Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 396
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinë
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga offspring Lexo Postimin
    per cfar flamuri luftoi baca ISA BOLETINI?
    PO AZEM DHE SHOTE GALICA?
    PO ADAM JASHARI??
    PO UCK???
    SME PELQE HIC KY FLAMUR............
    keni te drejt për kete që thuani ,

    une si i ri qe jamë kamë qenë i ofenduar shpirtrisht nga Kryeparlamentari i Republikës se Kosovës Jakup Krasniqi gjatë seancë se Shaplljes se Pavarsisë ai gjatë gjithe kohes ka permendur vetum Falijen e nderuar Jasharaj ndersa heronjët dhe martirët e tjerë sikur nuk ekzistonin për të . Natyrisht se asnjëri prej neve nuk ka asgjë kunder familjes Jashari përkundrazi janë familja që më se shumti kanë dhuruar për lirin e Kosovës dhe e gjithë familja Jasharaj ne krye me Komandantin Adem Jasharin , Hamzë Jasharin janë heronjët e Kosovës , por baci Jakup Kransiqi i harroj te gjithe martirët tjere kja për mua ka qenë gabim i madhë .
    Ndryshuar për herë të fundit nga visari9 : 19-02-2008 më 13:43
    1.Arsenal
    20.Tottenham

  2. #62
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440
    Citim Postuar më parë nga visari9 Lexo Postimin
    keni te drejt për kete që thuani ,

    une si i ri qe jamë kamë qenë i ofenduar shpirtrisht nga Kryeparlamentari i Republikës se Kosovës Jakup Krasniqi gjatë seancë se Shaplljes se Pavarsisë ai gjatë gjithe kohes ka permendur vetum Falijen e nderuar Jasharaj ndersa heronjët dhe martirët e tjerë sikur nuk ekzistonin për të . Natyrisht se asnjëri prej neve nuk ka asgjë kunder familjes Jashari përkundrazi janë familja që më se shumti kanë dhuruar për lirin e Kosovës dhe e gjithë familja Jasharaj ne krye me Komandantin Adem Jasharin , Hamzë Jasharin janë heronjët e Kosovës , por baci Jakup Kransiqi i harroj te gjithe martirët tjere kja për mua ka qenë gabim i madhë .
    Kjo eshte politika qe keta te PDK-se kane tentuar ta perdorin qe mbase mbarimit te luftes ne Kosove. Per kete gje kane gjetur mbeshtetjen tek disa individ qe nuk shohin me large dhe qe kane rene pre e propagandave te PDK-se...
    Pra mire e kishe thene ti se ne u jemi mirenjohes te gjithe atyre qe kontribuan per kete dite te madhe por nuk jemi mirenjohes per per atyre qe tentojne te bejne kesilloje diskriminimesh me propaganta shkurtpamse politike .

    Shneti

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga offspring Lexo Postimin
    per cfar flamuri luftoi baca ISA BOLETINI?
    PO AZEM DHE SHOTE GALICA?
    PO ADAM JASHARI??
    PO UCK???
    SME PELQE HIC KY FLAMUR............
    Keto komente nuk ndihmojne njeri, si i gjithe ky debat ketu.
    Te gjithe luftuan dhe dhane jeten per nje KOSOVE TE PAVARUR, qe fale gjithe ketyre sakrificave, po e festojme sot. Kosova eshte nje shtet europian dhe si i tille duhet t'u nenshtrohet ligjeve dhe konventave. Ne te gjitha shtetet demokratike aplikohen keto ligje, Kosova nuk do bej perjashtim nese do te jete ne nivelet e tyre. Simbolet SHTETERORE jane vetem perputhje e ketyre konventave, SHPIRTI SHQIPTAR eshte ai qe e beri Kosoven te pavarur dhe nuk ka ndryshuar apo ndryshoj. Fuqia e shqiptareve nuk do jete tek simbolet SHTETERORE, por tek zhvillimi ekonomik. Nese vertet duam te kemi influence si shqiptar dhe te mbijetojme (qe ka qene dhe eshte endrra e gjithe atyre qe lufojne per kombin shqiptar), ky zhvillim eshte ai qe duhet te synojme dhe diskutojme te gjithe.
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  4. #64
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Te gjithe luftuan dhe dhane jeten per nje KOSOVE TE PAVARUR,
    Kjo është gënjeshtra më e ndyrë që kam dëgjuar ndonjëherë.
    Asnjë dëshmor i vetëm nuk e ka dhanë jetën për Kosovë të pavarur, por për bashkim shqiptar.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Kjo është gënjeshtra më e ndyrë që kam dëgjuar ndonjëherë.
    Asnjë dëshmor i vetëm nuk e ka dhanë jetën për Kosovë të pavarur, por për bashkim shqiptar.
    Deshira dhe realiteti jane dy gjera te ndryshme. Po nuk kape realitetin, nuk arrin asnjehere deshiren
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  6. #66
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Deshira dhe realiteti jane dy gjera te ndryshme. Po nuk kape realitetin, nuk arrin asnjehere deshiren
    Hajde fillozofi hajde. A din me shpjegu pak ma mir kta qka pi bje kjo???

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    ti mund te dush te fluturosh (deshira), forca e gravitetit do te te terheqi gjithmone posht (realiteti)....FORCO NJEHERE KRAHET, PASTAJ NIS FLUTURIMIN... be smart dhe kuptoje ato qe kam shkruar me lart...nese jo, nuk ia vlen te humbas kohen, i prish me shume pune Kosoves dhe shqiptarise, se sa nje i huaj...
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  8. #68
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ti mund te dush te fluturosh (deshira), forca e gravitetit do te te terheqi gjithmone posht (realiteti)....FORCO NJEHERE KRAHET, PASTAJ NIS FLUTURIMIN... be smart dhe kuptoje ato qe kam shkruar me lart...nese jo, nuk ia vlen te humbas kohen, i prish me shume pune Kosoves dhe shqiptarise, se sa nje i huaj...
    Ti qenke me atë teorinë e fatalitetit.
    Ky nuk është kapje e realiteti po kapje e fatalitetit.


    Realitet ishte edhe sundimi serb, e sipas teje ata që luftuan paskan dashur të fluturojnë ë???

    Realiteti i hidhur duhet të luftohet, jo ta pranosh si të mirë.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Para atij flamuri blu kuptova sa e lidhur jam me ngjyrat kuq e zi...

    Nuk di si do e perjetojne vete kosovaret kete pike kaq te forte identifikimi, por jeta kerkon dhe kompromise, sidomos ne keto situata.
    Ndoshta dhe po e ekzagjeroj, por eshte nje reagim i momentit. E rendesishme eshte qe te behen zot ne shtepine e tyre.
    I pershendes ngrohte!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Ti qenke me atë teorinë e fatalitetit.
    Ky nuk është kapje e realiteti po kapje e fatalitetit.


    Realitet ishte edhe sundimi serb, e sipas teje ata që luftuan paskan dashur të fluturojnë ë???

    Realiteti i hidhur duhet të luftohet, jo ta pranosh si të mirë.
    Nese nuk kupton analogjine, eshte e zeze mbi te bardhe, nuk kam cfare te bej une ...Dhe lufta jote eshte, une kam me shume te drejt dhe perparesi se flamuri im duket kuq e zi?!! Lexoje edhe njehere ate qe kam shkruar, se po lufton luften e gabuar dhe be realistic, bota nuk rotullohet reth shqiptareve, duhet te jene shqiptaret ta bejne te tille

    Fuqia e shqiptareve nuk do jete tek simbolet SHTETERORE, por tek zhvillimi ekonomik. Nese vertet duam te kemi influence si shqiptar dhe te mbijetojme (qe ka qene dhe eshte endrra e gjithe atyre qe lufojne per kombin shqiptar), ky zhvillim eshte ai qe duhet te synojme dhe diskutojme te gjithe.
    Une jam me teorine e REALITETIT, kur ke nje zhvillim ekonomik vendos dhe influencon te tjeret, ky eshte REALITET. Po nuk arrite nje te tille, as simbolet nuk t'i shikon njeri
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  11. #71
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ese nuk kupton analogjine, eshte e zeze mbi te bardhe, nuk kam cfare te bej une ...Dhe lufta jote eshte, une kam me shume te drejt dhe perparesi se flamuri im duket kuq e zi?!! Lexoje edhe njehere ate qe kam shkruar, se po lufton luften e gabuar dhe be realistic, bota nuk rotullohet reth shqiptareve, duhet te jene shqiptaret ta bejne te tille
    Shumë poshtërsi kur një shqiptare pretendon se ta kërkosh flamurin tënd, qenka sikur të sillet bota rreth nesh.
    Kjo është përulje e vetvetes.
    Nuk tha askush të sillet bota rreth nesh, as ne rreth botës. Ne kemi flamurin tonë, programin tonë si popull.

    Fuqia e shqiptareve nuk do jete tek simbolet SHTETERORE, por tek zhvillimi ekonomik.
    Tema nuk ka kurrfarë lidhje em zhvillimin ekonomik.
    Simbolet kombtare jan forca shpirtrore e një kombi. Ata që shkelin simbolet kombtare e shkelin veten ose janë tradhtarë.

    Simbolin kombëtar e shkel, kur e zëvendëson me një tjetër.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Shumë poshtërsi kur një shqiptare pretendon se ta kërkosh flamurin tënd, qenka sikur të sillet bota rreth nesh.
    Kjo është përulje e vetvetes.
    Nuk tha askush të sillet bota rreth nesh, as ne rreth botës. Ne kemi flamurin tonë, programin tonë si popull.

    Tema nuk ka kurrfarë lidhje em zhvillimin ekonomik.
    Simbolet kombtare jan forca shpirtrore e një kombi. Ata që shkelin simbolet kombtare e shkelin veten ose janë tradhtarë.

    Simbolin kombëtar e shkel, kur e zëvendëson me një tjetër.
    Ti thu, bota nuk sillet reth nesh, por te bej sic duam ne, ksaj i thon t'kuptoj, por s'po t'marr vesh. Dhe sigurisht qe ka te bej me zhvillimin ekonomik, dhe kjo vertet nuk eshte tema, POR ESHTE AJO QE DUHET TE SHPENZOJME KOHEN DUKE DISKUTUAR, nese duam ndonjehere qe simbolet KOMBETARE, te zevendesojne ato SHTETERORE. m'fal e ndjen veten serb, mqs deri tani simbolet shteterore i ke pas te tilla?!
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  13. #73
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ti thu, bota nuk sillet reth nesh, por te bej sic duam ne, ksaj i thon t'kuptoj, por s'po t'marr vesh.
    Ti shoku i emacipum, që po na shet politikë ktu, përse u dashka të presim nga të tjerët të na e ndërrojnë flamurin. Flamuri është çështje e kombit, edhe me të drejta ndërkombëtare, është pjesë e së drejtës për referendum, çdo popull sikur cakton shtetin me referendum ashtu cakton edhe flamurin me referendum. Nuk është e drejta e askujt që të na e ndërrojë flamurin.

    Dhe sigurisht qe ka te bej me zhvillimin ekonomik, dhe kjo vertet nuk eshte tema, POR ESHTE AJO QE DUHET TE SHPENZOJME KOHEN DUKE DISKUTUAR, nese duam ndonjehere qe simbolet KOMBETARE, te zevendesojne ato SHTETERORE. m'fal e ndjen veten serb, mqs deri tani simbolet shteterore i ke pas te tilla?!
    Hej nëse nuk të pëlqen të diksutosh, largohu nga tema, ke mjaft tema me ekonomi.
    Deri më tash nuk kam pas simbole serbe sepse Serbia ka qenë okupatore, dhe atë pushtet nuk e kam pranuar.
    Edhe ky flamur është njësoj sikur ai serb. Së paku ka dy ngjyra serbe.

  14. #74
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Jo me sha po me ba letër toaleti.

    Vetëm flamuri i Shqipnisë na përfaqësonneve.
    Jo flamuri i Shqipnise, po i shqiptareve, se askush nuk ua ka lene me tapi ate flamur vetem shqiptareve qe jetojne brenda territorit te Shqipnise se sotme. Tjeter gje ishte 1912ta kur jetonim ne nje kohe tjeter dhe ne rrethana jo te favorshme per shqiptaret.

    Me se miri do te ishte po ta kishim zgjidh ceshtjen shqiptare ne ate kohe e jo tash te ballafaqohemi me do fare simbole, qe nuk bartin asgje ne vete, qe nuk kane asnje domethenie per popullin shqiptar te Kosoves. Evropa don me kriju nje identitet te rreme ne Kosove, por heret a vone kjo do t'i deshtoje, ashtu sic kane deshtuar te gjithe tjeret.

    Tash per tash duhet te pajtohemi me ate cfare kemi arritur dhe te identifikohemi me keto simbole kurrfare hic..qe te asnje shqiptar nuk ngjallin asnje grime emocioni, e nuk i dihet ndoshta nje dite Kosova do te perfaqesohet me simbole qe jane shpirti dhe identiteti i saj.



    Historia e Kosoves nuk fillon prej 2008, Kosova ka me shume se histori dhe evropianet kete nuk duhet ta harrojne..evropianet, keta njerez qe nuk dine cka jane e as kush jane.

  15. #75
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Jo flamuri i Shqipnise, po i shqiptareve, se askush nuk ua ka lene me tapi ate flamur vetem shqiptareve qe jetojne brenda territorit te Shqipnise se sotme.
    Flamuri i Shqipnisë, se Shqipni osht edhe ktu.

    Historia e Kosoves nuk fillon prej 2008, Kosova ka me shume se histori dhe evropianet kete nuk duhet ta harrojne..evropianet, keta njerez qe nuk dine cka jane
    Fillon tamam më 2008, saktësisht më 17 shkurt. Që nga kjo ditë je kosovar-multietnik. Sa i përket historisë së shkuar, atë ua kanë lënë serbëve. Kishat ortodokse që ma aq mund të parët tanë i ndërtuan, i meremetuan, u falën në to, i ruajtën nga dëmtimet dhe nga plaçkitjet e turkut e të serbit. Tash serbët po i marrin në bazë të asaj Pakoje, duke kriju rreth tyre zona eksteritoriale.

    Kjo na bën ardhacakë juridikisht, Pavarësisht se e dimë se kush jemi.

  16. #76
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    shum skandal flamuri...nuk e besoja qe do e trathtonin flamurin tone kaq keq as nji ngjyr nga i joni as nji shenj te vogel...po hajd mo per vete e kan...mbase ashtu i pelqen cdo njeri ka mendimin e vet....

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2008
    Postime
    49
    Per flamurin e ri te kosoves ,ky person qe e ka dizainuar me siguri nuk duhet te jet shqiptar mirpo quditem me keta qe e zgjodhen,flamuri nuk paraqet asgje te shqiptarve usht kot fare,aplidhje ,ngjyra katastrofali i afganistanit usht më i bukur se i yni,turp per ata qe e kan bërë zgjidhjen, dhe ju te tjeret mos me thuani se ky flamur do te ndryshoj sepse ne te ardhmen ky flamur do te perdoret dhe do te mbetet edhe pse usht palidhje!!!!!!!

  18. #78
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga anthem

    Simbolin kombëtar e shkel, kur e zëvendëson me një tjetër.
    Simboli kombetar i shqiptareve te Kosoves eshte flamuri Kuq e Zi me shqiponjen me dy koka dhe qe te mbetet po ai duhet te punojme te gjithe si nga njera e ane e kufirit, ashtu dhe nga ana tjeter. Dhe kjo kerkon pune gjeneratash te tera, por eshte plotesisht e realizueshme.

    E kam shkruar dhe me pare ketu ne forum nje argument interesant (te dikujt tjeter) per ceshtjen e flamurit te Kosoves:

    Sa me i shpifur te ish flamuri i ri si pamje, aq me i vogel do te ish shansi qe shqiptaret e Kosoves te identifikoheshin me te.

    Te jesh shtet tjeter nuk do te thote qe je komb tjeter.

    Mos u beni pesimiste!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 20-02-2008 më 16:20

  19. #79
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tironcja BLN, amir_h e te tjere ne kete teme qofte shkrues, qofte thjesht lexues, qe nuk ia keni idene, sesi ka qene procedura per dizajnimin e flamurit dhe stemes:

    kjo eshte organizuar ne nje konkurs ne te cilin ka pasur nje kusht thelbesor:

    flamuri nuk duhet te kishte asnje shenje te perbashket me flamurin shqiptar:

    as ngjyren
    as shqiponjen me dy koka

    te dy keto simbole te shtetit te ri duhet te ishin ne gjendje te paraqisnin sa me mire ate qe Kosova po ndertohet si shtet multietnik.

    Mos mallkoni kot dizajnuesit, po patet problem, merruni me ata qe i kane detyruar te krijojne nen keta kushte.

  20. #80
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Flamuri misterioz i Kosovës

    20 shkurt 2008

    Sadat MUSA



    Edhe pse akoma se kuptova se cila“Marigonë” na e projektoi dhe qëndisi kësaj radhe flamurin për shtetin sapo të lindur të Kosovës, dhe akoma nuk shpjeguan domethënjen e këtij simboli, edhe pse sigurisht se do të dalin duke na shpjeguar ndonje version si p.sh: ngjyra e kalter simbolizon paqen dhe tolerancën mes etnive, harta e Kosoves në mes simbolizon gjeografinë aktuale të Kosovës, si dhe 6 yjet simbolizojnë 6 etnitetet që jetojne në Kosove.



    Por, a do te jetë kjo përgjigjja e e saktë apo qëndron një realitet krejt tjeter prapa këtij simboli, prapa të cilit i mund te fshihen edhe domethënje te tjera!! Pas publikimit te këtij simboli i cili u ishte servuar deputeteve te parlamentit te Kosoves si mishi në pjatë pa patur kurfar mundësi për ndonje alternativë tjetër, vendosa te hulumtoj me shume per këto simbole dhe rreth domethenjeve të ngjyrave, që fshihen pas këtij flamuri.

    Ngjyra blu në paganizëm, judaizem dhe krishterizëm:

    Bazuar në shkrimet historike, në mitologjinë egjiptase eshte i njohur zambaku blu më mes të verdhë (Nymphaea Caerulea)

    Flamuri i r i Kosoves ka plotë ngjajshmëri me këtë simbol pagan egjipjan. "Tek Egjipjanet, zambaku i kaltër me mes të verdhë simbolizon arritjen e"Jetës pas vdekjes" apo pavdekshmerin për njerëzit e drejtë. Në disa mite dielli ishte "rilindur" çdo ditë nga një Zambak i kaltër. I vdekuri shpresonte të rilind çdo ditë nga ky zambak i kaltër i mrekullueshëm, njejtë sikur se dielli”.

    Ne judaizëm, ngjyra blu është simbol profetik i shpalljës hyjnore, dashurisë së Perendisë dhe Parajsës së hapur. Ngjyra blu pëdoret shumë intenzivisht ne Dhiatën e Vjetër për të përshkruar varjët e ndryshme në vendet e shenjta. Në përgjithësi ngjyra blu do të duhej të konsiderohet si hyjnore. Kjo ngjyrë gjithashtu vjen nga specia e guacës se detit, e quajtur 'chelzon' (shenjë mbrojtëse e Hebrenjve),

    Ngjyra blu në judaizëm ka edhe këto domethënje: Zot, Qiell, Besim dhe Shpallje Profetike,

    Ndërsa në Krishterizëm ngjyra blu simbolizon Marinë nënen e Profetit Jezu (Isa a.s)

    Ngjyra e verdhë në paganizëm dhe në katolicizëm

    Në mitologjinë e lashtë egjyptiane edhe dielli edhe ari ishin të verdha dhe ndanin cilësite e përjetësisë. Kështuqe gjithçka e përshkruar me të verdhë në artin Egjiptian e kishte këte konotacion. Eshtrat dhe lekura e perëndive besohej të ishin nga ari....

    Ngjyra e verdhë është gjithashtu simbol edhe i katolicizmit dhe simbol i flamurit të shtetit të Vatikanit i cili kombinohet me ngjyrën e bardhë!!

    Ngjyra e bardhë, ne katolicizëm, simbolizon edhe “pastertinë” dhe “dritën”.

    Ndërsa kombinimi 3 ngjyrësh është edhe simbol i trinitetit!

    Nëse kemi parasysh flamurin e bashkimit europian me 12 yje, i cili ka ngjajshmeri me flamurin e ri të Kosovës, në fillim është folur se 12 yjet në flamurin e UE-së paraqesin 12 shtetet e bashkimit europian, por a thua eshte kjo pergjigja reale duke pasur parasysh se numri i shteteve ka shkuar në 27, por për keto 12 yje ka mendime se simbolizojnë 12 fise judaike. Se çka simbolizojnë në realitet 6 yje në flamurin e ri të Kosovës, këtë si duket e dine vetëm “Marigona”!!

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •