Purgatori i Janaq Paēos
Elsa Demo
Bashkėshortja e skulptorit rrėfen pėr herė tė parė se ēfarė ndodhi nė vitin 1975 nė jetėn dhe nė studion e Janaq Paēos
Ka zhvillime pėr tė cilat vdekja duket e vetmjapėrgjigje. Artistit vdekja mund t'i ngrejė lavdinė qė nuk e pati nė gjallje ose tė ndodhė qė t'ia marrė famėn qė kish gėzuar dikur. Ka artistė qė pėr shkak tė zhvillimit tė ngathėt dhe tė paqėndrueshėm tė shoqėrisė shqiptare si "tė pafe" ndodhen nė njė rreth Purgatori, as tė gjallė as tė vdekur, as tė njohur as tė panjohur. Njė ndėr ta ėshtė skulptori Janaq Paēo, emri i tė cilit del nganjėherė si legjendė e artistit qė theu me dorėn e vetė ciklin e nudove tė krijuara nė dekadėn e zymtė pėr artin shqiptar, vitet 60-70. Ishin nėntė shtatore pėr tė cilat u padit nė kohėn e pleniumit IV tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės.
Nga trupat e zhveshur kanė shpėtuar kokat qė pėr ēudinė tonė rrinė mbi dollapin e rrobave tė Lida Paēos, nė shtėpinė e saj nė Rrugėn e Kavajvės. Ėshtė e shoqja85-vjeēare e skulptorit. Themi pėr ēudi duke mos e ditur qė jeton akoma njė njeri qė ka ndarė jetėn me Paēon dhe ėshtė trashėgimtare e veprės. Fėmijėt janė nė emigrim, Lida ėshtė gjithė kohės nė shtėpi, por nė kėtė derė nuk ka trokitur ndonjėherė ndonjė studiues, ndonjė galeri apo ndonjė institucion arti. Njė vepėr apo katalog njohės ėshtė gjėja mė e vogėl dhe e mė e fundit qė nuk kemi nga Paēo.
"Veē atyre qė janė vepra publike, apo qė ndodhen nė Galerinė Kombėtare veprat e Janaqit janė nė njė magazinė tek Kodra e Priftit, dhe shumė janė tė shpėrndara.
Nuk ka asnjė katalog dhe asnjėherė nuk kanė ardhur studiues qė tė interesohen. Nuk pati njė studio pėr tė qenė. Donte njė studio ku tė ekspozonte punėt qė i fuste njėra mbi tjetrėn si nė bodrum. Disa i kemi hedhur se ishin prishur nga lagėshtira."
Lida, motra e pianistes Lola Gjoka, e shkolluar tek "Nėna Mbretėreshė" dhe mė pas nė konservatorin "Santa Cecilia" tė Romės, tani ėshtė disi mė e qetė dhe i duket se e vlerėson mė mirė kontributin dhe artin e tė shoqit. Dikur ēdo gjė ka qenė luftė, prandaj shton: "Ju nuk dini asgjė se si ka qenė. Radhat, triskat, ishte njė problem i madh."
Paēo ishte njė natyrė e mbyllur dhe qė nuk fliste as me Lidėn pėr punėn e tij, madje kjo grua nuk i ka parė kurrė nudot qė mbaheshin tė fshehura me perde nė studio. "Shkoja nė studion e tij, por ai nuk kishte shumė qejf t'i ndėrhyje nė punė. As nuk e dija qė kishte punuar nudo. Ai ka mbajtur gjithēka pėr brenda. Nudot nuk i kam parė as atėherė kur u hap ekspozita mė 1993. Thyerja e nudove ka qenė njė moment shumė i vėshtirė pėr familjen tonė. Ai u mbyll nė vetvete. Thoshte qė mė ndjekin. Kishte idenė sikur dikush e ndiqte. Ishte nervoz dhe mė pas i ra parkinsoni. Kokat e nudove mbetėn nė studio deri kur i doli pronari i tokės. Veprat i shpėrndamė andjej kėndej deri sa i sollėm nė shtėpi."
Qė nga momenti kur theu nudot Janaq Paēo e kishte tė vėshtirė tė ngrinte kokė. Nuk ftohej mė nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe vetvetiu ai u tėrhoq. Ndėrsa sistemi po shkonte drejt fundit dukej qė ē'kishte pėr tė realizuar e kish realizuar. Pengu ishte ekspozimi. Lida nuk e ka dėgjuar kėtė peng me zė tė lartė e thėnė nga goja e tij, por siē do ta shohim dhe nė intervistėn me pedagogun e skulpturės Fatos Kola, Janaq Paēo ishte tėrhequr totalisht pėr tė krijuar atė qė donte.
Vitet 70-80 janė goditje e fortė pėr tė dhe njėherėsh ai ėshtė shumė prodhimtar.
Ja ēfarė kujton Naxhi Bakalli, miku dhe kolegu i tij: Ky njeri fjalėpak nga ata qė siē thotė populli "flet e njet", ky njeri i matur dhe i drejtpeshuar vėrente e gjykonte pa u rrėmbyer nga vorbulla kalimtare e rrethanave. Ai mė thoshte se nė moshė tė rinisė e kishte tė vėshtirė frenimin e energjive "qė mė gėlonin brenda; ndėrsa, me kalimin e kohės sikur po i shkarkoj ngarkesat e tepėrta dhe pyes vetveten: Vallė duke u pjekur a u bėmė mė tė zgjuar, apo ndoshta mund tė jetė e kundėrta? Natyrisht, duke u plakur, lodhemi e dėshirojmė njė jetesė mė tė qetė. Fati i gjithsecili nė kėtė botė rrenacake nuk u parashikuaka dot, sado qė tė rrekemi pėr ta hamendėsuar". Kėshtu dora dorės Janaqi u hap plotėsisht."
U hap plotėsisht me veten. Hesapet me shoqėrinė dukej sikur t'i kishte larė qė nė vitet'40 kur kishte konceptuar njė qendėr Tirane, nė kompleksin e ministrive tė dekoruar me skulptura dhe vepra arti, gati-gati njė aromė "Fontana di Trevi". Ky projektim fle nė shtėpinė e Lidės, ndėrsa misterin skulptori e mori me vete pėrgjithmonė.
Pėrveē 30 a mė shumė skulpturave qė ruhen nė Tiranėn e vjetėr, janė "Gladiatorėt" dy monumente gjigantėsh pėr tė cilėt nipi i skulptorit, Nikolin Kurti po pėrpiqet t'i shohė njė ditė nė publik. Qė kur u krijuan mė 1973 me dėshirėn pėr t'u vendosur nė hyrje tė amfiteatrit tė Durrėsit. Dy vjet pas vdekjes, gladiatorėt u vendosėn nė Muzeun Arkeologjik po nė Durrės. Familja ia fal shtetit me kusht qė tė derdhen nė bronz. Secila nga veprat ėshtė 3.5 m e lartė, peshon 250 kg. Nė pasaportėn e objekteve tė inventarizuara si pasuri kombėtare ėshtė cilėsuar 100.000 euro. Ato janė pronė nė emrin e Lida Paēos. Kurse Nikolini tani ngre pyetjen: "Janaq Paēo nuk i piu njė kafe veprės sė tij. Po me kėtė vepėr ēfarė duhet tė bėj unė?" Galeria Kombėtare e Arteve ka refuzuar tė ndėrmarrė ndonjė projekt pėr ekspozimin e tyre.
Por Paēo nuk ēan dot membranėn e harresės nė institucionet e formimit tė artistėve tė rinj, nė Akademinė e Arteve ku ai nuk studiohet.
Biografi
Janaq Paēo u lind nė Konicė mė 1914, vazhdoi shkollėn e mesme nė Selanik dhe mė 1933 hyn nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Athinė. Pati fatin tė studionte dhe tė punonte me nxėnėsin e Rodenit Kostandin Dimitriadhis. U kthye nė atdhe mė 1941.
Mbas ēlirimit punoi mėsues skulpture nė Liceun artistik nė Tiranė. Kėtu doli nė pension. Nga 1949 deri mė 1959 punoi pėr monumentin "Skėnderbeu" i vendosur nė Krujė. Mė 1968 u inagurua vepra "Skėnderbeu" i Tiranės, ku ai ishte bashkautor meOdise Paskalin dhe Andrea Manon. Nė vitet '60-'70 realizon njė cikėl nudosh tė cilat mė 1975 do t'i thyente me dorėn e tij. Realizon dy buste tė Fan Nolit tė pėrfunduara mė 1960, njė bust tė Aleksandėr Moisiut. Mė 1973 pėrfundon "Gladiatorėt" (3.5 m) tė parashikuar pėr t'u vendosur hyrje tė Amfiteatrit antik tė Durrėsit. Mė 1982 pėrfundon grupin skulpturor "Skėnderbeu me popullin" qė ėshtė vendosur nė hyrje tė Muzeut Historik tė Krujės. Nė moshėn 70 vjeēare iu dha titulli "Skulptor i Popullit". Nė ekspozitėn "Pranverė 90"nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, fitoi ēmimin e parė me "Portret vajze" e cila nė vitin paraardhės nuk ishte lejuar tė ekspozohej e cilėsuar "vepėr moderniste". U nda na jeta mė 11 korrik 1991.
Intervista
Fatos Kola, nxėnės i Janaq Paēos:
Ka fituar antiforma, kemi humbur Paēon
Ju thoni se Janaq Paēo u harrua pėr sė gjalli.
Janaq Paēo sė bashku me Odise Paskalin janė krijuesit e skulpturės sė re shqiptare tė shek. XX. Tė dy sollėn aromatikėn e skulpturės botėrore, Paskali nga Italia, Paēo nga Greqia, pra nga dy vende atdhe tė skulpturės. Tė dy ishin krijues tė shkollės sė parė shqiptare nė kohėn e mbretėrisė kur forcat krijuese patėn njė zgjim. Paēo kishte qenė nxėnės i Kostandin Dimitriadhis, nxėnės i August Rodenit. Nga vitet '40-'70, Paēo ka njė rol tė madh si artist dhe mėsues, prej tij kanė dalė tė gjithė skulptorėt shqiptarė.
Cila ėshtė vepra mė e arrirė?
Kryevepra e tij ėshtė Skėnderbeu nė Krujė, realizuar nė vitet '50 kur po ngjizeshin hapat e parė tė skulpturės tė vendosur nė sheshe qytetare. Kjo vepėr u bė lavdia dhe drama e tij. Ishte arritje pėr mėnyrėn se si vendoset njė vepėr nė hapėsirė, se si projektohet nė mjedis, njė hamorni midis jetės sė monumentit dhe mjedisit ku ai jeton. Pas kėsaj lind drama. Xhelozia, egoizmi i atyre njerėzve qė lypin lavdi, por kur s'kanė mundėsi fillojnė ta arrijė nėpėrmjet mjeteve tė tjera.
E keni fjalėn pėr atė qė ndodhi nė vitet '70?
Jo, unė do thoshja mė pėrpara ka filluar, pikėrisht se Janaqi i takonte shkollės dhe kulturės perėndimore. Pas viteve '50, Paskali dhe Paēo gjithnjė e mė shumė tėrhiqen. Atyre pothuajse s'iu besohet mė asnjė vepėr publike. Janaqin nuk e kemi mė nė sheshe, pėrveē dy busteve pėr Qemal Stafėn dhe Avni Rustemin, qė janė njė shembull i shkėlqyer i portretit nė hapėsirė. Brezit tim, gjatė viteve akademike, asnjėherė nuk na flitej pėr ta.
Ju e keni njohur nga afėr?
Po, kam pasur fatin ta njoh. Unė i kam filluar studimet nė Liceun Artistik mė 1972 kur ai ishte mėsues atje. Tre ishin mėsuesit e mėdhenj nė atė lice, Janaq Paēo, Naxhi Bakalli dhe Ramadan Sokoli tė cilėt rrezatonin njė tjetėr lloj mėsimdhėnie.
Janaq Paēo thoshte: duhet tė heshtėsh vetė qė tė flasė vepra.
Unė e kam njohur nė fundin e tij, nė lavdinė e tij, kur ai iu ēlirohet tė gjitha detyrimeve, duke lėnė pėrfundimisht atė modė tė skulpturės qė erdhi nga shkolla lindore dhe shkon me besimin nga vetvetja. Nė vitin '81 kam mbrojtur diplomėn me shkrimin teorik mbi Janaq Paēon.
Veprat qė ai i theu me dorėn e tij ju i kishit parė?
Nė shkrimin tim teorik unė desha t'ju pėrmend mėsuesve tė mij, njė mjeshtėr qė ata nuk e pėmendnin kurrė nė mėsimin tonė akademik. Pas daljes nė pension fillon heshtja mortore pėr tė. Kam qenė njė prej atyre qė e adhuronin skulpturėn e tij, adhuronim atė si qenie qė me heshtjen dhe misionin e tij pėrjashtonte nga kafkat tona edukimin politik dhe ideologjik. Ky ka qenė njė mėsim i madh qė ka lėnė Janaq Paēo. Nė vitet '60-'70 nisėn ta pėrjashtonin pikėrisht pėr kėtė mėsimdhėnie jashtė kodeve ideologjike dhe pastaj nuk i besuan mė asnjė monument. Atėherė ai i besoi vetvetes. Filloi tė mbyllej brenda nė studio, nuk komunikonte me asnjė, kishte frikė nga ai ideologjizėm qė u ngrit nė kėmbė, ishin vite kur filluan tė dėnoheshin artistėt.
Pikėrisht nė kėtė moment ai realizon kėto figura njerėzore.
Pikėrisht kėtu kemi rizgjimin e tij si artist. Vitet '70-'80 janė vitet kur ai kulmohet nė vetmi me qėllim ikjen nga detyrimi. Kėtu marrin krahė studimet tė tij, qė ishin projektime pėr hapėsira tė shesheve, njė mori skulpturash qė i krijoi dhe qė ne nuk i kemi mė.
Flitet pėr nudo, por aty kemi tė bėjmė me figura qė i ēlirohen tė gjitha bravurave sipėrfaqėsore dhe mund tė vendoseshin nė mjedise tė brendshme. Aty ėshtė ēlirimi i bukurisė, marrėdhėnia e tė dashuruarit sepse ka shumė skena tė tė dashuruarve, jo dashuri nė mullarėt e kashtės, jo dashuri nė torno, pra Janaq Paēo i ēlirohet dashurisė. i beson asaj qė ėshtė mė e ēuditshmja gjendje dhe e vėrtetė e qenies, dashurisė. Kėto vepra nuk kanė shoqe nė artin shqiptar. Bota nuk e njeh akoma Janaq Paēon tonė, ndoshta njeh vetėm dramėn e thyerjes sė veprave, tė bukurive tė tij. Ėshtė drama e njė kombi qė thyen bukuritė qė i mbajti tė fshehura, sepse kėrkohej nga ata kasnecėt qė donin tė dinin se ē'mendon dhe ē'ndien artisti. Kėshtu pra i zbuluan Janaq Paēos ato qė kuptonte dhe ndiente dhe ai guxoi qė t'i rrėfente nė disa miq dhe shokė qė shkojnė dhe lajmėrojnė: Janaq po arrestohen njerėz. Dhe ai siē duket kėtu u tremb. Kemi tė bėjmė me njė dramė qė filmat nuk mund ta japin dhe goja ime nuk mund ta rrėfejė se ē'ka ndjerė dhe ka hequr.
Pas njė kohė dramatike njė pjesė e mirė e artistėve shqiptarė u eliminuan, njė pjesė i morėn me vete gjėrat nė varr, Janaqi ishte njė prej tyre dhe kjo ishte drama. Ajo qė kemi humbur prej tij ėshtė shumė mė e madhe se ajo kemi ruajtur.
Ėshtė e vėrtetė qė ai i theu vetė veprat e tij, po e merrni me mend se ē'do tė thotė tė thyesh shpirtin tėnd. Cinikėt mund tė thonė vetė i theu se ne s'ia thyem.
Nė vitin 1993 u hap e para dhe e fundit ekspozitė me veprat e thyera, "Nudot dhe diktatura"
Pata fatin t'i restauroj nė vitin 91 kur u hap ekspozita e parė me veprat e thyera tė tij dhe ato nuk janė vetėm nudo. Janė krijime tė mirėfillta plastikore, krejtėsisht moderne. Ai nuk ishte nudist, botėkuptimi i tij synonte idealen e figurės njerėzore. Kam parė ndėrsa ia restauroja se si sendėrtohej njė skulpturė e vėrtetė, jashtė ēdo mode, i padetyruar nga modat evropiane, nga shkolla greke nga skulptura klasike.
Tė tjerėt bėnė art pėr tė tjerėt. Nė kėtė kontekst ishte njė shpirt i lirė i raportuar me absolutin. Frymėzimet e Paēos nuk vinin nga paradigma konceptuale, ideologjike qė jetoi nė shekullin mė dramatik tė jetės sė shqiptarėve. Fatkeqėsisht ai u eliminua nga nxėnėsit e tij, heshtja ndaj tij ėshtė heshtje qė akuzon.
Njė nga format e eliminimit ėshtė tė tė krijojnė psikozėn e asgjėsimit. Dhe kėtė ia realizuan Janaq Paēos. Sot ėshtė humbje dhe dramė e madhe qė njė artist si ai mbetet me fare pak vepra. Dhe vepėr publike kemi vetėm njė ndėrkohė qė Shqipėria ėshtė e mbushur gjithė lapidarė, gjithė antiforma, gjithė ideologjizma, antifrymėzime tė cilat nuk kanė tė bėjnė fare me humanitetin dhe me dashurinė. Pra artisti i dashurisė u asgjėsua me paramendim dhe fituan pseudoartistėt. Veprat e tij tė thyera janė simbol i tė vėrtetės dhe dramės dhe nuk ka nevojė t'i referohemi asnjė artisti tjetėr nė kėtė vend ku pėr 50 vjet u projektua dhuna mė e tmerrshme. Sė fundmipėr Janaq Paēon nėse do tė heshtim ėshtė e vėrtetė ajo qė thonė tė menēurit qė "Njė popull i cili nuk ka ndėrmend tė nxjerrė mėsime nuk i takon e drejta tė jetojė nė kėtė epokė ku asgjėsohen kulturat dhe kombet."
Shekulli
Krijoni Kontakt