishin te dhena me emrat e kryefamiljareve te tyre. Gati 80 perqinde mos edhe me shume te ketyre emrave ishin ortodoks ( mos te them emra te cilet i perdorin edhe sot sllavet ). Per kete arsye isha pergatitur te gjeja ndonje stergjysh timin edhe me emrin Milan ose Jovan , por kjo nuk ndodhi. As edhe nje rast te vetem nuk kam hasur qe pleqet tane te thone se kemi qene ortodoks. Eshte diqka tjeter per pak fshatra per te cilet flitet edhe sot e kesaj dite se kane qene ( shkije ), pra ortodoks dhe te cilet jane albanizuar, qe ndoshta kane qene shqiptare . Sot do te mirrej shume e ndjeshme por jane disa fshatra qe jane shume pak dhe qe nuk perbejne as 5 perqindshine e fshatrave te tjera. Eshte nje fshat i vogel shume afer Shkozes per te cilin thuhet se se paku njera nga lagjet e tij kane qene shkije dhe te cilet jane islamizuar shume vone, emrin nuk po e them me qellim qe te mos preku ndjenjat e banoreve te atij fshati. Poashtu jane pak fshatra fushore te cilat thuhet se kane qene poture. Emri ,, POTURE'', si emer nenqmues me sa duket ne Kosove eshte perdorur nga populli serb dhe shqiptare per ti emruar fshataret ortodoks ( qofshin serb, vllehe, bullgare ose shqiptare ), te cilet kane kaluar ne fene islame . Nje pjese e tyre deri vone kane folur gjuhen serbe . Kemi rastin e kundert p.sh fshati Hoqe e Madhe i Rahovecit i banuar deri para luftes se fundit me rreth 700 shtepi serb edhe ata shume te vendosur. Qarkullon nje variant se vete pleqet serb te fshatit thonin se paraardhesit e serbeve e Hoqes jane pese familje mirditore te cilat me kohe jane asimiluar dhe sot e kesaj dite kane edhe tradita shqiptare, por jane serb te perbetuar.
    Ne perfundim dua te ju pyes : Qka mendoni kush ishin banoret ortodoks ne Shqipreine e veriut dhe ne Kosove dhe sa eshte per te besuar se te paret e fiseve shqiptare , malazeze etj, kane qene te gjithe katolike te ardhur nga Hercegovina, Bosnja e Mali i Zi, ashtu siq e thote mbamendja popullore e te moshuarve shqiptare dhe malazez ?
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #22
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Gati 80 perqinde mos edhe me shume te ketyre emrave ishin ortodoks ( mos te them emra te cilet i perdorin edhe sot sllavet ).
    Jo vetėm kėta "shkijet" e Kosovės, por edhe katolikėt malėsorė, apo paganėt malėsorė )ēfarėdo qė tė kenė qenė), kanė pasur emra sllavė njėherė e njė kohė.

    Ki kujdes! Mos gjyko nė bazė tė emrave. Njė Jovan ose njė Milan mund tė jetė shqiptar sikurse njė Rrahim ose Rrahman.

    Merri shikoji regjistrat e fiseve malėsore tė pernadorisė osmane, shikoji emrat edhe ata janė 80% emra sllavė. Sepse kisha ortodokse i ka marrė me dhunė i ka dėrgue tek altari i ka stėrpik me ujė dhe i ka pagėzue me dhunė me emra serbisht.

    Eshte diqka tjeter per pak fshatra per te cilet flitet edhe sot e kesaj dite se kane qene ( shkije ), pra ortodoks dhe te cilet jane albanizuar, qe ndoshta kane qene shqiptare .
    Edhe kėtu gabon, sepse "shkja" nė disa raste ka kuptimin thjesht "ortodoks". Kėshtuqė me mentalitetin e atėhershėm tė shkijeve dhe tė shqiptarėve, ēdo ortodoks ishte shkja, dhe islamizimi nėnkuptonte albanizim. E qė ėshtė totalisht e gabuar.

    Emri ,, POTURE'', si emer nenqmues me sa duket ne Kosove eshte perdorur nga populli serb dhe shqiptare per ti emruar fshataret ortodoks ( qofshin serb, vllehe, bullgare ose shqiptare ), te cilet kane kaluar ne fene islame .
    Poturėt janė fisi i "Ēikės Potureshė" qė u besatue me Hasan Agėn, qė kanė me u martue me njani tjetrin, por qė nuk i la nana. Poturėt janė fis shqiptar.

    Ne perfundim dua te ju pyes : Qka mendoni kush ishin banoret ortodoks ne Shqipreine e veriut dhe ne Kosove dhe sa eshte per te besuar se te paret e fiseve shqiptare , malazeze etj, kane qene te gjithe katolike te ardhur nga Hercegovina, Bosnja e Mali i Zi, ashtu siq e thote mbamendja popullore e te moshuarve shqiptare dhe malazez ?
    Nė Shqipėri tė veriut nuk ka pas ortodoksė, vetėm nė Kosovė. Kanė qenė arbėreshėt, vllehtė, serbėt etj. Edhe sot ke familje me mbiemra sllavė nėpėr Kosovė, por qė janė thjesht shqiptarė, dhe gjithėmonė kanė qenė shqiptarė.
    Fiset qė kanė ardh nga Hercegovina, Dalmacia, Bosna, nė realitet janė ata kreshnikėt qė luftuan sa luftuan, dhe nė fund e humbėn frontin. Erdhėn kėndej pranė tė vetėve, dhe sollėn me vete edhe eposin. Dyndja ka fillu qysh nė Jutbinė e Klladushė, ka vazhdue me luftėra nėpėr Bosne Hercegovinė, dhe ata qė kanė metė nė Mal tė Zi, janė asimilu, kėta kėndej kanė mbetur shqiptarė.

  3. #23
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Edhe une e kam prejardhjen prej Shkodres qe sipas babegjyshit tem dikun para 400 vjeti kane ardh ne zonen e Lugines se Presheves qe fshati ka qene plotesisht i izoluar bile pak para vitit 1900 i gjithe fshati ka qene katolike (dhe gjithe ishin nga fisi Shala) qe i bjen shume vone qe e kane ndrruar fejen ne ato muslimane ku 2 prej stergjysheve te mi gjithashtu i kane pas emrat katolike (stergjyshi i fundit i ka pas 5 vjeq kur u konvertua ne musliman) ...kam desh me pas ma shume informacion lidhje me paraardhesit e mi po s'po kam kohe me vizitu ate zonen.

  4. #24
    Sidoqofte keto levizjet nuk kane qene ne te njejtin krah,psh un di zona te tera ne mirdite qe me gojdhena e caktojne origjinen nga krahina e gjakoves.Une kam iden qe shqiptaret historikisht strehoheshin neper male ne kohe te veshtira,dhe kur qetesohej situata rrimernin prap tokat e tyre,dhe gjithmone i mbanin lidhjet.Shembull i mire jane vete njerezit qe megjithese kane qindra vite qe jetojne ne fushat e lezhes apo shkodres, e quajne veten e tyre malsore.Dhe faktikish i kane mbajtur gjitmone lidhjet pasi ishin te njejtat fise,kishin toka ne malesi etj.conin bagetine gjate veres,martoheshin andej etj.

  5. #25
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pėrshėndetje.

    Kjo temė ėshtė shumė interesante, dhe ia vlen tė mėsojmė diēka nga njėri tjetri.

    Shkoza, GL_Branch e paskėn origjinėn nga Shkreli? Hm, edhe unė jam me origjinė nga Shkreli. Nuk ėshtė ēudi qė stėr-stėrgjyshėrit tanė tė kenė dredh naj cingare posht hijes sė lisit. lol. Te parėt e mia ka qenė katolik, kėtė e dimė, dhe janė larguar nga Shkreli si pasojė e gjakmarrjes.

    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Kot mundohesh, nga Shqipėria jemi shumica.
    Kjo po qė ėshtė interesante. Pothuajse ēdo fis qė ka pas njė shpėrngulje nga Veriu i Shqipėrisė (sė sotme) ka pasur vendosje nė Kosovė. S'desha ta prek kėtė pikė, se kisha frikė mos mė quanit "shkja", ngaqė kėto fakte i japin mbėshtetje teorive serbe se shqiptarėt e Kosovės janė tė ardhur nga Shqipėria, dhe se Kosova ka qenė tokė serbe.

    Psh, tė parėt e mi kur u zhvendosėn nga Shkreli, njė pjesė u vendos nė njė krahinė tė Shqipėrisė (nga rrjedh unė), ndėrsa pėr pjesėn tjetėr te fisit thuhet "shkoi nė Kosovė". Si kjo histori ka plot, pothuajse tė gjithė fiset qė kanė pasur zhvendosje territoriale, kanė pasur anėtarė apo degė tė ngulura nė Kosovė.

    Tashi, lidhjen mes kėtyre zhvendosjeve dhe teorive serbe se Kosova u mbush me shqiptarė nuk e bėj dot. Pse janė kaq tė shumta zhvendosjet pėr nė Kosovė, dhe tė anasjelltat me tė pakta? (Po kjo s'do tė thotė qė s'ka pasur, por minimale. Psh kam njė mik me mbiemrin Jata, fisi i tė cilit e ka origjinėn nga Mitrovica. Nė gjithė Shqipėrinė, vetėm fisi i atij ka kėtė mbiemėr, pėr nė Kosovė nuk e di).

    Tashi, ti Ali, si reagon ndaj teorisė se shqiptarėt janė tė ardhur nė Kosovė (meqė thua se shumica jemi nga Shqipėria)?

    Tung.
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #26
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Jack Watson jo une jam i fisit Shala , paraardhesit tane thjeshte jane rikthyer ne tokat e tyre ku kane qene , ne fakt serb nuk ka pas asnjehere ne Kosove (nuk ka asnje reference bizantine/venedike/osmane qe e verteton) thjeshte kane qene vetem ushtar (si puna e turqeve gjate perendorise osmane) te pakten prej shekullit XV-te sipas referencave Osmane/Venedike shqiptaret i paraqesin si shumice, por e verteta eshte se ne Kosove ka pas ardhacak bullgar (mos te harrojme qe Kosova me gjithe Shqiperine u kon 100 vjet nen okupimin bullgar) qe i zhvendosen shqiptaret drejte maleve (Veri Shqiperise. Perendim Kosoves etj).

    dmth si e kane treguar te paret e babegjyshit tim se ne Kosove ka pas shume fshatra bullgare (jo serbe) te cilet me kohe kane ik drejte Bullgarise/Maqedonise.

    Po e marr shembull fshatin Bilaq (te Bujanovcit-Lugina e Presheves) qe eshte nje nga fshatrat me te vjetra u kon gati 100% fshat bullgar dhe me vone gjithe tokat e tyre i kane blere shqiptaret dhe gjithe keta bullgar kane ikur drejte bullgarise....do shembuj ngjashme kam ndegjuar edhe ne disa fshatra te Gjilanit ku kane qene bullgar dhe gjithe tokat e tyre i kane blere shqiptaret...tani ka viti 1920-1930 kane ardhur mijera familje serbe nga Serbia Qendrore dhe me keta pak bullgar qe kane mbet u asimilun si serb...keshtu kam ndegjuar prej pleqve.

  7. #27
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Tashi, ti Ali, si reagon ndaj teorisė se shqiptarėt janė tė ardhur nė Kosovė (meqė thua se shumica jemi nga Shqipėria)?
    1. Shqiptarėt kanė qenė shumicė nė Kosovė, vazhdimisht, mbi 50%.

    2. Historia nuk fillon me krijimin e Mbretėrisė sė Nemanjės, por fillon shumė ma herėt, kur nuk kishte sllavė nė Ballkan, por nuk kishte sllav as nė Sllavi.

    3. Tė ardhurit duke qenė i njėjti popull me vendasit, vazhdimisht kanė shkėmbyer zakonet lokale. Sot shqiptarėt nė Kosovė nuk i festojnė festat e tė parėve malėsorė, sipas kalendarit katolik, por sipas kalendarit ortodoks qė e kanė huazu prej vendasve.

    4. Siē e thashė ma herėt, dihen se cilat fise janė tė ardhura e cilat vendase. Ato fise qė e mbajnė mend gojėdhėnėn se si u shkatėrrua kėshtjella e tyre nga tėrmeti ose nga armiku, dhe ata u larguan, tregon qė janė fis vendas. Ka shumė fshatra, vėllazėri, nga i njėjti fis (fisi Gash) qė tregojnė pėr prejardhje nga njė kėshtjellė atypari, qė na bėn me dije se kanė qenė qytetarė tė mbretėrisė dardane. Sipas legjendave zakonisht ndonjė tėrmet ose barbarėt e shkatėrronin kėshtjellėn dhe popullėsia shpėrngulej nėpėr fshatra pėrreth, ku edhe sot mbajnė mbiemrin sipas emrit tė kėshtjellės prej nga erdhėn. Kėto raste janė shumė dhe pėr ēudi tė gjitha nga fisi Gash. Tradita nė Drenicė edhe Millosh Kopiliqin e konsideron tė fisit Gash, dhe njė vėllazėri e tėrė nė fshatin Kopiliq mban mend prejardhjen nga vėllai i Milloshit.

    5. Nė "KLD - variant i Pukės - Xhemal Meēi", autori ka shkruar gjerėsisht pėr fisin Thaē, dhe thotė qė nuk mbahet mend nga ky fis qė tė jetė shpėrngulur nė Kosovė, dhe as Thaēi i Kosovės nuk mban mend tė jetė ardhur nga Puka. Kjo tregon qė kemi njė fis Thaē vendas nė Kosovė, dhe njė tjetėr vendas nė Shqipėri, qė nuk i lidh tjetėr pėrveē emrit.

    6. Kjo ėshtė mė e rėndėshishmja: Le tė na tregojnė serbėt njė familje serbe qė jeton nė tė njėjtin vend pa lėvizur asnjė milimetėr, qė nga koha kur janė vendosur nė Serbi para njė mileniumi.

  8. #28
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Ali Baba me gjithe respektin e madhe qe kam per juve , pasi i kam percjell shume shkrime te juajat dua te tregoj hapatazi se nuk mund te pajtohem me ato verejtjet qe i keni dhene. Ju po beni nje pune shume patriotike kur secilin argument ose fakt po mundoheni ta interpretoni ashtu siq na konvenon neve shqiptareve. Une dua te ju them shume sinqerishte se ketu ose duhet studiuar histori , ose politike . Me kete dua te them se duhet te jemi objektiv dhe te panashme , te themi te verteten dhe vetem te verteten te cilen e nxjerrim nga argumentete tona dhe jo ti perdorim argumentet tona ashtu siq na pelqen neve.
    Mua me pelqeu shume mendimi juaj kur replikuat me heret me Kreksin se ne duhet te themi ate qe ne te vertet eshte, pa pasur frike ose ndjenje inferioriteti se do te na quaj dikush ardhacak. Mirepo te gjitha keto verejtjet e tua jane ne vazhden e atij mendimi per te cilin vete me Kreksin keni replikuar. Une do te mundohem te ju pergjigjem ne disa verejtje qe i keni dhene :
    1. Ju thoni merri shikoji regjistrat e fiseve malėsore tė pernadorisė osmane, shikoji emrat edhe ata janė 80% emra sllavė. Sepse kisha ortodokse i ka marrė me dhunė i ka dėrgue tek altari i ka stėrpik me ujė dhe i ka pagėzue me dhunė me emra serbisht.
    Une se paku dyshoj se ata banore qe kane qene te vendosur ne Shqiperine veriore dhe ne Kosove ( se paku nje pjese e mire prej tyre ), te cilet kane pasur emra ortodoks te mund te jene fiset malsore shqiptare . Se paku kete e kundershtojne vete gojedhenat per ardhjen e te pareve te fiseve. Te gjitha gojedhenat e paraardheseve te fiseve kryesore thone se kane ardhur nga Bosnja Hercegovina ose Mali i Zi. te gjithe thone se nuk kane te perbashket me popullesine e meparshme asgje . Une pajtohem se duhet marre me rezeve por nese duam tash t'a shqyrtojme me ne hollesi kete version dhe nese e marrim si te vertete ate qe, te paret tane e kane ditur mire kend e kane te afert dhe kend te huaj , ateher duhet se paku te gjejme fakte te tilla qe do te mund ta rrezonin kete version e jo te flasim me emocione.

    2. Pastaj thoni se une gaboj sepse "shkja" nė disa raste ka kuptimin thjesht "ortodoks". Kėshtuqė me mentalitetin e atėhershėm tė shkijeve dhe tė shqiptarėve, ēdo ortodoks ishte shkja, dhe islamizimi nėnkuptonte albanizim. E qė ėshtė totalisht e gabuar.
    Une shume mire e di qe historiografia shqiptare e mbron nje teori te tille dhe jo rastetsisht edhe e kam lene te hapur mundesine qe ata mund te jene shqiptare , por si t'a argumentojme faktin qe aq pak shqiptare ortodoks paska pasur ne gjithe ate numer te madh te ortodoksve ne Shqiperi dhe Kosove, kur mbamendja e banoreve shqiptare te Kosoves i dallon shume qarte disa fshatra te cilat perbejne nje pakice te parendesishme . S'di sa me kupton, ej ata tani jane shqiptare dhe te gjithe thone se me pare nuk kane qene.

    3. Pastaj thua se Poturėt janė fisi i "Ēikės Potureshė" qė u besatue me Hasan Agėn, qė kanė me u martue me njani tjetrin, por qė nuk i la nana. Poturėt janė fis shqiptar.
    Per mendimin tim kjo aspak nuk qendron fjala Poture duhet te rrjedhe nga fjala sllave ,, Poturci " , qe ne perkthim do te thote proturq dhe keshtu ortodokset qofshin serb, vllehe ose shqiptare i kane quajtur ata qe kane pranuar fene islame . Ne rajonin e Anadrinise jane dy ose tre fshatra qe populli edhe sot e kesaj dite i quan Potura dhe eshte per tu quditur se se paku nje fshat edhe deri para pesedhjete vejteve ka folur serbishte ne shtepi por martesat e kane bere te veten dhe sot flitet shqipja dhe as qe mund te vihet ne dyshim perkatesia kombetare e tyre. Une nuk dije se paska pasur fare fisi poture , por edhe nga ana e shqiptareve shprehja poture ka qene emer nenqmues , bile edhe sot perdoret mos u bene poture.
    4.Ju ne fund thoni se nė Shqipėri tė veriut nuk ka pas ortodoksė, vetėm nė Kosovė. Kanė qenė arbėreshėt, vllehtė, serbėt etj. Edhe sot ke familje me mbiemra sllavė nėpėr Kosovė, por qė janė thjesht shqiptarė, dhe gjithėmonė kanė qenė shqiptarė.
    Une ju them se merrni dhe lexoni tefteret osman te shek. XV, XVI dhe XVII dhe do te bindeni se 80 perqind e Shqiperise mesme veriore dhe verilindore ( Kosova, Maqedonia etj ) ishin popullesi ortodokse. nuk eshte se vetem ne Kosove kishte popullesi me shumice ortodokse . Ne librin e Selami Pulahes qe eshte studiuesi me i famshem i ketyre tefetereve mund te gjeni ato qe po i them dhe ate te gjitha sanxhaqet e Shqiperise me fshatrat dhe me kryefamiljaret e tyre dhe do te bindeni per kete qe po e them. Bile vetem ne rrethin e Shkodres dalin me shume fshatra me emra katolik. Pastaj te gjitha fiset e Malesise se Gjakoves thone se ne jemi vendosur diku ne shek. XVI ne viset e Tropojes, kurse fiset e Malesise se Mbishkodres thone se te paret e tyre jane vendosur diku nga mesi i shek.XV ne ato ane .

    5. Ju ne fund thoni se fiset qė kanė ardh nga Hercegovina, Dalmacia, Bosna, nė realitet janė ata kreshnikėt qė luftuan sa luftuan, dhe nė fund e humbėn frontin. Erdhėn kėndej pranė tė vetėve, dhe sollėn me vete edhe eposin. Dyndja ka fillu qysh nė Jutbinė e Klladushė, ka vazhdue me luftėra nėpėr Bosne Hercegovinė, dhe ata qė kanė metė nė Mal tė Zi, janė asimilu, kėta kėndej kanė mbetur shqiptarė.
    Vetem me kete ju jeni ne te njeten linje me ate qe e thone fiset e veriut per origjinen e tyre dhe ketu pajtohem edhe une se ka pasur nje migrim te vone te fiseve te vjetra ilire nga zonat e thella malore te Hercegovines , Bosnjes dhe Malit te Zi ne drejtim te Shqiperise, ku gjithashtu ndoshta fiset iliro-shqiptare kane marre pushtet pas rrezimit te Perandorise serbe.
    Megjitheket te gjitha keto qe po them duhet dokumentuar me te dhena tjera te cilat do te permbushnin fotografine e kesaj pjese. Mirepo une pres qe dikush te me sjell fakte bindese per ta perforcuar ose rrezuar kete teori dhe kete ne menyren me objektive te mundshme dhe jo vetem te me sjelle ndjenja patriotike dhe subjkektivizem . Pres qe ju Ali Baba si nje studiues i mirefillet dhe shume te tjere ketu qe i pergezoi per angazhmet ne kete fushe te me sjellin fakte bindese , te cilat do te mund te bindnin edhe joshqiptaret per nje te vertet fundamentale .
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SHKOZA pėr postimin:

    skerdilaidas (11-10-2016)

  10. #29
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sipas antropologėve dhe historianėve shqiptarė e tė huaj mė seriozė, si At Zef Valentini etj., fisi i Shkrelit dhe shkrelasit thonė tė kene ardhė si blegtorė nomadė prej viseve tė epėrme tė Ballkanit, ēka do tė thotė prej Bosnje ose krahines sė Sanxhakut tė Novi Pazarit, nė krahinėn mesjetare qė quhej Pulat (Pult) qė mė vonė u quajt Malėsi.

    Mirėpo ky pohim i At Valentinit dhe i tė tjereve, kurrsesi nuk do tė thotė, siē mendojnė disa, se, shkrelasit dhe fiset tjera tė Malėsisė se Madhe si: Hoti, Kelmendi, Kastrati, Gruda etj., tė cilėt janė tė ardhur nga ana veriore e rrethit tė Bosnjes nė shekujt XI dhe XII, kanė prejardhje sllave dhe se me ardhjen e tyre nė kėto treva u shqiptarizuan.

    Duhet ditur se nė kėto treva nga erdhen Shkrelasit si dhe fiset e tjera tė Malėsisė sė Madhe jetonin fiset e njohura ilire: Ardianet dhe Pirustet.
    http://kulturserver-hamburg.de/home/...a/shkreli.html

    Nė kėtė kadastėr tė venedikasve gjen plot emra shqip me mbiemėr sllav:

    ... suo ladj Ducagin Bodimirj ... (

    Stefano Span … (familja e njohur feudale e Spanėve)

    Rayco Precali … (Rajko Prekali, emėr sllav, mbiemėr shqip)

    Palli Bogo

    http://www.montenet.org/2002/bozo2.html

    Shikoje me hollėsi.

    Pėrveē kėsaj edhe emrat e vėllezėrve e motrave tė Skenderbeut kanė qenė shumica sllavė, qė nuk ėshtė pėr t'u ēudit pėr atė kohė. Emri nuk pėrcakton kombėsinė.

    Mund edhe tė lexosh pak studimet e Mark Krasniqit, ku e ka vėrjetur qė shumica e atyre qė kanė emra sllavė, baballarėt e tyre kanė emra shqiptarė, qė tregon se ka ndikuar kisha pėr ndėrrimin e emrave.

  11. #30
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Gjithashtu pėr popullėsi ortodokse e katolike nė atė kohė as qė mund tė flasim. Popullėsia e thjesht as qė e dinte se kush ėshtė Krishti apo Maria, Kisha pėrdrote njė gjuhė tė ndryshme nga gjuha e popullit, kėshtuqė populli nuk ka pasur si tė mėsonte mėsimet e fesė.
    Vetėm emrat kanė qenė orotodoksė, pėrkatėsisht katolikė etj.

  12. #31
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Nuk besoj se ka vendbanim ne Ballkan , qe banoret e njejte te kene qedruar ne te njetin vendbanim per qindra vjete panderprere qofte ne Shqiperi , Kosove, Serbi , Bullgari , Greqi ose gjetiu. Vete rrethanat politiko-shoqerore dhe historike neper te cilat kane kaluar keta popuj ketu , si lufterat, semundjet , epidemite , uria , varferia , gjakmarrja dhe inetersi per nje jete me te mire kane ndikuar qe njerezit te migrojne andej kendej ashtu siq e ka dashur nevoja. Kjo bile eshte e njejte edhe me popujt tjere ne Evrope e edhe me gjere . Une e shoh keshtu kete qeshtje. Kete mendim mund ta kete ose nje person qe nuk ka haber ne histori , ose edhe ta thote me qellim qe te mbeshtes nje hipoteze vetem e vetem se ka deshire te jete ashtu. Une njoh shume studiues shqiptare qe mundohen te gjejne dhe te interpretojne fakte vetem e vetem qe ti sherbejne teorive qe jane shtruar rreth origjines dhe autoktonise sone dhe hezitojne ose i shpallin teme tabu hipotezat tjera .
    Tani te ndalemi tek autoktonia e shqiptareve ne trojet e tona sot. Shqiptaret duhet te jene pasardhesit e disa fiseve ose pasardhes te pjeseve te fiseve malsore ilire qe kane shpetuar nga asimilimi , sikurse edhe iliret pasardhes te disa fiseve ose pjese fisesh pellazge. Mirepo nuk duhet harruar se te mundohemi te bindim dike qe te njetit banore dhe pasardhesit e tyre ne vazhdimesi kane qendruar po ne te njetat treva pa u rralluar, pa u asimiluar pa u shtuar ose ulur ne numer dhe ne siperfaqe , eshte shume e veshtire . Te themi se p.sh shqiptaret e Kosoves drejetpersedrejti jane pasardhesite e Dardaneve te vjeter , ose shqiptaret e Qamerise pasardhes te epiroteve e keshtu me rradhe edhe per banoret tjere te trevave shqiptare duke i lidhur direkt ata banore me banoret e meparshem te fiseve ilire , se paku per mendimin tim eshte nje mosnjohje e rrethanave historike ose mungese e sensit per periudhat historike .
    E verteta se trojet e banuara me shqiptare sot, jane po te njejtat treva qe jane banuar nga fiset e vjetra ilire dhe edhe me heret nga fiset pellazgjike eshte nje perparesi dhe nje vlere. Mirepo ju duhet ta dini se sikur te kishte vazhduar evoluimi i fiseve ilire, pa u nderprer nga pushtimi romak, nuk eshte e thene se te gjithe pasardhesit e fiseve ilire do te ishin shqiptare sot. Gjaku i pellazgve te vjeter mund te jete me shume tek iliret por pse jo edhe te greket e latinet. Kurse gjaku ilir eshte te shqiptaret por edhe tek malazezet, hercegovinasit , bosanet , kroatet e sllovenet. Pushtimet mijevjeqare kane ndikuar ne asimilimin e nje pjese te mire te fiseve vendase. Fiset fushore me kohe kane mund te asimilohen ,te perzihen, te zhduken ose nje pjese e tyre te largohet per ne viset e thella. Poashtu edhe territori i tyre te tkurret nga jashte dhe nga mbrenda.
    Ne shqiptaret jemi njerez si te gjithe te tjeret dhe kemi reaguar ashtu siq do te reagonin edhe njerezit e tjere ne situata te njejta. Pra ne kete menyre mendoj se duhet pare gjerat edhe per periudhat e mevonshme. Fiset vendase te cilat jane tkurrur dhe jane izoluar neper zona te thella malore neper masivet dinarike e deri tek Pindet kane arritur te ruajne indentitetin e vete gjuhesor e deri diku edhe kulturor mu per ate qe i jane larguar qyetrimeve pushtuese dhe nuk kane qene kercenim i madh per to dhe ne momentin e pershatshem kane dale ne fusha dhe per nje kohe te shkurter jan shumuar dhe fuqizuar dhe kane dal si faktore kyq ne keto treva. Zonat nga alpet sllovene e deri ne Pinde kane mund te jene zona te banoreve vendas jo drejpersedreti si mendon dikush se jane kthyert ne pronat dhe fshatrat e gjysheve e te stergjysheve neper , por kane mund te jene zona te njohura nga ata si rajone qe historikisht kane levizur neper to . ne rrethana te pershtashme pasardhes te ilireve kane mude te jen te vendosur ne Kosove ose edhe ne zonat tjera fushore , ne rrethana tjera nje pjese e tyre te largohet ne vise te thella dhe shume me vone pinjoll te tyre te kthehen jo me qellim vazhdimesine e autoktonise se tyre ne ato treva , se nuk e besoj se kane pase kohe te mirren me aso gjera , por me qellim te krijimit te nje jete me te mireper veten dhe pasardhesit e tyre. Kjo teori nuk vlene vetem per shqiptaret por per te gjithe popujt e Ballkanit dhe me gjere. kjo do te ishte edhe pergjigjija shume e logjikshme qe do ta pranonte arsyeja e shendosh e secilit dijetare qofte ai gjerman , angleze, amerikane etj.
    Kjo teori do te mund te shpjegonte edhe ndryshimet e medha etnike qe kane ndodhur pas ardhjes se fiseve te ndryshme barbare e ne fund edhe te sllaveve dhe mungesen e informacioneve per ate se ku mbeten banoret e vjeter te Ballkanit.
    Pra mendoj se se paku ne shqiptaret nuk kemi nevoje te krijojme mite per autoktonine tone ne keto treva duke u sherbyer me gjysme fakte dhe te paverteta dhe duke humbur arsyen e shendoshe. Keto gjera qe jane shume logjike mund ti thote qdo njeri qe vetem pak e largon subjektivizmin dhe paragjykimin e qellimshem.
    Une mendoj se historiografia shqiptare duhet te reformohet dhe te jete ne trende me zhvillimet e shkences dhe jo te mbetet prapa duke vrapuar per te mohuar tezat e historiografise sllave dhe helene dhe mos e dhashte zoti duke i imituar ato.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SHKOZA pėr postimin:

    skerdilaidas (11-10-2016)

  14. #32
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    I nderuari Shkoza,
    Me vemendje e lexova edhe kete shkrim si ato te me sipermet dhe me len pershtypje ne te njejten kohe edhe mendimi juaj por edhemundimi qe beni per te saqaruar diēka qe ju e ceket si tabu apo te ndaluar per disa historian shqiptar qe te flitet per autoktonine e shqiptarve.
    Mirepo i nderuari Shqkoza, derisa shumica dermuese e nje populli fklte nje gjuhe specifike qsiē eshte shqipja jone e ne anen tjeter kemi ndryshime te medha gjuhesore mes serbeve , bullgrve e grekeve ne ballkane, eshte e pa pranueshme te mendohet e te thuhet se ne ka gjes aqe te mos jemi Autokton ne keto troje !

    Mire pra, po e zemi qe ne nuke qenkemi autokton ne keto troje; atehere cili popull na enka autokton ?
    - serbet ?
    -bullgaret ?
    -greket ?

    Per te zberthyer kete formule eshte thjeshte; nese serbet e bullgaret nuke jane autokton atehere me siguri se jane te tjeret, greket dhe shqiptaret e sotem.

    Nuke po them as une qe ne jemi dhe mbetem te paprekur ilire taman si ne kohnat e vjetra, por dale ngadal edhe ne u modernizuam siē u modernizuan edhe romaket e u shendrruan ne italian dhe askush se qane sot koken per ta a ishin apo nuke ishin romaket e vjeter, njashtu edhe per greket, perkatesishte helenet e vjeter qe u modernizuan gjoja nga akejt kaluan ne helen e pastaj ne greke moderne kurse ne shqiptaret qe i perkasim grupit te trete ne ballkane ashtu siq ishim edhe ne perandorin romake e bizantine u identifikuam me iliret dhe ate jo qe ne e perhapem kete tez, zoteri Shkoza por te tjeret e thane se ky popull qe sot jeton ne keto troje eshte ai populli i vjeter ilire, ne lidhje nuke kishim per iliret, dinim vetem se ata ishin te paret e tane dhe se thuaja me shume revandikonim si origjine pellazget se iliret, pa patur lidhjee njohuri mbi shkrimet fare, kete e dini edhe ju, pra ne si ilire moderne qe jemi, nje gjuhe qe ekemi jemi te barabart me grekerit, dhe italianet, kurse sa iu perkete slaveve as qe shtrohet pytja; ata erdhen dje ne dreke ne krahasim me prezencen ilire me shkuj qe mbretron ne keto troje, pa marrur parasysh se nga erdhen iliret, a nga armenia, a nga austria apo nga koha e gurit, perbalel slaveve ne jemi dhe quhemi autoktone per njehere deri nuke eshte deterrminuar periardhja e ilirve dhe kjo eshte me e rendsishme, ketu s'ka edhe aqe shume fillozofi me duket.

    shndet

  15. #33
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kreks, nuk tha askush se nuk jemi autoktonė.

    Ne jemi autoktonė nė tėrė Ballkanin. Siē po e shoh as qė ke marrė mundimin tė lexosh. Se jemi ardhur nga Shqipėria kjo nuk na bėn ardhacakė. Sepse kėto shpėrngulje kanė qenė tė dyanshme. Por jam kundėr kėtyre idiotėve, qė e kanė shėndrruar popullin tonė nė njė popull me komplekse, s'guxo njeri tė hapė gojėn tė tregojė rrėnjėt e veta, pėrndryshe menjėherė tė ngjesin nofka jo "serb" jo "shka" etj. Kėta janė pseudointelektualė.

  16. #34
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Shkoza, nuk e di a te ka ra ky shkrim ne dore nga Dom Nikė Ukgjini qe flet vetem per fisin shkrel
    -----------------------------------------------
    -----------------------------------------------
    -----------------------------------------------

    Dom Nikė Ukgjini

    SHKRELI
    Njė vėshtrim i shkurtėr historik

    "Nė studimet qė kam bėrė, pėr tė mėsuar diēka pėrmbi fisin e Shkrelit dhe shkrelasit, kam patur po aq pak sukses sa Hahni dhe Hecquardi"
    Franc Baron Nopcsa

    HYRJE

    Ky libėr i parė pėr mbi etimologjinė e emrit, gjeografinė, arkeologjinė, fisin, popullsinė, historinė, kishen, arsimin, emigracionin etj., e krahinės sė Shkrelit ėshtė njė pėrmbledhje dokumentesh, tė dhėnash gojore, literature tė huaj dhe vendase dhe kėrkimesh tė tjera, tė paraqitura me njė kujdes e dashuri tė posaēme prej famullitarit mė tė ri tė Shkrelit, historianit, Dom Nikė Ukgjinit.

    Libri ėshtė sprova e vetme shkencore e divulgative deri mė sot, pėr tė dėshmuar edhe njė herė se njerėzit e ri tė Shkrelit, njerėzit e dalė tė lodhur por edhe plot shpresė prej regjimit tė vjetėr, kanė nevojė pėr identitet, pėr njohjen e mėtejshme tė vetvetes.

    Por jo vetėm pėr shkrelasit, libri ėshtė njė ndihmė e veēantė pėr tė gjitha studimet antropologjike e historike mbi Veriun e Shqipėrisė.

    Kjo "guidė" e ngjeshur mbi kėtė krahinė nga mė interesantet e historisė sonė, ėshtė nė tė njejten kohė edhe njė kujtesė pėr tė tjerė njerėz, tė cilėt duke punuar e jetuar nė njė zonė tė caktuar tė Shqipėrisė, t'i hedhin sytė pėr nga toka ku i shklet kamba. Ėshtė tokė e plleshme, e urtė, dhe ka plot gjėra pėr tė treguar.

    Historia ėshtė mėsuesja e jetės - thonin latinėt. Pavarėsisht se ajo nuk pėrseritet me tė njejtat pėrmasa nė kohė dhe hapėsirė, prapėseprapė esencialisht mbetet e njėjtė, pėr sa kohė shekujt nuk prajnė duke na ofruar tė njejtin fat.

    Ky vend qė ka ēuditur shumėherė dhe shumėkėnd, veē tė tjerash ka nevojė tė dijė jo vetėm ēfarė ka bėrė por edhe ēfarė ka lėnė pa bėrė.

    Ky bilanc ideal ėshtė ndoshta gjėja mė e rėndėsishme qė sugjeron libri i Dom Nikė Ukgjinit nė mbarim tė leximit.

    Dr. Stefan Ēapaliku

    Dr. Romeo Gurakuqi

    Shkodėr, Janar 1998.

    I. ETIMOLOGJIA E EMRIT

    Emri "Shkrel" gjendet nė forma tė ndryshme fonetike ndėr shkrime tė studiuesve dhe albanologėve tė huaj e vendas. E gjejmė si: "Schirelli", "Schereli", "Scherelli", "Shkripol", "Schrielli", "Scariel", "Strelli", "Ikreli" etj. Kjo me sa duket ka ardhė nga ligjet e ndryshme fonetike te gjuhėve nė tė cilat janė shkruar veprat e tyre.

    Prej vėshtrimeve antropologjike mund tė vihet re se ky emėr kaloi nga antroponim (emer njeriu) ne patronim (mbiemer njeriu) dhe mė vonė nė emėr vllaznie dhe sė fundi nė emėr fisi.

    Por, etimologjia e kėsaj fjale duket se i ka rrėnjėt edhe me thellė. Sot e kesaj dite takon shprehje te tilla si :"Ka ēarė breshri shkrelat", nė kuptimin qė ka prishur gjethet e medha tė misrit, lėpushat. Po keshtu, kėtė fjale mund ta gjejmė edhe si shėnuese tė njė shkėmbi me majė tė mprehtė, tė thepisur.

    Megjithėatė pėr herė tė parė nė kuptimin e sotėm tė kėsaj fjale, pra si emėr fshati apo si mbiemėr, e ndeshim nė vitin 1416 nė regjistrin e Kadastrės sė Shkodrės. Aty mund tė shohim tė gjitha format e pėrmendura mė sipėr, si mbiemra kryefamiljarėsh: Vlassi Schirelli (Vlash Shkreli), Morici Schirelli (Moriē Shkreli) etj.

    Po me kėtė mbiemėr gjenden edhe pėrsona qė kanė jetuar ndėr fshatra tė tjerė tė Shkodrės si nė Rrjoll, Pulaj, Malkolaj, Prekal, Grykė tė Bunės etj. Kurse si toponim e gjėjmė nė rrethin e Lezhes, nė anėn e poshtme tė Matit, si dhe nė Velipojė, nė mes Bunės dhe detit.

    Megjithėate ēėshtja e etimologjisė mbetet ende njė problem i pazgjidhur, posaēėrisht kur flitet pėr probleme tė gramatikės historike tė shqipes.

    II.NJĖ PĖRSHKRIM GJEOGRAFIK

    Nė Veri tė qytetit tė Shkodres, nė rrezėn tė Alpeve te Shqipėrisė, nė dy anėt e Prronit te Thatė, e shtėrnguar nė mes Bogės nga Veriu, Koplikut, Reēit dhe Lohes nga Jugu, nga nga Lindja me Dukagjinin dhe nga Perendimi me Bajzėn e Kastratit, shtrihet lugina e Shkrelit me njė gjatėsi rreth 20 km, e veshur prej malesh me formacione gelqerore, mbi tė cilat janė tė vendosura historikisht fshatra qė zgjaten pėrreth.

    Klima relativisht e butė e me bimėsi mjaft tė zhvilluar, shpellat e shumta, burimet me ujė tė bollshėm veēanėrisht gjatė dimrit, njerėzit bujarė e punėtorė, e bėjnė njė vend mjaft atraktiv dhe shumė interesant pėr t'u vizituar.

    Aktualisht krahina e Shkrelit pėrbėhet nga kėto fshatra: Vrithi, Bzheta, Zagora, Dedaj,, dhe mehallėt: Grishaj, Vuē-Kurtaj, Sterkuj, Ēekėdedaj, Preknicaj, Xhaj, Makaj Ducaj etj. Kėto jane mehallė relativisht tė vogla dhe kryesisht tė bazuara ndėr vllazni. Tė gjitha sėbashku, simbas statistikės mė tė fundit tė tetorit tė vitit 1997, Shkreli ka 8O9 shtepi me 3557 banorė, nga tė cilėt l823 janė meshkuj 1734 femra.

    Ekonomia bazohet kryesisht mbi blegtorinė, kultivimin patates si dhe tė misrit. Kurse nga frutikultura dallohet rrushi etj. Shkreli shėnon njė nivel tė mesėm ekonomik nė krahasim me zonat e tjera malore tė Shqipėrisė.

    Nėpėr Shkrel kalojnė dy rrugė tė rėndėsishme turistike: njėra pėr nė Theth dhe tjetra pėr nė Razėm, rrugė tė cilat nga ana tjeter e lidhin kėtė krahinė me fshatrat e tjera tė Malėsisė se Madhe dhe Shkodrėn.

    III. SHKRELI ARKEOLOGJIK

    Historia e krahinės sė Shkrelit dėshmohet mė sė pari prej zbulimesh arkeologjike tė bėra pėrgjatė luginės sė Prronit tė Thatė. Nė pikėpamje arkeologjike kjo luginė ka qenė e njohur pėr vendbanimin e fortifikuar ilir tė Marshejit, nė dalje tė saj, dhe pėr gjurmė tė tjera lashtėsie perreth. Fortifikimi i Marshejit ėshtė njė vendbanim ilir prehistorik i ndėrtuar nė periudhėn e parė tė hekurit. Veē kėsaj, tumat e gėrmuara pranė fshatit Dedaj dhe materiali arkeologjik i gjetur nė to, i pėrkasin bronxit tė hershėm dhe lidhen me grupin kulturor Kotorac - Cetine. Pėrveē kėsaj, pamjeje tė pėrgjithshme tė dhėnas tė tjera gjenden nė fshatrat Dedaj, Zagorė dhe Bzhetė. Qė tė trija kėto pėrbėjnė njė vendndodhje monumentesh tė shumta arkeologjike dhe vertetojnė vendbanimin e hershėm tė kėsaj krahine, tė pakten qė prej bronxit e kėndej. Kultura e gjėndur nė krahinėn e Shkrelit pėrbėhet nga komponentė qė lidhen edhe me vendbanime tė tjera tė vendit tonė, kryesisht tė Veriut, dhe nė njė kuptim mė tė gjėre me atė ballkaniko- pėrėndimor.

    Nė fshatin Dedaj, rrėzė "Sukės sė Sterkujės", nė lagjen omonime gjendet e shpėrndarė lėndė arkeologjike, e pėrbėrė kryesisht nga fragmente vorbash tė dekoruara mbi tė gjithė sipėrfaqen. Po kėshtu edhe dy pjesė fibulash prej bronxi tė shekullit tė IV mbas. K., monedhė bronxi me bustin dhe emrin e perandorit romak Aleksandėr Severi, si edhe mokrra prej guri.

    Mbi njė tarracė tė punuar, tė quajtur "Bregu i Jushtės" gjenden fragmente qeramike tė periudhave tė ndryshme.

    Nė fshatin Zagorė, mbi njė kreshtė tė thepisur tė kodrės sė quajtur "Kryqi i Kolajve", ruhet njė pirg i madh gurėsh mali me diameter rreth 19 metėr dhe lartėsi rreth 15 metėr. Ky fakt dhe pozicioni i vendosjes na shtyn tė mendojmė se duhet tė ketė qenė objekt kulti, ngritur prej banorėsh ilirė tė kėsaj lugine.

    Jo larg kėtij pirgu, nė drejtim tė Veriut, ruhen gjurmėt e njė muri mbi njė taban shkėmbor me gjerėsi 1 meter, i cili rrethon njė sipėrfaqe afro njė hektar. Kjo vendndodhje na sugjeron tė mendojmė se kemi tė bėjme me njė pikė tė fortifikuar kontrolli, qė mund tė ketė shėrbyer gjatė Mesjetės.

    Po kėshtu fragmente enėsh tė periudhės prehistorike gjenden edhe nė shpatin e kodrės pėrbri, tė cilat i pėrkasin pėriudhės qytetare ilire.

    Pėr periudhėn mesjetare dėshmon edhe njė fragment i rradhė qeramike si dhe njė sėpatė luftarake prej hekuri e gjetur bashkė me njė skelet rrėzė kodrės nė lagjen "Colaj". Nė Pėrėndim tė fshatit rrėzė Qafės sė Shtinit, gjėndet njė tumė prej gurėsh i kohrave mė tė hershme.

    Nė fshatin Bzhetė, nė lagjen Ēekdedaj, kemi dėshmi tė njė vendbanimi tė hapur mesjetar. Ka fragmente vorbash mesjetare tė larmishme nė forma dhe zbukurime, tė pėrafėrta me qeramikėn mesjetare tė Shurdhahut. Kurse objektet metalike pėrfaqėsohen nga maja shigjetash, thika, stoli prej bronxi, si dhe tipe tė ndryshme togzash.

    V.POPULLSIA

    Dokumenti i parė, pėrmbi historinė e popullsisė sė kėsaj krahine qė njihet gjer mė sot, mbetet "Regjistri i kadastres dhe i konēesioneve per rrethin e Shkodres 1416-1417" prej tė cilit mėsohen dhe tė dhėnat e para pėrmbi kėtė krahinė. Kėshtu, prej andej merret vesh se nė Shkrel jetojshin kėta kryefamiljarė :

    Vlassi Schireli (Vlash Shkreli), Moriēi Schireli (Moriē Shkreli), Vlasi Schirelli (Vlash Shkreli) i vogėl, Petro Dragoce (Pjetėr Dragoēa), Nikola Lethi (Nikollė Lethi), Zian Soma, dhe Stefano Schireli (Shtjefen Shkreli).

    Kurse me mbiemėr tė kėtij fisi gjejmė kryefamiljarėt :

    Rrijoll Giorgi Schireli (Gjergj Shkrelin),nė Pulaj nė Grykė tė Bunės njė tjetėr Giorgi Screlli dhe nė fshatin Gaduēi nė Malkolaj afėr Shėn Gjinit Jon Scherelli ( Gjon Shkrelin), nė Sancta Auracio nė afėrsi tė Koplikut Giergi Schirelli, nė Prekal nėn Shkallė- Bregbunė Nicola Streli ( Nikollė Shkrelin).

    Me mbiemėr Streli qė nėnkuptohet Shkreli, gjejmė edhe tre kryefamiljarė tė tjerė nė fshatin Luarsi nė Bunė, dhe fshatin Andrea Schiavo (Ndreshkive) nė Bushat.

    Kurse, simbas Defterit tė Sanxhakut tė Shkodrės tė vitit 1485, Shkreli kishte 53 shtėpi (kryefamiljarė) dhe 16 beqarė, kurse po sipas kėtij dėfteri tė lartpermendur tė vitit 1582 kishte 70 shtėpi dhe 21 beqarė.

    Njė tjeter dėshmi e moēme ėshtė dhe ajo e Providurit tė Kotorrit, Marian Bolica, i cili shėnon se nė vitin 1614 kishte 30 shtėpi tė afta pėr t'u marrė nėn armė. Disa dekada mė vonė, i deleguari i Selisė sė Shėnjtė Shtjefėn Gaspri, me rastin e vizitės sė tij nėpėr Shqipėri, nė relacionin qė harton, thotė se Shkreli kishte 65 shtėpi me 500 frymė.

    Pas njė heshtje gati njėshekullore nė dokumentacion, na bie nė dorė njė tjetėr relacion i vitit 1703 nxjerrė prej njė udhetari, i cili, sipas historianit serb Jovan Tomiē, duhet tė kėtė qenė kelmendas, prej tė cilit kemi kėtė statistikė:

    Dedaghi (Dedajt) 14 shtėpi katolike me 76 frymė dhe 8 shtėpi turke, 77 frymė, Zagoreia (Zagora) 7 shtėpi katolike 65 frymė, 4 shtėpi turke mė 48 frymė,

    Bersceta (Bzheta) 14 shtėpi katolike mė 96 fryė, 5 shtėpi turke mė 62 frymė,

    Versci (Vrithi) 18 shtėpi katolike 132 frymė, 9 shtėpi turke 78 frymė,

    Ginagni (Xhai) me 7 shtėpi katolike mė 49 frymė, 4 shtėpi turke dhe 37 frymė. Gjithsejt ishin 6O shtepi katolike mė 418 besimtarė dhe 3O shtepi turke mė 3O2 besimtarė. Kur flitet pėr shtepi turke, nė parim mendohet pėr shtepitė e islamizuara shqiptare, por kėtu nuk duhet harruar se nė raste tė kėtilla mendohet edhe pėr kolonėt turq, tė cilėt, pos udhtarėve, kishin ardhur mė detyra tė ndryshme tjera, specijale, tė caktuara nga Porta. Kurse nga i njejti burim mėsoj, se nė vitin l7O8 Shkreli kishte lOl shtepi katolike mė 972 besimtarė. Shtepitė turke kėsiheri nuk janė tė evidentuara, ndoshta pėr shkak tė ndryshimit tė situatės nė teren.

    Sipas autorit Spiridon Gopēeviē nė vitin 1881 Shkreli kishte 421 shtėpi me 4050 banorė tė shpėrndarė nė katėr fshatra.

    Nė vitin 1897 Shkreli ka pasur 550 shtėpi me 5350 banorė

    Nė fillimtė kėtij shekulli, mė 1901, simbas studiuesit italian Antonio Baldacci, kishte 4500 banorė katolikė dhe 750 muslimanė.

    Mė 1904 simbas autorit gjerman Karl Steinmetz, Shkreli numronte 500 familje katolike dhe 100 familje muslimane.

    Nė njė tjetėr dokument tė famullise sė Shkrelit, tė datės 19.12.1919 tė nėnshkruar prej perfaqsuesve tė parisė sė Shkrelit dhe famullitarit Dom Frano Karma, me rastin e shperndarjes sė disa ndihmave humanitare prej Kryqit te Kuq Amerikan, merret vesh se familjet katolike qe gjendeshin aso kohe nė Shkrel ishin:

    1. Nė Vrith: 43 familje

    2. Nė Bzhetė: 69 familje

    3. Nė Dedaj: 57 familje

    4. Nė Zagorė 41 familje

    Gjithsejt 2l0 shtepi, duke mos llogaritur ato tė cilat ndoshta nuk kanė pasur nevojė pėr ndihma. Nė ketė dokument nuk janė tė rrjeshtuara familjet muslimane, tė cilat kanė qenė tė shkruara nė rregjistrat e xhamisė pėr marrjen e kėtyre ndihmave, siē theksohet nė vetė dorėshkrimin.

    Nė fakt qe nė kohėrat e luftrave tė mėdha tė zhvilluara nė Ballkan, vėrehej njė rėnie e ndjeshme e numrit tė banorėve. Shkrelasit bėnė shpėrngulje tė mėdha, shkuan atje ku ishte njė jetė mė e mirė dhe mė e sigurte.

    Nė vitėt l916-1918 sipas austriakut Franz Seiner Shkreli kishte 415 shtepi,2680 banorė 2300 katolikė 388 muslimanė nga kėta 620 tė aftė pėr t'i marrė armėt. Po sipas tė njėjtit burim, nė kėto vite ishin shpėrngulur 2Ol familje me l221 individė.

    Sipas njė statistike tjetėr tė vitit 1927, Shkreli kishte 4 fshatra me 293 shtėpi dhe 1998 banorė, nga kėta 1108 ishin katolikė.

    Ne vitet e mėvonshme popullsia e Shkrelit pėson kėto ndryshime:\
    Nė vitin l95l sipas fshatrave kishte kėta banorė:

    Zagora - Ndrejaj--32l

    Zagorė - Isufaj----380

    Dedaj-------------305

    Vrithi ------------386

    Bzheta ------------555

    Gjithsejt ----------l947

    Kurse nė vitin l997 Shkreli kishte 809 familje me3557 banorė.

    VI.HISTORIA




    Historia e kėsaj krahine ėshtė vazhdimisht e lidhur me fatet e gjithė kombit tonė. Histori luftrash dhe mbijetese, por, nga ana tjeter, dhe histori e mbrojtjes sė identitetit kulturor, ēka do tė thotė dhe histori kulture.

    SHKRELI GJATE PUSHTIMIT TURK

    Tė dhėnat historike qė na vijne prej tre burimesh kryesore: literatures sė huaj, studimeve vendėse dhe dėshmive gojore kanė plot gjėra tė pėrbashkėta nė mes tyre. Kėtu po pėrmendim ato mė kryesoret:

    -Mė 1614 shkrelasit bashkė me Hot, Kelmend e fise tė tjera tė Malėsisė rrokin armėt pėr tė kundėrshtuar me forcė gjunjėzimin ndaj robėrisė turke.

    -Mė 1621 shkrelasit nuk munguan tė jenė njė forcė e konsiderueshme nė kryengritjen gjithėpopullore tė organizuar nga Ipeshkėvi i Sapės, Imzot Pjetėr Budi.

    -Po kėshtu mė 1645 u gjetėn pėrkrah kelmendasve dhe sė bashku dėbuan prej kėtyre trojeve ushtritė turke pėr tė gėzuar njė autonomi deri nė vitet 1700.

    -Nė vitet 1803 deri 1817, kohė kur pllakos sėmundja e madhe e murtajės nė Shkodėr me rrethina, nė Shkrel kemi viktimėn e parė, njeriun fort tė rėndėsishėm tė tij, ndertuesin e Kishės sė Shkrelit, Dom Jak Tanushin - Zorba.

    -Mė 1814 janė shkrelasit ata qė organizojnė luftėn hakmarrėse kundra Mustafa Pashė Bushatliut nė Shkodėr, sepse ishte Mustafa Pasha qė pėr xhelozi vrau vezirin e porsazgjedhur tė Shkodres, shkrelasin Tomė (Ahmet) Luc Maloten. Tomė Luca, i cili, ishte islamizuar nė vitet l775-178O qe derguar nga qeverija turke tė bėjė arsimimin plotėsues nė Stamboll. Kur u kthye si vezir, duke menduar se do tė bėjė shumė pėr fenė islame, si njeri mjaft i zgjuar qė ishte mendoi se sėpaku shkrelasit e vet do t` tėrhiqte kah vehtja.Faktet tregojnė se nuk ia arriti tė ndikojė as nė vllazėrin e vet Malotaj e jo mė tek tė tjerėt. Nė kėtė mėnyrė pėrfundoi jeten nė rrugė shumė tė paqartė. Shkrelasit duke marrė pėr bazė ligjet kanunore u organizuan pėr t`i marrė gjakun dhe nė pamundesi t`ia dalin nė krye Pashes, nė shenjė hakėmarrjeje vranė djalin e tij nėntėmbėdhjet vjeēar nė fshatin Kakarriq afer Bushatit. Thohėt se Zefi i Vogėl ( Zef Gjergji) trim i njohur nė Kosovė pėr luftrat kundėr turkut ėshtė i treti brez nga trungu i pėrbashkt i Ahmet Luces vezirit tė Shkodres.

    -Po kėshtu kryengritjet fshatare kundėr turqve qė kryesoheshin prej Osman Pashės, u udhehoqen nga njė shkrelas famėmadh, Dasho Shkreli, gjate viteve 1834-1835. Ky udheheqės i shquar popullor kryesoi luftrat e panderprera kundėer pushtuesve turq dhe shovinisteve malazezė, derisa me 1840, nė luften e kalasė sė Shpuzės vritet sė bashku me vėllanė e tij, Sefon.

    -Shkrelasit me zanen e forcės, qė sipas gojdhanave gjendej nė Lug tė Vrithit, mundėn tė ndėrhynin edhe aty ku problemi ishte larg trojeve tė veta. Keshtu, sic dihet nga historia, qeverija osmane shpesh herė bajraqet e fiseve i pėrdori pėr t“i shpypur kryengritjet breda vendit, duke krijuar armiqėsi e luftra vėllavrasėse. E njejta gjė ndodhi mė l845 kunder kryengritėsve tė Malėsisė sė Gjakovės, kur u derguan bajrakėt e Malėsisė se Madhe. Ishte bajraku i Shkrelit ai qė ndėrhyri pėr tė shmangur e pėr t“ i ndalur vėllavrasjet.

    -Nė vitin 1871 ishin shkrelasit ata qė u dolėn zot katolikėve tė Shkodrės, nė mė tepėr se 250 vetė, meqėnėse turqit kishin mbyllur pazarin gjatė periudhės nga 19 deri mė 25 gusht tė atij viti.

    .-Nė kėtė kontekst historik Shkreli dėrgoi pėrfaqesuesin e vet nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, bajraktarin Marash Dashi sė bashku me krerėt e Malėsisė sė Madhe. Nė kėtė kuvend Bajraktari i Shkrelit tregoi edhe njė herė urtinė dhe oratorinė tipike malėsore, me shprehjet lapidare dhe simbolikėn tradicionale. Nė kėtė kuvend kombėtar, veē tjerash ata shkuan edhe pėr tė kundėrshtuar vendimet e Kongresit famėkeq tė Berlinit.

    -Mė 19 prill 1880 bajraktarėt e fiseve tė Malėsise sė Madhe, perfshirė kėtu bajraktarin e Shkrelit nenshkruajnė nje peticion kundėr synimeve malazeze pėr te zaptuar tokat e bregut lindor tė liqenit tė Shkodres dhe ia dėrgojnė ate Ministrisė sė Jashtmė tė Anglisė. Nje permbajtje tė ngjashme pati edhe peticioni tjeter i dėrguar nga kėto burra mė 1883.

    -Gjatė vitit 1883 midis Shkrelit, Hotit, Grudės dhe Kastratit u bė lidhja e burrave pėr tė penguar pazarllėqet e komisioneve ndėrkombėtare me Malin e Zi nė ndarjen e tokave shqiptare

    -Ėshė fort i rėndėsishėm kontributi i madh qė dhanė shkrelasit nė kohėn e kryengritjės sė Malėsisė sė Madhe, kur Porta e Lartė e Stambollit nė vitin 1910 dėrgon kryegjaksorin, Turgut Pashėn, pėr tė pėrdhunuar Dukagjinin dhe Malėsin e Madhe, sė bashku me Bedri Pashėn , valiun e Shkodres. Sic thotė historiani dhe njohėsi i shquar i historisė sė shqiptare, gjermani Petėr Bartl: "Malesoret e Shkrelit u bashkuan edhe me bajraqet e Shalės, Sho**** dhe Nikaj-Mėrturit pėr t'i bėrė ballė kėtij sulmi tė ri.". Nė kėtė menyrė, tė bashkuar tashmė edhe me malėsitė e tjera ata u pėrgatitėn pėr tė zhvilluar beteja me tė vertėtė tė ashpra.

    -Nė kėtė kohė Nikollė Mirash Luca i Kastratit, me vojvoden Gjelosh Gjeken u pėrpoqen tė shestonin kryengritjen dhe shkuan nė Dedaj tė Shkrelit, nė shtėpi tė Zef Mira****, ku lidhen besen dhe prej kėtej dolėn nė Bzhetė te Tomė Nika, me djemtė e tė cilit vrapuan pėr nė Reē, Lohe dhe Bogė. Prej kėsaj u zhvillua njė betejė nė Pėrrua tė Thatė, ku prej atij zjarri u derdh gjaku i shumė trimave. E gjithė kjo qe njė pėrgaditje shpirtėrore dhe atdhetare pėr Kryengritjen e pėrgjithshme tė 6 prillit 1911.

    -Me 24 mars 1911 Turgut Pasha shpalli tradhtarėt e Malėsisė sė Madhe, nė mesin e tė cileve edhe komandantin e djelmisė Tomė Nikė Shkrelin, i cili ishte protagonisti kryesor bashkė mė Nikollė Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken, vojvoden e Kastratit, qė kishte luftuar pėr t“ i kundershtuar heroikisht Turgut Pashes dhe synimeve tė tij pėr ta djegur Malėsinė, duke ia filluar nga Shkreli e deri nė Majen e Deēiqit. Kėtė datė na e pershkruan nė kujtimet e tij historike Imzot Nikollė Ashta, famullitar i Shkrelit, kur shkruan: "Me 24 Marc 1911 disa tė Hot, tė Grudė e tė Kelmend, kund nja 14 vetė, sulmojn postat e ushtarėve, tė cillve u marrin disa armė. Bashkė me shokė qė u erdhėn nė ndihmė, jo vec pushtue te tana postat e mbyten shumė ushtarė, por ia duelen edhe me i rrethe tė gjithė nė Tuz e me i ngujue nė kėshtjellin e Shipshanikut".

    Mbas kėsaj kohe kemi memorandumin drejtuar Fuqive tė Mėdha miratuar me 9 shkurt 1912 nė Podgoricė nga krerėt e Malėsisė, pėr tė ndėrhyrė pranė qeverisė xhonturke nė lidhje me premtimet e bėra me 1911-tėn, ku ndėr tė tjera:

    a - Hapjen e shkollave fillore nė Shllak, Shosh, Shkrel, Kelmend etj.

    b - Ndėrtimin e rrugėve nėpėr territorin e Malėsisė sė Madhe.


    SHKRELI NE PERIUDHEN E PAVARESISE

    Po kaq i rėndėsishėm nė historinė kulturore tė kesaj krahine ėshtė dhe rasti i nenshkrimit tė Memorandumit dėrguar Kryesisė sė Konferencės sė Paqės nė Paris mė 2 korrik 1919, vit nė tė cilin luhej sėrish me fatet jetike tė Shqipėrisė. Ky memorandum i hartuar kunder copėtimit tė trojeve shqiptare u nėnshkrua jo vetėm nga Arqipeshkvi i Shkodres Jak Serreqi, ipeshkėvi i Sapės Gjergj Koleci, ipeshkėv i Pultit At Benardin Shllaku, Dom Zef Gjonali administrator i abacies sė Mirditės, Dom Nikollė Kimėza delegat epishkopal i Lezhes, por dhe nga famullitarėt e famullive qė u pėrkasin kėtyre dioqezeve, bajraktaret e fisėve dhe shumė kryefamiljarė, ku nder tė tjerė tė bie nė sy emri i bajraktarit tė Shkrelit Vatė Marashi, famullitarit tė Shkrelit, Dom Frano Karma dhe tė 106 kryefamiljarėve shkrelas.

    -Mė 12 shkurt 1920 ushtria jugosllave pushtoi malin strategjik te Tarabo**** dhe shtriu pushtetin nė gjithė krahinen e bregut tė djathtė tė Bunės dhe Liqenit tė Shkodrės, deri te ura e Bunes duke ardhur fare prane qytetit. Ndėrkaq, me 11 mars 1920, u bė fakt bashkimi i Shkodres me rrethe pėr t'i rezistuar serish armikut tė vjetėr. Ne javet e fundit tė muajit korrik tre batalione serbo-malazeze tė paisur me armė speciale franceze, topa dhe mitroloza, kapercyen kufirin dhe pushtuan Kastratin e Shkrelin dhe moren rrugėn pėr nė Shkodėr. Vullnetarėt e Shkodres me nė krye Ahmet Zogun, ministrin e brėndshėm tė kabinetit tė Lushnjės, hartuan planin e marshimit nė tri drejtime, njė prej tė cilave ishte kah Kopliku. Mė 21 gusht forcat e reja, tė ardhura nga Mali i Zi, u futen nė Kelmend dhe Koplik. Ndersa me 14 shtator, pas pėrleshjeve tė Koplikut, ku moren pjesė edhe trimat e Shkrelit me nė krye Vat Marashin, dhe pas ndėrhyrjeve politike tė Fuqive tė Medha, ushtria jugosllave u largua nga Kastrati, Shkreli etj., duke zbrazur tokat shqiptare deri nė kufirin e 1913-ės. Ato lanė pas shumė mizori dhe gjakun e dhjetėra dėshmorėve shqiptar.

    EMIGRIMI JASHTE SHQIPERIE

    Por siē dihet nė strukturėn e ndryshme demografike tė njė bashkėsije etnike ndikojnė para sė gjithash edhe kushtet natyrore ekonomike, elementet natyrore tė ambientit gjeografik tė saj, jeta politike etj. Njerėzit e Shkrelit, si banorė tė njė treve specifike nga pikėpamja e zhvillimit, aspektit natyror e te tjerave si kėto, paten fate tė ndryshme emigrimi..

    Fjala mė sė pari ėshtė pėr shkrelasit tė cilėt u shperngulen qė nga kohėrat e herėshme nė Shtoj tė Ulqinit Mali i Zi, pikėrisht nė Amullė dhe Shėn Gjergj, ku rreth shtatėdhjetė shtėpi si: Marēinaj, Lumaj, Ramaj, Xhaj etj. nga Ēekdedajt, Dedajt, Vrithi dhe Xhajt zunė vend nė kėto fshatra, ku disa familje edhe sot e kėsj dite jetojnė me mbiemrin Shkreli. Kurse mjaft tė tjerė prapė janė shpėrngulur e kanė shkuar pėr njė jetė me tė mirė nė SHBA , dhe pikėrisht nė Detroit e New York. Fillimi i kėsaj shpėrnguljeje i ka rrėnjėt nė shpernguljen e madhe, e cila u bė viteve 1700, kur Porta e Lartė e ngarkoi pashėn e Pejės Hodaverd Mahmutbegun qė ta nėnshtrojė Malėsin e Madhe dhe tė depėrtojė nė drejtim tė Ulqinit dhe Tivarit. Nė kėtė rast ai u vėrsul edhe mbi Kelmend ,Kastrat, Shkrel etj. dhe, pas njė rezistence tė fortė pashai arriti t“i shperngulė me forcė njė numėr tė madh tė popullatės tė kėtyre fiseve, tė cilat mė sė shumti zunė vend nė Rugovė tė Kosovės, Plavė ,Guci e Rozhaj nė Mal tė Zi dhe nė Novi Pazar me rrethina nė Serbi.

    Etnografi serb Andrija Joviqeviq shėnon se, nė afėrsi tė Plavės dhe Gucisė nė fshatin Rudo Polje, gjendet 1 shtepi shkrelase, kurse nė Rzhanicė tė Sipėrme l7 shtėpi shkrelase, mė mbiemėr Shaboviqi, Gjeloviqi dhe Tahiroviqi, tė cilėt tashmė janė tė sllavizuar. Kurse historijani boshnjak, Ejup Mushoviq, dėshmon se nė rrethinėn e Novi Pazarit, pikėrisht nė fshatrat Crnish, Zhirēe e Krushevo jetojnė shumė shtėpi shkrelase, tė cilėt tashmė kanė ndryshuar mbiemrat e vet dhe sllavizuar.

    Edhe gjatė shpernguljeve qė u bėnė nga kjo rrethinė nė vitet 1912, 1918, 1936 e pastaj nė mėnyrė sistematike deri nė vitet l970, shkrelasit sė bashku me fiset e tjera tė Malėsisė sė Madhe: Kelmendas, Hotas, Grudas, Kastratas etj.shkuan nė Turqi, dhe pikėrisht nė Istambul, Bursė, Adapazaru dhe Izmir.

    Shkrelasit tė cilėt zunė vend nė Rugovė, tė bashkuar me fiset e tjera tė Malėsisė Madhe: Kelmendasit (Nikē Vukel Selc Bogė), Kastratasit dhe Shaljanėt formuan fshatin e vet, me emėr Shkreli, i cili njėheri ishte fshati mė i madh nė mes 13 fshatrave tė krahinės sė Rugovės. Kėtu pas shtimit tė popullatės filloj si rast i rrallė migrimi i brendshmėm nė rrethet e Pejės e tė Istogut dhe nė fashatra tė tjerė tė Rugovės, si nė Kuqisht, Dugaijevė, Bogė etj.

    Kurse nė rrethinen e Peshterit, nė Rozhaj, Javorin, Boroshtic shėnohet se jetojnė mė tepėr se 500 shtėpi shkrelase. Mjerisht shkrelasit nė rrethin e Peshterit mė tė shumtit pėsuan fatin e atyre qė jetuan nė rrethin e Novi Pazarit.

    Tash fshati i Shkrelit, sipas statistikės sė vitit 198l ka 20 shtėpi mė rreth 200 banorė. Gjatė gjithė historisė sė lavdishme qė pati kjo krahinė, duke kaluar nėpėr stuhi tė mėdha tė njė kohe tė pamėshirshme, shkrelasit nuk u ndanė pėr asnjė ēas nga tri fiset e tjera, me tė cilėt bashkjetonin.

    Pėrndryshe krahina e Rugovės, edhe pse ishte e pėrberė prej katėr fiseve, gjithėherė vepronte si njė kompaksi etnike. Ka pasur dy bajraqe, njėri pėr Rugoven e Poshtme e tjetri pėr Rugoven e Epėrme, ku pėrfshihej pos tė tjerėsh edhe Shkreli. Nė anėn tjetėr, populli i kėsaj zone, ka qenė i udhehequr edhe nga tė ashtuquajturit "pleqt e katundit", ku ndėr ta kishte njerėz tė menēur e tė ndershėm dhe trima tė dalluar. Si tė tillė pėrmendeshin edhe shkrelasit Rexhė Avdija dhe Dem Isufi.

    Historija e Rugoves edhe pse jo fort e gjatė, ishte e ngjeshur mė mjaft njgarje tė mėdha dhe heroike. Duke qėlluar nė kufi tė Mali tė Zi dhe Kosoves, ishte aktive nė ēdo ngjarje tė rėndesishme. Kėshtu, nė luftėn e Nokshiqit tė vitit 1879, afėr Plave, ku zhvillohej beteja e madhe kundra malazezėve pėr teritoret shqipatre, rugovasit moren pjesė masovisht. Ndėr ta dalloheshin shkrelasit Rexhė Avdiu dhe Dem Isufi. Kėta trima shėnohet se kanė qenė mė tė dalluarit edhe nė ushtrin vullnetare tė Lidhjes sė Prizrenit, nė Kuvendin e Pejės, tė mbajtur nė janar 1899,nė Kuvendin qė u mbjat nė mars tė vitit 1903 tė "Verrat e Llukės", kur pushteti osman deshte tė banė pazarllėqe mė tokat shqiptare, e shumė tė tjera. Tamam pėr kėtė, Rugovasit ishin shumė tė ndėshkuar nga okupatoret e huaj. Nė kėtė drejtim ata e pėsuan tragjikisht edhe nė kohen e pagėzimit tė dhunshėm nga qeverija malazeze nė vitin 1913, nė kohen e mbledhjeve tė armeve nga qeverija Jugoslave viteve 1919-1920, ku si pasojė e kėtij aksioni barbar, gjoja se po i ēarmatosnin popullin, vetėm shkrelasit u masakruan. 19 vetė u masakruan dhe u dogjen 13 shtepi, pėr tė mos folur kėtu pėr fshatrat e tjerė. Gjera tė ngjashme pati dhe nė vitet e mė vonshme.

    Sa i pėrket islamizimit tė shkrelasve tė shpėrngulur nė rrethinat e Novi Pzarit dhe Rozhajes, ata e ndanė fatin me popujt dhe fiset tė tjera, tė cilet e pranuan fenė islame nga dhuna e osmanllijve, kryesisht nė shekullin e 18. Pak mė vonė kėsaj periudhe bėnė tė veten edhe gjuhėn sllave. Kurse shkrelasit e tjerė, si dhe e gjithė Rugova, fenė islame e pranuan nė pragun e shekullit tė 19. Udhėpėrshkruesi serb Todor Stankoviq shkruan nė vitin 1910 se Rugova ishte e islamizuar rreth viteve 1840-1850, nga njė hoxhė i quajtur Sylė Rugova. Janė pikėrisht kėto rugovas, qė sot nė tė shtatin a tė tetin brez dalin nė emra katolikė.

    Shkrelasit nė Lahuten e Malcis:

    Nga "DEKA"

    (Kaēel Doda dhe Kerni Gila nga Zagora)


    ...Por prej luftės Shqiptarėt nuk tuten.

    Merr Kaēel nji herė lahutėn

    e na thuej nji kangė shqiptare;

    s`mbajmė na zi pa na qitė fare!

    Muer lahuten n`dorė Kaēeli,

    m`te " magjarin" n`vend e ngeli

    e mbasi pėr za e ujdisi,

    kėshtu kangės atėbotė ia nisi:..

    ... Por kje rrejtė i biri i shkinės!

    Pėrse aty `i farė Kerrni Gile

    i ndej gati n` " karajfile",

    tuej ia ngjitė shi n`lule t`ballit,

    tue e ftofė shi n`ranė tė zallit.

    Po, tek qiti i Zagorjani

    "kuku, majko!" Gjuka bani

    e ra dekun pikė ma i pari:

    - ashtu raftė gjithmonė tradhtari!...


    Nga "LIDHJA E PRIZRENIT"


    ...E njani tjetri, ma pėrtej,

    me ata dy mustakėk tė mėdhej,

    me i prekė n`shoq qi ka bri vedi

    ai nuk asht, jo, Diomedi,

    por asht Bajraktari i Shkrelit:

    si njaj pyrgu n`ballė t`kėshtjellit.

    qi s`e trandė as topi as shpata

    e i thonė emnit Marash Vata...


    Nga "KULLSHEDRA"


    ...Del prej Shkreli Marash Vata,

    E si reja me shtergata,

    Msyn perpjetė drejt Dukagjinit,

    Me at Gjin Pjetrin e Kurbinit,

    Qi per pushkė e per urti

    E lanė nam tė dy n`Shqypni...


    Nga "LEKĖT"


    (Bec Patani , Ēul Patani dhe Rrushman Hasani nga Ducajt)


    ...Veē se po, besa moj Jane,

    Dy dragoj tė lemė njaj nane,

    Mos me i pre shkallma as tagani:

    Bec Patani e Ēul Patani,

    Qi kah rranė atij mejdani,

    Kah lshuen turrin m`ēeta t`Knjazit,

    Thue, dyndė deti prej tallazit,...


    ...Por ē`kann malet qi po ushtojn?

    Por ē`kann prrojet qi gjimojn?

    Shka vran vetllat Mark Milani?

    Thonė ka msy Rrushman Hasani!...


    Nga "GJAKU I MARRUN"


    ...Shumė qyqja do t`kndojė n`Mal t`Zi!

    Per mbas tij Shkrel e Zagore,

    N`za per pushkė e dejleki

    Me ata Ducajt, Xhaj e Bzhetė,

    T `kann msy Zubcit fyt-a-fyt...


    Nga "DEDĖ GJO“LULI"


    (Prelė Kolė Shyti e Ujkė Gjelosh Marashi -Shkrelas)


    ...Rreth e okolle pse atij shüati

    Msy kann Hot, Shkrel e Kastrat,

    Edhe lufta, mana, ngjati

    Rrash tridhetė e gjashtė sahat...

    Rrfe kur msy ka njaj Zef Peri

    Prelė Kolė Shyti e aj Ujkė Gjeloshi,...
    Reply With Quote

  17. #35
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Kreks te gjitha ato qe po i thua dhe krahasimin qe po e bene se ne jemi me autokton se helenet edhe se sllavet nuk eshte se e kam kundershtuar. Perkundrazi une jam munduar ta forcoj me fuqine e arsyeshmerise dhe asaj qe eshte e natyrshme . Te lutem hidhi nje shiqim pak me kritike asaj qe jam munduar te shpjegoj. Une kam thene se menyra se si e formojme ose e prezantojme konceptin e autoktonise se popullit tone e edhe te popujve te tjere ne dhe historiografite ballkanase ( menatliteti ballkanas ) eshte jologjike . Une jam munduar perkundrazi te them qe teoria se nje popullesi per te qene autoktone ( vendase, anase ) , duhet qe patjeter gjate te gjitha periudhave historike ( tere kohen te jete ne te te njetat territore shumice), si po mundohemi te paraqesim paraadhesit tane ne mendoj se nuk eshte e qendrueshme . Sdo te thote se duhet qe ne qdo periudhe te caktuara historike ne si anas duhet te jemi ne te njetat territore panderprere dhe se duhet te jemi drejtepersedrejti pasardhes te fiseve te cilat me heret kane jetuar ne ate pjese qe te mund te quajme veten anas. Une mendoj se nuk eshte e domosdoshme qe ne shqiptaret per shembullte Kosoves te kerkojme ne qdo menyre fakte dhe nese nuk gjejme edhe gjysme fakte per te dokumentuar se gjithmone dhe gjithnje kemi qene ketu dhe shumice.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  18. #36
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Jack Watson te pershendes or kusheri dhe te falenderoj per kontributin tende ne kete teme.

    El -Branch kete shkrimn qe ma solle ka kohe qe e kam lexuar . Te falenderoj qe e solle
    edhe Ali Baba i ka sjellur me heret dy linke shume interesante njera prej te cilave e ka kete shkrimte dhe te cilat i kam lexuar shume me heret. Qeshtja e kater djemeve te Leke Shkrrelit qe permenden dhe mungesa e pershkrimit te djemve te tjere qe erdhen ne Tropoje , nuk them se eshte e mjaftueshme per te dyshuar se nuk ka pasur te tjer djeme ai . Kete e arsyetoj me mbamendjen e mire te fisit Bytyq se me cilin fis e kane paraardhesin e perbashket ata dhe mbamendja e emrave te tyre Bibe Lekes dhe Kral Lekes jane besoj te mjaftueshme per te besuar ne kete version. Poashtu shumica e banoreve te Mirdites thone se jane Bytyq me fis ose Shkrrel. Bile jane disaa fshatra fande ne rrethin e Prizrenit si Shpenadija , Velezha, Smaqi, Arbanasi ( Serbica e dikurshme ), trepetica etj . qe shumica prej tyre thone se jemi me fis Bytyq. Kjo mund te sqaroj edhe origjinen e nje pjese te mire te banoreve te Mirdites qe sipas nje versioni thuhet se kane ardhur nga rrethi i Gjakoves ( ka mundesi nga Malesia e Gjakoves ku sot eshte Bytyqi ), pasi qe eshte percjell brez pas brezi. Por gjithashtu kjo treve te plotesohet edhe me pjestare te fisit Shkrrel dhe fise te tjera. Kjo do te forconte bindjen se banoret qe kane ardhur nga Shkrreli dhe banoret qe kane ardhur nga Bytyqi ta njohin njeri tjetrin si shoke fisi dhe ata qe me vone kane zbritur ne Kosove te thone se jemi Bytyq , kurse ata qe kane zbritur neper fushat e Shkodres dhe Lezhes te thone se jemi Shkrrel. Mirepo ne asnje rast nuk ndodhe qe Shkrrelasit te thone se nuk jemi te te njetes origjine me Bytyqet dhe anasjelltas. Une kam biseduar edhe me nje banor te fshatit Shkrrel te Rugoves se Pejes dhe ai thote se ne kemi ardhur nga Bytyqi si nip nder daje tek banoret Kelmendas te Rugoves. Mund te jete se paraardhesi i tij te kete qendruar nje kohe ne Bytyq aq sa te mos indentifikohet me Bytyq dhe te ruaj fisin Shkrrel ose edhe mundesia tjeter se banoret e Rugoves duke qene fis Kelmend ky fis kufitar me Shkrrelin t'a thrrasin ne emrin e fisit Shkrrel si emer i origjines se pare te tij.
    Dua te shtoj edhe diqka jane disa nenfise ne Kosove te cilat e quajne veten bark te Bytyqit ose dege te Bytyqit si Kryezinjet edhe Sopet. Edhe pse jane shume ne numer ata thone se jemi nenfis i Bytyqit dhe kete e thone edhe te moshuarit e Bytyqit.
    Poashtu Kreksi me pate thene qe te bisedoj me dy persona qe jetojne ne Amerike qe jane te fisit te Salih Berishes. kjo idse eshte shume e mire , por une mendoj se se paku deri me tani nuk kam hasur as edhe ne nje gojedhene te vetme qe fisi Bytyq te kete fare paraardhesi te perbashket me fisin Bersihe . Para Leke Shkrrelit ndoshta po , por pas tij nuk kam degjuar megjithate do te me kishte ineteresuar te mesoj me teper per edhe per fiset tjera .
    Une dua qe ti permnend nje nga nje edhe fiset 12 fiset si i njohim ne ne Kosove sepose shoh qe ne shume vende trevat perzihen me fiset , ose barqet ( nenfiset ) perzihen me fiset .
    Ne Kosove pranohen 12 fise dhe keto jane :
    1. Kuqi
    2.Kelmendi
    3. Hoti
    4.Kastrati
    5. Shkrreli
    6. Shala
    7. Thaqi ( me nenfisi Helshan )
    8. Krasniqja
    9. Gashi ( Dy Gasha Gashi gurit dhe Gashavelli )
    10. Morina
    11. Bytyqi ( me nenfiset Sop dhe Kryezije )
    12. Berisha ( Berisha e kuqe edhe e bardhe ).
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  19. #37
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    alibaba,
    Ata emrat qe na i solle me siper, emra shqiptare e slavė, kjo aspake nuke do te thote se keta banor apo keto familje ishin te perziera por ishin nen dominimin e mbretnise slave asaj bullgare se pari e pastaj edhe sebe.
    Mirepo kur i veshtrojmi ne sot keta emra menjehere na duken si familje te perziera...
    Athue se ēka do thoshte nje pasardhes yni pas dy apo 5 shekujsh kur do gjeje regjistra me emra perplote arabike si ; hasan leka, mustafa gjilani etj. a thue se edhe ata do na konsiderojne dhe me e keqja do dyshojne se ne paskemi qene arabe ?

  20. #38
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    alibaba,
    Ata emrat qe na i solle me siper, emra shqiptare e slavė, kjo aspake nuke do te thote se keta banor apo keto familje ishin te perziera por ishin nen dominimin e mbretnise slave asaj bullgare se pari e pastaj edhe sebe.
    O burrė i dheut pse po harxhon fjalė kot. Ti je duke i pėrsėrit fjalėt e mia. Apo veē do me shtu numrin e postimeve??

  21. #39
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    1. Kuqi
    2.Kelmendi
    3. Hoti
    4.Kastrati
    5. Shkrreli
    6. Shala
    7. Thaqi ( me nenfisi Helshan )
    8. Krasniqja
    9. Gashi ( Dy Gasha Gashi gurit dhe Gashavelli )
    10. Morina
    11. Bytyqi ( me nenfiset Sop dhe Kryezije )
    12. Berisha ( Berisha e kuqe edhe e bardhe ).
    Sa i pėrket fiseve edhe nė kosovė jepen mendime tė ndryshme nga pleqtė.

    Nė pėrgjithėsi pranohet qė Kuēi ėshtė vetėm njė degė e Berishės. Por Kuēit i janė bashkangjitur mė vonė edhe familje nga vėllazėri tjera si Ndrekali, Koja e Kuēit etj

    Bytyēi ka si degė tė veta Qerretin dhe Kryeziun. Pėr Sopin mė shumė thuhet se ėshtė degė e Thaēit.

  22. #40
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    E para:

    Citim Postuar mė parė nga SHKOZA Lexo Postimin
    [B]Ne Kosove pranohen 12 fise dhe keto jane :
    1. Kuqi
    2.Kelmendi
    3. Hoti
    4.Kastrati
    5. Shkrreli
    6. Shala
    7. Thaqi ( me nenfisi Helshan )
    8. Krasniqja
    9. Gashi ( Dy Gasha Gashi gurit dhe Gashavelli )
    10. Morina
    11. Bytyqi ( me nenfiset Sop dhe Kryezije )
    12. Berisha ( Berisha e kuqe edhe e bardhe ).
    Janė vetėm 6 fise (gjashtė) dhe jo 12 (dymbėdhjetė) sic thoni se pranohen nė Kosovė! Kėto janė:

    1. Kelmendi
    2. Kastrati
    3. Shala
    4. Krasniqja
    5. Gashi dhe
    6. Berisha

    "Fiset" e tjera qė i pėrmendnihac, Sop, Morinė, Bytyq, Kryezi...!, nuk janė asgjė tjetėr vecse ndarje, apo edhe nėndarje (degė e nėndegė) tė gjashtė fiseve tė rėnditura mė lartė! Kėshtu tė paktėn na thoshte i ndjeri Prof. Anton Cetta gjatė ligjeratave dhe dikutimeve tė lira me, ne, ish studentėt, nė UP.

    E dyta:
    Mė pat pėlqyer shumė hapja e kėsaj teme pėr diskutim, ngase gjithmonė ka ekzistuar (dhe, natyrisht edhe gjithmonė ekziston) kurreshtjaetja e gjeneratave tė reja pėr tė ditur ca mė shumė pėr brezat paraardhės! Fatkeqėsisht, kjo ka qenė e pamundur tė dihet, sepse nė kokat e prindėrve tonė ka ekzistuar njė vijė e kuqe nga ku nuk kalohej mė tej! Dhe ajo vijė e kuqe ndante stėrgjyshin tonė qė mbante njė emėr tė njė feje tjetėr(katolik, apo tė krishterė), e shqipėtarėt, pra stėrgjyshėshėrit, para pranimit tė fesė islame mbanin emėrin Kolė, Lucė, Pren, apo Gjin e Stres, nga emėri i gjyshit tonė, Hajdar e Murat...! Dhe kjo vijė e kuqe, e cila i bėnte qė prindėrit tonė tė na pėrgjigjen shkurt, kur vinte brezi me njė emėr rreptėsisht tė ndaluar( Prekė a Gjergj...!) tė na thonė "Nuk dij mė tej...!", "Mos shko ma andej!" "Ska ma!"apo edhe vetėm "Kaq!" e cila ekziston edhe mė tej, nė mendjet e shumė baballarėve tė sotėm, mendoj ėshtė rrjedhoj e presionit tė tmerrėshėm psikologjik qė vinte nga "kleri" musliman, i cili, padyshim, kishte mbėshtetjen edhe tė sllavėve, pushtuesve dhe armiqve tonė shekullor, njė bashkėpunim i tyre i gjatė pėr t“ia fshirė kujtesėn shqipėtarėve dhe ata tė binden se rrėnjet e tyre nuk janė kėtu, nė Kosovė, apo nė copat tė tjera etnike shqipėtare, por ata janė turq dhe herdokurė duhet tė shpėrngulėn nė Turqi, diku nė Azi, sic edhe ka ndodhur me njė pjesė tė madhe tė shqipėtarėve, tė cilėt u shpėrngulen me dhunė nė Turqi, Siri..., si musliman! Bashkė me ndėrrimine fesė nga feja e vjetėr nė tė renė, u shkatėrruan edhe kishat( e nė gėrmadhat e tyre u ndėrtuan xhami), por mė e keqja qė ndodhi ėshtė se i tėrė dokumentacioni i kishave(pėr gjyshėrit e stėrgjyshėrit tonė) u shkatėrruan, rrėnjat tona u kėputen
    dhe sot serbėt dalin mė tė "vjetėr" se sa ne, duke u mburrur se Kisha e Decanit, e Pejės, e Devicit, e Gracanicės....janė tė tyre, e nė tė vėrtetė ato ishin kisha (apo manastire)shqipėtare!
    Pra kjo temė e ndaluar, pėr tė ditur brezat tonė paraardhės, duhej tė thyhej. Sa pėr kuriozitet numėroj unė brezat e mi paraardhės duke filluar nga babėgjyshi i ļm, pra baba i babės tim: Tahiri, i biri i Xhemajlit, Xhemajli i biri i Zenelit, Zeneli i biri i Smakės, Smaka i biri i Smakės, Smaka i biri i Ibrės, Ibra i biri i Dedės! Mė vie keq se nuk mund tė shkoj mė tej, sepse nuk dij dhe kaq ėshtė kujtesa, por pėr mua tė gjithė stėrgjyshėrit, pa marrė parasysh emėrat dhe besimin e tyre, janė njėsoj tė dashur dhe njėsoj jam kurioz tė dijė pėr jetėn dhe tė bėmat e tyre! Por, kjo ėshtė e pamundur!
    E treta:
    Hapėsi i temės sė mrekullueshme, mbase padashtas, i dha kahje tjetėr kėsaj teme, ,madje duke e vėnė nė pikėpyetje, autoktoninė e shqipėtarėrve nė Kosovė, dhe mbase duke e trumbetuar atė farė tezėn e njohur serbe se shqipėtarėt janė ata qė kanė ardhur nė Kosovė duke i pėrzėn serbėt! Teza e tij se tė gjithė shqipėtarėt erdhėn nga Shqipėria dhe, mbase para se tė vin nga Shqipėria, (sic del nga kjo, them unė)ata, nė kohėn e Turqisė, bashkė me turqit mps kishin ardhur nga Kaukazi?! Jo! Stėrgjyshi i im, pra Deda, me tre vėllezėrit ti, Camėn; Kolėn e Ndrekėn, dhe babanė e tij, erdhėn nga Bunjaj i Tropojės, u vendosėn nė njė fshat tė Dukagjinit! Tropoja nuk ishte larg, ishte malėsi dhe popullėsia atėherė, varėsisht nga rastet, lėvizte nga RRafshi nė Malėsi, apo nga ana e kundėrtė! Jam i bindur se stėrgjyshi i im nuk erdhi nga Turqia pėr tu vemndosur nė Bunjaj, por jam shumė kurioz ta dij nga cila anė dhe c rrethanė e shtyri atė tė shkojė nga Rrafshit i Dukagjinit nė Bunjaj tė Tropojės! Tropoja e Gjakova janė aq afėr dhe atėherė nuk kishte kufinj dhe as kėso pikėpyetje e pyetje e pikėcuditėse budallaqe qė bėjmė ne sot, pasojė e mosdijės, e cila shpeshėherė na bėnė tė biem pre e propagndave kundėr nesh, ne shqipėtarėve!
    Shqipėtarėt, por jo vetėm shqipėtarėt, gjatė rreziqeve (luftė, sėmundje...)kanė gjetur strehė, pėr njė apo edhe pėr vite e dekada)nė Malėsi dhe nė kohėra mė tė qeta janė kthyer nė RRafsh! Kosova dhe tė gjitha trojet etnike shqipėtare, gjatė historisė se saj, trishtuese dhe tragjike, janė kallur e janė zbrazur, por sėrish janė mbushur me popullėsi autoktone, pra shqipėtare! Romakėt sa herė e kanė kallur e shkatėruar Ilirinė, (dihet masakra qė ėshtė bėrė nga ushtria romake nė jug tė Shqipėrisė, porse atje edhe mė tej jetojnė pasardhėsit e ilirėve! Pesė milionė shqipėtarė,mė sė paku, jetojnė nė Turqi dhe ata janė tė shpėrngulur edhe nga Kosova!
    Shqipėtarėt tė ardhur nga Malėsia nė Kosovė, kanė ardhur nga Malėsia e tyre nė Rrafshin e tyre, lėvioszje disa dhjetėra kilometėrshe, mė sė shumėti 200 kilometėrshe, e kėtu, nė Forum, po diskutohet sikur ata tė kishin ardhur nga njė kontinet tjetėr!
    E katėrta:
    Ka diskutime se njė pjesė e shqipėtarėve, madje pėrmenden edhe fshatėra, se dikur ishin serb?! Sigurisht se ndonjė familje serbe mund tė jetė bėrė shqipėtare, porse fshatėra tė tėra shqipėtare do tė jenė bėrė me kohė serbe, sidomos nė ish Sanxhakun e Nishit, apo tė Novi Pazarit. Nė Kosovė rastet janė shumė mė tė rralla! Nė tė vėrtetė, shqipėtarėt, pas ardhjes tė turqve, nė ndonjė rast, do tė jenė bėrė serb! Njė plak nga Drenica( nga Acareva, nė mos gaboj), mė thoshte se kusherinjtė tyre janė "shkijet" e Kijevės dhe se ende kazanat e mbledhive, tė darsmave dhe tė dekėve, i kishin bashkė dhe se edhe ata dikur ishin shqipėtarė(pra shkijet e Kijevės)! Nė njė emision tė TV Prishtinės(nėn administrimin serb)diku nga viti 1998, kam ndjekur njė reportazh pėr Cigėn dhe Bėrstovikun, dy fshatra antishqipėtare serbe nė komunėn e Pejės. Dhe pleqtė e atij fshati thoshin se stėrgjyshėrit e tyre quheshin Kolė, Mėhillė, apo....! Njė pjesė e shaljanėve(tė asimiluar quhen Shaliq, por ka edhe shumė Gashiq! Pra nuk bėhet fjalė tė asimilimi sllav nė shqipėtarė, por ėshtė e kundėrta! Por, rastet e shkombėtarizimeve tė nė Kosovė janė shumė mė tė rralla se sa ato nė Mal tė Zi e Serbi!

    PS

    Kaq dhe nė kėtė temė nuk do diskutoj mė! Juve, qė diskutoni, suksese! Interesante pėr mua do tė ishte se kush mė shumė mbanė mend brezat, pra emėrat e gjyshėrėve dhe stėrgjyshėrve! Atyre qė mbajnė mend mė shumė ua kam lakmi dhe pėrzemėrsisht i pėrshendes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardanG : 22-04-2008 mė 20:23

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •