PBDNJ: Të nisë procesi i regjistrimit të popullatës sipas standardeve të BE
PBDNJ i ka kërkuar qeverisë shqiptare të nisë procesin e regjistrimit të popullatës sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare. Ky proces regjistrimi, deklaron PBDNJ së bashku me organizatën e minoritetit grek, “Omonia”, duhet kryer në këtë vit të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Në rast të mosrealizimit të procesit të regjistrimit, PBDNJ kërcënon se do të dalë nga koalicioni qeverisës.
Fillimisht, organizata e minoritetit grek, “Omonia” dhe së fundi edhe PBDNj i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të nisë procesin e regjistrimit të popullatës sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare. “Ky proces regjistrimi i minoriteteve, - deklaron kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, - duhet kryer veçanërisht sipas standardeve të BE, pasi kështu do të hartohen politika dhe do të realizohen më mirë të drejtat për minoritetet.
Kryetari organizatës “Omonia”, Jani Jani, deklaron, se regjistrimi minoriteteve duhet kryer në këtë vit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me kartat e identitetit. Kjo kërkesë e PBDNJ dhe “Omonia”-s është disavjeçare dhe kryetari PBDNJ, Vangjel Dule, thotë se kjo është edhe një kërkesë e përsëritur e Këshillit të Evropës. “Në rast të mosrealizimit të procesit të regjistrimit, PBDNJ, - deklaron Vangjel Dule, - do të sakrifikojë, duke dalë nga koalicioni aktual qeverisës.
gazetatema
Krijoni Kontakt