Pubblicato da Shaqir Aziri · 22 ore fa
Indikatorėt dhe Kaosi
Nėse vlera e njė ēifti valutash zvogėlohet apo rritet apo thjesht pėson crash, analisti duhet tė kėrkojė shkakun sepse vetėm duke e ditur atė mund tė evitojė tė pozicionohet gabim, ose pse jo tė pozicionohet nė drejtim tė duhur. Prej se ekziston tregu, tregtarėt janė nė kėrkim tė indikatorit magjik, ai qė parasheh tė ardhmen e njė grafiku. Dhe kėshtu sot kemi miliona indikatorė, tė programuar pėr kėtė qėllim, dhe ēuditėrisht neofitėt e kėsaj fushe janė tė parėt ata qė i testojne, i provojnė, i modifikojnė duke kerkuar tregtimin e lehtė dhe fitimprurės.
Mirėpo nga e gjithe kjo qė u tha, injorohen disa parametra elementare dhe percaktuese tė lėvizjeve te grafikut. Ajo qė ne shumcien e rasteve nuk mirret parasysh ėshtė ēėshtja "kohė"
Nė shikim tė parė grafiqet pėrngjajnė nė kaos... mirėpo sikur edhe kaosi ne univers, edhe kaosi i grafiqeve patjetėr duhet tė ketė dicka qė e rregullon atė, apo rregullen e kaosit. Fizicientėt janė nė kėrkim tė Teorisė sė Pėrgjithshme, ndersa tregtari nė kėrkim tė indikatorit magjik. Nė tė dyja rastet, rolin mė kyē pėr spjegimin e kėtyre gjėrave mbetet nocioni "kohė"
Teorikisht ne e dijmė se edhe kaosin e rregullon diēka...dmth nė momentin qė do ta gjejmė formulėn e saktė...nuk do ta quajmė mė Kaos, ose fjala do tė ndėrrojė kuptimin. Ajo formulė paska ekzistuar edhe paraprakisht, rrjedhimisht kaosi nuk ishte ne univers ose ne grafik, por ishte nė mendjen tonė, nė kokėn tonė seps eashtu e shihnim.
Fizika teorike morri kahje tė duhur kur Ajnshatajni i dha peshėn e duhur kohės duke i dhėnė atributin e dimensionit.
Mnedoj se kjo mund tė aplikohet edhe ne treg. Koha ėshtė ēelėsi i heqjes sė kaosit nga grafiku, sepse aty nuk kemi kaos. Kaosi ishte pjellė e mendimit tonė.
Kthehemi tek indikatorėt teknik. Indikatorėt pozicionohen nė bazė tė kalkulimeve qė bėjnė nga grafiku gjatė sė kaluarės, duke u munduar tė projektojne tė ardhmen, por shumica e tyre duke innjoruar faktorin kohė. Gjatė njė lėvizjeje tė grafikut, pozicioni i indikatorit ėshtė pasojė e lėvizjes. Ndėrsa neve na intereson shkaku i lėvizjes. Keni parasysh efektin shkak-pasojė ?
Nė mjekėsi pėr tė luftuar me sukses njė sėmundje, shkenctarėt kėrkojnė shkakun e sėmundjes, sepse pasojat janė tė dukshme por nuk mjafton njohja e tyre pėr ta sfiduar me sukses.
Teoria e Cikleve nė forex mbetet e vetmja qė i ka rezistuar kohės prej se ekziston tregu, sepse pikerisht tenton tė spjegojė shkakun duke e ndėrlidh gjithnjė me kohėn. Nėse ciklet nė forex kanė funksionuar gjithmonė...pse tė mos funksionojnė edhe sė paku 10 vitet e ardhshme.....!!!
Sipas meje ēdo strategji qė injoron ēėshtjen kohė, ėshtė e dedikuar tė dėshtojė. Strategjitė teknike ndonjehere funksionojnė, por tregu duke qenė gjithnjė e mė dinamik, duke ndėrruar periodikisht, edhe atyre u del moda ose duhen tė ju pėrshtaten kushteve tė reja tė tregut.
Nėse dėshirojmė tė arrijmė diēka nė kėtė fushė...fillojmė nga shkaku, ndėrsa pasojen duhet ta shėndrrojmė nė qėllimin tonė..apo profitin tonė. Nga pasoja ėshtė tejet problem tė nxirret informacion. Ja ēka i bėnė ciklet tė gjenden njė hap para tė gjitha strategjive tjera.
Krijoni Kontakt