Nga një anë nuk kanë faj prindërit pasi siç e ka thënë Perla më sipër fëmijët e shikojnë shkollën si një mundësi për të kaluar ditën dhe të shpëtojnë nga kthetrat e prindërve. Fëmijet në shtëpi bëjnë si engjëj, sapo dalin nga dera nuk i njohin më as prindërit.
Faji duhet të hidhet mbi institucionet arsimore, e them këtë pasi ato nuk marrin asnjë masë për të lajmëruar prindërit e djalit/vajzës mbi sjelljën e tyre në shkollë. Mjafton të marrë një raport tëk një nga ambulancat e qytetit dhe justifikon 3 ditë rresht pushime. Shkollat duhet të marrin masa për të vënë në dijeni prindërit e nxënësve mbi mungesat që ata bëjnë dhe ecurinë e tyre në mësime.
Kur kam qënë unë në gjimnaz 1 herë në tre muaj "mbledhja e prindërve", gjysma e prindërve nuk vinin pasi nuk lajmëroheshin. Tani besoj se nuk bëhen më. Nëse institucionet nuk marrin masa jo vetëm ky brez por edhe 2 deri në 3 breza të tjerë po i njëjti problem do jetë.
Krijoni Kontakt