Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 18 prej 18
  1. #1
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,031
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Numeroligjia....Ose Mistika e Numrave.

    Besohet se numri si shifėr, nuk shpreh vetėm sasinė, por ajo nė vete pėrmban edhe porosinė e forcave mistike, andaj, ēdo numėr, pėrveē se ka cilėsi tė ndryshme, ka edhe frekuenca tė caktuara rrezatuese energjetike.

    Kinezėt, si dhe popujt tjerė tė lashtė, nė filozofinė e tyre tradicionale, konsideronin se vetėm pėrmes kuptimit tė numrave dhe tė kombinimeve nė mes tyre, mund tė vėrehet realiteti i pėrsosur hyjnor nė Univers. Popujt e ndryshėm tė lashtė gjithnjė kanė besuar se fjalėt kanė fuqi tė madhe tė ndikimit tek tė tjerėt, por, njė ndikim edhe mė tė madh se fjalėt, ata ia vishnin numrave dhe fuqisė magjike tė tyre Andaj, si njė traditė e pėrcaktuar, assesi nuk preferohej qė tė tjerėve t'ju tregohet numri i saktė i anėtarėve tė familjes, vitet e moshės, sa dele kanė, si dhe shėnime tjera qė shprehen me shifra numerike, duke ju frikuar fuqisė tė paparashikueshme tė veprimit tė tyre nė fatet njerėzore.
    Ata ēdo numėr e kanė konsideruar se ėshtė nė lėvizje e sipėr, me tentim tė avancoj kah numri mė i madh, andaj, jo rastėsisht, numrave tė ndryshėm ju visheshin karakteristikat nė formė tė virtyteve njerėzore.
    Disa popuj besonin se gjithė numrat e parė "tek" (1,3,5,7,9,11,13...) janė numra tė pa fat, e nga ta, dallon veēanėrisht numri 13, i cili ėshtė numri i JUDĖS, e qė njihet si tradhtar i Jezusit.
    Numrat tek, gjithnjė janė konsideruar si numra mashkullorė, sepse janė tė pandashėm, ndėrsa numrat ēift kishin atributin e femėrores, sepse janė numra tė pjesėtueshėm.
    Romakėt e vjetėr aq ju janė larguar numrave ēift, sa qė edhe muajt nė kalendarin e tyre ikishin 29, ose 31 ditė.

    MISTIKA E NUMRAVE

    Sikurse e cekėm edhe mė lartė, qė nga lashtėsia, numrave ju pėrshkruhej domethėnie e ndryshme mistike:

    Numri NJĖ (1): konsiderohet si fillimi dhe sipas religjioneve monoteiste, se njė ėshtė vetėm ZOTI;

    Numri DY (2): ėshtė numri i tė kundėrtave, nė mes krijuesit dhe tė krijuarit, dritės me natės, materies dhe shpirtit, anės femėrore dhe asaj mashkullore etj.;

    Numri TRE (3): konsiderohet si njė numėr i plotė dhe simbolizon pėrsosshmėrinė; Numri KATĖR (4): merret si numėr i fuqishėm, sepe ėshtė treguesi i katėr anėve tė botės;

    Numri PESĖ (5): shpreh tėrėsinė si njėsim tė pėrsosur. "Vula e Solomonit" kishte si simbol yllin me pesė cepa. Po ashtu, pesa konsiderohet si numėr i fortė, e qė ka fuqi mbrojtėse nga ndikimet negative tė magjisė sė zezė dhe rrymimeve tjera tė dėmshme;

    Numri GJASHTĖ (6): llogaritet si numėr mistik, sepse nė shkrimet e shenjta, me tė tregohen gjashtė ditėt e krijimit tė botės. Ky numėr, njėkohėsisht, plotpjesėtohet me numrin ēift - 2 dhe me numrin tek - 3;

    Numri SHTATĖ (7): nė Univers funksionojnė shtatė sfera kozmike qė nė veprat religjioze emėrtohet si "shtatė qiej". Pastaj, kemi shtatė ditė tė javės;

    Po ashtu, ky numėr ka domethėnien e tėrėsisė kompakte hapėsinore-kohore. Derivati e saj i pėrgjigjet shumėzimit tė paskajshėm tė faljes 7 X 70;

    Numri TETĖ (Cool: konsiderohet si numėr i shenjtė, sepse shpreh njėrėn ndėr bashkėsitė mė tė fuqishme hyjnore egjiptiane. Kjo bashkėsi ka qenė e formuar nga 4 zona meshkuj dhe zota femra;

    Numri NĖNTĖ (9): tek shumė besėtytni tė popujve tė lashtė, numri nėntė ėshtė konsideruar me nivelin e numrit tė pėrsosur 3. Nė thelb, nėnta plotpjesėtohet me treshin;

    Numri DHJETĖ (10): formon shumėn e numrave tė parė rendor 1+2+3+4. Kuptimi figurativ i kėtij numri, nė vete pėrbėnė tė gjitha atributet okulte tė numrave qė e formojnė shumėn e tij;

    Numri NJĖMBĖDHJETĖ (11): ėshtė numri i radhės qė vjen pas dhjetės. Ka domethėnie tė teprimit, joharmonisė dhe gabimit. Nėse dikush ėndėrron kėtė numėr, thuhet se do ta gjej fatkeqėsia ose vdekja;

    Numri DYMBĖDHJETĖ (12): nė Kabala konsiderohet si numėr i shenjtė hebrenj, sepse pėrputhet me numrin qė tregon 12 fiset izraelite. Konsiderohet si rezultat i pėrfituar pas shumėzimit tė treshes (3) hyjnore dhe katėrshja (4) tokėsore;

    Numri TREMBĖDHJETĖ (13): ėshtė numri i cili gjatė darkės sė fundit ėshtė pėrmendur nga Jezusi nė kontestin negativ. Qė nga kohėt mė tė lashta dhe nga ana e shumė popujve tė ndryshėm, ėshtė konsideruar si numėr qė sjell fatkeqėsi;

    Numri KATĖRMBĖDHJETĖ (14): ėshtė numėr qė ndėrlidhet me fazat e cikleve tė hėnės, dhe ka tė bėj me ditėn e katėrmbėdhjetė kur hėna na shfaqet si e plotė;

    Numri PESĖMBĖDHJETĖ (15): tek kabalistėt (urtėsi e fsheftė hebreje), konsiderohet si shuma e shprehur numerike e dy germave tė shenjta: J dhe H, tė cilat, sė bashku, formojnė njėrin prej emrave tė madhėrishėm tė Zotit;

    Numri GJASHTĖMBĖDHJETĖ (16): Pitagorianėt kėtė numėr e kanė konsideruar si tejet tė pėrsosur, sepse pėrfitohet duke shumėzuar 4x4;

    Numri SHTATĖMBĖDHJETĖ (17): tek romakėt e vjetėr numri 17 (XVII - shkruar me numra romak), ėshtė konsideruar si anagram qė jep kuptimin "Viksi" (VIXI), qė nė gjuhėn latinishte ka domethėnien: "kam jetuar", ose mė konkretisht, "jam i vdekur", prandaj, romakėt gjithnjė i kanė ikur kėtij numri, duke e konsideruar atė numėr tė pafat, qė sjell kob, fatkeqėsi dhe vdekje;

    Numri NĖNTĖMBĖDHJETĖ (19): ėshtė numri i shenjtė nė tė cilin mbėshetet Kur'ani i madhėrishėm;

    Numri NJĖZET E NJĖ (21): ėshtė rezultati i arritur numerik pas shumėzimit 3x7: pėrsosmėri "par exellence". Shpreh urtėsinė hyjnore;

    Numri NJĖZET E DY (22): ėshtė shuma e 2x11=22. Alfabeti hebrenj ka 22 germa, ndėrsa libri "Dhiata e vjetėr", po ashtu, ka 22 kapituj;

    Numri NJĖZET E TETĖ (28): ėshtė numėr mistik qė mbėshtetet nė 28 ditė tė muajit, gjegjėsisht, pėrfitohet duke shumėzuar 7x4 (shtatė ditė, herė katėr javė):

    Numri TRIDHJETĖ (30): po ashtu, konsiderohet si numėr i mallkuar, sepse me 30 monedha tė argjendit, si shpėrblim, Juda kishte pranuar ta tradhtoj Jezusin;

    Numri TRIDHJETĖ E TRE (33): edhe ky numėr llogaritet si mistik, sepse Jezusi ka qeni i gozhduar nė kryq kur i kishte 33 vjet, ndėrsa Aleksandri i Madh (Leka i Madh), po ashtu, ka vdekur nė moshėn 33 vjeēare;

    Numri PESĖDHJETĖ (50): nė afatin prej 50 ditėsh, sa ishte nė malin Sinaj, Ligjet e shenjta nga Zoti, u janė pėrcjellė Mojsiut;

    Numri PESĖDHJETĖ E PESĖ (55): gjegjėsisht si 5x11, paraqitet si numėr magjik nė magjistarin e lashtė indian.

    Numri NĖNTĖDHJETĖ E NĖNTĖ (99): ėshtė numri i 99 emrave qė pėrmenden nė Kur'an. Po ashtu, tek numėratorėt (tespit) vargu i madh pėrmban 99 kokrra, e qė, e njėjta formohet nga triada 3x33 kokrra.

    Numri GJASHTĖQIND E GJASHTĖDHJETĖ E GJASHTĖ (666): nė Apokalips ėshtė numri i SATANĖS (shejtanit, djallit, iblisit) ose numri i mallkuar i Antikrishtit.

    Kur jemi tek domethėnia mistike e numrave, Kabalistėt (mėsuesit e mėsimit tė lashtė dhe tė fshehtė hebrenj), ju kanė sugjeruar besimtarėve tė vet, gjatė kėtyre datave tė muajit, t'mos ndėrmarrin asnjė veprim tė rėndėsishėm: 2,5,11,13,15,18,30. Ndėrsa, si data mė tė preferueshme gjatė muajit, ku mund tė jenė tė suksesshėm nė tė gjitha punėt dhe veprimet, ata i kanė konsideruar ditėt: 1,3,7,9,10,12,16,17,19,20,21,22,23,27.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 11-02-2008 mė 15:59
    skerdigodo@hotmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Mosha
    30
    Postime
    53
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Pse 666

    Une e di qe numeri 666 eshte numeri i djallit por nje gje nuk di me siguri se pse ky numer di disa histori por jo fort te plota, nese mundeni me jepni nje sqarim me te hollesishem.

    Faleminderit

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,716
    Faleminderit
    160
    42 falenderime nė 36 postime
    Citim Postuar mė parė nga K.TORO Lexo Postimin
    Une e di qe numeri 666 eshte numeri i djallit por nje gje nuk di me siguri se pse ky numer di disa histori por jo fort te plota, nese mundeni me jepni nje sqarim me te hollesishem.

    Faleminderit
    Numri 666 eshte numri i Diellit, Zoti Diell, sipas numerologjise kabalistike.
    Por Djall eshte nje forme e te thenit Diell, dmth e ka prejardhjen nga emri Diell.

    Kuptohet qe e gjithe historia e satanit-djallit etj etj eshte e krijuar nga kisha per te mbuluar te verteten.

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,275
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Por Djall eshte nje forme e te thenit Diell, dmth e ka prejardhjen nga emri Diell.
    Djall i themi ne, sepse ai njihet me shum emra, por ai qe i pershtatet me shume eshte Lucifer, engjelli i drites, ose Morning Star, ylli mengjesit.
    Lucifer ka qene engjelli me i bukur edhe me i pushtetshem ne Parajse (sipas thenieve te librave te shenjte)
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,716
    Faleminderit
    160
    42 falenderime nė 36 postime
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Djall i themi ne, sepse ai njihet me shum emra, por ai qe i pershtatet me shume eshte Lucifer, engjelli i drites, ose Morning Star, ylli mengjesit.
    Lucifer ka qene engjelli me i bukur edhe me i pushtetshem ne Parajse (sipas thenieve te librave te shenjte)
    Pikerisht sepse Lucifer=Ylli i mengjesit=Ylli sabahut=Aferdita=Morning Star
    nuk ka te beje aspak me Satanin, por eshte nje gabim qe ne bejme kur i themi Satanit(cilido ai qofte) Lucifer.

    Djall eshte Dielli.

    Satani, nuk e di kush eshte , por me siguri 666 nuk eshte numri i satanit, eshte i Djallit sepse Djall = Diell.

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,275
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    666 pastaj nuk eshte numri djallit, por eshte numri njeriut.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,716
    Faleminderit
    160
    42 falenderime nė 36 postime
    une e di qe 666 eshte numri i Diellit.
    kerko "sun 666" ne google.

    Pastaj me siguri kisha ia ka atribuar kete numer Satanit enkas per te krijuar dizinformim dhe konfuzion, gje qe nuk eshte aspak e ēuditshme perderisa per kishen historikisht dija ka qene mekat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 13-02-2008 mė 13:13

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,275
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Pikerisht sepse Lucifer=Ylli i mengjesit=Ylli sabahut=Aferdita=Morning Star
    nuk ka te beje aspak me Satanin, por eshte nje gabim qe ne bejme kur i themi Satanit(cilido ai qofte) Lucifer.

    Djall eshte Dielli.

    Satani, nuk e di kush eshte , por me siguri 666 nuk eshte numri i satanit, eshte i Djallit sepse Djall = Diell.
    Djall i themi ne, sepse jetojme ne shqiperi.

    Pastaj Lucifer (Luce = Drite) Djalli = Dielli po ashtu.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,275
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    une e di qe 666 eshte numri i Diellit.
    cne numri diellit 666 ?

    World Wide Web, ose www. ose ndryshe W eshte V/ ndryshe VI. W. W. W. VI VI VI 6 6 6

    Bill gates eshte Djalli
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    666 - DAMKA E BISHES

    Nga Pastor Gary J. Hall

    "Ketu eshte urtia. Ai qe ka mend, le te beje llogari numrin e bishes, sepse eshte numer njeriu; dhe numri i tij eshte gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte." (Zbulesa 13:18)
    Bibla na meson se Antikrishti nje dite do te kete kontroll te plote ekonomik e fetar te te gjithe botes. Te gjithe njerezit do ta adhurojne ate dhe, me qellim qe ata te kene mundesi te blejne ose te shesin, atyre do t'u vihet nje shenje (damke) mbi doren ose mbi ballin e tyre. Ata qe nuk pranojne ta kene damken, do te ndiqen ose eliminohen (vriten).
    Per shkak te te vizatuarit te tij mbi trupat e ca muzikantesh rroku, si dhe te shfaqjes se tij ne filma kulti, numri 666 konsiderohet, pa dyshim, si nje numer prej djalli. Ai gati arrin te fuse tmerr ne zemrat dhe mendjet e disa besimtareve.
    Duke menjanuar spekullimet, ne kete artikull ne do te diskutojme faktet qe kane lidhje me "shenjen ose damken e bishes". Eshte e rendesishme te heqim nga mendja ato mithe qe rrethojne kete ceshtje dhe te perqendrohemi konkretisht tek ajo qe thote Bibla. Ky shkrim nuk paraqet ketu nje zbulese te re, por thjesht nje pranim vetem te asaj qe thote Bibla. Kur mundohemi te kuptojme ose interpretojme profecite e Bibles (duke perfshire edhe kete ne fjale), duhet te tregojme shume kujdes e vemendje. Celesi i te shpjeguarit te te gjitha profecive biblike eshte ky: kur nje profeci duket pa pike dyshimi qe ka kuptim simbolik ose figurativ, mos e interpreto ate ashtu sic eshte shkruar, fjale per fjale, por mbaj mend qe, edhe pas simbolizmit mund te jete fshehur nje kuptim konkret, qe mund te interpretohet ashtu sic eshte shkruar. Nese nuk tregojme kujdes te tille, atehere do te biem ne te njejtin kurth sic kane rene shume kulte, madje edhe grupe kristiane. Per shembull, disa besojne se shenja e bishes do te thote ta adhurosh Perendine diten e diele. Ky interpretim eshte budallallek dhe i pabazuar ne Bibel (shiko Zbulesen 16:2). Nese disa pikepamje nuk bazohen ne Bibel, atehere ato jane te gabuara, edhe pse mund te duken te arsyeshme. Kjo ceshtje e shenjes se bishes duhet studiuar me mencurine qe na jep Shpirti i Shenjte i Perendise. Po nuk vepruam keshtu, atehere do arrijme vetem ne spekullime te kota.
    Shume njerez do thone kur te lexojne kete shkrim: "Une s'i kuptoj keto gjera". Por, ju lutem lexoni me kujdes vargun e meposhtem:
    "...dhe qe askush te mos mund te blinte ose te shiste, po te mos kishte damken ose emrin e bishes ose numrin e emrit te saj." (Zbulesa 13:17)

    A i vute re tre gjerat qe permenden ne kete varg?
    1.) Nje damke 2.) Nje emer 3.) Nje numer
    Keto te treja nuk jane e njejta gje. Kete fakt e verteton perdorimi i lidhezes "ose" ne fjaline e mesiperme. Prandaj numri 666 nuk eshte "damka e bishes". Bibla na tregon se vlera numerike e emrit te bishes do te jete gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte. Shenja qe do te kete Antikrishti do te jete nje damke konkrete, per shembull, nje embleme ose mbishkrim. Ai nuk do te ece lart e poshte me numrin 666 mbi ball. Po e permbledh ate qe dua te them: "Damka" nuk eshte "emri" ose "numri". Keto tre gjera jane te ndara nga njera-tjetra. Prandaj "damka e bishes" nuk eshte 666.
    "Numri" eshte dhene ne kete varg, sepse "Emri" i Antikrishtit nuk eshte shkruar ne asnje vend ne Bibel. Askush nuk do ta dije kush do te jete Antikrishti para se ai te shfaqet. Per kete arsye, mund te themi me bindje se askush nuk do ta kete "damken e bishes" para se bisha te hyje ne skenen boterore. Ne nuk e dime "emrin" e tij, sepse akoma s'e dime si ta llogaritim "numrin" e tij.
    Eshte pikerisht ky "numer", i cili i ka intriguar besimtaret prej shekujsh. Fatkeqesisht, perpjekjet e tyre kane dhene rezultate te cuditshme dhe te habitshme. Shume kode numerike jane krijuar per te llogaritur "emrin" e Antikrishtit. Njerez te tille si: Perandori romak, Nero, shume papa katolike, Luteri, Kalvini, Napoleoni, Hitleri, madje edhe Henri Kisinxher, jane identifikuar si "bisha" e kesaj profecie, por te gjitha keto supozime kane dale te gabuara. Besimtare te tjere kane thene se, po te perdoret nje kod special, fjala "kompjuter" llogaritet si 666. E verteta qendron keshtu: shume emra jane manipuluar ne te kaluaren, me qellim qe te gjendej nje person si Antikrishti. Njerezit kane perdorur anglishten, si gjuhe me te cilen te llogarisin numrin 666. Por, kur kjo gjuhe s'ka dhene rezultat, atehere ata kane perdorur gjuhe te tjera. Madje, ata kane arritur deri aty sa te shtojne edhe germa te tjera per te llogaritur numrin. Perpjekte te tilla jane qesharake dhe te pabazuara ne Bibel.
    Pershkrimi qe i ben profeti Daniel mbretit Nebukadnetsar eshte perdorur gjithashtu per te ilustruar numrin 666 ne kete menyre: Statuja e mbretit ish e larte 60 kubite, e gjere 6 kubite, dhe numri i veglave muzikore te perdorura per te adhuruar mbretin ne ceremoni ish po aq, 6 (Lexo Danieli 3, vargjet 1 dhe 7). Pra, 600+60+6=666. Por ketu qendron gabimi. C'lloj aritmetike eshte kjo? Edhe une qe s'jam shume i mire me numrat, e llogaris kete shume si 72, jo 666!
    Si nje ish-katolik, une besoj se feja e Romes eshte anti-kristiane dhe se papet e saj jane antikrishta. Gjithashtu besoj se ka shume mundesi qe Antikrishti ose profeti i tij i rreme do te jete nje pape, por nuk jam i mendimit qe perdorimi i gjuhes Latine (dhe vleres numerike te saj) te con ne zbulimin e papeve si antikrishta. Kjo mund t'ju habise juve, por lexoni me poshte.
    T'ju bej nje pyetje (dhe kush e gjen, merr noten 10): Ne cilen gjuhe eshte shkruar Testamenti i Ri? Po, e sakte, Testamenti i Ri (duke perfshire edhe Zbulesen 13:18) eshte shkruar ne gjuhen greke. Atehere, pse duhet te perdorim gjuhen angleze ose latine per te llogaritur "emrin" e Antikrishtit? Greqishtja ka vleren e saj numerike dhe meqenese Testamenti i Ri u shkrua ne greqisht, atehere numri 666 duhet te deshifrohet ne greqisht. Mencuria per te llogaritur kete numer duhet te gjendet ne gjuhen greke dhe jo ne gjuhe te tjera. Nese perdorim anglishten ose latinishten per te gjetur kuptimin e "numrit", kjo do te thote qe mund te perdorim cdo lloj gjuhe tjeter per te arritur te njejtin rezultat. Por kjo gje eshte e pamundur; cdo gjuhe ka vleren e saj numerike. Ndaj, a s'eshte me mire t'i bejme llogarite sipas menyres se Perendise?
    T'i biem shkurt: Para se "numri" te deshifrohet, "emri" i Antikrishtit duhet te perkthehet ne fillim ne greqisht, po qe se ai eshte nga Roma. Atehere fjala qe del pas perkthimit ne greqisht duhet te kete vleren gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte.

    C'ndodhet brenda nje numri?
    A eshte numri i bishes gjashte gjashte gjashte apo gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte? Ndonese pergjigja e kesaj pyetjeje eshte mese e qarte, shume e interpretojne 6-6-6 si numrin e antikrishtit. Ata thone se, meqenese "6"-a eshte numri i njeriut, atehere
    6-6-6 duhet te perfaqesoje nje trinitet i rreme. Por numri i Antikrishtit nuk eshte tre gjashta, por nje numer i vetem, 666. Po te mos e zberthejme kete numer ne njesi me te vogla (si psh. ne qindeshe e ne dhjeteshe), atehere nuk do arrijme ta kuptojme profecine ashtu sic duhet. Ne qofte se, psh. neser ti shkon ne banke dhe terheq nga libreza jote 111 leke, ne xhep do kesh 111 leke dhe jo 3 leke, sepse ti e di shume mire se 1 leke+1 leke+1 leke nuk bejme 111 leke. Ja pra, keshtu duhet ta llogarisim edhe ne numrin 666. Bejme gabim biblik, po te veprojme ndryshe.
    Ndonese numri 6 mund te jete numri i njeriut, kjo nuk do te thote se 666 eshte numri i nje triniteti te rreme, edhe po qe se perdorim metoden e gabuar te permendur me siper. Gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte nuk eshte numri i ndonje "njeriu" apo qofte edhe te "tre njerezve", perkundrazi, "eshte numri i bishes". Kjo do te thote se ky numer i perket vetem nje personi te vecante. Vetem emri i Antikrishtit do ta kete shumen numerike 666.
    Damka e bishes, damke e cila do t'u vendoset te gjithe atyre qe do adhurojne Antikrishtin, ka shume te ngjare te jete nje pershtatje e ADN-se tone. Cdo mashkull, femer, femije e i rritur (ne fakt, te gjitha qeniet e gjalla) kane ADN e tyre personale, e cila nuk mund te ndahet me askend tjeter. ADN-ja mund te modifikohet ne menyre te atille qe t'i ngjaje vijave kod te vizatuara ne kutite e ushqimeve qe blejme ne ne dyqan. Nuk eshte e paimagjinueshme idea qe thote se ADN-ja mund te perfaqesohet nga nje seri numrash, qe i perkasin ketyre vijave. Atehere, nje numer i tille serial do te jete krejt individual, d.m.th. cdo individ do kete numrin e tij serial.
    Kjo nuk do te thote se ADN-ja e Antikrishtit do ta kete vleren 666; eshte emri i tij qe, po te llogaritet, do te kete vleren 666.

    Atehere, kush eshte Bisha?
    Po te mos e keni vene re deri tani, kjo pyetje eshte pikerisht thelbi i Zbuleses 13:18. Ne kete artikull, une nuk ju kam dhene juve asnje formule, qe ju ta zgjidhni vete kete ceshtje, sepse une besoj se ne do ta kemi urtesine dhe diturine per t'i kuptuar keto gjera kur te vije koha e duhur. Po, vazhdoni te shikoni me kujdes se c'po ndodh ne bote sot. Nese do perpiqeni ta gjeni se ke perfaqeson numri 666, kini parasysh te perdorni gjuhen greke per kete qellim.
    Askush nuk mund te jete plotesisht i sigurte sot qe te thote se kush eshte Bisha. Spekullimet te cojne ne budallallek. Nese besoni se papa Gjon Pavli II eshte Antikrishti, atehere pergatituni te merrni vesh se jeni 100% gabim. "Urtesia" per te llogaritur numrin do t'u jepet atyre (duke perfshire ndoshta edhe ne), qe do jetojne ne kohen e shfaqjes se bishes. Atehere, si papritur, gjithcka qe kemi lexuar me pare per bishen, do kete kuptim dhe misterit do i vije fundi. Kur apostulli Gjon shkruan se "Ketu eshte urtia. Ai qe ka mend, le te beje llogari numrin e bishes...", kjo do te thote se jo cdo njeri e ka nje mencuri te tille.

    Ne besojme ne ate qe teologet e quajne "zbulese progresive". Kjo do te thote se disa te verteta biblike qe kane lidhje me ngjarjet e diteve te fundit te botes, zbulohen me qarte kur ketyre ngjarjeve iu afron data e ndodhjes. Per shembull, para vitit 1800, shume pak njerez flitnin per "rrembimin e kishes ne qiell". Edhe pse kjo teme ka qene gjithnje e pranishme ne Bibel, shume pak njerez ne ate kohe e kuptonin ose mendonin rreth saj. Me shume drite mbi kete ceshtje eshte hedhur vetem ne fillim te shekullit XX-te. Tani ne e kuptojme ate qe Luteri, Tindeil, Uesli dhe te tjere nuk e kane kuptuar me pare. I njejti arsyetim mund te behet edhe per numrin gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte.

    Si perfundim
    Bibla thote se kushdo qe e pranon damken, emrin e bishes, apo e adhuron ate, do te jete perjete i mallkuar. Ajo "damke" ndoshta do te jete mbishkrimi i Antikrishtit, por nje gje eshte mese e sigurte: "damka" nuk eshte "emri", vlera e te cilit, po te llogaritet, arrin ne 666. Prandaj, "damka" e bishes nuk eshte 666. Ky numer eshte shuma e "emrit" te tij.
    Une nuk besoj se ne duhet te fillojme te kerkojme nje person qe ka 666 te vulosur mbi ballin e tij. Nuk jam i mendimit, gjithashtu, se nje numer i tille do te shkruhet mbi trupat e njerezve. A do ta besonit ju se nje formular i zyres se taksave me numrin 666 te shkruar mbi te, ju eshte derguar juve nga Antikrishti? A do ta hidhnit tej, pa u menduar, nje kartmonedhe 5 mije lekeshe, vetem se diku mbi te eshte shkruar 666.
    Sic e thashe edhe me lart, nje interpretim i sakte i Bibles eshte nje pike themelore ne te kuptuarit e saj, e sidomos te profecive ne te. S'eshte nevoja t'i perdredhim fjalet ne Bibel per t'i dhene atyre kuptimin qe duam ne. Perendia na ka folur ne Fjalen e Tij, le ta leme Ate te na flase.

    Perktheu Magdalena Maylam
    "Carpe Diem"

  11. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Numri i mallkuar 666

    Numri 666, qė nga fillet e krishterimit, sė pari te pėrkatėsit e kėsaj feje, e mė vonė edhe mė gjerė, ka shkaktuar dhe ende shkakton njė frikė, pėrbuzje dhe nė pėrgjithėsi njė besim tė fortė tė ndjellakeqes. Njė drojė e madhe besėtyte, sė cilės iu dhe edhe njė pompozitet i madh publicistik nė botė, u shfaq kėtė vit, mė 06 qershor (06.06.2006), sepse treguesit kalendarik tė datės (dita, muaji dhe numri i fundit i vitit) ishin nė pėrputhje tė tri gjashtėsheve qė formojnė numrin treshifror 666, pėr tė cilin besohej tė jetė i mallkuar.

    ▪ Numri 666, te shumė popuj, pėrgjithėsisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon tė keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjėsisht, ēdo gjė qė ndėrlidhet me anėn e kundėrt tė sė mirės.

    Jo vetėm te popullata e zakonshme, por nė botė ekzistojnė shumė vėllazėri magji-zeze qė kėtė numėr e kanė si kod tė kontaktit ritual tė nėnshtrimit ndaj forcave tė errėta, e qė konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt sė mirės.
    Edhe pse, qė nga kohėt e lagėta, e deri te ditėt e sotme, me kėtė numėr manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinė burimin e saj tė vėrtetė. Nė fakt, numri i mallkuar 666 pėr herė tė parė pėrmendet nė Dhjatėn e Re, ku nė lidhje me tė thuhet se: "...nėse doni tė kuptoni, duhet ta pėrllogaritni numrin e bishės, sepse ai numėr ėshtė numri i njeriut dhe numėr ėshtė 666".

    Sipas intepretimeve tė vjetra, "Egėrsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", njė kohė tė gjatė duhet tė sundojė me njerėzimin dhe ky sundim do tė zgjasė nė paraqitjen e sėrishėm tė JEZUSIT, i cili, pasi tė shfaqet nė tokė, do ta mposhtė atė duke e shpėtuar njerėzimin nga ky kataklizėm qė e priste. Pas kėsaj periudhe, do tė mbretėrojė njė etapė e re e artė e pakohėsisė. (ku nuk do tė ekzistojė koha).

    Identiteti i personalitetit tė mallkuar bishė, me shekuj ka qenė objekt i spekulimeve sensacionale. Duke shfrytėzuar sistemin antik tė numerologjisė, ēdo gjeneratė ka tentuar ta gjejė numrin 666 nė emrat apo nė detajet tjera biografike tė personaliteteve tė shquara historike qė janė dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, mė sė shumti ishte i pėrqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarėt tiranė, diktatorėt e ndryshėm, si dhe prijėsit e mėdhenj ushtarakė tė historisė njerėzore. Njė kohė tė gjatė, si prioritet nė "top listėn" e personaliteteve mė tė egra tė historisė njerėzore ka qenė imperatori i ēmendur romak NERONI. Ai, pėrpos faktit se, sipas rregullave tė numerologjisė, pėr tė pėrmbushur kriterin e vlerės sė 666, emrit tė tij i mungonte dhe njė germė "N", ai, sot e kėsaj dite, ende e mban kėtė prioritet. Me njė keqardhje ndaj kundėrshtarėve tė shumtė tė tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanė rėnė nga kriteret e kėtij klasifikimi numerologjik. Nė vitet e fundit, mbreti i pakurorėzuar i prapėsisė, egėrsisė dhe tė keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vėllazėrisė magji-zeze, e quajtur "Agimi i artė", i cili ka vdekur mė 1947, sinqerisht ka besuar se pikėrisht ai ėshtė "egėrsira Antikrisht" qė fshihet prapa numrit 666. Vetė, me plot krenari, publikisht nėnshkruhej si "Egėrsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", qė nga gjuha greke do tė thotė egėrsirė apo bishė, e qė sipas sistemit hebraik tė pėrllogaritjes numerologjike, pėrfitohet numri 666. Numri 666 mund tė haset edhe nė simbolikėn e vėllazėrive tė ndryshme masonerike, tė cilėn ata e kanė shprehur si identitet edhe nė nivele publike me karakter shtetėror. Ta zėmė, konstruksioni artistik i piramidės sė madhe e ndėrtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit nė hyrje tė muzeut tė LUVRIT nė Paris, pėrbėhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njėjta ėshtė ndėrtuar me urdhėr tė vetė presidentit francez Zhak Shirak.

    Nė anėn tjetėr, okulistėt dhe pėrkatėsit e vėllazėrisė shpirtėrore tejet tė pėrhapur nė botė e quajtur "Newage" (Gjenerata e re), nė kėrkim tė instuticioneve zyrtare qė pėrputhen me numrin e mallkuar, kanė regjistruar se shėrbimi postar i Britanisė sė Madhe nė ishujt e Foklandės, mė vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndėrsa njė komentim mė autentik tė mundėsisė sė lidhjes shtetėrore britanike me kėtė numėr e ka dhėnė burrėshtetasi dhe politikani anglez Tomas Mekolli. Ai konstatonte se "bisha numerike biblike" ėshtė e fshehur prapa institucionit tė njohur shtetėror britanik me 666 anėtarė. Kėtu Mekolli e kishte fjalėn pėr Parlamentin e Britanisė sė Madhe, i cili, me deputetėt dhe gjithė personelin tjetėr teknik tė punėsuar nė tė, numėron gjithsej 666 njerėz tė angazhuar.

    Ndoshta kjo hamendje na duhet paksa e tepruar, por shumica sot, mendojnė se Mekolli s'ka gabuar edhe aq.

    Nė fund, droja e kėtij viti pėr pėrputhshmėrinė e datės 06.06.2006, me simbolikėn e numrit 666, edhe pėrpos publicistikės sė madhe, nuk u tregua i saktė, por, ende mbetet e paqartė se, pse mediat e posaēėrisht ato me renome tė madhe botėrore kėsaj besėtytnie, i dhanė njė rėndėsi tė madhe? Mos ky fakt e dėshmon edhe mė bindshėm realitetin kaherė tė njohur se mediat e mėdha botėrore vėrtet janė tė kontrolluara nga masoneria elite globale???!

    Adnan Abrashi-NANDA Syri3
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,716
    Faleminderit
    160
    42 falenderime nė 36 postime
    Me duhet te kembengul, sepse bibla as qe duhet marre parasysh ne kete ēeshtje, perderisa eshte kisha ajo qe e quan kete numer te mallkuar, gje qe nuk eshte aspak e vertete.
    Numri 666 eshte numer i shenjte po aq sa dhe vete Dielli jetedhenesi.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Nyx
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    1,262
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kristianet e hershem ishin pagane te konvertuar. Nje nga argumemntet qe kisha perdori per konvertimin e tyre ne te krishtere ishte se Jezusi ishte me i admiruari i te gjithe zotave, madje edhe fytyra e tij shndrinte si dielli. Duke pare ketu metaforen qe perdoret per te krahasuar Jezusin me Helios- diellin, te vjen ne mendje ... existon ndonje arsye llogjike apo ndonje dije sekrete qe kristianet e hershem dinin, perderisa arriten te bejne nje krahasim te tille?! A ka ndonje lidhje midis Jezusit (8880) dhe Katrorit Magjik te Diellit numri i te cilit eshte 666?

    Katrori Magjik i Diellit ishte nje nga simbolet me te rendesishem i perdorur ne antikitet per te perfaqesuar diellin, per vet faktin qe perfshinte ne te numrin “6”. Jane 6 ane ne nje kub, numrat (1, 2, 3) kur mblidhen ose shumezohen bashke jane te barabarte me “6”. Gjithashtu edhe shuma e te gjithe numrave nga 1-36 te vendosur ne nje katror 6x6 jane te barabarte me 666. pra katrori eshet magjik, sepse shuma e cdo rrjeshti, kolone apo diagonaleje eshte e barabarte me 111. por pasi kisha u be shteti dhe feja e mbreteris Romake, te kishe ne duart e tua diagramen e meposhtme ishte njelloj sikur te futeshe vet ne turren e druve dhe ti vije shkrepsen.

    • Numrat e rrethuar te katrorit magjik formojne shenjen X, qe ne greqishten e lashte eshte symbol I Krishtit.
    • Shuma e te gjithe numrave te katrorit magjik te diellit (666) e mbledhur me Shumen e numrave ne 12 rrathet e Krishtit (222) eshte e barabarte me numrin e Jezusit (888)
    • Si perfundim, diagonalja e cdo katrori qe ka ne brendesi “rrethin e Krishtit” me llogaritje eshte 666 units.

    Marre nga: http://www.jesus8880.com/gematria/666.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nyx : 13-02-2008 mė 15:48

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,716
    Faleminderit
    160
    42 falenderime nė 36 postime
    Faleminderit per informacionin angel_j .

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Nyx
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    1,262
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Testamenti i ri, dhe teologet per vite me rradhe kane theksuar kuptimin e madh simbolik te ketij numri. Testamenti i ri thote per ardhjen e nje “Armageddon”, nje fund i madh, ku e mira dhe e keqa do jene ne nje lufte te madhe, ku triumfon gjithmon e mira, dhe triumfi i Zotit, pra humbja e “bishes” se ashtuquajtur antikrisht.
    Ne disa pjese te Zbuleses, thuhet se “bisha” eshte i/e identifikuar pikerisht nga numri 666, qe mund ta ket te damkosur ose ne ball, ose ne doren e tyre te djathte. Kjo eshte pakez e zymte, pse duhet pikerisht ky numer te perfaqesoje “bishen”?!
    Zoti e krijoi njeriun ne diten e gjashte (6) te zanafilles, dhe te shtaten e mori pushim. Ne nje nga veprat e apostujve (Mateu 16:23) satani eshte i pershkruar si qenie e drejtuar nga njeriu dhe jo nga Zoti, pra si ka mundesi qe numri i tij perputhet me numrin e njeriut ... mos

  16. #16
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,700
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_ Lexo Postimin
    Numri TREMBĖDHJETĖ (13): ėshtė numri i cili gjatė darkės sė fundit ėshtė pėrmendur nga Jezusi nė kontestin negativ. Qė nga kohėt mė tė lashta dhe nga ana e shumė popujve tė ndryshėm, ėshtė konsideruar si numėr qė sjell fatkeqėsi;
    Eshte numri im i lindjes dhe gjithashtu my lucky number..
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  17. #17
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,275
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zoti e krijoi njeriun ne diten e gjashte (6) te zanafilles, dhe te shtaten e mori pushim. Ne nje nga veprat e apostujve (Mateu 16:23) satani eshte i pershkruar si qenie e drejtuar nga njeriu dhe jo nga Zoti, pra si ka mundesi qe numri i tij perputhet me numrin e njeriut ... mos
    Sepse numri 666 eshte i njeriut, jo i Djallit. E kam thene edhe me lart ate.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Nyx
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    1,262
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Sepse numri 666 eshte i njeriut, jo i Djallit. E kam thene edhe me lart ate.
    Edhe une ndaj e thash ate, sepse bien komplet ne kontradite me mendimet e ketyre fetareve te regjur ... sipas tyre i bie qe njeriu te jet vet djalli.

Tema tė Ngjashme

  1. shpjegimi i numrave binare?
    Nga erisa_djana nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 15:54
  2. Sfidė: Mbledhja e numrave romak
    Nga edspace nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 17:55
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 09:08
  4. Sfida nga Pr-Tech: Mbledhja e dy numrave 256 shifror
    Nga edspace nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 19:32
  5. Qeveria merr vendimin per shtimin e numrave ushtarake ne Irak
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 15:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •