Nė pikėpamje praktike, shqiptarėt me gjithė figurat e paraqitura si heroike, qė kanė bėrė zgjedhje tė drejta e luftėra heroike gjenden nė situatė mė tė keqe se tė gjithė popujt e tjerė. Kjo e vėshtirėson shpjegimin se pse shqiptarėt kanė kaq shumė figura tė shquara dhe heronj dhe praktikėn mė tė pafrytshme. Kėta heronj nga njėra anė thuhet se kanė bėrė gjithnjė zgjidhjet mė tė drejta nė situatat e ndėrlikuara dhe nga ana tjetėr, rezultate tė kėtyre zgjedhjeve kane qenė humbjet e shqiptarėve, shkatėrrimi i gjithanshėm. Kjo praktikisht e shtron dilemėn e shqiptarėve pėr tė vazhduar apo pėr tė mos vazhduar praktikat e kėtyre heronjve, ndoshta lėkundjet pėr tė parė drejt personazhesh tė tjera historike shqiptare dhe drejt zgjidhjesh tė tjera qė janė bėrė gjatė historisė, por qė janė mundur nga kėta heronj dhe aleatėt e tyre sllavė dhe grekė. A ka qenė alternativa tjetėr e kundėrt me atė tė Skėnderbeut, domethėnė bashkėpunimi me pushtuesit jashtėballkanikė (osmanėt, italianėt, gjermanėt) kundėr pushtuesve ballkanikė sllave (serbė) e grekė zgjidhje mė e mirė dhe mos janė ata politikanėt qė duhen ngritur nė nivelin e heronjve ? A ėshtė gjendja e sotme e mjerė e shqiptarėve, qenia e tyre tė copėtuar nė disa shtete etj., siē thonė zakonisht historianėt, "rezultat i zgjedhjeve politike qė kanė bėrė ata qė sot mbahen pėr heronj" ? Kėto jaė dilema qė i ka lindur tek shqiptarėt situata shoqėrore-politike e sotme, ndryshimet e mėdha qė po ndodhin dhe reflektimi racional mbi vetveten.
Sabri Selmani
Krijoni Kontakt