gazeta shqiptare.
------------
DOSSIER
Historia e veprės madhore "Illyricym Sacrum" e atė Daniele Farlattit. Si u dėnua me 25 vjet burg dom Frano Illia, qė e pėrktheu atė dhe kėrkoi vazhdimin e saj, ku flitej pėr Tivarin e Kosovėn
Si u mbyt nė lumin Drin, qerrja qė mbante arkivat e Shqipėrisė
----------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Papa Klementi XI u muer vesht me Jezuitėt e Venedikut e kėta dėrguen nė Romė Atė Filip Riceputtin i cili mori nė dorzim nga Papa shqiptar materialin historik tė tij, planin e hartimit tė historisė kishtare tė ilirėve, e me ndihmėn financiare me pėrballue shpenzimet e duhuna pėr atė punė. At Filip Riceputti mbi njė barkė tė Vendikut i ra pėr gjatė bregut tė Adriatikut tue u ndalue nė tė gjitha qėndrat ku kishte landė pėr punėn e vet e nga kėto qėndra bregdetare dėrgoheshin njerėz tė tjerė pėr kėrkime historike nė qėndrat e mbrėndėshme tė vėndit prej kah i dėrgohej landa e duhun nė breg tė detit. Kėtė punė e vazhdoi deri nė qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dėrguen lajmėtarė nė tė gjithė qėndrat kishtare tė Shqipėrisė tė cilat iu pėrgjegjėn tue i dėrgue secila ndihmėn e vet historike shkruajsit tė ardhėshėm tė kishave ilire. Njė qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapėrceu tė gjitha vėshtirėsitė e baltrave tė Zadrimės, u mbyt nė ujė tue kalue Drinin e hupi e gjithė ngarkesa e caktueme pėr At Riceputt-in".
Kėshtu shkruhet nė volumin e shtatė tė veprės madhore "Illyricum Sacrum" tė autorit italian, At Daniele Farlatti, e cila ndodhet nė Arkivin Qėndror tė Shtetit e pėrkthye nga Dom Frano Illia, qė nė vitin 1963 kur ai shėrbente si famullitar nė qytezėn e vogėl tė Milotit. Po ēfarė ėshtė kjo vepėr dhe si trajtohet aty historia e lashtė e Shqipėrisė qė nga koha e ilirėve e nė vazhdim? Sa kohė iu deshėn Dom Frano Illias qė ta pėrkthente atė vepėr madhore dhe pėrse nuk u botua ajo nė vitin 1966 kur ai e dorėzoi pėr botim pranė Institutit tė Kulturės Popullore? Pėrse u arrestua Dom Frano, ato ditė qė ai paraqiti kėrkesėn pėr botim, nė tė cilėn shkruante se ishte gati tė pėrkthente edhe volumin e tetė tė atij libri, ku flitej pėr historinė e Tivarit e Kosovės tė cilat ai i cilėsonte si pjesė tė Shqipėrisė. Pėrse edhe pas letrės qė ai i drejtoi Ramiz Alisė nė vitin 1986, pasi doli nga burgu, nuk iu kthye vepra e tij pėr tė cilėn kishte punuar pėr shtatė vjet me rradhė?
Ēfarė ėshtė "Illyricum Sacrum"
Nė kerkesėn qė Dom Frano Illia i bėri Institutit tė Kulturės Popullore pėr botimin e librit qė kishte pėrkthyer, iu paraqiti edhe njė pėrmbledhje tė shkurtėr nė njė faqe e gjysėm tė daktilografuar, nė mėnyrė qė t'i sqaronte redaktorėt qė do tė merreshin se ēfarė ishte ajo vepėr dhe ēfarė trajtohej aty nė lidhje me historinė e Shqipėrisė. Nė atė letėr sqaruese shkruhet: " Vepra "ILLYRICUM SACRUM" (ILIRIJA KISHTARE ose Historia Kishtare e Ilirisė) pėrbahet prej tetė volumesh me .38 x 26. Volumi i VII rreshton historinė kishtare t'Ilirisė bregdetare, kurse volumi i VIII atė tė krahinės sė Kosovės. Volumi i VII, nė 638 faqe, rreshton historinė kishtare dhe lidhun me atė ēivile tė Metropolive tė Djoklesė, Tivarit, Shkodrės, Durrėsit e tė Sirmit dhe sufrangave ase tė dioēezave qė mvaren prej tyne. Prej kėsi volumi deri tash kemi pėrkthye pjesėt qė i pėrkasin mbrendisė sė kufijve tė sodshėm tė Shqipnisė, d.m.th. sa i pėrket Shkodrės dhe Durrėsit dhe sufrangave tė tyne (vazhdoj pėrkthimin e pjesėve tė tjera) Shkodra kishte kėto dioēeza: 1. Drishtin, 2. Pultin e Madh, 3. Pultin e Vogėl, 4. Dejėn, 5. Sarden e 6. Sapėn. Durrsi kishte kėto dioēezė sufragane: 1. Lezhėn, 2. Arbėninė, 3. Krujėn, 4 Bendėn, 5. Priskėn, 6. Shtejefnin, 7. Kanovjen, 8. Skampėn, (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidėn, 11. Amancien, 12. Apoloninė (Pojanin) 13. Vėlonėn, 14. Pulkerjopullin (Beratin) 15. dhe Akroēerauninė. Nė kėtė volum tė VII pėrshkruhet gjanė e giatė themelimi i qyteteve dhe i dioēezave, tue gėrshetue historinė kishtare atė ēivile t'atyne vėndeve. Shfrytėzohen mirė dokumente, historjanėt dhe gjeografėt e ndryshėm tė vjetėr e tė rinj t'atyne kohve. Landa ndahet nė djeēezė dhe nė rajone kishtare. Secila Seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore zakonisht gjindet ndėr qytetet nga tė cilat edhe merr emnin. Nė fillim tė ēdo Arkiodioējezi apo Dioējezi pėrshkruhet themelimi i qytetit dhe djeēezit, mandej vjen rreshtimi i jėtėshkrimit tė secilit Prelat. Giatė jetėshkrimit tė tyne rreshtohen faktet e historisė kishtare e ēivile nė rend kronologjik. Ky volum pėrfshin landėn historike deri nė fillimet e shek. XVIII, kur edhe botohet nė vitin 1817. Vepra "Ilyrricum Sacrum" asht rreshtue nė giuhėt latine klasike. Pėr plotėsimin e kėtij kuadri historik me randėsi tė madhe tė vėndit tonė, nevojiten edhe pjesė tė tjera tė kėtij volumi ashtu edhe volumi VIII. Po tė kėrkohet, jemi gadi tė vazhdojmė kėtė punė tė mundshme, me shpresė se do tė jetė njė kontribut i mirė pėr njohjen e historisė sė vėndit tonė tė dashtun nga brezat e rijė tė popullit tonė. Vazhdon mandej (nuk kuptohet fjala) prelat, dhe giatė kėtij rreshtimi pėrshkruhen punėt ndaluan giatė sundimit tė tyne kishtar e ēivil nė mėnyrė kronologjike. Ky volum vjen tue pėrshkrue deri nė fund tė shekullit tė XVII e diēka nė fillimet e shekullit tė XVIII. Vepra asht rreshtue krejt nė giuhėn latinishte e madje klasike. Edhe pjesėt e tjera qė i pėrkasin Djoklesė e Tivarit kishte qenė mirė tė njifen prandaj tė pėrkthehen nė giuhėn tonė mbasi kanė lidhje tė vazhdueshme me krahinat tona. Pėr plotėsimin e kėtij kuadri historik tė vėndit, do tė ishte me vėnd edhe pėrkthimi i blenit VIII. Po tė kėrkohet kishim me kenė gadi tė vazhdojmė kryemjen e pėrkthimit tė bl. VII dhe tė VIII-it. Paraqitėm kėtė pasqyrė sintetike pėrtė pasė njė ide mbi pėrmbajtjen e kėsaj vepre. Milot 19. VIII.1963. D. Frano Illiaj (firma) (AQSH. F. 1069. D. 40 Fq1)
Humja e arkivave tė Shqipėrisė
Njė nga pjesėt mė interesante tė librit "Illyricum Sacrum", ėshtė ajo ku flitet pėr interesimin qė tregoi Papa Klementi qė ishte me origjinė shqiptare, pėr mbledhjen e pėrpunimin e historisė sė Shqipėrisė, gjė e cila nuk u bė plotėsisht sepse njė pjesėemadhe e atyre arkivave, humbėn teksa qerrja qė transportonte ato pėr nė Vendeik, u mbyt teksa ishte duke kaluar Lumin e Drinit nė pjesėn e Zadrimės. Lidhur me kėtė, nė faqen 221-222 shkruhe: "Papa Klementi Xi, Gian Francesco Albani, ngta Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi tė mbledhė landė pėr historinė kishtare ilire. I penguem nga detyrėt kishtare qė shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri nė selin papnore u detyre tė ndėrpresė punimet e veta historike. Nė fillim tė pontifikatit tė vet, mblodhi Konēilin e parė tė Arbėnit nėn kryesinė e arqipeshkvit tė Tivarit, Vinēenc Zmajeviē, e dha urdhėn qė aktet e Konēilit tė pėrktheheshin shqip e ti shifte nė gjuhėn e tė parėve qė nė familjen Albani kishte mbetė vetėm si kujtim. Nė atė kohė qendra e kishėve ilire ishte Raguza ku baheshin kinēilat kishtare tė Iliris. Mbasi patėn qenė mbytė nė det ipeshkvijt shqiptarė tue kėthye nga mbledhja, Klementi XI vendosi qė mbledhjet ndėr djoēezane shqiptare andej e tutje tė baheshin nė tokėn Shqiptare. Qėndra e parė e kishėve ilire ka qenė Akuileja, mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart nė Vendik, pėr arsye praktike u caktue Raguza si qėndėr mbasi ishte ma e pėrshtatėshme edhe gjeografikisht. Mbasi selia patriakale e ilirėve u bart nė Vendik, e atje ishin grumbullue gjatė shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe pėr Ilirinė, e mbasi Vendiku kishte edhe Institute e njerėz tė pėrshtashėm pėr historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitėt e Venedkikut e kėta dėrguen nė Romė at Filip Riceputtin i cili mori nė dorzim nga Papa shqiptar materialin historik tė tij, planin e hartimit tė historisė kishtare tė ilirėve, e me ndihmėn financiare me pėrballue shpenzimet e duhuna pėr atė punė. At Filip Riceputti mbi njė barkė tė Vendikut i ra pėr gjatė bregut tė Adriatikut tue u ndalue nė tė gjitha qėndrat ku kishte landė pėr punėn e vet e nga kėto qėndra bregdetare dėrgoheshin njerėz tė tjerė pėr kėrkime historike nė qėndrat e mbrėndėshme tė vėndit prej kah i dėrgohej landa e duhun nė breg tė detit. Kėtė punė e vazhdoi deri nė qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dėrguen lajmėtarė nė tė gjithė qėndrat kishtare tė Shqipėrisė tė cilat iu pėrgjegjėn tue i dėrgue secila ndihmėn e vet historike shkruajsit tė ardhėshėm tė kishave ilire. Njė qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapėrceu tė gjitha vėshtirėsitė e baltrave tė Zadrimės, u mbyt nė ujė tue kalue Drinin e hupi e gjithė ngarkesa e caktueme pėr At Riceputt-in. Riceputti e ndau tė gjithė landėn e historisė kishtare ilire nė katėr pjesė me nėndamjet e renditjet pėrkatėse simbas skemės qė kishte pėrpilue. Klementi i XI vdiq. At Riceputti me zell e kujdes pėrfundoi tė katėr pjesėt e historisė kishtare ilire e kur i pat gati pėr shtyp, mbaruen ditėt e jetės sė tij e vdiq. Jezuitėt, si ekanė zakon kur vdes ēdo antar i shoqėnisė sė tyne qė ka duersh ēdo punė tė randėsishme, ngarkuen qė tė kujedesei pėr shtypin e dorėshkrimeve tė Riceputtit njeriun e tyre ma tė aftė pėr historografi At Daniel Farlatin. Ky mbasi studioi tė gjithė veprėn e Riceputt-it u raportoi eprorėve tė vet se historinė kishtare e shkrueme nga At Filip Receputti, ishte pune me kritere historike tė vjetėrueme. Mbasi u studiue mirė ēėshtja e rezultoi si kishte raportue At Daniel Farlati, eprorėt ngarkuen kėtė tė niste punėn pėrsėri si mbas kritereve historiologjike moderne tė kohės. At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katėr vėllime e parė tė veprės Illyrici Sacri e ndėrroi jetė. (AQSH F.1069 D.40 fq.221)
(vijon nesėr)
Dom Frano Illia i kėrkon librin Ramiz Alisė
Shokut Ramiz Alia, Sekretar i Parė i Komitet Qėndror tė PPSH Tiranė. Unė i nėshkruemi Frano Illia, ju drejtohem pėr sa vijon: Si bashkėpunėtor i jashtėm i sektorit tė tė Etnografisė, sot Instituti i Kulturės Popullore, kam mbledhur, pėrpunuar dhe kodifikuar sipas kritereve juridike "Kanunin e Skėnderbeut", Kanuni i Shqipėrisė Qėndrore: Dibėr, Mat, Krujė etj, mbi 700 faqe tė daktilografuara format mestar. Nė vjeshtėn e vitit 1967 punimi i nalpėrmėndun iu parashtrua Komisionit tė Sektorit t' Etnografisė me tė ftuar juristė tė jashtėm si Emid Tadeskini e Vangjel Meksi . Ky komision pasi bėri vėrejtjet dhe sugjerimet e veta dha mendimin qė punimi duhej tė botohej. Ndėrsa ishim tue zbatue vėrjetjet dhe sugjerimet, jam arrestue dhe punimi i papėrfundue kje depozitue pėr tu ruajtur nė Arkiv tė sektorit. Me dekret tė posaēėm nr. 7029. Datė 9.IV.1986 tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R.P.S.SH. mu fal dėnimi i mbetun. Me 21.IV.1986 ju drejtova Institutit tė Kulturės Popullore qė tė mė kthente punimin pėr ta pėrfundue e pėr ta pėrmirėsue. Me 28.V.1986 ju drejtova kryeministrit shokut Adil Ēarēani i cili mė 26.IX.1986 mu pėrgjigj se letrėn time ia kishte dėrguar Ministrisė sė Arsimit e Kulturės pėr kopetencė e pėrgjigjie. Mė 6 mars 1968, mė takuen dy pėrgjegjėsit e Institutit, njėri ndėr ta Abaz Dojaka me tė cilin njifesha qė nė sektor kur punojsha atje. Ata gojarisht mu pėrgjigjėn: 1) tė asht njoft dhe tė njifet autorėsia. 2) Punimi nuk asht pague. 3) Punimi asht depozitue nė arkiv tė Institutit tė Kulturės Popullore pėr tu ruajtur. 4) Do tė jepet pėr ti dhanė shikimin e fundit kur tė caktohet pėr botim nga Akademia. Mbas insistimit tim qė punimi tė mė dorzohej tashti pėr ta pėrfundue e pėrsosė me qė edhe nė moshė 70-vjeēare, edhe me njė koleksion sėmundjesh mė thanė: "do mendojmė". Qė atėhere edhe sot megjithėse ja kam kėrkuar edhe ndonjėherė tjetėr, asnjė pėrgjigjie as negative dhe as pozitive. Mbasi trokita kot nė tė gjitha dyert e mundėshme, nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse t'ju drejtohem ju, autoritet ma i naltė, tue kėrkue punimin tim, si kėrkon prindi fėmijėn e vet. Kam besim shoku Ramiz, qė lutjen time, qė mua mė duket krejt e arsyeshme dhe e ligjėshme ta merrni ju parasysh dhe me kėtė besim nėnshkruem me shumė nderime". Frano Illia. Shkodrė 9.VI.1987.
Ēfarė mė kėrkoi dom Frano Illia nė vitin 1991
Afro 11 vjet mė parė, aty nga vjeshta e vitit 1991, pata rastin tė takohesha pėr herė tė parė dhe tė njihesha nga afėr me me Dom Frano Illian, ish famullitarin e Delbnishtit, Laēit e Milotit, i cili disa vjet mė vonė, nė 25 prillin e vitit 1994, u shugurua nė postin e lartė tė Ipeshkvit tė Shkodrės, nga vetė papa Gjon Pali i Dytė, gjatė vizitės qė Ati i Shenjtė bėri nė Shqipėri. Pas lejimit tė ushtrimit tė besimeve fetare nė vitin 1990-tė, Dom Frano Illia ishte larguar nga qyteti i Shkodrės ku ishte vendosur pas daljes nga burgu nė 1986-ėn, dhe kishte ardhur nė qytetin e Laēit ku banonte nė familjen e mikut tė tij, Filip Markut. Pėr t'u takuar me Dom Frano Illian, mė kishte sugjeruar miku im nga Miloti, Simon Koka, i cili e njihte atė familjarisht dhe e kishte pasur mik shtėpia gjatė kohės qė ai kishte shėrbyer nė Kishėn e Milotit. Ndonėse e mbaja mėnd shumė mirė mbylljen e Kishės sė Laēit nė vitin 1967, pasi na kishin ēuar aty nė mėnyrė tė organizuar me shkollėn pėr tė asistuar nė "ceremoninė" e prishjes sė saj, Dom Franon nuk e mbaja mėnd pasi ai nė atė kohė shėrbente nė Kishėn e Milotit. Dom Franoja mė priti shumė mirė dhe ndėrsa unė i tregova qėllimin e asaj vizite, duke i thėnė se kisha dėshirė qė tė shkruaja diēka rreth jetės sė tij dhe sidomos pėr vuajtjet qė kishte kaluar gjatė 20 vjetėve tė burgut, ai u vrejt dhe m'u pėrgjigj:"Po ēka duhen kto gjana tash, ato kan kalue". Duke e parė se ishte e kotė qė tė insistoja mė nė kėrkesėn time, e kalova bisedėn duke e pyetur Dom Franon, lidhur me punėn e tij tė gjatė studimore nė kėrkimet e hulumtimet e folklorit dhe etnografisė tė zonės sė Kurbinit, pėr tė cilėn mė kishte treguar Dr.Mehdi Guni, njė nga miqtė e afėrt tė tij nė vitet '60-tė. Pas asaj, Dom Frano sikur u ēel nė fytyrė dhe mė tregoi pėr dy veprat e tij: "Kanunin e Skėnderbeut" dhe "Illyricum Sacrum", tė cilat ai kishte shkruar nė fillimin e viteve '60-tė, para se tė arrestohej e tė dėnohej me burg. Vepra "Kanuni i Skėnderbeut", tė cilėn ai e kishte mbledhur nė bajrakun e Kurbinit, i kishte kushtuar rreth 30-vjet punė kėrkimore e shkencore, ndėrsa "Illyricum Sacrum", (vėllimi i shtatė) e At Daniel Farlatt-it, qė ishte njė pėrkthim nga latinishtja, i kishte kushtura plot shtatė vjet punė. Pas pėrfundimit tė dy kėto vepra voluminoze, ai i kishte dorėzuar nė Institutin e Folklorit, ku punonte si bashkėpunėtor i jashtėm prej vitesh dhe ndėrsa priste pėrgjigjie pėr botimin e tyre, ai ishte arrestuar dhe dėnuar me 25 vjet burg politik i akuzuar si agjent i Vatkianit. Pas lirimit nga burgu nė vitin 1986, Dom Franoja kishte shkuar nė Institutin e Kulturės Popullore dhe i kishte kėrkuar ato dy vepra pėr t'i ripunuar, por nuk ia kishin dhėnė duke i nxjerrė arsye nga mė tė ndryshmet. Pasi nuk kishte lėnė derė pa trokitur pėr dy veprat e tij, ai i kishte dėrguar njė letėr Kryeministrit Adil Ēarēani dhe njė tjetėr Presidentit Ramiz Alia, por pėrsėri nuk ia kishin dhėnė ato. Ndėrsa mė tregonte pėr odisenė e gjatė tė kėrkimeve tė dy librave tė tij, ai mė tha: "Zotni, a ke mundėsi qė tė mė bajsh njė njoftim nė gazetė pėr ato dy libra, pale e din kush se ku nodhen, e po m'i bjen". Kėshtu u ndava me Dom Franon i cili pak kohė mė vonė, mundi qė t'i gjente vetė dy veprat e tij qė ndodheshin nė Arkivin Qėndror tė Shtetit. Ndėrsa "Kanunin e Skėnderbeut", ai arriti qė ta botonte nė vitin 1994, pas ndihėm qė i dhanė disa kolegė tė tij nė Itali, veprėn tjetėr "Illyricum Sacrum", nuk arriti qė ta botonte dot, pasi u sėmur dhe ndėrroi jetė nė vitin 1996. (D.K)
----------------
Kane shire lėmė kta "shkrimtaro-historianet" me partishmeri me djersen e ktyre qyqarve qe kalbeshin burgjeve.
Krijoni Kontakt