Si te shmangesh rishfaqjen e dhimbjes se qafes
Mjekėt tėrheqin vėmendjen tė tregoheni tė kujdesshėm nė drejtim tė stilit tė jetės dhe rekomandimeve tė mjekėve, nė mėnyrė qė tė mund tė shmangni rishfaqjen e sėmundjes. Por si mund tė ndalohet rikthimi i sėmundjes dhe ēfarė kėshillash mund tu jepen kėtyre personave gjatė kėsaj periudhe tė vitit? Ja ēfarė thotė nė njė intervistė pėr gazetėn, mjekja reumatologe Aida Nica:
Doktoreshė, pse gjatė stinės sė vjeshtės riaktivizohen rastet e spondiloatrozave?
Stina e vjeshtė pėrkon me ndryshimet klimaterike dhe rritjen e nivelit tė lagėshtirės nė ajėr. Kjo e fundit sė bashku me ndryshimin e presionit tė ajrit, ndikojnė nė ndryshimin e kripėrave nė kocka dhe pėr pasojė dhe rishfaqjen e dhimbjeve. Megjithatė pėrveē efektit tė klimės, nė rishfaqjen e dhimbjeve ndikojnė dhe njė sėrė faktorėsh tė tjerė, tė tillė janė: ngritja e peshave tė rėnda, mungesa e aktivitetit fizik, korrentet e ajrit etj.
Si rishfaqet sėmundja?
Fillimisht sėmundja nis me kėrcitjen e kockave, qė pason me dhimbjen qė ėshtė dhe tipar dallues i sėmundjes. Pėrveē kėsaj mund tė ndodhė tė shfaqen probleme me ekuilibrin, gjė qė zgjat pak sekonda dhe mė pas zhduket. Nė tė njėjtėn kohė mund tė shfaqet temperaturė lokale nė vendin ku shfaqet dhimbja.
Ēfarė ndėrlikimesh mund tė shfaqin?
Kjo ėshtė njė sėmundje degjenerative kronike dhe qėllimi ynė ėshtė shmangia sa tė jetė e mundur e pėrkeqėsimit tė saj. Megjithatė ndėr ndėrlikimet qė mund tė shfaqen janė invaliditeti dhe pamundėsia e pacientit pėr tė lėvizur dhe kryer njė jetė normale.
Ēfarė rekomandohet pėr tė parandaluar rishfaqjen nė kėtė periudhė tė vitit?
Sė pari, rekomandohet eliminimi i faktorėve qė ndikojnė nė shfaqjen e sėmundjes. Kėshtu, sė pari, rekomandohet kujdes gjatė sforcimeve fizike dhe ngritjeve tė peshave. Duhet treguar kujdes pėr mbajtjen nėn kontroll tė peshės trupore, qė tė evitohet mbipesha, e cila ėshtė njė faktor qė ndikon nė shfaqjen dhe acarimin e sėmundjes. Po ashtu rekomandohen trajtime me kalcium dhe vitaminė D pėr gati 3 muaj. Nė tė njėjtėn kohė rekomandohet fizioterapi, e cila bėhet dy herė nė vit, me seanca nga 7-10 ditė. Fizioterapia ėshtė mjaft efikase nė trajtimin e kėsaj sėmundjeje, veēse nuk mund tė pėrdoret nga personat qė pėrveē spondiloatrozės kanė probleme kardiake.
Mund tė shkojnė nė llixha kėta persona?
Po. Llixhat janė mjaft tė rekomandueshme, sidomos gjatė muajit tetor, qė ėshtė dhe periudha mė e pėrshtatshme pėr tė shkuar.
Nė momentin qė shfaqen dhimbjet, ēfarė mund tė pėrdoret pėr tu qetėsuar?
Sė pari, mund tė pėrdoren qetėsues si: paracetamol, kodein etj., antiinflamator josteroidė dhe qetėsues pėr muskujt. Ndėrkohė rekomandohet vendosja e akullit dy herė nė ditė, pėr nga 10 minuta nė vendin ku shfaqet dhimbja.
keshilla
kujdes nė ngritjen e peshave tė rėnda
kujdes me korrentet e ajrit
pėrdorni medikamente antidhimbje dhe antiinflamatore, kur ju shfaqen dhimbjet
eliminoni mbipeshėn
mbanin nėn kontroll peshėn trupore
bėni fizioterapi
shkoni nė llixha
shkoni rregullisht te mjeku specialist
Vera e kuqe, aleate pėr tė luftuar kancerin nė prostat
Vera e kuqe arrin tė ulė rrezikun pėr shfaqjen e kancerit tė prostatės. Duket se efekti mbrojtės i pijes ėshtė mė efikas kundėr formave mė tė avancuara tė sėmundjes. Tė paktėn ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga Cancer Research Center nė SHBA. Gjatė studimit janė intervistuar 1623 pacientė, tė cilėve u ishte diagnostifikuar kanceri nė prostat. Studiuesit kanė vėrejtur se te burrat qė pinin 4 gota vera nė javė, rreziku ulej me 50 pėr qind, rezultat qė nuk ishte vėnė re pėr pijet tjera alkoolike, pėrfshi dhe verėn e bardhė. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se substanca qė i atribuohej efekti mbrojtės resveratroli, ndodhet vetėm nė rrushin e kuq. Substanca gjendet dhe nė formėn e pėrbėrėsve dietik qė rekomandohen pėr mbrojtjen nga sėmundjet kardiovaskulare. Substanca ka efekt antioksidant, anti-radikaleve tė lira, vepron nė procesin e shkatėrrimit tė qelizave qė mund tė ēojė nė shfaqjen e tumorit dhe ndihmon trupin tė eliminojė qelizat tumorale. Kjo mund tė ndikojė nė uljen e hormoneve mashkullore, si testosteroni qė ndikon nė shfaqjen e kancerit tė prostatės.
Studiuesit nėnvizojnė faktin se avantazhet e verės mund tė bėhen vetėm nga konsumi i moderuar i kėsaj pijeje, ndėrkohė qė konsumi i tepruar mund tė ēonte nė shfaqjen e efekteve negative, si p.sh., pėrshpejtimin e kancerit. Rezultatet e studimit do tė pėrsėriten nė njė numėr mė tė madh personash dhe me mosha tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė arrihet nė pėrfundime mė tė sakta.
Don Imeraj
Krijoni Kontakt