Sipas statistikave individet me diabet te tipit 2 jane ne moshe relativisht te madhe dmth mbi 45 vjec, gjithashtu keta individ sipas statistikave jane mbi peshe.
Prandaj une supozoj qe edhe ju hyni ne keto statistika prandaj edhe keto keshilla i drejtohen nje idividi te tille.
Ne postimin e meparshem kam shpjeguar si vjen diabeti tipit 2 dhe 1 dhe supozoj qe e keni kuptuar si koncept prandaj marrim ne shqyrrtim rastin tuaj. Te jesh me diabet te tipit 2 do te thote qe te kesh ne qarkullim shum insuline dhe shum gņucoze e cila mbasi ka mbushur te gjitha rezevat e trupit tone del jashte nepermjet urines, apo djersitjes, per te ulur nivelin e tyre ne gjak duhet ne rradhe te pare te ulet sasia e ushqimit, dhe ne radhe te dyte ushqimi qe do merret te kete indice glicemiko te ulet. Ndersa ne radhe te tret duhet qe individi te levize, te ece te consumoje energji. Per ta ndihmuar duhet te marre edhe vit B6,Krom, dhe omega3.
Pse duhet consumuar energjia e grumbulluar ne forme glikogjeni ,trigliceridi,glukoze
Sepse keshtu ne lirojme vend ne qelize qe te fuse insulinen me glukozen, per aq kohe qe qeliza eshte plot insulina nuk futet dot ne qelize. Eshte njesoj si ato magazinat qe nga njera ane furnizohen duke mbushur magazinen dhe nga tjetra boshatisen duke shperndare mallin, kur magazina eshte plot kamionet qendrojne tek dera derisa te lirohet vendi per depozitimin e mallit. Edhe ne qelize ndodh e njejta gje dhe insulinen mund ta quajme ne menyre figurative kamion qe trasporton glukoze per ne qelize. Mendo tani sikur qindra kamion qe nuk shkarkojne dot te sillen verdall neper qytet, cfar do ndodhe.
Duke vepruar ne kete menyre individi do filloj te bjere ne peshe derisa te shkoje ne peshen e tij ideale, aty pastaj mund te tentoje te riparoje organet dhe te rivendose ekulibrin perfundimtar. RRuga per te arritur deri aty eshte e gjate prandaj duhet vendosmeri,besim dhe informazioni i nevojshem per kete ndryshim.
Ketu po ju bashkangjis edhe tabelen e ushqime sipas indices glicemiko ku ato me te kuqe kane nivel te larte, ato me te verdhe kane nivel mesatar, dhe ato me jeshile kane nivel te ulet, njesoj si semafori, e kuqja ndal e verdha as ashtu e as keshtu jeshilja shko ec...
http://www.montignac.com/it/ig_tableau.php
Keto tabela jane shum te sakta sepse personi qe ka kete sit eshte me i njohuri ne Franc, dhe Evrope si specialist dietolog. Stampoi qe ti kesh pergjithmon dhe ti konsultosh pa hapur internetin.
Krijoni Kontakt