Vjershe e redaktuar
Qe nga lindja e gjer ne vdekje jeta ime eshte rruge dhe lufte
(Kujdes!)
Qe nga lindja e gjer ne vdekje jeta ime eshte kenge,
(E pranueshme)
Nje vajze me qendroi perballe, me mbeshtolli me veshtrimin e bute
(Intimiste!)
E mua m'u moren kembet
(Absurde!)
Mbreme piva shume cigare e gjumi s'me zuri
(Perse?!)
Pergjegjesi i strehimit serish shokun tim e genjeu
(S'ndodh kurre!)
E kerkuam gjithkund po s'e gjetem. Mos prishte humorin tone
(Pesimiste!)
Shoku yne na u fsheh
(E gabuar!)
Kam bere nje gjume te shqetesuar
Asnje enderr nuk kam pare,
Asnje brenge nuk kam pasur
(E ne xhama kendonte shiu)
Dhoma ishte e ngrohte
E shtrati i gjere,
(E ne rruge vraponte shiu)
Ēfare i mungonte gjumit tim mbreme
Ē'lagej prej meje nga shiu?
Jo vetem gjethet
Kam pare duar
Qe perpiqen te mbajne te dashurit e tyre
Zbardhen dhe i shtrengojne fort per supesh....
Te dashurit ikin!
Ato, keputen...
Krijoni Kontakt