- Fëmija dhe dielli, janë shumë identik, të dytë lëshojnë nxehtësi or mik!
(Çuni me nipin më të bukur Leonin)...
@ Agim METBALA
- Fëmija dhe dielli, janë shumë identik, të dytë lëshojnë nxehtësi or mik!
(Çuni me nipin më të bukur Leonin)...
@ Agim METBALA
SERAFIM DILO (08-04-2017)
- Dashuria e fëmijës, i mund të gjitha dashuritë!
@ Agim METBALA
- Nuk ka mirëbërësi më të madhe se sa ta lumturosh një fëmi!
@ Agim METBALA
- Para këmbëve të fëmijës, gjunjëzohen edhe engjuj!
@ Agim METBALA
- Syri i fëmijës i ngjan llampës magjike që magjeps me mrekullitë!
(Mbesa Medina)..
@ Agim METBALA
- Fëmijët, edhe me fotografitë, ma zbukurojnë ditën!
(Altini, nipi im i tretË, plot me energji poZitive)...
@ Agim METBALA
- Kush ngre dorën kundër FËMIJËS, ngre dorën kundër vet ZOTIT!
@ Agim METBALA
SERAFIM DILO (14-12-2016)
- Njeriu që s'ka frikë as nga fëmija, është i xhveshur nga njerëzia!
@ Agim METBALA
BISEDA
Në dhomë të nxehtë,
Rrijnë e bisedojnë -
Mu te koftori;
E gjyshen e pyeti,
I vogli Mentori:
- Po si gjyshe ime,
N'këto ditë dimri,
Në këtë stuhi e acar...
Lepurit veshëgjatë -
S'i trembet syri aspak?
- Paj pëllumbi i im,
I tha gjyshja syqeshur:
- Ai shetit me gëzim,
Në kët stuhi e acar,
Se gëzof t'leshtë ka veshur!
09.02.1972
@ Agim METBALA
- Kur paraqitet fëmija, çdo gjë tjetër kalon në planin e dytë!
@ Agim METBALA
SERAFIM DILO (08-04-2017)
KUKULLA E SËMURË
Për ditëlindje mami ia bleu Fitorës një kukull që qeshte e qante, posa ta prekje në stomak.
Mirëpo, pas ndonjë muaji, kukulla e Fitores nuk qante e as nuk qeshte më.
- Mami, mami!
- Urdhëro, shpirti i mamit!
- Më është sëmuar kukulla!
- Çfarë e ka gjetur, pëllumbesha e mamit?
- Nuk di mami, por as nuk qesh, as nuk qan më!
- E ç’të bëjmë tani, bija e mamit?
- Ta dërgojmë te mjeku, mami. Mjeku me siguri do të dijë çfarë ka kukulla ime e bukur!
Mami vuri buzën në gaz. U ngrit nga minderi, mori nga kutia bateritë. Me lehtësi ia ndërroi kukullës.
Fitorja e mori në përqafim.
Kukulla filloi të qeshë e të qajë. Fitorja i lidhi duart për këmbët e nënës...
Këto dy vjersha të botuar në revistën letrare për fëmijë "GËZIMI", që atbotë, botohej në Shkup, m'i dërgoi miku Beqir Naim Sulejmani...
E falenderoj përzemërsisht!
#AgimMETBALA
SERAFIM DILO (08-04-2017)
- Fëmijët e mbajnë barazpeshën e kësaj bote!
@ Agim METBALA
- Pjeshkët... kanë lulëzuar,bletat...thithin nektar, fushat...janë zbukuruar, frymëzime vërdallë!
- Fëmija edhe kur të përgjesh, të krijon kënaqësi maksimale!
@ Agim METBALA
- Kush shkruan për fëmijë, mbetet i çiltër edhe në pleqëri!
@ AgimMETBALA
SERAFIM DILO (08-04-2017)
- Fëmijët i mbajnë gjallë edhe ata persona që janë mërzitur nga jeta!
(Me tre nipat e mi, tre yjet e mi)...
@ Agim METBALA
SERAFIM DILO (15-04-2017)
- Fëmija ta zbukuron edhe ditën me shi!
@ Agim METBALA
DERISA FËMIJA FLE
Derisa fëmija fle:
- Nëna flokët ia përkëdhel,
Hëna derdh ar në livadh,
Peshqit lodrojnë me mall,
Xixëllonjat me fener udhëtojnë,
Yjet ëmbël vetullojnë...
Derisa fëmija fle dhe ëndërron!
25.07.1971
(Vjersha është shkruar para dyzet e gjashtlë vitesh)...
#AgimMETBALA
- Nëse në jetë, vërtet s’ke parë engjuj, atëherë të preferoj të shkosh në çerdhen e fëmijve!
(Tre nipat e mi, tre musketarët)...
#AgimMETBALA
Krijoni Kontakt