Nga Hajredin S Muja
Letėr nga mėrgimi
M'pikuan lotėt n'tokė mė ranė
mos harro atė ditė moj nanė,
n'ditė bajramit, n'ditė gėzimit,
mora rrugat e mėrgimit.
Sot s'kam gėzim as nuk kam gas,
as prej mallit s'mund tė flas,
prandaj jam ulė e po t'shkruaj,
djali yt prej dheut t'huaj.
Tė tregoi nėnė pėrnjimend,
asgjė s'asht si n'vendin tem,
qyshė kam ardhė kėtu mallkoj vehten,
mėrzia po m'shkatrron jeten.
Kėtu hana rri e fshehtė,
kėtu qielli ėshtė i errtė,
as dielli nuk jep ndriēim,
s'asht si dielli i vendit tim.
Kėtu luleve s'u vjen erė,
kėtu s'ka vjeshtė, as s'ka prandverė,
ka veē dimen e vapė tė shkretė,
mos me mujtė nji natė me fjetė
Ktu s'ka qefė veē punė e gjumė,
pamirėsi me shumė zullum,
kėtu janė njerėzit si bagėtia,
nga njė javė nuk shkojnė te shpia.
Tash nėnė shumė nuk po tė shkruaj,
t'fala u baj prej dheut t'huaj,
sa herė tė duesh me m'kujtue,
puthe dheun qė m'ka rritė mue.
Mendimi i keq
Ishte njė ditė vere, e nxehtė, vapė,
njė djalė nga qyteti ishte nisė pėr fshat,
meqė u lodh rrugės, njė bahēe shikoi,
nėn hije t'njė arre u ulė tė pushojė
U ēudit djaloshi e me vehte foli,
gjith kjo arrė e madhe, frute t'vogla n'xori,
kurse n'tokė ky kungull, nuk din tė venitet,
nė njė loze t'vogel, kaq e madhe rritet.
Tha: Hej Zot i Madh, n'Lindje e n'Prendim,
ēdo gjė qė krijove, s'e bėre pa gabim,
a s'do t'ish mė mirė t'i ndėrroje farat,
kungulli n'pemė tė madhe, e nė loze arrat.
Kėshtu mendoi djali, por shpejt u pendue,
situatėn mirė se kishte mendue,
Nga pema e arrės njė kokėrr pikoi,
i ra n'kokė djaloshit, gati e debloi.
Tha: O Zot i madh, qė merr e jep jetė,
ēdo gjė qė krijove e vure n'vend tė vet,
po sikur ky kungull tė mė binte kokės,
unė sot do tė hyja, nė brendinė e tokės.
E KUJTOI VENDLINDJEN
E kujtoj Vendlindjen, vendin ku jam rritė
Tė gjitha ato male i kujtoj ēdo ditė,
Nė mėrgim kujtimet i ruaj me freski,
Nuk i harroj ditėt kur kam qenė i ri.
Kujtimin vendlindjes ja kam huazuar,
Pėr bukuri t'natyrės shumė herė kam kėnduar,
Pėr tė shprehur mallin mė duhen shumė fjalė,
Sytė e mi t'pėrlotur e shohin tė gjallė.
E kujtoj vendlindjen, kohėn e rinisė,
Nė tė mua mu ngjallėn ndjenja t'dashurisė,
Fjalėt e para aty i shqiptova,
Aty shkronjat e para tė shqipes i mėsova.
E kujtoj Vendlindjen prej dheut tė huaj,
Sa tė kem unė jetė, s'kam pėr tė harruar,
Nė mėrgim tė gjallė mė mban veē njė shpresė,
Do t'kthej nė Vendlindje, atje qė tė vdes.
Krijoni Kontakt