Njė operacion i policise italiane dergoi ne qeli nje grup prej 18 shqiptaresh te implikuar ne trafik lendesh narkotike
Jo pak, por 18 shqiptarė tė arrestuar dhe njė sasi lėnde narkotike qė vlerėsohet nė shumėn e 5 milionė eurove ėshtė rezultati i njė operacioni tė kryer dje nga policia italiane. Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) e Barit arrestoi dje 21 persona, nė kuadėr tė operacionit tė koduar Skifteri, si dhe sekuestroi heroinė tė ardhur nga Shqipėria, kokainė dhe ekstazi. Emri i operacionit tė mbyllur mėngjesin e djeshėm ishte i vendosur nė shqip, Skifteri, dhe duket se kishte tė bėnte me faktin se pjesa mė e madhe e personave tė vėnė nė hetim dhe tė arrestuar dje ishin shqiptarė. Sipas mediave italiane, tė paktėn 18 shqiptarė u arrestuan, ndėrsa tre tė tjerė tė pėrfshirė nė narkotrafikun ndėrkombėtar ishin shtetas italianė. Emrat e 18 shqiptarėve tė vėnė nė pranga nuk u bėnė tė ditur dje pėr median. Gjeografia e arrestimeve pėrfshiu jo vetėm jugun e Italisė, ku nisėn hetimet pėr organizatėn shqiptare tė narkotrafikut, por dhe Romėn, Padovėn, Firencėn, Pezaron, Ankonėn dhe Peruxhian. Kanali i furnizimit me kokainė dyshohet se ishte Amsterdami dhe Roterdami nė Holandė, dhe si shitblerja, ashtu dhe transporti i lėndės narkotike, bėhej nga shqiptarė, tė cilėt kalonin nga veriu i Italisė drejt jugut, e mė pas dyshohet se edhe nė Greqi. Droga nė Itali po arrin muajt e fundit po nėpėrmjet detit dhe mė sė shumti nėpėrmjet anijeve tė pasagjerėve dhe mallrave. Pas mbėrritjes sė lėndės narkotike nė vendin fqinj, nė zonėn e Pulias, tė tjerė shqiptarė merreshin me shpėrndarjen. Ndėrsa sipas medias italiane, heroina vinte nga Shqipėria. Sipas hetuesve, nga fitimet e kėtij maksi narkotrafiku investoheshin aktivitete ekonomike nė Shqipėri. Kokaina dhe heroina me vlerė 5 milionė euro u sekuestruan sė bashku me automjete dhe telefona celularė tė 18 shqiptarėve tė vėnė nė pranga. Po gjithmonė sipas prononcimeve tė dhėna nga hetuesit e dosjes, gjatė hetimit tė kryer, prej tyre ėshtė evituar edhe njė vrasje. Arrestimi i njė shqiptari tė armatosur me pistoletė qė ishte bėrė gati tė eliminonte njė bashkatdhetar nė Itali, sipas tyre dyshohet se ishte njė larje hesapesh nė mes tė bandės. Sipas Klaudio Peēiēias, drejtor i DIA-sė sė Barit, fitimet e mėdha tė kėtij trafiku droge transferoheshin nė Shqipėri dhe investoheshin nė aktivitete tė rėndėsishme ekonomike. Po kreu i DIA-s shtoi se fenomeni i trafikut ndėrkombėtar i drogės nė zonat e jugut, i drejtuar nga klane e grupe shqiptarėsh, ishte nėnvlerėsuar deri mė tani pėr nga rėndėsia qė ata kanė marrė. Ky fenomen pėr fat tė keq, - tha dje nė njė konferencė shtypi kreu i Drejtorisė Investigative Antimafia, Peēiēia, - arrin nė kufijtė e emergjencės sė shkaktuar nė vitet e kaluara me kontrabandėn e cigareve.
Marre nga "Korrieri"
Ps....ja dhe keta te shkretet nga halli e paten....Ej zot!
Si bien lopates aty po merren me "skiftera"!!
Krijoni Kontakt