Është vënë re që disa anëtarë hapin tema këtu duke kaluar në chit-chat dhe duke bërë shaka.

Si nga vetë emri i forumit, është një forum më shumë se serioz.

Ju lutemi të mos hapni më tema të tilla.... në të kundërt do merren masa për ata anëtarë të cilet do thyejnë këtë rregull.

Shumë zemra qajnë..... Anëtarë të tjerë vinë ketu e derdhin lot pasi kërkojnë të afërmit e tyre. Nuk ju kërkohet të bëni një gjë të tillë, por kjo nuk do të thotë se jeni të lirë të "talleni" apo të kaloni temat në chit-chat.

Tek temat duhet të shkruani vetëm në ato raste kur mendoni se vërtet mund ti vini në ndihmë dikujt!

Faleminderit për mirëkuptimin!