Ah si ta kisha shpinėn prej hekuri !!!
Gjoksin me shumė dėshirė orvatem tė e dorėzoj te Pronari i Vėrtet i tij qė ėshtė Krijues i tij dhe i gjithēkaje. Madje edhe fizikisht e kam vėnė pėr nė rrugėn e Tij, pavarėsisht se sa mund tė pluhuroset, gėrvishtet e lėndohet.
Por ēfarė t'i bėj shpinės time tė cilėn nuk jam kujdesur kurrė ta ruaj duke imagjinuar se mund tė jetė e sigurt? Ēfarė tė bėj me kaq shumė thika qė mė janė vėnė nė shpin nga nuk i kam pritur?! Ska dyshim qė kaq shumė thika nė shpinėn time shqetėsojnė edhe gjoksin tim.
Po sikur tė kisha kohė tė paktėn t'i hiqja nga shpina, e ndoshta dhimbja mė pushon, por jo sdo i largoj do t'i lė si dėshmi materiale pėr Ditėn e Drejtė.
Sikur ta kisha njė shpinė prej hekuri ndoshta sdo mė shqetėsonin kėto thika nė ecjen e maje gishtėrinjve nė rrugėn e shtruar pėrplot ferra deri te Caku i Ėmbėl...
Pėrcjellėsi i mesazhit Hyjnor, Pejgamberi Muhammed paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi tė ka tėrhequr vėrejtjen shumė shpesh pėr veprime tė cilat tė pamundėsojnė shijimin e aromės sė Xhenetit e cila dėgjohet kush e di sa larg...
Sa mė ngjallin frikė kėto vėrejtje.. vetėm i ēmenduri ndjen siguri.. e mua mė shtyjnė t'i lutem Madhėshtisė sė Allahut s.v.t. qė tė mė mbrojė nga tė gjitha rrugėt qė ma pamundėsojnė shijimin e aromės sė Xhenetit si dhe tė hyrjes nė tė.
Frikėsohem dhe lutem tė mė fal Zoti nėse dikujt edhe unė ia kam futur thikėn nė shpinė e pėr kėtė ndoshta edhe sjam i vetėdijshėm.
Lutem vazhdimisht : O Zot mė fal dhe mė mėshiro, mė bė tė jetoj pėrjetėsisht mysliman me vetėm njė fytyrė , ashtu tė pastėr dhe tė bardhė siē Ju ma keni krijuar, tė lutem edhe kur dhimbjet e shpinės mė therin edhe kur ato pushojnė.
Gentian Jetishi
Krijoni Kontakt