KANUNI eshte NJE - Modifikimet jane me qindra; kam qene mese i qarte ne shkrimin qe i referohesh. Tjeter eshte qeshtja nese ti kerkon te futesh ne sherrr shpirto
KANUNIN SHQIPTAR e zbatonin te gjithe shqiptaret pa dallim krahine e vendi. -Perse me detyron te perseritem?!
E thash edhe nje here se ne mesjeten thermuese, ku cdo gje copetohej e degradohej deri sa edhe nje fshat qe kishte vetem disa qindra hektar toke e shpallte veten principate, e dikush prej tyre veten princ vetem pse kishte nje here dhe dikur nje lidhje shume te larget me gjakun mbreteror, bente stemen e vet prente monedhat e veta etj, njesoj keshu edhe Kanuni gjithshqiptar, u be pre e ketyre princerve dhe thermimeve e modifikimeve lokale.
E kam perseritur disa here se edhe jugu i thelle i arberise jetonte me Kanun njesoj si gjithe viset tjera te veriut me te larget. Dallimet ndonese u shtuan ne vartesi me situaten gjeopolitike e ekonomiko-ushtarake, -thelbi i tij mbeti i paprishur.
Ne kohe te urta ishte obligim dhe tradite e pakeputur e takimit te pleqve dhe pleqnareve nga te gjitha viset shqiptare ne kuvend me qellim harmonizimi e trajtimi presedanesh te reja ne jeten tone. Pas ketij kuvendi ku pleqnaret dhe kreret me ne ze miratonin pleqnite pleqte e kanuneve i sjellnin ato me vete ne viset e tyre dhe ato te gjitha beheshin publike deri edhe te nje ferishte djepi.
Keshtu pra KANUNI perterihej cdo kater vjet me rregullativa te reja qe i kerkonte zhillimi i kohes dhe ngjarjet e qeshtjet shoqerore pa presedan. Pra Kanuni ishte nje per te gjithe arberoret. Nuk perjashtohen rastet kur nje krahine e caktuar nuk ka rene ne ujdi me pleqerite e krahinave tjera dhe ka vazhduar me te veten, por ne kuvendin gjitharberor te katervjeteshit ose eshte dashur ta pranoje ose t'ua argumentoje gjithe krahinave tjera ashtu qe ta pranojne ato kete te vetmen si me te drejte, gjera qe kane ndodhur rregullisht.
Tendencat e venies ne fuqi te normave diskriminuese kane ekzistuar gjate gjithe historise se jetes dhe zhvillimit te Kanunit. Dicka te tille tentoi te bente edhe vet Gjergj Kastrioti i cili i verbuar me madheshtine e vet kerkoi dretjesi te re sipas vleres se personit, pra trajtim special te "VIP"-ave. Kesaj i ra me shpate Leke Duke Gjini IV. Dhe ashtu mbet pavaresisht kembenguljes se gjate te Gjergjit.
"Ne kandar te vetin secili peshon 400 derhem."
Keto 400 derhem jane emri i valutes me te vjeter ne evrope te cilen e preu Dyrarhu, fjale e cila ne greqishte u be sinonim i parase andaj sot e kesaj dite perdoret 'drahmi'.
Ky duket se ishte cmimi i gjakut te falur te nje njeriu. E jo i gjakut. Pra nese ke vrare dikend pa dashje dhe ke kerkuar falje duke respektuar te gjitha rregullat kanunore, nese familja e mortit ta pranon faljen o pafajesine, ti do t'ia lash 400 dyrrah te gjalleve te tij per demtimin. Pra nuk eshte fjala per gjakun sepse gjaku ose falet ose nxirret por per demin e shaktuar familjes se te vrarit siper vdekjes se tij. [po nenvizoj keto per shkak se te pamesuarit me lehtesi bejne ngaterrese te ketyre kategorive] Pra, gjaku gjobe nuk behet! 400 dyrrah jane aty per te paguar demin ne vlere te produktivitetit te njeriut te gjalle - pra efektivit te tij ekonomik ne familje e jo ekzistimit te tij fizik. Menyra se si eshte llogaritur dhe si eshte ardhur deri te kjo shume fikse e miratuar nga te gjithe mbetet mister.
Keshtu Lionesse, duket se ma paske gabuar kategorine...
Krijoni Kontakt