Une jam me mendimin se qytetaret Vlonjate kane te drejte te zgjedhin nese do te ndertohet ose jo, per cdo veper qe mund te kercenoje shendetin e tyre, vendin e punes ose biznesin e tyre.
Vlora ka ndertuar bazen e saj mbi nje qytet turistik. Ekonomia e gjithe qytetit varet nga turizmi qe ka ajo. Vlora ka rreth 1500 biznese te vogla, te mesme dhe te medha te cilat jane te varura nga turizmi, si Hotele, Dhoma plazhi, Bare, Disko, Restorante, Souvenir etj.
Me ndertimin e Petrolifera-s, TEC-it dhe AMBO-s, turizmi ne Vlore do te zhduket, te gjitha bizneset qe varen nga turizmi do te falimentojne, do te braktisen nga pronaret e tyre dhe Vlora do te behet si nje qytet fantazme.
AMBO, Petrolifera dhe TEC-i premtuan vende pune, a do kete vende pune ne te vertete?
Po eshte e vertete qe do kete vende pune, por nuk do te jene ashtu sic i imagjinoni. Petrolifera, TEC-i dhe AMBO nuk kane nevoje per shume fuqi puntore pasi shumica e pajisjeve eshte e automatizuar. Vendet e punes qe do te vihen ne dispozicion jane: Pastrimi i plazhit nga nafta dhe shpendet e ngordhur pres saj.
Me ndertimin e TEC-it thone se Shqiperia do te kete drita?
Absolutisht jo. Te gjitha keto qe po ndertohen jane vepra te huaja dhe energjia do te eksportohet.
Cfare perfitojme ne nga keto vepra?
Ndotje te ajrit dhe te detit.
Perse zgjodhen Vloren?
Vlora eshte nje gji natyral dhe nje qarkullim i plote i ujrave te saj behet nje here ne 90 vjet. Keshtu qe ujrat italiane dhe ujrat e shteteve te tjera nuk rrezikojne te ndoten.
Perse duhet ta mbrojme Vloren nga keto vepra?
Kjo qe po ndertohet eshte thjesht hapi i pare drejt shkaterrimit te Shqiperise. Nqs nuk parandalohet kjo, dicka e tille do filloje te ndertohet ne cdo qytet sepse cdo shtet i Europes ka nevoje per nje vend kur te vendosi WC-ne e saj. Dhe ashtu si vendosi Italia ta ndertonte ne Vlore, ndonje shtet tjeter do vendosi ta bej dhe qytetin tim ose tuaj.
Pervec ketyre dua te permend dhe masat qe mori policia ne dt 03.01.2008 per te zhbllokuar rrugen nga bllokimet qe kishin bere qytetaret e Vlores per ne kantierin e ndertimit te Petrolifera-s dhe TEC-it. Me duket ANORMALE qe per te arrestuar 44 qytetare te kete nevoj per 195 police. Per me teper policia ka ushtruar dhune. Gje qe e konfirmojne dhe vete te arrestuarit. Fillimisht Z. Besnik Lulaj (Me duket biznesmen i Vlores dhe perkrahes i aleances per mbrojtjen e gjirit te vlores) i eshte ushtruar dhune ne sy te djalit te tij 17 vjec dhe i kane thyer kemben, pas kesaj ne sy te te atit ushtruan dhune edhe ndaj djalit te tij. Dhune kane ushtruar dhe mbi nje vajze 20 vjece, Laura Ferhati, aktiviste e Aleances si dhe mbi kryetarin dhe nenkryetarin e kesaj organizate. (Mendimi im personal per kete iniciative te policise eshte se policia eshte korruptuar nga vete ndertuesit e petroliferes)
PRA KY ESHTE SHTETI JONE SHQIPTAR QE NA DO DHE NA MBRON SHUME
Krijoni Kontakt