Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 376
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Krimet komuniste nė Shqiperi

    Dėshmia e 82-vjeēarit Haziz Toro, lidhur me historinė tragjike tė familjes sė tij nėn regjimin komunist. Nga arratisja e vėllait, Qaniut, ekzekutimi i Rrushitit dhe burgosja e tre nipėrve

    "Si e ekzekutuan vėllanė tim para naftėtarėve tė Patosit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė pa u internuar, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė pa mbaruar Lufta. Aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane. Nė kėtė kohė, vėllai tjetėr, Rrushiti, pasi bėri pesė vjet internim me gjithė familjen e tij nė Krujė, u lirua dhe shkoi nė Patos ku filloi punė si punėtor nė njė nga ndėrrmarjet e Naftės tė asaj zonė. Por ajo punė nuk zgjati shumė se pas pak ditėsh atė e nxorrėn pėrpara kolektivit dhe i bėnė njė demaskim publik duke e quajtur armik dhe akuzuar si sabotator qė kishte shkuar aty pėr tė djegur puset e naftės. Nė fund tė asaj mbledhje kur tė gjithė prisnin qė Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diēka tjetėr akoma mė e kobėshme. Njė nga oficerėt e Sigurimit me gradėn e togerit (L.S.) nxorri pistoletėn nga brezi dhe e qėlloi tre herė pas koke, duke e lėnė Rrushitin tė vdekur nė vėnd, aty pėrpara tė gjithė naftėtarėve qė ishin nė atė mbledhje".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 82-vjeēari Haziz Toro me banim nė qytetin e Fierit, i cili rrėfen tė gjithė historinė tragjike tė familjes sė tij me origjinė nga Kurjani i Mallakastrės, qė pėr afro gjysėm shekulli me radhė u masakrua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Po kush ėshtė, Haziz Toro, cila ėshtė e kaluara e familjes sė tij gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut dhe nė periudhėn e pushtimit fashist tė Shqipėrisė? Pėrse regjimi komunist qė erdhi nė fuqi nė fundin e vitit 1944 filloi hakmarrjen ndaj tyre dhe cili ishte fati i pjesėtarėve tė asaj familje mallakastriote nga viti 1944 e deri nė shėmbjen e regjimit komunist?

    Torot, mbėshtetės tė Monarkisė

    Haziz Toro u lind nė vitin 1920-tė nė fshatin Kurjan tė Mallakastrės, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Njė ndėr burrat mė tė dėgjuar tė asaj familje, ka qenė Emin Toro, i cili u lind rreth viteve 1850-tė dhe pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė Turqi ku dhe u diplomua nė Jurisprudencė. Nė atė kohė qė Emini studjoi nė Turqi, po nė degėn e Jurisprudencės tė Universitetit tė Stambollit, ishte dhe njė nga kushėrinjtė e tij, i quajtur Salih Toro. Pas diplomimit me rezultate tė shkėlqyera, Salihu u kthye nė Shqipėri dhe nė vitin 1921 ai u thėrrit nė Tiranė dhe u caktua nė funksionin e Kryetarit tė Degės Civile nė Gjykatėn e Diktimit, siē quhej Gjykata e Lartė asokohe. Nė vitet e fundit tė jetės, Emini u kthye nė vėndlindjen e tij nė Mallakastėr ku dhe ndėrroi jetė rreth viteve tė para tė shekullit tė kaluar. Ai la dy djem: Rizain dhe Hazbiun, tė cilėt pas vdekjes sė tė jatit, u morėn me administrimin e pasurisė sė familjes sė tyre qė ishte mjaft e madhe. Nga tė dy djemtė e Emin Toros, vetėm Rizai bėri emėr tė madh pasi u mor me politikė dhe nė atė kohė ka qenė tepėr i njohur nė tė gjithė krahinėn e Mallakastrės. Ndėrsa djali tjetėr i Eminit, Hazbiu, pasi vazhdoi studimet dhe u diplomua pėr Financė nė Turqi, gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, shėrbeu si toger i Financave nė doganėn e fshatit Bllatė tė Prefekturės sė Dibrės. Rizai qė ishte dhe djali i madh i Emin Toros, pati tre djem: Rrushitin, Qaniun e Hazizin dhe tė tre vėllezėrit, studjuan e u diplomuan nė shkollėn Teknike amerikane tė Harry Fultzit nė Tiranė. Ndėrsa pas diplomimit nė atė shkollė, Qaniu me Rrushitin filluan punė tė ndryshme, nė fundin e viteve '30-tė, Hazizi fitoi njė tė drejtė studimi nga qeveria Monarkiste e asaj kohe dhe shkoi nė Itali ku u regjistrua nė Fakultetin e Agronomisė pranė Universitetit tė Bolonjės. Por pas mbaroi vitin e parė me rezultate shumė tė mira, Hazizi i ndėrpreu mėsimet dhe u kthye nė Shqipėri, me synim pėr tė marrė pjesė nė Lėvizjen Antifashiste.

    Familja Toro e gjitha me Luftėn

    Gjatė periudhės sė Luftės, nė vitet 1939-1944, e gjitha familja Toro e Kurjanit, e cila asokohe bėhej rreth 12 shtėpi, u lidh me Lėvizjen Antifashiste. Ajo familje nė atė kohė kishte miqėsi tė ngushtė me disa nga shtėpitė e para tė Mallakastrės, si atė tė Bektash Bej Ēorushit, Bektash Bej Cakranit, Sheh Ismail Ēorushit (babai i Mehmet Shehut) Cfirėt, Klosėt etj. Po kėshtu pėrveē kėtyre familjeve tė njohura mallakastriote, familja Toro e kishte shtrirė miqėsinė e saj edhe me familje tė tjera tė njohura si me Sefat e Lushnjes, Rexho Plakun e Konispolit, e deri me atė tė Ali Maliq Agollit nė Dibėr. Lidhur me kėto e qėndrimin e asaj familje gjatė periudhės sė Luftės, 82-vjeēari Haziz Toro, dėshmon: "Qė nė prillin e vitit 1939-tė, e gjithė familja jonė e shprehu hapur indinjatėn kundėr pushtimit fashist tė vėndit dhe aty nga viti 1942, vėllai im Qaniu, u muar me organizimin e Grupit tė Parė partizan tė krahinės sonė tė Mallakastrės, duke u emėruar dhe komandant i atij formacioni tė armatosur. Nė atė kohė nė pėrbėrje tė atij grupi, u bashkuan dhe Mehmet Shehu me Xhelal Staraveckėn, tė cilėt mė pas u bėnė udhėheqės kryesorė tė formacioneve mė tė mėdha tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare. Gjatė periudhės sė Luftės, familja jonė kishte disa hasmėri tė vjetra me familjen e Isa Toskės dhe ato u shtuan akoma dhe mė shumė, pasi vėllai ynė, Qaniu, doli nė mal nė krye tė Grupit tė Parė partizan tė Mallakastrės. Nisur nga ky fakt, IsaToska i cili kishte edhe mbėshtetjen e italianėve, shfrytėzoi rastin dhe na i dogji shtėpitė tona nė fshatin Kurjan. Aty nga vjeshta e vitit 1943, kur Enver Hoxha denoncoi Marrėveshjen e Mukjes dhe filloi pėrplasja e hapur nė mes forcave partizane dhe atyre nacionaliste, familja jonė u tėrhoq nga Fronti dhe u distancua nga forcat partizane. Pas kėsaj ne mbajtėm anėn e forcave nacionaliste dhe vėllai ynė, Qaniu, qėndroi me disa forca nacionaliste ku bėnte pjesė dhe Ismail Ēorushi, tė cilat kishin ndėrprerė ēdo lloj bashkėpunimi me partizanėt", kujton 82-vjeēari Haziz Toro, lidhur me periudhėn e Luftės, ku familja e tij mbajti anėn e forcave nacionaliste.

    1945, internimi i Torove

    Menjėherė pas mbarimit tė Luftės, regjimi komunist qė erdhi nė fuqi e shpalli familjen Toro, armike dhe reaksionare, e filloi ta luftonte atė me tė gjitha mėnyrat. Lidhur me kėtė, Haziz Toro dėshmon: " Menjėherė pas mbarimit tė Luftės, qė nė dhjetorin e vitit 1944, familja jonė u gjend nėn terrorin e komunistėt qė erdhėn nė pushtet, tė cilėt menjėherė filluan hakmarrjen ndaj familjes sonė. Qė nė fillimin e vitit 1945, ne na internuan familjarisht nė qytetin e Krujės, ku bashkė me shumė familje tė tjera, na mbanin nėn kontroll tė vazhdueshėm. I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė nga viti 1943 kur ai u distancua nga partizanėt dhe u bashkua me forcat nacionaliste. Pasi qėndroi disa kohė nėpėr male, aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane. Aty nga viti 1950-tė, Qaniu u inkuadrua nė rradhėt e Kompaninisė 4000, e cila ishte instaluar nė disa kodrina nė periferinė e qytetit tė Mynihut. Ajo kompani qė kishte njė efektiv prej 4000 personash nga tė gjitha vėndet e Europės Lindore, kishte dhe dy batalione me 250 shqiptarė, tė cilėt stėrviteshin nga anglo-amerikanėt pėr tė zbarkuar nė Shqipėri. Qaniu qėndroi nė atė kompani deri aty nga viti 1954, kur ajo u shkri fare pas tradhėtisė qė kishte bėrė, Kim Filbi, agjenti britanik qė punonte pėr sovjetikėt. Pak kohė mė vonė, vėllai im, Qaniu, u largua nga Gjermania dhe u vendos nė SHBA-ės ku jetoi deri nė vitin 1982", kujton Haziz Toro atė kohė pas mbarimit tė Luftės, kur komunistėt filluan hakmarrjen ndaj familjes sė tyre dhe i internuan nė qytetin e Krujės.

    Ekzekutimi i Qaniut nė Patos

    Deri aty nga viti 1950-tė, familja Toro vazhdonte tė qėndronte nė internime sė bashku me shumė familje tė tjera tė cilat komunistėt i kishin shpallur armike dhe reaksionare. Por nė vitin 1950-tė, kur Qani Toro u inkuadrua nė formacionet e bazave ushtarake qė stėrviteshin nga anglo-amerikanėt pėr t'u hedhur si diversantė nė Shqipėri, ndaj asaj familje filloi njė goditje akoma dhe mė e ashpėr. Lidhur me kėtė, Haziz Toro dėshmon: "Nė fillimin e vitit 1950-tė, pasi plotėsuam pesė vjetėshin e parė tė dėnimit nė internim, ne na hoqėn nga Kruja dhe na internuan pėrsėri duke na shpėrndanė nėpėr vėnde tė ndryshme. Mua me gjithė familjen time mė ēuan nė Kalanė e Porto-Palermos, ndėrsa vėllai tjetėr, Rrushiti, pasi u lirua shkoi nė Patos, ku filloi punė si punėtor nė njė nga ndėrrmarjet e Naftės tė asaj zonė. Por ajo punė nuk zgjati shumė, sepse si duket iu mėsua biografia qė ai nuk e kishte treguar. Pas kėsaj Rrushitin e nxorrėn pėrpara kolektivit ku kishte filluar punė dhe i bėnė njė demaskim publik duke e quajtur armik dhe sabotator qė kishte shkuar aty pėr tė djegur puset e naftės. Nė fund tė asaj mbledhje kur tė gjithė prisnin qė Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diēka tjetėr akoma mė e kobėshme. Njė nga oficerėt e Sigurimit tė Degės sė Brendshme tė Mallakastrės, i cili mbante gradėn e togerit, (L.S.) nxori pistoletėn nga brezi dhe e qėlloi tre herė pas koke, duke e lėnė Rrushitin tė vdekur nė vend, aty pėrpara tė gjithė naftėtarėve qė ishin nė atė mbledhje. Ajo vrasje i terrorizoi tė gjithė ata puntorė qė i kishin mbledhur apostafat aty, por asnjėri nuk mund tė reagonte pasi i gjithė vėndi ishte i rrethuar qė mė pėrpara nga forca tė shumta policore", kujton Haziz Toro, lidhur me vrasjen tragjike tė vėllait tė tij, Rrushitit, nė fillimin e vitit 1950, kur atė e ekzekutuan barbarisht nė sy tė naftėtarėve nė periferitė e qytezės sė Patosit.

    Burgoset Ēezari, Qazimi e Ylviu

    Vrasja barbare e Rrushit Toros nė atė kohė, e rėndoi akoma dhe mė shumė gjėndjen e fisit tė tij, pasi tė gjitha familjeve Toro qė nė atė kohė ishin tė internuara, u pėrmėndej shpesh duke u thėnė se kishin njė njeri tė pushkatuar nga Partia. Lidhur me kėtė, Haziz Toro, dėshmon: "Pas vrasjes sė Rrushitit, unė qėndrova i internuar nė Porto-Palermo,deri nė vitin 1956. Nė atė vit, mua mė ēuan nė fshatin Plug ku dhe u krijova familje duke u martuar me vajzėn e Ali Maliqit (Agollit) me tė cilėt ne kishim miqėsi tė vjetėr. Nė atė fshat ne qėndruam tė internuar deri nė vitin 1967 dhe nė atė vit ne na liruan nga internimi e na kthyen nė fshatin tonė Kurjan. Nė atė kohė aty u grumbulluam tė gjitha familjet e fisit tonė qė kishim qenė nėpėr internime. Edhe nė fshatin tonė Kurjan, ne na ēuan si tė internuar dhe lufta ndaj nesh ishte akoma dhe mė e fortė pasi aty na njihnin tė gjithė. Si rezultat i kėsaj, aty nga viti 1976, regjimi komunist filloi edhe njė goditje tjetėr ndaj familjes sonė. Nė atė vit u arrestua nipi im, Ēezar Toro, (djali i Qaniut) i cili punonte nė kooperativė dhe u dėnua me dhjetė vjet burg politik. Pas arrestimit dhe dėnimit tė Ēezarit, u arrestua dhe u dėnua po me dhjetė vjet burg, edhe Qazim Toro, djali i kushėririt tim tė parė. Hakmarrja e komunistėve ndaj familjes sonė nuk mbaroi me kaq, sepse pas tyre u arrestua dhe u dėnua po me dhjetė vjet burg politik, edhe njė kushėri tjetėr i yni, Ylvi Toro. Ai u bashkua me Ēezarin dhe Qazimin nė kampin e Spaēit, ku tė tre vuajtėn dėnimet deri aty nga viti 1986", kujton Haziz Toro atė kohė kur u burgos, nipi i tij, Ēezari dhe dy kushėrinjtė e tjerė: Qazimi dhe Ylviu.

    Vazhdon persekutimi i familjes

    Edhe pas daljes nga burgu tė Ēezarit, Qazimit dhe Ylviut, persekutimi dhe lufta e klasave ndaj asaj familje tė njohur mallakastriote vazhdoi pėrsėri deri nė rrėzimin e regjimit komunist nė fillimin e viteve 1990-tė. Nė atė kohė e gjithė familja Toro, i mbėshteti pa rezerva ndryshimet demokratike qė u bėnė nė vėnd dhe djemtė e asaj familje filluan tė integroheshin disi nė jetėn shoqėrore. Nė atė kohė, djali i Hazizit, Kastriot Toro, qė kishte lindur nė vitin 1957 dhe kishte punuar rreth 18 vjet nė koperativė, me sakrifica tė mėdha mundi qė tė shkollohej duke mbaruar studimet e larta. Lidhur me kėtė, Hazizi dėshmon: "Djali im, Kastrioti, u diplomua si oficer dhe shėrbeu nė organet e Ministrisė sė Rendit, duke u punuar si Shef-Qarkullimi dhe Shef Rendi nė qytetin e Peshkopisė. Duke pasur rezultate tė larta nė punė, ai u dėrgua dhe bėri disa specializime jashtė vėndit dhe kur u kthye u emėrua me detyrėn e Shefit tė Komisariatit nė rrethet e Mallakastrės dhe tė Lushnjes. Nė ato qytete ai shėrbeu deri nė fillimin e vitit 1977 kur filluan trazirat pėr shkak tė rėnies sė firmave piramidale. Nė atė kohė ai pati disa kėrcėnime nga bandat e armatosura qė kishin mbėshtetjen e disa segmenteve tė majta, tė cilat i bėnė dhe njė atentat duke e qėlluar me snajper nga pallatet qė ndodheshin pėrballė Komisariatit tė Lushnjes. Kastrioti shpėtoi pėr mrekulli nga qė ishte nė njė makinė tė blinduar dhe pas kėsaj ai u detyrua e u largua pėrfundimsiht nga Shqipėria sė bashku me gruan e fėmijėt", e mbyll rrėfimin e tij, 82-vjeēari, Haziz Toro, lidhur me persekucionin e familjes sė tij, i cili filloi qė nė vitin 1945 dhe pėr tė, vazhdon ende.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė pa u internuar, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė pa mbaruar Lufta. Aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane.
    Nuk eshte tamam ashtu si e ka shkruar Kaloci. Mbase per mungese informacioni jane shtremberuar disa fakte te vogla.
    Ramadan bej Velmishi (qe iu prefte shpirti ne paqe atje ku eshte), eshte stergjyshi im. E bija e tij, gjyshja ime, ma ka treguar paksa me ndryshe historine e arratisjes. Me sa mbaj mend, ata kane kaluar kufirin nepermjet Jugosllavise, dhe jane ndalur dhe ne Greqi per nje kohe te gjate. Mbase prej andej kane kaluar ne Gjermani, por gjithsesi, Gjermania nuk ishte stacioni me i rendesishem per tu permendur ne ato ngjarje.
    Edhe emri "Taho Baci" eshte vene gabim. Emri i vertete eshte Tako Baēi.
    Sidoqofte, falenderoj kedo qe eshte munduar te hedhe sagopak drite.


    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja dhe nje figure impresionuese, DUDUJA e Beratit.

    ..........

    Dilaver Xhelili shkruan ne KJ.



    Motra qe sakrifikoi dashurine per vellane.


    Yzedin Haznedari u ridenua me 20 vjet burg ne vitin 1951 nga regjimi i atehershem. Por e motra, Duduja, sakrifikoi gjithcka. Si u betua para varrit te nenes per te mos u martuar kurre, si shiti pajen e nuserise dhe orendite shtepiake per te mbijetuar e per t'i sherbyer Yzedinit. Udhetimet e gjata drejt Burrelit 15 vjet me radhe, cesma e ndertuar ne oborr qe rrjedh lotet e vajzes beratase dhe vdekja para se vellai te lirohej nga qelia.

    Berat- Yzedin Haznedari u lind ne Berat me 1919 ne nje familje te degjuar beratase. Por jeta e tij shkoi mes vuajtjesh e mundimesh, ashtu sikurse dhe jeta e se motres, Dudes, e cila deri ne vdekje i sherbeu te vellait, duke u betuar per te mos u martuar. Sakrifikoi dashurine per burgun e vellait qe per vite te tera vuajti denimin ne Burrel. Por nuk mundi ta shihte te lire. Kur Yzedini mbushi vitin e 15-te te denimit, Dude Haznedari nderroi jete pa mundur ta takonte. Yzedini, pasi perfundoi gjimnazin ne Shkoder ne vitin 1940, filloi studimet universitare ne Firence te Italise per ekonomi. Nga fundi i vitit 1942, si shume studente te tjere, kthehet ne atdhe per te dhene ndihmesen ne luften antifashiste. Ne formimin e Qeverise Demokratike provizore me 1944 ne Berat emerohet ekonomist ne seksionin e Finances ne Komitetin Ekzekutiv. Ne prill 1945 zgjidhet delegat i rinise se qytetit Berat ne Kongresin e dyte te Bashkimit te Rinise Antifashiste (BRA). Ketu fillon tragjedia e jetes. Ne dhjetor 1947 arrestohet dhe denohet me akuzen armik i popullit me 20 vjet burg. Pas nje viti arrestohet perseri, (mbase nuk u tregua mirenjohes duke i sherbyer partise si shperblim per uljen e denimit), dhe ne vitin 1951 ai denohet perseri per vuajtjen e denimit te meparshem. Yzedini vdiq ne korrik 1992. E filloi jeten si patriot antifashist, e mbylli si antikomunsit i palekundur.

    Tregon kusheriri Etmir Berati

    "Dudja flijoi veten ne emer te dashurise per vellain", tregon Etmir Berati, nje i aferm i familjes. Mbi cdo kenaqesi, deshire, enderr te jetes se saj ne emer te dashurise per vellane zgjodhi vetmohimin. Zbatoi diktaturen ndaj vetes, e bindur se ne kete menyre do te lehtesonte sadopak vuajtjet e vellait te denuar dy here ne burgjet e diktatures komuniste. Bukuria e saj e rralle, fjala dhe shpirti i saj i bute,misheronte vjazen e virtytshme, Duden. Gjate pesembedhjete vjete burg qe vuajti i vellai i saj, e shnderroi per se gjalli ne nje heroine te heshtur. Ajo refuzoi disa here te behej bashkeshorte, te krijonte familjen e te lumturohej duke u bere nene. Enderronte te lumturohej shume here kur nga goja e niperve apo mbesave do te degjonte me pare fjalen halle. Ajo e ndjente dhe jeta e kishte provuar se duke u bere me pare nene, kur vellai ishte ne burg, ajo do te humbiste dicka, pak apo shume, mbase edhe gjithcka, nga dashuria e perkushtimi ndaj vellait. Ate nate dhjetori, pas asaj dite ogurzeze ne syte e saj ishte shfaqur vula e deshperimit te pashlyeshem. Dudja, kur vellai Yzedini u burgos per here te dyte me 1951, u betua mbi varrin e nenes se vet, Bules, se do te ishte nje moter e denje, por edhe nje nene e madhe. Ajo qe dikur jeta e kishte premtuar celesat e "Parajses", tani per vite te tere do te mbante celesat e "Ferrit", por me dinjitet. Nje nga bashkevuajteset dhe bashkeudhetaret e saj per ne burgun e Burrelit, tregon: "Pasi zbritem nga kamioni qe do te vazhdonim rrugen per ne Bulqize, marrim te perpjeten per ne qender te Burrelit. Para se te shkonim ne burg qe te rregjistronim emrat vendosem te hanim dreke ne nje restorant. Futemi te gjithe bashke dhe pa zene vend mire Dudja na thote: "hani ju, une do te kthehem pas pak". Ajo nuk u kthye ne restorant. Ne u ngutem, dolem jashte dhe u takuam perseri me Duden. Mbante ne dore vec torbave me ushqim qe kishte sjelle per vellane, nje leter qese me molle. Sa na pa, na pyeti:- "Nga sa paguat per dreken".- "Nga dyzet leke u pergjigjem nje zeri".- "Kurse une tek kasaxhiu pagova pesembedhjete leke dhe me njezetepese leke qe me tepruan bleva edhe molle per Yzedinin", shtoi. Kush doli me i fituar, une apo ju?". Per cdo vit dymbedhjete muaj dhe per cdo muaj qindra kilometra rruge bente Dudja vajtje-ardhje nga Berati ne Durres e nga Durresi ne Burrel e gjithe ku i degedisnin te burgosurit. Niseshin qe pa gdhire, disa motra tek disa vellezer te burgosur, hipnin e ne karroceri te kamioneve apo sipas rastit ne kabine pas shoferit apo shofereve, se ata ishin te ndryshem. Ajo shkonte me shpresen se nga kamarja e asaj porte te mallkuar, ose matane brezave te rrethuar me tela me gjemba te kampit te stermundimit, nga larg do te shihte fytyren e vellait. Ajo lumturohej ku nepermjet asaj kamare apo atyre telave do te thithte buzeqeshjen e hidhur te vellait te shtrenjte. Por nuk arriti dot ta takonte te lire.

    Konaku i nene Zilies, strehe per vizitoret e burgut

    Ne hyrje te Burrelit nje grua e quajtur Zelie i ndihmonte here pas here udhetaret e larget. E kishte shnderruar shtepine e saj ne konak per vizitoret e burgut. Nje here ne shtepine e nene Zelies ishin grumbulluar shume bujtes. Ate nate vende per te fjetur te gjithe nuk kishte, as mbulesa. Atehere Duduja edhe pse ishte errur iu drejtua te pranishmeve qe ndodheshin ne konak: "Kete radhe me takon mua te shkoj lart ne Burrel ne hotel per te fjetur", dhe doli. Ne te vertete thote motra Diana ajo kishte gdhire gjithe naten perjashte, mbledhur kruspull nen strehen e catise, se nuk kishte leke te flinte ne hotel.

    Motra qe shet pajen per vellane

    Per vite me Radhe Duduja, cdo te shtune dilte pazari, mbulontekoken me nje burulluk, shiste plackat e shtepise qilima, batanije, velenxhat, sixhadet flokjet e orendite shtepiake. Pastaj i erdhi radha pajes se saj. Ajo tashme kishte mbledhur mendjen e mbetur fillikat, te gjithe qenien e saj e pershkonte dashuria e perkushtimi ndaj te ardhmes se vellait. Kuptimi i jetes se saj permblidhej ne nje fjale te vemte, Yzedin. Duduja gjithe diten punonte me makine qepese per te siguruar shpenzimet qe duheshin per te perballuar burgun e vellait. Nuk njihte pushim, vetem kur keputeshin krahet e mpiheshin kembet, pushonte zhurma e makines.

    Cezma qe rrjedh lotet e mi

    Ne nje nga keto dite Duduja therret Lemanin, nje kusheriren e vet dhe i lutet. "Te ndertojne nje cezme ne oborr. Sa here ta hapni te me kujtoni. Uji qe do te rrjedhe prej saj jane lotet e mi qe kam derdhur per vellane". Ky ishte amaneti i fundit i Duduse. Ajo u nda nga kjo bote para se vellai t'i kthente shpinen deres se burgut. Nuk arriti te realizonte endrren e saj, te shohe te vellane te lumtur ne vatren e tij familjare dhe vete te lumturohej kur t'i therrisnin halle. Ajo, duke u shkrire ne flaken e dashurise per vellane, mori me vete dhimbjen e atyre pesembedhjete vjeteve, mijera dite vetmie e nete lotesh. Dhe ne keto kalvare dashurie lotesh figura e saj u rrit deri ne nje mase heroine, por te heshtur.




    nga KJ

  4. #4
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    falenderoj Albon per shkrimin mbi familjen Toro, e njoh nga afer deshmuesin e atyre rreshtave Z.Hazis Toro, vete Hazizi ka bere me shume se njezet vjet burg ne Porto Palermo.Kur shkova ne 2000 dhe vizitova keshtjellen e porto palermos mu kujtuan tregimet e tij dhe mu rrenqeth mishi.te mendosh sa shume histori te tilla ka...

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Krimet Komuniste Nė Shqiperi

    Kopertina e librit ėshtė punuar nga Laurent Monfort ( Francė )

    Dhjetor 2000



    NE VEND TE PARATHENJES


    "Komunizmi ishte ( ... ) njė sistem orgjinal totalitar, i cili mbizotėronte
    nė gjithė fushat e egzistencės njerėzore duke deformuar ēdo gjė qė "prekte",
    pėrfshirė edhe gjithė kodet e traditat qė njerėzit kishin ndėrtuar nė shekuj.
    Ai infektonte nė thellėsi, gjithė sjelljet dhe zakonet e shoqėrisė ( ... )
    Pėr vite me rradhė, komunizmi, instaloi nė ndėrgjegjjen e shoqėrisė
    "vlera"e sjellje tė reja. Ai qe njė sistem pervers, i cili shtypte gjithė
    tendencat e natyrėshme tė zhvillimit njerėzor me anė tė forcės, frikės
    e detyrimit pa kusht ... "

    Vaclav HAVEL
    " Le cauchemar du monde post - communiste ". 1993




    ... Me tė Keqen, pata rast tė njihem indirekt qysh nė adoloshencė. Ose mė saktė, mė herėt, atėhere kur isha endé fėmijė e
    vazhdoja shkollėn nė fshatin tim tė lindjes, Qeparo. Lotėt e gjyshes pėr tė mos hyrė nė kooperativė, arrestimi i papritur i njė
    fqinji, shpallja kulakė e disa prej bashkėfshatarėve, cilėsimi i arratisur i njė djaloshi nga fisi ynė, futja nė burg e babait tė
    shoqes sė ngushtė - tė gjitha kėto, qenė pėr mua fenomene e ngjarje tė frikėshme, tė cilave nuk arrija t“u jepja dot shpjegim.
    Natyrisht, nė atė moshė, ishte endé herėt pėr t“a kuptuar tė Keqen nė thelb, nė ligėsinė, egėrsinė, dinakėrinė dhe mashtrimin e
    saj tė madh.
    Mė pas, me kalimin e viteve, gjithmonė e mė tepėr nisa tė ndjej se bota qė mė rrethonte kish plot kontraste e pamje tė
    ndryshme, njėlloj sikur tė qe ndarė nė dy pjesė. Nga njėra anė ishte ajo, me gjithė kompleksitetin, ēuditė e tė panjohurat e saj.
    Nga ana tjetėr isha unė qė, me kureshtje e vemendje, vrojtoja e hetoja gjithėēka, duke dhenė shpjegime sipas mendjes sime.
    Ishte pra, pikėrisht nė atė periudhė, qė nisa tė vras mendjen edhe ca mė tepėr, pėr tė gjykuar ngjarjet qė pėrjetoja. Ish atėhere
    qė, pak nga pak, po kuptoja se kisha lindur e jetoja nė njė vend krejt tė veēantė, ku shumė gjėra bėheshin e ndodhnin ndryshe
    nga ē' thuhej e nga si do tė dėshironin njerėzit.
    Ndėrkohė, pėr fatin tim tė mirė, familja jonė s'pat qenė kurrė viktimė direkte e regjimit. Falė, pjesėmarrjes nė rezistencėn
    antifashiste e qenjes anėtar partie tė atit tonė, si edhe faktit qė shtėpia e gjyshes nga ana e nenės kish qenė bazė e luftės, ne
    nuk patėm probleme. Kėshtu qė, ashtu si edhe mijėra e mijėra fėmijė tė moshės sime, edhe unė isha fillimisht, pionier i
    dalluar e mė pas, anėtar i BRPSH- sė. Megjithė varfėrinė e privacionet e kohės, si tek tė gjithė bashkėmoshatarėt e mi, edhe
    tek unė egzistonte entusiazmi e besimi pėr tė ardhmen.
    Aso kohe, ne ishim fare tė rinj, nė prag tė rrugės sė madhe tė jetės e, natyrisht, as qė e vinim nė mėdyshje se, e ardhmja do
    tė ish patjetėr e lumtur e qė, padyshim, do tė na rezervonte surpriza tepėr tė bukura, ditė mė tė mira, gėzim e mirėqenje.
    Ēdo ndodhte vallė me ne, mbas 10 apo 20 vjetėsh ?
    Ku do tė gjendeshim ?
    Ē'punė do tė bėnim ?
    Si do tė qe jeta jonė ?
    E dashura, e fejuara e pastaj, shoqja e pėrjetėshme e jetės ?...
    Pyetje tė tilla, plot dritė e pa fund, na pėrkundnin nė ėndrra djaloshare, parashikime fantastike e ndjenja tepėr ngazėlluese.
    Krisja e parė dhe e fortė, me botėn optimiste qė na rrethonte, ndodhi mbas mbarimit tė gjimnazit e nisjes sė studimeve nė
    universitet. Ajo qe fillimisht njė farė amalgame mėrzitje e trishtimi sė cilės, pastaj, shumė shpejt, i“u shtuan edhe nota tė tjera
    ēgėnjimi, qejfmbetje, inati, e pse jo, edhe proteste. Mė pas, me kalimin e viteve, hendeku me realitetin u bė edhe mė i thellė.
    Por, duhet thenė se, natyra e kundėrshtimit ndaj tij, ashtu si edhe pėr shumė e shumė shokė e miq, nuk qe as protestė e hapur
    e as hyrje nė konflikt me regjimin, por thjesht njė lloj rezistence e heshtur, gjė e cila dalngadalė e detyrueshėm, na ēoi drejt njė
    dyzimi tė sforcuar tė personalitetit, pra, bėrjes me dy - fytyra. Qe pikėrisht, gjatė asaj kohe qė, ne njohėm mirė, qartė e direkt,
    fytyrėn e egėr tė sė Keqes.
    Ajo ishte aty, pėrherė midis nesh.
    E prekshme, autoritare, imponuese e brutale.
    Me terrorin e pėrditėshėm psikologjik. Me luftėn e klasave e kėrcėnimet pėr arrestime e internime. Me mospėrputhjen
    hipokrite mes sloganeve qė dėgjonim nga pėrfaqėsuesit e Partisė, e vetė jetės sonė nė pėrgjithėsi. Mes kontrastit tė
    privilegjeve tė nomenklaturės e varfėrisė sė njerėzve tė thjeshtė. Mes hipokrizisė, gėnjeshtrave, fallsitetit tė fjalimeve e parrullave
    zyrtare qė hymnizonin lirinė, drejtėsinė e begatinė e realitetit tė zymtė e pa shpresė qė ndeshnim e pėrjetonim pėr ditė.
    Megjithatė, edhe pse mes njė mjedisi tė tillė asfiksues, njė pjesė e mirė e njerėzve vazhdonin tė rrezistonin e tė ruanin endé
    shumė cilėsi tė mrekullueshme. Mungesėn e njė jete publike normale, ata e zėvendėsonin me jeten e tyre tė pakėt private, aty
    ku edhe kontrolli i diktatures e kish tė vėshtirė tė hynte. Miqėsitė, dashuritė, festat e vizitat familjare, pushimet nė plazh, radiot
    dhe kanalet e huaja televizive, endėrrat e iluzionet e moshės sė re, pasionet e kufizuara intelektuale, artistike e sportive - tė
    gjitha kėto, arritėn tė mbushnin sado pak boshllėkun brengosės e erozionin shpėrfytyrues tė realitetit totalitar. Qenė pikėrisht
    ato, tė vetmet privilegje, tė cilat benin tė mundur, deri diku, sigurimin e njė farė mbijetese, pėr tė mos humbur krejtėsisht.
    Qė tė bėje mė tepėr, ishte tragjikisht e pamundur !
    Sepse, tė kyēur nė darėn e jetės sė kontrolluar nga Partia, tė trembur e tė mbyllur, njerėzit e kishin humbur pėrfundimisht
    shpresėn pėr njė jetė tjetėr. Megjithatė, ata qė, ndofta, benin pjesė nė rradhėt e optimistėve, nuk u dorėzuan gjer nė fund. E, jo
    pėr shkak se shpresonin nė njė pėrmbysje tė shpejtė tė sistemit, por sepse besonin qė, nė mos njė ditė, njė herė, Liria do tė
    vinte.
    Po, kur ?...
    Atė, askush, s'e dinte.
    Pa dyshim, Lirinė, do t'a gėzonin vetėm brezat e ardhshėm.
    Nė fund tė fundit, edhe ky, qe njė ngushėllim i madh.
    ...Nė njė kthinė tė vogėl e tė ftohtė tė shtėpisė sė tij, miku e shoku im i fėmijnisė, Sotir K. nė bisedė e sipėr, me zė tė ulėt e tė
    dridhėt, mė pyeste:
    Gjer kur do egzistojė ky regjim ?
    Kėshtu, do shkojė jeta jonė, gjer nė vdekje ?
    Pyetjeve tė tilla, qe e pamundur t'i u jepje pėrgjigjje! Pėr fatin tonė tė keq e tepėr tragjik, ne mendonim se njė gjė ishte
    absolutisht e sigurtė. Qė, edhe po qe se, njė herė, sistemi do tė binte, ne s'do bėnim absolutisht pjesė nė atė gjeneratė
    fatlumėsh, e cila do t'a pėrjetonte atė ngjarje. Por, nė jetėn e tij, njeriu, asnjėherė nuk duhet tė thotė: Kjo s'bėhet apo, s'do tė
    ndodhė kurrė !...
    Koha tregoi se, parashikimi ynė qe i gabuar!
    Dhjetė vjet pas asaj bisede, lumturisht e fatmirėsisht, ne qemė endé gjallė dhe arritėm tė bėheshim dėshmitarė tė asaj tė
    cilėn e konsideronim krejtėsisht tė pa imagjinueshme. Tė pėrmbysjes sė Ngrehinės sė Stėrrmadhe Totalitare, e cila do tė linte
    pas, jo vetėm klithma ekstaze e lumturie, endėrra, shpresa e mirazhe tė pafund, por njėkohėsisht edhe tragjedi, dhembje,
    plagė, viktima, pluhur, kurthe, llumra, mllefe, urrejtje e pėrēarje, pasoja qė do t'i paguanim shumė mė shtrenjtė nga sa e
    pandehnim.
    Ndėrkohė, ēuditėrisht, nė planin personal, mbas pėrjetimit haluēinant tė asaj Dite tė Madhe, fati i vlerėsimit tė botėkuptimit tim
    u shoqėrua me plot paradokse. Ndėrkohė qė, gjatė regjimit totalitar, nga autoritetet dhe veglat e tij, isha cilėsuar vazhdimisht si
    element i djathtė, ( nė kuptimin e pasjes sė lakrrave nė kokė, antikonformizmit, ndikimeve tė kulturės perėndimore, shoqėrive
    me tė deklasuar, shprehjes sė ideve tė lira e dėshirės pėr tė shikuar pėrtej horizontit ), gjatė instalimit tė rendit tė ri demokratik,
    grupe partiakėsh tė rinj mė akuzuan se i kisha shėrbyer regjimit tė vjetėr, se ruaja ide kripto - komuniste, e bile, me keq
    akoma, se kisha qenė agjent i shėrbimeve tė huaja sekrete. ( ?! )
    Kur, mbas kaosit tragjik tė vitit 1997, nisa egzilin tim nė Francė, duke filluar kėshtu me dhembje e zemėr tė plagosur njė jetė
    tjetėr tė dytė, ngjarjet e kujtimet e pėrjetimit tė dikurshėm tė sė Keqes, morrėn njė tjetėr shtesė emocionale. Por, ndryshe nga
    mė parė, refleksionet, brengat, mendimet e kthimet mbrapa nė tė kaluarėn, u bėnė mė racionale e shumė mė tė qeta; pra, larg
    mllefeve, ngacmimeve e pasioneve tė rrugės shqiptare. Dhe, ish pikėrisht nė ato rrethana qė, ēuditėrisht, mė hypi dėshira tė
    analizoja qetėsisht e mė me ngé epokėn, kohėn, fenomenet dhe ngjarjet e periudhės totalitare, shoqėruar me ndjenjėn e
    shikimit retrospektiv tė njė historiani si edhe zellin e analistit tė shkencave politike.
    Ishte pra, pėr herė tė parė qė po i vija vehtes qėllimin modest, por edhe tepėr serioz e tė menduar mirė, jo vetėm pėr tė
    treguar apo dėshmuar, por edhe pėr tė analizuar atė qė kish ndodhur nė vendin tonė. Natyrisht, nė rradhė tė parė, me dėshirėn
    pėr tė shtuar njė post-scriptum, nė emėr tė brezit tim, pėr jetėn, shoqėrinė totalitare si dhe fatin tragjik tė gjithė atyre qė e
    pėrjetuan atė.
    Por, ndėrkohė, ideja e shkrimit tė njė libri mbi diktaturėn, sipas meje, nuk do tė qe hartimi i njė vepre tė mirėfilltė historike a
    filozofike, e cila do tė pretendonte tė analizonte nė thellėsi fenomenin kompleks tė totalitarizmit shqiptar. Pėr shumė arsye, njė
    ndėrmarje e tillė, do tė qe njė ngarkesė e detyrė e papėrballueshme pėr mua. Puna, angazhimi, kėrkimet e gjykimet e mia, do tė
    kishin pėr objektiv diēka tjetėr. Realizimin e njė libri tė natyrės esse - dokument, i cili do pėrpiqej tė pasqyronte, sa mė realisht e
    me objektivitet, ngjarje, fenomene, situata e konstatime tė ndodhura veēanėrisht gjatė harkut kohor 1970-1990.
    Pra, libri nė fjalė do tė ishte, nėqoftese do tė shpreheshim nė mėnyrė figurative, njė lloj sprove e re e ripėrjetimit tė pėrvojės
    totalitare:
    ... e cila, po qe se do tė analizohej e paraqitej mirė, mund tė ish e dobishme e tė merrej prej seicilit si diēka serioze. E, kjo,
    para sė gjithash, jo vetėm pėr faktin se sistemet totalitare tentojnė gjithmonė tė rishfaqen, por edhe thjesht nė emėr tė afirmimit
    tė njė rendi mė tė cilivizuar. 1)
    Pėrveē kėsaj, pikėsynimi im ish qė, libri, nė tėrėsinė e vet, tė mos pėrbente vetėm njė mozaik konfesionesh e kujtimesh, por
    tė qe dhe njė tentativė e sprovė, pėr t'i u pėrgjegjur pyetjeve tė tilla themelore, si:
    Ē'kish ndodhur nė tė vėrtetė nė shoqėrinė shqiptare, gjatė 50 vjetėve tė diktaturės ?
    Pse kish ndodhur ? Si qe e mundur ?
    Cilat qenė arsyet ? Cila qe logjika totalitare e transformimit tė individit e shoqėrisė ?
    Si u zbatua ajo ? etj.
    ( Pėrgjigjjet qė kanė mbizotėruar gjer tani rreth kėtyre pyetjeve, nė mė tė shumtėn e rasteve, mendoj se kanė qenė mė tepėr tė
    natyrės mediatike, tė mbėshtetura shpesh mbi pozicionime partiake si edhe mbi qendrime e gjykime tė ēastit, tė shoqėruara
    me shumė ngarkesa emfatike, patetike e volontariste ).
    Gjatė punės pėr shkrimin e librit, rastėsisht, mė lindi ndėrkohė dhe ideja qė, krahas kėrkimeve, refleksioneve e gjykimeve
    rreth pyetjeve qė parashtrova mė lart, tė pasqyroja nė tė, edhe tė dhėna, fakte, kujtime e interpretime qė autorė tė ndryshėm
    francezė, kanė publikuar rreth Shqipėrisė sė asaj epoke. Kėshtu, duke gėrmuar nėpėr librari, biblioteka, dyqane, panaire e
    tezga bukinistėsh, vura ré se, fenomeni orgjinal i komunizmit enverist shqiptar, qe trajtuar nga autorė francezė tė tillė, si:
    G.Castellan, E.Guinard, T.Schreiber, E & J. P Champseix, J.Bertolino, N.Martin, G.Jandot etj. 2)
    Ndėrkohė, duke lexuar e shfletuar njė varg librash nga autorė tė tjerė, tė korrenteve e opinioneve tė ndryshme politike e
    filozofike, munda tė mėsoj shumė mė tepėr nga ē'dija, veēanėrisht rreth historisė, konceptimit dhe funksionimit tė strukturave e
    mekanizmave totalitare. Organizimit tė tyre, rolit tė masave e individit, propagandės, policisė sekrete si edhe zbatimit tė
    idologjisė e praktikės sė terrorit. 3) Elementė, tė cilėt mė ndihmuan shumė pėr tė pasur njė vėshtrim sa mė objektiv, racional, tė
    thellė e bashkėkohor, rreth tė kaluarės sonė totalitare, si edhe rreth gjithė asaj ēka ndodhi nė Shqipėri, gjatė pesė dekadave tė
    fundit tė mijėvjeēarit qė sapo kaloi.
    Dhjetė vjet e ca, mbas rrėzimit tė komunizmit nė vendet e Lindjes, si edhe pėrmbysjes sė regjimit ekstrem stalinist nė
    Shqipėri, shpresoj se, njė libėr i tillė do tė ketė vlera aktuale e do tė konsiderohet i dobishėm prej lexuesit. Sepse, siē ka thėnė
    njė studjues shqiptar, e keqja mė e madhe qė mund t'i ndodhė njė populli, vjen atėhere kur ai nuk arrin tė bėjė analizėn e sė
    kaluarės sė vet. Njė popull amnezik, ėshtė i detyruar tė jetė neuropatik e tė pėsėrisė pėrvojat e tij tė dhimbėshme... 4)
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1) Vaclav Havel "Pour une politique post - moderne ". Editions L' Aube. 1999
    2) Nė Francė, ato pak libra qė janė shkruar mbi regjimin totalitar e botėn shqiptare tė asaj epoke, duke pėrjashtuar atė tė
    gazetarit J. Bertolino me titull " Shqipėria - Roja e Stalinit " (L' Albanie - La sentinelle de Stalin ) botuar nė vitin 1976, janė
    publikuar vetėm mbas rrėzimit tė komunizmit, pra duke filluar nga viti 1991 e mė pas. ( Shenim i autorit )
    3) Pėr shembėll, vepra e shquar e filozofes Hannah Arendt "Orgjinat e totalitarizmit", apo tė tjera tė shkruara nga Raymond Aron,
    Primo Levi, Vaclav Havel, Tzvetan Todorov etj. tė cilat citohen herė pas here edhe nė kėtė libėr.
    4) A.Fuga "L'Albanie entre la pensée totalitaire et la raison fragmentaire ". Editions L'Harmattan. 1999

    ------------------------------------------


    ( vijon )

    NENE TRYSNINE TOTALITARE
    ------------------------------------------------


    Sipas ideologjisė marksiste-leniniste tė PPSH, objektivi final i zbatimit tė diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri, ishte
    ndėrtimi i njė shoqėrie ideale, e cila, nė qendėr tė vemendjes do tė kish jetėn e lumtur tė njeriut, lirinė, tė drejtat, barazinė e
    mirėqenjen e tij. Pėr t'a bėrė sa mė tė besueshėm atė mision tė shenjtė, nė ēdo hap tė jetės, kudo e kurdoherė, individi
    ndodhej vazhdimisht nenė trysninė e propagandės idealizuese, sipas sė cilės, ai duhej tė besonte vazhdimisht se, vendi i tij
    lulėzonte e ai ish me fat qė jetonte nė shoqėrinė socialiste. Nė njė shoqėri ku, pushteti e vullneti i popullit, qenė bėrė realitet. Ku
    tė gjithė, tė bashkuar grusht rreth Partisė, punonin e sakrifikonin gjithėēka, pėr realizimin e ambicjeve tė saj...
    Por, nė realitet, ideologjia e PPSH - sė nuk ish veēse njė pseudo-ideologji e cila, vėrtet kish nė qendėr tė vemendjes (
    shenjestrės ) shoqėrine e njeriun, por nė njė sens tjetėr. Nė shpėrfytyrimin, cfilitjen e tjatėrsimin e tij tė plotė. Nė krijimin e njė
    ateljeje industriale gjigande, ku realizohej prodhimi nė seri i njeriut tė ri. Pėr instalimin dhe konsolidimin e njė strategjie tė tillė
    diabolike, Enver Hoxha me shokė, mė tepėr se prej mėsimeve tė marksizėm-leninizmit, ndėr tė tjera, pėrfituan me mjeshtėri
    edhe nga shumė aspekte primitive tė shoqėrisė shqiptare. Nga rivalitetet e xhelozitė klanore, ndarjet e armiqėsitė fisnore,
    ndryshimet fetare e krahinore, mercenarizmi e zelli pėr t'i shėrbyer mė tė fortit etj.
    Pikėrisht, mbi bazėn e defekteve tė tilla tė trashėguara nė shekuj, udhėheqėsit komunistė shqiptarė projektuan Pėrēarjen e
    Madhe, e cila, e realizuar nėpėrmejt Luftės sė Klasave, do sillte pasoja katastrofale pėr mbarė shoqėrinė dhe vendin. Qėllimi
    final i asaj kryqėzate, e cila pėrgjaku e vrau jetėn e brezave tė tėrė, qe njė e vetėm njė: ruajtja me ēdo kusht dhe pėrjetėsisht e
    pushtetit, zhdukja pa mėshirė e kundėrshtarėve, poshtėrimi dhe shtypja totale e njeriut, glorifikim i Partisė e, mbi tė gjitha, i
    patriarkut tė saj eternel, Enver Hoxhės.
    Megjithatė, nė Shqipėri, komunizmi ndryshonte mjaft nga ai i vendeve tė tjera tė Lindjes. Ndryshe nga ato, tek ne, ai nuk ishte
    thjesht komunizėm stalinist i importuar nga Bashkimi Sovjetik, por mbi tė gjitha, produkt specifik i vetė pėrvojės shqiptare tė
    krye-marksistit orgjinal, Enver Hoxha. Stalinizmi enverist, pra, sipas shumė analistėve tė huaj perėndimorė, nuk ishte gjė tjetėr
    veēse, njė amalgamė, fuzion i njė ideologjie tė veēantė nacional-socialiste, unike nė Europė.
    Ja, pse, ndryshe nga shumė vende tė tjerė, ku tradicionalisht nacionalizmi qe kundėrshtar i betuar i komunizmit, nė Shqipėri,
    ai doli nė plan tė parė. Enver Hoxha me shokė, u bėnė idhtarė tė flakėt tė tij, duke i dhenė edhe emrin e ri patriotizėm socialist.
    Nė fakt, qėllimi i asaj krijese egzaltuese, qe ruajtja, forcimi dhe hymnizimi i sistemit, Partisė e pushtetit tė saj absolut totalitar.
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1) Sipas Ismail Kadaresė "... nė Shqipėri, para sė gjithash, bėhej fjalė pėr njė totalitarizėm pasional, i cili nuk kish as njė farė
    logjike e nuk i pėrgjigjej as edhe njė lloj "ideologjie" totalitare. Ai ishte mė tepėr njė pasion totalitar i udhėheqėsve tė atij vendi.
    (...) Ne ishim tė nenėshtruar tė jetonim nenė influencen e gjendjes sė tyre shpirtėrore. Tė paranojės dhe semundjeve tė tyre
    mendore. . . ". ( Ismail Kadare " Temps barbares ". Editions L'Archipel. 1999 )

    - 2 -

    Ndėrsa, pėrsa i pėrket tezės sė njohur tė Karl Marksit mbi diktaturėn e proletariatit, nė Shqipėri zbatimi i saj, nė fakt, u kthye
    nė diktaturė mbi proletariatin. 1) Nė diktaturė absolute ndaj mbarė shqiptarėve. Diktaturė e pakicės mbi shumicėn. Ushtrimi i
    egėr i saj nga PPSH-ja, sidomos nėpėrmjet luftės sė klasave, pėrveē dhunės, vuajtjeve, privacioneve, pėrēarjes e shkatėrrimit
    tė kodeve tradicionale tė shoqėrisė, solli pėr pasojė edhe ndarjen e saj nė grupime tė veēanta.
    Kėshtu, nė krye, ndodhej Nomenklatura e lartė. ( Partia, Shteti, Sigurimi ). Ndėrsa, nė skajin tjetėr ekstrem, armiqtė e popullit
    tė ndarė nė kategori, sipas rrezikshmėrisė. ( Nė burgje, internime apo nė gjendje tė lirė, por nenė vėzhgimin e policisė sekrete).
    Sė fundi, midis dy grupimeve tė mėsipėrme, ndodheshin ata qė pėrbėnin shumicėn e shoqėrisė: masat e gjėra tė popullit. Ata,
    tė cilėt, s'ishin as tė privilegjuar e as tė denuar. Kėto ndarje apo shtresėzime tė diferencuara sociale, vėrtetonin tė kundėrtėn e
    asaj qė propagandonte me tė madhe ideologjia marksiste, e cila pretendonte se, shoqėria qė ajo ndėrtonte nuk kish klasa. 2)
    ( Nė fakt, ajo kish pjesėrisht tė drejtė. Kategoritė e mėsipėrme, nuk pėrbėnin klasa nė kuptimin e strukturave sociale
    kapitaliste tė shekullit tė XIX-tė. Ato ishin thjesht kasta tė privilegjuarish e grupime njerėzish tė destinuar tė vuanin pėrjetėsisht ).
    Ndėrkohė, ndarja nė kasta shoqėrohej me njė fenomen tjetėr, i cili konsistonte nė faktin qė, edhe vetė brenda tyre, kish
    diferenca. Njė anėtar partie i thjeshtė, pėr shembėll, s'mund tė kish tė njėjtat atribute si ato tė njė instruktori tė Komitetit tė
    Partisė apo, tė njė drejtori ndėrmarje. Po ashtu, njė anėtar i KQ tė Partisė, nuk qe nė njė rang me njė anėtar tė Byrosė. Ndėrsa,
    pushteti i njė polici pėrmblidhej nė rrogėn e tij ordinere, uniformėn blu dhe rrobat e brendėshme gratis, ndėrkohė qė operativi i
    Sigurimit gėzonte privilegjin e njė shpėrblimi mujor shumė mė tė madh e, veshėmbathjen civile gratis, pa folur pastaj pėr
    pushtetin e tij autoritar dhe avantazhe tė tjera speciale.
    Nga ana tjetėr, lėvizjet apo kalimi nga njė kastė nė tjetrėn, kishin edhe rregullat e tyre tė lojės. Kėshtu, jo rrallė herė, ndodhte
    qė dikush e niste karrierėn nga shtresat mė tė ulta pėr t'u ngjitur pastaj nė majat mė tė larta. Shpesh, ndėr ta, njerėz mediokėr,
    shoferė, karrocierė, mekanikė, mjelse lopėsh e saldatorė, qenė ngjitur gjer nė instancat mė tė larta drejtuese tė Partisė e
    shtetit. Por ndodhte edhe e kundėrta. Pra, qė tė kaloje nga kasta mė e lartė, nė njė tjetėr mė tė ulėt. Apo, mė keq akoma, tė bije
    direkt e nė humnerė.
    __________________________________________________ ______________________
    1) Sipas Enver Hoxhės "diktatura e proletariatit ishte demokracia mė e gjerė, mė e thellė dhe mė e plotė se ēdo demokraci
    tjetėr ". ( Nga fjala mbajtur nė Kongresin e VII - tė. 1976 )
    2) Diferencimi klasor ishte aq ekstrem, sa qė ai e ndiqte individin dhe pas vdekjes. Si kudo, edhe varrezat publike tė qytetit tė
    Vlorės, qenė tė ndara nė "parcela", ku tė vdekurit vendoseshin sipas postit qė kishin mbajtur nė nomenklaturėn partiake e
    shtetėrore apo kontributit tė dhenė nė ndėrtimin e shoqėrisė "socialiste". Nė hyrje tė tyre, nė njė pozicion tė dukshėm,
    ndodhej "Parcela e Kuadrove". Mė poshtė, vijonin varret e njerėzve tė rendomtė e, nė fund fare, tė atyre tė "deklasuar". (
    Ndėrkohė, ata qė vdisnin nėpėr burgje, nuk kishin tė drejtė tė kishin varre! ). Nė "Parcelėn e Kuadrove", varroseshin zakonisht
    kuadro tė partisė e shtetit nė rreth, Heronj tė Popullit e tė Punės Socialiste, ish-drejtues tė formacioneve partizane, veteranė tė
    luftės etj. Kėsisoj, edhe mbas vdekjes Partia mendonte pėr bijtė e saj besnikė. Ata vėrtet nuk ndodheshin nė Varrezat e
    Dėshmorėve, aty lart nė kodrėn e Kuzbaba - it, por ama, ishin nė njė "parcelė" tė nderuar. Veē nga turma, nga njerėzit e
    rendomtė. Edhe aty, pra, nė atė vend tė heshtur ku bėhej gjumi i pėrjetshėm "njerėzit e dekoratave", mbeteshin gjithmonė tė
    dalluar nga tė tjerėt. Si gjithmonė nė "tribunė "... ( Shenim i autorit )

    - 3 -
    Ky fenomen, quhej ndryshe: pėrjashtim nga Partia, deviacion, veprimtari armiqėsore ose tradhėti. Kėshtu, qenė tė shpeshta
    rastet kur, ish-luftėtarė tė orėve tė para apo militantė tė shquar tė Partisė, binin papritmas nga majat e Olimpit nė birruca, qeli e
    burgje ku pjesa mė e madhe e tyre eleminoheshin fizikisht.
    Pėrsa i pėrket njeriut tė thjeshtė, pra atij qė s'bėnte pjesė as nė kastėn e nomenklaturės e as nė atė tė armiqve apo tė
    njerėzve tė dyshimtė, ai bente jetėn e tij tė pėrditėshme: me strese pa mbarim, shoqėruar me frikė, dyshime, dėshpėrim,
    pasiguri e ngushticė tė madhe ekonomoke. Nė rrethana tė tilla, pra nė kushtet e fatalitetit, izolimit e trysnisė totalitare, pėr tė
    siguruar njė lloj mbijetese tė lirisė sė tyre tė brendėshme, njė kategori e caktuar individėsh, i pėrshtateshin realitetit duke
    ndėrtuar njė strategji sjellje dhe personaliteti tė dyfishtė.
    Ajo konsistonte nė dyzimin e vullnetshėm tė vetvehtes. Nė mbajtjen e njė lloj maske e cila fshihte prapa saj, mendime, ide,
    sjellje e qendrime tė dyfishta. Ca pėr konsum publik e ca pėr vete. Ato pėr konsum publik, ishin nė unison tė plotė me
    propagandėn e atmosferėn politike nė vend. Me orientimet e pėrditėshme dhe ideologjinė e Partisė. Pra, konform me fjalorin
    shabllon zyrtar, sloganet e shtypit, radios e televizionit.Me direktivat e mbledhjeve tė organizatave tė partisė, rinisė, frontit etj.
    Faqja tjetėr e maskės, ajo e fshehta, e padukshmja, personalja, konsistonte nė mbajtjen gjallė tė mendimit tė lirė nėpėrmjet
    dialogut tė brendshėm, d.m.th. duke vėzhguar, interpretuar e pėrjetuar ēdo fenomen e ngjarje, nėpėrmjet njė analize tėrėsisht
    personale, larg ēdo ndikimi, influence a deduksioni tė jashtėm.
    Por, qė tė arrije tė realizoje e tė ruaje me sukses, njė ekuilibėr e njė pozicion sa mė tė besueshėm, midis shfaqjes nė publik
    dhe asaj ēka ishe nė tė vėrtetė, ajo ishte njė torturė e vėrtetė e tepėr cfilitėse. Diēka qė kėrkonte njė mobilizim kolosal forcash tė
    brendėshme. Njė pjesė individėsh arrinin tė i'a delnin mbanė, por s'ishin tė pakėt ata qė dėshtonin. Kėta tė fundit, shpejt a
    vonė, pėrfundonin nė kthetrat e Sigurimit dhe e kalonin jetėn qė u mbetej nė burgje, internime a nė ndonjė spital psikiatrik.
    Njė fund i tillė shkatėrrues, qe krejt i natyrshėm. Nė njė shtet totalitar, ata qė mendonin ndryshe nga tė tjerėt, cilėsoheshin pa
    mėdyshje, armiq ose tė ēmendur. Tė ishe kundėr Partisė e pushtetit, do tė thoshte tė ishe kundėr normave, kundėr rrymės, pra
    tė ishe anormal.
    E, ndėrkohė qė, njė kategori e caktuar njerėzish arrinin t'a pėrballonin asfiksinė e jetės duke thithur oksigjen nėpėrmjet
    dyzimit tė vetvehtes, pjesa dėrmuese e popullsisė, masat e gjera: punėtorėt, blegtorėt, kooperativistėt, njerėzit e thjeshtė kudo
    qė ndodheshin, nė malsi apo nė bregdet, nė fshatra apo qytete, jetonin nė konformizėm tė plotė me realitetin. Nė ēdo ēast e
    kurdoherė, ata duartrokisnin fort e pa mėdyshje ēdo thirrje, veprim e direktivė tė regjimit. Nenėteksti i atij fenomeni tipik tė njė
    shoqėrie totalitare, shprehje e njė lloj skizofrenie kolektive, ishte ky:
    Besojmė pa asnjė rezervė te Partia dhe mėsimet e saj.
    Pra, rrjedhimisht, jemi dakord me diktaturėn.
    Jo nė aparencė e me fjalė.
    Pėrkundrazi ! Jemi me tė nė thellėsi tė shpirtit.
    Me ndjenja, zemėr e bindje...




    Ardhja_e_Antikrishtit_(post-scriptum per diktaturen )Nga Vasil Qesari


    ADVERTISEMENT



    Kapitulli i pare

    ARDHJA E ANTI - KRISHTIT


    "Terror, spastrime, egzekutime nė masė ... Pothuajse pėr njė gjysėm
    shekulli, nė zemren e kontinentit europian e nė sekretin mė tė madh,
    e izoluar dhe e shkėputur nga bota, Shqipėria i'u nenėshtrua
    marrėzisė megalomane tė prijsit dhe zotit tė saj tė plotfuqishėm
    Enver Hoxhės, nun dhe patriark i komunizmit integral ..."

    Thomas SCHREIBER
    "Enver Hoxha - Le sultan rouge ". 1994



    IKONA E NJE TIRANI

    Pėrgjithėsisht, ēdo shqiptar qė instalohet jashtė, ka kėrshėrinė tė njihet me opinionin e shoqėrisė ku jeton, rreth ngjarjeve qė
    kanė ndodhur e ndodhin nė vendin e tij. Ndėr ta, pjesa mė e madhe kėnaqen me pak, pra me njė informacion tė pjesėshėm. Tė
    tjerė, interesohen pėr mė shumė hollėsi, fakte e detaje. Tė dinė, bie fjala, se ē“ėshtė shkruar nga analistė, studjues a gazetarė
    vendas pėr ish-regjimin totalitar ? Si na kanė parė e vėzhguar gjatė asaj periudhe? Cili ka qenė opinioni rreth Enver Hoxhės,
    sistemit, shoqėrisė e jetės shqiptare nė pėrgjithėsi ?...
    Njė interesim i tillė, shpesh, ndodh qė tek individė tė veēantė tė shndrrohet nė njė obsesion tė vėrtetė, i cili duket se merr
    fund, vetėm me zbulimin e gjithe informacionit egzistues mbi pyetjet e mėsipėrme. Kjo kembėngulje ekslporimi tepėr e
    mundueshme, ky fenomen, shoqėrohet rėndom edhe me njė gjendje tė veēantė psikologjike. Herė-herė, siē thuhet, me
    simptomat e tė ashtu quajturės sindromė post-komuniste. Ose mė shkoqur, me njė gjendje shpirtėrore tė tronditur, qė zgjon
    endėrra e kujtime tė frikėshme. Me ringjalljen e anktheve tė jetės totalitare e, dyshimin se, ai kalvar mund tė rikthehet pėrsėri.
    Me merakun pėrbetues se, ajo kohė, nuk duhet harruar kurrė etj.
    Gjendjet shpirtėrore qė pėrjetojnė individė tė tillė, nė menyrė tė pakuptueshme, shoqėrohen edhe me njė proces analizash,
    meditimesh e refleksionesh, ku ballafaqohen, nga njėra anė, realiteti, jeta, rrėfimet e pėrvojat personale tė asaj kohe e, nga
    ana tjetėr, pėrvojat, kronikat, vėzhgimet, faktet, botimet, librat e konsideratat e njerėzve tė vendit, ku ai pėrjeton egzilin. Njė situatė
    tė tillė tė pėrafėrt, provova edhe unė, fill mbasi mbylla disa nga telashet e para tė egzilit. Atėhere kur, pasi e ndjeva vehten disi
    mė tė qetė, nxitova tė eksploroj ish-Shqipėrinė totalitare, ashtu siē e kishin parė, gjykuar e shkruar francezėt.
    Ishte njė mbasdite e lagėsht shkurti kur, pėr herė tė parė, shkova nė bibliotekėn municipale tė Bordosė ( Bordeaux ). Njė
    godinė shumėkatėshe e me arkitekturė moderne. ( E ndėrtuar krejtėsisht nė beton, dural e xham. Dhuratė pėr qytetin mė tė
    madh tė Sud - Ouest-it francez, nga ish-kryetari i bashkisė, Jacques Chaban-Delmas.1) Por, shumė shpejt kuptova se, tė gjėje
    diēka pėr Shqipėrinė, mes njė universi tė pafund botimesh e disa miliona egzemplarėsh, nuk ishte aspak njė punė e lehtė.
    Edhe pse, kėrkimi i librave, aty, ėshtė i kompjuterizuar e kryehet me anėn e paisjeve-robot.
    Por, krahas kėsaj, kish edhe disa vėshtiresi tė tjera. Botimet dokumentare e historike pėr Shqipėrinė, veēanėrisht pėr
    periudhėn kur ajo qe endé njė fosile e gjallė staliniste, ( duke pėrjashtuar, natyrisht, librat e shumta e mjaft tė njohura tė Ismail
    Kadaresė ), janė fare tė pakta. Megjithatė, njė herė tjetėr, pėr rastėsi apo fat, teksa isha nė vazhdim tė kėrkimeve tė mia
    kembėngulėse, nuk dola duarbosh. Njė nga punonjėset e bibliotekės, aty pėr aty, mė rekomandoi njė libėr, tė cilin ajo s“kish
    veēse pak kohė qė e kish shfletuar rastėsisht, e qė
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1 ) Jacques Chaban - Delmas. ( 1915 - 2000 ) Burrė shteti e personalitet i njohur politik francez. Shok lufte i Charles de
    Gaulle - it, veprimtar i shquar i rezistencės antifashiste, kryetar i Bashkisė sė Bordosė qė nga viti 1947. Anėtar i shumė
    qeverive gjatė Republikės sė IV - tė. Disa herė president i Asamblesė Kombėtare si edhe kryeministėr i Francės gjatė viteve
    1969 - 1972. ( Sipas Grand Dictionnaire Hachette. 1999 )

    - faqe 2 -

    fliste pėr Shqipėrinė, a pėr dikė qė dikur kish qenė diktatori i saj, siē u shpreh ajo.
    U bėra jo vetėm tepėr kureshtar, por edhe i paduruar. Por, kur, pas pak ēastesh, ajo u kthye e mė la plot mirėsjellje librin nė
    duar, m“u duk sikur mė vendosi mbi to, njė bllok tė rendė prej akulli. E, teksa librarja po largohej, duke lenė pas parfumin e
    lehtė e provokues si edhe imazhin e buzėqeshjes sė saj tė ngrirė, nė krejt trupin ndjeva valėn e njė rrėnqethje tė thellė e tė
    ftohtė.
    Para syve, kisha njė botim biografik e voluminoz pėr Enver Hoxhėn, shkruar nga Thomas Schreiber.1) Mbi kopertinė, nenė
    titullin Enver Hoxha - Sulltani i kuq, 2) ish fotografia e tij me ngjyra. Qe njė foto e njohur, pikėrisht ajo e cila ish publikuar nė ditėn
    e tij tė vdekjes. Me flokė tė bardhė e tė gjatė qė i mbulonin veshėt. Me mollėzat e faqeve tė grimuara, gushėn e varur e qafėn e
    holluar nga erozioni shumėvjeēar i diabetit...
    Me sy e shikim cerberi.
    Tejēpues si thikė !
    Tė ndritshėm e tė lengėzuar. Ca nga pasojat e ishemive tė pėrsėritura cerebrare, e ca nga ajo aftėsi e tij e rrallė qė i
    mbushte ata me lotė, sa herė qė delte nė publik, kur xhirohej nė televizion a ndodhej i rrethuar nga turmat. Me nenėqeshjen e tij
    tė njohur prej xhelati dhe aktori. Sa turbulluese, aq edhe rrėnqethėse. E sė fundi, me kostumin e tij shik: xhaketė gri, kėmishė e
    bardhė, jakė e ngrirė e kollaro tė kuqe...
    Pėr njė ēast humba nė mendime tė trishta, apo mė saktė, nė njė boshllėk surealist shpėrqendrimi. M“u duk se, ai nuk kish
    vdekur, por vazhdonte tė ishte endé nė jetė. Sikur aty, nė vendin tim, asgjė nuk kish ndryshuar, por vazhdonte tė qe gjithmonė si
    mė parė. Pastaj, njė konstelacion i humbur qelizash tė fjetura trunore, diku nė njė cep tė humbur tė kortekstit, provokoi vetėtimthi
    njė imazh tjetėr, sa absurd aq edhe tė frikshėm.
    Sikur ai qe ngritur nga varri e ish prapė nė krye.
    Aty nė Shqipėrinė e largėt.
    Tė mbyllur.
    Tė izoluar.
    Tė ftohtė e tė harruar nga bota.
    Si gjithmonė, nė tribunėn e festės sė 1 Majit. Me borsalinėn tepėr tė madhe mbi kokė. Me tufėn e karafilėve tė kuq nė dorė. E
    pastaj, duke mbajtur fjalime pas fjalimesh. Nė mbledhjet e Byrosė, nė pleniume e kongrese. Duke dhenė direktiva pėr lėvizje tė
    reja revolucionare, a duke pėrpiluar prognoza e tablo sinoptike, mbi grupet e reja armiqėsore.
    E mora librin nė shtėpi dhe e lexova. Natyrisht, as qė prisja t“a zbuloja Enver Hoxhėn, nga Thomas Schreiber-i. E,
    megjithatė, nė raste tė tilla, kureshtja ėshtė e mbetet e madhe. Konkretisht, ajo e cila m'u duk edhe gjėja mė interesante e mė
    pozitive nė librin nė fjalė, qe fakti se, ai kish brenda tij njė forcė tė ēuditėshme, e cila tė shtynte t“i riktheheshe edhe njė herė
    vėshtrimit tė asaj epoke. Analizės e vėzhgimit retrospektiv tė saj. Meditimeve e refleksioneve. Gjykimit rreth njė individi tepėr tė
    dhunshėm, i cili dominoi plotėsisht jetėn shqiptare, pėr me se 41 vjet me rradhė.
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1) Fillimisht, gazetar nė Radio France International e mė pas, nė tė pėrditėshmen e njohur Le Monde, Thomas Schreiber
    ėshtė autor i shumė librave e analizave mbi Europėn qendrore e lindore. Aktualisht, ai konsiderohet si njė nga specialistėt mė
    tė njohur tė historisė bashkėkohore shqiptare.( Shenim i autorit )
    2) Thomas Schreiber "Enver Hoxha - Le sultan rouge ". Editions J. C. Lattés. 1999


    - faqe 3 -

    Nė rrethana tė tilla, sė bashku me dėshirėn pėr tė pėrjashtuar nga vehtja ēdo mllef a subjektivizėm personal, si dhe
    influencave tė mundėshme nga leximet, shkrimet, komentet e analizat anekdoteske tė shumė prej gazetave e mediave
    shqiptare, ēdokush ka tė drejtė tė pyesė edhe njė herė vetvehten:
    Kush ishte, pra, Enver Hoxha ?
    Cili qe ai njeri, i cili gjatė gjithė jetės, u mundua me tėrė mundėsitė e mjetet mė gjakatare, tė ruante tė pacėnuar pushtetin e
    tij absolut, duke e shkėputur vendin nga gjithė pjesa tjetėr e botės ? Ai, qė kish ndėrtuar diktaturėn mė ekstravagante e mė tė
    frikėshme qė Europa pat njohur mbas lufte ? E, pastaj... Ku e kishin pasur burimin fuqitė e tij tė mbinatyrėshme ? A do tė kish
    mundur vallė, Enveri, sado inteligjent apo diabolik qė ishte, t“i realizonte i vetėm, gjithė ambicjet e tij ?...
    Nisur nga njė logjikė e tillė intriguese e njėkohėsisht interrogative, nuk qe e rastit pse, edhe Thomas Schreiber, e nis librin e
    tij, pikėrisht, me njė seri pyetjesh tė kėsaj natyre:
    Cili qe, pra, Enver Hoxha ?... Njė diktator gjakatar i verbuar nga paranoia ? Njė aventurier pa skrupull, mbret i bllofit a
    mashtrues i madh ?! Apo, mos vallė, heroi tjetėr i madh i shqiptarėve, mbas vetė Skenderbeut ?... Ai, qė gjatė luftės u bėri
    ballė pushtuesve italianė e gjermanė e, pas ēlirimit, aleateve tė tij mė tė ngushtė, jugosllavėve, sovjetikėve e kinezeve? Ai,
    admiruesi i Robespierrit, i gjuhės e letėrsisė franceze, (... ) Autori i dhjetra librave, ku pėrshkruhen portrete tė egėr e mizore tė
    miqve tė tij tė dikurshėm, tė shndrruar me pas nė armiq tė betuar ? 1)
    Shtjellimi i plotė, serioz e i detajuar i pyetjeve tė mėsipėrme, si edhe pėrgjigjjet e plota ndaj tyre, do tė preokupojnė edhe pėr
    shumė e shumė kohė, jo vetėm historinė e sotme e tė ardhme shqiptare e specialistėt e saj ( tė vendit e tė huaj ) por mbi tė
    gjithė, vetė shqiptarėt, pavarėsisht se kur, sa e si janė prekur ( direkt a indirekt ) nga pasojat shkatėrrimtare tė pushtetit tė tij
    totalitar. ( Pa pėrfshirė natyrisht ata, tė cilėve, kujtimi i komandantit edhe sot e kėsaj dite vazhdon t“i u tundojė fort shpirtėrat ).
    Aktualisht, gjykimet, analizat e mendimet e dhėna nė kėtė fushė, pėrgjithėsisht, kanė qenė tė pjesėshme e tė pėrcipta,
    stereotipe, konfuze e tepėr emfatike. Ndėrkohė, pėr fat tė keq, librat qė janė botuar gjer tani mbi Enver Hoxhėn nė Shqipėri, janė
    ose tė periudhės totalitare ose tė shkruara mė pas, nga shokė tė idealit a pjestarė tė familjes.
    Por, megjithatė, lidhur me kėtė temė, le tė vijmė tek vėshtrimi i njė prej hipotezave mjaft tė diskutuara prej shqiptarėve tė
    sotėm. Njė pjesė e mirė e tyre, gjykojnė se fataliteti i kombit shqiptar, nisi pikėrisht me daljen e papritur tė Enver Hoxhės dhe jo
    tė ndonjė individi tjetėr, nė krye tė P K tė Shqipėrisė. 2) Pse, tė mos kish qenė nė krye tė saj, dikush tjetėr, pyesin ata me
    trishtim. Ndofta, kėshtu, Shqipėria nuk do tė kish pasur atė fat tragjik qė dihet...
    Tė tjerė mendojne se, megjithatė, nuk ka qenė kurrė vonė tė veprohej, tė bėhej diēka, nė menyrė qė ai tė mos lejohej tė
    mbante pushtetin. E kjo, sidomos nė situata tė veēanta, atėhere kur, pozitat e tij qenė mjaft tė lėkundura. Fill mbas prishjes me
    jugosllavėt, pėr shembėll. Atėhere, kur opozita ndaj tij, nuk kish qenė kurrė mė e fortė. ( Pėrse, tė mos qe
    __________________________________________________ ________________________________________________
    1) Thomas Schreiber. Idem.
    2) Pėrse, Kominterni kish zgjedhur pikėrisht atė, pėr tė udhėhequr Shqipėrinė ? Ajo ishte njė enigmė tė cilėn ne nuk jemi ne
    gjendje t'a dėshifrojmė endé - mė pat thenė Ismail Kadareja. ( Sipas emisionit " Un sičcle d' écrivains " - prodhim i kanalit
    televiziv France 3 )

    - faqe 4 -

    zėvendėsuar, bie fjala, me Sejfulla Maleshovėn ? ). Tė tjerė, zenė nė gojė, ngjarje e kohė tė mėvonėshme. Pikėrisht, periudhėn
    mbas denoncimit tė krimeve tė Stalinit nga Krushovi. Konferencėn e Partisė tė Tiranės. Apo, qoftė edhe mė pas, gjatė prishjes
    me sovjetikėt.
    Ndėrkohė, ka dhe nga ata qė, pavarėsisht nga fataliteti e pasojat e dhunės sė tij, arrijnė i“a falin gjithė mėkatet e periudhės
    1944-1960, e arsyetojnė se, megjithatė, ai pati endé shanse e kohė qė tė ndreqej. Por, fatkeqėsisht, ajo gjė, nuk ndodhi...
    Ja pse, ... krimi mė i madh i Enver Hoxhės ėshtė se ai e shkėputi Shqipėrinė nga Europa perėndimore. Nėqoftėse ai, do t“a
    kish kthyer atė nga Europa mė 1961, atėhere kur u shkėput nga sovjetikėt, apo edhe mė pas kur u nda me kinezėt, historia e saj
    moderne do tė qe krejt ndryshe dhe, tragjeditė qė ndodhėn mė pas, do tė ishin evituar... 1)
    Natyrisht, ėshtė absolutisht e padiskutueshme se, nė Shqipėri, pa Enver Hoxhėn shumė gjėra do tė kishin rrjedhur ndryshe.
    Por, njėkohėsisht, s“duhet harruar se, ajo nuk bėnte pėrjashtim nga blloku komunist i Lindjes. Nga sistemi i diktaturės sė
    proletariatit. Nga modeli sovjetik i socializmit, ndikimi i pushtetit totalitar tė Stalinit etj. Udhėheqėsit e saj, nuk ndryshonin aspak
    nga plejada e liderėve militantė stalinistė tė Lindjes si, Titoja nė Jugosllavi, Dezhi nė Rumani, Dimitrovi nė Bullgari, Rakoshi nė
    Hungari, Godvaldi nė Ēekosllovaki, etj.
    E, pėrveē kėsaj, duhet nenėvizuar fakti se, njė veēori tjetėr pėrcaktuesee procesit tė konsolidimit tė udhėheqėsve totalitarė nė
    ish-kampin socialist nė pėrgjithėsi, e nė mėnyrė tė veēantė nė Shqipėri, ishte edhe gjendja politike, sociale e psikologjike e
    popujve tė tyre fill mbas fitores ndaj pushtuesve nazi-fashistė. Dihet tashmė se, ashtu si nė ato vende edhe tek ne, partia
    komuniste e shefi i saj, u mbėshtetėn gjerėsisht nga masat e gjėra popullore, tė cilat dolėn nga lufta tė varfėra e tė urritura e qė
    pastaj, me gėzim e entusiazėm, besuan nė utopinė e ndėrtimit tė njė shoqėrie tė re, tė drejtė e tė begatė.
    Shkurt, nė atė qė quhet ndryshe: iluzioni totalitar.
    Mbėshtetja nga masat - ky ka qenė njė nga ēelėsat kryesorė tė triumfit tė shoqėrive totalitare, e rrjedhimisht, edhe tė pushtetit
    e autoritetit absolut tė liderėve tė tyre tiranikė. Lidhur me kėtė, Hannah Arendt, 2) ndėr tė tjera shkruan se :
    ... regjimet totalitare, pėr sa kohė janė nė fuqi e, gjithashtu, udhėheqėsit totalitarė pėr sa kohė janė gjallė," komandojnė duke
    u mbėshtetur tek masat ". Marrja e pushtetit nga Hitleri ishte legale e sipas rregullave mazhoritare ( ēka do tė thotė se, ishte
    shumica e popullit qė votoi pėr tė. - shenimi ynė ) dhe, as ai e as Stalini, nuk do tė kishin mundur t“a mbanin autoritetin e tyre
    mbi masat e gjera tė popullit, e s'do t“u bėnin dot ballė aq e aq krizave tė brendėshme e tė jashtėme, ( ... ) nė se s'do tė gėzonin
    besimin e mbėshtetjen e tyre tė plotė ... 3)
    Edhe nė rastin e Shqipėrisė, Enver Hoxha, nuk do tė kish qeverisur e nuk do tė kish mundur t'a mbante autoritetin e pushtetin
    e tij absolut pėr dekada tė tėra, nė se nuk do tė
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1) Ismail Kadare " Temps barabares ". Editions L“ Archipel.1999
    2) Hannah Arendt ( 1906-1975 ). Lindi nė Hanover. Fitoi doktoratėn nė filosofi nė Heidelberg duke qenė studente e Karl
    Jaspers -it. Mbas marrjes sė pushtetit prej nazistėve, u largua nga Gjermania duke shkuar fillimisht nė Francė, e mė pas nė
    SHBA ( 1941 ). Eshtė njė nga figurat mė tė shquara tė mendimit politik bashkėkohor, veēanėrisht ne saje tė veprės
    madhore "Orgjinat e totalitarizmit", botuar pėr herė tė parė nė New -York, mė 1951.
    3) Hannah Arendt "Le systčme totalitaire ". Editions Seuil. 1972

    - faqe 5 -


    kish patur mbėshtetjen e masave.
    Sepse, karizma e diktatorėve tė kalibrit tė tij, nuk bazohej mė tepėr mbi fuqinė e gėnjeshtrės e demagogjisė, se sa nė faktin
    qė, ata ishin tė aftė tė organizonin masat nė njė njėsi tė vetme kolektive e cila mė pas, jo vetėm qė duhej t“u bindej, por edhe t“i
    mbėshteste nė ēdo thirrje e direktivė, me nenėshtrim e besueshmėri impresionante.1)
    Por, procesi i sugjestionimit e verbimit tė masave, s'mbaronte me aq. Fill, pas krijimit tė sigurisė e konsolidimit tė pushtetit,
    diktatorėt i pėrvishen punės pėr glorifikimin e kultit tė tyre.( Nė fakt, ngritja e perfeksionimi i kultit tė Njė, ėshtė njė proces i cili
    kryhet pa vėshtirėsi tė madha. Sepse, ėshtė vetė sistemi totalitar ai, i cili sekreton nė shoqėri kultin e Shefit, ashtu si edhe
    gjarpėri helmin e tij ). Natyrisht, kėsaj dukurie nuk do t“i shpėtonte as Enver Hoxha, i cili pėr mė tepėr, qysh nė rini qe shquar pėr
    ambicjet e tij ekstravagante e narcizizmin egzemplar. 2)
    Kėshtu, nė rrjedhėn e viteve, kulti i tij u ngrit gjithmonė e mė lart, si njė piramidė faraonike. Ai mishėronte jo vetėm trurin dhe
    largpamėsinė e Partisė, por ish njėkohėsisht edhe klasik i marksizėm-leninizmit, shkencėtar, historian, shkrimtar e strateg
    ushtarak.
    Ai, kish nė duart e nė kokėn e tij, Monopolin e sė vėrtetės.
    Figura e tij qe absolute.
    Jo vetėm idetė, direktivat, mesazhet e fjalimet, por edhe veprimet, lėvizjet, sjelljet e gjestet e tij tė rendomta, merrnin njė
    rėndėsi magjike, qiellore e hipnotizuese.
    Ikona e kultit tė Enver Hoxhės, ose siē ėshtė quajtur ndryshe me plot eufemizėm, nė fjalorin totalitar: e Atij, tė Parit, tė Madhit,
    Shefit, nisi tė rrezatojė qysh nė 29 nentor 1944. Pikėrisht, atėhere, kur, nėnė cilėsinė e komandantit, hypi nė tribunėn e ngritur
    para Hotel Dajtit pėr tė pėrshendetur popullin, me rastin e ēlirimit tė vendit nga pushtuesit nazi -fashistė. 3) Me kalimin e kohės,
    figura e tij u stolis edhe mė tej e morri pėrmasa tipike ekstreme totalitare, e kjo, sidomos gjatė fundit tė viteve `60 e fillimit tė
    viteve `70.
    Atėhere, kur ai e cilėsonte vehten si kalorėsin mė besnik e tė vetėm tė marksizmit tė vėrtetė nė krejt rruzullin. Atėhere, kur jo
    vetėm Kinėn, por dhe njė pjesė tė mirė tė lėvizjes sė majtė botėrore, e pushtoi miti i Mao Ce Dunit dhe Ungjillit tė tij tė kuq.
    Ishte pikėrisht
    __________________________________________________ _________________________________________________
    1) " Pa dyshim, njė nga karakteristikat mė tė rendėsishme tė regjimeve totalitare, veēanėrisht nė format e tyre mė ekstreme,
    ishte krijimi, zhvillimi e forcimi i lidhjeve reciproke e tė forta, midis majės sė pushtetit e "bazės", midis Shefit Karizmatik e
    masave. Tė manipuluara, por edhe plot entusiazėm e devotshmeri ato ishin "motorri", i cili vinte nė lėvizje ideologjinė zyrtare.
    Pikėrisht, kėtu qendronte edhe forca e regjimeve totalitare ..." ( Sipas V.V.Dame's - J. S. Drabkin "Le phénomčne totalitaire"
    botuar ne librin "Nazisme et communisme " tė Marc Ferro. Editions Pluriel. 2000. )
    2) Ne fakt, Enveri, ishte vetė, ndėrtuesi i kultit tė tij. Pėr kėtė, ndėr tė tjera, dėshmon edhe menyra se si ai e manipuloi atė, duke
    bėrė shumė kujdes pėr tė mos pasur asnjė variant tjetėr tė jetės sė tij. Nė kėtė kuadėr dihet, eleminimi prej vetė atij, i gjithė
    atyre tė cilėt e kishin njohur dikur nga shumė afėr, e qė mund tė dėshmonin se, figura e tij nuk pėrputhej aspak me mithin e
    udhėheqesit legjendar. ( Shenim i autorit )
    3) Qe pikėrisht mbas konsolidimit tė pushtetit qė, Enver Hoxha dhe Partia e drejtuar prej tij, morėn edhe cilėsi tė tjera tė reja.
    Kundėrshtarėt, brenda gjirit tė Partise, u eleminuan pa mėshirė ose u burgosėn e u internuan, tė akuzuar pėr krimet mė
    monstruoze Ishte pikėrisht atėherė qė, lirshmėria relative pėr tė menduar e pėr tė vepruar, u zėvendėsua me unanimitetin, qė
    votimet nisėn tė bėhen hapur e duke ngritur dorėn etj. Kėsisoj, pak nga pak, edhe udhėheqja drejtuese u reduktua e u
    identifikua tėrėsisht me Njėshin e Kultin e tij. ( Shenim i autorit )

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    DREJT VDEKJES A LIRISE ?!

    Fragmente nga libri"Post-scriptum mbi diktaturen"shkruar nga V.Qesari


    DREJT VDEKJES A LIRISE ?! ...



    Himara e kish njohur herėt egėrsinė komuniste.

    Grushti i parė mbi tė, kish renė fill pas zgjedhjeve maskaradė tė 2 dhjetorit 1945, ku shumė himariotė patėn votuar kundėr listės sė vetme me kandidatė tė Frontit Demokratik. Nė shenjė hakmarrje, mbi banorėt e saj, Partia kish ushtruar njė fushatė tė egėr terrori psikologjik tė shoqėruar me denoncime, arrestime e burgosje. Nga frika populli qe tkurrur edhe mė tepėr brenda vehtes, duke pritur ditė edhe mė tė kėqija.

    Shumė njerėz, dhunės e rrezikut tė arrestimeve, i'u kundėrvunė me tė vetmen rrugė tė mundėshme shpėtimi: atė tė arratisjes jashtė vendit. Nė zgjedhjen e njė alternative tė tillė, propabiliteti i realizimit tė qėllimit ishte mjaft i kufizuar, ndėrkohė qė, mundėsia e vdekjes nga plumbat e kufitarėve apo e humbjes sė pėrjetėshme nė honet e thella tė detit Jon, ishin pothuajse tė pa evitueshme.

    Arratisjet nga Himara e mbarė Bregdeti, u benė mė tė shpeshta, sidomos mbas valės sė egėr tė persekutimeve tė viteve '60 -'70 e mė tej. Gjatė asaj periudhe, veprimtaria e Sigurimit dhe e bashkėpuntorėve tė tij, u bė edhe mė intensive, ndėrkohė qė lufta e klasave u ashpėrsua mė tepėr. Drejtuesit dhe militantėt e Partisė, si edhe ata tė Frontit Demokratik tė cilėt pėrgjithėsisht ishin bashkėpuntorė tė zellshėm e servilė tė Sigurimit, 1) provokonin e denonconin pa pushim, individė tė ndryshėm qė kryenin veprimtari armiqėsore.

    Pėr t'i shpėtuar rrezikut tė burgosjes e jetės sė padurueshme, shumė njerėz vendosnin tė rrezikonin, duke shkuar drejt lirisė a ... vdekjes. Kėshtu, nė njė tentativė pėr t'u arratisur me not nė ishujt grekė, dy vėllezer nga familja Konomi, u pėrpinė nga ujėrat e detit Jon. Pas tyre, tė tjerė grupe tė rinjsh, provuan tė njejtėn gjė, por ose u zhdukėn pa lenė gjurmė, ose u kapėn e u kalbėn burgjeve. Pas kėsaj, pėrgjimet, pabesitė e denoncimet, u benė tiparet mė banale tė jetės sė pėrditėshme, nė mbarė Bregdetin.

    Qe kjo arsyeja, pse, shumė individė apo grupe tė cilėt benin plane pėr t'u arratisur, arrestoheshin fill pas bisedave tė para. Bile, kish ndodhur qė, ata tė denoncoheshin nga vetė pjestarė tė familjes, kushėrinj a farefis. Me menyra nga mė tė ndryshmet, informatorėt e Sigurimit, kishin depėrtuar brenda ēdo familje. Nuk ishte paradoks e as ēudi, tė dėgjoje qė babai denonconte tė birin, dajua nipin e, vėllai-vėllain...

    ... Djaloshi A.Bala nga Himara, sė bashku me njė shok tė ngushtė, kish arritur tė ndėrtonte fshehurazi, ( nė njė guvė buzė detit ) njė varkė lundrimi pėr t'u arratisur nė Korfuz. Por, pikėrisht nė ēastet e fundit, atėhere kur ish duke e shtyrė atė drejt detit, qe kapur nga rojet e kufirit, tė cilėt ishin informuar pak orė pėrpara pikėrisht nga shoku i tij mė i besuar.

    Por, aty nga mesi i shkurtit 1987, E. Stramarko, djali i H. Stramarkos nga Dhėrmiu, i cili ndodhej prej vitesh nė burg i dėnuar pėr agjitacion e propagandė, kish mundur tė arratisej nėpėrmjet detit. Djaloshi, me siguri po shkonte drejt vdekjes, por kish qenė vėrtet me fat. Ai, kish mundur tė rrezistonte gjer nė ujrat ndėrkombėtare, ku detarėt e tragetit tė linjes Brindizi-Igumenicė, i kishin shpėtuar jeten, duke i dhuruar njėkohėsisht edhe lirinė.

    Njė vit mė pas, i riu P.Mertiri nga Qeparoi, sė bashku me shokun e tij nga Narta V. Skarēo, nė vend tė detit zgjodhėn kufirin tokėsor. Ata, udhėtuan pa probleme gjer matanė fshatit kufitar Peshkėpi, pranė Gjirokastrės. Por, ndėrsa ndodheshin fare pranė klonit, njė patrullė ushtarėsh i diktoi dhe i goditi pa mėshire, me brėsheri automatiku.

    Djaloshi nga Qeparoi, i bėrė shoshė nga plumbat vdiq nė vend, ndėrsa shoku i tij u plagos rendė. Dy ditė mbas pėrpjekjes nė kufi, organet lokale tė Sigurimit, organizuan njė __________________________________________________ _____________________

    1) Sot, kur flitet e diskutohet pėr ish - diktaturėn, shpesh herė shprehet mendimi se, xhelatėt kryesorė tė viktimave qė vdiqėn burgjeve e internimeve, ishin vetem aty lart, nė KQ tė Partisė, nė Byronė Politike apo vetė Diktatori. Pa dashur tė bėhem aspak mbrojtės i strukturave diabolike qė projektuan e zbatuan nė masė Genocidin e Madh, do tė dėshiroja tė kujtoja se, ndėr to bente pjesė edhe organizata e Frontit Demokratik, "shtabi" nga ku jepeshin informacione pėr ēdo individ e familje. E pranishme kudo, nėpėr qytete e fshatra, ajo kishte veprimtarėt e saj, pjesa mė e madhe e tė cilėve ishin informatorė tė zellshėm tė Sigurimit. Njerėz tė tillė, ishin gati tė merrnin nė qafė kėdo, pa as mė tė voglėn brerje ndėrgjegjje. Pėr motive e interesa tė dobėta: pėr njė fletė pune, strehim, bursė, autorizim pėr blerje televizori apo frigoriferi. Nė mė tė shumtėn e rasteve, informatorėt i dorėzonin raportet e tyre nė dosjet e kryetarėve tė Frontit tė cilėt pastaj u'a kalonin "operativėve" tė lagjeve ... ( Shenim i autorit )

    - 2 -

    spektakėl makabėr. Banorėt e Gjirokastrės e Sarandės u lemerisėn kur, mbi karrocerinė e njė kamioni i cili shėtiste nėpėr rrugė, panė trupin e masakruar tė njė tė riu, lidhur kokė e kembė me tela me gjemba.

    Sadizmi i Sigurimit, tronditi mbarė opinionin publik. S'kish ndodhur kurrė qė, kufomat tė sakatoseshin e tė tregoheshin hapur tė masakruara nė publik. ( Pėrveēse nga nazistėt e fashistet, gjatė luftės sė fundit botėrore ). Por, veprimi barbar, nuk qe rastėsi. Gjithėēka qe organizuar me objektiv e paramendim tė caktuar. Mesazhi i autoriteteve qe fare i qartė: tė mbillte terror psikologjik e njė dozė tė re frike, veēanėrisht nė zonat jugore tė vendit, ku njerėzit po tregoheshin si tepėr guximtarė. E, pėrveē kėsaj, tė pėrcillte edhe njė herė kėrcėnimin e kobshėm se, ashtu do t'a pėsonin gjithė armiqtė e Shqipėrisė. Kushdo qė do tė guxonte tė shkelte kufijte e shenjtė tė atdheut socialist.

    Megjithatė, nė zonat e jugut, arratisjet vazhdonin tė ishin gjithmonė e mė tė shpeshta. Pikėrisht, qė andej ish arratisur nė Greqi edhe shkrimtari i ri Bilal Xhaferri, i cili, mė pas, kish pėrfunduar nė SHBA. Por, pėr tė, pothuajse nuk u muarr vesh mė asgjė.

    … Pėr fat tė keq, ky autor mjaft premtues pėr prozėn shqipe, nuk bėri ndonjė tentativė tė dukėshme pėr tė bėrė tė njohur nė Perėndim, ferrin stalinist tė vendit tė vet, ashtu siē vepruan mjaft shkrimtarė e artistė sovjetikė, tė cilėt kishin mundur tė delnin jashtė kufijve tė "perandorisė ruse". (...) Bilal Xhaferri, kjo shpresė e letėrsisė moderne shqiptare, u fik aty larg, nė SHBA. Ai vdiq nga njė semundje e pashėrueshme e shkaktuar ndofta nga malli pėr vendlindjen e njerėzit e tij... 1)

    Natyrisht, dėshira pėr t'i shpėtuar ferrit e pėr tė gjetur lirinė pėrtej bunkerėve e telave me gjėmba, qe endėrr edhe pėr pjesėn dėrrmuese tė minoritetit grek. Kėshtu, aty nga fillimi i vitit 1988, dy vajza tė reja i'a dolėn mbanė tė kalonin nga fshati i tyre nė Greqinė fqinje. Po ashtu, tė mikluar nga bota matanė ishin padyshim edhe shumė ushtarė qė kryenin shėrbimin nė kufi. Mė 9 prill 1984, dy prej tyre u arratisėn ndėrsa kryenin patrullimin nė piramidė, duke marrė me vehte edhe gjithė armatimin personal.

    Por, historia e njė ish-oficeri xhenjer tė quajtur M.Kola, pat qenė edhe mė interesante. I akuzuar si sabotator nė projektimin dhe ndėrtimin e njė ure, e cila qe rrėzuar sapo mbi tė kish kaluar tanku i parė, ai qe denuar me 25 vjet burg. Mė pas, ai kish mundur tė arratisej duke u fshehur nė njė kamion tė ngarkuar me drithė e, mbasi kish mbrritur nė rrethinat e Gjirokastrės, qe nisur nė kembė drejt kufirit.

    Kish udhėtuar pesė ditė e pesė netė, duke u fshehur nėpėr shkurre e pėrrenj. Duke ngrenė fruta tė egra e duke pirė nė vend tė ujit, djersėn e trupit tė vet. Mė 17 gusht 1984, kish mundur tė kalonte kufirin e tė mbrrinte nė tokėn greke. Nė njė intervistė dhenė revistės franceze Le matin, midis tė tjerash, ai kish deklaruar se … nė ushtrinė shqiptare ushqimi ishte i mjerueshėm. Fasule nė mengjez, supė me lakėra nė drekė dhe vetėm ēaj e bukė nė darkė ...

    Nė gusht 1984, dy motra e njė vėlla, Izabela, Zamira e Klement Islami, vendosen tė kalojnė me not kanalin e Korfuzit.

    Ata rridhnin nga njė familje e deklasuar. Gjyshi i tyre, kish qenė myfti e kish vdekur nė burg, ndėrsa tezja qe arratisur. Mė pas, i akuzuar pėr agjitacion e propagandė, qe denuar __________________________________________________ ______________________

    1) Ismail Kadare "Dialogues avec Alain Bosquet ". Editions Fayard

    - 3 -

    dhe Klementi. Gjithė familja u internua nė njė fshat tė Lushnjės. Mbas daljes sė Klementit nga burgu, familja Islami, bėri kėrkesė tė kthehej pėrsėri nė Tiranė. Por, urdhėri nga lart, qe i prerė. Ata, do tė jetonin pėrgjithmonė aty, nė Ndėrmarjen Bujqėsore tė Ēermės, nė Lushnjė.

    Duke pėrfituar nga leja e zakonėshme vjetore, pa rėnė nė sy, tre tė rinjtė u nisėn pėr nė Sarandė me planin e fshehtė pėr t'u arratisur ose ... pėr tė vdekur. Njė natė, tė pajisur me kamerdare, ata u nisėn me not nga njė gji shkėmbor matanė qytetit. Kishin parashikuar tė benin 14 kilometra rrugė nė 4 orė, gjer nė takimin e parashikuar me tragetin e linjės, por nė fakt, distancėn e pėrshkuan pėr 11orė. Nė intervistėn dhenė revisten franceze VSD, ndėr tė tjera, ata rrėfyen:

    …Nė fillim, patėm shumė frikė, se mos na diktonin ushtarėt e kufirit. Projektorėt e rojeve bregdetare, venin e vinin, duke mbuluar plot dritė gjithė sipėrfaqjen e detit. Herė pas here, mbi ne binin rrezet e tyre verbuese. Atėhere, pėr tė mos u diktuar, nxitonim tė zhyteshim sa mė shpejt nenė ujė. Pastaj vazhdonim pėrsėri tė notonim. Gjithmonė pranė e duke i dhenė zemėr njėri-tjetrit :

    - Edhe pak ... Edhe pak ... Kurajo! Pjesa mė e rrezikėshme kaloi. Ja, fare pranė ėshtė Liria ! Eshtė Greqia !...

    Por, lodhja e tmerrshme e njė dėshirė e pashpjegueshme pėr gjumė, po na prisnin gjithmonė e mė tepėr fuqitė. Nė orėn 10 tė mengjezit, pėr fatin tonė tė madh, pranė nesh kaloi njė jaht dhe ...

    Izabela e Zamira mundėn tė hypin nė bord e tė shpėtojnė. Me tė marrė pakėz vehten, ato nisėn tė kėrkojnė Klementin, vėllain, i cili kish mbetur rreth 100 metra mbrapa.

    Kėrkuan shumė, por ishte e kotė.

    Ai s'dukej gjėkundi.

    Tė rraskapitur e tė dėrmuar fizikisht, atė e kishin lenė fuqitė.

    Deti e kish pėrpirė pėrgjithmonė, nė thellėsitė e honet e tij tė zeza.



    PUSHIME TE SURVEJUARA



    ... Tė kaloje pushimet nė Kampin e Punėtoreve tė Dhėrmiut ish njė privilegj i rrallė. Natyra e mrekullueshme, ujrat e kaltra e tė fresketa, peisazhet shplodhese dhe aroma e kopshteve me agrume - tė gjitha kėto, pjesa dėrmuese e shqiptarėve i kishin parė vetėm nė reportazhet e televizionit.

    Pushimet nė Dhėrmi ishin vėrtet luks e fat jo i zakonshėm !

    Qė tė arrije tė gjėje njė fletė-kampi pėr tė pushuar aty, duhej tė ishe dikush ose tė kishe miq drejtuesit e Bashkimeve Profesionale. Ndėrkohė edhe pse kampi qe destinuar pėr punėtorė, nė ndėrtesat e tij 30 vjeēare, gjatė verės mund tė mbrrinin vetėm 70-80 puntorė tė pararojės. Pjesa tjetėr, ishin zakonisht funksionarė partie, drejtorė ndėrmarjesh e njerėz me influencė nė organe e institucione tė ndryshme shtetėrore.

    Tej godinave tė vjetra tė kampit, mes hijeve tė palmave, ullinjve e portokalleve, ndodhej njė vilė e madhe e ndėrtuar me gurrė tė gdhendur ku benin vazhdimisht roje ushtarė tė armatosur. Aty pushonte Spiro K, anėtari i pėrjetshėm i Byrosė Politike. Pranė saj qe edhe vila e anėtareve tė Komitetit Qendror ku, ndėr tė tjerė, pėr ēdo sezon veror qe i abonuar edhe Sofokli L, eksperti i politikės sė jashtme tė PPSH. Shpesh, atė mund t'a shihje duke ecur kryelartė nėpėr rrugicat e gjelbėra tė qendrės pushuese, tė shoqėruar plot servilizėm nga drejtori i pėrhershem dhe i pa zėvendėsueshem i kampit, Theodhori T. Ky i fundit, ēuditėrisht, mbante veshje, kapele, xhaketė e ēizme ushtarake, duke u dhenė kėshtu tė gjitheve, mė tepėr pėrshtypjen e njė operativi tė Sigurimit, se sa tė njė drejtori.

    Nė Dhėrmi, veēanėrisht gjatė verės, puna e postave kufitare, operativėve tė Sigurimit e bashkėpuntorėve tė tyre bėhej edhe mė intensive. Si zakonisht, gjatė ēdo sezoni tė tillė, aty caktohej tė kalonte pushimet edhe njė operativ sigurimi. Atė, mund t'a shihje shpesh nėnė hije, buzė detit, gjithmonė me kostumin prej doku gri, pistoletėn nenė xhaketė, por kurrė nė plazh, me...rroba banje. Detyra e tij, ( si edhe e bashkėpuntoreve tė fshehtė, tė cilėt, zakonisht, punonin aty si, kopshtarė, magazinjerė, kamarierė a roje nate ), ish tė hetonin lėvizjet e bisedat e pushuesve. Tė vigjėlonin ditė e natė, veēanėrisht, pėr zbulimin e planeve pėr ndonjė arratisje tė mundeshme ...

    Ashtu si nė plazhet e Sarandės, Himarės e Vlorės edhe nė Dhėrmi, mbas orės 9 tė mbrėmjes, banjat nė det qenė tė ndaluara. Bashkė me rėnjen e muzgut, niste dhe patrullimi i ushtarėve tė armatosur, tė cilėt nuk lejonin askend tė qendronte buzė detit. Ndėrsa, gjatė ditės, pėr notarėt e pasionuar, distanca e lejuar nė det tė hapur ish e kufizuar, ndėrkohė qė, pėrdorimi i kamerdareve e dyshekėve prej gome qe rreptėsisht i ndaluar.

    Lidhur me kėtė fakt tė fundit, mė kujtohet njė ngjarje, sa orgjinale aq edhe qesharake.

    Gjatė verės sė vitit 1986, pas shumė pėrpjekjesh, kisha mundur tė gjeja njė fletė kampi, pėr nė Dhėrmi. Rastėsisht, qėlloi qė nė tė njejtėn periudhė, tė ndodhej aty pėr pushime, edhe M.H, aso kohe drejtor i pėrgjithshėm i RTSH. I pasionuar pas rivierės, amator i flaktė i detit e kalitjes fizike, ai kishte sjellė nga udhėtimi i fundit nė Austri, njė varkė plastike. Qe njė varkė e vogėl, lara-lara, delikate e qė mezi mund tė mbante njė njeri.

    Ishte dita e parė e plazhit dhe, M.H zbriti buzė detit plot kėnaqėsi.

    Nxorri varkėn, e fryu mirė e mirė e, pastaj, nenė vėshtrimin kureshtar e plot zili tė plazhistėve pėrreth, u fut nė ujėt kristal. Por, kenaqėsia e tij nuk zgjati shumė. Pa kaluar as dhjetė minuta, papritmas, aty pranė se nga mbiu njė ushtar i djersitur me kallashnikov nė dorė. Ai, vrapoi drejt bregut, duke thirrur:

    - Ej, shoku qytetar? Ti me varkė ... Kthehu mbrapsh !

    Pas pak, M.H, zbriti nė tokė duke tėrhequr varkėn zvarrė mbi zhavor.

    I nevrikosur dhe i fyer, ai i tha ushtarit si quhej e se ishte anėtar i KQ tė PPSH. Por, ushtari, as qė donte t'i a dinte. Ai shpjegoi se, kish marrė urdhėr qė tė ndalonte ēfardo lloj mjeti lundrues nė det e se, atė duhej t'a zbatonte, pavarėsisht nga personi e pozita e tij.

    Kėshtu, drejtori i RTSH, s'mundi t'a pėrdorė varkėn e sjellur nga Austria.

    Leja pėr daljen e saj nė det u aprovua vetėm mbasi komandanti i postės kufitare tė Dhėrmiut, morri autorizimin nga dega e Punėve tė Brendėshme tė Vlorės, ku specifikohej se M.H, megjithatė, nuk mund tė voziste mė tepėr se 50 metra larg bregut e se, do mbante pėrgjegjėsi tė rendė nė rast humbje tė saj.

    ( Sepse, mund tė ndodhte qė t'i a vidhnin e me tė, tė arratiseshin drejt ishujve tė Greqisė... )



    ARRATISJET NGA VLORA



    ... Arratisjet nga Vlora, kishin nisur fill mbas ardhjes sė komunistėve nė pushtet e pastaj, kishin vazhduar pa rreshtur nė vite. Kėshtu, aty nga mesi i viteve '50, nė qytet qe hapur vetėtimthi lajmi pėr njė tentativė tė dėshtuar arratisje. Ngjarja pat bėrė bujė, sidomos mes rinisė shkollore, e cila nuk fliste veē pėr tė. Dy gjimnazistė tė shkėlqyer nė mėsime, por nga familje borgjeze, Dh.Doga e H.Bezhani, nė fshehtėsi tė madhe kishin bėrė prej kohėsh planet pėr t'u arratisur me not nė bordin e njė anije tė huaj ēisternė.

    Anija vinte shpesh pėr t'u furnizuar me naftė e qėndronte nė radė, as dy-treqind metra larg shkėmbenjve tė Ujit tė Ftohtė. Por, plani i guximshėm kish dėshtuar, pak para realizimit. Ndėrkohė qė djemtė po hiqnin rrobat e po bėheshin gati tė futeshin nė det, qenė kapur nė flagrancė nga njerėzit e Sigurimit. Siē u muarr vesh mė pas, njė prej shokėve i kish tradhėtuar, pikėrisht disa orė para se ata tė niseshin drejt shpresės sė lirisė ...

    Njė arratisje tjetėr, e cila pat bėrė mjaft jehonė, qe edhe ajo e djalo Q.Gjonzenelaj, nip i nacionalistit tė flaktė e ish-profesorit tė njohur tė Shkollės Tregtare, B.Gjonzenelaj. Qamili u arratis teksa kryente shėrbimin ushtarak nė tė ashtuquajturat brigada tė punės, ku caktoheshin djemtė e familjeve tė deklasuara e me biografi tė keqe.

    Djalė, i rritur buzė detit, nė lagjen Skelė, atlet me fizik tė fuqishėm, notar i shkėlqyer e rezistent, ia kish dalė mbanė duke e pėrshkuar me not, distancėn midis Ksamilit dhe ishullit tė Korfuzit. Por, ngjarja nė fjalė, kish qenė njėherėsh edhe njė goditje tjetėr e rendė pėr gjithė fisin Gjonzenelaj, i cili gjer atėhere kish vuajtur jo pak, burgjeve e internimeve.

    Nė rrjedhen e viteve, si nė mbarė vendin, seria e arratisjeve nga Vlora, qe vazhdimisht njė fenomen nė rritje. Tė izoluar nga shoqėria, tė pėrgjuar hap pas hapi, tė kėrcenuar nga arrestmet, internimet e burgjet, tė drobitur nga persekutimet, pa shpresė pėr njė jetė tjetėr, shumė individė, pėrfundimisht, vendosnin tė arratiseshin. Ai vendim, i marrė nė rrethana psikologjike krejt tė veēanta e, me shumė deshpėrim, nė njė farė menyre, qe njė tentativė pėr tė shkuar me ndergjegjje, mė teper drejt vdekjes sė sigurtė, se sa drejt ... lirisė.

    Nė prill 1968 u arratisėn nė Greqi, e mė pas pėrfunduan nė SHBA, tė rinjtė Th. Nikolla e Dh.Dilo. Pak me vonė, ndodhi arratisja e S.Gjonit, shofer nė kombinatin e konservave. Edhe ai, si shumė tė tjerė, kish kohė qė pėrgatitej pėr tė venė nė jetė planin e menduar. Sė bashku me nipin nga Dhėrmiu, Spiros i erdhi rasti pėr t'a realizuar atė, gjatė njė udhėtimi pėr nė Korēė. Duke kaluar nga rruga e Kėlcyrės e mė pas nga ajo e Pėrmetit, ata qenė ndalur pranė kufirit, nė vendin e quajtur Tri Urat. Kishin zbritur aty, nė rrjedhėn e lumit, gjoja pėr tė mbushur njė kanaēe ujė pėr ftohjen e motorrit tė makinės. E pastaj, pa marrė parasysh asgjė, as jetėn e as vdekjen, qenė sulur pėrpara. E kishin qėlluar me fat, sepse munden tė ēajnė drejt lirisė.

    Aty nga fillimi i viteve '70, njė tjetėr tentativė arratisje provokoi njė thashethemnajė tė madhe nė mbarė opinionin publik tė Vlorės. Kėsaj here, s'bėhej fjalė pėr njė arratisje tė zakonėshme nga kampi i armiqve, por pėrkundrazi, nga rradhėt e kuadrove.

    Mbas njė kariere tė shkurtėr, Shyqyri D, dikur ish-kryetar i Komitetit Egzekutiv tė qytetit, nė fund kish pėrfunduar zv/drejtor i fabrikės sė ēimentos. Si i tillė, ai shoqėronte njė grup specialistėsh rumunė, tė cilėt punonin pėr montimin e njė teleferiku qė thuhej se do t'a lehtėsonte tepėr koston e transportit tė lendės sė parė, nga gurrorja e Shashicės nė fabrikė.

    Njė fundjave, pėr tė zbavitur specialistet e huaj, drejtoria e fabrikės kish organizuar njė eskursion, me itinerar bregdetin e Himarės e qytetet e Sarandės dhe Gjirokastrės. Siē do tė mėsohej mė vonė, kryetari i grupit, Shyqyri D do t'a shfrytezonte shėtitjen pėr tė realizuar diēka tjetėr: arratisjen jashtė vendit. Njė mbrėmje, ndėrkohė qė ndodheshin nė Gjirokastėr, ai kish dalė vetėm e nuk qe kthyer mė nė hotel. Tė shqetėsuar, pjestarėt e grupit kishin njoftuar policinė, e cila qe venė menjėherė nė kėrkim tė tė zhdukurit.

    Shyqyri D, duke mos njohur terrenin, ish endur pėr ditė tė tėra maleve. Nė fund, qe pikasur nga policia nė Malin e Thatė hipur mbi njė pemė, i urritur dhe i nxirrė nga cfilitja e tė ftohtit. Aso kohe, u dėgjuan shumė variante lidhur me motivet e tentativės sė tij pėr arratisje. Nga autoritetet zyrtare, ngjarja qe kaluar anash e ish cilėsuar si lajthitje e veprim prej psikopati. Procesi i tij gjyqesor u zhvillua nė Vlorė e, pėrfundimisht, Shyqyriu e mbylli karierėn me 15 vjet burg, tė cilat s'mundi t'i kryejė plotėsisht sepse vdiq nė burg, mė 1983. 1)

    ... Njė natė dimri tė vitit 1974, efektivi i degės sė Punėve tė Brendėshme nė Vlorė, u ngrit nė alarm tė pėrgjithshėm. Qysh prej disa ditėsh, njė grup tė rinjsh nga Narta qenė zhdukur pa lenė gjurmė e, kėshilli popullor i fshatit kish njoftuar policinė. Fill pas kėsaj u shpall gjendja e jashtėzakonshme. Ndėrkohė, me urdhėr nga Tirana, nė akset kryesore tė rrugėve nacionale u ngritėn postė-blloqet si dhe kėrkimet pranė zonave kufitare tė vendit. Por, qe tepėr vonė. Grupi, i pėrbėrė nga katėr nartiotė dhe i kryesuar nga Llazar K, kish kaluar kufirin e ndodhej tashmė nė Greqi.

    Tė veshur me rrobat ushtarake tė zborrit, ata kishin mundur tė depėrtonin pa renė nė sy e pa tėrhequr vemendjen gjer nė zonėn kufitare tė Pėrmetit, aty ku njė prej tyre kish kryer shėrbimin ushtarak e njihte mjaft mirė terrenin. Duke u fshehur gjatė ditės nėpėr shkurre, e duke udhėtuar vetėm natėn, ata kishin arritur nė klon. Pastaj, pėr tė mėnjanuar tensionin elektrik dhe sinjalizimin e postės kufitare, pėr gjithė natėn e gjer nė agim kishin punuar si tė marrė e me njė rritėm tė jashtėzakonshėm. ( Ashtu siē dinė tė punojnė vetėm nartiotėt ). Sė fundi, me ndihmėn edhe tė lopatave xhenjere, kishin arritur tė hapin njė tunel poshtė telave me gjėmba tė klonit.

    Nė mengjez, pa rėnė drita mirė, grupi i urithave kish kaluar nė tokėn asnjanėse, e mė pas, nė territorin grek ...

    Por, kjo histori nuk mbaroi me aq !

    Ēudia mė e madhe, kish ndodhur mbas njė viti.

    __________________________________________________ ______________________

    1) Sipas tregimit tė Spiro P. Athinė. Korrik 2000

    - 4 -

    Atėhere kur, i arratisuri Llazar K. ish kapur nga rojet e kufirit, por kėsaj rradhe teksa po kalonte nga Greqia pėr nė ... Shqipėri. Mbas disa muajsh hetimesh, nė kino-klubin Perlat Rexhepi tė Vlorės u organizua njė proces gjyqėsor publik, ku me lista e ftesa tė posaēme qenė thirrur pėr tė marrė pjesė, kuadro e punonjės nga shumė qendra pune e prodhimi.

    Ata, tė cilėt kanė qenė tė pranishėm nė atė proces, tregojnė se Llazar K. ndėr tė tjera, pat dėshmuar se kish hyrė ilegalisht nė Shqiperi i ngarkuar me detyra speciale nga asfalia greke. Sipas udhėzimeve tė saj, misioni i tij ish tė binte pikėrisht nė duart e Sigurimit, tė gjykohej, tė denohej e tė burgosej. Pas kėsaj, pikėrisht nė burg, ai duhej tė kontaktonte me njė agjent tė burgosur tė shėrbimeve tė fshehta greke, tė cilit, duhej t'i komunikonte disa porosi top secret. Pėr atė shėrbim tė ēmuar, sipas deponimve tė thėna prej tij nė gjyq, fill mbas pėrmbysjes sė pushtetit popullor, ( gjė e cila do tė ndodhte shumė shpejt ), Llazar K. do tė shpėrblehej, duke u bėrė pronar i gjithė tokave tė fshatit Nartė. ( ? )

    Sipas rrėfimit, nė aparencė, gjithėēka dukej e besueshme. Armiqtė, nuk pushonin sė thurruri plane, pėr tė minuar ndėrtimin e socializmit nė Shqipėri duke tentuar tė ngrinin nė vend rrjete agjenturore. Nė fakt, me tė pandehurin, ish punuar mjaft mirė. Nė ato ēka deklaronte, ai s'bente as gabimin mė tė vogėl. Leksionet e marra nė hetuesi, ishin mėsuar pėrmendėsh e deklaroheshin pa luajtur asnjė presje. Por duket se, e vėrteta duhet tė ketė qenė krejt ndryshe. Ka shumė tė ngjarė qė vetė Sigurimi, t'a ketė sjellė Llazar K. si pako postale nga jashtė, ( apo ndofta t'a ketė shkėmbyer me ndonjė agjent grek tė kapur nė Shqipėri ).

    Natyrisht gjithė kjo, kish njė mesazh tepėr tė rendėsishėm. Nė menyrė tė veēantė pėr banorėt e fshatit grekofon e plot probleme tė Nartės. ( Fshat i cili, vazhdimisht i kish sjellė telashe jo tė pakta Partisė nė rreth e qė, ish gjithmonė nė qendėr tė vemendjes sė punės sė organeve tė Sigurimit ). E, jo vetėm pėr Nartėn, por dhe mė tej. Mesazhi, pra, ish mė se i qartė. Kushdo, qė do tentonte tė arratisej, do pėrfundonte si Llazari, i cili, mbas procesit gjyqėsor, u dėnua me vdekje me pushkatim.

    Nisur nga kjo ngjarje, ndofta, dikush mund tė bėjė pyetjen:

    A qe e mundur qė, njė i arratisur, tė rrėmbehej e tė kthehej pėrsėri nė vend ? !...

    Sė pari, duhet thenė se, midis Shqipėrisė e shteteve fqinj, nė periudha tė ndryshme kohore, kanė egzistuar marrėveshje sekrete pėr kthimin mbrapsh tė tė arratisurve. I tillė ka qenė, pėr shembėll, akordi i fshehtė me autoritetet jugosllave, tė cilėt nė bashkėpunim me Sigurimin e Shtetit kthyen mjaft tė arratisur qė pėrfunduan burgjve e kampeve tė punės. Pikėrisht, nė atė kuadėr, egzistonin e bėheshin edhe takime tė fshehta, pėr shkėmbime agjentėsh tė kapur etj.

    Sė dyti, e vėrteta ka qenė se kur ndodhte tė arratiseshin individė tepėr tė rendėsishėm, Sigurimi i ndiqte ata pas kudo qė shkonin. Pėr atė qėllim, nė ministrinė e Punėve tė Brendėshme, sipas disa tė dhėnave gojore, ka egzistuar njė sektor i veēantė i cili merrej me organizimin e atentateve politikė dhe rrėmbimin e individėve tė arratisur.

    ( Zėra tė ndryshėm nė Tiranė pėrcaktonin bile se, Vila e Gjelbėrt, njė ndėrtesė misterioze dhe e heshtur diku midis Postės Qendrore tė Tiranės e Albimportit, ishte vetė selia e atij sektori tepėr sekret i cili organizonte aksionet speciale nė fjalė ).

    Agjentėt e kundėrzbulimit shqiptar, tė fshehur rėndom nėn petkun e diplomatėve tė ambasadave, i ndiqnin ata nga pas e kėmba-kėmbės. Shpesh, pėr tė siguruar ekstradimin e tyre,organizmat speciale tė vendeve tė huaja, informoheshin me dokumente tė falsifikuara nga kundėrzbulimi, ku thuhej se, bie fjala, filan person i arratisur nga Shqipėria, ishte njė kriminel ordiner ose edhe agjent i vetė Sigurimit shqiptar.

    Rrjedhimisht, nuk kanė qenė tė pakėt rastet kur, shėrbimi i fshehtė ka arritur tė egzekutojė apo tė rrėmbejė me aksione speciale, njerėz tė tillė e t'i bjerė ata nė Shqipėri. Natyrisht qė, mė i lehtė, pa telashe e me kosto tė ulėt, ka qenė eleminimi i tyre fizik, aty ku ata ndodheshin. Nė vitet '50, me metoda nga mė tė ndryshmet, jane eleminuar shumė pjestarė tė mėrgates antikomuniste shqiptare. Ndėrsa, nė vitet '60 e mė pas, sipas dėshmive tė njė agjenti anonim shqiptar nė shtypin e huaj, pėr atė qėllim janė pėrdorur pistoleta elektrike tė prodhimit sovjetik me silenciator e nė formėn e njė pakete cigareje e cila godiste me plumba cianuri.

    Nė vitet '70, u vu nė pėrdorim njė aparat tjetėr i vogėl xhepi, prodhim kinez, i cili mund tė hidhte nė fytyrėn e viktimės njė spruco me avuj cianogjenė, tė cilėt shkaktonin infrakt zemre tė menjėhershėm. ( Gjatė autopsisė, s'gjendej asnjė gjurmė avujsh dhe, ekspertiza ligjore konkludonte se, vdekja ish rrjedhim i njė infractusi klasik. Me kėtė rast, ndėr tė tjera, i kujtojmė lexuesit, vdekjen misterioze tė sportistit tė shquar A.Kondo, i cili u cilėsua I vdekur aksidentalisht, por qė dyshohet tė jetė eleminuar nga shėrbimet e fshehta shqiptare nė SHBA )

    ( vijon )
    V- JUSUF VRIONI OSE "FANTAZMA ELEGANTE"

    Nga Libri "Post-scriptum per diktaturen"shkruar nga V.Qesari

    Kapitulli i V-te

    ( PJESA E PARE )

    " A mund tė ndodhin vallė nė Europėn e sotme, nė historinė tonė bashkėkohore, pėrvoja e fate aq verbues, aq tė pasur, dramatikė e plot tė papritura si jeta e atij njeriu ?... Me njė fėmijėri ala - Nabukov e"rini tė artė",shoqėruar me shumė vite studimesh, tė cilat, mė pas kultivuan tek ai nje shpirt e karakter tė fortė, tė aftė pėr t'u bėrė ballė situatave nga me tė komplikuara, pėrfshirė edhe kampet staliniste tė punės "ala - Solxhenicin "...

    Eric FAYE

    "Mondes effacés " ( Souvenirs d' un européen ) Editions JC Lattés. 1998



    PERKTHYESI I NDALUAR

    Kur, nė vitin 1970, u mėsua se romani i Ismail Kadaresė Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, qe botuar nė Francė, ngjarja bėri sensacion tė bujshėm jo vetėm nė qarqet intelektuale, studentėt, lexuesit e rregullt e tė pasionuar tė librave letrarė, por edhe tek shumė njerėz tė thjeshtė.

    Tė kam thenė, ai ėshtė njė roman i madh ! - mė thosh plot emfazė, shoku im i fakultetit, frankofili P.S. Ai ka brenda tij atmosferėn e tragjedive tė Shekspirit e frymėn drithėruese tė librave tė Kafkės. Ke pėr tė parė! Jehona e tij jashtė nuk do tė jetė e pakėt...

    Lajmi i publikimit nga Albin Michel, njė nga mė tė njohurat e mė prestigjozet shtėpi botuese franceze, u bė i njohur nėpėrmjet sė pėrjavėshmes letrare Drita. Njoftimi, edhe pse i shkurtėr e pa hollėsira, u komentua nė menyra nga mė tė ndryshmet. Ndėrkohė, kritika letrare mbajti qendrim pothuajse tė heshtur, ndėrsa shtypi i pėrditshėm nxitoi t'a cilėsonte atė, si afirmim tė artit socialist jashtė vendit. Pėr shumė intelektualė, botimi i romanit tė Kadaresė, atje larg, nė Qytetin e Dritave, ( si dhe fakti qė, mė sė fundi, nė Europė do tė lexohej edhe njė shkrimtar shqiptar ), zgjoi ndjenja krenarie nacionale.

    Pėr individė tė tjerė, lajmi nė fjalė u shoqėrua me mendimin ngushėllues se, botimi i librit nė Paris, tek e fundit, do t'i kujtonte botės se Shqipėria qe endé gjallė e se traditat e vyera letrare, s'kishin marrė fund. Disa, siē ish rasti ynė, ( njė grup prej tre-katėr studentėsh ), uronim e luteshim qė mesazhi i ngjarjes nė fjalė, tė ish krejt tjeter.

    - O zot ! - thosh S.Y nga Shkodra - Ndofta, ky lajm ėshtė njė ogur i mirė ! Jo vetėm pėr letėrsinė, por edhe pėr jetėn tonė!.

    Nė fakt, mendja jonė, punonte gjetkė. Na vinte mirė tė supozonim se, ndofta, botimi i romanit mund tė qe njė sinjal hapje nė mos ndaj Perendimit nė tėrėsi, tė paktėn ndaj Francės. ( Pėr fat, Enveri nuk qe formuar, ashtu si shumė drejtues komunistė tė Lindjes nė atdheun e Stalinit, por pikėrisht nė Francė, ku edhe kish kaluar disa vite tė rinisė. Ish ajo arsyeja pse, shpesh, nė raporte e fjalime atij i pėlqente tė pėrdorte, fjalė e ekspresione nga gjuha e atij vendi )

    Ndėrkohė, ndofta qe pėr t'u habitur por, aso kohe, askujt nuk i ra ndėrmend tė pyeste se cili qe pėrkthyesi i Gjeneralit...nė frengjisht. Vetėm tek ca studentė tė letėrsisė, interesimi pėr tė mėsuar rreth pėrkthyesit tė panjohur tė Kadaresė, ish shfaqur nė formė insistuese. Dhe arsyeja qe e thjeshtė. Nė tė nuk zihej nė gojė se kush qe pėrkthyesi i romanit. Cili pra, e kish ēuar Kadarenė nė Paris? Zakonisht nė ēdo botim, emri i pėrkthyesit nuk mungonte. Pse, kėsaj rradhe, ai ish anonim ?! Pyetjeve tė tilla kembėngulėse, pedagogu i Letėrsisė sė Realizmit Socialist, i'u pėrgjegj duke ngritur supet e duke thenė se, nuk dinte absolutisht asgjė...

    Megjithatė, misteri, u zbulua shpejt.

    Njė asistent-pedagog i frengjishtes, gjatė njė bisede intime me ca studentė, kish treguar diēka shkurt e shkarazi, rreth emrit e biografisė sė pėrkthyesit nė fjalė. Fjala, pastaj qe hapur nė gjithė fakultetin po aq shpejt sa edhe reagimi nga dekanati. Sipas sekretarit tė rinisė tė kursit tonė, i cili provokoi edhe njė mbledhje tė posaēme pėr sqarim politik, pėrkthyesi i Kadaresė qe dikush tė cilit nuk i'a vlente t'i a zije emrin nė gojė. Shkurt, njė person, i cili kish qenė i denuar me burg pėr ēėshtje politike. E, mė keq akoma, pinjoll i Vrionasve…

    ( Njė familje e pasur beratase, emri i sė cilės na ish fiksuar nė mend qysh nė vegjėli, atėhere kur nė tekstet shkollore tė historisė kishim mėsuar se bejlerėt vrionas ishin gjakpirės e shtypės; shkurt, ndėr pėrfaqėsuesit mė tipikė tė feudalizmit shqiptar )

    Mbas 8 vjetesh, nė Francė do botohej romani i dytė i Kadaresė.

    Lajmin e dha pėrsėri gazeta Drita. Shkurt e pa hollėsi. Por, kėsaj rradhe, e veēanta ish se informacioni shoqėrohej me njė foto tė kopertinės sė botimit nė frengjisht. Ne krye tė saj, me gėrma goxha tė medha qe shkruar emri i autorit, shoqėruar me titullin e romanit nė frengjisht: Le Grand Hiver ( Dimri i madh ). Pak mė poshtė, me shkronja mė tė vogla, shėnohej: Traduit en franēais par Jusuf Vrioni ( Pėrkthyer nė frengjisht nga Jusuf Vrioni ). Nė fund tė kopertinės, lexohej emri i shtėpisė botuese: Fayard.

    Qe pėr herė tė parė qė lexuesi shqiptar, mėsonte prej njė gazete tė kontrolluar rreptėsisht nga Partia, emrin e pėrkthyesit anonim tė Kadaresė. Por, si qe e mundur qė ai emėr i ndaluar tė bėhej publik? Mos qe thjesht njė gabim? Bie fjala, njė lajthitje e kryeredaktorit? Apo, neglixhencė e redaktorit-dezhurn nė shtypshkronjė ose nxitim nė xingografi ? Apo asnjėra, as tjetra...

    Mendja tė shtynte tė fantazoje dhe plot gjėra tė tjera.

    ( Po sikur, ai gjest, tė ish njė harresė e qėllimeshme pėr rehabilitimin e tij ?!.. ( Ndėrkohė qė, nė rrethe tė ngushta qe marrė vesh se, Jusuf Vrioni ish pėrkthyesi kryesor i fjalimeve tė Enver Hoxhės e materialeve tė tė PPSH nė frengjisht ).

    Por, siē u mėsua mė pas, hamendja e mėsipėrme, s'qendronte. Nė fakt, gabimin e rendė, e kish bėrė redaktori-dezhurn i gazetės, i cili nuk e kish parė fare pllakėn e xingos ku qe stampuar fotoja sė bashku me emrin e Vrionit. Natyrisht, masat e marra ndaj tij, qenė tė rrepta e, skandali u pėrfol gjer nė instancat mė tė larta tė Partisė.

    Do kalonin dhe shumė vjet tė tjerė, atėhere kur vargu i librave tė Kadaresė pėrkthyer nė frengjisht do tė shtohej, qė emri fantazmė i Jusuf Vrionit tė bėhej i njohur. Natyrisht, bėhej fjalė vetėm pėr disa rrethe tė caktuara, sepse zyrtarisht, ai mbetej vazhdimisht i ēensuruar dhe, e drejta e publikimit tė emrit, jo vetėm qė nuk i njihej, por ish absolutisht e ndaluar.

    ... Njė ditė tetori tė vitit 1980, njė koleg gazetar, i cili gjatė njė shėrbimi kish udhėtuar me sekretarin e propagandes tė Komitetit tė Partisė, me tregoi se kish dėgjuar njė bisedė sekrete rreth Jusuf Vrionit. Pak a shumė, ngjarja pėr tė cilėn qe folur, ishte kjo:

    Njė zyrtar i KQ tė Partisė, e kish thirrur atė nė njė takim tė veēantė e i kish dorėzuar njė egzemplar tė librit Hrushovianet, botuar nė frengjisht. Fillimisht, Jusuf Vrioni i befasuar nga takimi i papritur me tė, nuk e kish fshehur shqetesimin. Hape, hape! Shih shenimin nė faqen e parė !, i kish thenė zyrtari me ton qetėsues. Me duar tė dridhura, Vrioni kish ngritur kopertinėn. Nė faqen e parė tė librit, me vetė autografin e tij, Enver Hoxha e pėrgėzonte atė, personalisht, pėr punėn e bėrė si pėrkthyes ...

    Tregimi i kolegut, krahas ndjenjės sė habisė, mė gėzoi. Sė pari, sepse pėr aftėsitė e Vrionit si pėrkthyes, kisha dėgjuar tė diskutohej e tė flitej. E, pėrveē kėsaj, personalisht gjykoja se, puna e tij pėr pėrkthimin e krijimtarisė sė Kadaresė ish me vlera tė mėdha, veēanėrisht pėr njohjen e letėrsisė shqipe jashtė vendit.

    E, sė fundi, duke njohur orgjinėn e tij sociale si dhe faktin qė kish qenė i denuar politik, shpresoja se, nė njė farė mėnyre, ai gjest klemence i diktatorit mund tė qe edhe njė lloj sinjali nė zbutjen e luftės sė klasave. Ndoshta, njė shikim me sy tjetėr, mė tolerant, ndaj atyre pak intelektualeve me biografi tė keqe, tė cilėt, edhe pse tė dėrrmuar nga vitet e kaluara nė burgje, bėnin punėn e Jusuf Vrionit, pra, pėrkthenin pėr tė nxjerrė bukėn e gojės.

    JUSUF VRIONI RREFEHET...

    Ēuditėrisht, dhe mbas rėnjes sė komunizmit nė Shqipėri, heshtja rreth pėrkthyesit tė Kadaresė vazhdoi. Pėr publikun e gjerė, misteri Vrioni, vazhdoi tė mbetej i pa zbuluar. Edhe pse nė shtypin pluralist tė kohės, subjektet, ngjarjet e kujtimet rreth personazheve tė ndaluara tė epokės totalitare zinin faqe tė tėra, fantazma Vrioni, nuk kish arritur tė hynte dot nė sensacionet e Rubrikave Speciale. Do tė kalonin endé mjaft vite tė tjera qė, ustai i pėrkthimit tė shqipes nė gjuhėn e Molierit, tė vendoste tė fliste vetė, pėr tė rrėfyer kulisat e jetės sė tij. Po, kjo s'do tė ndodhte nė Shqipėri, por jashtė saj, nė Francė.

    Maj 1998.

    Isha nė librarinė Mollat tė Bordosė, kur, ( siē mė qe bėrė refleks i vazhdueshem ), po u hidhja njė sy kalimthi, botimeve tė reja nga ish-vendet komuniste tė Lindjes. Shikimi im, kaloi shkarazi mbi njė varg titujsh e, pastaj, ndali i shokuar mbi njėrin prej tyre. A ish vallė e vėrtetė ajo qė kisha para sysh ?

    Po !

    Fantazma Vrioni, mė sė fundi, kish vendosur tė rrėfehej ? !...

    Nė duar mbaja librin e tij me kujtime. 1) Mbi 300 faqe nė frengjisht. Nė to qe shkruar historia pasionante e njė shqiptari, i cili pat pėrjetuar tallazet e Europės bashkėkohore. Jeta e njė njeriu, aktor e viktimė e njė drame rrenqethėse tė zhvilluar nė vendin kampion tė totalitarizmit. Nė moshėn mbi 80 vjeē, Jusuf Vrioni, kish vendosur tė rrėfehej. T'i jepte pėrfundimisht pėrgjigje, misterit tė jetės sė tij plot peripeci e tė papritura .

    Pėr kėtė, me sa dukej, sebep pėr botimin e kujtimeve tė tij nė Francė, qe bėrė Eric Faye. Intelektual, publicist e shkrimtar i njohur parizien:

    Nė prillin e 1990 - ės, teksa ndodhesha nė Tiranė pėr njė seri intervistash me Ismail Kadarenė, mė prezantuan me pėrkthyesin e tij, njė "djalosh" 75 vjeēar. Gjatė takimit tonė, nė kafén e hotel Dajtit ndjeva menjėherė se kisha tė bėja me njė njeri, historia e jetės tė sė cilit, qe krejt e veēantė. (... ) Me kalimin e kohės, mes nesh lindi njė miqėsi e sinqertė dhe e thellė. Kėshtu qė, kur J.Vrioni mė propozoi t'a ndihmoja nė sistemimin e dorėshkrimeve me kujtime nga jeta e tij, nuk hezitova fare por iu vura punės me shumė dėshirė.

    Duke hedhur nė letėr kujtimet e tij, shpesh pyesja vehten: A mund tė ndodhin vallė nė Europėn e sotme, nė historinė tonė bashkėkohore, pėrvoja e fate njerėzorė, aq verbues, tė pasur, dramatikė e plot tė papritura si jeta e atij njeriu? Me njė fėmijėri ala - Nabukov e rini tė "artė", shoqėruar nga vite studimesh tė gjatė, tė cilat mė pas kultivuan tek ai shpirt e karakter tė fortė, tė aftė pėr t'i u bėrė ballė situatave nga mė tė komplikuara, pėrfshirė edhe kampet staliniste tė punės " ala – Solxhenicin ". ( ... )

    … E, mė pas, ajo heqje zvarrė e pastaj, ngritja nė njė jetė qė ai s'e kish zgjedhur vetė, e me tė cilėn iu desh tė luftojė ditė pėr ditė, deri sa arriti tė bėhet i njohur e tė vlerėsohet, falė universit tė letėrsisė. Njė __________________________________________________ ___________________________________1) Jusuf Vrioni avec Eric Faye "Mondes effacés " ( Souvenirs d' un européen ). Editions JC Lattés. 1998

    - 2 -

    arritje kjo, tepėr e vonuar pėr ta ndjerė vehten tė lumtur, shoqėruar me plot kujtime e dhembje pėr vitet e humbura ... 1)

    Jusuf Vrioni lindi nė Korfuz mė 1916. I ati, Iliaz Vrioni, pat qenė dy herė kryeministėr i Shqipėrisė: nė qeverinė e dalė nga Kongresi i Lushnjės mė 1921 e mė pas, pak muaj para revolucionit demokratik tė Fan S.Nolit, mė 1924. Mbas triumfit tė Legalitetit, A.Zogu e emėroi Vrionin ministėr tė plotfuqishėm tė Shqipėrisė nė Paris, kėshtu qė krejt familja u instalua nė 11 bis, avenue Victor Hugo.

    Nė qytetin Lumičre, jeta e Jusufit tė vogėl 9 vjeēar, morri dimensione e hapėsira tė reja magjike. Rregjistrimi, sė bashku me vėllanė, nė liceun Janson-de-Sailly, integrimi nė shkollė e nė jetėn e Parisit, zbavitjet, lodrat me patinazh, garat sportive, leximet, pushimet nė Saint-Tropez, Bretagne e Loire, - tė gjitha kėto e benė tė zbulojė e tė pėrjetojė bukurinė e njė bote tė re, gjer atėhere krejt tė panjohur.

    Vitet kalojnė pa u kuptuar. E ja, mes argėtimeve e pasioneve rinore, papritmas, njė dramė familjare. Nė moshė 16 vjeē ai provon njė humbje mjaft tė rendė. Mė 17 mars 1932, vdes i ati. Duke qenė Grand Officier du Légion d' honneur, Vrioni pėrcillet me nderime tė veēanta. Trupi i tij varroset nė Shqipėri, ndėrkohė qė familja vendos tė qendrojė nė Paris. Plaga mbyllet shpejt e djaloshi u pėrkushtohet pasioneve tė moshės, veēanėrisht muzikės, letėrsisė e argėtimeve. Autorėt e tij tė preferuar ?...Proust, Mauriac, Montherlant, Gide. Dėfrimet ?... Nė shoqėri tė zgjedhur. Nė Villa d'Este mes orkestrave tė xhazit. Nė Hotel de Caux, ku njihet me tė famshmen Coco Chanel, stilisten dhe krijuesen e parfumit tė njohur Chanel 5, etj.

    Fundi i viteve '30, qe pėr mua diēka e mrekullueshme. Mė ndodhte shpesh tė zgjohesha nė mes tė natės e tė thoshja me vehte: O Perėndi ? Ē'mrekulli ėshtė tė jetosh kėtu !. Ato ishin edhe vitet mė tė bukura tė jetės sime... 2)

    Nė vjeshtėn e vitit 1938, ai regjistrohet nė fakultetin e drejtėsisė e shkencave politike. Ndėrkohė, atmosfera e njė lufte tė re nė Europė, ndihet pėrditė e mė e pranishme. Mars 1939. Gjermania pushton Ēekosllovakinė. Gazetat shkruajnė se, pushtimi i Shqipėrisė nga Musolini, pritet me ditė. E, vėrtet, nė 7 prill trupat italianė zbarkojnė nė plazhin e Durrėsit. Tė nesėrmen, Jusufi me vėllanė, vendosin tė kthehen nė atdhe ...

    Si pjestarė tė njė familje me emėr e mjaft influencė, ai e rrethi i tij, shihen nga italianėt me sy tė mire e, ofertat pėr t'i shėrbyer pushtetit tė ri s'mungojnė. Vėllai emėrohet me punė nė ministrine e Punėve tė Jashtme tė Mbretėrisė Italiane, e bashkė me tė nė Romė, shkon dhe Jusufi, i cili dėshiron tė vazhdojė studimet e lena pėrgjysėm nė Francė.

    Jeta nė kryeqytetin italian, duket se ėshtė vazhdimi i asaj tė Parisit. Vizita, gosti e miqėsi tė reja mes rinisė sė artė romane. Me Edda Cianon, vajzėn e Mussolinit, gjatė pushimeve nė Sestriere. Me Susanna Agnellin, nė mjediset e Albergo dei Duchi. Me Gioia Marconin, vajzėn e tė famshmit Gugleielmo Marconi, fitues i ēmimit Nobel nė fizikė. Me Luchino Viscontin, aso kohe asistent - regjisor i kineastit tė shquar francez, Jean Renoir. Me Anna Magnanin, aktoren e madhe tė kinemasė italiane...

    Ndjeja adhurim tė veēantė pėr njerėzit qė kisha njohur. Por, jeta prej paraziti nė mjedise tė tilla mondanė, natyrisht, shpesh herė mė provokonte njė ndjenjė poshtėrimi, sepse dėfrimet nė thelb, nuk mė sillnin veē kenaqėsi tė pėrciptė. Ndjeja se duhej tė merresha me diēka mė tė rendėsishme, por si, ku e qysh, nuk dija. Ajo gjendje shpirtėrore, ato mendime e vrarje ndėrgjegjje, nuk vazhduan gjatė. Njė ditė, njė mik i ngushtė, mė tha: Jusuf ! Mė fal qė po tė pyes, po ti ē'ben kėtu ? Nuk mendon se, vendi yt ėshtė tė __________________________________________________ ___________________________________1) - 2) Jusuf Vrioni avec Eric Faye. Idem

    - 3 -

    ndodhesh nė Shqipėri?. Dhe ish pikėrisht gjatė verės sė vitit 1943 qė mė sė fundi vendosa tė kthehem nė atdhe. Ndofta, atje, mund tė merresha me diēka. Bie fjala, tė botoja njė gazetė... 1)

    Vrioni, kthehet nė Tiranė duke bėrė njė jetė, siē shprehet ai, relativisht tė sigurtė, por nė njė gjendje pasiviteti pothuajse fajtore.

    Shoqėrohesha me ca miq, tė cilėt ashtu si unė, kishin studjuar jashtė e nuk ishin tė angazhuar. Takoheshim sė bashku pothuajse ēdo ditė dhe e kalonim kohėn duke diskutuar nė Tennis Club apo te Kafé Sahati, pranė xhamisė ( ... ) Ndėrkohė, nė 29 nentor 1944, qeveria partizane e formuar nė Berat, mbrriti nė Tiranė. Viti nė vazhdim, shenoi njė periudhė pritje pėr Shqipėrinė. Komunistėt nisėn tė zbatonin politikėn e " dorashkave tė kadifejta ". Ngado dukej fryma e njė farė " tolerance ".

    Megjithatė, nė prill 1945 u zhvillua njė proces i madh kundėr " kolaboracionistėve ", i cili pėrfundoi me rreth 20 egzekutime. Shumė tė tjerė, u pushkatuan nė vend, nenė akuzat se kishin denoncuar tek pushtuesit, baza apo guerrilas tė rezistencės. Ndėrkohė, doli fjala se nė fshehtėsi, Garda e Mbrojtjes sė Popullit me nė krye sekretarin organizativ tė Partisė Koēi Xoxe, kish nisur nga spastrimet... 2)

    Nė atė atmosferė frike, pritje e dyshimi, duket se e kaluara dhe orgjina familjare e tij, nuk merren parasysh. Ai, beson se nuk ben pjesė nė listat e tė dyshimteve. Bile, pėr ēudi, vetė Hysni Kapoja e thėrret nė zyrėn e tij dhe e njofton se e kishin caktuar anėtar tė komitetit sportiv tė Bashkimit tė Rinisė Antifashiste.

    Pra, nė dukje, asnjė dyshim, asgjė e rrezikeshme.

    Jusufi shkon edhe nė Boegrad me ekipin shqiptar tė tenisit. Mė pas, nis miqėsi me pjestarė tė misionit ushtarak britanik, amerikan e francez nė Tiranė. ( Njė prej tyre, oficer parashutist francez, tė cilit i kish besuar dyshimet e frikėn pėr ēka mund t'i ndodhte nė tė ardhmen, i propozoi t'a ndihmojė, duke i dhenė njė uniforme ushtarake, e duke e kaluar me anije nga porti i Durrėsit pėr nė Francė ).

    Propozimi i tij mė prishi mendjen. Nena nuk ish kundėr qė tė ikja. Bile, mė bėri gati edhe nje lloj brezi, ku kish fshehur dhjetra monedha floriri, tė cilat do ti vendosja pėrreth mezit kur tė nisesha. Ajo kembėngulte qė t'a lija Shqipėrinė, pėr t'u shpėtuar kėrcėnimeve tė cilat ndaj nesh ishin ende tė mjegullta Ne fakt, nga dita nė ditė, rreziqet po bėheshin gjithmonė e mė tė dukėshme edhe pse, akoma, gjatė verės sė vitit 1945, jetohej me euforinė e ēlirimit dhe fitores mbi armiqtė.

    Shpesh herė mendoja e i thosha vehtes se, nė se rreziku do tė shkallėzohej mė tepėr, atėhere do vendosja vėrtet pėr t'u larguar. Por, ndėrkohė, mendime tė tjera, mė kurajoze e mė dinjitoze, mė mbanin qė tė mos nxitesha pėr t'a marrė atė vendim. Gjykoja se, ndofta kish ardhur momenti qė ne, tė rinjtė e kategorisė sime sociale, duhej tė merrnim mbi vehte riskun pėr krijimin e njė lėvizje tė vėrtetė demokratike ...

    Por, sikur ai oficeri francez i quajtur Cochet, tė m'a kish bėrė propozimin pėr arratisje dy muaj mė pas, atėhere kur unė kisha hequr dorė nga shumė iluzione, ndofta do tė kisha ikur njė orė e mė parė. Por, hė pėr hė, mendoja tė qendroja. Po, pėrse ? Pėr tė organizuar njė lėvizje demokratike ? Shumė ishin ata qė e endėrronin diēka tė tillė, po askush s'qe i gatshėm tė merrte mbi vehte rrezikun pėr t'i u futur asaj pune. (...)

    Askujt s'mund t'i zije besė! Qoftė dhe njė fjalė e vetme tė ēonte drejt trikėmbė! Sigurisht, unė isha nė dijeni tė njė lloj rezistence pasive. Por, aso kohe, nė Shqipėri njė Saharov, as qė mund tė imagjinohej. Ai do tė eleminohej nė vend sapo tė niste shqiptimin e frazave tė para " subersive "... 3)

    Nė fakt, egzistenca e njė farė opozite u bė evidente gjatė zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945. Personalitete tė tilla si, Suad Asllani, Balthazar Beusi, Gjergj Kokoshi e intelektualė tė tjerė, tentuan tė konkurojnė pėr tė formuar njė opozitė serioze. Pėr atė qėllim, me anė tė njė momerandumi, u vunė nė dijeni edhe vėzhguesit e huaj e pėrfaqėsuesit e shtypit __________________________________________________ ____________________

    1) - 2) –3) Jusuf Vrioni avec Eric Faye. Idem.

    - 4 -

    perėndimor. I pėrkthyer dhe i redaktuar nga J.Vrioni, materiali pasqyronte gjendjen nė vend e bente thirrje pėr verifikimin e saktesinė e zgjedhjeve.

    Memorandumi, kėrkonte gjithashtu tė bėheshin sondazhe nė se nė vend egzistonin edhe opinione tė ndryshme nga ato tė Frontit Antifashist, si edhe cilat qenė arsyet pse ato nuk ishin paraqitur gjatė fushatės elektorale. Gjithashtu, nė tė kėrkohej tė hidhej dritė edhe mbi rolin e Partisė Komuniste nė Shqipėri, ( e cila, gjer atėhere, nuk qe deklaruar haptaz ) e bėhej thirrje pėr tė vėzhguar mashtrimet, kėrcenimet e shkeljet flagrante tė tė drejtave tė njeriut.

    PARADHOMA E VDEKJES

    Ishte e shtuna e 13 shtatorit 1947 kur, dy punonjės tė Sigurimit e thirren teksa po priste dikė, aty ku sot ngrihet monumenti i Skenderbeut:

    - Ti je, Jusuf Vrioni ? Hajde me ne ! Kemi ca pyetje pėr tė bėrė !.

    Kėto ishin edhe fjalėt e para tė kalvarit tė gjatė e tė mundueshem qė do tė zgjaste pėr shumė e shume vite. E shtynė brenda nė njė jeep dhe e ēuan nė qelitė e nenėdheshme tė Burgut tė Vjetėr.

    Pėrse e kishin arrestuar ?

    Ē'kish bėrė ?

    Askush s'i jepte shpjegime. Heshtje. Errėsirė. Pastaj klithma e britma. Mė tej, dikė po torturonin. Nė qelinė e ftohtė ku e kishin rrasur, ndodheshin edhe pesė tė arrestuar tė tjerė. Ata, kishin kaluar me kohė nė sallen e torturave ose, nė atė qė quhej ndryshe, mbajtja e proces - verbalit para kalimit nė procesin gjyqėsor.

    I trour nga tensioni e ankthi, Vrionit s'i mbetet veē tė qetesojė vetvehten duke sjellė para syve imazhin e nenės, e cila s'e di ende qė e kanė arrestuar. Pastaj, tė kujtojė tė kaluarėn, vitet e rinisė. Te atin e vdekur prej kohėsh. Vellanė e motren tė mbetur nė Perendim. Por, edhe miq tė tjerė, padyshim. Nė mend i vijnė mė pas, si nė film, vendet ku kish kaluar pjesė tė jetes: Parisin, Romėn, Londrėn, Beratin, Korfuzin e vegjėlisė ...

    Paradhoma e vdekjes.

    Kėshtu e quan J.Vrioni qelinė e tij.

    Aty, ku e mbajnė tė lidhur ditė e natė me zinxhirė dhe, e torturojnė mizorisht.

    Kur erdhi rradha e seancės sė pyetjeve, fillimisht kembėngula se nuk dija gjė. Atėhere, filluan sharjet me fjalėt mė tė ndyra, shoqėruar me shuplaka, grushta e shqelma nė pjesėt mė delikate tė trupit. Pastaj metodat e torturės u ndryshuan. Nisėn tė mė godasin me ēomangė, vazhduan me elektroshok e pėrfunduan duke mė shtrirė mbi njė bangė tė quajtur " jeleku ". Ajo lloj torture, niste me lidhjen e duarve e kembėve e kalimin mes tyre tė njė trari. Pastaj, nė atė pozicion tė kryqėzuar, pa pasur mundėsi pėr mbrojtjen mė tė vogėl, fillonin goditjet me shkopinj para e mbrapa, duke kėrkuar qė tė rrėfeja. Atė metodė torture m'a benin gjashtė herė nė javė.

    ( ... ) Por, mė ēnjerėzoret, ishin ato 15 ditė e 15 netė, kur mė varėn nga duart nė tavanin e qelisė, duke mė hedhur rreth qafės 30 a 35 kg. zinxhirė. Nuk kisha ku tė mbahesha. Dyshemenė, arrija t'a prekja vetėm me gishtat e kembėve. Ēdo gjė qe llogaritur qė tė mos mbėshtetesha diku. Pyetjet qė mė benin, ishin mė tepėr nė drejtim tė misioneve ushtarake angleze e amerikane si edhe rreth marrėdhenjeve qė kisha pasur me personelin e tyre.

    Donin tė dinin se ēfarė informacionesh u kisha dhenė. Pastaj, mundoheshin tė provonin e tė faktonin veprimtarinė time politike gjatė tė ashtuquajturave zgjedhje " demokratike". Me kė isha takuar?Kush qene anėtarėt e grupit tonė " armiqėsor" ? Cili qe qėllimi i mbledhjeve tona?... Unė mohoja, duke pranuar vetėm njė gjė: qėllimi ynė ish tė formonim njė opozitė legale sipas neneve tė parashikuara nga Ligji Elektoral.

    ( ... ) Hetimet, vazhduan nga shtatori gjer nė nentor e pastaj, mė transferuan nė njė qeli tjetėr. Aty pranė, ngjitur me mua, lengonte shkrimtari Mitrush Kuteli, i cili herė pas here, mė recitonte me zė tė ulėt vargje nga poema e tij "Kosova". 1)

    Mbas shkurtit tė vitit 1948, pėr Vrionin nis periudha e izolimit tė plotė, e cila zgjat 27 muaj. Nė njė qeli, tė quajtur, ajo e Koēi Xoxes, ai vendos t'i japė fund gjithėēkaje:

    Pikėrisht, nė atė qeli, provova t'i jap fund jetės duke prerė venat. Por, i vetmi mjet me tė cilin mund t'a bėja atė, ishin tokėzat e buta metalike tė pantoflave tė mia. Kėshtu qė tentativa nuk dha rezultate. ( Shenjat e prerjes, megjithatė, i kam dhe sot e kėsaj dite mbi kyēe). Gardianėt ndėrhynė shpejt e mė fashuan duart, ndėrsa doktori tha se, s' kish ndonjė rrezik pėr jetėn. Megjithatė, ai dha porosi qė survejimi ndaj meje tė forcohej dhe mė tepėr... 2)

    Me sentencėn e 29 qershorit 1950, Vrioni u denua me 15 vjet burg, i akuzuar si agjent i sherbimeve tė huaja sekrete.

    ... Vizita e parė nė burg, 34 muaj mbas arrestimit, qe ajo e nenės. E gjora, nenė ! ... Qė pėrtej hekurave, mundohej t'a mbante vehten. Por, sytė i kish mbushur plot lotė. Ashtu si dhe unė nga ana tjetėr. Mė pyeti pėr shendetin e pastaj mė foli pėr vehten, pėr gjithė ē'kish hequr mbas arrestimit tim. Fillimisht e kishin dėbuar nga Tirana dhe kish mundur tė strehoej te ca kushėrinj nė Durrės. Por, edhe aty, s'e kishin lenė tė qetė. E kishin ēuar nė fshatrat e Fierit, ku jetonte nė njė kasolle. Pa tavan e dysheme. Direkt e mbi argjil ... 3)

    E pastaj, vijojnė, vitet e tmerrshme nėpėr burgjet shqiptare.Vuajtje, punė e detyruar, poshtėrime e fyrje. Takime me tė burgosur, njerėz tė njohur, intelektualė tė shquar. Me Fiqri Llagamin, Arshi Pipėn, Suad Asllanin e dhjetra e dhjetra tė tjerė, tė cilėt lengonin nė ferr. Nė verėn e vitit 1952 e transferojnė nė Burrel. Aty, nė kampin skėterrė e mbajnė tri vjet. Udha e Golgotės vazhdon pastaj nėpėr gulagė tė tjerė. Nė Berat, Rinas, Shtyllas e Radostine, aty ku mijra e mijra tė burgosur, punonin nė kushte ēnjerėzore.

    E, sė fundi, mė 3 dhjetor 1959, mbas 12 vjetėsh burg, vjen dita e lirimit...
    J.Vrioni- PJESA E DYTE )

    PJESA E DYTE )



    PERKTHIME, PERKTHIME ...

    ... Po tani? - pyet vetvehten, J.Vrioni - Ē'do bėhet tani me mua ?.

    I instaluar, bashkė me t'ėmen, nė njė fshat tė Fierit e me 43 vjet mbi kurriz, ai pėrjeton njė tjetėr burg tė dytė. Njerėzit pėrreth e shohin me urrejtje e dyshim. Arsyeja? Ai ka qenė nė burg, ndėrsa familja e tij qe armike. O Perėndi ? Si mund tė shpėtonte nga ajo skėterrė? Tė shkonte diku, nė njė vend tjetėr ku njerėzit tė mos t'a shihnin me pėrbuzje e dyshim?! Pėr shembėll, pse tė mos shkonte pėrsėri nė Tiranė ? Aty, mund tė gjente edhe ndonjė punė ...

    Dhe ja, duket se njė dritėz optimzmi ringjallet e, shpresa pėr njė jete normale rikthehet kur, fare rastėsisht, nė plazhin e Durrėsit, ai njihet me njė vajzė tė re e tė kendėshme. Ajo quhej Agi dhe, fati do t'a sillte qė tė bėhej gruaja e tij e ardhėshme.

    Tashmė, i lidhur me Agin, unė kisha njė arsye mė tepėr tė mendoja pėr transferimin tim nė Tiranė. Pastaj, aty, tė merresha me diēka. Ndofta, me pėrkthime... Gjatė udhėtimeve tė shpeshta nė kryeqytet isha njohur dhe me disa persona, tė cilėt mė kishin propozuar tė pėrktheja tekste historike e letrare. Nė fakt, pak kohė mbas daljes nga burgu, kisha nisur tė provoja pėrkthimin e poezive tė Migjenit, mė tepėr pėr qejf se sa pėr tė provuar aftėsitė e mia. Mė pas, kish qenė pikėrisht kunati i Migjenit, Skender Luarasi, i cili mbasi mėsoi se unė kisha studjuar nė Francė, mė rekomandoi pėrkthimin e tij tė plotė. Ai qe edhe pėrkthimi im i parė letrar edhe pse nuk pati fatin tė botohej...

    Edhe Petro Marko kish shumė dėshirė t'i pėrktheja njė roman. Petroja, ashtu si unė, kish qenė nė burg, por qe " rihabilituar " e shihej me sy tė mirė nga autoritetet. Pak mė vonė, historiani Kristo Frashėri mė propozoi t'i pėrktheja njė "Histori tė Shqipėrisė", autor i sė cilės qe ai vetė. Mė pas mė angazhuan nė Shtėpinė Botuese, pėr pėrkthimin e pėrmbledhjes me novela "Kenga dhe pushka" tė Dh. Shuteriqit.

    Kėshtu, pėr vetė rrethanat e kushtet nė tė cilat ndodhesha, punėn e pėrkthyesit e shihja si tė vetmen mundėsi pėr tė jetuar. 1)

    Pas ca muajsh, martesa me Agin, e cila banonte familjarisht nė kryeqytet, i hap dritėn jeshile, pėr t'u pasaportizuar nė Tiranė.

    Pikėrisht, gjatė asaj kohe, pra aty rreth vitit 1963, mė lindi ideja tė pėrktheja romanin Gjenerali i ushtrisė sė vdekur. Pėr atė libėr, kisha lexuar njė artikull shkruar nga Javer Malo, tė cilin unė e ēmoja si gazetar. Sipas tij, ai ishte i vetmi roman i kohės, i cili mund tė ngjallte ndonjė interes tė mundėshėm pėr lexuesit e huaj. T'a konstatoje e t'a shkruaje atė mendim publikisht, padyshim qė ish njė gjest mjaft kurajoz. Kėshtu, mendova t'i futesha punės, pėr pėrkthimin e tij.

    Atėhere, unė nuk e njihja fare Ismail Kadarenė, edhe pse ai kish krijuar njė farė emri. Si shumė tė rinj, edhe Agi, ishte admiruese e atij autori. Ajo, bile, mė kish bėrė dhuratė edhe njė pėrmbledhje tė tij me poezi, tė titulluar Shekulli im. Aso kohe, kish njerėz qė thoshin se Kadareja qe njė Hemiguej i dytė, tė nisur ndofta nga fakti se ai kish preferencė tė veēantė pėr atė autor, e kish pėrkthyer nė shqip edhe novelėn e tij Plaku dhe deti. 2)

    Para se tė niste pėrkthimin e romanit ai u takua me Kadarenė dhe i foli pėr projektin. Ismaili, s'mungoi tė shfaqte kenaqėsinė e tij tė madhe. Aso kohe, ai nuk e kish famėn e prestigjin e sotėm, por qe thjesht njė autor i cili pėlqehej pėr frymėn e re qė sillte nė poezi. Shumė e vleresonin pėr stilin orgjinal e, ca tė tjerė, pėr devijimin nga realizmi socialist. Sa pėr Vrionin, ai qe thjesht njė adhurues i Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur. Pėr tė, ai roman, kish diēka krejt tė veēantė: s'ngjante aspak me librat e tjerė qė botoheshin nė Shqipėri.

    Nė kėtė kontekst, ėshtė interesante tė mėsojmė se cilat qenė pėrshtypjet e para tė Kadaresė, pėr Jusuf Vrionin. Nė njė nga librat e tij, ai e pėrshkruan kėshtu, njohjen me tė:

    ... Ajo qė pa dyshim mė befasoi nė takimin e parė me pėrkthyesin tim Jusuf Vrioni, ish jo vetėm eleganca e tij, nostalgjia pėr Francėn e talenti i veēantė, por edhe 12 vjetėt qė ai kish vuajtur nėpėr burgjet e llagėmet komuniste. Njohja jonė u bė nė fillim tė viteve '60. Shkova nė dhomėn e vogėl, ku ai jetonte pėrkohėsisht me tė fejuarėn, pėr tė parė kapitullin e parė tė " Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur " tė cilin ai kish nisur t'a pėrkthente pa ndonjė shpresė pėr botim.

    Atehere, unė s'dija frengjisht, por lexoja pak anglisht. Duke parė pėrkthimin nga i cili, unė, natyrisht, nuk kuptoja asgjė, pyeta vehten nė se ai kish mundur t'a mbante vallė tė gjallė nė vetvehte gjuhėn frenge, pas gjithė atyre qė kish hequr nėpėr hapsanat e errėta, transhetė e telat me gjemba. E ardhmja tregoi se, ai, prej saj jo vetėm qė s'kish humbur asgjė, por pėrkundrazi, mes baltės e pisllėkut, frengjishtja e tij e __________________________________________________ ________________________1) 1- 2) Jusuf Vrioni avec Eric Faye. Idem

    - 2 -

    lėmuar prej vuajtjeve, qe bėrė edhe mė fine e mė e pėrkryer... 1)

    Mbas shumė sorollatjesh e hezitimesh, mė nė fund, libri tashmė i pėrkthyer, u botua mė 1967. Me pas, fati e solli qė ai tė dėrgohej jashtė sė bashku me ca libra tė tjerė, tė cilėt aso kohe ishin botuar nė Tiranė.

    Njė ditė, Helena, gruaja e Ismailit, mė tha se kishin takuar njė akademik francez qe e kish pėlqyer shumė pėrkthimin tim. Mė vonė, mėsova se Gjenerali i ushtrisė sė vdekur do tė botohej nga njė shtėpi botuese franceze e quajtur Albin Michel ... 2)

    Botimi i romanit nė Francė qe njė sukses i madh. Pėr Jusuf Vrionin hapej kėshtu rruga qė pėrkthimi tė bėhej jo vetėm mjet mbijetese, por edhe profesion, paēka se emri mbetej vazhdimisht anonim. Mbas botimit tė romanit nė Francė, Kadare ndėrhyu tek Fadil Paērami, ( nė atė kohė sekretar i Komitetit tė Partisė tė rrethit tė Tiranės ) e pas kėsaj, Jusufi mundi tė gjejė njė vend pune nė shtėpinė botuese Naim Frashėri.

    Ish pikėrisht nė atė periudhė, pra nė vitin 1966, gjatė punimeve tė Kongresit tė V - tė tė PPSH, qė unė nisa pėrkthimin e teksteve politike. ( ... ) Materiali i parė qė mė dhanė qe raporti qė Enver Hoxha do tė mbante para kongresit. 3)

    Pėrkthimet e materialeve politike, bėhen objekti i vetėm i punės sė tij intensive. Duke filluar nga raportet e fjalimet e E.Hoxhės, buletinet e Komitetit Qendror, dhjetra e dhjetra materiale tė tjera tė Partisė, e gjer tek Veprat e librat e ndryshme tė diktatorit …

    ... Pėr ēdo tekst zyrtar isha vigjilent gjer nė kopjen e fundit tė pėrkthimit. Korrigjoja, korrigjoja e pėrsėri korrigjoja. Kjo punė zgjati pėr pothuajse 20 vjet. Por, ajo, qe vetėm njė anė e medaljes. ( ... ) Nė kuadrin e punės qė bėja nė Shtėpinė Botuese Naim Frashėri (e cila mė vonė u pagėzua nė 8 nentori ), pėrktheva vetėm romanet "Dimri i madh " e "Ura me tri harqe". Pėrsa i pėrket veprave tė tjera, ato i kam pėrkthyer tė gjitha jashtė orarit zyrtar. Ēdo mbremje, ulesha nė tavolinėn time pranė dritares, nė njė dhomė tė vogėl nė katin e parė tė shtėpisė, e cila pėr njė farė kohe pat qenė e djalit. Me tekstin nė shqip nga njera anė e, makinėn, nga ana tjetėr...

    Qė nga viti 1963 e gjer para pak kohėsh, kam punuar me tė njejtėn makinė shkrimi, tė cilėn m'a kish dėrguar dajo Xhemili nga Italia. E shtrenjta makinė, shoqja ime besnike!... E ndjej qė duhet t'i bėj homazhe asaj makine tė markės Triumph, me tė cilėn isha lidhur fort, ashtu si dikur me lopatėn me tė cilėn punoja nėpėr kampet e burgjet e mia. Bashkė me tė bėra " karrierė" e, ish falė saj qė lexuesit frankofonė mundėn tė lexojnė "Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur" e shumė vepra tė tjera tė Kadaresė.

    Asnjėherė, ajo s'mė la nė mes tė rrugės. Pėr besnikėrinė e saj, ruaj gjithmonė njė ndjenjė tė thellė mirėnjohje ose, mė saktė, njė sentiment tė veēantė dashurie. Tė gjithė, bile edhe mė ekspertėt nė daktilografi, thoshin se ajo qe shumė mė superiore se tė tjerat, si nė lehtėsinė ashtu dhe nė butėsinė e shtypjes. Habiteshin me ndjejshmėrinė nė goditjen e gėrmave; nga qe ajo i pėrgjigjej me besnikėri edhe kontaktit mė tė lehtė, pa i ngatėrruar kurrė shkronjat. Edhe kthimi i karelit bėhej me lehtėsi. Kėshtu, nėpėr vite e nė ēdo situatė, ajo u bė jo vetem shoqja por edhe artizanija e egzistencės sime ... 4)

    Por, puna nė Shtėpinė Botuese, pėr Vrionin nuk qe aq e lehtė sa dukej nė aparencė. Vėrtet, shumė njerėz e respektonin, po kish edhe qė e shihnin shtrembėr. Ndėr ta, disa benin punėn e informatorėve tė Sigurimit. Kolektivi ku punonte, kėshillohej herė pas here qė tė mos i bente shoqėri, e tė mos harronte kurrė orgjinėn e tij klasore si edhe tė kaluarėn, si ish i burgosur politik. E, Vrioni s'harron tė tregojė pėr takimet me shefin e administratės, ish-gazetar i njė njė reviste ushtarake, i cili plot mllef, i pėrsėriste herė pas here kėrcėnimin:

    - Mos harro, se ti je armik e kėtė do t'a paguash!

    __________________________________________________ ______________________

    1) Ismail Kadare "Dialogues avec Alain Bosquet ". Editions Fayards. 1995

    2) - 3) - 4) Jusuf Vrioni avec Eric Faye. Idem

    - 3 -

    ... Gjatė periudhės qė punonte pėr pėrkthimin e materialeve tė ndryshme tė PPSH-sė, Jusuf Vrioni bashkėpunoi edhe me njė person tė quajtur Nils Andersson, njė marksist-leninist suedez, i cili merrej me botimin e pėrhapjen e Veprave tė E. Hoxhės nė botė. Nė kujtimet e tij, ky i fundit, shkruan:

    … Takimet e mia me Vrionin, gjatė pėrkthimit nė frengjisht tė Historisė sė Partisė sė Punės, ishin tė rregullta e miqėsore. Unė i vlerėsoja dhe i konsideroja ato si momente tė kendėshme diskutimi, jo vetėm pėr punėn qė benim sė bashku, por edhe mė gjerė. Por, shumė shpejt kuptova se afrimi im me tė, nuk shihej me sy tė mirė nga disa kolegė, tė cilėt shpesh mė kishin venė nė dukje se ata dyshonin pėr saktėsinė e pėrmbajtjes ideologjike tė pėrkthimeve tė tij. Sipas tyre, Vrioni, mund tė qe vėrtet njohės i pėrkryer i frengjishtes, por s'kish edukatė e formim marksist, gjė qė rrezikonte tė bente edhe gabime ideologjike. 1)

    Megjithatė, njė ditė tetori tė vitit 1980, J.Vrionit i dorėzuan njė egzemplar tė librit Hrushovianėt ku autori, pra, Enver Hoxha, me anė tė njė autografi e pėrgėzonte atė pėr punėn cilėsore si perkthyes. Ngjarja bėri bujė. Vėrtet, ai, i Madhi, i Pari, Kreu i Partisė dhe i vendit, i kish dhuruar atij njė libėr me dedikim ?!

    Natyrisht, shumė njerėz e ndjenin vehten tė fyer nga ajo "fitore" relative, e u munduan t'a kalojnė ngjarjen pa i dhenė rendėsi dhe duke e harruar. Ndėrkohė, kuptova se, pėr njerėzit e Sigurimit, fakti qe unė pėrktheja Enver Hoxhėn, nuk ndryshonte asgjė pėrsa i pėrkiste shkallės sime tė " rrezikshmėrisė". Megjithatė, viti 1980 shenoi njė farė kthese relative, ndaj gjendjes sime personale. Fakti qė, puna ime qe ēmuar aq lart, krijonte pėr mua njė atmosferė disi tė veēantė, po tė kihej parasysh orgjina familjare dhe e kaluara si i burgosur politik ... 2)

    Rehabilitimi i Vrionit u bė shkak i mjaft pėshpėritjeve nė qarqe e mjedise tė ndryshme tė shoqėrisė sė asaj kohe. Veēanėrisht nga armiqtė e tij tė betuar pėr vdekje. Dhe vėrtet, duket se, vdekja po i vinte rrotull, por nga njė drejtim tjetėr. Njė infractus i pa pritur e ēon nė buzė tė varrit, por autoritetet japin alarmin, duke ngritur gjithė mjeksinė shqiptare nė kembė.

    Partia s'e dėshironte vdekjen e tij.

    Ai, duhej tė jetonte, pėr tė vazhduar pėrkthimin e Veprave tė shokut Enver !..



    __________________________________________________ ______________________

    1) Nils Anderson "Celui par qui Kadare est arrivé ". ( Les temps modernes ). Fevrier 1996

    2) Jo vetėm gjatė viteve tė fundit, por dhe sot e kėsaj dite, lidhur me veprimtarinė e Vrionit si pėrkthyes, janė shfaqur opinione nga mė tė kundėrtat. Njė pjesė e ish -tė denuarve e persekutuarve politikė, e akuzojnė atė se i ka shėrbyer me devocion diktaturės e se, pėr rrjedhim, ai nuk ka tė drejtėn morale t'i pėrkasė sė njejtės "kategori" me ta. Njė pjesė tjetėr, e kjo ėshtė, besoj, edhe mė e madhja nė opinionin publik shqiptar, e gjykojnė si diēka normale dhe tė pa evitueshme, punėn e tij si pėrkthyes i veprave politike. Ndėrkohė, me "kategorinė" e tė parėve, ēuditėrisht, bashkohen edhe disa individė, njė pjesė e tė cilėve intelektualė tė diasporės, tė cilėt thonė se,"mėkati" mė i madh i Vrionit nuk ka qenė pėrkthimi i veprave tė Hoxhės, por ai i librave tė...Kadaresė. ( ?! ) Por, le tė ndalemi pak te gjykimi i atyre qė e akuzojnė Vrionin si "kolaboracionist" me regjimin enverist. Nė fakt, pėr tė qenė realistė, ėshtė vėshtirė tė mendosh njė qendrim tjetėr, pėr njė njeri qė pat vuajtur galerat komuniste e qė rrezikonte tė rifutej pėrsėri nė to. A mund t'a refuzonte ai njė rrugė dalje, njė menyrė adaptimi tė tillė pėr tė mbijetuar?... Sa qenė ata, tė cilėt nė atė kohė refuzonin qė kulturėn e dijet tė mos i vinin nė shėrbim tė sistemit, pikėrisht pėr tė gjetur njė status quo qė mund t'u siguronte egzistencėn e njė qetėsie relative nė shoqėrinė totalitare?... Ky qendrim i komplikuar, i imponuar nga frika, ushtrimi i dhunės, terrori e indoktrinimi sistematik, kishin pėrfshirė, ne fakt, gjithė inteligencien shqiptare tė kohės. Atėhere, si mund t'i rrezistonin atij presioni, individė tė tillė si Vrioni, tė cilėve, nė njė farė menyre, u jepej "shansi" i rrallė tė shihnin pakėz "dritė" nė tunelin e frikshėm tė jetės totalitare?... ( Shenim i autorit )



    HAPJA E " DRITES JESHILE "

    Nica, motra e tij, e cila jetonte nė Itali, e alarmuar, i shkruan njė letėr Enver Hoxhės pėr t'a lejuar qė tė kurohet pranė saj. Letra bie nė duart e Nexhmijes, e cila ėshtė e interesuar qė Vrioni tė shėrohet sa mė shpejt. Pas kėsaj, drita jeshile, hapet. Formalitetet bėhen me urgjencė. I jepet pasaporta pėr jashtė, i akordohet viza e, ai nuk u beson syve, kur avioni ulet mbi pistėn e aeroportit tė Fiumiēinos nė Romė.

    Ishte mars i vitit 1985...

    Pėrveē shmalljes me motrėn, mbas vitesh ndarje qė s'mbahen mend, pėrveē kujdesjeve e kurave pėr rikthimin e shendetit, ai ndjen t'a pushtojnė ndjenjat e nostalgjisė pėr vitet e rinisė dhe kujtimet e paharruara tė saj. Por, tashmė ai gjen njė Itali tjetėr e ndryshimet nuk i ndjellin veēse keqardhje.

    I shėruar, Jusuf Vrioni, kthehet nė atdhe ku e presin ngjarje tė reja. Enver Hoxha ka vdekur dhe drejtimin e Partisė e ka marrė Ramiz Alia. Shumė shpejt, Vrionit i duhet t’i pėrvishet punės pėr pėrkthimin e librit tė tij Enveri ynė. Mė pas, mė 1987, njė tjetėr lajm i mirė. Mbas shume hezitimesh, jepet aprovimi pėr pėrkthimin e romanit Koncert nė fund tė dimrit tė Kadaresė, i cili gjer atėhere, konsiderohej pothuajse njė libėr i ndaluar.

    E ja, pak mė vonė, ndodh mrekullia...

    Ministria e Jashtme franceze e fton nė kremtimet e 200 vjetorit tė Revolucionit Francez.

    Njė nga gjėrat e para qė bėra sapo mbrrita nė Paris, ishte tė shkoja e tė shihja vendet ku kisha kaluar vitet e mia tė rinisė, aty nė avenynė Victor Hugo. Qysh prej 50 vjetėsh, pėr mua aty fshiheshin kujtimet mė tė bukura tė jetės. Shkova nė shtėpinė ku kishim banuar e, me ndrojtje u ngjita gjer nė katin e tretė, aty ku dikur qe njė koridor i gjerė, nė faqet e tė cilit kisha bėrė kushedi sa vizatime. Ai tashmė ish transformuar e qe ndarė nė apartamente tė veēantė. Kush banonte tani aty ?... S'i rashė asnjė zileje e, meqėnse poshtė mė prisnin, zbrita shkallėt me dhembje e me sytė mbushur plot lotė... 1)

    Parisi !...

    Nostalgjia hap portat e ai vrojton, shikon, kujton.

    Ndryshe nga imazhet e femijnisė, qyteti i duket i bardhė e me mė tepėr dritė. Ndėrtesat e dikurėshme tė nxirra nga shekujt, i gjen mė tė pastra, mė tė reja, mė tė ndritėshme. Ai pėrfshihet nė jetėn e tij plot gjallėri. Takime me miq tė vjetėr. Lotė e emocione. Pritje tė ngrohta. Ndėr tė tjera edhe me Claude Durand, drejtorin e Shtėpisė Botuese Fayard...

    Pas njė viti, me 1990, e pret pėrsėri njė udhėtim tjetėr, po nė Paris. Aty takohet me Liri Begenė, kineasten e njohur me orgjinė shqiptare. Merr pjesė nė Kolokiumin Ndėrkombėtar tė Pėrkthyesve nė Arles. Pėrsėri takime plot mall. Me miq e shokė tė rinisė. E pėrsėri kthim nė Shqipėri.Vendin e gjen nė tension. Nė gjendje tė nderė. Pritet tė ndodhė diēka. Mbas gjysem shekulli shtypje, dukej se po vinte shpėrthimi. Ngjarjet precipitojnė pėr ditė. Ambasadat e huaja sulmohen e pushtohen nga mijra vetė. Me 25 shtator 1990, Ismail Kadare, kėrkon strehim politik nė Francė.

    __________________________________________________ _________________________________

    1) Jusuf Vrioni avec Eric Faye. Idem.

    - 4 -

    … Isha nė shtėpi kur dėgjova lajmin e dhenė nga radjoja. Jehona e atij veprimi ishte shumė e fortė nė mbarė vendin. Nė princip, unė e konsiderova tė drejtė vendimin e Ismailit, sepse nė atė menyrė ai distancohej nga regjimi totalitar, ndėrkohė qė diktatura vazhdonte tė ishte endé kėrcenuese. Por, pėr mendimin tim, Kadareja iku nė njė moment kur prestigji i tij personal qe mjaft i madh, jo vetėm nė letėrsi por edhe mė tepėr... 1 )

    Ngjarjet e asaj vjeshte tronditėse, ndjekin njėra-tjetrėn me vėrtik. Lejohet praktikimi i rriteve e hapen objektet fetare. Hiqen statujat e Stalinit e Leninit. Lėvizja studentore bėhet vatra e revoltės kunder regjimit komunist. Nė sheshin Skenderbej, demostruesit rrėzojnė e heqin zvarrė statujėn e Enver Hoxhės. Shqipėria flak tutje, me neveri e guxim, dyzetė e ca vjet frikė, vuajtje e terror tė pashembėllt.

    Dy - tre muaj pas ikjes sė Ismailit, nė shtėpi mė erdhėn Preē Zogaj e Pirro Misha. Mė pyetėn nė se pranoja tė paraqitesha si kandidat i Partisė Demokratike nė zgjedhjet e para pluraliste. U thashė se e vlerėsoja propozimin e tyre por s'kisha ndėmend t'i pėrkushtohesha karrierės parlamentare. Mendoja se kish edhe menyra tė tjera pėr t'i shėrbyer ngjarjeve nė zhvillim. Ndėrkohė, nė vijim tė ngjarjeve tė vitit 1991, u kooptova nė Komitetin e Mbrojtjes tė sė Drejtave tė Njeriut. 2)

    Rruga e Vrionit drejt Perendimit, tashmė ėshtė plotėsisht e lirė. Nė vjeshtėn e vitit 1990 ai merr pjesė nė manifestimin La fureur de lire, nė Paris. Mė 1993, dekorohet nga qeveria franceze me Urdhėrin e Letėrsisė e Arteve. Mė 1994, merr ēmimin Halperine Kaminsky, pėr pėrkthimet e tij nė frengjisht. E sė fundi, si pėr t'i u kthyer gjer nė detajet mė intime jetės e viteve tė shkuara, nė pranveren e vitit 1995, nė shoqėri me ambasadorin francez nė Tiranė, ben njė vizitė nė ishullin e Korfuzit, aty ku edhe kish lindur 79 vjet mė parė.

    Para tij, shpalosen pėrsėri, kujtime tė largėta.

    Ēdo gjė pėrreth ka ndryshuar.

    Pjesa mė e madhe e njerėzve tė njohur kanė vdekur.

    Ndėrsa, ai ?

    Ai ėshtė gjallė.

    I shpėtuar pėr fat e mrekulli, nga vorbullat e pėrgjakura tė kohėve.

    Por, ndėrkohė, ėshtė vonė.

    Tepėr vonė, pėr t'a ndjerė vehten, tėrėsisht e thellėsisht tė lumtur !

    ... E, megjithatė, teksa mbi gjinjtė e vegjėl e tė bardhė tė ishullit helen bie bryma ngjyrė trendafili e mengjezit e, njė varkė me vela nis tė rrėshqasė duke u pėrkundur lehtė-lehtė mbi detin vaj, ai bindet se jeta e njeriut s'ka fund dhe se, ngjarjet, kujtimet, ndjenjat e emocionet tė cilat e shoqėrojnė pėrjetėsisht atė, nuk mund t'i pėrkasin kurrė Harresės dhe Vdekjes ... 3)

    __________________________________________________ _______________________________________

    1) - 2 ) Jusuf Vrioni avec Eric Faye. Idem.

    3) Nė Francė, me tė nderuarin Vrioni, pata fatin e rrallė tė shkėmbej dy - tri letra e tė bisedoj disa herė nė telefon. Pėr herė tė fundit i telefonova pikėrisht njė muaj para vdekjes. Ish i sėmurė e tejet i lodhur, por asnjėherė pesimist. Megjithatė, teksa e uroja pėr njė shendet tė plotė e pa probleme, mė falėnderonte duke mė thėnė se nė, jetė fati e kish ndjekur ca si tepėr pėr mirė por, kėsaj rradhe me sa dukej, s'do tė qe pėrsėri me tė ... E vėrtet, pas ca kohėsh, Jusuf Vrioni dha shpirt nė moshėn 85 vjeēare. Ai vdiq tė premten e fundit tė majit 2001 nė Paris duke mbajtur endé detyrėn e ambasadorit tonė nė UNESCO. Amaneti i fundit i shqiptarit dhe intelektualit erudit, europianit tė shquar tė shekullit qė sa kaloi, njeriut qė i'a doli mbanė tė kalonte nga Sharibda nė Shilla, mjeshtrit tė talentuar tė gjuhės sė Balzakut e Bodlerit, pėrkthyesit tė madh tė Kadaresė, ish tė prehej pėrfundimisht nė vendin e tij, nė Shqipėri, aty pranė varrit tė sė emės, e cila e kish dashur aq shumė ... ( Shenim i autorit )


    POST-SKRIPTUM PER DIKTATUREN

    POST-SKRIPTUM PER DIKTATUREN

    (Dy fjale per lexuesit)



    ...Libri "Post-scriptum per diktaturen"shkruar nga Vasil Qesari, me ra fare rastesisht ne dore. Ishim duke pire kafe ne Bar-Zampolli
    kur,shoqja ime XH.J me tregoi kopertinen e tij te shtypur ne kompjuter dhe me tha: Lexoje pastaj me thuaj se si do te
    duket...Eshte shkruar per ty ,qe vuajte aq shume e qe ai regjim t'i preu enderrat qysh ne rinine e hereshme...Por, eshte shkruar
    edhe per ne, qe nuk e provuam direkt ne trup tehun e shpates se diktatures...Por,ne fund te fundit, them se ne ate sistem
    sketerre, nuk kishim ndonje ndryshim te madh nga njeri tjetri...Ju i ne qeli e torturohe ne, merrnim "ajer te paster"ne
    shetitjet e oborrit te burgut..."
    Fillimisht, kur mikja ime XH.J me rekomandoi leximin e tij, te them te drejten, propozimin e saj e prita disi me indiferentizem e pa
    kersheri. Sepse tashme kisha lexuar shume libra mbi kete teme dhe pak a shume ata ngjanin me njeri-tjetrin. Megjithate e
    mora. Ate mbas dite e gjer vone naten ra shi e une u mbylla brenda. Nuk doja te dilja se koha e keqe me trishton edhe me teper
    perbrenda....Libri rrinte aty, mbi komo. U ngrita dhe nisa te lexoj faqen e tij te pare....
    ...Kur te nesermen ne darke, pra pas njezete e kater oresh qe ai liber me kish rene ne dore, mbylla faqen e tij te fundit, ndejta per rreth gjysem ore pa folur, e zhytur ne tym duhani e trishtim perzier me emocione tronditese...Ky liber, thashe me vehte, nuk duhej te me shpetonte pa lexuar ...Ne fakt, siē thashe edhe me lart, kisha lexuar edhe libra te tjere per ate periudhe te eger e tiranike te sistemit komunist, por libri ne fjale, me solli para syve jeten time...E pastaj reflektova: Sa i nevojshem eshte nje dokument - esse i tille per Historine, per ne e, sidomos, per femijet tane e brezat qe do te vijne.
    Ishte pikerisht ne keto "ujra" mbresash, reflektimesh, kthimesh prapa ne kujtime qe fola me disa antare te kryesise e te Keshillit
    Kombetar te LSHB-se, te cilet shfaqen interesim per t'a lexuar. Atehere, per t'a lehtesuar kete pune e per te bere publike pjese te
    ketij libri, i shkrova autorit. Pra, eshte kenaqesi per mua qe nene patronazhin e Lidhjes Shqiptare ne Bote te bej publike ne disa
    prej "listave shqiptare ne internet", librin dokument-esse ( 2000 ), shkruar nga Vasil QESARI ( aktualisht reporer ne
    France 3 Televizion ). Duke ndermarre kete nisme, te cilen lexuesit e bashkatdhetaret tane kudo qe ndodhen, urojme t'a
    vleresojne, patem per qellim te bejme publik nje liber i cili, mendojme se ka vlera e perben "nje afresk dantesk" te historise
    tragjike te shqiptareve ne pesedhete vjeteshin e fundit te shekullit te XX-te...>
    Mendoj se, libri me esse "Post-scritum per diktaturen" i gazetarit dhe publicistit te mirenjohur Vasil Qesari, percjell mesazhin e qarte se "Nuk te harrojme !..."Nuk duhet te harrojme ato qe populli yne hoqi per gati pesdhjete vjet, nen nje nga diktaturat me te egra nder mbare vendet e Lindjes e me tej, pra Diktaturen Enveriste. Nuk duhet te harrojme veēanerisht ne , qe e jetuam dhe e pesuam nene ate diktature. Te mos t'a harrojne femijet tane e gjithe brezat qe do te vine.Sepse, siē thote edhe autori i ketij libri, "Kadavres edhe mbas vdekjes,vazhdojne t'i rriten thonjte e floket"...
    MOS TE HARROJME NE MENYRE QE NJE TRAGJEDI E TILLE TE MOS PERSERITET KURRE !...

    Pershendetje !
    VITORE STEFA - LEKA Antare e keshillit kombetar te L:SH B-se


    ....Pėrmbysja e "ngrehinės" sė madhe totalitare nė Shqipėri do tė linte pas, jo vetėm ndryshimin e sistemit shoqėruar me plot
    shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqėsisht, edhe mjaft plagė, drama, viktima, pluhur, mllefe e ēgėnjime nga mė tė
    ndryshmet. Dhjetė vjet e mė tepėr pas asaj ngjarje e cila tronditi thellė shoqėrinė duke pėrmbysur tėrėsisht shumė kode,
    rregulla e koncepte tė mėparėshme, njerėzit vazhdojnė endé t'i bėjnė vehtes pyetje tė tilla, si:
    Ē'kish ndodhur nė tė vėrtetė nė shoqėrinė shqiptare gjatė 50 vjetėve tė fundit tė diktaturės ? Si qe e mundur qė sistemi arriti
    tė deformonte gjithėēka? Pėrse njerėzit e kishin pranur atė ? Cila qe "logjika" totalitare e transformimit tė shoqėrisė e individit?
    Si qenė konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisė
    sė terrorit ? ...
    Si ndodhi qė, ndėr mbarė vendet komuniste tė Lindjes europiane, Shqipėria tė cilėsohej "pėrjashtim" apo"rast i veēantė "?
    Pse Enver Hoxha i qendroi verbėrisht, fanatikisht e gjer nė fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin nė njė burg ku dhuna, frika
    e spastrimet vazhduan gjer nė fund tė viteve '80? Pse vendi u izolua ēmendurisht, duke i mbyllur njerėzit mes bunkerėsh e
    telash me gjemba ?
    Pėrse, pra, ndodhėn gjithė fenomenet e mėsipėrme? ...
    Libri"Post-scriptum pėr diktaturėn", s'pretendon t'u japė pėrgjigjje defintive pyetjeve tė mėsipėrme apo kompleksitetit tė
    arsyeve qė sollėn e mbajtėn nė fuqi pushtetin totalitar nė Shqipėri. As edhe tė jetė njė "afresk" i plotė, i thellė e i gjithanshėm i
    jetės e vuajtjeve qė pėrjetuan njerėzit gjatė atij sistemi. Autori i tij, ndofta, ka meritėn qė bashkė me shikimin retrospektiv tė
    periudhės totalitare si dhe zellin e njė analisti tė pasionuar, ėshtė pėrpjekur tė kthejė edhe njė herė kokėn "mbrapa", pėr tė
    dhenė jo vetėm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe pėr t'i u rikthyer dhe njė herė vizionit tė asaj epoke me filozofinė e
    thjeshtė tė ruajtjes sė Memories e mbėshtetjes sė Apelit pėr tė mos harruar kurrė maksimėm e njohur, se ... kadavrės
    vazhdojnė t'i rriten thonjėt e flokėt edhe mbas vdekjes .
    Dhjetė vjet e mė shumė pas "pėrmbysjes sė madhe", libri nė fjalė ka vlera aktuale e shpresojmė tė vlerėsohet nga lexuesi
    sepse, siē shprehet edhe njė studjues shqiptar "... e keqja mė e madhe qė mund t'i ndodhė njė populli, vjen atėhere kur
    ai nuk arrin tė bėjė analizėn e sė kaluarės sė vet. Njė popull amnezik ėshtė i detyruar tė jetė vazhdimisht neuropatik e tė
    pėrsėrisė pėrvojat e tij tė dhembėshme... ".
    __________________________________________________ _________________________________________________
    Vasil QESARI - ka kryer studimet e larta nė fakultetin Histori - Filologji ( dega gjuhė - letėrsi ). Pėr shumė vite ka punuar si
    korrespodent i Radio - Televizionit Shqiptar nė Vlorė. Nė janar tė vitit 1997, krijoi kanalin e parė televiziv lokal, tė
    quajtur "Teleblu". Aktualisht jeton nė Francė e punon si reporter nė kanalin televiziv francez FRANCE 3. Eshtė anėtar i
    Federatės Ndėrkombtare tė Gazetarėve Profesoniste, i Lidhjes se Gazetareve Profesioniste Franceze dhe veprimtar i
    organizatave tė njohura "Reporters sans frontiere" e "Amnesty International ". Mbas botimit nė mars 2000 nga Toena, tė
    librit "44ditėt e Teleblusė", autori ka shkruar librin e tij tė dytė dokument-esse "Post - scriptum pėr diktaturėn "
    __________________________________________________ _________________________________________________

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nadja mir Lek Gjoka...Po si ke ndje ?

    Shume interesant Shkrimi juej.

    Qe ne fillim do ish mire te kishit shkruar qe Autori eshte VASIL QESARI .. sepse mu desh kohe te kuptoj ..a eshte shkrim i Kadarese..a Jusuf Vrionit a cfare..

    Pergezime per mundin qe ke bere per ta shkruar per ne ne Forum.




    Me respekt .



    Ne ato vilat e Dhermiut pushonin Spiro Koleket e Sofo Lazrat athere. Sot pushojne Ilir Meto-B-th-Medhenjte me shoke.
    Marash Hajatin nuk e paskan lene me perdor at lodren prej gome.. ..lol..e bukur kjo.
    Ehhh..mor Leka i gjokajve.. Enveri yne edhe aty ndryshon nga Fidel Kastro i juaj (me qe je ne Florida) i cili eshte si eshte .. ne kte pike nuk i ka pengue Kubanezet te "thyejne qafen" me komerdare ose trape drrasash te cajne Karaibet e te kapin Vendin e Oskeoles..

    Vasil Qesari eshte himariot dhe himariotet jane te mencur..por dhe ata ndonse me sy shikonin Korfuzin nuk guxonin ta conin neper mend nji vajtje atje..

    Ja c'ben diktatura..
    Dy motra dhe nji vlla marrin vdekjen ne sy e cajne detin me NOT..per ate te shkrete LIRI qe ne ate kohe kish emrin Korfuz ose Follorine..Sa keq .. Sa turp..

    Ato fituan lirine por..c'liri zeza..i Vllai ngeli aty mes detit ne Gojen e peshkaqenve..

    Ne Sarande ata qe kapeshin ne tentative arratisjeje coptoheshin me lopata e kazma dhe trupi tyre terhiqej zvarre nga zetoret e Komunales..

    Me kujtohen ca djem Tiranas kur vinin ne plazh..pyesnin..Sa larg jane ato Anijet atje..??
    Ish fjala per ato anijet Tregtare transoqeanike qe prisnin ne RADE( Rade-quhet hapsira detare afer Portit ku presin ne Spirance anijet per tu liruar vend per akostim ne kalatat e Portit) per shkarkim..

    Edhe aty ka pasur tentativa nga disa te rinj ..qe duke u nisur nga plazhi me not te shkojne deri tek Anijet e pastaj me shpres se Anija huaj i merr dhe i con jashte..

    Megjithate te gjithe ata qe enderronin IKJEn ne ato vite mendonin qe duke vajtur jashte do te punojne e jetojne ne Liri e te realizojne aspiraten e tyre..

    Ne ate kohe asnjerit nuk i shkonte ne mendje se nje dit do dalin Shqiptare te tille qe ne vajtjen jashte Shtetit do te kuptonin jo LIRINE por dergimin e motrave Shqiptare ne Semaforet e Botes dhe me Parate e nxjerra nga ky TURP i Padegjuar do te blejne teneqe me emra benz ose BMW per tu shitur si bosa ne rruget e shqiperise ose blejne tulla e llac per Shtepijat e tyre ne Berat.. Tirane..Fush Arrez e Bilisht..


    Nuk e kemi menduar athere se... ne se vjen nji dite Demokracia do te ishte keshtu... si kjo faqe e zeze qe tregon kjo gazetare trime ne gazeten e djeshme..

    --------------------



    Marta Lleshi denoncoi nė polici tutorėt e dy motrave tė vogla.
    Pak muaj mė vonė u gjet e masakruar brenda njė thesi.

    Nga e dėrguara jonė

    Aleksandra Bogdani

    FUSHĖ-ARRĖZ

    - Shėn Mėritė dhe kryqet e varura nė ēdo cep tė mureve nė banesėn e varfėr, janė tė vetmet “dėshmitare” tė dhimbjes sė Gjin Lleshit dhe familjes sė tij. Nė derėn e kėsaj shtėpie, ku rrallė -herė hyn drita e diellit, na pret Dava e cila na fton tė futemi nė dhomėn e pritjes. Dy shtretėr prej dėrrase, njė sobė me dru si dhe njė bufe e vjetėr, brenda sė cilės dallohen fotografi tė shumta fetare, janė tė vetmet orendi qė mobilojnė dhomėn mė tė mirė tė shtėpisė. Ndėrsa i zoti i saj, Gjin Lleshi, mezi ngrihet nga krevati i lėngimit, ku kalon mė sė shumti ditė-netėt e pleqėrisė, pėr tė na pėrshėndetur. Plaku 67-vjeēar, i lodhur nga fatkeqėsitė e shumta nė jetė, fillon tė rrėfejė edhe njė herė dramėn e familjes sė tij. Njėra vajzė e familjes Lleshi ėshtė masakruar 6 muaj pasi denoncoi tutorėt e dy motrave. Gjin Leshi e cilėson kėtė vrasje ēnjerėzore si njė hakmarrje tė tutorėve tė prostitucionit. I lodhur nga sorollatjet e kota nėpėr dyert e institucioneve shtetėrore nė Tiranė, Gjin Lleshi i ka varur shpresat vetėm tek presioni i organizatave ndėrkombėtare pėr gjetjen dhe arrestimin e autorėve qė vranė rreth 2 vjet e gjysmė mė parė, vajzėn e tij tė madhe.
    Krimi
    Marta Lleshi, nėna e tre vajzave, ėshtė masakruar nė dhomėn e errėt tė katit tė parė tė njė pallati nė Fushė-Arrėz. Krimi i llahtarshėm nuk ėshtė harruar ende nė kėtė qytezė tė vogėl nė veri tė vendit. Sipas Gjin Lleshit, vajza e tij ėshtė vrarė mė datėn 1 qershor tė vitit 2000 nė dhomėn e saj, ku jetonte vetėm pas divorcimit nga i shoqi. Autorėt, ende tė pazbuluar nga policia, e kanė therur 36-vjeēaren, duke ia ndarė trupin nė disa copa. Mė pas, e kanė futur nė dy thasė, tė lidhur me njėri-tjetrin dhe e kanė hedhur nė lumin Fan. “E kemi kėrkuar Martėn pėr 12 ditė me radhė, tek tė gjithė kushėrinjtė dhe nuk e kemi gjetur dot”,-rrėfen Gjin Lleshi. Ndėrsa mėngjesin e 13 qershorit, njė djalė i vogėl nga Fushė-Arrėzi ka gjetur buzė lumit thasėt brenda tė cilėve ndodheshin pjesėt e ndara tė trupit tė Martės. Gruaja e shpėrfytyruar ēnjerėzisht ėshtė njohur vetėm nga njė unazė e vjetėr qė mbante nė gisht. Por krimi makabėr, edhe pas 2 vjet e gjashtė muajsh nuk ėshtė zbardhur ende nga policia. Dava Lleshi thotė se Marta ishte divorcuar nga i shoqi disa muaj para se tė vdiste. Ajo kishte tre vajza tė vogla, ndėrsa i shoqi e braktisi sepse nuk lindi dot djalin e dėshiruar. Qė nga vdekja e Martės, Gjin Leshi dhe Dava nuk i kanė takuar tre mbesat e tyre, te cilat jetojnė me tė atin.
    Historia
    Fatkeqėsitė pėr kėtė familje tė varfėr filluan nė vitin 1999. Marjana Lleshi, vajza 21 vjeēare e Gjinit u zhduk pa lėnė asnjė gjurmė , pėr 11 muaj me radhė. Ajo u trafikua nė drejtim tė Italisė nga dy vėllezėrit Xhevahir dhe Laid Ndoi. “Njėri prej vėllezėrve Ndoi i premtoi sime bije se do tė martohej me tė dhe mė pas e la nė dorė tė vėllait tjetėr, qė e trafikoi nė Itali”,-tregon Gjin Lleshi. Pėr 11 muaj ata nuk morėn asnjė lajm nga Mariana. Ndėrsa njė ditė pranvere tė vitit 2000 , atyre u mbėrrin njė letėr nga vajza 21- vjeēare. Marjana u shkruante nga njė kuvend murgeshash nė Itali se atė e kishin mashtruar Xhevahir dhe Laid Ndoi, tė cilėt e kishin keqtrajtuar pėr ta nxjerrė nė trotuar. Letrėn e Mariana Lleshit, e merr e motra, Marta, dhe e dorėzon nė komisariatin e policisė sė Pukės. Menjėherė pas kėtij denoncimi, tė bėrė nga Marta Lleshi, policia e Pukės arrestoi njėrin prej tutorėve, ndėrsa vėllai i tij u shpall nė kėrkim. Por gjatė kėsaj periudhe trafikohet nė drejtim tė Italisė edhe vajza tjetėr e Gjin Lleshit. Ajo gėnjehet nga fqinji i saj, Mehmet Hyseni. Ky i fundit e dėrgon vajzėn nė Itali, ku ua dorėzon disa shqiptarėve tė tjerė dhe mė pas kthehet nė Fushė-Arrėz. Gjin Lleshi tregon se fqinji i tij ka qėndruar nė qytet 3 muaj dhe mė pas ėshtė larguar nė drejtim tė Kosovės. Ndėrsa Klodeta 18- vjeēare nė atė kohė, ka lėvizur nga Italia nė Belgjikė, ku ėshtė ndaluar nga policia. Klodeta ėshtė riatdhesuar nga Belgjika nė Kosovė dhe mė pas nė Shqipėri. Ndėrsa trafikanti i saj, fqinji Mehmet Hyseni ėshtė dėnuar nga Gjykata e Pukės me 8 vjet heqje lirie.
    Kėrcėnimet
    Pas denoncimit tė Martės nė polici, filluan kėrcėnimet pėr familjen e varfėr Lleshi. Tė afėrm tė Xhevahir dhe Laid Ndoit i kėrkonin 36-vjeēares tė tėrhiqte denoncimin nga policia e Pukės. “Do t’ju shuajmė si familje nėse do tė hapni gojėn nė gjyq”,-mėsohet t’i kenė thėnė Martės. Por motra e madhe e Marianės dhe Klodetės nuk e tėrhoqi denoncimin. Kėrcėnimet kanė vazhduar muaj me radhė, pėr Martėn. Ajo ndiqej nga persona tė cilėt i kėrkonin tė mos dėshmonte deri ditėn kur ėshtė gjetur e copėtuar, nė lumin e Fushė-Arrėzit. Kėrcėnimet nuk janė kursyer edhe pėr pjesėtarėt e tjerė tė familjes sė Gjin Lleshit. Dava Lleshi tregon se njė ditė asaj i ka prerė rrugėn e motra e Xhevahir dhe Laid Ndoit dhe i ka thėnė tė tėrhiqte denoncimin. “Do t’ju vrasim tė gjithėve”. Presioni ndaj kėsaj familjeje ka qėnė i madh. Por Gjin Lleshit dhe tė shoqes nuk u ka shkuar ndonjėherė ndėr mend se zemėrimi do tė shfryhej mbi trupin e vajzės sė tyre tė madhe, Martės. “Ne denoncojmė krimin e rėndė ndaj vajzės sonė”,-thotė Gjin Lleshi. Ai shton pėr “Shekullin” se akuzon pėr kėtė krim personat qė trafikuan nė Itali, Marianėn. Ndėrsa plaku 76- vjeēar akuzon drejtėsinė dhe policinė si tė korruptuar, pasi nuk mundėn tė zbulojnė pėr 2 vjet e gjysėm vrasėsit e tė bijės. Gjin Lleshi akuzon policinė lokale pėr fshehje provash dhe favorizim tė krimit tė organizuar. Pasi nuk ėshtė dėgjuar nga policia dhe nga politikanėt, Gjin Lleshi dhe familja e tij i kanė kthyer sytė nga Zoti dhe shenjtorėt, pėr tė mėshiruar viktimėn e pafajshme.

    Brenda pak ditėsh pritet zbardhja e plotė e vrasjes mė tė tmerrshme tė ndodhur nė rrethin e Pukės
    Policia, tutorėt nuk janė vrasėsit e Martės
    FUSHĖ-ARRĖZ- Akuzat e ngritura nga Gjin Lleshi nė adresė tė Xhevahir dhe Laid Ndoit hidhen poshte nga policia e Pukės. Burime pranė kėsaj policie thonė se ndodhen shumė afėr zbardhjes sė kėsaj vrasjeje tė shėmtuar. “Pėr pak ditė ne mund tė zbulojmė autorėt e vrasjes sė Marta Lleshit, vrasje kjo qė ka tronditur pėr njė kohė tė gjatė Fushė-Arrėzin”,-thotė njė oficer i komisariatit tė Pukės. Por ai shton mė tej se sipas provave qė ka grumbulluar policia, kjo vrasje nuk ka lidhje me prostitucionin, pra me variantin e akuzuar nga familjarėt Lleshi. Policia e Pukės, ku edhe ndodhet prej 2 vjetėsh e gjysmė dosja e vrasjes sė Marta Lleshit, nuk e lidh vrasjen e 36-vjeēares me denoncimin qė ajo ka bėrė ndaj tutorėve tė sė motrės. Por drejtuesit e kėsaj policie nuk pranojnė tė tregojnė asnjė hollėsi apo motiv tė kėsaj vrasjeje, e cila ndodhet tashmė nė fazėn pėrfundimtare tė hetimit. Sipas policisė, familja Lleshi ėshtė duke penguar hetimet e kėsaj ēėshtjeje, pasi kjo familje ėshtė “fiksuar” se vrasja ėshtė kryer nga trafikantėt e prostitucionit. Ndėrsa vetė agjentėt policorė shprehen se vrasja e Martės, njė ndėr krimet mė tė shėmtuara tė ndodhur ndonjėherė nė kėtė zonė, ka lidhje me njė tjetėr problem dhe jo me trafikimin e motrave nė Itali. Ndėrkohė, nga burimet policore konfirmohet fakti se njėri nga tutorėt ėshtė arrestuar nga policia e Pukės, ndėrsa dy tė tjerėt janė shpallur nė kėrkim. “Ne kemi informacione se tė shpallurit nė kėrkim ndodhen jashtė Shqipėrisė, gjė qė na ka penguar tė realizojmė arrestimin e tyre”,-thotė njė burim nga policia e Pukės. E ndėrsa nė kėtė komisariat policor punohet pėr zbulimin e autorėve tė vrasjes, familja Lleshi akuzon publikisht autorėt qė sipas saj janė dy vėllezėrit Ndoi.

    Fati i fėmijėve tė Gjin Lleshit
    FUSHĖ-ARRĖZ- Shtėpia e varfėr e Gjin Lleshit, vetėm tre vjet mė parė, ishte plot me njerėz. Nė tė banonin Gjini me tė shoqen , dy vajzat gjimnaziste dhe tre djemtė e tij. Ndėrsa disa pallate mė tutje jetonte Marta, vajza e madhe e kėsaj familjeje. Por fatkeqėsitė e njėpasnjėshme bėnė qė sot nė kėtė shtėpi tė jetojnė vetėm Gjini me tė shoqen dhe dy djemtė e tij. “Ne jetojmė nė gjendje tė mjerueshme vetėm me pensionin tim dhe asistencėn e gruas”,-rrėfen Gjin Lleshi. Ai merr nė muaj 6 mijė lekė ndėrsa 2 mijė lekė i pėrfitojnė nga ndihma ekonomike. Por kėto para nuk mjaftojnė as pėr tė mbushur barkun me bukė.Ndėrkohė, Mariana Lleshi ndodhet nė Itali, nė njė kuvend murgeshash , motra e saj, Klodeta ėshtė strehuar tek dajat e saj, pėr t’iu shmangur kėshtu fjalėve tė botės. Marta Lleshi, prej dy vjetėsh e gjysėm ėshtė masakruar duke lėnė jetime tre vajzat e saj ende tė mitura. E ndėrsa djali i madh i Gjin Lleshit, Frederiku, emigron prej muajsh nė Greqi, Tonini ėshtė duke studiuar nė njė shkollė fetare . Mė i vogli i shtėpisė, Angjelini shkon nė shkollė nė Fushė-Arrėz dhe ėshtė i vetmi qė qėndron ēdo natė pranė prindėrve.
    ---------------------
    ------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?


    __________________
    Beqari002

    --------------------------------------



    Keq shume keq..

  8. #8
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Nga libri"Post-scriptum per komunizmin"shkruar nga Vasil Qesari

    Nga libri"Post-scriptum per komunizmin"shkruar nga Vasil Qesari



    E denuar me vdekje !

    ... Reona Peterson, nje vajze nga Zelanda e re, adhuruese e flakte e Bibles dhe Jezuit, u njoh per here te pare me emrin e Shqiperise gjate nje konference evangjelistesh ne Zvicer, ne vitin 1970. Unė u tmerrova kur mėsova se, nė atė vend regjimi komunist kish shkatėrruar gjithė objektet e kultit dhe, njerėzve u ndalohej me dhunė ēdo lloj veprimtarie fetare - tregon ajo, nė librin e saj Edhe po tė duhej tė vdisja, botuar ne Lozanė me 1976 - Pas kėsaj, nisa t'i lutem Zotit ēdo ditė pėr atė vend krejt tė panjohur, dhe vendosa qė tė shkoj aty pėr tė ēuar mesazhin e Fjalės sė Tij.

    Natyrisht, njė ide e tillė ishte ēmenduri, po tė kihej parasysh pamundėsia absolute pėr tė hyrė nė Shqipėri e mė keq akoma, pėr tė kryer njė mision tė tillė tepėr tė rrezikshėm. Por, Reona Peterson, ishte e vendosur. Ajo qe e gatėshme tė bėnte ēdo lloj sakrifice pėr realizimin e misionit tė saj. Nė verėn e vitit 1973, me ndėrhyrjen e njė tė afėrmi, anėtar i njė grupi maoist nga Suedia, ajo dhe shoqja e saj e ngushtė, Evey Muggleton arritėn t'i bashkohen njė grupi tė rinjsh marksistė-leniniste francezė, tė cilėt, nė bashkėpunim me Albturizm-in do tė bėnin njė udhėtim dy javor nė Shqipėri. Tė dy shoqet, fshehėn nė njė ēantė me fund tė dyfishtė, 50 bibla tė botuara nė format tė vogėl, nė gjuhėn shqipe. Pėr fat, gjatė hyrjes nė kufi, mundėn t'u shpėtojnė kontrolleve nė doganėn shqiptare duke kaluar mrekullisht thesarin e tyre tė ēmuar.

    Qysh nė ditėt e para tė qendrimit nė Tiranė, kudo qė shkuan, nė stolat e parkut pėrballė Hotel Dajtit, nė shkallėt e Pallatit tė Kulturės, nė parmakėt e xhamisė sė Et'hem Beut, ato harronin padashje, nga njė egzemplar tė Biblės.Ēdo gjė dukej se po shkonte pėr mrekulli, gjer atė ditė kur, mbas njė nate tė kaluar nė Hotel Adriatik tė Durresit, ndodhi e papritura. Reona Peterson, tregon: 1)

    Atė natė nuk mbylla dot sy nga ca dhembje tė forta nė stomak. Nė mėngjez u binda se nuk isha nė gjendje tė shkoja nė eskursionin dy ditor qė ish organizuar pėr tė vizituar Beratin e Sarandėn. Megjithatė, mendova tė prisja dhe pak, me shpresėn se ndofta pėrmirėsohesha. Por, pėr fat tė keq, spazmat mė filluan pėrsėri. Atėhere, shoqja ime Evey, shkoi tek pėrgjegjsja e grupit e i tha se do tė ish mė mirė qė unė tė qendroja nė hotel.

    Nė orėn tetė grupi u nis, ndėrsa unė u pėrpoqa tė flija pakėz, pėr tė plotėsuar kėshtu kohėn e humbur tė gjumit. Aty, rreth mesditės, dėgjova njė trokitje nė portė. Ashtu, e pėrgjumur siē isha, me gjysėm zeri u pėrgjegja : Hyrė !. Nė dhomė u fut njė burrė, i cili me njė frengjishte tė keqe, mė tha se duhej tė ngrihesha nga shtrati e tė vija me tė. Tė shkoja me tė ?! ... I thashė se isha semurė e s'mundja. Ai, pėrsėriti prerė se mė priste jashtė, deri sa tė vishesha e t'a ndiqja pas. Nuk kundėrshtova. Vesha fustanin, kėpucet e dola. Duke ecur pėrgjatė korridorit, u pėrpoqa tė merrja me mend se ē'mund tė kish ndodhur, por qe e pa pamundur. Burri u ndal para portės 201 e mė tha tė futesha brenda.

    Dhoma qe e errėt, me perde tė mbyllura, mbushur plot tym duhani. Brenda saj ndodheshin pesė vetė. Dikush mė zgjati njė karrige e mė ftoi tė ulesha. Siē mėsova mė pas,

    __________________________________________________ ______________________

    1) Reona Peterson " Et s'il fallait mourrir". Lausanne. 1976

    - 2 -

    njė prej tyre qe pėrkthyes, tjetri pėrfaqėsues i Albturizmit e tre tė tjerėt, tė ministrisė sė Puneve tė Brendėshme nė Tiranė. Hetimi filloi me pyetjet e njohura: emri, mbiemri, kombėsia, profesioni ...

    Pastaj, njė burrė thinjosh, i cili me sa dukej qe shefi i grupit, nxorri nga ēanta e vendosi mbi tavolinė njė egzemplar tė Biblės. Pėrkthyesi, mė pyeti, nė se e njihja atė libėr. I thashė se njė tė tillė e kisha parė por nuk qe i imi. Atėhere, shefi, qetėsisht, m'u pėrgjegj: Zonjushė! Eshtė e kotė t'a mohoni. Ky ėshtė libri juaj!. Kundėrshtova kategorikisht. Atėhere, ai nuk e pėrmbajti dot vehten e bėrtiti: Ne, nuk do tė lejojmė tė luani teatėr me ne! Sepse kemi prova qė ky libėr ėshtė i juaji... Mė pas, duke parė se unė vetėm heshtja, ai ndryshoi taktikė. Mė sugjeroi se, nėqoftėse do tė tregohesha e sinqertė, s'do kisha asnjė pasojė e do tė mė linin tė lirė.

    Gjatė hetimeve, ata ishin tė interesuar tė dinin sidomos, se nga vinin kėto lloj librash, ku botoheshin e si kishin hyrė nė Shqipėri. Me ato pyetje tė tėrthorta, ata mendonin se do bija nė kurth. Por, unė bėja gjithmonė tė paditurėn e u shmangesha pyetjeve provokuese. Atehere, shefi nuk duroi por, i nevrikosur, i ra me grusht tavolinės, duke bėrtitur pėrsėri: Mashtruese! Gėnjeshtare! Nuk flisni, hė?! Atėhere, kėtu do t'i u mbajmė! Mos t'i u shkojė mendja, se do tė dilni nga kjo dhomė, pa treguar...

    Orėt kalonin e mezi mbahesha nė kembė. Dy prej hetuesve dolėn. Ndofta pėr tė ngrenė diēka. Pasi ata u kthyen, dolėn tre tė tjerėt. Hetimi rifilloi. Pse kisha ardhur nė Shqipėri? Kush mė kish dėrguar me mision? A e dija se Bibla aty ishte e ndaluar? Se Shqipėria qe vendi i vetėm ateist nė botė?... Dikush trokiti nė portė. Nė dhomė hyri njė fotograf ngarkuar me ca aparate e blica jashtė mode. Duke iu bindur urdhėrave, ai mė fotografoi ulur, duke ecur, pėrballė e nė profil. Pas ikjes sė fotografit, dera u hap pėrsėri e dikush futi brenda dy burra tė veshur keq, tė ndrojtur e tė frikėsuar. Pasi shkėmbeu ca fjalė me ta, shefi i pyeti duke treguar diēka nė drejtimin tim. Ata pohuan duke aprovuar me kokė. Atėhere, ai mė pyeti, nė se i njihja ata persona. Kur i'u pėrgjegja nė mėnyrė mohuese, ai shpėrtheu pėrsėri: E pa cipė ! Kėta janė dėshmitarėt e krimit tuaj ! Ju do tė dėnoheni, pikėrisht, mbi bazen e deponimeve tė tyre...

    Ndėrkohė, kish renė mbremja e tė gjithė po jepnin shėnja lodhjeje. Njė nga hetuesit porositi tė mė sillnin njė gotė ujė. Shefi u afrua pėrsėri pranė meje dhe pyeti nė se i kisha prindėrit gjallė. Ju pėrgjegja se po. Atėhere, ai bėrtiti pėrsėri: Mirė, pra! Dijeni! Ju, s'keni pėr t'i parė kurrė mė, ata !... Sepse, ju jeni armike e Republikės Popullore tė Shqipėrisė. E, tek ne, njerėz si ju, pushkatohen ! Nesėr, nė orėn nentė, do vijme pėrsėri...

    Kuptova qė e kish me gjithė mend, por nuk e shfaqa tronditjen. Shefi vazhdoi pėrsėri: E morre vesh, ē'tė thashė?!. Mblodha vehten e i'u pėrgjegja: Po, zotėri! Ju thatė se, nesėr, do tė vini pėr tė mė pushkatuar!... Heshtje. Askush nuk foli. Qe ora njė e mengjezit. Kisha kaluar plot 13 orė pa venė gjė nė gojė. Aty, nė njė dhomė tė vogėl me ajėr mbytes, e terrorizuar nga pesė burra tė panjohur. Mė pas, mė ēuan nė dhomėn time e aty, para syve tė mi, kontrolluan ēdo gjė me imtesi. Hoqėn ēarēafėt e krevatit, kėllėfėt e jastėkeve, sirtarėt e komodinės, shqyen astarin e ēantės dhe nxorrėn qė andej gjithė biblat qė gjetėn brenda. Mbasi mbaruan punė, para se tė delnin nga dhoma, shefi me tha: Ne, e dimė qė ju jeni agjente e Vatikanit, por kėtė dėshirojmė t'a dėgjojmė nga vetė goja jote... Pra, mendohu mirė. Nesėr do tė vijmė pėrsėri. Nuk hapa gojė. Pėrse mė akuzonin si agjente? Unė s'kisha asnjė lidhje me Vatikanin ...

    Kalova njė natė plot endėrra tė kėqija. Nė orėn 9 tė mėngjezit mė ēuan pėrsėri nė dhomėn 201. Ēuditėrisht, atė mengjez, shefi kish ndėrruar mend rreth qenjes sime si agjente e Vatikanit. Ai mė paraqiti njė variant tjetėr akuze: Ne e dinim qysh nė fillim qė ju nuk jeni agjente e Vatikanit. Nė fakt, ju punoni pėr njė tjetėr shėrbim tė huaj, i cili ju ka ngarkuar tė mblidhni informata sekrete pėr vendin tonė.

    Ai "arsyetim", m'u duk aq qesharak, sa qė mblodha buzėt me pėrēmim e ironi. Shefit nuk i shpėtoi reagimi im e m'u drejtua plot nervozizėm: Nė se nuk do tregoni tė vėrteten, atėhere do t'ju dėnojmė me burgim tė pėrjetshėm !. Njė drithmė m'a pėrshkoi trupin nga kėmbėt gjer te koka. Burgim tė pėrjetshėm? Nė Shqipėri?! Oh, jo!... Do preferoja mė mirė tė mė pushkatonin ...

    Tė nesėrmen nė mesditė, fill mbas kthimit tė grupit nga eskursioni dy ditor, mė urdhėruan tė zbrisja nė hollin e hotelit. Aty qe vendosur njė tavolinė e madhe, ku kishin zenė vend hetuesit e mi, pėrkthyesi shqiptar si edhe njė person tjetėr, i cili u prezantua si Prokurori i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė. Pėrballė, rradhitur nė formė gjysėm rrethi, qenė ulur nėpėr karrige gjithė pjestaret e grupit, e para tyre, nė qendėr, zumė vend unė e shoqja ime, Evey.

    Sė pari, e mori fjalėn prokurori i cili, me njė pamje tepėr serioze e solemne, shprehu pakėnaqesinė qė, pikėrisht mes njė grupi tė huajsh qė vendi i tij i konsideronte " miq", kishin penetruar dy " kriminele", tė cilat kryenin veprimtari spiunazhi nė dėm tė Shqipėrisė Socialiste. Nė fund tė fjalimit, prokurori urdhėroi: Dy kriminelet tė ngrihen nė kembė!. I'u bindėm menjėherė urdhėrit. Ai nisi tė lexojė akt-akuzėn. Nė tė thuhej se, ne kishim kaluar ilegalisht nė Shqipėri botime fetare dhe i kishim shpėrndarė ato nė mjedise publike, duke kryer kėshtu njė krim tė rendė.

    Nė fund, prokurori na u drejtua me kėto fjalė: Jemi menduar gjatė pėr tė vendosur mbi masėn e denimit. Sipas provave qė ne disponojmė, ju jeni plotėsisht fajtore dhe meritoni burgim. Por, duke marrė parsysh moshėn tuaj tė re, kemi vendosur t'i u lėshojmė. Qysh nga ky ēast ju konsideroheni " persona non grata" e, brenda 12 orėve, duhet tė largoheni nga territori i vendit.

    Mbas gjysėm ore, sė bashku me Eveyn, na hipėn nė njė makinė policie dhe na nisėn drejt kufirit shqiptar...



    Diplomat ne Tirane... 1)



    Nė fillim tė viteve '70, nė Tiranė midis 15 ambasadave tė huaja vetėm tre prej tyre pėrfaqėsonin vendet perėndimore, ose siē quheshin ndryshe vendet borgjezo - kapitaliste. Ato ishin ambasadat e Francės, Italisė e Turqisė. Ambasada mė e madhe nė kryeqytet qe __________________________________________________ _____________________

    1) Sipas librit tė Emile Guinard "Inoubliable Albanie "( E paharruara Shqipėri ). Editons Godefroy de Bouillon.1966

    - 3 -

    ajo e Republikės Popullore tė Kinės e cila kish njė personel me mbi 50 vetė. Nė tė, bėnin pjesė, sė pari, ambasadori, i cili qe njė prej veteranėve tė Marshimit tė Madh, 20 diplomatė e, pjesa tjetėr, specialistė qė mbulonin fusha tė ndryshme si, ato tė ndihmave, livrimit tė tyre, ndėrtimit tė objekteve industriale, ushtarake, bujqėsore etj.

    Ndryshe nga ambasadat e tjera vetėm ambasada kineze, ( qė i ngjante njė kėshtjelle tė vėrtetė mes Tiranės ), gėzonte besimin dhe simpatinė e autoriteteve. Por, krahas saj, edhe ajo e vietnamezėve qe disi e respektuar pėr shkak tė luftės qė populli i saj bėnte kundėr imperialistėve amerikanė. Tė tjerat, kapitaliste a socialiste, ishin gjithmonė tė dyshimta e, funksionarėt e tyre survejoheshin e ndiqeshin hap pas hapi nga policia sekrete.

    Disi mė tė qetė, mes luleve e gjelbėrimit, ishin ndofta italianėt. Ata qenė instaluar nė territorin e ish pėrfaqėsisė sė dikurėshme amerikane. Ndėrsa, rekordin e dėbimeve pėr veprimtari tė dyshimtė, e mbante sidomos pėrfaqėsia tregtare bullgare. Pothuajse ēdo tre muaj, njė nga punonjėsit e saj, sipas autoriteteve shqiptare, kapej me presh nė duar dhe konsiderohej persona non grata, nenė akuzėn se zhvillonte veprimtari agjenturore nė dobi tė shėrbimeve sekrete sovjetike.

    Edhe marrėdhenjet me polakėt qenė tepėr tė acaruara, jo vetėm pėr shkak se ishin revizionistė, por dhe pse ambasadori shqiptar nė Varshavė qe dėbuar nga autoritetet polake pėr ndėrhyrje nė punėt e brendėshme tė atij vendi. Ndėrsa ambasada kubane, shihej me sy tė keq pėr shkak tė flirtit tė Fidel Kastros me sovjetikėt. Pak mė tė privilegjuar ishin, nė njė farė mase, ambasadat e vendeve arabe e, deri diku, edhe ajo e Rumanisė.

    Herė pas here me diplomatėt ndodhnin incidente tė ndryshme. Me sa dukej ato u sillnin autoriteteve njė kėnaqėsi tė veēantė. Por, njė herė, plasi njė skandal i madh pėr vetė shqiptarėt. Kjo ndodhi, pas dėbimit tė diplomatėve tė ambasades sė Ganės e mbylljes sė pėrfaqėsisė sė tyre pėr shtatė-tetė muaj. Misteri i atij incidenti doli nė dritė mė pas. Njė vajzė e re tiranase qė shėrbente nė atė ambasadė si pastruese, kish renė papritur shtatėzanė e, kur kish ardhur momenti i lindjes, mamitė e maternitetit qenė shtangur kur mbi duar u kish renė njė goxha vogėlush i ngjyrės sė ... zezė.

    Ndėrsa, ambasada ēekosllovake, pat pėrjetuar njė dramė tė rendė. Atasheu i saj tregėtar, ia kish hequr vehtes me plumb nė kokė, gjė e cila sipas disa zėrave, kish ndodhur pėr shkak tė njė depresioni nervor. Por, sikur tė mos mjaftonte kjo, nė ambasadėn e Turqisė, sekretari i tretė qe hedhur nga dritarja, edhe ai pėr shkaqe neuro-psikike. Nė vorbullėn e njė realiteti tė tillė, kuptohet se, tė ishe aso kohe diplomat nė Tiranė, nuk qe aspak diēka e kendėshme, interesante apo euforike.

    Me pėrjashtim tė kinezėve, pothuajse gjithė diplomatėt e tjerė tė huaj, konsideroheshin si armiq tė Shqipėrisė. Por, ajo ēka ishte revoltuese dhe mė e bezdisėshme, qe prania e pėrherėshme e agjenteve tė policisė sekrete, tė cilėt i ndiqnin pas, kudo qė shkonin.

    Puntorėt tanė shqiptarė tė shėrbimit -tregon Emile Guinard 1), ish-zv/konsull i Francės gjatė viteve 1966-1970 - ishin tė gjithė tė caktuar nga Sigurimi. Ne e dinim fare mirė qė, bie fjala, kopshtari ynė shqiptar qe agjent i tyre. Ai, pėr ēdo vit, merrte nga njė palė kėpucė tė reja nė komisariatin e policisė aty pranė. ( ... ) Ēdo muaj, nė shtėpitė tona, vinte njė teknik i PTT-sė i cili ndėrronte kufjet e telefonave e, po pėr ēdo muaj, ne

    __________________________________________________ ______________________

    1) Emile GUINARD, zv - konsull i Francės nė Shqipėri gjatė viteve 1966 - 1970. Doktor nė gjuhėsi, i diplomuar pėr gjuhėn shqipe nė Institutin Kombėtar tė Gjuhėve Orientale nė Paris. ( Shenim i autorit )

    - 4 -

    shkonim pėr t'u qethur te berberi i Hotel Dajtit, njė agjent i njohur i policisė sekrete shqiptare.Gjatė stinės sė nxehtė tė verės, pėr familjet e diplomatėve tė vetmet zbavitje qenė ditėt e kaluara nė plazhin dhe hotelin Adriatik tė Durrėsit. Por, edhe aty, nuk gjenim qetėsi. Nė shėtitjet buzė detit, nenė rrezet e diellit, nė banjat nė det apo nė restorant, ne ishim vazhdimisht tė survejuar nga civilė qė mbanin syze tė errėta. Gjatė ditės, ata zakonisht benin plazh pranė nesh, kurse drekave e darkave hanin nė heshtje, ulur pėrballė tavolinės sonė nė restorant.

    " Mbrojtja" jonė, ai gjurmim i vazhdueshėm e kėmbė pas kėmbe, ishte me tė vėrtetė i " shkėlqyer" ! ( Por, njėkohėsisht edhe aq i bezdisshėm, stresues e revoltues sa qė, pjesa mė e madhe e diplomatėve, kishin hequr dorė pėrfundimisht tė dilnin nga shtėpitė e tyre, qoftė edhe pėr tė bėrė ndonjė shėtitje tė vogėl, sepse, gjithmonė ata do tė kishin nga pas ndonjė prej tyre.Kjo gjė, qe bėrė aq rutinė, sa qė ish kthyer nė njė mėnyrė jetese tė cilėn e kishim pranuar pa asnjė kundėrshtim ).

    Njė ditė - vazhdon tregimin e tij, Emile Guinard - provova tė dal nė kėmbė duke tentuar tė humbisja mes turmės. Kėshtu, shpresoja se do mund t'u shpėtoja gjurmuesve tė mi tė zakonshėm.Por, pa bėrė as dhjetė hapa, ndjeva se dikush mė ndiqte pas. Pra, qe e kotė tė vazhdoja. Bėra njė kthesė 180 gradėshe e mbrrita pėrsėri nė shtėpi. Ndėrsa, njė herė tjetėr, ndėrsa po vizitonim njė muze, i dhurova drejtorit tė tij njė libėr historik me ilustrime, thjesht nė shenjė mirėnjohje pėr mirėsjelljen dhe shpjegimet e tij interesante e tė hollėsishme.

    Drejtori e pranoi dhuratėn me ndrojtje e duke parė rrotull me frikė. Mbas vizitės, sa bemė pak hapa drejt daljes se muzeut, me bisht tė syrit vura ré se njeriu i Sigurimit qė na ndiqte, ia rrembeu librin nga dora duke e shfletuar me kujdes. ( Me shpresėn se mos gjente mes fletėve tė tij, ndonjė mesazh sekret, tė cilin unė mund t'i a kisha futur brenda ). Kur e pashė atė skenė, mė erdhi vėrtet pėr tė vjellė.

    ... Kur kujtoj e krahėsoj jetėn prej diplomati nė Tiranė, me atė tė homologut tonė nė Paris, ambasadorit shqiptar Javer Malo, nuk gjej asnjė pikė tė pėrbashkėt mes kushteve tė jetesės nė dy vendet respektive. Zoti Javer Malo, frekuentonte pa pengesėn mė tė vogėl, gjithė familjet e politikanėve, sindikalistėve apo njerėzve tė artit e kulturės qė e ftonin.

    Ai, mori pjesė nė krijimin e shoqatės sė miqėsisė franko-shqiptare, nė kremtimin e 50 -vjetorit tė MauriceThorez -it, nė Kongresin e XII-tė Partisė Komuniste Franceze si dhe, nė shumė raste, ndiqte nga afėr vizitat e presidentit Charles de Gaulle nė provinca tė ndryshme tė Francės. Ai, vizitonte gjithashtu disa herė nė vit e pa mė tė voglėn pengesė, bashkėpatriotėt e tij emigrantė nė Saint-Etienne, Marseille, Strasbourg etj. Ndėrsa ne nuk na u dha leje kurrė, tė takonim tė paktėn njė herė nė vit, pesė a gjashtė gra vejushe me orgjinė franceze, tė cilat banonin nė Shqipėri...

    Pra, tė ishe diplomat nė Tiranė, do tė thoshte tė bėje njė punė aspak tė kendėshme, tė vėshtirė e, bile edhe me risk tė madh. Incidentet me Sigurimin ishin tė shpeshta e brutale. Atasheu ynė ushtarak, njė kolonel francez, i cili vinte zakonisht nė ambasadėn tonė nė Tiranė dy-tri herė nė vit, u arrestua nga policia e pastaj iu dorėzua ambasadorit tonė, me kusht qė tė largohej nga territori shqiptar brenda 24 orėve si " persona non grata".

    Ai kish dalė shėtitje nėpėr rruget e kryeqytetit, duke mbajtur nė krahė njė aparat fotografik me njė goxha objektiv e kish marrė foto pa ēarė kokėn, andej e kėndej, qė nga ministritė nė qendėr tė Tiranės e gjer tek " blloku " i udhėheqjes pranė KQ tė PPSH. Kaq kish mjaftuar qė ai tė kapej nga agjentėt civilė tė Sigurimit, tė arrestohej nė vend, tė cilėsohej spiun e tė shpallej person i padėshiruar...



    Vdekja e ambasadorit francez ....

    Ngjarja kish ndodhur krejt papritur...

    Njė mbremje tetori, nė orėn 6, gruaja e ambasadorit, zonja Pinauldt, mė morri nė telefon e shqetėsuar dhe mė tha tė telefonoja urgjentisht nė poliklinikėn e Tiranės sepse i shoqi s'e ndjente vehten mirė. Telefonova nė ēast e, mjeku i rojes mė siguroi se do vinte menjeherė. Por, megjithėse kaluan 20 minuta, ai s'po dukej. Ndėrkohė, gjendja e ambasadorit po rėndohej edhe mė tepėr. Atėhere telefonova pėrsėri nė poliklinikė e pyeta pėr arsyen e vonesės.

    Dikush nga urgjenca mė shpjegoi se, pėr raste kėrkesash nga personeli i ambasadave, mjeku mund t'a kryente vizitėn vetėm me urdhėr tė zyrės sė Shėrbimit tė Protokollit nė ministrinė e Punėve tė Jashtėme. Mė hypėn nervat nga ajo logjikė idiote dhe i shpjegova personit matanė receptorit se, nuk ish fjala thjesht pėr njė vizitė mjekėsore po pėr njė rast tepėr urgjent. Megjithatė, s'e zgjata, i hipa shpejt makinės e mbrrita me njė frymė nė ministri, e cila nuk ndodhej mė tepėr se 2 km. larg rezidencės sonė.

    Pėr fat tė mirė, aty munda tė gjej, fare rastėsisht, njė nga punonjėsit e Shėrbimit tė Protokollit, tė cilit i shpjegova se ambasadori qe nė gjėnde shumė tė rendė e se nuk dija si t'a shpjegoja qendrimin e pakuptueshėm e aspak human tė mjekėve tė urgjencės nė poliklinikėn qendrore. Punonjėsi i ministrisė mė tha se pėr kėtė problem, " do mbante shėnim" e se do tė jepte menjėherė porosi qė tė dėrgonin urgjentisht njė mjek.

    I lehtėsuar nga premtimi, me tė mbrritur nė ambasadė, shkova e i dhashė zemėr zonjės Pinauldt e cila priste e alarmuar e plot ankth mbi krye e tė shoqit qė lėngonte i shtrirė mbi shtrat, i zbehtė e pothuajse pa ndjenja. Ndenja pranė saj, duke i thėnė herė pas here fjalė inkurajuese, me sigurinė se mjeku duhej tė qe tashmė nė rrugė e sipėr. Por, minutat kalonin dhe pėrsėri mė hypi dyshimi e frika se, edhe kėsaj rradhe, ardhja e tij mund tė zvarritej. Atėhere, mendova se do tė ish mirė qė, ndėrkohė tė shkoja pėr tė kėrkuar ndihmė te njė mjek shqiptar qė banonte fare afėr ambasadės.

    U ngrita e, brenda dy minuatave, u gjenda nė shtėpinė e tij. I thashė qė, ambasadori ish nė gjendje shumė tė rendė e se, ndofta, qe goditur nė zemėr nga njė infraktus. Ai ish duke vdekur, ndėrkohė qė, mjeku i urgjencės qė prisnim, nuk po vinte endé. Fqinji ynė, mė dha njė pėrgjigjje, e cila mė shtangu nė vend e qė s'doja t'a besoja. I qetė e prerė, ai mė shpjegoi se " s'mund t'i vinte nė ndihmė zotit amabasador, sepse edhe vetė nuk e ndjente vehten mirė, e se nė ato momente e kishte tensionin 17".

    I'u luta, duke i thėnė se, mund t'a ēoja nė ambasadė me makinėn time pėr disa sekonda e, kjo nuk do t'i shkaktonte asnjė lodhje. Por, pėrsėri ai refuzoi duke u justifikuar e duke mė lenė tė kuptoj se, pa urdhėr nga lart e pa qenė i shoqėruar nga njė person i autorizuar nga organet e Partisė, nuk mund tė hynte nė njė amabasadė tė huaj. E vetmja gjė qė ai sugjeroi, ishte rekomandimi qė mė dha pėr t'i bėrė tė sėmurit dy gjėlpėra me kamfor, e pastaj tė prisja mjekun e autorizuar pėr vizita mjekėsore nė ambasadat e huaja...

    Kur u ktheva nė rezidencė, gjendja e zotit Pinauldt ish pa shpresė. Rojet franceze po i bėnin frymėmarrje artificiale, ndėrkohė qė sekretari i parė i ambasadės qe nisur vetė nė poliklinikė pėr tė kėrkuar mjekun. I ēoroditur, vrapova te telefoni e kėrkova disa herė rradhaz ndihmė nė Zyrėn eProtokollit. Por, qė andej mė jepnin po tė njejtėn pėrgjigjje: Mjeku ėshtė nisur. Tani ėshtė duke mbėrritur...

    Mė nė fund, mbas 45 minutash, nė portėn e jashtme tė rezidencės u paraqitėn dy mjekė tė cilėt nxituan pėr nė dhomėn e tė sėmurit. Por, tashmė, qe tepėr vonė. Ambasadori kish vdekur. Nė orėn 9 tė darkės, mbrriti edhe mjeku" zyrtar" i autorizuar pėr Trupin Diplomatik i cili arriti tė konstatonte veēse...vdekjen. Ndėrkohė ne e kishim humbur fare. Tė gjithė ishim tė shokuar e tė tmerruar. Jo vetėm nga ajo humbje e rendė dhe tragjike, por nė menyrė tė veēantė, nga vonesa skandaloze e mjekėve, si dhe nga qendrimet absurde e tė papėrgjegjeshme tė autoriteteve shqiptare.

    Tė nesėrmen, trupin pa jetė tė ambasadorit e vendosėm nė sallėn kryesore tė rezidencės, ku gjithė trupi diplomatik i akredituar nė Tiranė, ( i cili tashmė qe nė dijeni pėr zhvillimin e ngjarjes e qėndrimin cinik tė autoriteteve), erdhi pėr tė bėrė homazhe dhe ngushėllimet e rastit. Pas tyre, erdhėn mbi 20 zyrtarė tė lartė shqiptarė, tė cilėt u pėrulėn nė heshtje para arkivolit duke shprehur " keqardhjen" e tyre tė thellė. Njeri prej tyre, z. R.Malile, u afrua pranė zonjės Pinauldt e i tha me zė tė ulėt: Mė besoni, zonjė, unė kam humbur njė mik tė vėrtetė!, ndėrsa z.M.Treska, i cili aso kohe drejtonte Komitetin Shqiptar pėr Marrėdhenje Kulturore me Botėn e Jashtme, u shpreh: Zoti Pinauldt ishte ambasador i vėrtetė i francezėve nė vendin tonė .

    Mė 4 nentor, nė orėn 14:00, arkivoli me trupin e tė ndjerit doli nga rezidenca i shoqėruar nga njė kortezh i gjatė me mė se 50 vetura nga gjithė personelet e ambasadave qė ndodheshin nė Tiranė. Me atė rast, qarkullimi i automjeteve, qe bllokuar gjer nė dalje tė qytetit. Me tė mbrritur nė sallėn e aeroportit tė Rinasit, fėmijėt e diplomatėve francezė vunė tufa me lule mbi arkivolin e mbuluar me cohė mendafshi tė zezė me bordura tė praruara. Njė togė ushtarėsh shqiptarė bente roje nderi. Ndėrsa dėgjoheshin tingujt e Marshit Funebėr tė Chopin -it, zonja Pinauldt e mbytur nė lotė, gjeti kurajon e fuqinė tė thosh dy fjalė falėnderimi pėr tė pranishmit e shumtė.

    Nė orėn 16:00, avioni special francez i ardhur posaēėrisht nga Parisi, u ngrit nga pista e Rinasit me zonjėn Pinauldt e arkivolin e tė ndjerit nė bord, ndėrkohė qė ne, me sytė plot lotė, morrėm rrugėn e kthimit drejt Tiranės. Pjesa mė e madhe e ambasadave nė kryeqytetin shqiptar, me atė rast ngritėn flamujtė nė gjysėm shtize, ndėrkohė qė shumė diplomatė, shprehėn revoltėn dhe pėrēmimin e tyre pėr qendrimin cinik e aspak human tė regjimit, i cili pa kokėēarje e nė indiferencė tė plotė, kish lenė tė vdiste pa asnjė ndihmė mjekėsore, njė diplomat 52 vjeēar.

    Njė mik tė vėrtetė tė shqiptarėve!

    Njeri qė kish harxhuar shumė energji e aftėsi pėr tė forcuar bashkėpunimin franko - shqiptar... 1)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kallmet ... shume interesante keto tregime origjinale..

    Te lumte..


    Diplomati thote mes tjerash:

    "... Kur kujtoj e krahėsoj jetėn prej diplomati nė Tiranė, me atė tė homologut tonė nė Paris, ambasadorit shqiptar Javer Malo, nuk gjej asnjė pikė tė pėrbashkėt mes kushteve tė jetesės nė dy vendet respektive. Zoti Javer Malo, frekuentonte pa pengesėn mė tė vogėl, gjithė familjet e politikanėve, sindikalistėve apo njerėzve tė artit e kulturės qė e ftonin.

    Ai, mori pjesė nė krijimin e shoqatės sė miqėsisė franko-shqiptare, nė kremtimin e 50 -vjetorit tė MauriceThorez -it, nė Kongresin e XII-tė Partisė Komuniste Franceze si dhe, nė shumė raste, ndiqte nga afėr vizitat e presidentit Charles de Gaulle nė provinca tė ndryshme tė Francės. Ai, vizitonte gjithashtu disa herė nė vit e pa mė tė voglėn pengesė, bashkėpatriotėt e tij emigrantė nė Saint-Etienne, Marseille, Strasbourg etj.

    Ndėrsa ne nuk na u dha leje kurrė, tė takonim tė paktėn njė herė nė vit, pesė a gjashtė gra vejushe me orgjinė franceze, tė cilat banonin nė Shqipėri... "



    Cudi e madhe...

    Po pse diplomati nuk protestonte qe ti takoje ato te mjera plaka franceze qe dergjeshin ne Shqiperine e enverit?

    Sa mire u jepnin vize bllokmeneve per France e Europe ..qe ishin vete autoret e asaj sketerre qe pershkruan diplomati..

    Edhe diplomatet italiane nuk shkuan kurre ti takojne ato plakat italiane te syrgjynosura ne Shqiperine staliniste.

    E megjithate po ne stallen e bllokmeneve i gjeten me vone ambasadat perendimore sekretaret, perkthyesit e miqte e tyre ne kohen mbas 1990-tes.
    Po ata..klyshet e bllokut ishin dhe ndermjetsit ne tregetine e ndyre te vizave qe bene kto 10 vjet diplomatet perendimore me qytetarin e mjere shqiptar..



    Oportunista te qelbur..
    Jane pajtuar me ate kafaz mesjetar stalinist. Turp.


    ja cfare ndodhte ne Shqiperi larg syve te Europes e cila ja hapte dyert bllokmeneve dhe kelishve te tyre..

    ------------------
    gazeta shqiptare..

    DOSSIER II

    Dėshmia e 68-vjeēarit Tanush Kaso, mbi vuajtjet e tė dėnuarėve politikė nė kampet e burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Ja ata qė mbetėn tė vdekur nė atė ferr

    "Ja tmerret e tė burgosurve nė Fushė-Krujė, Elbasan e Spaē"
    Nė Shqipėri janė burgosur pėr motive politike 26.768 burra dhe 7367 gra. Nga kėta janė ekzekutuar 5037 burra dhe 450 gra. Ndėr kėta persona, 998 burra dhe 7 gra kanė vdekur gjatė kohės sė hetuesisė dhe nėpėr burgje. Pėrveē kėtyre tė burgosurve, gjatė asaj periudhe janė internuar edhe 48.217 burra dhe 10.792 gra, nga tė cilėt 7022 prej tyre kanė vdekur nė kampet e internimit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrim i tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet dėshmisė sė 68-vjeēarit Tanush Kaso, i cili ka vuajtur pėr mė shumė se dhjetė vjet nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, u njohėm me jetėn e vėshtirė qė bėnin asokohe tė dėnuarit politikė nė kampet e Laēit dhe tė Fushė-Krujės, ku nė fillimin e viteve '60-tė, kishte filluar ndėrtimi i Uzinės sė Superfosfatit dhe Fabrikės sė Ēimentos. Sipas dėshmisė sė Kasos, nė ato dy kampe ashtu si edhe nė kampet e tjera qė ishin hapur pothuajse nė ēdo skaj tė Shqipėrisė, kushtet ishin nga mė ēnjerzoret dhe shumė nga tė burgosurit nga qė nuk i duronin dot ato, tentonin tė arratiseshin apo tė hidheshin nė drejtim tė telave me gjėmba tė rrethimit, ku i sharronte automatiku i rojeve. Gjatė asaj periudhe nė kampin e Laēit, tentuan tė arratiseshin disa tė burgosur dhe tre prej tyre, si Mark Cufi, Naum Kondakēi dhe Eqerem Zeko, u vranė nga rojet e kampit teksa kishin dalė jashtė rrethimit. Po kėshtu nė atė kamp vdiqėn apo u gjymtuan edhe shumė tė burgosur tė tjerė nga kushtet e kėqia. Tentativa pėr t'u arratisur pati edhe nė kampin tjetėr tė Fushė-Krujės, siē ishte rasti i Ylli Tabakut dhe Maksut Xhomakės, tė cilėt pasi dolėn jashtė rrethimit, mė pas u kapėn dhe u torturuan nė mėnyrėn mė barbare duke u dėnuar pėrsėri.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Arratisja e dy tė burgosurve nė Fushė-Krujė
    Nisur nga kushtet ēnjerzore nė tė cilat ndodheshin tė burgosurit politikė nė kampet e punės sė detyruar qė regjimi komunist i kishte hapur pothuaj nė ēdo skaj tė Shqipėrisė, shumė prej tyre nuk i duronin dot ato vuajtje dhe tentonin qė tė arratiseshin qė andej apo t'i jepnin fund jetės duke u hedhur nė telat e rrethimit tė kampit ku i sharronte automatiku i rojve ushtarake. Edhe nė kampin e Fabrikės sė Ēimentos nė Fushė-Krujė, ngjarje tė tilla ishin mė se tė zakonshme. Lidhur me kėto, Tanush Kaso dėshmon: "Njė nga ngjarjet mė tė bujshme nė Kampin e Fushė-Krujės, ishte arratisja spektakolare e Ylli Tabakut nga Tirana dhe Maksut Xhomakės nga Margėlliēi i Ēamėrisė. Kishte disa ditė qė ata rrinin bashkė dhe silleshin rrotull kantierit, sidomos aty ku shkarkoheshin makinat me tulla e materiale tė tjera ndėrtimi. Ata si duket studionin dhe pėrgatisnin planin e arratisjes nga ferri. Ajo gjė ishte njė ndėrrmarje e guximėshme, qė mund ta paguaje me jetėn. Kisha vėnė re se Ylli, si romantik qė ishte, ato ditė kėndonte herė pas here njė kėngė tė muzikės sė lehtė, e cila nuk kishte shumė kohė qė kishte dalė, me refrenin "Harro, gjithmonė harro…" Dhe ja njė ditė, papritmas, ndėrsa tė gjithė ishin shpėrndarė nėpėr frontet e punės, njė makinė me rimorkio iu vėrsul me shpejtėsi portės sė madhe, tė cilėn e shqeu dhe e kaloi pa vėshtirėsi. Rojet pėr njė ēast u befasuan dhe u hutuan: pastaj ata derdhėn breshėri tė gjata automatiku e mitrolozėsh nė drejtim tė makinė e cila dukej se ishte pa shofer, mbasi qė tė dy tė burgosurit kishin ulur kokat. Treqind metra mė tej, nė kthesėn e parė, makina u batua, pėr shkak se rimorkio kishte mbetur frenato.Tė dy djemtė mė pas zbritėn nga makina dhe u larguan me vrap nė drejtim tė kodrave . Ndėrkaq, njė numėr i madh ushtarėsh, policėsh e civilėsh, u vu nė nė ndjekje tė tyre. Tė burgosurit kishin lėnė punėn dhe ishin ngjitur nėpėr skela, duke vėshtruar zhvillimin e ngjarjes. Nga aty ku ishim ne pamė se shokėt tanė u larguan pėrtej kodrave, por pa kaluar as tre ēerek ore, vume re se nga majat e kodrave po zbrisnin njė numėr i madh njerzish. Kuptohej se ata ishin kapur. Dhe s'mund tė ndodhte ndryshe. Kur u afruan, pamė se i kishin lidhur me tela dhe vazhdonin t'i qėllonin me grushta e me shqelma, nė ecje e sipėr, duke i shoqėruar edhe me sharje e fyerje. I sollėn brenda nė kamp, ku puna ndėrkaq ishte ndėrprerė. U bė apeli i pėrgjithshėm dhe ata tė dy, Yllin dhe Babaushin, (siē e thėrrisnin Maksutin) i lidhėn me tel mbas shtyllave dhe vazhduan t'i rrahin dhe t'i pėshtyjnė. Ai qė godiste e shfrynte mė shumė nė drejtim tė tyre, ishte Komisari, Besnik Ēomo, njė cinik i pėshtirė. Yllit i ra tė fikėt. E tėrhoqėn zvarrė dhe e futėn nė birucė. Babushi ende qėndronte dhe sharjeve tė kapterrave, iu pėrgjigjej me sharje nga mė ordineret. Ishte bėrė si i ēmėndur. Pastaj e ēuan edhe atė nė birucė. Mbas njė muaj e nxorrėn nė gjyq dhe e ridėnuan, por ajo qė nuk mund tė harrohet lehtė, ishte shpirti i sakrificės qė treguan pėr ta shokėt e tyre dhe sidomos tė dėnuarit ordinerė qė shkonin fshehurazi nga rojet, madje duke rrezikuar dhe jetėn dhe iu fusnin tek biruca ushqime, vitamina dhe cigare", kujton 68-vjeēari Tanush Kaso, lidhur me tentativėn pėr arratisje tė dy bashkėvujatėsve tė tij, Ylli Tabakut dhe Maksut Xhomakės, nė kampin e Fabrikės sė Ēimentos tė Fushė-Krujės, nė vitin 1966.

    Nė Kampin e Elbasanit
    Pėrveē kampeve tė Uzinės sė Superfosfatit nė Laē dhe atij tė Fabrikės sė Ēimentos nė Fushė-Krujė, nė fundin e viteve '60-tė, regjimi komunist i Enver Hoxhės kishte hapur dhe njė kamp tjetėr pėr tė burgosurit politikė nė periferi tė qytetit tė Elbasanit, ku punohej pėr ndėrtimin e Fabrikės sė Ēimentos nga specialistėt kinezė dhe "skllevėrve tė shtetit" shqiptar. Lidhur me ngjarjet nė atė kamp, Tanush Kaso dėshmon: "Aty nė atė kamp nė atė kohė ishim rreth 1000 tė burgosur politikė dhe ndėrtesat e kampit, tė cilat pėrbėheshin nga disa barraka dėrrase, ishin ngritur fare pranė kantierit tė punės. Ato ishin tė vendosura fare pranė njera-tjetrės, duke krijuar nė mes njė oborr nė formė drejtkėndėshi. Si kampi ashtu dhe vėndi i punės ishin tė rrethuar me njė gardh tė lartė teli me gjėmba e trupėroje tė shumta. Ai rrethim kontrollohej herė pas here pėr sigurinė e tij nga oficerėt dhe komandanti i kampit. Familjet e tė burgosurve nuk e kishin tė lehtė qė tė arrinin atje, mbasi duhej tė bėnin disa kilometra rrugė nė kėmbė nė mes shkurresh dhe gėmushash, nėpėr baltė dhe me kalime kanalesh dhe pengesa tė tjera. Nga ana e komandės herė pas here bėheshin kontrolle pėr libra e sende tė ndaluara. Nga njė herė shfaqeshin filma tė kontrolluar me autokinemanė qė vinte nga Elbasani. Punimet aty drejtoheshin nga specialistė kinezė dhe shqiptarė. Nė atė periudhė nė tė gjithė vėndin pati njė krizė buke, e cila u ndie mė shumė nė kamp. Mbas politikės, "patatja kishte dalė nė plan tė parė". Jepeshin vetėm 300-400 gram bukė dhe pjesa tjetėr patate. Edhe buka gatuhej e pėrzier me patate. Tė burgosurit vuajtėn shumė nga uria dhe disa prej tyre u sėmurėn, pasi nuk i hanin dot patatet. Pėr fat kjo nuk zgjati shumė, veēse disa muaj. Shėrbimi shėndetėsor nė kamp ishte nė gjėndje tė vajtueshme. Kur dikush nga tė dėnuarit sėmurej rėndė, mund ta ēonin nė spitalin e Elbasanit ose tė Tiranės. Myzafer Domnorin, njė ish mėsues nga Shkodra, qė u sėmur nga verdhėza, e nisėn me shumė vonesė dhe vdiq nė spital. Njė ish mėsues tjetėr, nga Berati, Reshat Ago, e vranė rojet e rrethimit tė punės, mbasi ishte vonuar tė rreshtohej e tė hynte nė kamp, nė njė kohė me shokėt. Njė i burgosur i vjetėr, shumė i nderuar e i respektuar nga shokėt, Ali Maliqi (Agolli), nga Peshkopia, u vra disa muaj para lirimit, nga njė bashkėkrahinor i tij. Njėzetvjeēari Mitat Allushi, nga Dukati i Vlorės, u vra nga rojet e rrethimit tė kampit, disa metra pėrtej telave me gjemba, tė cilat arriti t'i kalonte. Kishin mundur ta kapnin, por nuk deshėn. Roja qė e vrau, u shpėrblye nga komanda. Kjo ngjalli njė revoltė tė pėrgjithshme nė kamp. Me kėtė rast, disa u transferuan nė Burrel. Pėr tė tjerėt qė mbetėn, nisi keqtrajtimi: rrahjet, dėnimet me izolim, ndalimi i takimeve me familjet etj… Duhet ta themi se nė kėtė kohė, ėshtė bėrė njė pėrpjekje pėr tė organizuar njė dalje masive nga kampi, por u vonua shumė dhe ra nė vesh tė Komandės. Shquhen pėr egėrsi nė kėtė kamp, operativėt e Sigurimit: Remziu, mik e bashkėfshatar i ish Ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiut, dhe Fehmi Mullaj, nga fshatrat e Korēės. Nuk mbetej as tyre edhe i ashtuquajturi mjek, major Filip Ēunga, i cili nė vend qė t'i shėronte tė burgosurit, i rrihte dhe i dėnonte me izolim nė birucė. Dorėn e tij tė rėndė e kanė provuar shumė tė burgosur, midis tė iclėve edhe unė. Vetėm pse demaskova njė agjentin e tij, brigadierin D. DH, "doktori" mė futi "nė dhomėn e sqarimit" ku kėrciste dajaku dhe mė dėnoi me njė muaj birucė. Atje, midis tė tjerėve, gjeta edhe Ali Hoxhėn, i cili gjithashtu ishte "kashaisur" nga major Lipja dhe qe dėnuar prej tij me njė muaj birucė, sepse kishte goditur me grusht njė brigadier, i cili po keqtrajtonte njė shokun tonė tė pafuqishėm pėr punė. Fryma vėllazėrore, bisedat, shakatė, kėngėt e kėnduara me zė tė ulėt dhe kujtimet e largėta, na e lehtėsonin vuajtjen e izolimit. Aliu kishte mall pėr njė vajzė, qė kish njohur dikur, me emrin Margarita. Krijoi njė melodi nė kujtim tė saj. Unė i thura vargjet. Kėshtu lindi "Margarita", njė kėngė qė u bė mjaft e dashur pėr ne e qė do tė na shoqėronte ashtu si "Lili Marlen", nė marshimin e gjatė e tė dhimbshėm drejt lirisė. Kėnga ishte sfida, qė tė burgosurit iu bėnin grabitėsve tė lirisė", kujton Tanush kaso me dhimbje ato pak "ēaste tė lumtura", nė mes atij mjerimi tė tmershėm qė kishte gatuar regjimi i Enver Hoxhės pėr mijra shqiptarė tė cilėt i kishte kundėrshtarė politik.

    Nė Kampin e Spaēit
    Njė nga kampet e tjera tė regjimoit komunist dhe ndoshta nga mė tė tmerėshmit, ka qenė edhe ai i Spaēit, ku punohej pėr nxjerrjen e lėndės sė parė pėr Industrinė e Bakrit. Lidhur me kėt, Tanush Kaso dėshmon: "Italianėt dhe mė vonė sovjetikėt, kishin projektuar hapjen e disa minierave nė krahinėn e Mirditės, pėr shfrytėzimin e nėntokės sė pasur me minieral bakri e piriti. Njė nga kėto ishte edhe vend-burimi i Spaēit, njė fshat i ashpėr malor. Mbas prishjes me sovjetikėt, punimet i vazhduan inxhinierėt dhe teknikėt gjeologė shqiptarė. Ishin ēelur mjaft galeri kėrkimi dhe qe pėrgatitur terreni pėr shfrytėzimin e mineralit. Mė 1967, Ministria e Punėve tė Brendėshme, e gjeti me vėnd ndėrtimin e njė kampi tė punės sė detyruar nė atė zonė tė thellė malore, nė njė gropė, ku dielli shifej vetėm nė pak orė tė ditės. U dėrguan fillimisht rreth njėqind tė burgosur politikė, tė cilėt pėrfunduan punimet e mbetura, rrethuan me tel me gjemba njė zonė tė madhe, ku gjendeshin galeritė dhe nė "gropėn e vdekjes". Pikėrisht atje ata ndėrtuan kampin ku do tė vendoseshin skllevėrit e shtetit, tė cilėt do tė punonin me tre ndėrresa e me orar tė zgjatur, nėpėr galeritė e thella, me pluhur, gaz, lagėshtirė dhe rrezikun e jetės mbi krye. Mbas tyre, tė lidhur dy nga dy me tel dhe tė hedhur si kafshėt mbi karroceritė e disa kamioneve ushtarake, tė shoqėruar nga roje tė armatosura me automatikė e mitralozė, nė fillim e nė fund tė autokolonės, udhėtuan nga kampi i Elbasanit pėr nė Spaē tė Mėrditės, disa qindra tė burgosur politikė. Gjatė asaj rruge tė mundimshme prej mė shumė se njėqind kilometrash, makinat nuk u ndalėn as pėr tė kryer nevojat personale tė burgosurit. Mbas shumė vjetėsh, ishte e para herė qė tė burgosurit politikė dėrgoheshin pėr tė punuar nė miniera. Pati reagime nga ana e tyre dhe disa refuzuan kategorikisht tė punonin nė galeri e shpallėn grevė urie. Ai qė u shqua pėr qėndresėn mė tė gjatė nė grevė, rreth pesėmbėdhjetė ditė, ishte Dilaver Radeshi, (nga fshati Radėsh i Skraparit) njeri i nderuar dhe i respektuar nga tė gjithė. Kishte qenė kolonel nė ushtri, dhe vetėm se i kish shprehur haptaz pikpamjet e tij, pėr strategjinė e gabuar tė bunkerėve, e kishin burgosur. Disa tė tjerė u pėrpoqėn t'i shmangeshn galerisė me ndonjė raport mjekėsor; por as kėto nuk merreshin parasysh nga komanda e kampit, sė cilės i kėrkohej nga Ministria e Punėve tė Brendėshme, realizimi me ēdo kusht i planit tė bakrit dhe piritit. Prandaj ajo e shtoi dhunėn mbi tė burgosurit, qė refuzonin tė punonin nėntokė. Rrahja ishte njė nga torturat mė tė zakonshme. Gjithashtu edhe dėnimi me izolim nė birucė, pa batanije dhe me njė minimum ushqimi, nėn acarin e dimrit tė ashpėr; nganjėherė ditėn me polic mbi krye nė galeri dhe natėn nė qeli me muaj tė tėrė. Galeria nuk ishte e kėndėshme as pėr policėt, qė na kishin shoqėruar nėpėr kampet e tjerė dhe qė i kishin detyruar tė vinin nė Spaē. Ata nuk guxonin tė futeshin thellė nė tokė. Kur nga tavani i galerisė shkėputej ndonjė copė shkėmb (ose kur ndonjė i burgosur e hidhte qėllimisht), ata ishin tė parėt qė ia mbathnin vrapit pėr tė shpėtuar lėkurėn. Shpejt komanda i transferoi dhe i zėvėndėsoi me ish-minatorė tė veshur me unifomė, pa kryer kurrėfarė specializimi. Shumica e tyre ishin kafshė tė pamėshirshme. Ata mė njerzorėt siē ishte "Murgesha" njė mirditor me fytyrė femre dhe mjaft i butė, nuk mundėn qė tė qėndronin gjatė nėn uniformė. Shquhej pėr egėrsi "Lleshi i zi", Kapter Prenga e tė tjerė. Komandant kampi ishte Ēelo Arrėza, ndėrsa Komisar Shahin Skuraj, i cili mė pas u zėvėndėsua nga Niko Kolitari, i mbiquajturi "zgėrbonja". Numri i tė burgosrve nė kėtė kamp qė qėndroi i hapur pėrgjatė njė ēerek shekulli, luhatej mga 800 deri 1200 persona.. Edhe nė atė kamp, ndoshta shumė mė tepėr se nė kampet e tjerė, ka pasur vazhdimisht aksidente nė punė. Mė kujtohen si tani, Hamdi Popovci nga Peja e Gjakovės, i cili mbeti me njė kėmbė, (pas burgut u kthye nė Kosovė) apo Gani Qeraxhiu, nga Tirana, (tani ndodhet familjarisht nė Itali) i cili mbeti i paralizuar gjithė jetėn. Aty pati edhe shumė raste qė tė dėnuarit vdisnin nga sėmundjet profesionale. Po kėshtu aty pati edhe disa tentativa pėr arratisje, siē ishte rasti i tė riut Mustafa Bajraktari, njė djalė mjaft energjik dhe inteligjent nga Tropoja. Ai duke shfrytėzuar daljen e bllokuar tė njė galerie tė vjetėr e tė harruar, mundi tė arratisej, por u kap nė afėrsi tė Pukės dhe u ridėnua. Mė pas pati edhe dy tentativa tė tjera me tė dėnuarit, Lefter Balldovani nga minoriteti grek dhe Rexh Alia nga Mitrovica e Kosovės, tė cilėt kaluan rrethimin, por u kapėn pa shkuar shumė larg. Mbasi u rrahėn barbarisht nga forcat policore tė kampit, ata u nxorrėn nė gjyq dhe u ridėnuan. Lefteri i cili ishte njė djalė shumė i mirė dhe tepėr i pėrvuajtur, vdiq mė pas nė burg. Pėr shkak tė kushteve tepėr ēnjerzore nė atė kamp, disa kohė mė pas shpėrtheu njė revoltė mjaft e madhe e cila tashmė ėshtė e njohur si "Revolta e Spaēit", e pėrfundon rrėfimin e tij 68-vjeēari Tanush Kaso, Kryetari i Shoqatės sė tė Dėnuarėve Politikė tė Tiranės, lidhur me vuajtjet e tmerret e tė dėnuarėve politikė nė Kampet e Laēit, Fushė-Krujės, Elbasanit dhe Spaēit, ku ai kaloi mė shumė se dhjetė vjet tė jetės sė tij, nė periudhėn mė tė bukur, rininė.
    nga gazeta shqiptare--

    ------------------


    Sot shoqata e te persekutuarve ka per Kryetar, Kurt Kolen , shokun e Zan Caushit dhe bashk-luftarin e Zabit Brok-Gjinushit.
    Perseri Kurt Kola i revolucionit te vonuar udheheq ish te perndjekurit..

    Mir tu behet..

    RAJA do mbeten perseri.



    ........

  10. #10
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    X - EPITAF PER KOMUNIZMIN

    Nga libri"Post-scriptum per komunizmin"shkruar nga V.Qesari

    ( Kapitulli i dhjete )



    X - EPITAF PER KOMUNIZMIN



    Ne shpresojmė tė shohim njė Botė tė mbėshtetur mbi Katėr Liri Themelore:

    E para - Lirinė e Fjalės dhe tė Shprehjes.

    E dyta - Tė drejtėn qė kushdo tė mundė tė nderojė Zotin sipas dėshirės e besimit.

    E treta - Zhdukjen e Varfėrisė.

    E katėrta - Ēlirimin nga Frika ...



    Franklin ROOSEVELT

    ( Mbi "Katėr Liritė Themelore" - 6 janar 1941 )



    PLAGA E VJETER E " TIGRIT"

    7 nentor 1984...

    Para bustit tė V.I.Leninit, nė sheshin e fabrikės sė ēimentos me tė njėjtin emėr, ishin mbledhur dy-tre qind vetė. Pėrkujtohej 67-vjetori i revolucionit socialist tė tetorit nė Rusi. Sekretari i parė i komitetit tė Partisė tė rrethit E.Halili nisi tė flasė pėr vazhduesen besnike tė idealeve tė atij revolucioni dhe PPSH-nė e udhėhequr nga marksist-leninisti i shquar i epokės moderne, Enver Hoxha. Pas pak, nga rradhėt ngjyrė gri tė punėtorėve dikush hodhi njė parrullė, duke brohoritur me sa zė qė kish.

    Pėr njė ēast, turma u duk sikur u shkund nga njė gjumė i thellė. Punėtorėt, si statuja prej argjili tė mbuluara nga njė cipėz pluhuri ēimentoje, lėvizėn nga vendi. Mė pas, kur folėsi kryesor, amplifikuar nga disa altoparlantė, zuri nė gojė emrin e komandantit, njė grup militantėsh qė kishin zenė vend nė rreshtin e parė, nisėn kengėn e njohur: Enver Hoxha, o tungjatjeta !.

    Qė lart nga tribuna, sekretari i parė vazhdoi:

    - Armiqtė tanė tė betuar, tė brendshėm e tė jashtėm, qėllimisht hapin fjalė se udhėheqėsi ynė i lavdishėm Enver Hoxha, qenka i sėmurė...

    - Tė na marrin tė keqen! - u dėgjua njė zė nga nga grupi i militantėve.

    - Ashtu, tė lumtė goja !... - aprovuan ca tė tjerė.

    - Por, shoku Enver Hoxha, ashtu si dhe populli ynė, janė tė pavdekshėm ! - vazhdoi sekretari i parė - Ai ėshtė shendoshė e mirė dhe kuq si molla !

    Qe pėr herė tė parė qė, me qėllime tė paramenduara, flitej publikisht pėr temėn tabu mbi shendetin e Enver Hoxhės.

    E, jo vetėm nė Vlorė, por kudo.

    Nė ēdo rreth, sekretarėt e parė qenė porositur qė, nė takimet me popullin tė evidentonin gjendjen e tij tė shkėlqyer shendetėsore, por pa bėrė as njė koment tjetėr. ( Nė fakt, veprimi nė fjalė, krahas tė tjerash, qe pėrgjigjja ndaj njė lajmi qė televizioni italian kish dhenė disa ditė mė parė, e nė tė cilin qe thenė se, sipas disa burimeve tė pakonfirmuara zyrtarisht, Enver Hoxha, lideri i Shqipėrisė - bastionit tė fundit stalinist nė Europė - ose ka vdekur ose ėshtė nė grahmat e fundit nga njė semundje e gjatė dhe e pashėrueshme, e kjo gjė nuk i ėshtė bėrė e ditur popullit ). Pas atij lajmi rrėnqethės, gojėt e liga kishin nisur tė pėshpėrisnin se Ai, i kish ditėt tė numėruara. Kish dalė, bile edhe fjala se, njė profesor i shquar japonez, kish ardhur posaēėrisht nė Tiranė me avion special, pėr tė egzaminuar gjendjen e tij tė rendė.

    E vėrtet, me gjithė konspiracionin e jashtėzakonshėm, fjalėt s'kishin dalė kot. Ne fakt, Enver Hoxhės, i kish mbetur fare pak pėr tė jetuar.Vetėm ca muaj mė parė, pikėrisht nė mbremjen e 16 shkurtit 1984, gjatė njė takimi me sekretarėt e KQ tė Partisė, ai qe larguar nga salla i mbajtur pėr krahėsh e duke hequr kembėt zvarrė. Mė pas, po atė darkė, ai qe goditur fort nga njė atak tjetėr nė zemėr. E alarmuar, Nexhmija kish thirrur urgjentisht mjekėt e, bashkė me ta dhe Ramiz Alinė. Tė nesėrmen, ky i fundit kish mbledhur me ngut Byronė Politike, pėr t'a njoftuar mbi situatėn.

    Por, plaga e tigrit, qe tashmė tepėr e thellė dhe e vjetėr.

    Ajo qe shfaqur pėr herė tė parė qysh mė 1948, gjatė njė feste familjare tė organizuar me rastin e Vitit tė Ri. Ishte pikėrisht atėhere qė, Enver Hoxhės, iu shfaqėn shenjat e para tė diabetit. Qysh prej asaj kohe, ai s'do gėzonte kurrė shendet tė mirė. Mbas egzaminimeve, mjekėt i rekomanduan tė bėjė mė tepėr kujdes e, sidomos, tė mbajė regjim. Por, problemi s'qe dhe aq i lehtė. Enver Hoxha ish qejflli i madh pėr tė ngrenė. Veēanėrisht, kur qe fjala pėr meny me gjellė franceze, tė cilat ia pėrgatiste njė guzhinjer i cili kish jetuar shumė vite nė Lion. Pa folur pastaj, pėr djathrat lloj-lloj qė i vinin me anė tė valixheve diplomatike.

    Vitet kalonin ...

    Burri i ri dhe azgan, patriarku 53 vjeēar Enver Hoxha, i shkon vitet e jetės midis zyrės sė tij bibliotekė, " kėshtjella " e vėrtetė e pushtetit dhe njė vargu vilash tė shpėrndara nė tė katėr anėt e vendit. ( ... ) Por, megjithė aparencėn impozante, ai s'gėzon shendetin qė paraqet. Edhe mbas ndėrhyrjeve tė shumta e kembėngulėse tė Nexhmijes, ai s'arrin dot t'a presė duhanin. Pėr mė keq akoma, vazhdon tė mos u ndahet ushqimeve e gjellėve tė renda, ndėrkohė qė duke qenė me diabet, lypset tė mbajė njė dietė shumė tė fortė ... 1)

    Nė pranverėn e vitit 1966, Enveri sėmuret mė tej.

    Tani, veē diabetit, kanė lindur dhe probleme tė tjera tė natyrės kardiake. Doktorėt e kėshillojnė tė shplodhet, tė bėjė pa tjetėr pushim. Pas dy vjetėsh, pothuajse nė tė njejtėn periudhė, ai bėhet pėrsėri keq. Kėsaj rradhe, mjekėt e urdhėrojnė tė ndėrrojė klimė e tė shkojė pėr pushime nė Vlorė.

    1969.

    Mars.

    Enver Hoxha pushon nė Ujė tė Ftohtė.

    Klima mesdhetare, me sa duket, i bėn mirė. Por, rruga nga buza e detit e gjer tek vila e tij, e lodhin tepėr. Nė ditėt e verės, ai s'mund tė zbresė dot nė plazh, pėr tė bėrė banjė. Atėhere, Nexhmija sugjeron qė, pranė vilės tė ndėrtohet njė pishinė. Pėr realizimin e asaj ideje, angazhohen posaēėrisht H.Kapo e R.Alia. Pishina, nenė mbikqyrjen e ushtarėve tė Gardės e Sigurimit, ndėrtohet nė kohė rekord. Brenda 10 ditėsh. ( Ndėrkohė qė ai ish duke vizituar vendlindjen ). Kur kthehet nga Gjirokastra, Enveri shikon i befasuar pishinėn dhe thėrret me sytė e pėrotur e plot ngazėllim: Tė rrojė Partia !. 2)

    1970.

    Eshtė periudha e fėrkimeve tė para shqiptaro-kineze.

    Shqetėsimet shtohen.

    Edhe gjatė atij viti, gjendja e Enver Hoxhės vazhdon tė keqėsohet. Si pasojė e diabetit, shikimi i dobėsohet mė shumė e, vėshtirėsitė pėr leximin e gazetave, buletinėve tė lajmeve e librave, shtohen. Mjekėt porosisin jashtė, syze tė teknologjisė sė re speciale, por pa sukses. Atėhere, vendoset qė njė anėtar i sekretariatit, t'i shkojė pėr ditė nė shtėpi e t'i lexojė materialet e nevojėshme. Por, duket, se Enverit kjo s'i pėlqen. Atėhere mbetet vetėm njė zgjidhje. Jashtė vendit, porositet njė projektor i paisur me zmadhues figure. Kėshtu, shkrimet e artikujt, priten prej ndihmėsit tė tij e vendosen mbi aparatin zmadhues. Duket se, kėshtu, Enveri arrin tė lexojė ...

    __________________________________________________ _____________________

    1) Thomas Schreiber "Enver Hoxha - le sultan rouge ". Editions J. C. Lattes. Paris. 1994

    2) S. Gradeci "Tridhjetė vjet pranė shokut Enver ". Tiranė. 1986

    - 2 -

    Mė 1973 ndodh edhe e papritura.

    Pėr herė tė parė, ai goditet nga njė infarkt i rendė i miokardit. ( Ndėrkohė qė, gjithmonė e mė tepėr, shfaqen hapur edhe shenjat e manisė sė persekutimit. Ai shikon rreth vehtes armiq e vetėm armiq ). Tetor 1973. Enver Hoxha kremton 65-vjetorin e lindjes. Vetėm pak orė, pas ceremonisė sė organizuar me atė rast, ai bie plasur pėr tokė i goditur nga njė krizė e re kardiake mė e fortė se e para. Mjekėt, me nė krye profesorin e njohur Petrit G, i rekomandojnė pėrsėri pushim absolut.

    Ndėrkohė, Nexhmija, jep urdhėr tė prerė:

    ... pėr goditjen e re nė zemėr, duhet tė vihen nė dijeni, vetėm familja dhe shokėt e Byrosė Politike. Tė tjerėt, nuk duhet tė dinė asgjė, sepse, nga njera anė nuk duam tė hidhėrojmė zemrat e anėtarėve tė Partisė e popullit e, nga ana tjetėr, s'duam t'i u japim rast armiqve qė tė fėrkojnė duart nga gėzimi... 1)

    1976.

    Problemi i shikimit tė tij, bėhet pėrherė e mė shqetėsues. Ai pothuajse ėshtė verbuar. Atėhere, porositet jashtė njė manjetofon, me tė cilin ai dikton urdhėra, porosi, instruksione apo pjesė nga Kujtimet. Kasetat e regjistruara, zbardhen pastaj nga daktilografistja e tij personale.

    1979.

    Prill. Plaku i sėmurė, goditet pėrsėri nė zemėr. Ai, tashmė, s'arrin tė lexojė as me lupė, e as me aparatin projektues zmadhues. Gjatė shėtitjeve tė shkurtėra nė vilat e Vlorės apo Pogradecit, ai mban rregullisht bastun. Drejtimin e Partisė, faktikisht e merr nė dorė, Nexhmija. Eshtė ajo e cila, ndėr tė tjera, i lexon pėr ditė telekset e ambasadave shqiptare apo shenimet e mbajtura nga mbledhjet e Komitetit Qendror.

    Gjatė daljeve tė rralla nė publik, fshehja e gjendjes sė tij tė vėrtetė shendetėsore, bėhet gjithmonė e mė e vėshtirė. Kėshtu, gjatė zhvillimit tė punimeve tė Kongresit tė VIII-tė (1981 ), Enver Hoxha shfaqet nė tribunė si njė kukull prej qiriri, me buzėqeshje tė ngrirė e syze me xhama shumė tė trashė. Ai shqipton me zor vetėm frazat e para tė raportit, pastaj leximi i tij vazhdon i regjistruar nė manjetofon.

    Dhjetor 1981.

    Mehmet Shehu vret vehten. Plaga e tigrit derdh shkulmet e fundit tė gjakut. Por, megjithatė, populli e armiqtė e Shqipėrisė duhet tė sigurohen se, ai ėshtė aty. Gjithmonė i gjallė e i pavdekshėm. Me shpatėn xhveshur pėr tė goditur armiqtė. Improvizohet kėshtu, me kujdes e sipas stilit tė njohur stalinist, dalja e tij nė publik. Pikėrisht nė Ekspozitėn Kombėtare tė Arteve Figurative. Por, nė kronikėn televizive tė Lajmeve tė mbremjes, megjithė truket e montazhit, s'arrihen tė bėhen ēudira. Nė ekran, shfaqet fantazma Enver. I zbehtė, i tretur e me shikim tė pėrhumbur. Ulur nė kolltuk. Pas asaj dalje, ai do tė rishfaqet pėrsėri, mė 7 korrik 1983. Kėsaj rradhe, nė stadiumin Qemal Stafa, me rastin e 40-vjetorit tė themelimit tė Ushtrisė. Pėrsėri, i ngrirė si statujė e pa folur as gjysėm fjalė.

    Mė 28 nentor, Enver Hoxha, merr pjesė nė paradėn ushtarake organizuar me rastin e 40-vjetorit tė ēlirimit. Ajo ėshtė dhe dalja e tij e fundit nė publik. I dobėt, i tretur e me fytyrė qė s'ngjan e tij. Me njėrin krah tė paralizuar e, me syrin e djathtė, tė ngrirė nga ishemia cerebrare. Meqėnse, nuk ėshtė nė gjendje tė flasė, mesazhi i tij drejtuar popullit, __________________________________________________ ______________________

    1) S. Gradeci. Idem.

    - 3 -

    nėpėrmjet radios e televizionit. Ai ėshtė edhe mesazhi - testament i tij:

    … Pėr ne, ushtarėt e Partisė, s'ka gėzim mė tė madh se kur shohim qė populli ynė ėshtė zot i fateve tė veta, i gėzuar, i lumtur dhe i lirė nė Shqipėrinė sovrane. Nė Shqipėrinė e transformuar nė kėshtjellė tė pamposhtur, e cila ecėn pa u lodhur nė rrugėn e ndėrtimit tė socializmit ... 1)

    Tigrit plak i ka ardhur fundi.

    Kreshta e bardhė e flokėve, i ka renė mbi qafė si paruke. Tashmė, ai s'ėshtė veē njė kadavėr e pakallur nė varr. Megjithatė Partia, e dėshpėruar por stoike, pėrpiqet tė mbajė heshtje rreth shendetit tė tij. Ndėrkohė qė, shqiptarėt endé nuk dinė qė, komandanti i tyre i lavdishėm, tani lėviz mbi njė karrocė handikapatesh me rrota e pėrqesh ushtarėt e gardės, duke i sharė ata me gjithfarė fjalėsh tė ndyra.

    9 prill 1985.

    Aty nga ora 09:30 e mengjezit, bisha plaset pėrfundimisht pėr tokė. Me konvulsione. Pa frymė. Me gojėn mbushur plot jargė e shkumė. Ai ka marrė kėshtu goditjen e fundit nė zemėr. Asnjė ndėrhyrje mjekėsore, s'mund t'a kthejė mė nė jetė ...



    VDEKJA E SULLTANIT



    A do tė ndodhte vėrtet kataklizma, atėhere kur Enver Hoxha, do tė jepte shpirt ?!

    A qe ai njė qenie e vdekėshme si gjithė tė tjerėt, ndėrkohė qė shumė prej shqiptarėve e konsideronin eternel, si perėnditė e Olimpit ? Nė fund tė fundit, a mund tė vdiste ai, i cili qe kthyer nė simbol tė Shqipėrisė ? Ai, emri i tė cilit kendohej, glorifikohej, hymnizohej e ngrihej nė qiej, pėr ēdo ditė ? Nė festa publike, private, nė lindje, vdekje e martesa ?…

    Mė 11 prill 1985, nė Komitetin e Partisė nė Vlorė, dritat qenė ndezur qysh pa gdhirė. Kuadrot e larta tė Partisė, shtetit e policisė, venin e vinin me vetura tė cilat ecnin me shpejtėsi tė madhe. Nė orėn 07: 00, sekretari i parė thirri me urgjencė mbledhjen e aparatit. Nė sallėn e mbushur plot kish renė heshtje mortore. Sekretari i parė, veshur me kostum tė zi, me rrathėt e syve tė mavijosur, me zė tė dridhur e fraza tė copėzuara nga emocioni, dha lajmin e kobshėm:

    Mė 11 prill 1985, nė orėn 2 e 15 minuta tė mengjezit pushoi sė rrahuri zemra e udhėheqėsit tė dashur e tė lavdishėm tė Partisė e popullit tonė, shokut Enver Hoxha. 2)

    Ca gra klithėn me tė madhe, ndėrsa burrat rrėnkuan thellė e nxorrėn shamitė. Pastaj, nė sallė u krijua pėshtjellim e rrėmujė, por sekretari vuri qetėsi e vijoi leximin e Komunikatės sė KQ tė PPSH e Buletinin Mjekėsor, tė nenėshkruar nga 8 mjekė. Nė tė thuhej se, vdekja, kish ndodhur fill mbas:

    __________________________________________________ _____________________

    1) E. Hoxha. Nga "Pėrshendetje drejtuar popullit me rastin e 40 - vjetorit tė ēlirimit ". Tiranė. 29 nentor 1984.

    2) Teksti i "Komunikatės" sė vdekjes sė Enver Hoxhės si edhe i Buletinit Mjekėsor, ishin tė njejtė me atė qė kish pėrdorur Moska, pėr lajmėrimin e vdekjes sė Stalinit mė 1953. ( Shenim i autorit )

    - 4 -

    ... disa liezoneve tė forta tė sistemit kolateral periferik dhe dėmtimeve nė zemėr, veshka e organe tė tjera. ( ... ) Qysh nė vitin 1973, Enver Hoxha kish pėsuar njė infraktus tė miokardit tė shoqėruar me aritmi tė zemrės. Nė vitet mė pas, evoluoi njė isufiēencė e rendė koronare e cila, para njė viti, u bė shkak pėr goditje nga ishemia cerebrare. Nė mengjezin e 9 prillit, pa pritur, zemra e tij pushoi sė rrahuri pėr shkak tė infiltracioneve ventrikulare ... 1)

    Vdekja e Enver Hoxhės, u shoqėrua me tension e alarm tė pa parė nė krejt udhėheqjen e Partisė. Por, pėr dy ditė me rradhė, ajo u mbajt e fshehtė e nė sekret tė madh. Pse vallė ?! Pa dyshim, pėr organizimin e Spektaklit tė Madh tė homazheve, varrimit, caktimit tė zėvendėsit tė tij si dhe hartimit tė strategjisė sė vazhdimėsisė. Tek njerėzit e thjeshtė, tė cilet qenė mėsuar me idenė se, komandanti legjendar qe i pavdekshėm, lajmi i papritur shkaktoi tronditje, konfuzion, hutim e mpirje.

    ( Por, megjithatė, ata qė mendonin se vdekja e tij do shenonte fundin e botės, panė me habi se jeta vazhdonte si mė parė e se, dielli lindte pėrsėri. Ndėrsa, tė tjerė, tė cilėt kishin vite e vite qė prisnin me padurim fundin e tij, ishin pak a shumė tė bindur se, zhdukja e Enver Hoxhės qe edhe fundi i njė epoke e cila, pėr fat tė keq, kish qenė mė e zeza nė historinė e saj moderne ).

    Megjithė pėshtjellimin, udhėheqja e Partisė, nisi shpejt nga puna pėr ngritjen e kultit tė Pavdekėsisė. Mobilizimi i propagandės, shtypit e radio-televizionit me sloganin kryesor T'a kthejmė dhembjen nė forcė, kish pėr qėllim jo vetėm forcimin e mėtejshėm tė unitetit, por veēanėrisht ruajtjen e pėrjetėshme tė Ikonės. Pra, Messia vėrtet kish vdekur por, ikona do tė qe edhe mė tej e pranishme kudo. Impozante, autoritare e sidomos e frikėshme dhe kėrcenuese,nė ēdo ēast ajo duhej t'u kujtonte njerėzve, se asgjė s'kish ndryshuar. Se, Enver Hoxha, ish gjallė e i pavdekshėm e se, ata qė mendonin ndryshe, do tė ndėshkoheshin brutalisht si edhe mė parė ...

    Funeralet zyrtare u caktuan pėr nė 15 prill. Arkivoli u vendos nė hollin e ndėrtesės sė Kuvendit Popullor. Televizioni transmetonte pėr natė skena nga homazhet. Pamje histerie. Lotė, klithma e ējerrje faqesh. Nė mbarė vendin, plasi njė garė e shfrenuar pėr shkrime telegramesh, letrash, mesazhesh, rapsodish e poezish tė cilat, pastaj, nėpėrmjet komiteteve tė Partisė nė rrethe, i dėrgoheshin Komitet Qendror nė Tiranė. 2)

    Gazeta Zėri i Popullit evokonte pėr ditė, figurėn poliedrike e historike tė udhėheqėsit tė pavdekshėm. Ata qė patėn fatin e madh tė jetojnė epokėn e lavdishme tė Enverit, - shkruhej ndėr tė tjera, nė njė shkrim tė saj - do tė jenė padyshim ndėr mė fatlumėt e tė gjithė brazave qė do tė vijnė pas. Ne ishim, ne punuam e jetuam sė bashku me tė! - do tė thonė ata plot krenari.

    __________________________________________________ ______________________

    1) Nga teksti i "Komunikatės". Idem.

    2) Nė njė letėr e cila, tek mjaft militantė ngjalli ngazėllim e kėrshėri te madhe, njė inxhinjer kimist i cili kish mbaruar studimet nė Kinė, shkruante: Nė bazė tė leximeve e studimeve tė mia, unė i propozoj shoqes Nexhmije Hoxha dhe KQ tė Partisė qė, trupi i shokut Enver Hoxha tė ballsamoset. Unė jam i bindur se, nė tė ardhmen, shkenca do tė arrijė tė bėjė mrekullira. Atėhere, nuk do tė jetė aspak ēudi qė, duke pėrdorur elementė tė materies njerėzore mund tė arrihet nė riprodhimin e tij fiziko - gjenetik. Do tė vijė njė ditė, pra, qė nga materia jo e gjallė njerėzore, njerėzimi do tė jetė i aftė tė krijojė pėrsėri figurat e tij tė mėdha historike. Atėhere, populli shqiptar, do tė ketė sėrishmi tė gjallė e midis tij, tė shtrenjtin e te lavdishmin, Enver Hoxha ... ( Shenim i autorit )

    - 6 -

    Ndėrkohė, nė atmosferėn e zisė kolektive, poetė e shkrimtarė tė njohur e tė panjohur, botuan proza e elegji, ku shprehej pikėllimi i madh pėr humbjen e pa zevendėsueshme tė njeriut mė tė shquar qė kombi shqiptar kish lindur ndonjėherė. Ceremonia funebre u zhvillua nė 15 mars. Nė njė ditė tė zymtė e me shi. Arkivoli me trupin u vendosėn mbi njė shtrat topi. Nė ballė tė kortezhit ecnin 14 ushtarė qė mbanin nė duar jastėkė tė kuq me dekorata. Pas tyre vinin familja e anėtarėt e Byrosė Politike. Kamerat e fotoreporterėt pėrqendroheshin vazhdimisht nė grupe njerėzish qė vajtonin e ēirrnin faqet.

    Pastaj, kortezhi u ndal, nė sheshin Skendėrbej.

    Ndėrkohė qė pasardhėsi i tij, Ramiz Alia, mbante fjalėn e rastit, regjia e televizionit shkrinte herė pas here me imazhin e mitingut njė kuadėr filmik i cili, mė pas, u cilėsua si gjetje artistike gjeniale. Shiu binte mbi monumentin e Skenderbeut. Nga sytė dhe mjekrra e heroit kombėtar rridhnin lotė.

    Ideale, apo jo ?!...

    Skendėrbeu qante pėr humbjen e birit tė vet !...

    Vdekja e diktatorit ngjalli reaksione edhe nė ambasadat e huaja. Sepse, vėrtet Enver Hoxha kish qenė nė krye tė njė regjimi ekstrem e gjakatar, por ajo ishte vetėm njėra anė e medaljes. Ana tjetėr qenė interesat gjeopolitike, tė cilat pėr Perėndimin, kishin rendėsi tė veēantė. Nė fund tė fundit, Perėndimi s'mund tė harronte se, Enver Hoxha ishte ai i cili qe shkėputur nga Bashkimi Sovjetik e kish hequr nga vendi i tij, gjithė arsenalin e raketave bėrthamore, drejtuar nga Kontinenti i Vjetėr.

    Pėr kėtė, ai, padyshim qe shpėrblyer.

    Perėndimi e shėrbimet e tij sekrete, e kishin fshirė pėrfundimisht Shqipėrinė nga planet e tyre tė Luftės sė Ftohtė, duke mbajtur rreth saj njė indiferencė e heshtje totale, thuajse ajo s'egzistonte fare. Diktatorit, i qenė lenė kėshtu duart tė lira, pėr tė vazhduar qetėsisht krimet e tij. Kėsisoj, pa as mė tė voglėn brerje ndėrgjegjje, bile me koshiencė tė plotė, Perėndimi kish kontribuar e ligjėruar me cinizėm gjakosjen e tragjedinė e njė populli tė tėrė. 1)

    Megjithatė, nė botėn e jashtme, ndryshe nga ē'mendohej brenda vendit, jehona e vdekjes sė Enver Hoxhės qe fare e vogėl. Sipas gazetės franceze Le Monde tė 13 prillit 1995

    ... vdekja e Hoxhės ka shkaktuar pak komente zyrtare nė kryeqytetet e mėdha europiane, tė cilat nė pėrgjithėsi, janė mjaftuar me dėrgimin e mesazheve tė shkurtėra tė ngushėllimit, drejtuesve tė Tiranės. Kryeministri grek z.Papandreu, i cili ndikoi kohėt e fundit nė

    __________________________________________________ ______________________

    1) Jo vetėm shkrimtari ynė i shquar Ismail Kadare i cili e ka theksuar disa herė kėtė arsyetim, por edhe studjues tė tjerė, nė veprat e analizat e tyre kanė shtruar vazhdimisht pyetjet: Pėrse Perėndimi, pėr vite me rradhė, kish mbajur heshtje tė plotė rreth shtypjes totalitare nė Shqipėri ? Pėrse, radjoja e televizioni i njė vendi fqinj siē qe Italia, e cila nuk ish as 100 km. larg nė vijė ajrore nga brigjet shqiptare, mbante gjithmonė njė heshtje misterioze rreth natyrės sė sistemit tė saj politik ? ( Ndėrkohė qė, Europa nė pėrgjithėsi, bente shumė zhurmė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe demaskimin e natyrės sė dhunėshme tė regjimeve autoritarė e komunistė tė Lindjes ? ). Pėr ē'arsye u kontribua me aq zell qė ai vend, i cili cilėsohej si "bastioni i fundit i stalinizmit nė Europė ", tė mbetej larg ēdo lloj vemendje, njėlloj sikur tė ndodhej diku mes Afrikės apo Amazonės ? Pyetjet dhe misteri i tyre janė tė shumta e pėrgjigjet mjaft tė vėshtira. Megjithatė, me sa dukej, njė gjė ishte e qartė. Nė menyrė direkte apo indirekte, Europa me " harresėn " e saj, kish ndikuar mjaft nė zgjatjen e jetės sė diktaturės enveriste si edhe nė vuajtjet e izolimin e njė populli i cili, vazhdimisht, pėrtej detit kish parė lirinė dhe shpėtimtarėt e tij ... ( Shenim i autorit )

    - 7 -

    zhvillimin e marrėdhenjeve ekonomike me Shqipėrinė, ka shprehur " hidhėrimin e tij ". Po ashtu, pėr dėrgimin e njė mesazhi ngushėllues njoftoi edhe Partia Komuniste Franceze. Nė Washington, departamenti i Shtetit njoftoi se, SHBA ishin tė gatėshme tė rifillonin njė dialog vėllazėror me Shqipėrinė, nė se kjo e fundit do t'a kėrkonte...

    Ndėrsa, nė 12 prill, nė edicionin e orės 20:00, televizioni italian dha njė lajm tė shkurtėr tė shoqėruar me imazhe, ku lideri shqiptar cilėsohej si njeriu qė arriti t'i nxjerrė shqiptarėt nga mizerja ekstreme nė njė varfėri dinjitoze. Kurse, agjencia e lajmeve Hsinhua si dhe e pėrditėshmja e PK tė Kinės Zhenminzhibao, e botuan lajmin e vdekjes sė Enver Hoxhės, tė shoqėruar me njė fotografi tė tė ndjerit nė madhėsinė e njė pulle poste tė rrethuar me shirit tė zi. 1)

    Nga Moska, me katėr rreshta tė botuara nė tė pėrditėshmen Pravda dhe agjencinė e lajmeve TASS, KQ i PK Sovjetike i shprehte ngushėllimet PPSH me rastin e vdekjes sė Hoxhės. 2) Diēka mė tepėr, i kushtoi ngjarjes shtypi jugosllav qė e cilėsoi ngjarjen si, fundin e epokės sė Enver Hoxhės. Nė tė, u botua shkurtimisht biografia e tij, si edhe u theksuan konfliktet e shumta qė kishin karakterizuar marrėdhėnjet mes dy vendeve... 3)

    Ndėrkohė, Shqipėrinė, e kish mbuluar zia.

    Gratė u udhėzuan tė mos vinin tė kuq buzėsh e dasmat, tė shtyheshin pėr mė vonė e tė bėheshin pa muzikė. Pas vdekjes, kulti i diktatorit u bė mė frenetik e gjer nė absurditet ekstrem. Kėshtu, fill pas vdekjes, organizata e pionierėve, e ngritur sipas modelit sovjetik, u quajt Pionierėt e Enverit. Pas saj, nė 16 tė ēdo muaji tetor, ( qė ish dita e tij e lindjes ) u iniciua lėvizja Java e Enverit. E, po nė atė kuadėr, Bashkimet Profesionale ( BPSH ), krijuan njė titull tė veēantė nderi pėr kolektivat e punonjėsit e pararojės, i cili u quajt, Flamurtar i zbatimit e venjes nė jetė tė mėsimeve tė shokut Enver.

    Nė ēdo anė tė vendit, nė qytete e fshatra, nė ēdo shkollė, uzinė, sheshe e lagje, nisėn tė shfaqen tė ashtuquajturat Kende tė Enverit.

    Ato ishin edhe vendet ku do tė vendosej Ikona e Shenjtė.

    Regjimi po ngrinte kėshtu, totemet e Zotit tė Ri.

    Tė shoqėruara kudo me stenda, parrulla, foto, slogane, nisma revolucionare e yje tė mėdhenj prej betoni, tė cilat mbanin mbishkrimin Enver Hoxha, 1908 - I pavdekshėm, ato u kthyen nė chapelle-at e Perėndisė Enver. Por, zelli e veneracioni ndaj Zeusit, s'mbaruan me aq. Mė pas, me vendim tė posaēėm tė KQ tė Partisė, emri i Enverit iu dha njėherėsh Hidrocentralit tė Fierzės, Kombinatit Metalurgjik nė Elbasan, Universitetit Shtetėror tė Tiranės e Uzinės Traktori.

    Mė 1986, nga vajza e dhendėri i vetė Enver Hoxhės, u hartua projekti, e nė qendėr tė Tiranės, nisėn punimet e ndėrtimit tė muzeut madhėshtor kushtuar Prijsit tė Pavdekshėm. Vendi, i caktuar pėr atė qėllim u rrethua me murre, panele e ushtarė tė armatosur.

    Njė inxhinjer, i cili punoi nė ndėrtimin e tij, rrėfen:

    ... Pėrse Nexhmija kish preferuar ndėrtimin e njė muzeu e jo tė njė mauzoleumi ? A kish qenė ai njė " amanet" i Enverit apo vendim a zgjedhje e vetė Nexhmijes ? Ky qe vėrtet mister. Pėr mendimin tim, ajo ēka kish ndodhur nė Bashkimin Sovjetik me trupin e ballsamosur tė Stalinit, pa dyshim qė do t'a kenė tunduar mjaft atė, duke e ēuar rrjedhimisht nė vendimin qė, trupi i Enver Hoxhės s'duhej ballsamosur...

    __________________________________________________ ______________________

    1-) -2) -3 ) Sipas gazetės "Le Monde", 13 prill 1985

    - 8 -

    ... Natyrisht, aso kohe asaj, as qė i shkonin ndėr mend ngjarjet qė do tė ndodhnin pesė - gjashtė vjet mė vonė, por pėrveē njė farė dyshimi dhe nė saje tė traditės, ajo gjykonte se trupi i tij, si do qė tė vinin punėt, do tė ish mė i mbrojtur nė thellėsi tė tokės. ( ... ) Qysh nė fillimin e ndėrtimeve, shumė njerėz, kur panė projektin e tij, e quajtėn atė " Piramida ". (Emėr i cili ka mbetur edhe sot e kėsaj dite )

    ... Pėr ndėrmarjen e ndėrtimeve 21 dhjetori, objekti u cilėsua i rendėsisė sė veēantė. Punohej jo vetėm ditėn po dhe natėn nenė dritėn e projektorėve. Pėr ndėrtimin e tij, Partia s'i kurseu milonat e dollarėve, nė njė kohė kur rezervat valutore tė vendit ishin fare minimale. Grupe teknikėsh e inxhinjerėsh, u dėrguan nė vende tė ndryshme perėndimore pėr tė porositur e blerė pa kursim, gjithėēka qė nevojitej pėr madhėshtinė dhe luksin e " objektit "... 1)

    Por, pėrpjekjet pėr mbajtjen gjallė tė Enverit, vazhdonin pambarim. Mė 16 tetor 1988, me rastin e 80 vjetorit tė lindjes sė tij, nė Shqipėri u pėruruan tri statuja gjigande. Njėra nė Korēė, ku ai paraqitej nė moshė tė re, kur ish profesor nė liceun francez. Tjetra nė Tiranė, nė moshė mė burrėrore, me pardesy, kostum e gravatė. Dhe, e treta, nė Gjirokastėr, ulur, nė moshė tė thyer e duke medituar.

    Mė 1991, bashkė me rrėzimin e diktaturės, u shembėn edhe idhujt e saj, tė cilėt shumėkush i quante eternelė. Piramida e ngritur nė kujtim tė Faraon - it tė Tiranės, u kthye nė Qendėr Kulturore si pėr paradoks tė faktit qė, edhe Enver Hoxha i pat kthyer shumė kisha e xhami nė shtėpi kulture e ahengu. Objekti i parė qė u hap brėnda saj qe, ēuditėrisht, njė kafene e cila u rikujtonte njerėzve se, edhe i zoti i shtėpisė ( Faraoni ), e pat filluar karrierėn e tij si pronar i njė pijetoreje, po nė Tiranė.

    ... Kėsisoj, jeta e fundi i Enver Hoxhės, na japin shembėllin e pėrkryer tė njė tirani totalitar aq sa edhe Stalini e Hitleri. Ashtu si edhe mėsuesi i tij i adhuruar Stalini, ai vdiq nė shtrat e u quajt i pavdekshėm nė jetė tė jetėve, ndėrsa mbi varrin e tij u vendos mbishkrimi tipik totalitar, Enver Hoxha 1908 - I pavdekshėm.

    Pastaj, siē ka ndodhur rėndom me historitė e tiranėve, qė nga kohė tė cilat s'mbahen mend, erdhi njė ditė qė kufoma e tij u ēvarros natėn e u hodh nė njė gropė tė varrezave tė Sharrės, pa i venė as edhe njė gur pėrsipėr.

    Pėrfundimisht, me bindje tė plotė themi se, jeta prej despoti e Enver Hoxhės e meriton plotėsisht si Epitaf, njė maksimė tė njohur tė Makiavelit, nė tė cilėn thuhet se:

    ... janė tė denuar tė dėshtojnė me turp, mallėkim e neveri gjithė ata njerėz qė shkatėrrojnė fetė e pėrmbysin shtetet. ( ... ) Gjithė armiqtė e talenteve dhe kurajos humane, tė letėrsisė e arteve tė dobishme, tė vlerave tė nderuara nga qeniet njerėzore. ( ... ) Pra, shkurt, gjithė ata tė cilėt, nė aktet dhe veprimet e tyre, karakterizohen nga paudhėsitė, egėrsia, dhuna, injoranca, ultėsia e kotėsia. 2)

    __________________________________________________ ___________________________________

    1) Sipas rrėfimit tė ing. B. B ( Tiranė 1991 )

    2) Pėr fat tė keq, aktualisht nė Shqipėri, po ndodh njė tentativė diskrete pėr rihabiltimin e diktatorit, e cila shpesh shoqėrohet me mesazhe tė tilla si: "... ishte Enveri ai qė udhėhoqi luftėn nacional - ēlirimtare, qe ai i cili krijoi njė shtet tė vėrtetė e me autoritet, qė ushqeu e ngriti lart krenarinė kombėtare, qė krijoi barazi mes shtetasve, qetėsi nė jetėn e pėrditėshme etj". Ndėrkohė, shumė nga ata qė i pėrkasin brezave tė shkuara, shpesh bien viktimė e kėsaj propagande pėr tė vetmen arsye se, denoncimin e diktatorit Enver Hoxha dhe epokės socialiste, e kanė pėrjetuar, ndėr tė tjera, edhe si njė humbje tė madhe tė vetė jetės, punės e sakrificave tė tyre.( Shenim i autorit )

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e labikja
    Anėtarėsuar
    17-01-2008
    Postime
    56
    Nuk di shume fakte historike rreth komunizmit sepse mosha nuk ma lejon por jam ne gjendje te them se aty 45 vite nuk i sollen Shqiperise vec vuajtje e regres.kete ma ka kallezuar femijeria qe e kalova me lotet qe s'shteronin te gjyshes te ciles i kishin vrare babain dhe vellain ne nje dite,kishin vrare birin ne syte e te atit.kete bene komunistet dhe tortura vazhdoi,ata nuk u lane asnje varr ku ti qanin vejusha te ciles i mbeten jetimet per te rritur.Keta njerez s'ishin ballist ose armiq por atdhetare,djali ishte partizan dhe babai i ardhur nga mergimi me nje pikeveshtrim tjeter per jeten.Komunistet nuk u mjaftuan me kaq,ata e vazhduan luften edhe ndaj niperve te ketij njeriu duke u mohuar arsimimin ndonse me nota shume te mira.Gjate atyre45 vjeteve kjo familje s'pa nje dite te mire.ky rrefim per mua eshte histori qe s'ka nevoje per asgje.
    rrofte DEMOKRACIA
    rrofte LIRIA
    RRETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e DoRiNa_80
    Anėtarėsuar
    22-08-2008
    Postime
    8

    Rekuiem pėr krimet komuniste

    Teksa disa fanatikė tė diktaturės po bėhen gati tė kremtojnė 100 vjetorin e lindjes se Neronit shqiptar, Enver Hoxhės, do tė ishte mirė tė risilleshin nė kujtesė disa prej masakrave tė tij tė pangjashme:

    - Tė ekzekutuar burra: 5557 persona
    - Tė ekzekutuara gra: 457 persona
    - Tė dėnuar politikė burra: 26768 persona
    - Tė dėnuar politikė gra: 7367 persona
    - Tė ēmendur: 308 persona
    - Tė internuarit janė aq shumė sa ėshtė e pamundur t'i nxjerrėsh pėrafėrsisht e jo saktėsisht.
    - Tė varurit, nuk dihen
    - Tė zhdukurit, nuk llogariten.

    Pėr tė kuptuar fytyrėn e komunzimit shqiptar, do tju lexonim vargjet e mėposhtme:
    Enver-Koēi pa njė ėndėrr
    Shqipninė - nuse, Titon – dhėndėrr
    N'nj'i shpi t'bukur, n' nji shpi tė gjanė
    Qė nga Beogradi deri nė Tiranė.

    Ka me mijėra deklarata dhe dėshmi pėr mizoritė e diktaturės, por unė do tė ndalem nė dy prej tyre.

    Deklarata e oficerit tė Sigurimit Naun Bezhani:

    Unė i nėnshkruari Naun Bezhani, oficer sigurimi, deklaroj si mė poshtė. Gjatė veprimtarisė sonė janė pėrdorur kėto tortura

    1. Jeleku (tortura mė e tmerrshme).
    2. Kamzhiku prej druri.
    3. Lėnia pa bukė dhe pa ujė pėr ditė tė tėra.
    4. Elektroshoku deri sa u bintė tė fiktit.
    5. Hedhja nė qafė e zinxhirėve me peshė tė rėndė.
    6. Lidhja me duar prapa nė dritare, nė dru tė varur nė lartėsinė sa tė preknin majat e gishtrinjve.
    7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darė (e pėrdorur pas dėnimit tė Shqefqet Bejės dhe tė tjerė).
    8. Kripė nė gojė.
    9. Stimulim varje ose pushkatim.
    10. Tortura morale pėr familjen. Nė Shkodėr pėr tė thyer rezistencėn e Dulo Kalit, nė dhomėn ngjitur me tė ēuam dy vajza tė burgosura dhe dy tė burgosur; ato bėnė sikur gjoja ishin vajzat e tij qė I kishin prurė atje pėr t'i ēnderuar.
    11. Futja kokėposhtė nė njė fuēi me ujė.
    12. Fekale nė gojė. Njė herė Myftar Tarja e bėri kėtė ndaj njė Toptanasi.

    Deklaratė e kapiten Lefter Lakrori, oficer i Sigurimit:

    "Nė atė kohė ishte zhvilluar gjyqi i deputetėve dhe si u dha vendimi pėr tė gjithė ata qė u dėnuan me vdekje, jemi ngarkuar t'I torturojmė pėr tė njerrė ē'a kishin. Naum Bezhani, Siri Ēarēani dhe unė. Shoku nesti shkoi me komandantin nė jug. Nė vend tė tij ishte Zihni Muēo. Gjithė materialin qė nxorrėm nga ata e mbajta unė deri sa erdhi Nesti (Kerenxhi) dhe pėr gjithė elementin qė implikohej janė zhvilluar hetime. Aty ka apsur edhe anėtarė tė partisė qė implikoheshin dhe janė survejuar. Mė kujtohet Shevqet Musaraj, Mark Ndoja dhe tė tjerėt s'mė kujtohen edhe nga deputetėt qė s'janė tė organizuar. Materialin tė dėnuarit e kanė shkruar me dorėn e tyre, ku edhe sot e kanė nė dosje".

    Vendimi i gjykatės i dhėnė mė 27 shtator 1947, ishte si mė poshtė:

    - Me varje: Shefqet Beja, Sulo Klosi dhe Riza Alizoti
    - Me pushkatim: Sheh Selim karbunara, Dr. Enver Sazani, Selim Kokalari, Selaudin Toto, Muhamed Prishtina, Paolo Sgiatti, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Hysen Shehu, Beqir Ēela, Abdyl Kokoshi, Pertef Karagjozi dhe Agathokli Xhitomi.
    - Me burgim tė pėrjetshėm: Ramazan Tabaku, Gjovalin Vlashi, Foto Bala, Ram Marku.
    - Me 20 vjet burg: Rustem Sharra, Xhevat Xhafa dhe Shefki Minarolli.
    - Me 15 vjet burg: Sulo Konjari.

    Por gjyqet dhe krimet nuk u ndalėn kėtu, shqiptarė tė ndershėm u vranė ose u burgosėn pa faj pėr hir tė miqėsisė shqiptaro-jugosllave, shqiptaro-sovjetike, shqiptaro-kineze, shqiptaro – kozmopolite, etj:

    - Dėnohet grupi i patriotit Riza Dani. Me pushkatim: Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uan Filipi, Hilmi Hipi, Syrja Selfo dhe Hasan Reēi; me burgim tė pėrjetshėm: Kosta Boshnjaku, Isuf Hysenbegasi, Mestan Ujaniku, Nexhmi Ballka, Ivzi Kokalari dhe Demir Kallarati; me 20 vjet burg: Adem Prela, Arif Gjyli dhe Bexhet Shehu; me 15 vjet burg: Halit Gjoleka dhe Kamber Backa.

    - Njė ndėr provokacionet komuniste tė "serisė" ishte edhe gjyqi kundėr klerit katolik tė Shkodrės, me preteksin e fshehjes sė armėve. "Ne Hys Zaja, prokuror publik i prefekturės Shkodėr, urdhėroj ndalimin…". Nė Shkodėr numėroheshin 10 burgje, ndėrsa sipas funizuesit tė bukės duhet tė ishin 17. Ishin kthyer nė burgje Kuvendi i Franceskanėve, ndėrtesa e Jezuitėve, shtėpitė e tregtarėve, i Prelės, i Pogut, i Ulqinakut pėrvec burgjeve tė njohur si Burgu i Madh, Burgu i Gestapos, Burgu i Prefekturės…

    "Ishim shumė tė dėnuar me vdekje nė njė dhomė, dėshmon Rakip Meta. Ja lista:

    1. Hafiz Dėrguti (pushkatuar)
    2. Ėngjėll Deda
    3. Rrok Mirashi
    4. Mikel Koliqi
    5. Mark Hasi
    6. Ndue Suma
    7. Mark Harapi
    8. Karlo Serreqi
    9. Agostin Ashiku
    10. Marjan prela
    11. Alek Baqli
    12. Zef Pllumi
    13. Filip Mazreku
    14. Frano Kiri
    15. Anton Luli
    16. Gaspėr Suma
    17. Injac Gjoka
    18. Jak Zekaj
    19. Lekė Dredhaj
    20. Ciril Cani
    21. Mėhill Cani
    22. Bonat Gjecaj
    23. Toėm Laca
    24. Nikollė Shelqeti
    25. Gjon Karma
    26. Mėhill Karaj
    27. Donad Kurti
    28. Leon Kabashi
    29. Pjetėr Gruda
    30. Pal Dedaj

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498












    Ja pse u larguan ne emigracion shqiptaret.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-02-2010 mė 22:25
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kur Kadri Hazbiu i shiste armė mafias italiane

    NGA AGIM MUSTA



    Analizė/ Historia e furnizimit tė Shqipėrisė me municione, qė nga Italia fashiste, Kina, Bashkimi Sovjetik

    15 mars 2008. Njė krismė dhe tronditje e tmerrshme, e shoqėruar me njė kėrpudhė flake dhe tymi, e ngjashme me kėrpudhėn e bombės atomike, qė u hodh nė Hiroshimė, mė 6 gusht 1945, ndodhi nė katundin Gėrdec, 18 km lart Tiranės, nė trekėndėshin Durrės – Tiranė – aeroporti i Rinasit (“Nėnė Tereza”). Ku u gjetėn ata mijėra tonė municione, qė shpėrthyen nė ditėn e 15 marsit 2008?! Shpesh nė tė kaluarėn nga studiues tė huaj dhe shqiptarė, Shqipėria ishte quajtur “fuēi baruti”. Nė fakt, kjo shprehje e figurshme nuk i pėrgjigjet realitetit historik tė kohės. Shqiptari qė nė kohėn e pushtimit otoman ishte i armatosur edhe kur dilte jashtė shėrbimit tė gjatė ushtarak. Pas Luftės I Ballkanike (1912-1913) nė Shqipėri mbetėn mjaft armė dhe municione jo vetėm nga ushtria e shpartalluar turke, por dhe nga ushtria serbe e rraskapitur, qė tėrhiqej nėpėrmjet territorit shqiptar drejt Korfuzit dhe Italisė nė dimrin e vitit 1915. Qeveritė shqiptare tė viteve 1920-1924 nuk bėnė asgjė pėr ēarmatimin e popullatės qė mbante armė dhe municione pa leje. Me ardhjen e Ahmet Zogut nė krye tė shtetit shqiptar, nė fillim si President dhe nga viti 1928 si Monark, u kryen disa operacione tė suksesshme ēarmatimi. Mund tė themi me bindje se pas vitit 1932, nė duart e popullatės nuk ekzistonin armė dhe municione pa lejen e organeve shtetėrore. Pushtimi fashist dhe sidomos Lufta Italo-Greke (tetor 1940-maj 1941) lanė nė territorin shqiptar armė dhe municione tė konsiderueshme. Pas kapitullimit tė Italisė mė 8 shtator 1943, njėqind mijė ushtarė italianė braktisėn armatimin e tyre dhe u arrit deri atje, sa njė pushkė dhe njė revolver shitej pėr njė kokėrr vezė. Me ato armatime u armatosėn shumica e familjeve fshatare (nė atė kohė fshatarėsia pėrbėnte 80% tė popullatės shqiptare) dhe njėsitė partizane, ēetat e Ballit Kombėtar, tė Legalitetit, pasuesit e bajraktarėve tė veriut etj. Mbas vendosjes sė diktaturės komuniste, mė 29 nėntor 1944, u organizuan nga DMP (Divizioni i Mbrojtjes sė Popullit) disa operacione ēarmatimi tė dhunshme. Mbas kontrollit nė ēdo shtėpi dhe kasolle, banorėt e fshatrave i mblidhnin me dhunė nė sheshin e katundit ku i rrihnin barbarisht, madje edhe i ekzekutonin pa gjyq, nė qoftė se nuk dorėzonin sasinė e armėve dhe municioneve, qė u kėrkohej nga repartet ndėshkimore. Edhe sot e kėsaj dite, nė Mirditė, Kallmet dhe Zadrimė, kujtohen me llahtari gjėmat e komandantit tė batalionit ndėshkimor tė komanduar nga Toger Baba (alias Hodo Habibi) qė kryente ēarmatimin nė ato krahina gjatė viteve 1945-1947. Kur Shqipėria komuniste aderoi nė Traktatin e Varshavės nė vitin 1955, nė depot ushtarake nuk kishte mė armė dhe municione tė pėrdorura gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ish-Bashkimi Sovjetik furnizoi ushtrinė shqiptare jo vetėm me armatime tė lehta, por dhe me qindra tanke, aeroplanė, nėndetėse dhe mjete ushtarake lundrimi. U ndėrtuan aeroporte dhe baza detare tė vėna nė shėrbim tė Traktatit tė Varshavės, duke e kthyer Shqipėrinė nė njė bazė tė avancuar nė Detin Mesdhe. Nga fundi i viteve pesėdhjetė drejt Shqipėrisė i hodhi sytė edhe Kina maoiste. Nė muajin maj tė vitit 1959, kur Shqipėrinė e vizitonte njė delegacion sovjetik i kryesuar nga Nikita Hrushov, nė Shqipėri ndodhej “inkonjito” ministri i Mbrojtjes sė Kinės, marshalli Pi Den Huai, qė pėrgatiste planet ushtarake pėr ta kthyer Shqipėrinė nė njė depot ė madhe armatime, tė paparė nė rruzullin tokėsor. Gjatė periudhės “tė miqėsisė” shqiptaro-kineze ( 1962-1978 ) Kina e furnizoi Shqipėrinė me armatime qė shkonin nė vlerėn e 18 miliardė dollarėve amerikanė. U ndėrtuan disa uzina armatimi dhe municionesh, si ajo e Poliēanit nė Berat e Mjeksit nė Elbasan e Ēekinit nė Gramsh dhe njė tjetėr nė periferinė e kėtij qyteti. Pėrveē armatimeve dhe municioneve qė prodhoheshin nė Shqipėri, ushtria shqiptare u furnizua me qindra tanke kineze, me mjete ushtarake detare dhe me aeroplanė “Mig” difektozė, qė shkaktuan vdekjen e disa dhjetėra aviatorėve shqiptarė. U ndėrtuan me qindra tunele, pėr tė depozituar mijėra tonė municione qė prodhoheshin nė uzinat e armatimit. Gjatė hapjes sė tuneleve, janė vrarė mbi 500 ushtarakė, kufomat e tė cilėve u dėrgoheshin familjeve natėn, duke i porositur qė t’i varrosnin pa zhurmė dhe pa bujė. Nė depot e municioneve u vendosėn mbi 500 mijė tonė municione qė i binte ēdo shqiptari tė mbante mbi shpinėn e tij 2 ½ kv barrė e papėrballueshme pėr shpinat e kėrrusura tė shqiptarėve mjeranė. Sa qytetarė shqiptarė janė vrarė dhe plagosur nga shpėrthimet e municionet gjatė sistemimit nėpėr depo, gjatė transportit nga njė vend nė tjetrin dhe gjatė zboreve ushtarake?! Flitet se janė disa mijėra, por askush nuk e thotė kėtė gjė me zė tė lartė edhe sot e kėsaj dite. Nė arkivat e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė Brendshme (nė qoftė se ekzistojnė) duhet tė jenė emrat e atyre fatkeqėve qė ranė viktima nga marrėzitė e klikės vrastare komuniste tė asaj kohe. Pėrse nuk publikohen emrat e atyre fatzinjve qė u vranė nga shpėrthimet e municioneve dhe emrat e pėrgjegjėsve pėr vdekjen e atyre qytetarėve qė zbatuan verbėrisht urdhrat e pushtetarėve vrasės?! Shqipėria pas vitit 1962 u shndėrrua nė njė depo gjigande baruti dhe u bė e frikshme jo vetėm pėr qytetarėt e saj, por edhe pėr popujt e Evropės, Afrikės dhe Azisė. Pranė kabinetit tė ish-ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiut, ndodhej zyra e njė pėrfaqėsuesi tė mafias italiane, qė kontraktonte pėr armėt dhe municionet qė do tė blinte nga qeveria komuniste shqiptare pėr tė furnizuar grupet terroriste nė Itali, Korsikė, Spanjė, Irlandė, Greqi etj. Qindra mijėra kallashnikovė tė modelit kinez dhe dhjetėra mijėra tonė municionesh tė prodhuara nė Shqipėri u shitėn nė Ruanda, Kongo, Angola, me tė cilat u vranė njė milion e gjysmė tuci dhe hutu. Edhe sot e kėsaj dite problemi i gjenocidit afrikan nuk ėshtė mbyllur. Njė komision i OKB-sė, me pėrfaqėsues tė vendeve afrikane, kėrkojnė dėnimin nga njė gjykatė speciale nė Hagė, tė shkaktarėve tė atij gjenocidi tė pėrgjakshėm, qė u ka marrė jetėn qindra mijėra fėmijėve dhe grave tė pafajshme afrikane. Shpresojmė se nė aktakuzėn e prokurorit tė Hagės pėr gjenocidin afrikan nuk do tė pėrmenden vetėm emrat e Ēombes, Mobutus, Mengisit etj., por dhe tė klikės vrastare tė Enver Hoxhės qė furnizoi grupet terroriste afrikane me dhjetėra mijėra tonė municione dhe armatime tė prodhuara nė Shqipėri. Armėt dhe municionet shqiptare u dėrguan edhe nė Liban, Afganistan, Palestinė dhe nė tė tjera vende aziatike pėr tė vrarė qindra dhe mijėra tė pafajshėm. Pėr krimet e kryera nė shumė vende tė botės nga armėt dhe municionet e dėrguara nga Shqipėria komuniste, askush nuk ka folur dhe s’ėshtė pėrgjigjur penalisht. Askush nuk u dėnua nė Shqipėri nga ushtarakėt e papėrgjegjshėm qė braktisėn dhe hapėn depot e armatimeve nė vitin e mbrapshtė 1997. Nga armatimi i grabitur nė ato depo nga bandat kriminale dhe mafioze u vranė mbi 3.000 shqiptarė tė pafajshėm dhe u shkaktua njė dėm i pallogaritshėm ekonomik. Njė pjesė jo e vogėl e atyre armatimeve ka mbetur nė duart e popullatės civile, tė cilat vazhdojnė tė pėrdoren edhe sot, duke marrė jetėn e qindra njerėzve. Shteti shqiptar pas vitit 1991 nuk mund tė menaxhonte njė sasi aq tė madhe armatimesh dhe municionesh, prandaj ndodhėn dhe katastrofa si ato nė depot e armatimit tė Qafėshtamės, nė Dhembland tė Tepelenės dhe nė tė tjera vende qė nuk janė publikuar dhe janė mbajtur sekret. Gėrdeci ishte akti i fundit i asaj drame qė ka vazhduar nė Shqipėri pėr gjysmė shekulli. Viktimat e Gėrdecit u dėmshpėrblyen, por sigurisht, dhimbja qė shkaktoi ajo katastrofė, nuk do tė harrohet pėr shumė kohė. Vendimi i gjykatės qė do tė gjykojė katastrofėn e Gėrdecit duhet tė pasqyrojė me saktėsi shkakun dhe pasojat. T’i jepet Romės ajo qė i takon Romės dhe Cezarit atė qė i takon Cezarit. Vetėm kėshtu do tė mbyllet kjo faqe e pėrgjakur e historisė tė armėve dhe municioneve shqiptare, tė mallkuara nga mijėra nėna, gra dhe motra, pėr humbjen e njerėzve tė tyre mė tė dashur.




    04/10/2009

  15. #15
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Ah moj saura, Cmu rrenqeth mishi me keto immagini.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Jo, Jo.....

    S'kena harru asnji gjo , as nga ato te Sulltan Salepit , as nga ato te Ballit e Xhafer Devave e Co, as nga ato te Enverit dhe as keto te sotmet e myteberit .

    Kush harron , duhet te vizitohet te kuroje alzheimerin , se i bie te mos njohe edhe nenen dhe babane le pastaj ndonje gje tjeter !

    Kush harron , nuk di ku shkon ! (fjale e urte e sajuar "live" nga Popull Thjesht)

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Amaneti para vdekjes: Pse po arratisem nga Spaci

    Amaneti para vdekjes: Pse po arratisem nga Spaci

    » Dėrguar mė: 12/10/2009 - 13:13

    Gilmana Bushati

    Alma kėrkon tė atin". Ky nuk ėsh tė emri tjetėr i dramės qė u vu nė skenė nė qershor tė kėtij viti, me titullin "Antigona kėrkon tė atin", e regjisorit Mihallaq Luarasi, por ėshtė drama e qindra shqiptarėve, e vajzave, djemve, grave, baballarėve, vėllezėrve, motrave, qė kanė njė jetė qė kėrkojnė familjarėt e zhdukur nga diktatura komuniste. Ėshtė drama e mbi 4000 tė zhdukurve nga kjo diktaturė, e cila parashikonte qė nė mesin e dėnimeve tė ishte dhe zhdukja e eshtrave tė viktimave tė tij. Ndėrsa nė dramėn e Luarasit, ekzekutori i kėrkon Antigonės falje dhe tregon vendin e pushkatimit tė tė atit, nė dramėn reale, nė atė qė jetohet pėrditė, njė ndėrgjegjėsim i tillė nuk ndodh. Alma Hadėri, e bija e Sazan Hadėrit, ka qė nė vitin 1991 qė kėrkon eshtrat e tė atit, pushkatuar mė 2 gusht tė 1967 nė burgun e Burrelit. Sazan Hadėri ishte njė nga tre tė guximshmit qė shpėrthyen burgun, sė bashku me Dhori Gėrnjotin dhe Adem Allēin. Por Hadėri pėsoi fatin e keq, pasi u vra nga forcat e ndjekjes pėr t'u larguar nga burgu. Pasi ėshtė vrarė, njė pjesė e forcave tė ndjekjes e kanė kthyer nė oborrin e burgut me njė karrocė dore, pėr t'u treguar tė tjerėve se ēfarė fati do tė kishin nėse bėnin pėrpjekje tė tilla. Gjithēka ėshtė e protokolluar dhe fotografuar nga drejtuesit e burgut, si vendi nga ėshtė shpėrthyer burgu, vendi i vrasjes ashtu dhe kufoma, emri i zėvendėsprokurorit qė e ka dėnuar me vdekje Hadėrin vetėm pasi ai ėshtė vrarė nga forcat e ndjekjes, por nuk dihet se ku ėshtė varrosur. Mė 1991-in fillon kalvari i kėrkimit tė Sazanit nga e bija, trashėgimtarja e vetme, e cila ishte njė vjeēe kur ia vranė babanė. "I jemi drejtuar vetėm drejtuesve tė burgut tė Burrelit, pėr tė gjetur ndonjė dokument pėr tė ditur se ku ėshtė varrosur, por ata na kanė pohuar se pėr njė gjė tė tillė nuk ka asnjė dokument", - shprehet Alma Hadėri. Ajo shton mė tej se asnjėherė nuk i janė drejtuar shtetit pėr tė gjetur eshtrat e tė atit, nuk ėshtė bėrė asnjėherė njė kėrkesė zyrtare. Me shumė vonesė Alma ka arritur tė sigurojė amanetin e tė atit, tė cilin ia ka besuar njė tė burgosuri tjetėr, shkodranit Enver Xhelal Cufajt. Pasi shkruan se pse po e merr vendimin e rrezikshėm pėr tė shpėrthyer burgun e Burrelit, ndėr tė tjera ai nėnvizon: "Amanet po mė takove vajzėn ndonjėherė, t'i thuash se e kam dashur shumė, pėr atė do punoj po shpėtova". Alma tregon se as bashkėvuajtėsin e tij nuk ka arritur ta takojė dot, pasi ky amanet i ka mbėrritur shumė vonė. "Edhe shkodrani ka vdekur me kohė dhe nuk mund tė tregojė asgjė", - shprehet ajo. Nė 40-vjetorin e shpėrthimit tė burgut tė Burrelit, nė gusht tė 2007-ės, Alma tregon se ka qenė nė njė ceremoni organizuar jo nga shteti, por nga tė burgosurit, ku ka bėrė thirrje publike pėr gjetjen e eshtrave tė tė atit. "Atje ėshtė vendosur njė pllakat me iniciativė private dhe i pranishėm nė ceremoni ishte zėvendėskryeministri Gazmend Oketa. I jam drejtuar me fjalėt se nuk dua asgjė tjetėr nga qeveria, asnjė shpėrblim apo dekoratė, vetėm tė gjenden eshtrat e babait, qė t'i bėj njė varr ku mund tė vendos njė qiri", - shprehet e bija e Sazan Hadėrit.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Musta: Rrėfej poligonet e vdekjes tė diktaturės

    Musta: Rrėfej poligonet e vdekjes tė diktaturės

    » Dėrguar mė: 12/10/2009 - 13:09


    Gilmana Bushati

    Njė e madhe e viktimave nuk do tė gjenden kurrė", - shprehet Agim Musta, njeriu qė nė 12 librat e tij ka dokumentuar tmerret e diktaturės komuniste. Ai shton se ndėrsa regjimet e tjera tė japin tė drejtėn tė varrosėsh kufomėn, diktatura komuniste nuk ta jepte kėtė tė drejtė minimale, pasi eshtrat e kėtyre viktimave hidheshin nė gremina, lumenj, ose digjeshin me acid. Musta thekson se ministria e Brendshme e regjimit tė Enver Hoxhės kishte miratuar njė sėrė poligonesh ku bėhej ekzekutimi i tė dėnuarve me vdekje. Ai tregon disa prej kėtyre, qė i ka titulluar "Poligonet e vdekjes" nė kapitullin XIV tė "Libri i zi i komunizmit shqiptar". "Por kishte dhe nga ato vende qė nuk ishin autorizuar, por ku bėheshin vrasjet, kryesisht buzė lumenjve apo buzė greminave", - shprehet shkrimtari historian. Musta mė pas tregon dėshminė e Dervish Sulos, ish-prokuror i Durrėsit gjatė viteve 1950: "Tė dėnuarit me vdekje i ekzekutonim nė Porto-Romano. Dikur atje ndodhej njė fabrikė pėr pėrpunimin e lėkurės dhe kishte shumė gropa, ku kishin hedhur mbeturina lėkurėsh tė dekompozuara nga acidet. Kėshtu qė nuk ishte e nevojshme tė hapnim gropa tė reja pėr kufomat e tė ekzekutuarve. E afronim "gazin" afėr njė grope, zbritnim njeriun qė do tė ekzekutohej, e vendosnim para prozhektorėve tė autoburgut tė lidhur kėmbė e duar dhe e ekzekutonim nga mbrapa me automatik ose revolver. Kur personi qė ekzekutohej ishte i rėndėsishėm, merrnim me vete edhe mjekun e Degės pėr tė bėrė pohimin me shkrim pėr personin e asgjėsuar. Nė shumicėn e rasteve mjeku firmoste tė nesėrmen, pa ardhur nė poligonin e vdekjes fizikisht…Pas kryerjes sė vrasjes thirresha unė si prokuror dhe mjeku i Degės, pėr hartimin e raportit tė ekzekutimit, qė gjoja ishte hartuar nė poligonin e vdekjes nė Porto-Romano. Natėn vonė, kufoma hidhej nė gropat e Porto-Romanos dhe thithej menjėherė nga mbeturinat e fabrikės. Brenda njė kohe tė shkurtėr ajo dekompozohej krejtėsisht". Musta tregon se janė pėrdorur metoda tė tilla pėr zhdukjen jo vetėm tė kufomave, por edhe tė eshtrave tė tyre. "Njė pjesė e tyre janė pėrdorur si kadavra nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Tiranės dhe janė shitur edhe jashtė Shqipėrisė, klinikave tė spitaleve universitare, ėshtė kjo dėshmia e Halim Xhelos sa u takon tė ekzekutuarve pas vitit 1948", - shprehet Musta. Ai pėrmend tmerrin e kėnetės sė Maliqit, pėr tharjen e sė cilės kanė punuar tė dėnuarit politikė. "Ata qė vdisnin nga puna e rėndė, nga torturat e sėmundjet, nuk i groposnin, por i hidhnin nė llumin e kėnetės. Nė vjeshtė kur tė burgosurit i dėrgonin nė burgje nga kishin ardhur shirat e furishėm qė sillnin ujėra tė shumtė, merrnin me vete llumin e kėnetės dhe kufomat e dekompozuara dilnin nė sipėrfaqe. Ato tėrhiqeshin nga qentė e katundeve pėrreth kėnetės, duke u bėrė tmerr pėr fshatarėt dhe subjekte pėr legjenda tė llahtarshme", - pohon Musta. Duke pėrmendur shifrėn 4000 vetė qė nuk kanė varre, evidencė e shoqatave tė ish-tė persekutuarve, shkrimtari historian Musta thekson se janė mė shumė se 4000. Sipas tij, viktimat pa varre, pjesės mė tė madhe tė cilėve nuk mund t'u gjenden eshtrat, janė 6000.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Isuf Haluci, gracka me krerėt e Sigurimit pėr thesarin qė e shpėtoi nga pushkatimi nė

    Isuf Haluci, gracka me krerėt e Sigurimit pėr thesarin qė e shpėtoi nga pushkatimi nė ‘85
    » Vendosur: 26/10/2009 - 08:42
    •

    Ferdinand Dervishi

    Shfaqja, mėngjesin e 22 shtatorit tė vitit tė largėt 1985, e njė kompanie policėsh tė armatosur deri nė dhėmbė qė lėviznin njėshkolonė, tė disiplinuar pėrgjatė shtratit tė lumit Valbonė, tė fryrė nga shirat, asokohe kishte hutuar gjithė banorėt e fshatrave Bujan dhe Fushė-Lumi tė Tropojės. Pa zhurmė, pa bujė, krejt kujdesshėm, vargu shkonte drejt vendit ku lumi i bashkuar me pėrroin e Shydenicės krijonte njė zgavėr gjigante, nė qendėr tė sė cilės rryma e ujit spėrdridhej si gjarpėr. Nė vazhdim ca sy tė frikėsuar, fshehur pas shkurreve, do tė zmadhoheshin edhe mė duke vėzhguar njė djalė tė ri tė vishej me ca rroba e njė skafandėr tė ēuditshme dhe tė kridhej e zhytej nė mes tė vorbullės kėrcėnuese tė ujit.
    Se bėhej fjalė pėr zbulimin e njė thesari, saktėsisht tė njė arke me 13 kilogramė flori, kėtė banorėt e zonės do ta mėsonin tė fundit, madje vite mė pas, por qė policėt e ardhur nga Tirana kishin me pranga me vete Isuf Halucin, atė djaloshin e hedhur tė fshatit tė tyre, tė njėjtin qė pak vite mė pas do tė vritej i veshur me pardesynė e Azem Hajdarit, kėtė kureshtarėt e kishin mėsuar tė parėn. Ai dallohej atje tej. Trupi i Isuf Halucit i stėrholluar nga torturat, shtrėnguar kėmbė e duar me hekura, shfaqej herė pas here mes supeve viganė tė dy policėve tė bėshėm qė e shtypnin nė mes si sardele, edhe ata tė lidhur bashkė me tė me pranga.
    “Ishte koha pasi gjykata na kishte dėnuar, Isufin dhe mua, me vdekje me pushkatim. Kishim dy vjet nė burg, ndėrsa akuzat e fabrikuara nė adresėn tonė ishin gjithsej 13. Ishin pothuaj tė gjitha akuzat mė tė rėnda tė Kodit Penal, tė pjesės pėr Krime kundėr Shtetit, qė nga agjitacioni e propaganda, sabotimi, agjentura, tentativa e vrasjes sė Ramiz Alisė, tentativa e arratisjes jashtė vendit, shkuar deri tek shkelja e dispozitave mbi arin e valutėn. Pikėrisht pasi gjykata na dėnoi me vdekje me pushkatim, Isufi mė tha se ishte duke u menduar t’u bėnte njė rreng tė fundit kėtyre. Kėtyre kasapėve, torturuesve, policėve, hetuesve, prokurorėve, sigurimsave, krerėve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ministrit Hekuran Isai, drejtorit tė Sigurimit, Zylyftar Ramizi... Njė rreng me qėllimin final tė shmangte nė kohėn e duhur vendimin e gjykatės qė na kishte dėnuar me vdekje”, rrėfen Skėnder Haluci, djali i xhaxhait tė Isuf Halucit, i bashkėdėnuar me vdekje nėn tė njėjtat akuza dhe i mallkuar tė pėrjetonte ēaste tmerri nė pritje tė vendimit pėrfundimtar tė ekzekutimit me pushkatim. I njėjti qė nė kohėt moderne, nė ditėt e sotme, falė jo vetėm fatit tė mbijetesės, ėshtė investuar tė punojė nė fushėn e drejtėsisė, aktualisht me atributet e njė prej komisionerėve tė Avokatit tė Popullit.

    Kurthi mė i zgjuar

    Njė thesar, shoqėruar nga njė histori mbėshtjellėse bindėse, mjafton pėr tė ndalur njė ēast frymėn e ēdo humani tė pėrgjegjshėm nė botė. Sepse njė thesar, gjetja e tij, arrin tė ndryshojnė nė mėnyrėn mė radikale tė imagjinueshme fatin, rrjedhėn e jetės sė qenies, apo qenieve njerėzore qė e posedojnė. Por askush nuk mund ta besojė se si dikur, nėn darėn e shtypjes absolute qė buronte nga sistemi i betonuar komunist, larg ēdo lloj mundėsie pėr ndihmė, mbyllur e siguruar me pesėqind ēelėsa e policė roje, lidhur kėmbė e duar dhe me skafandėr nė kokė nė pritje tė pushkatimit, dikush tė llogariste, pa bėrė asnjė gabim tė vetėm, efektet e magjishme tė pėrrallės sė njė thesari tė largėt, tė padukshėm, imagjinar. Njė thesari tė ndėrtuar nė brishtėsinė e eterit, porse nė mendjen e krijuesit pasqyruar me bindjen pėr fortėsinė e ēeliktė tė fijeve qė pėrbėnin kurthin pėr mbijetesė. Tė paktėn brenda kufijve tė territorit tė Shqipėrisė sė tė gjitha kohėrave ka tė ngjarė qė kjo tė jetė gracka mė e zgjuar e njė tė dėnuari, i cili pret ekzekutimin me vdekje, pikėrisht me qėllim qė tė shmangė kėtė dhe tė vazhdojė tė jetojė.
    “Kam fshehur njė arkė me 13 kilogramė flori diku nė shtratin e lumit Valbonė. Duhet tė mė besoni. Edhe Skėnderi, djali i xhaxhait, e di pėr thesarin, por nuk e di se ku e kam fshehur. Do u jap prova pėr kėtė. Prova tė prekshme. Pa ju dhėnė prova mos mė besoni. Por... shikoni mos ndryshoni sadopak linjėn e pėrllogaritur pėr fatin e jetėve tona. Fundja gjithēka nė kėtė histori e ka njė vlerė dhe njė kundėrvlerė...”, kishin qenė pak a shumė fjalėt e Isuf Halucit pėr njė nga drejtuesit mė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, takimin me tė cilin i dėnuari me vdekje e kishte kėrkuar me kėmbėngulje dhe urgjencė.
    “Historia e thesarit ishte edhe njė pėrpjekje e fundit pėr tė kthyer situatėn nė favorin tonė. Nga ana tjetėr, Isufi, duket gjatė gjithė zhvillimit tė gjyqit e vuante shumė faktin se bashkė mė tė po shkoja edhe unė drejt dėnimit me vdekje. Ishte katėr vjet mė i madh nė moshė se unė. Duket ndihej pėrgjegjės. Ndėrkohė, unė e kisha vėnė re se ai gjatė gjithė zhvillimit tė gjyqit, ishte pėrpjekur qė tė devijonte akuzat qė mė pėrfshinin edhe mua. Saktėsisht mohoi tė gjitha akuzat duke i quajtur tė montuara, por edhe pohoi gjithashtu, sido qė tė vinte puna, Skėnderi, pra unė, nuk ishte i pėrzier me asnjė prej tyre. Pra, unė jam i bindur se mė shumė se pėr veten e vet, kėtė historinė e thesarit, Isufi e sajoi pėr tė mė ndihmuar mua”, rrėfen Skėnder Haluci, pa e fshehur nė asnjė ēast dobėsinė pėr personalitetin e tė afėrmit tė vet, qė tashmė nuk jeton.
    Mė tej, sajesa vazhdon me detajin kyē tė sė gjithė ngjarjes. Isuf Haluci e kishte menduar planin e vet deri nė imtėsi, duke pėrllogaritur provokim–vėzhgim rezultati edhe kundėr-reagimet e kundėrshtarėve. Ai kishte menduar t’u jepte njė provė tė fortė njerėzve, qė kishin nė duar fatin e jetės sė tij dhe tė djalit tė xhaxhait. Me qėllim qė ata tė nisnin tė besonin seriozisht nė historinė e legjendės sė thesarit.
    “Fillimisht, qė tė besonin se e kishte seriozisht pėr thesarin, Isufi u tha atyre tė Sigurimit tė Shtetit se ku gjendej njė pjesė fare e vogėl e tij. Me Isufin nė atė kohė bėnim tregti me anė tė florinjve, qė i mblidhnim nė zonėn e Tropojės dhe dėrgonim jashtė vendit me anė tė shoferėve tė kamionėve tė tregtisė, tė cilėt, kur ktheheshin, na sillnin mall, orė e sende tė tjera, ēikėrrima tė ngjashme, por shumė tė kėrkuara nė tregun e kohės. Para se tė na arrestonin kujtoj se kishim gjendje 23 monedha floriri, qė Isufi i mbante tė fshehura nė murin e shtėpisė sė tij, nė Bujan. Pas njė tulle qė duhej hequr. Pas arrestimit tonė, duke e ditur se kishim nėpėr duar florinj, policia dhe Sigurimi kontrolluan tė gjitha vrimat e mundshme, madje e mbajtėn shtėpinė tė rrethuar pėr njė javė, por pa mundur tė gjenin ndonjė gjė tė vlefshme. Kėshtu Isufi, nė zbatim tė planit tė tij, u rrėfeu krerėve tė Ministrisė sė Rendit tė asaj kohe se ku gjendej ‘njė pjesė fare e vogėl e thesarit’. Ata shkuan nė shtėpinė e tij nė Bujan dhe i gjetėn 23 monedhat pikėrisht pasi hoqėn tullėn qė u rrėfeu Isufi. Duket saktėsia e informacionit dhe e vėrteta e vėrtetuar, bindi krerėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme qė tė besonin tek pjesa tjetėr, te thesari i Bujanit i fshehur nė njė zgavėr tė lumit Valbonė. Mė kupton, kėta florinj tė gjetur, kėta pak florinj tė falur, bėnė atė efektin qė bėn te qeni i gjahut aroma e lėkurės sė presė, qė gjahtari ia tund para hundės para se ta lėshojė nga zinxhiri...”, vazhdon rrėfimin djali i xhaxhait tė Isuf Halucit.

    Tek thesari nė Valbonė

    Kėshtu mė 22 shtatorin e largėt tė vitit 1985, kur kreut absolut komunist tė vendit ende nuk i ishte tretur mishi nė arkivol dhe kur nė tė gjithė vendin diktatura ishte duke ekzekutuar me pushkatim deri edhe vjedhėsit e rėndomtė, nė bregun e spėrdredhur tė lumit Valbonė, mes bukurisė sė natyrės qė nė ato anė gjendet me tepri nė ēdo kohė, njė kompani policėsh kishin nisur tė ndėrtonin nė mendjen e tyre skenėn e gjetjes sė njė thesari. Tė njė thesari tė vėrtetė, mbase, mbase edhe tė rrėshqitjes sė ndonjė monedhe verdhėlleme nė xhep, ashtu padashur, pa e vėnė re askush.
    “Para se tė niseshin pėr nė Tropojė, ata tė Sigurimit mė morėn nė pyetje. Ndėrsa unė bėra lojėn e Isufit, djalit tė xhaxhait, qė e adhuroja. Mė pyetėn pėr thesarin dhe u thashė se nuk dija asgjė. Kėshtu mė kishte mėsuar Isufi. Ne, por edhe tė gjithė tė burgosurit e tjerė, komunikonim ditėn e natėn me anė tė njė kodi qė ishte shpikur nė burg. I ngjashėm me atė MORS, ku njė germė e caktuar e alfabetit kishte njė numėr goditjesh pėrkatėse nė murin ndarės tė qelive. Ndėrsa ditėn e dytė tė marrjes nė pyetje, duke bėrė sikur u theva nga presioni dhe torturat, u rrėfeva xhelatėve se e dija se Isufi kishte njė thesar, por u betova se nuk e dija se ku e mbante tė fshehur. Duket ky pohim i bindi pėrfundimisht ata tė Sigurimit dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme se Isuf Haluci nuk i mashtronte pėr thesarin”, rrėfen Skėnderi, duke tundur kokėn majtas-djathtas, si pėr tė treguar se sa e ēmendur kishte qenė e gjithė kjo histori.
    Shpura e policisė dhe disa krerė tė Sigurimit tė Shtetit kishin udhėtuar pėr gjatė gjithė natės pėr nė Tropojė. Isuf Halucin, sipas rrėfimit tė djalit tė xhaxhait, e kishin lidhur kėmbė e duar me hekura, ndėrsa nė dy krahėt i rrinin dy policėt mė viganė tė Repartit Special 326, njė nga tė cilėt ishte kampion nė sportin e mundjes.
    “Siē mė tregoi Isufi mė pas, dy policėt qė e kishin marrė pėrsipėr sigurimin e tij, njėrėn dorė e kishin tė lidhur me pranga me dorėn e tij. Kėshtu kishin udhėtuar gjatė gjithė natės me makinė, kėshtu kishin ecur pėrgjatė shtratit tė Valbonės, kėshtu kishin parė shfaqjen pėr gjetjen e thesarit nė vendin ku pėrroi i Shydenicės bashkohet me lumin e Valbonės duke krijuar njė zgavėr gjigante”...

    (vijon nesėr)
    ferdinanddervishi@yahoo.com

    Afrim Krasniqi: E kujtoj policinė duke kėrkuar thesarin

    “Isha i vogėl, por e kujtoj policinė qė nisi tė kėrkonte thesarin nė Valbonė nė vitin 1985, pasi shtėpia jonė ishte afėr lumit”. Pohimi qė vėrteton marrėzinė e krerėve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr kėrkimin e thesarit imagjinar tė sė dėnuarit me vdekje Isuf Haluci vjen nga publicisti dhe studiuesi i njohur, Afrim Krasniqi. I cili nė fėmijėrinė e hershme ka banuar nė fshatin Fushė-Lumi, qė gjendet nė kufi me Bujanin, nga ishte Isuf Haluci, nocione gjeografike qė gjenden nė afėrsi tė qytetit tė Bajram-Currit. Sipas rrėfimit tė Krasniqit, atė mėngjes, herėt, nė shtėpitė e tyre kishte trokitur policia duke dhėnė urdhra tė prerė qė askush mundėsisht tė mos dilte nga shtėpia dhe tė mos bėhej kurioz pėr veprimet e pėrfaqėsuesve tė shtetit nė zonė.
    “Ishim fėmijė atėherė dhe prindėrit na mbyllėn brenda. Por ne e gjetėm mundėsinė tė hidhnim njė sy. Nuk u rezistuam urdhrave. Fshehurazi nisėm tė vėzhgonin se ēfarė ishte duke ndodhur”, rrėfen Krasniqi.
    Vendet, ku policė, civilė, por edhe ushtarė, sipas Krasniqit, kishin kėrkuar pėr thesarin e Isuf Halucit, ishin dy.
    “Kujtoj policė, ushtarė dhe disa civilė qė fillimisht kėrkuan nė vendin kur pėrroi i Shydenicės bashkohet me lumin e Valbonės, por edhe nė njė vend tjetėr. Kjo ėshtė njė zonė midis fshatit Bujan dhe fshatit Fushė-Lumi, qė nė atė kohė nuk kishte mė shumė se 20 shtėpi. Kuptohet qė ne fėmijėt vėzhgonim nga larg. Shtėpia e prindėrve tė mi ishte jo mė shumė se 500 metėr nga lumi. Kam tė ngulitur nė mendje njė person qė mbahej i lidhur me litar nga disa ushtarė. Duhet tė ketė qenė palombari”, nxjerr nga memoria e fėmijėrisė publicisti i njohur.
    “Pasi kėrkuan nė vendtakimin e pėrroit tė Shydenicės me Valbonėn, policėt, ushtarėt dhe civilėt u zhvendosėn mė tej, duke kontrolluar njė tjetėr zgavėr. Ky vend gjendet ndanė Fushės sė Bujanit, rreth 500-600 metėr nga lugina e varrezave tė dėshmorėve tė Tropojės. Ėshtė njė luginė e thellė, 200 metėr mbase, e pabanuar, me shumė gjelbėrim dhe ndan fshatin Bujan me Fushė-Lumin”, rrėfen Krasniqi. Sipas tė njėjtit, nė kėtė vend tė dytė dikur kishte qenė fshehur njė grup tė rinjsh tė drejtuar nga njė grua, tė cilėt ishin akuzuar pėr mashtrime dhe vjedhje tė disa dyqaneve dhe magazinave tė njohura nė atė kohė. Njė grup qė nuk kishte lidhje me Isuf Halucin. Duket Sigurimi mendonte se edhe nė kėtė vend tė lumit mund tė kishte ndonjė thesar”, shpjegon Krasniqi duke e pėrmbyllur me pohimin se vėrtet ajo zonė mė pas u vu nė ruajtje dhe u shpall si ekonomi ndihmėse e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Tropojės.
    fe. de.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhės pėr 13 vjet ministre

    Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhės pėr 13 vjet ministre

    » Dėrguar mė: 27/10/2009 - 14:29

    Ilda Lumani

    Ruan tė njėjtin autoritet nė pamje si tė ishte ende pjesė e dikastereve tė larta. Trupdrejtė, e kujdesshme me pamjen, fl okėt e lyer, njė truk i lehtė dhe njė fjalor i zgjedhur dhe i rrjedhshėm. Themie Thomai, ministrja e Bujqėsisė pėr 13 vjet, vjen nė njė rrėfi m tė veēantė nė “Bulevard VIP”. Mes historive tė shumta qė rrėfen nga ajo kohė, vė re dhe nostalgji,
    por edhe njė keqardhje pėr prishjen e gjithēkaje qė u ndėrtua nga ajo si ministre. Edhe pse e vėmendshme ndaj zhvillimit tė ekonomisė dhe politikės, ajo tashmė i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht jetės familjare pėr tė rikuperuar kohėn
    e humbur gjatė rinisė sė saj, kur i duhej tė merrte pėrgjegjėsi tė mėdha. Qė nė moshėn 21-vjeēare u bė kryetare kooperative. 10 vjet mė pas, kur ajo ishte 31 vjeē, u thirr nė Komitetin Qendror pėr t’ju emėruar posti i ministres sė Bujqėsisė, tė cilin e mbajti pėr 13 vjet. Por, si ishte kjo eksperiencė dhe cilat ishin pėrplasjet e saj me Byronė. Le tė ndjekim kėtė rrėfi m tė veēantė, sė bashku...
    Rinia juaj i pėrket viteve ‘60- ’70. Si ishte atėherė rinia dhe si e kujtoni ju sot?
    Do pėrpiqem tė them diēka nga rinia ime, e cila ka qenė edhe e bukur siē ėshtė rinia vetė e bukur, por edhe me probleme. E them kėtė, sepse nė moshė fare tė mitur mua mė ka lėnė babai, mė ka vdekur dhe nėnės i duhej tė pėrballonte familjen. Dhe, ndonėse ajo ishte nė moshė fare tė re, ne ishim dy fėmijė, motėr dhe vėlla, ndaj ajo
    u pėrball me shumė sakrifi ca, prandaj them qė rinia kishte edhe gjėra tė bukura, por edhe peripeci, nga ana
    ekonomike; nėna duhet tė mbante familjen, fėmijėt...
    Unė gjatė gjithė kohės sime tė rinisė kam qenė aktive, mė ka pėlqyer kėnga, muzika, fi lmi, sporti, mėsimi po se po. Kam qenė vazhdimisht me rezultate tė mira, dhe tė gjitha kėto e bėnin jetėn tė bukur. Dhe, nėse kishe ndonjė gjė, e harroje. Qė nė moshė tė re unė jam marrė edhe me rininė, kam punuar shumė me rininė. Unė jam bėrė nė njė moshė fare tė re, qė 21 vjeēe kryetare kooperative nė Kėmishtaj, gjė e cila nuk ma la ta ēoja rininė time deri nė fund. Kjo atėherė ishte njė detyrė e vėshtirė, sepse kishte tė bėnte me jetėn e shumė kooperativistėve qė ishin atėherė, qė duhet tė realizoje prodhimin, qė ata tė mund tė merrnin paratė. Dhe, kjo natyrisht nuk tė linte kohė tė merreshe me problemet e mirėfillta tė rinisė apo tė kėnaqėsisė qė tė jep rinia, ndaj shpejt unė hyra nė hallet e punės, tė drejtimit, tė realizimit tė planit. Nė fillim nuk kam dashur, e kam refuzuar kėtė punė, pėr vetė moshėn qė kisha, pėrvojėn qė nuk e kisha fare, por siē ishte nė atė kohė, tė thoshin qė kėtė detyrė do ta bėsh dhe do ta bėje.
    Si ndiheshit kur u jepnit urdhra punėtorėve, qė mund tė ishin edhe prindėrit tuaj nė moshė?
    E kisha vėshtirė, sepse kisha shumė nga ata qė njihja qė kur isha e vogėl dhe mė kishin mbajtur afėr, por puna e donte qė tė jepje dhe urdhėr, tė jepja njė detyrė qė do ta bėnin. Ajo qė dua tė vė nė dukje ėshtė se, edhe pse kam qenė e re, pėr ēudi ata njerėz mė kanė kuptuar shumė mirė. Edhe unė u kam ndenjur afėr, nė mėnyra tė ndryshme jam pėrpjekur tė njoh psikologjinė e tyre, tė heq mendimet e tyre, qė ishin tė lidhura fort me traditėn dhe nuk u pėlqente tė bėje njė kapėrcim tė menjėhershėm nė mendime. Dhe, kur ti u thoshe diēka tė re, ishte pak e vėshtirė. Duke ndėrtuar njė punė tė tillė, edhe pse ishte shumė e vėshtirė, ne si kolektiv, specialistėt, kolegėt e me tė gjithė atje, mendoj se bėmė mė tė mirėn qė mund tė bėhej nė atė kohė. Nuk mund tė them qė ishte e shkėlqyer gjithēka, por bėmė mė tė mirėn e mundshme pėr kohėn. Ekonomia, pėr tė cilėn unė kam drejtuar pėr 10 vjet si kryetare kooperative, arriti rezultate. Prodhimi bujqėsor dhe blegtoral krahasohej nė atė kohė edhe me rezultatet e Europės. Ekonomia u rrit, nė rendimentin e grurit, tė misrit, prodhimeve tė tjera bujqėsore qė kishte drejtim kooperativa. Ne punonim si njė ekip me specialistėt qė kishim. Madje, kishim ngritur laboratorė pėr prodhimin e farnave, pėr prodhimin e grurit, punimin e tokave, plehėrimin e tyre, dhe kėto lidhje ishin me institucione shkencore. Pothuaj kėtė kooperativė ne e kishim kthyer nė njė institucion shkencor. Pse e thashė kėtė? E vura nė dukje, sepse pa shkencė pa dituri, pa punė, pa dashuri, bujqėsia nuk mund tė ecė. Dhe, ajo punė e vėshtirė, kur i shtohej kėnaqėsia e arritjeve, e lehtėsonte peshėn e vėshtirėsisė. Kjo ka qenė njė shkollė shumė e madhe pėr mua dhe kam mendimin qė edhe sot, nė zgjedhjen qė i bėhet administratės duhet t'i vihet pėrparėsi kėsaj. Mendoj se punonjėsi para se tė kalojė nė administratė duhet tė ketė kaluar nė njė stazh prodhimi, a punė tjetėr qė tė mund tė jetė nė gjendje tė perceptojė rregullat me njerėzit nė radhė tė parė, teknikat, etika, teknologjitė, qė sot janė shumė mė lehtė pėr t'i pėrvetėsuar, mjetet e informacionit nuk mund tė krahasohen me atė kohė. Dhe, them se kjo do t'i shėrbejė gjithsecilit, qoftė pėr karrierėn e tij, por do t'i bėjė mirė edhe vetes. Praktika ka rėndėsi tė madhe.
    Ndėrsa keni qenė kryetare kooperative pėr 10 vjet, jeta juaj personale si ka shkuar?
    Unė jam martuar me tim shoq nė vitin 1967, kur isha 22 vjeē. Jemi njohur tė rinj, isha e fejuar kur u bėra kryetare kooperative. Bashkėshorti im ka mbaruar pėr mjekėsi, ėshtė mjek stomatolog, kemi dy fėmijė, njė vajzė dhe njė djalė, tani janė tė rritur. Jeta familjare (duke pasur kėto presione), pėrsa i pėrket argėtimit ka qenė e kufizuar. Tė gjitha hapėsirat ishin tė pakta dhe duhet tė them qė ata kanė bėrė sakrifica, burri dhe fėmijėt, nėna ime dhe vėllai.
    Bashkėshorti juaj, si e pėrballonte punėn tuaj dhe faktin se impenjimet tuaja familjare ishin tė kufizuara?
    Ne atėherė kemi pasur disa koncepte tė qarta, dhe mendoj se gjėja mė pozitive ka qenė qė im shoq nuk ka ndėrhyrė nė punėn time. Mė ka lėnė tė punoj sipas rregullave tė kohės, dhe kjo mė ka ndihmuar tė jem shumė e paanshme ndaj gjykimeve me njerėzit, me punėn. E vlerėsoj shumė kėtė si njė ndihmesė tė madhe qė mė ėshtė ofruar nga bashkėshorti im gjatė gjithė kohės. Ai e ka pasur pak mė tė vėshtirė, sepse merrej mė shumė me fėmijėt dhe nė atė kohė ēdo gjė ishte e planifikuar, e diktuar, duhet ta realizoje. Unė ēdo ditė kisha tė bėja me marrėdhėniet me kooperativistėt, me shtetin e kėshtu qė nuk mund tė ishe njė familjare shembullore.
    Por, ama nė moshėn 31-vjeēare ju u bėtė ministre. Si erdhi ky propozim?
    Kjo ndodhi nė vitin '75, kur ne arritėm rezultate shumė tė mira nė prodhim dhe nga ana shkencore, tė cilat sapo ishin bėrė tė ditura nė media. Madje u bė njė qendėr qė vinin edhe pėr eksperiencė nė kooperativė. Nė vitin '76, krejt papritur (mua nuk mė kishte shkuar kurrė mendja), mė thanė qė tė kėrkojnė nė Komitetin Qendror. Mendova se do tė bėhej ndonjė mbledhje pėr ēėshtjen e detyrave, meqė rezultatet kishin qenė tė mira dhe u nisa pėr nė Tiranė. Nė pritje ishin edhe tre shokė, qė do tė bėheshin zėvendėsministra. Dhe, ata tė thirrur si unė nė Komitetin Qendror. Kur shkuam, na komunikoi vendimin Hysni Kapo dhe pastaj na thirri Enveri dhe tha: "Siē ua tha dhe Hysniu, ju jeni vendosur nė kėto detyra tė reja". Pėrsėri unė shfaqa mendimin qė kjo ėshtė njė detyrė shumė e vėshtirė dhe vet natyra e bujqėsisė ėshtė e vėshtirė, sepse ajo lidhet edhe me kushtet klimaterikė, ėshtė delikate, e kėshtu qė nuk mundet t'i pėrgjigjem kėsaj detyre. Por, ai mė tha: "Kjo ėshtė vendosur dhe ju duhet ta kryeni kėtė detyrė". Natyrisht u bisedua edhe pėr bujqėsinė, si njė degė e rėndėsishme e ekonomisė. Unė u shqetėsova shumė, se isha e papėrgatitur pėr njė gjė tė tillė dhe isha mjaft e emocionuar. Nuk mund ta konceptoja si karrierė, pėr mua ishte detyrė dhe mendoja, a do jem e zonja ta bėj kėtė apo jo. Unė si natyrė nuk marr pėrsipėr njė detyrė qė nuk e bėj dot, tė thoshin e ulėm nė njė karrige sepse ishte grua. Unė nuk luftoja pėr kėto, unė duhet ta meritoja kėtė punė. Duke u nisur nga kjo, pasi u bėnė dorėzimet, fillova punėn nė Ministrinė e Bujqėsisė.
    Ēfarė kujtoni nga dita e parė e punės si ministre?
    Tė them tė drejtėn, atė ditė kam qenė edhe paksa e hutuar, por mė kujtohet kur erdha nga zyra, shkova pėr tė ngrėnė drekė tek restorant "Drini", pasi familjen e kisha ende nė Lushnjė. Mė parė shkoj tė laj duart dhe njė vajzė e re (si ju) mė shihte dhe mė pyeti, ju jeni filania, po i thashė. E ke tė vėshtirė, - mė pyeti? E vėshtirė ėshtė, - i thashė, - akoma nuk e kam provuar. - Unė e di qė ėshtė e vėshtirė, por pėrderisa kam qenė 10 vjet kryetare kooperative e di qė do ta bėj. Ajo mė tha: "Ti mos e merr me frikė, se ke tėrė gratė e Shqipėrisė me vete". Mė inkurajoi. Nuk ja mėsova emrin, por u ndjeva e lumtur. Ishte e vėshtirė, sepse bujqėsia ishte njė institucion i rėndėsishėm, mbahej njė popullatė, fshat-qytet me tė, punonte fuqia punėtore nė industrinė e lehtė dhe ushqimore, kishte njė pjesė tė rėndėsishme tė eksportit tregtia e jashtme. Pra, ishte njė detyrė me pėrgjegjėsi qė duhet ta ndiqje. Kjo, natyrisht mua mė shqetėsonte, mė rriste pėrgjegjėsinė mė shumė, kėmbėnguljen, por edhe probleme shumė kishte.
    Cila ka qenė dita mė e vėshtirė si ministre?
    Ka pasur shumė, po tė ishte njė do tė ishte mirė. Sa fillova detyrėn nė ministri (unė fillova nė datėn 1 maj '76) nė datėn 5 qershor ka rėnė njė breshėr i madh qė ka rrafshuar gjithė fushėn e Lushnjės dhe njė pjesė tė fushės sė Fierit. Duheshin masa tė jashtėzakonshme pėr ta rikuperuar, jo grurin se ai iku, por pėr ta mbjellė misėr, etj. Ishte njė ngarkesė, sepse pėrveē emocionit, se sa kisha filluar punė, u shtua edhe kjo. Ka pasur momente tė vėshtira pėr tė mbajtur edhe qėndrime. Pėr shembull, ka qenė njė herė mes tė tjerave, qė diskutohej se fshatarėt, kooperativistėt kishin nė dispozicion vetėm njė dynym tokė qė mund ta kultivonin pėr nevojat e tyre. Shtrohej problemi, kėta kooperativistė do tė kishin fėmijė, fėmijėt do tė rriteshin, ata do tė martoheshin dhe do tė largoheshin nga trungu i familjes. Problemi shtrohej se a do tė ndahej ky dynym mes tyre, apo ai qė martohej duhet tė merrte tokė tjetėr. Dhe, unė si ministre e Bujqėsisė isha qė duhej tė merrnin njė dynym tjetėr dhe me kėtė pikėpamje unė shkova nė qeveri, tė cilėn qeveria nuk ma pranoi nė atė kohė.
    Kush e ka kundėrshtuar mė shumė kėtė tezė tuajėn?
    Ka pasur shumė, por nuk dua tė merrem me emra. Nuk u pranua dhe kemi vajtur tek Byroja Politike (sepse ajo vendoste) me dy mendime, mendimi i qeverisė pėrballė timit. Atje, pasi dhanė mendimet dhe se ēfarė mendoja unė, mė bėnė shumė pyetje, edhe provokuese, qė ēfarė ėshtė kjo, nė kėtė mėnyrė ndahet toka. Unė u pėrpoqa tė jepja shpjegime, qė toka nuk ndahet, ata qė punojnė do marrin tokė dhe do tė prodhojnė pėr veten e tyre, dhe kjo duhej bėrė. Presioni ishte shumė i madh, ē'ėshtė e vėrteta.
    Keni pasur frikė?
    Unė nuk para kam pasur frikė, por presioni ishte i madh. Kam qenė e hapur nė mendimet e mia, aq sa mė lejonte koha dhe hapėsira, tė kuptohemi. Ky ka qenė njė moment i vėshtirė. Mė kujtohet njė herė tjetėr, ka qenė problemi i shtimit tė sipėrfaqeve qė mbilleshin me sojė, njė bimė vajore, qė diskutohet edhe sot. Ato i kėrkonin pėr nėnproduktet, por ama donte investime tė mėdha. Apo, edhe shtimi i sipėrfaqeve tė duhanit. Unė nė atė kohė i kam kundėrshtuar me argumente. Presion shumė i madh mė ėshtė bėrė, pse e kundėrshton, kjo ėshtė direktiva. Unė u thosha qė kjo nuk bėhej, pasi kėrkonte teknologji, etj. Dhe, natyrisht qė nuk u bė. Gjithashtu ministria e Bujqėsisė nuk ishte dakord qė tė bėhej, tufėzimi i bagėtive. Ky ishte njė gabim i madh. Kjo pasi, e zhveshi fshatarin si prodhues dhe e bėri konsumator. Atėherė u bėnė konsumatorė tė gjithė. Unė nė njė formė ose nė njė tjetėr e kam kundėrshtuar, natyrisht kam marrė edhe risqe. Kjo e dėmtui shumė blegtorinė.
    Po me Enver Hoxhėn keni pasur pėrplasje?
    Pėr ēėshtjen e ndarjes sė tokės, qė u pėrmenda mė lart, kam pasur nė fakt. Vet me atė, madje. Ka qenė diku nga vitet '80. Unė isha pėr dhėnien e tokės pėr ēdo familje edhe kur ajo shtohej nga njė dynym. Qeveria jo. Nė mbledhje Enveri mė tha: "Pse ty tė ka lėnė Partia qė tė mendosh pėr fshatarėt". Jo, i thashė. Unė kėtė mendim kam, meqė jam nė kėtė fushė, pastaj si vendoset ėshtė nė dorėn tuaj. Natyrisht, nuk ishte e lehtė, por nuk mund tė veproja dhe tė thosha ndryshe, se unė e dija ēfarė donte fshatari.
    Njė femėr nė njė dikaster tė vėshtirė pėr mbi 12 vjet? Vetėm merita e punės?
    Ėshtė e vėrtetė qė unė kam ndenjur pėr njė kohė tė gjatė nė krye tė dikasterit dhe fitova njė pėrvojė shumė tė mirė. Por, unė ēdo punė qė marr pėrsipėr e ēoj deri nė fund. E dua punėn, e dashuroj punėn, jetoj me tė. Dhe, nuk ishte se unė i bėja hyzmetin karriges qė tė rrija mė gjatė, nuk mė kishte shkuar mendja kurrė pėr kėtė, unė i bėja hyzmet njė pune tė madhe qė ishte e dobishme pėr vendin tim. E dija vėrtetė atje ku njerėzit jetonin, punonin, dhe shihja njerėz qė ushqeheshin mirė dhe njerėz qė ushqeheshin jo mirė. Ministria e Bujqėsisė mė ka bėrė qė unė tė njoh detajet e jetės shqiptare nė fshat. Kam shkelur me kėmbė gjithė Shqipėrinė, mund tė jenė tė rralla fshatrat qė nuk i kam shkelur, kam fjetur nė shumė shtėpi familjarėsh, nga Tropoja nė Konispol, kam gjetur ngrohtėsinė nė ata njerėz, kam gjetur dashurinė; dashuri pėr punėn, dhe kjo mė ka bėrė edhe mė tė motivuar pėr punėn. Mendimet dhe idetė qė mė jepnin mė kanė ndihmuar dhe me gjithė vėshtirėsitė qė kisha, thosha po jap njė kontribut aq sa mund tė jepja.
    Si e kujtoni atė kohė?
    E kujtoj edhe me dashuri, por edhe me dhimbje, sepse shumė gjėra tė bukura qė u bėnė nė bujqėsi (qė ishte mundi dhe djersa e gjithė shqiptarėve, sepse tė gjithė punonin pėr bujqėsinė), u shkatėrruan. Pėrveē gjithė atyre agrumeve qė u mbollėn dhe u bė njė kurorė qė ēdo stinė tė kishte frutat e veta, me ē'kam parė gjithēka ėshtė shkatėrruar. Dhe, e dyta ishte sistemi i vaditjes e kullimit. 63 pėr qind e tokave ishin nėn ujė, mbi 2000 e ca ishin rezervuare, sistemi fushor ishte i vaditur, ky sistem u cungua dhe deri diku u prish. Dhe, e treta sipas meje, gabim ėshtė qė toka tė shpėrdorohej nė mėnyrė tė paparė nga erozioni, sepse pritat mbrojtėse nuk ekzistojnė. Ne jemi zonė kodrinore-malore dhe pritat qė ndalojnė pėrmbytjet e reshjeve nuk ekzistojnė mė. Gjithashtu, toka po zihet nga ndėrtime pa kriter, po ēimentohet dhe ajo nuk pjell mė. Toka ėshtė copėzuar, dhe ti nuk mundesh tė aplikosh njė teknologji tė lartė, qė prodhimi ynė tė mos ishte vetėm pėr vendin, por edhe pėr eksport. Kam dėgjuar qė janė bėrė investime, sepse unė jetėn e kam tė lidhur me bujqėsinė, por ato janė tė pamjaftueshme. Sa mė parė tė fillohet si duhet njė punė e mirė nė bujqėsi, asnjėherė nuk ėshtė vonė. Duke zhvilluar bujqėsinė, do tė kishte shumė njerėz nė punė dhe do tė luftohej papunėsia.
    Si ėshtė e pėrditshmja juaj?
    E pėrditshmja ime.... natyrisht nuk marr pjesė nė ndonjė grupim politik, kam dalė nė pension prej 4 vjetėsh. I jam pėrkushtuar familjes, se kam shumė deficite nga e kaluara. E kam ndjerė kėtė dhe tani jam mė e pėrkushtuar pėr fėmijėt. Ata janė rritur, por kam dėshirė tė jem prezente pranė tyre. Kam njė nip i cili ėshtė nė gjimnaz, kam njė mbesė 10 vjeē dhe njė tė vogėl qė ėshtė njė vjeē. Mė kėnaqin, mė ēlodhin. Takoj dhe miqtė, shokėt, diskutojmė pėr shumė gjėra. Dhe, kėshtu e mbush kohėn. Ndėrkaq ndjek zhvillimet nė vend. Nuk jam indiferente, dhe sidomos diskutimet dhe investimet qė bėhen pėr bujqėsinė i ndjek me kėrshėri. Nuk ngelen pas vėmendjes edhe zhvillimet politike.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •