Moisiu: Vitin tjeter ne NATO
Nevila Perndoj/ Shqiperia gezon shance te pakta per t'u anetaresuar ne NATO. Kjo eshte dukur qarte edhe ne fjalimin inkurajues qe Presidenti Moisiu mbajti dje me rastin e Samitit te Prages. Ne krye te delegacionit shqiptar, ne perberje te te cilit ishin edhe zevendeskryeministri Meta dhe ministri i Mbrojtjes Majko, Moisiu gjate fjales se tij dha shpresa per nje anetaresim te shpejte. Pavaresisht lenies jashte "dyerve" te NATO-s, Moisiu tha se asnje vend nuk mund te dale i humbur nga ky Samit. Ajo qe eshte e rendesishme per shqiptaret, sipas Moisiut, eshte fakti se vendet fqinje shpallen kandidate te sigurte per ne samitin e ardhshem. "Kjo do te thote se pavaresisht nga vendimi qe do te merret per Shqiperine, eshte e sigurte se do te njihet kontributi yne per NATO-n, do te konfirmohet e ardhmja e jone europiane dhe pranimi yne ne raundin tjeter te zgjerimit", tha Moisiu. Kreu i shtetit shqiptar ka nenvizuar disa here kontributin qe Shqiperia ka dhene ne funksion te Partneritetit per Paqe, perballimin e krizave ne Bosnje, Kosove e Maqedoni, dhe venien ne dispozicion te NATO-s te gjitha hapesirave portuale e aeroportuale. "Ne kemi mbeshtetur aktivisht NATO-n dhe koalicionin boteror kunder terrorizmit, duke marre pjese edhe ushtarakisht me nje force ushtarake ne Afganistan. Kjo do te thote se ka ikur koha kur Shqiperia kishte nevoje per monitorim te afert e ndihme ushtarake per sigurise e saj te brendshme dhe ka ardhur koha qe Shqiperia jo vetem te garantoje stabilitet, siguri dhe paqe per vete, por edhe te kontribuoje aktivisht ne stabilitetin, sigurine dhe paqen ne bote", tha Moisiu. Kreu i shtetit nenvizoi rendesine e thellimit te reformave, reformimit te sistemit te drejtesise e te mbrojtjes, forcimi i rritjes se efiktivitetit te institucioneve, garantimi i plote i te drejtave te njeriut, zhvillimi ekonomik sipas parimeve te tregut te lire, lufta e ashper ndaj korrupsionit e krimit te organizuar, rritja e kapaciteteve ushtarake, angazhimi me i madh ne misionet paqeruajtese si dhe krijimi i nje mentaliteti te ri qytetar europian. "Vendimi per hapjen e negociatave per marreveshjen e asociim - stabilizimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian dhe ai i Prages per aderim aktual ose ne samitin e ardhshem ne NATO, eshte nje sinjal i qarte i mbeshtetjes se Komunitetit Nderkombetar ndaj reformave dhe frymes se re politike qe ka nisur ne Shqiperi. Detyra e jone eshte ta vleresojme kete moment, jo si nje dhurate per tu mbajtur ne muze, por si nje fillim te ri e te rendesishem per te intensifikuar punen dhe perpjekjet per permbushjen brenda nje kohe te shkurter dhe me cilesi te larte te te gjitha angazhimeve tona ne fushen politike, ekonomike, diplomatike, legjislative e ushtarake", tha Moisiu.
Krijoni Kontakt