Festuam edhe kete vit ne shqiptaret. Ne muajin dhjetor konsumatoret mbushen tregjet e vendit ne sherbim te tradites per te pasur nje tavoline me ushqime te larmishme. Nje tradite e mbetur qe nga kohet e vjetra kur nata e nderrimit te viteve ishte e vetmja ne 365 dite kur mund te provoje shijen e portokalleve, molleve apo ndonje ushqimi me te vecante.
Gjithsesi eshte nje tradite e mire dhe qe i bashkon te gjithe anetaret e familjes ne nje tryeze per te festuar ardhjen e nje viti tjeter. Por tjeterkund e kam fjalen Dy dite pas festave kryeqyteti shqiptar e gjen veten te mbytur nga mbeturinat. Pervecse nje deshmi se ne si popull ushqehemi mjaft mire dhe tavolinat tona kane qene te mbushura plot gjate nates se nderrimit te viteve, situata ku gjendej Tirana tregoi edhe njehere tjeter se askush nuk shikon me larg se pragu i shtepise se tij.
Plehra te hedhura kudo dhe pa kriter, kosha te mbushur dhe te papastruar, ere mbytese ..Kjo ishte panorama e pasfestes shqiptare. Ajo cka te habit me teper eshte se shtepite tona jane mjaft te pastra. Amvisat shqiptare jane te kujdesshme deri sa u kthehet ne mani pastertia e shtepise. Por, deri ketu ama. Kur vjen puna per pronen e perbashket, aty ku ndoshta kalojme pjesen me te madhe te kohes tone, askush nuk do tia di. Pastrojme shtepine tone dhe mbeturinat i hedhim poshte deres se komshiut. Kjo eshte motoja.
Per arsye pune mu desh te kaloja nga zona e ish-bllokut ne Tirane. Dhe cte me shohin syte..?! Sharra ishte zhvendosur aty. Nje vendgrumbullimi i mirefillte ne mes te lagjes me lluksoze te metropolit, aty ku nje meter katror kushton 2000 Euro. Nje kopesht i vertete me mbeturina. Edhe pse ekzistonte nje cope leter e bashkise se Tiranes e cila u kerkon banoreve te mos hedhin mbeturinat ne kete zone per shkak te punimeve askush nuk e ka vene ujin ne zjarr.
Por kjo gjendje mund te shikohet lehtesisht pergjate gjithe rrugeve te Tiranes ku mund te kuptosh mjaft qarte se makinat e mbeturinave kane dite te tera qe nuk qarkullojne per mbledhjen e tyre. Ēdo qytetar i shqiptar ka te drejte te marre nje ēertifikate ne gjendjen civile me nje kusht te vetem: Te kete paguar taksen e pastrimit dhe ate te gjelberimit, dhe mesa duket me motivin e vetem per te jetuar ne nje kopesht me mbeturina.
Krijoni Kontakt