94 vjet mė parė:
SUNDIMI I PRINCIT GJERMAN VILHELM VID NĖ SHQIPĖRI
7 MARS - 3 SHTATOR 1914
· Foto: Princi Vilhelm Vid
· Foto: Ardhja e Vidit nė Shqipėri 7.III.1914
· Foto: Pritja e princ Vidit nė Durrės
· Foto: Princ Vidi me kabinetin qeveritarė tė Turhan Pashės
· Foto: Kryeministri i qeverisė sė Durrėsit Turhan Pasha
· Foto: Oficeri holandez Tomson
Shkruan: Sheradin BERISHA
14 Mars 2008
Hyrje
Dihet mirėfilli se Lufta e Parė Ballkanike e vitit 1912 solli ndryshime tė mėdha politike e gjeostrategjike nė hapėsirat e Gadishullit Ballkanik. Pėr t“i shqyrtuar ndryshimet e bėra me luftė, e cila ende s“kishte pėrfunduar si dhe pėr tė vendosur njė rend tė ri drejtėsie dhe paqeje nė kėtė rajon mė 17 dhjetor 1912 nė Londėr u organizua njė konferencė nė nivel ambasadorėsh nga gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.
Lidhur me tė ardhmen e Shqipėrisė, konferenca vendosi qė tė krijohet njė Shqipėri autonome nėn sovranitetin e Turqisė, pa e pėrfillur Pavarėsinė e saj tė shpallur mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė. Pra, konferenca e Londrės nisi shqyrtimin e kufijve tė Shqipėrisė, nga fakti se ajo ishte pjesė e Turqisė sė mundur nė luftė. Konferenca qė nė seancėn e parė nė parim vendosi qė Shqipėria autonome tė kufizohej nė veri me Malin e Zi e nė jug me Greqinė, ndėrsa mė 25 mars 1913 ajo pėrcaktoi kufijtė verilindorė, duke lėnė jashtė Kosovėn dhe viset tjera etnike, tė cilat kaluan nga pushtimi osman, nėn robėrinė serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e Aleancės Ballkanike (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia) kishin pushtuar me forcė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare.
Pas marrjes sė Janinės nga forcat greke dhe tė Shkodrės (22 prill 1913) nga forcat malazeze, Austro-Hungaria dhe Italia duke e parė se sundimi osman nuk mund tė mbahej mė nė Shqipėri, para konferencės paraqitėn njė projekt tė ri pėr pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė. Duke u mbėshtetur nė kėtė projekt, pas njė lufte tė ashpėr diplomatike, konferenca mė 29-31 korrik 1913 pėrfundimisht vendosi, qė Shqipėria tė bėhej shtet i pavarur, asnjanės dhe tė vihet nėn kontrollin e Fuqive tė Mėdha.Tashmė Turqia nuk do tė kishte asnjė lloj suvereniteti mbi Shqipėrinė. Fuqitė e Mėdha pėr tė ndėrtuar njė administratė civile dhe financiare, krijuan njė Komision Ndėrkomėtar tė Kontrollit (KNK) dhe nė tetor 1912 e dėrguan nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe, pėr tė vėnė rendin dhe sigurinė nė vend nisi krijimi i njė xhandarmėrie tė huaj. Organizimi i xhandarmėrisė fillimisht iu la nė duar Suedisė, por pas refuzimit tė saj, nė Shqipėri u dėrguan xhandarė holandez. Gjithashtu nė mbledhjen e 31 korrikut u vendos qė nė krye tė shtetit shqiptar tė caktohet njė princ i huaj, brenda 6 muajve nga vetė Fuqitė e Mėdha.
Pretendentėt pėr fronin princėror nė Shqipėri
Pretendentė pėr fronin princėror nė Shqipėri ishin tė shumtė, nga disa oborre mbretėrore evropiane. Pretendenti i parė pėr kėtė fronė ishte princi francez: Franz Ferdinand Bourbon-Orleans, duka i Montpesier. Duka ishte i afėrm me familjet mė tė rėndėsishme qė qėverisinin Evropėn. Ministria e jashtme franceze e mbėshteti synimin e dukės pėr fronin princėror shqiptar, por kėrkoi qė tė fitonte pėrkrahjen edhe tė fuqive tjera evropiane. Pėr kėtė qėllim ai vizitoi Shėn Petėrburgun ku u prit nga vet car Nikolla II, por nuk mori ndonjė siguri pėr pretendimin e tij. Edhe autoritetet vjeneze nuk e mirėpritėn synimin e tij pėr t“u bėrė princ i Shqipėrisė edhe pse ai kishte pėrkrahjen e njė numri aristokratėsh shqiptar. Nė vitin 1913 duka i Montpesierit nė Londėr vazhdimisht ishte i shoqėruar nga Isa Boletini, nė pėrpjekjet e tij pėr tė siguruar mbėshtetjen e kancelarive evropiane, pėr ēėshtjen shqiptare.
Pėr kėtė fronė pretendonin edhe dy pasardhės tė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit Skėnderbeut : markezi italian Di Aluetta dhe fisniku spanjoll Don Juan Aladro Castriota y Perez y Velasco. Njė tjetėr pretendent ishte princi Albert Gjika, i cili rridhte nga njė derė bujare rumune me origjinė shqiptare, qė kishte mbėshtetje kryesisht ndėr kolonitė shqiptare nė Rumani dhe Bullgari.1 Nga princi trashėgimtar austriak Franc Ferdinanti dhe nga Vatikani mbėshtetej kandidatura e dukės Wilhelm Herzog von Urach. Por, kjo figurė nuk gjeti pėrkrahjen nga Italia, e cila sė bashku me Rusinė nuk dėshironin si princ njė katolik dhe sigurisht asnjė favorit tė Vjenės,qė do ta kthente Shqipėrinė nė njė protektorat austriak dhe njė bastion kundrejt shteteve sllave nė Ballkan.2
Poashtu edhe familja Bonaparte pėr fronin shqiptar vuri tre kandidat: princ Viktorin, princ Louisin dhe princ Roland Bonaparten. Princin Louis e mbėshteste Vatikani, ndrėrsa kontestoheshin nga Italia,pasi ishin katolikė. Pretendentė tė tjerė pėr fronin mbretėror nė Shqipėri ishin edhe gjermanėt: Mauricio i Schonbourg-Lipe, duka Karl von Urach, princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Wilhelm Friedrich Heinrich Von Wied; anglezi Arthur of Connaught; suedezėt-duka Vilhelm Soedermanland dhe duka Karls Westgothland; princi danez Aksel;...3.
Njė familje pretenduese pėr fronin princėror kishte edhe ajo e fisit katolik nė Shqipėri: familja e Prenk Bib Dodės. Njė ide e kreut tė Mirditės ishte kthimi i vendit tė tij nė njė Piemont tė Shqipėrisė katolike. Por horizonti i Prenk Bib Dodės nuk shkonte me tej se Shqipėria e veriut...!!!
Xhonturqit parashikonin nė Shqipėri tė shkaktonin trazira
Shpresa pėr tė marrė fronin shqiptar kishte edhe Mbreti Nikolla i Malit tė Zi. Madje ai mbajti kontakte me disa banorė tė Shqipėrisė sė Veriut tė cilėt e vizituan nė Cetinje dhe si dhuratė pėr mbėshtetjen e tyre morėn para dhe armė. Mirėpo Fuqitė e Mėdha dėshironin njė Shqipėri tė pavarur e tė kontrolluar nga ata e jo njė Mal tė Zi tė zmadhuar.4
Pėrveē kėtyre dy kandidatėve me sfond ballkanik dhe kandidaturave tjera nga shtetet evropiane, pėr fronin shqiptar pretenduan edhe kandidatė myslimanė.
Duke pasur parasysh konfesionin fetar mysliman tė njė pjese tė madhe tė popullsisė sė Shqipėrisė, si dhe lidhjet e vjetra tė feudalėve shqiptarė me elitėn e ish-perandorisė osmane, Porta e Lartė, pėr fronin princėror shqiptar propzoi: Abdyl Mexhidin, Burhan Meddinin dhe ministrin e Luftės gjeneralin Ahmet Izet Pashėn me prejardhje shqiptare nga Manastiri. Xhonturqit parashikonin nė Shqipėri tė shkaktonin trazira, pėr t“i qetėsuar mė pas me thirrjen e vendosjes sė njė princi mysliman nė Shqipėri. Mirėpo Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i vendosur tashmė prej Fuqive tė Mėdha nė Shqipėri,u informua prej ambasadės gjermane nė Stamboll mbi planin xhonturk dhe mori menjėherė masa kundėr tyre. Njė nga figurat mė tė preferuara pėr princ tė Shqipėrisė ishte edhe ajo e princit egjyptian: Ahmed Fuad Pashės, pasardhės i derės sė familjes sė Mehmet Ali Pashės, i cili ishte themelues i Egjiptit modern. Ahmed Fuadi kishte zhvilluar edukimin e tij ushtarak nė Torino dhe konsiderohej si mik i madh i Iltalisė dhe ky fakt ishte i mjaftueshėm pėr Austrinė tė kundėrshtonte kandidaturėn e tij.5
Kėto kandidatura u refuzuan edhe nga fuqitė tjera evropiane, pėr faktin se nuk dėshironin qė fronin princėror nė Shqipėri ta merrte njė mysliman.
Pėrfundimisht nė tetor 1913 me propozimin e Austro-Hungarisė dhe tė Italisė e tė miratuar edhe nga shtetet tjera evropiane, u pranua qė nė fronin shqiptar tė vihej njė gjerman: princi Wilhelm Friedrich Heinrich von Wied, i cili si protestan nuk i pėrkiste asnjė besimi ekzistues fetar nė Shqipėri dhe ky ishte fakti kryesor ndikues nė vendimmarrjen e Fuqive tė Mėdha.
Princi Wied u lind mė 26 mars 1876 nė Neuwied am Rhein dhe i pėrkiste njė prej familjeve mė tė vjetra tė Evropės qė kishte lidhje me familjet mbretėrore tė kohės. Ai ishte oficer i ushtrisė prusiane dhe deri para kandidimit tė tij nuk kishte njohuri madje as mbi ekzistencėn e popullit shqiptar.6 E ėma e princit ishte me origjinė holandeze, vet princi ishte kusheri i Kaizerit gjerman dhe nip i mbretėreshės rumune Elisabet, e cila e mbrojti dhe mbėshteti kandidaturėn e tij pėr fronin shqiptar. Mbi detajet e propozimit tė tij si princ i Shqipėrisė nuk dihen shumė hollėsi, por ėshtė fakt i njohur se ishte dėshira e shprehur e mbretėreshės rumune, Ministrit tė Jashtėm austriak Kont Berchtoldit qė bėri zgjedhjen e tij nė kėtė fron. Ndrėsa personalisht Kaizeri gjerman Wilhelm II ishte deri nė momentin e fundit kundėr kandidaturės sė tij pėr fronin shqiptar. Meqenėse gjendja nė Shqipėri ishte delikate, nė fund tė tetorit, princ Widi pranon kėtė ofertė dhe mė 1 nėntor bėhet shpallja e kandidtaturės sė tij si princ i Shqipėrisė.7
Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit dhe pėrpjekjet pėr minimin e shtetit
Shqiptarė nga lėvizja Vorio-epirote nė jug tė Shqipėrisė
Nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, Shqipėria nė pikėpamje politike ishte nė njė pozitė tė mjeruar, sepse nuk kishte njė qeverisje unike nė gjithė vendin. Nė tė vėrtet asokohe nė Shqipėri sundonin shumė qeveri lokale qėllimi i tė cilave ishte se si tė pasuroheshin dhe pėr t“i siguruar vetes pozita nė shtetin e ri. Pėrve Qeverisė legjitime tė Vlorės e kryesuar nga Ismail Qemali, nė Shqipėri vepronin edhe kėto miniqeveri lokale: nė Durrės nga 12 tetori 1913 vepronte pleqėsia e Durrėsit e Esat Pashė Toptanit; nė Orosh tė Mirditės qeveriste Prenk Bib Doda; nė Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashė Vrionit; nė Elbasan vepronte Aqif Pasha, nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku e Vat Marashi; nė Shkodėr qeveriste njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare nėn kryesinė e kolonelit anglez Filips; nė Himarė qeveriste agjenti grek Spiro Milo; nė Gjirokastėr qeveria e Jorgji Zografos; nė Mat Ahmet Zogu dhe shumė grupe mercenarėsh qė vepronin pėrgjatė kufijve verilindorė si: Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj.8
Meqenėse Fuqitė e Mėdha caktuan princ Vidin pėr tė qeverisur nė Shqipėri, Qeveria e Vlorės me Ismail Qemailin nė krye, dha pėlqimin pėr ardhjen e tij nė vend. Pėr t“i hapur rrugė njė zhvillimi tė ri politik tė Shqipėrisė si dhe sigurisė sė saj nė tė ardhmen, mė 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorėheqjen dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit /KNK/. Pas dorėheqjes ai u largua nga shqipėria pėr nė Zvicėr, por nuk hoqi dorė kurrė nga pėrpjekjet nė interes tė vendit. Ato ditė KNK-ja administratėn qendrore tė Vlorės e shndėrroi nė njė administratė lokale tė varur prej tij dhe nė vend tė 8 ministrive u krijua njė drejtori e pėrgjithshme dhe pesė degė me kompetenca tė kufizuara.
Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i kėrkoi edhe Esat Pashė Toptanit, qė ta shpėrndante "Pleqėsinė e Durrėsit, dhe ai kėtė e bėri mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se mė 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar nė Gjermani, pėr t'i dhėnė kurorėn Princ Vidit nė Kėshtjellėn Neiwied nė emėr tė shqiptarėve. Po kėshtu edhe qeveritė tjera lokale nė shqipėri(pėrveē nė jug tė Shqipėrisė),u shpėrbėnė njėra pas tjetrės dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si tė vetmin sundimtar tė Shqipėrisė.
Me pėrqėndrimin e administratės shtetėrore shqiptare nė duart e KNK-sė, gjendja e brendshme e Shqipėrisė nuk u pėrmirėsua dot, pėrkundrazi ajo u keqėsua edhe mė tepėr nga lėvizjet qė po pėrgatiteshin brenda e jashtė vendit, kundėr sovranitetit dhe tėrėsisė tokėsore tė saj, tė cilat po minonin nga themelet ekzistencėn e shtetit shqiptar. Ajo qė kėrcėnonte shtetin shqiptar nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, ishte lėvizja pėr autonominė e Vorio-Epirit nė Jug tė Shqipėrisė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro-grek, me protokollin e Firencės mė 17 dhjetor 1913, fuqitė e mėdha i kėrkuan Greqisė t“i tėrhiqte trupat e saj nga jugu i Shqipėrisė. Kryeministri grek Elefter Venizellos nė fund tė dhjetorit, e kushtėzoi tėrheqjen e ushtrisė me zgjidhjen e ishujve tė Egjeut nė favor tė Greqisė. Pėr t“i kėnaqur kėrkesat e palės greke, mė 13 shkurt 1914, Fuqitė e Mėdha i deklaruan Qeverisė greke me njė notė kolektive se ēėshtja e ishujve tė Egjeut do tė zgjidhet pozitivisht pasi tė jenė larguar trupat e saj nga tokat shqiptare qė pėrfshiheshin brenda kufijve tė caktuar me protokollin e Firencės. Qeveria greke formalisht i pranoi kėto kėrkesa dhe nuk pushoi sė bėri deklarata mashtruese se po merrte masa pėr tė qetėsuar Vorio-Epirin.
Mė 1 mars 1914 pasi u largua ushtria greke nga Korēa aty u futėn repartet e xhandarmėrisė shqiptare dhe menjėherė u ngritė njė administratė shqiptarė nėn varėsinė e KNK-sė. Ndėrsa Korēa u bashkua me atėdheun, nė krahinat tjera tė jugut (Gjirokastėr, Sarandė, Delvinė dhe nė Pėrmetė) autoritetet greke, duke e shfrytėzuar mungesėn e njė qeverie tė plotfuqishme shqiptare me qėllim qė t“i jepnin njė bazė tė ligjshme lėvizjes vorio-epirote, mė 2 mars nė Gjirokastėr organizuan njė kongres epirot, ku u shpall autonomia e Vorio-Epirit me njė qeveri tė pėrkohshme tė kryesuar nga Jorgji Zografos, ndėrkohė majori i ushtrisė greke himarioti Spiro Milo shpalli gjithashtu autonominė e Himarės nė njė zonė qė pėrfshinte 7 fshatra tė bregdetit tė banuar me shqiptarė.9 Nė kėto rrethana qeveria greke mendonte t“i pėrdorte kėto krahina si njė bazė pėr pushtimin, nė kushte mė tė favorshme, tė pjesės tjetėr tė Shqipėrisė sė Jugut.
Ardhja e Princit Vilhelm Vid nė Shqipėri
Pas njė udhėtimi nėpėr kryeqytetet evropiane pėr t“u njohur dhe promovuar si princ i Shqipėrisė, Vidi niset pėr nė Shqipėri dhe mė 7 mars 1914 me anijen austriake Taurus tė shoqėruar edhe nga tri anije luftarake italiane, angleze dhe franceze, zbarkon nė portin e Durrėsit. Me kėtė rast ēifti princėror(Princ Vidi dhe princesha Sofia) u pritėn me brohoritje entuziaste nga popullsia, ndėrsa tė shtėnat e mirseardhjes zbrazeshin nga porti 10 . Nė portin e Durrėsit kishin ardhur edhe shumė pėrfaqėsues shqiptarė nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė me bindjen se ai do t“i realizonte aspiratat e shqiptarėve.
Pėr kryeqytet tė Shqipėrisė Princ Vidi zgjodhi pikėrisht Durrėsin, ku edhe kishte ndikim tė fortė Esat Pashė Toptani. Akti i parė i Princ Vidit ishte emėrimi i Esad Pashės Ministėr lufte dhe si Kryegjeneral i Shqipėrisė, gjė qė sigurisht ishte njė gabim fatal pėr te, pėr faktin se Toptani ishte i padėshirueshėm pėr bashkatdhetarėt, gjė qė emri i tij ngjalli pakėnaqėsi dhe pėrēmim nė popull. Esat Pasha zyrtarisht deklaroi se e mirėpret caktimin e Vidit pėr princ tė Shqipėrisė, por fshehurazi vazhdoi tėrė kohėn, tė nxiste lėvizjen pėr njė princ mysliman nė vend. Luftėrat e brendshme dhe trysnitė e jashtme, mungesa e strategjive politike dhe e projekteve me frymėmarrje tė gjerė diktojnė zgjedhje fatale pėr Princ Vidin. Pėr rrjedhim, mė 17 mars Vidi, duke u mbėshtetur kryesisht te feudalėt, formoi qeverinė e re shqiptare, nė krye me Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qenė ambasador i perandorisė Osmane pėr 25 vjet rresht nė Shėn Pietėrburg tė Rusisė.
Kabinetin e tij qeveritarė e pėrbėnin:
1. Esat Pashė Totani - Ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme;
2. Aziz Pashė Vrioni - Ministėr i Bujqėsisė dhe i Tregtisė;
3. Myfit bej Libohova - Ministėr i Drejtėsisė dhe i Kultit;
4. Dr.Mehdi bej Frashėri - Ministėr i Financave;
5. Hasan Bej Pristina - Ministėr i Postė - Telegrafikeve;
6. Dr.Mihal Turtulli - Ministėr i Arsimit;
7. Prenk Bib Doda - Ministėr pėr Punėt Botore.11
Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipėrisė, (ligji i parė themelor i shtetit shqiptar), i cili u pėrgatit nga KNK dhe bazohej kryesisht nė vendimet themelore tė marra nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 29 korrik 1913.
Sipas nenit 1 tė kėtij Statuti shqipėria shpallej: Principatė kushtetuese e pavarur dhe e trashėgueshme, nėn garancinė e Fuqive tė Mėdha. Me nenin 2, Fuqitė e Mėdha garantonin gjithashtu tėrėsinė dhe paprekshmėrinė e tokave tė Shqipėrisė nė kufijtė qė kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do tė ishte asnjanės dhe kjo asnjanėsi garantohej po nga Fuqitė e Mėdha. Sipas nenit 7 nė fronin e Shqipėrisė njihej me tė drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratės civile e ushtarake dhe kishte tė drejtė tė emronte Kėshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipėrisė ishte Asambleja kombėtare. Gjuhė zyrtare dhe e detyruar nė shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipėria ndahej nė 7 sanxhaqe (prefektura) tė cilat ndaheshin nė kaza (nėnprefektura) dhe kazatė nė nahije (komuna). Statuti Organik i Shqipėrisė caktoi institucionet e larta tė shtetit, pėrbėrjen e forcave tė armatosura, tė administratės, tė financave, tė drejtėsisė,tė arsimit dhe garantonte ushtrimin e lirė tė veprimtarisė ekonomike, shoqėrore e politike.12
Bisedimet me qeverinė vorio-epirote
Me tu vendosur nė fronin e Shqipėrisė, princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė ndėrlikuar tė vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e jugut dhe tė vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise. Por qysh nė fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje ai hyri nė bisedime me qeverinė vorio-epirote tė shpallur nė Gjirokastėr. Pėr kėtė qėllim Vidi caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr shqipėrinė e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė ristrukturuar xhandarmėrinė shqiptare. Ky shkoi nė Korfuz dhe mė 10 mars zhvilloi bisedime me pėrfaqėsuesin e vorio-epirotėve Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitė e Mėdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin tė kishin shumė kokėēarje, u premtoi grekėve disa tė drejta tė veēantapėr popullsinė e Epirit tė Veriut.
Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta tė ashpra nė rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrėsit e Turhan Pashės poashtu nuk e pranoi kėtė kompromis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundėr ēdo lloj autonomie pėr krahinat e jugut. Nė kėto rrethana trupat greke pėr t“i realizuar planet e veta (pasi ishin tėrhequr nga Korēa mė 1 mars) natėn duke gdhirė 2 prilli 1914 bėnė njė komplot tė armatosur mė qėllim tė pushtimit tė Korēės.13 Mirėpo xhandarmėria shqiptare nėn komandėn e majorit holandez G.Sneller dhe korpusi i vullnetarėve me qindra fshatarė nėn udhėheqjen e Themistokli Gėrmenjit, ndėrhynė shpejt dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e shtypėn puēin e komplotistėve grek.
Repartet e xhandarmėrisė shqiptare mė pas vazhduan marshimin e tyre pėr tė marrė nė dorėzim Kolonjėn, Leskovikun, Ersekun etj. Dėshtimi i puēit tė Korēės, vendosmėria e forcave shqiptare pėr tė kundėrshtuar ēdo veprim shovinist e antishqiptar si dhe qėndrimi i ftohtė i Fuqive tė Mėdha ndaj planeve aneksioniste greke qė shkelnin edhe vendimet e Londrės, e bindėn mė nė fund qeverinė greke dhe Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtė tė sigurohej autonomia e plotė e krahinave jugore. Prandaj ata fuqive tė mėdha u paraqitėn kėrkesa mė tė zbutura, duke pranuar tani autonominė e Korēės dhe tė Gjirokastrės pa i shkėputur ato nga Shqipėria, por me kusht qė tė administrohen nga njė governator me origjinė tė huaj, xhandarmėria tė formohej nga popullsia vendase nėn komandėn e oficerėve grekė me origjinė epirote etj. Nė tė vėrtet qeveria greke e bėri kėtė pėr tė fituar kohė nė pėrpjekjet e saj pėr pushtimin e Shqipėrisė jugore.
Qeveria shqiptare e Durrėsit i hodhi poshtė kėto kėrkesa dhe pėr mė tepėr ajo mori vendim qė tė organizoheshin sa mė parė reparte tė reja tė armatosura pėr tė dėbuar nga krahinat e jugut pushtuesit grekė dhe pėr tė vendosur atje administratėn shqiptare. Ndonėse pėrballė aleancave politike ushtarake evropiane (Antantės dhe Bllokut Qėndror) Greqia mbante ende njė qėndrim tė papėrcaktuar, ajo pėrkdhelej nga tė dy palėt sepse ato lakmonin pozitėn e saj strategjike.
Marrėveshja e Korfuzit dhe interesat italiane pėr Vlorėn
Mė 24 prill 1914 fuqitė e mėdha njoftuan Venizellosin se ishin tė gatshme t“u bėnin lėshime vorio-epirotėve dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė Greqisė. E ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm, qeveria shqiptare u detyrua mė nė fund, mė 5 maj, t“ia besonte KNK-sė zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Siē duket KNK-ja asokohe luante rolin e njė qeverie paralele me atė tė qeverisė sė Turhan Pashės. Bisedimet ndėrmjet KNK-sė dhe pėrfaqėsuesve vorio-epirot u mbajtėn nė Korfuz. Ato filluan mė 10 maj dhe pėrfunduan mė 17 maj me nėnshkrimin e njė protokolli qė u quajt Protokolli i Korfuzit
Nga pala shqiptare si delegat i KNK-sė nė kėto bisedime ishte caktuar Mehdi Frashėri. z.Frashėri lidhur me zanafillėn dhe negociatat pėr kėtė ēėshtje problemore shkruan nė njė letėr tė datės 31 janar 1960 dėrguar mbretit Ahmet Zogu.Ai ndėr tė tjera thotė:
Nė Konferencėn e Londrės mė 1913, me qenė se ishte vendosur qė Korēa e Gjirokastra t'i mbeteshin Shqipėrisė, Greqia nuk mund t'i sulmonte hapur kėto dy prefektura, tė cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kėrkonte qė indirekt tė gjente njė shkak qė kėto vende fillimisht t'i bėnte autonome, dhe mė vonė, nė njė fazė tė dytė, t'i aneksonte. Pėr kėtė qėllim, guvernatori grek i Janinės mendonte qė derisa ishin trupat greke atje, tė shtynte tė krishterėt ortodoksė tė asaj krahine nė formėn e njė xhandarmėrie kryengritėse, qė kur tė tėrhiqeshin trupat greke, vendin e tyre ta zinte xhandarmėria, e cila do tė luftonte me xhandarmėrinė shqiptare po tė shkonte ajo atje. Kjo fuqi kryengritėse me shpirt grek kishte nevojė pėr njė qeveri qė ta quante veten epiriote. Kėshtu, njė person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq efendiut, nga Lunxhėria e Gjirokastrės, me tė kunatin e tij, Karapanon, dhe njė oficer grek me origjinė shqiptare i quajtur Dhulis, formoi njė qeveri autonome tė Epirit tė Veriut (Shqipėrisė sė Jugut).
Nė kėtė kohė popullsia myslimane e kėtyre dy prefekturave shqiptare i hapi luftė xhandarmėrisė epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e xhandarmėrisė shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk ishte e organizuar, xhandarmėria epiriote filloj tė digjte katundet myslimane, pėr tė detyruar atė popullsi qė tė linte vendin dhe aty tė mbeteshin vetėm ortodoksėt. Pėr kėtė ngjarje, qeveria e Princ Vidit me kryetar Turhan Pashėn u detyrua t'i drejtohej Komisionit Ndėrkombėtar qė pėrbėhej prej delegatėve tė gjashtė fuqive tė mėdha, ku bėnin pjesė: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia. Pėr tė bashkėpunuar me kėtė komision, nga ana e Shqipėrisė ishte caktuar si delegat Mehdi Frashėri. Nė kėtė kohė, nė Shqipėrinė e Mesme pjesa fanatike myslimane filloi njė lėvizje nė favor tė Turqisė, me parullėn: "Duam Baba Dovletin". Nisur nga kjo gjė, Qeveria e Princ Vidit mbeti nė njė pozitė shumė tė vėshtirė, pasi fanatikėt myslimanė kėrkonin nė vendin e Princ Vidit njė princ nga Turqia. Pas kėsaj Komisioni i Kontrollit Ndėrkombėtar lajmėroi Zografon se do tė vinte nė Korfuz dhe do tė bisedonte me qeverinė epiriote.
Nė mbledhjen e Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbėshteti asnjė nga fuqitė e mėdha, nė mėnyrė qė ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit pėr tė marrė vendime nė interes tė Shqipėrisė. Si rezultat i kėsaj, Komisioni Ndėrkombėtar vendosi qė prefekturat e Korēės e Gjirokastrės tė formonin njė qeveri autonome nėn juridiksionin e qeverisė shqiptare, ku oficerėt e xhandarmėrisė sė Epirit Autonom do tė pėrbėheshin prej oficerėsh grekė, me qenė se ortodoksėt shqiptarė tė vendit nė kohėn e Turqisė nuk kishin pasur oficerė. Kisha ortodokse e vendit do tė drejtohej prej klerit grek tė emėruar prej Patriarkanės sė Stambollit. Gjuha e mėsimit nėpėr shkolla tė veēanta tė ortodoksėve do tė ishte greqishtja. Siē shihet, tė gjitha kėto masa parashikonin greqizimin e njė pjese tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut. Pas kėsaj, vendimet e Konferencės sė Korfuzit iu paraqitėn Konferencės sė Ambasadorėve nė Paris pėr t'u miratuar. Nė kėtė kohė qeveria epiriote e Zografos kishte bėrė njė pakt me myslimanėt fanatikė tė Shqipėrisė sė Mesme, gjė e cila e detyroi Princ Vidin tė largohej nga Shqipėria. Nė kėtė kohė epiriotėt e thyen armėpushimin qė ishte lidhur midis fuqisė shqiptare dhe tyre, dhe vendin e qeverisė epiriote tė Zografos, siē edhe parashikohej, e zuri Greqia. Kėto ngjarje pėrkuan me fillimin Luftės sė Parė Botėrore.14
Siē vihet nė dukje, nė kėtė protokoll parashikohej qė dy prefekturat nė jug tė Shqipėrisė, ajo e Korēės dhe e Gjirokastrės, ndonėse formalisht do tė bėnin pjesė nė shtetin shqiptar, do tė kishin njė administratė mė vete pothuajse autonome, organizimi i sė cilės i lihej nė dorė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Protokolli i Korfuzit sanksiononte nė fakt ndarjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nga ajo e Jugut. KNK-ja pranoi gjithashtu edhe kėrkesėn e Spiro Milos pėr t“i njohur krahinės sė Himarės, nė njė zonė qė shtrihej tani nė 14 fshatra tė bregdetit tė Jonit.
Meqenėse Italia luftoi energjikisht pėr arritjen e marrėveshjes sė Korfuzit, pėr shkak tė interesave tė veta nė Vlorė, Venizellua e kėnaqi kėrkesėn e saj duke i paraqitur parlamentit grek mė 18 maj, projektligjin mbi lėshimin e Sazanit shtetit shqiptar dhe ky projektligj u miratua mė 27 maj. Protokolli i Korfuzit do tė fuqizohej pasi tė ratifikohej nga qeveria shqiptare (mė 23 qershor 1914) dhe nga qeveria vorio-epirote si dhe pasi tė miratohej formalisht nga gjashtė fuqitė e Mėdha. Njoftimi mbi nėnshkrimin e marrėveshjes sė Korfuzit e cila ishte plotėsisht nė kundėrshtim me Statutin Organik tė Shqipėrisė dhe shkelte hapur sovranitetin e shtetit shqiptar, shkaktoi njė indinjatė tė thellė nė tėrė Shqipėrinė.15
Shpėrthimi i kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme
Nė kėto rrethana gjendja e brendshme e Shqipėrisė u ndėrlikua shumė edhe nga shpėrthimi i kryengritjes sė armatosur nė Shqipėrinė e Mesme, kundėr regjimit tė Vidit. Nė tė vėrtet kreu i kryengritėsve ishte i larmishėm. Nė tė u rreshtuan ithtarė tė ndryshėm si: partizanėt e njė princi mysliman, antividistėt, xhonturqit, panturkistėt apo panislamistėt siē u quajtėn ndryshe antifeudalėt. Pas kėtij koalicioni laraman qėndronin qarqe tė huaja serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane, tė cilat ishin tė interesuar pėr njė gjendje sa mė kaotike nė Shqipėri. Pra bartėsit kryesor tė sė keqes nė Shqipėri nė atėkohė qenė reaksioni feudal proserb, progrek, proitalian i udhėhequr nga Esat Pashė Toptani, reaksioni grekoman i udhėhequr nga peshkopėt grekė (Jakovi e Germanos) J.Zografos, Spiro Milo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranės Musa Qazimi etj.
Kryengritja e Shqipėrisė sė Mesme ose e rebelėve, siē u quajt ndryshe, filloi nė rrethin e Tiranės. Mė 17 maj 1914 u sulmua te ura e Limuthit afėr Tiranės batalioni i vullnetarėve tiranas qė ishte nisur nė drejtim tė Durrėsit pėr tė shkuar nė jug, nė frontin kundėr shovinistėve grek. Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarėve kryengritėsit hynė nė Tiranė. Tė nesėrmen grumbuj fshatarėsh tė armatosur zunė Shijakun dhe iu drejtuan Durrėsit, mirėpo nė hyrje tė qytetit hasėn nė rezistencė tė forcave qeveritare tė Vidit. Drejtuesit e kryengritjes me kėtė rast dolėn hapur kundėr princ Vidit dhe kėrkuan njė princ turk.16
Pėr vendosjen e njė princi mysliman prej kohėsh angazhohej edhe Esat Pashė Toptani. Ai edhe pse kishte dy ministri mė tė rėndėsishme nė qeverinė e Durrėsit, me kohė u shpėrndau armė mercenarėve tė vet kinse pėr t“iu bėrė ballė fqinjėve, ndėrsa fshehtas propagandonte nėpėrmjet njerėzve tė vet kundėr V.Vidit, duke i kėshilluar me kėrkue njė mbret prej Stambollit, me qėllim qė kėto pėshtjellime e trazime t“i sillnin fitim pėr ta shtėnė nė dorė pushtetin .17
Qeveritarėt nė oborrin e princit nė kohėn kur po pėrballeshin me sulmet e kryengritėsve, duke menduar se prapa kėrkesave tė kryengritėsve qėndronte Esat Pasha, mė 19 maj 1914 organizuan xhandarmėrinė e Durrėsit dhe e arrestuan atė nė shtėpinė e tij. Goditja kundėr Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si njė grusht qė i jepej ndikimit tė Romės nė Shqipėri. Brenda qeverisė dominonte mendimi qė E.Toptani duhej tė gjykohej, mirėpo princi atė as nuk e denoi as nuk e nxori tė pafajshėm, gjė qė u indinjoi shumė besnikėt e tij. Pas ndėrhyrjes energjike tė ministrit italian nė Durrės, baronit Alioti, Vidi ia dorėzoi E.Toptanin legatės italiane e cila e mori me njė luftanije dhe e dėrgoi nė Itali. Para se tė largohej nga Shqipėria, Esati firmosi njė premtim se ai nuk do tė kthehej mė nė shqipėri dhe se nuk do tė pėrzihej mė nė politikėn shqiptare ose nė intrigat kundėr fronit, mirėpo ai nuk do ta mbajė premtimin e dhėnė.18
Pas largimit tė Esatit pasuan ndryshime nė qeverin e Vidit. Disa ministra mė 22 maj dhanė dorėheqje nga postet e tyre ministrore me arsyetimin senuk durojnė tė pėrdoren mė si kukulla nė duar tė oficerėve holandezė dhe tė marrin pėrsipėr gabimet trashanike dhe keqbėrjet e tyre.19
1. Turhan Pasha sėrish mbeti kryeministėr;
2. Preng Bib Doda-ministėr i punėve tė Jashtme;
3. Aqif Pashė Elbasani-Ministėr i Brendshėm dhe i Luftės;
4. Filip Noga-Ministėr i Financave;
5. Dr.Mihal Turtulli-Ministėr i Arsimit;
6. Mithat Frashėri-Ministėr i Punėve Botore dhe i Postė-telegrafave dhe
7. Abdi Toptani-Ministėr i Bujqėsisė.20
Edhe pse largimi i Esat Pashės u konsiderua si njė fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u ndėrpre dot, zjarri i kryengritjes u pėrhap edhe nė krahinat tjera.
Duke shfrytėzuar sukseset e kryengritjes, krerėt e saj me 3 qershor 1914 nė Shijak organizuan njė mbledhje, ku u zgjodh Kėshilli i Parė i Pėrgjithshėm me kėtė pėrbėrje: Mustafa Ndroqi-kryetar; Xhenabi Adili.-nėnkryetar, Musa Qazimi-anėtarė etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i pėrgjithshėm i kryengritėsve. Nė kėtė mbledhje u miratua edhe njė program politik thellėsisht antikombėtar, qė iu paraqit pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė KNK. Programi pėrmbante kėrkesa pėr largimin e princ Vidit, pėr kthimin e Shqipėrisė nėn administrimin Turk ose sjelljen e njė princi turk tė varur nga Sulltani, pėr ngritjen e flamurit tė Turqisė, pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė gjuhėn shqipe, zgjedhjen e kryemyftiut tė Shqipėrisė nga Sheih-ul-Islami i stambollit etj.21
Kryengritėsit edhe pas disa pėrpjekjeve pėr ta shtirė nė dorė Durrėsin nuk patėn sukses, andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatė muajit qershor ata morėn Kavajėn, Krujėn, Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit tė Elbasanit, Qermenika, Quksi dhe Mokra, njėra pas tjetrės bashkohen me kryengritėsit, kurse nė veri ata u shtrinė deri nė Milot, buzė lumit Mat. Mė 15 qershor 1914 vritet koloneli hollandez Tomson dhe me kėtė rast u therėn qindra njerėz nė kėnetė.22 Nė fillim tė korrikut kryengritėsit marshuan drejt jugut dhe brenda pakė ditėve morėn Lushnjėn, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritėn deri nė Pogradec, ku aty mė 11 korrik nėnshkruan edhe njė marrėveshje tė pėrkohshme me vorio-epirotėt tė cilėt ato ditė kishin pushtuar Kolonjėn, Korēėn,Tepelenėn dhe kishin arritur deri nė Berat.23
Largimi i princit Vilhelm Vid nga Shqipėria
Duke e ndjerė rrezikun nga sukseset e kryengritėsve, princ Vidi bėri thirrje pėr ndihma nga tė gjitha anėt, por vetėm nga veriu mundėn tė vinin disa forca tė pakta, ndėrsa Shqipėria e jugut duke qenė pėrballė ndjekjeve, mizorive e shpėrnguljeve nga forcat greke, nuk mundi tė jepte ndihmė. Pėr rrjedhojė, nė fund tė korrikut 1914 dhe nė pragun e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, Shqipėria ishte nė gjendje tė rėndė politike.
Pushteti i qeverisė Shqiptare tashmė ishte kufizuar vetėm nė Durrės e nė Vlorė ( deri mė 1 shtator kur ajo ra nė duart e kryengritėsve ); nė Shqipėrinė e Mesme shtrihej pushteti i kryengritėsve; viset e jugut ndodheshin nėn shtypjen e forcave greke, krahinat e verilindjes nėn presionin e vazhdueshėm tė serbėve, ndėrsa Shkodra ndodhej nėn administrimin e forcave ndėrkombėtare.
Princ Vidi bėri pėrpjekjen e fundit pėr tė shpėtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive tė Mėdha me kėrkesėn pėr tė zbatuar zotimin qė kishin marrė nė Konferencėn e Londrės pėr tė garantuar bashkėrisht pavarėsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim kėrkoi formimin prej tyre tė njė force ndėrkombėtare prej 3 mijė vetėsh pėr tė shtypur kryengritjen. Por Fuqitė e Mėdha duke qenė nė konflikt me njėra-tjetrėn, premtuan se do tė ndihmonin pėr tė shpėtuar vetėm jetėn e princit dhe tė familjes sė tij por jo edhe intervenimin ushtarak atje.
Nė kėto rrethana, kur edhe kishte filluar lufta e parė botėrore, princ Vidi u detyrua tė largohej nga Shqipėria, mė 3 shtator 1914 pas plot 181 ditėsh sundimi tė pasuksesshėm.
Vilhelm Vidi dhe suita e tij e lanė Durrėsin nė orėn 8 tė mėngjesit dhe me anijen italiane tė luftės Mizurati niset pėr nė Veneci tė Italisė. Sė bashku me tė u larguan edhe ministrat e qeverisė, anėtarė tė tjerė tė oborrit mbretėror si dhe udhėheqės tė lėvizjes patriotike shqiptare, tė cilėt u vendosėn pjesėrisht nė Shkodėr e njė pjesė kaloi nė vende tė ndryshme tė Evropės. Menjėherė pas largimit tė V.Vidit, mė 5 shtator nė Durrės hynė kryengritėsit dhe aty u vendos selia e kėshillit tė pėrgjithshėm.24
Aktet ndėrkombėtare tė viteve 1913-14 kishin caktuar pozitėn neutrale tė Shqipėrisė dhe garancinė e Fuqive tė Mėdha pėr kėtė statut tė saj. Megjithatė Shqipėria u pėrfshi nė planet ushtarako-strategjike tė fuqive ndėrluftuese, veēanėrisht tė Austro-Hungarisė e Italisė dhe tė shteteve fqinje: Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė, tė cilat qė nga tetori 1912 nuk rreshtnin pėrpjekjet pėr ta coptuar atė.
***
Cilat ishin ankesat e princit Vilhelm Vid, qė sollėn dėshtimin e misionit tė tij nė Shqipėri?
Princi gjerman Vilhelm Vid, nė kujtimet e tij, tė botuara pėr herė tė parė nė gazetėn Klan, Tiranė 1999, me titull: Si ma nxiu jetėn Shqipėria, pėr dėshtimin e misionit tė tij nė Shqipėri bėn kėto ankesa:
- Mungesa e ushtrisė, pra e themelit tė ēdo vendi...;
- Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit(KNK) pėrbėnte pėr mua njė tjetėr qeveri paralele;
- Antagonizmi mes Fuqive tė Mėdha ishte fare i hapur. Kjo pengoi edhe fiksimin e drejtė tė kufijve tė Shqipėrisė;
- Fqinjtė serbė, malaziasė, dhe grekė nuk rreshtnin sė sulmuari teritoret e lakmuara prej tyre dhe vazhdonin t“i plaēkisnin ato;
- Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr t“i dalė zot vendit pengoheshin nga politika e Italisė, Serbisė dhe Greqisė;
- Nga kėto interesa lindi edhe kryengritja nė Shqipėrinė e Mesme;
- Esati (Toptani) tradhtari i Shqipėrisė dhe agjent i Italisė, nuk u pėrzu me kohė, pra para mbėrritjes sime nė vend;
- Xhandarmėria shqiptare ishte tepėr e re dhe e vogėl pėr tė mbajtur rendin nė vend;
- Territore tė tėra tė pasura tė Shqipėrisė, ranė nė dorė tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė;
- Mungonin kushtetuta dhe ligjet, mungonin zyrtarėt e arsimuar pėr tė gjitha degėt e njė administrate tė rregullt;
- Mungonin fondet pėr zhvillimin e bujqėsisė dhe tė industrisė;
- Mungesa e parave mė la pa mundėsi pėr tė luftuar me sukses kryengritėsit, pas fillimit tė luftės (sė parė) botėrore.
..
Referencat
1 Peter Bartl-Albanian- Garat e Fisnikėve evropianė pėr tė marrė fronin princėror shqiptar, Albanovaonline - 14 shtator 2004.
2 Po aty
3 A.Puto: Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914, Tiranė 11978, fq.566, / G.Shpuza: Kuvendime pėr historinė kombėtare,Tiranė 2000, fq.156/157, /Dr.Xh.Shala: Marrėdhėniet Shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinė 1990, fq.185
4P.Bartl: vepra e cituar
5 Po aty
6 Po aty
7 Po aty; A.Tare-Mbreti i Shqipėrisė mund tė ishte njė anglez, Zėri - 9 korrik 2002, fq.14.
8 K.Frashėri:Kryengritja e fshatarėsisė sė Shqipėrisė sė Mesme (1914-1915), buletin pėr shkencat shoqėrore,nr.1, Tiranė 1954, fq.23 /R.Fiēorri:Ushtritė e huaja nė Shqipėri 1912-1922, Tiranė 2002, fq.144 , Dr.Xh.Shala:Vepėr e cituar, fq.186.
9 Historia e popullit shqiptar, (vėllim i dytė), Prishtinė 1979, fq.403.
10 Elsa Demo: Kristo Dako Shqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme, Shekulli, 29.12.2003
11 Kujtimet e sekretarit tė Princ Vidit-anglezit Heatorn Armstrong- « Gjashtė muaj mbretėri « Zėri -18.03.2002, fq.19; /A.Puto:Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914, Tiranė 1978, fq.580-581; /Dr.Xh.Shala:Vepėr e cituar, fq187; /U.Butka:Gjeniu i kombit, Drier 2000, fq.90.
12 Historia e popullit shqiptar, vepėr e cituar, fq.405; /Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, Prizren 2001, fq.182.
-/Mė 10 prill 1914 nė Vlorė KNK-ja miraton pėrfundimisht Statutin e Shqipėrisė. Ai pėrbėhet prej 216 nenesh tė ndarė nėpėr kapituj, pėrkatėsisht: Shqipėria dhe territori saj (nenet 1-6); Sovrani (nenet 7-21); popullsia (nenet 22-39); legjislacioni (nenet 40-71); organet e qeverisjes (nenet 72-140); financat (nenet 141-143); punėt publike (nenet 144-148); forcat e armatosura (nenet 149-158); drejtėsia (nenet 159-169); feja(nenet 170-177); arsimi public (nenet 178-182); prona e tokės (nenet 183-194); bujqėsia, tregtia dhe industria (nenet 195-208); postat, telegrafėt dhe telefonat (nenet 209-210); marrėdhėnie me jashtė (nenet 211-212); e drejta administrative (nenet 213-216) /.Antonello Biagini: Historia e Shqipėrisė-nga zanafilla deri nė ditėt tona, Tiranė 2000, fq.120./
13 Kristo Dako nė njė dėshmi tė publikuar nė librin e tij Shqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme, lidhur me masakrat greke mbi Shqiptarėt shkruan: Pasi shtinė nė dorė fshatin Kodėr pranė Tepelenės, grekėrit iu bėnė thirrje tė gjithė fshatarėve, burra, gra e fėmijė qė tė mblidheshin tek kisha. Kur u mblodhėn tė gjithė, 230 gjithsej, oficerėt grekė iu dhanė udhėr ushtarėve tė hapnin zjarr mbi ta me mitralozė. U vranė tė gjithė; ua prenė kokat dhe i varėn nė muret e kishės. Gjenerali De Weer, i misionit hollandez, shkoi vetė nė atė fshat dhe pa me sytė e tij kėtė mizori greke tė tmerrshme. (Elsa Demo: Kristo Dako Shqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme,Shekulli, 29/12/2003)
14 Nga Letėrkėmbimi i Mbretit Ahmet Zogu(20 janar 1960) me Mehdi Frashėrin(31 janar 1960), tė botuara nė Gazetėn Shqiptare
15 Historia e Popullit Shqiptarė, Prishtinė 1999, fq.226/227; /Historia e popullit shqiptar,vepėr e cituar, fq.406/409. G.Shpuza: vepėr e cituar, fq.159/166; /Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve,vepėr e cituar, 182/183.
16 Historia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė, vepėr e cituar, fq.184.
17 Dr.Xh.Shala: vepėr e cituar, fq.193 /citat i marrė nga libri i Gaspėr Mikelit: Njoftime historike pėr Shqypni, Shkodėr 1932, fq.55/56.
18 Esat Pasha nga Italia mė 18 gusht shkoi nė Greqi e pastaj nė Serbi dhe me njė forcė tė rekrutuar nė territorin serb, sėrish mė 2 tetor 1914 do tė kthehet nė Durrės. Kėtu ai e detyroi Kėshillin e Pėrgjithshėm ta kalonte pushtetin nė duart e tij dhe shpalli veten kryetar tė qeverisė sė pėrkohshme dhe komandant tė pėrgjithshėm tė ushtrisė.
19 George Fred Williams: Shqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja Dielli 1934, fq.44-45
20 Historia e shqipėrisė dhe e shqiptarėve, vepėr e cituar, fq.405.
21 Historia e popullit shqiptar (vėllim i dytė), vepėr e cituar, fq.412-413.
22 George Fred Williams: Shqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja Dielli 1934, fq.47
23 Nė fund tė qershorit Lėvizja e Esatit i arriti grekėrit dhe filloi njė sulm i pėrgjithshėm, por mė 6 korrik 1914 shqiptarėt u detyruan tė tėrhiqen. Sė bashku me nėnpunėsit e qeverisė 350 mijė njerėz ikėn pėr tė shpėtuar jetėn. 50 mijė u grumbulluan nė Berat, 100 mijė gjetėn strehim nė Elbasan, tė tjerėt u endėn pėr ca kohė dhe pastaj shkuan tė fshihnin kokėn nėn ullinjtė e Vlorės.-Kėshtu shkruan Kristo Dako nė librin e tijShqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme. Ndėrkaq George Fred William nė librin e tijShqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja Dielli 1934, fq.50-51) lidhur me kėtė ngjarje tė dhimbshme shkruan:Mėse 100 000 barij dhe bujq, gra, burra, fėmijė dhe foshnje lanė shtėpitė e tyre, tė cilat u dogjėn e u shkatėrruan dhe emigruan nė Vlorė Nga kėta 100 000 emigrantė 30. 000 kishin vdekur unit dhe prej se s“kishin as mbulesė e as kasollė ku me shti kryet.
24 Historia e popullit shqiptar, vepėr e cituar, fq.417-419; Dr.Xh.Shala: vepėr e cituar, fq.200 - 201 / S.Vllamasi - shėnim i cituar, fq.16-23.
E huazuar nga pashtriku.org.
Krijoni Kontakt