Shqipėria nė udhėkryq
Ishte dashur qė tė kalojė njė dekadė pas pavarėsimit tė Shqipėrisė, qė vendi tė pėrcaktohej pėr kursin demokratik nė vend tė atij feudal. Dhe kur mori kėtė drejtim, detyroi shtresėn e vjetėr sunduese qė tė pėrshatet, apo tė notojė kundėr rrymės...
Vitet 1923 dhe 1924 shėnojnė kthesėn nė zhvillimet e ngjarjeve. Nėse deri atė kohė ēėshtja a do tė marrė Shqipėria kursin demokratik apo atė feudal kishte qenė e hapur, tanimė zgjidhja ishte e domosdoshme. Dhe kursi mori atė drejtim qė do tė sillte fundin e pozicionit sundues tė shtresės sė vjetėr tė lartė. Duhej unė tė pėrshtatesha, apo duhej tė notoja kundėr rrymės? Legjenda e ēifutit shtegtar tė pėrjetshėm pėrsėritet nė mitin lindoro-shqiptar me emrin dhe vetitė e Hizrit. Ky personazh fantastik ka cilėsinė qė tė parathotė tė ardhmen e njerėzve dhe tė pėrmbushė dėshirat e tyre. Hizri njihet nga dora e majtė, tė cilėn e ka pa kocka. Nė merak pėr drejtimin politik qė duhej tė merrja, nė vitin 1906 unė pashė ėndėrr sikur e takova atė (tė veshur si dervish) nėn hijen e njė ulliri mes rrugės Skelė-Vlorė dhe, duke I vėnė njė flori nė pėllėmbėn e tij tė flashkėt, e pyeta Cilėn rrugė duhet tė marr pėr ēlirimin e Shqipėrisė? Djathtas apo majtas? Hizri tregoi njė herė me dorė Vlorėn djathtas dhe pastaj fushėn e Nartės, majtas. Majtas, majtas duhet tė shkosh - mė mėsoi - ajo ėshtė rruga e shpėtimit! E megjithatė, gjatė gjithė jetės sime unė ia kam mbajtur djathtas dhe, me sa duket, kam zgjedhur rrugėn e gabuar! Mirėpo kush mund tė thotė sot se kėshtu ėshtė? Ka pasė disa pjesėtarė tė shtresės sė lartė tė cilėt provuan tė bėjnė njė kthesė qė binte nė kundėrshtim me tė gjitha traditat e tyre. Njerėz qė deri dje kishin qenė tiranė tė regjur nė qytetet e fshatrat e tyre, u shfaqėn befas me sjelljen e demokratėve mė tė bindur. Ata qenė tė paēiltėr dhe u pritėn me mbledhje supesh, plot dyshim prej njerėzve tė sėrės sė tyre dhe me kritika pėrtallėse tė armiqve tė tyre. Mund tė theksoj vetėm njė pėrjashtim? Ali bej Kėlcyrėn, ndjenjat e tė cilit ishin tė vėrteta dhe tė ndershme dhe bindjet tė forta! Ai ishte njė tribun i mirėfilltė popullor, ndėrsa unė mbeta i njėjti gjithmonė: i respektuar me popullin, korrekt kundrejt sė ashtuquajturės klasė e mesme, disi I prerė dhe formal, por edhe mjaft fodull, I mbushur me mesazhin e klasės time. Me kėto tė dhėna nė vitet 1923-24, unė fillova nė Shqipėri, periudhėn e dytė tė karierės sime politiko-administrative. Qe njė gjė fare e lehtė, unė nuk pata nevojė tė bėja as mundimin mė tė vogėl, madje, sot mė duhet tė pohoj, se nė disa drejtime edhe e pengova atė: shpėrfillja, pakujdesia, dembelia, mungesa e ambicies, neveria ndaj njė angazhimi tė mėtejshėm nė politikėn shqiptare, tė gjitha kėto ishin veti qė nuk I ndihmonin kėsaj karriere. Dhe pėrse, atėhere, mbeta nė politikė? Pėr arsyen e thjeshtė sepse nė Shqipėri - atėherė sikundėr edhe sot - mund tė jetė dikushi vetėm ai qė ka ndikim nė organet shtetėrore, pra ai qė ka pushtet. Me njė fjalė pothuaj e kundėrta e asaj qė ndodhte nė kohėn e Perandorisė Osmane. Sanxhakbeu dhe rangu i tij ishin vetė shteti, qeveria dhe pėrfaqėsues I Sulltanit nė njė person: njerėzia vėrshonte vetiu nėpėr derėn e madhe tė tyre. Sot duhej ta bėje kėtė derė relativisht tėrheqėse, apo edhe ta lije hapur fare, po ta donte puna. Ose duhej ta fitoje pushtetin me luftė. Kėshtu edhe unė u detyrova qė, pėr tė mos mė ngrėnė, tė ulėrija (sė paku nė dukje) bashkė me ujqit. Ne ishim demokratizuar dhe pėr tė mbajtur pozicionet e konkurrencės nė fushėn e politikės, tė bėnim reklamė, tė zhvillonim propagandė zgjedhore, tė jepnim e tė merrnim favore dhe lėshime. Kush kėrkonte ndikim ishte i detyruar tė futej nė vallen e politikės sė ndyrė tė klientelės, njė shėrbim i rėndė skllavi (fronde), tė cilėn unė vetėm nė vitin 1927 munda ta kėmbej me karierėn diplomatike. Por edhe kjo nuk mund tė mė kėnaqte plotėsisht. Mbetej gjithmonė njė dozė neverie dhe unė nuk e pata kurrė bindjen e duhur, vullnetin pėr tu pėrshtatur, shpirtin e disiplinės, seriozitetin e duhur apo ndjenjėn e detyrės. Arsyeja ishte se unė nuk kisha mėsuar kurrė tė luftoja fort pėr njė ēėshtje, tė ndiqja me kėmbėngulje dhe me tė gjitha forcat njė qėllim tė caktuar - gjithēka mė kishte rėnė vetė nė prehėr. Unė kisha qenė i pėrkėdhelur dhe i bindur top se asnjė humbje nuk mund tė mė rrezikojė; e kisha pasur lehtė nė jetė dhe kisha arritur gjithēka pa asnjė mundim, pa mė vajtur mendja se thjesht, unė po bluaja trashėgiminė e njė tė kaluare tė ndritshme dhe se do tė vinte dita qė ky hambar tė shteronte.
(vijon)
Eqrem Bej Vlora ėshtė njė ndėr personazhet qė e ka pėrjetuar fundin e sundimit osman nė Shqipėri dhe lindjen e zhvillimin e Shqipėrisė pas pavarėsisė. Me pėrkrahjen e Institutit pėr Evropėn Juglindore, ai ka shkruar kujtimet e tij dhe ka arritur tė hedhė nė letėr periudhėn vendimtare tė zhvillimit vetjak dhe tė formimit tė Shqipėrisė deri nė vitin 1925. Nė vitin 1964, vdekja e papritur e ka shkėputur nga kjo punė. Libri Kujtime i Eqrem Bej Vlorės ėshtė botuar nė vitin 1973 nė Munchen tė Gjermanisė, nė gjuhėn gjermane, i pėrgatitur nga Instituti pėr Evropėn Juglindore. Si nė ēdo dorėshkrim qė autori nuk ka mundėsi ta pėrcjellė vetė deri nė shtyp, edhe nė rastin tonė kanė mbetur shumė ēėshtje tė hapura - sqaron botuesi pėr librin. Librin nė gjuhėn shqipe e ka botuar Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, Tiranė.
Krijoni Kontakt