Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 58
  1. #21

    Poezi nen tinguj nga Alma Papamihali


  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Me shume se sfondet dhe muzika eshte poezia e Alma Papamihalit ajo qe i jep bukuri dhe vlere ketyre videove. Poezia e saj eshte frymezim per mua dhe mendoj qe eshte nga penat me interesante qe shkruajne ne fushen e poezise. Per tu ndjekur patjeter.
    Pershendetje
    mos i ngaterro ferrat me lulet or i frymezuar. do ishte me e shendetshme per ju te postonit vetem poezite e autores pa i nakatosur me perlat e muzikes boterore.

    almes frymezim te metejshem.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #23
    Eshte thjesht kendveshtrimi im i nderuar "uj me gaz". Nuk guxoj te jap nje gjykim absolut persa i perket luleve dhe ferrave. Megjithate nga nje "kritik" qe e nis fjaline me germe te vogel e pranoj edhe kete.

  4. #24

    Gurėt - Alma Papamihali

    Nuk linda tė flas pėr tė kaluarėn time,
    Sepse pa lindur ende isha atėherė...
    Pėr tė parėn herė verės putha ajrin,
    Dhe pse ndokush pergjigjet
    Pėr mė tė bukurėn stinė, pranverė.
    S“mund tė flas pėr tė shkuarat vargje,
    Qė si endacake mė shpunė nėpėr botė...
    E kaluara vazhdon ujė-ndenjur tė mbetet,
    Dhe pse ndokush me mburrje,
    Si trashėgimi jete mund ta thotė.
    S“mund tė qesh me shakatė e shkuara,
    Dhe pse kraharorin si velat e times anije,
    Peshė ma ngritėn nėpėr det...
    Tė qeshėsh me ē“ėshtė thėnė mė parė,
    Gajasje quhet me ē“ke thėnė ti vetė.
    Por mund tė dua gurėt e ēdo rruge,
    Sado tė vjetėr apo pluhurosur
    Tė kenė qėnė mė parė...
    Vetė gurėt kohra mund tė gdhėndin,
    Tė flasin pėr ē“ėshtė bėrė, qeshur, apo qarė.
    Ndaj nė m“u ultė duarve ndonjė gur,
    S“do tė thotė qė diēka pashpirt,
    Ashtu gjysėm-vdekur mė ka mbetur...
    Jo! E ardhmja ndryshe ka nisur tė trokasė,
    Gurėt ndėr duar, zjarr i njė dėshmie tė patretur!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Eshte thjesht kendveshtrimi im i nderuar "uj me gaz". Nuk guxoj te jap nje gjykim absolut persa i perket luleve dhe ferrave. Megjithate nga nje "kritik" qe e nis fjaline me germe te vogel e pranoj edhe kete.
    nese do me lejoje dhe nje "kritike" tjeter:

    -une thjesht kendveshtrimin tim e mbaj thjesht vetem per vete.

    -nje lule p.sh.:

    -permbajtja nuk eshte varur kurre nga forma. nese c'shkruan eshte e drejte, te pakten ne kuptimin qe nuk cenon tjetrin, nuk ka shume rendesi sa te vogel apo sa te madhe e ke germen e pare te fjalise.

    dhe si mbyllje: mos u merzit se dhe une kam menduar e shkruar si ti para vitesh.

    pershendetje miqesore
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Nė u ftohshin
    pėshpėrimat e fjalėve,
    ndonjėherė,
    e ritme pulsi mos ndihesh mė...
    Diku,
    diēka do tė ketė ndodhur,
    dhe nėse nuk duket,
    a s“ndihet zė..

    E kur lėndinave,
    flutura mos duken,
    e ngjyra krahėsh,
    mos vjedhim pėr tonat netė...
    Diku,
    diēka do tė ketė ndodhur,
    ndaj as une s“do jem,
    e ti do ndihesh vetė...


    Por kur tutje,
    nė ndonjė qoshėzė,
    do shohėsh tė tharė,
    njė pikė lot...
    Vėrtetė,
    diēka do tė ketė ndodhur...
    Besomė ti,
    dhe nėse s“tė dukem si zot

    http://www.youtube.com/watch?v=-4_18DiEECQ
    Faleminderit per castet e bukura qe na dhuroni!

  7. #27
    E pavarur Maska e Vajze Prishtine
    Anėtarėsuar
    20-12-2009
    Vendndodhja
    Munchen
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Xhelozi vjeshte

    Unė prisja vjeshtėn ndryshe pėr tu ndierė,
    Nėn fėshfėrimė tė flija pak lėkundur,
    Si nėpėr ėndėrr vėrdallė tė vija
    Dhe tė pėrgjoja, heshtur pa u dukur...

    Mė mori malli tė ndihem xheloze,
    Ndaj prisja vjeshtėn, ndryshe pėr tu ndierė,
    S“mė bie mendja pėr detin e fjetur,
    Pėr ngjyrėn e bronxtė, qė mora nė verė...

    Unė prisja vjeshtėn tė shtrihesha mbi gjethe,
    Aty-kėtu tė verdhesha dhe unė,
    Nuk thonė kot kur ndihesh xheloze,
    Je dashuruar mbase mė shumė...

    http://www.youtube.com/watch?v=QWpvTZtlArA
    Shume e bukur kjo poezi. E kam pare edhe diku tjeter. M'pelqen shume.

  8. #28
    E pavarur Maska e Vajze Prishtine
    Anėtarėsuar
    20-12-2009
    Vendndodhja
    Munchen
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Afron ditė e madhe,
    ėndėrr shqipėtare,
    nuk sheh kund nė botė,
    shqiponjė dykrenare,
    askund s“mund tė gjesh,
    flamur qėndisur gjak,
    ndaj nuk zbehet ngjyra,
    ndizet bėhet flakė...

    Afron ditė e madhe,
    bij“ tė Skėnderbeut,
    "28 Nėntor",
    i dhe ngjyrė Atdheut,
    ngjyrose njė komb,
    kuq e zi valėvitur,
    nė ballkon tė Vlorės,
    pavarsia zbritur...

    Afron ditė e madhe,
    shqiptarizmi zgjuar,
    mė shumė se ngahera,
    ndihemi bashkuar,
    kishim qindra vite
    kėshtu pa u ndjerė,
    si shtėpi e madhe,
    me tė njejtėn derė...

    Afron ditė e madhe,
    fluturo shqiponjė,
    mbi malet shqiptare,
    mbi Kosovėn tonė,
    krahėt shtrive qiellit,
    u ndieve ēliruar,
    tė pavdekshėm jemi,
    veē kėshtu bashkuar!

    http://www.youtube.com/watch?v=EVPS2higIwc
    Shume falemnderit e nderuar Alma. Kjo poezi eshte per te gjithe ne. Falemnderit nga Kosova!

  9. #29

    Det, o deti im - Alma Papamihali

    Lėrmė tė endem
    dallgėve tė tua,
    nuk munda dot mike
    t“i bėhesha borės,
    sado egėrsi
    tė ftohtave brigje,
    e di, vjen njė ditė
    do ma zgjasėsh dorėn...
    Ndaj lermė ti, lermė...
    tė gjendem pranė teje,
    dhe nėse fundėsirės
    zhytur do mbetem...
    nė u zgjofshin ėndrrat
    dielli do mė presė,
    pa u tharė o det,
    nuk kam frikė tė tretem...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  10. #30
    Gezuar!!!

    Ti mundesh yje mbi fytyrė tė qėndisėsh
    Dhe nėse s“ke prekur qiell mė parė,
    Tė jesh i qelqtė, pa pasur frikė nga thyerja,
    Tė duash, mė shumė se ē“tė kanė dashur,
    Dhe nėse zemra ndonjėherė tė ėshtė vrarė...

    Ti mundesh tė ndalesh pėr njė moment
    Dhe nėse fati endacak tė ka pagėzuar,
    Por tėnden gjuhė, kudoqofsh mund ta flasėsh,
    E zemra nga kraharori tė vėrshėllejė,
    Kur tė ndjesh qė jeta s“tė ka harruar...

    Ti mund tė dashurohesh me tėnden tokė
    Dhe pse ta prekėsh duhet tė pish detra tė tėrė,
    Ti flasėsh zotit tė paktėn njė herė
    Dhe do kuptosh qė e tija dorė,
    S“ėshtė aspak kėshtjellė nė rėrė...

    E nė fjetsh ndonjėherė aq gjatė
    Sa te duket njė vit tė tėrė tė kesh fjetur,
    Do bindesh qė e kaluar veē zėnkat janė,
    Por kurrė dashuritė, as tė errėtat
    S“mund tė quhen imazh i vdekur...

    Dhe pas njė zgjimi tė ngrohtė edhe pse borė,
    Qė nėpėr jetėra stinėsh ėshtė rrotulluar,
    Lėre njė vit tė lindė nga krahėt e tu,
    Sa bukur tė marrėsh frymė mes milionash,
    Qė nė tė njėjtėn kohė urohen: Gėzuar!

    Ti mundesh tė urosh kaq thjeshtė - Gėzuar!!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  11. #31

    Valė pritėse - Alma Papamihali

    Kur ti nuk je,
    Tė nesėrmen e pres njė ditė mė parė,
    Tė sotmen, harresės ia dhuroj,
    E djeshmja duket mėngjez i marrė...
    Dhe nėse vėshtrimin ma vjedhin retė,
    Qiellit dy vėnde bosh i duken,
    Ndodh qė njeriu dy-herėsh ndihet,
    Nėse dy shpirtra veē nė njė struken.


    Kur ti nuk je,
    E qeshura tė vjetrin parfum kundėrmon,
    Cdo ecje kalimtarėsh bezdis dhe rrugėt,
    Nė tė zbrazurėn mbrėmje ku veē shi, shijon...
    Por nėse qepallat shndėrrohen nė varkė,
    Qė ashtu uritur lundrojnė nėpėr det,
    Vetė shkėmbinjtė pėrulen dhe shijojnė si valė,
    S“je gjithmonė i humbur kur ti nis e pret!
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  12. #32

    Foshnja mbi letėr - Alma Papamihali

    Ajo lindi njė fėmijė me tė,
    Dhe pse qarje foshnje,
    Askund s“u dėgjua...
    Dalloi fjalė tė lėvizin,
    Mes tė shkrirėve qerpikė,
    E bukurisė sė tyre u harrua...

    I dha emėr njė foshnje,
    Dhe pse nuk preku
    Lėkurė me duar ...
    Poreve tė trupit,
    Ajėr ndjeu,
    Njė lindje, e kish“ mrekulluar...

    Me tė krijoi njė fėmijė,
    Qė s“ia mėsoi
    Kurrė gjininė...
    E ē“rėndėsi,
    Nė djalė ishte, a vajzė
    Kur fytyrės ėndėrroje dashurinė...

    Ata lindėn njė fėmijė,
    Pelenash mbėshtjellė,
    Me tė bardhat fletė...
    Nuk qante foshnja,
    Por ajo,
    Vetė jeta, kishte prekur jetė...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  13. #33

    Forca e shpirtit - Alma Papamihali

    Njė shpirt veē nga humbja
    mundet tė lėkundet,
    mbase dhe tė shėmbet,
    (mė keq ku tė shkojė)
    nga fundosje e akullt
    si re ngrihet pluhur,
    humbja e shndėrron,
    vetė jetėn nė rrėnojė...

    Njė shpirt i lėkundur
    shemb detra tė tėrė,
    edhe nėse dallgėt
    mundin ta mbulojnė,
    nė vajtime zogjsh
    zėri i shndėrrohet,
    tė humburin shpirt,
    zotėt vetė vajtojnė...


    Njė shpirt veē nga humbja,
    nis tė flasė pėrēart,
    dhe zėri i flaktė
    pa u njomur shuhet...
    Asgje s“ėshtė e vėrtetė
    ē“ėshtė thėnė mė parė,
    imi shpirt ėshtė ndryshe,
    tjetėr shpirt ē“mė duhet!
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  14. #34

    Ti imja dėshirė - Alma Papamihali

    Oh ti, ti imja dėshirė,
    anije pėrmbytur nė det humnere
    pa lėshuar ende rrėnjė nėn tokė...
    Udhėn e sipėrfaqes munde tė prekėsh
    dhe tė uriturės hėnė t“i ngjitesh,
    duke u mbajtur tė miave flokė...

    Oh ti, ti imja dėshirė,
    ndriēuar jo si dėshirė e kujtdo
    qė kur humbet, tė zotnė me vete merr!
    Pse qėnke kaq ndryshe
    saqė dhe heshtjen nė vullkan pagėzon
    dhe oaz dashurie, lindke nė terr...

    Oh ti, ti imja dėshirė,
    me erė vjeshte parfumosur
    dhe shijen e sė fundit kafshatė...
    Kėputmė sa herė t“i friksohesh tharjes,
    e nėn ujitje, gjelbėr-ndezur shndėrromė
    dhe nėse mund tė ketė lindur natė...

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  15. #35

    Ti shko nė tjetėr portė - Alma Papamihali

    O ditėpaku dimėr
    Rri ende i pazgjuar,
    Ēe pate kėtė borė
    Qė trupit ma ke shtruar,
    Pa ik nė tjetėr portė
    Ku s“ndihet zjarr e natė,
    Unė endem ngjyrash vjeshte,
    Ēdo stinė qėndron mė gjatė...


    O ditėpaku dimėr
    Ēe bardhė e mirė tė zbriti,
    Kjo borė e sapoardhur
    S“ besoj mua mė priti...
    Pa ik nė tjetėr portė
    Ku flenė dhe ftohtė kanė,
    Vetė zemrat janė oxhaqe
    Kur kėngėt mbrėmje janė...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  16. #36

    Enigmė kthimi - Alma Papamihali

    Jemi shumė, sa shumė jemi ne,

    Fėmijė dyvendesh lindje-perėnduar,

    Si tė huaj, njėrės anė pėrcjellė,
    
E nė tjetrėn, mysafirė pritur

    Dhe pse mė parė (kurrė) s“ishim harruar...



    Qindra duar zgjatur sportelesh,
    
Shpesh fundosur kur indentifikohen,

    Mė shumė largohemi se vijmė,

    Jetė qė pas ndėrprerjesh ecin,

    Por qė pa nisur ende, mbarohen...



    Ēdo centimetri gjendemi ne,

    Tė ashtuquajturit "binjakė perėndimi",

    Vėrtetė nuk veshim tė njėjtat ngjyra,

    Por skenar ėndrrash tė njė autori jemi,

    Pėrfunduar, me enigmėn e njė kthimi...



    Jemi shume...
    (sa shume jemi ne)

    Qė dy herė mė shpejt,
    vdesim nga tė tjerė.

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  17. #37

    Shtegtim pulėbardhe - Libri i ri nga Alma Papamihali

    U hodh ne treg nga Botimet Toena "Shtegtim pulėbardhe", libri i ri i poetes Alma Papamihali.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  18. #38
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Urime edhe njė herė Alma, pėr librin e ri. Mezi pres ta lexoj tė plotė.

    Nga aq sa kam lexuar deri tani mnedoj se ndihet ndryshimi dhe pjekuria nė krahasim me krijimet e fillimit, si nė tematikė ashtu dhe nė mėnyrėn si e pėrcjell mesazhin tėnd.

    Suksese!!!

  19. #39
    E magjishmja botė - Alma Papamihali

    Nėse do doje
    tė magjishmen botė ta njihje,
    e kotė me njė frymė
    t“i viheshe erės nga pas...
    pa thuamė,
    ē“ėshtė mė e ndritshme
    nga tė sajat fjalė,
    dhe nėse rrallė, fare rrallė,
    pėr tė tingulltin ishull
    mesdetit krijuar,
    do preferonte tė flasė...

    Oh ti, e vetmuara vashė,
    qė me tėndet duar
    shortin e dashurisė sė qiellit
    me detin hodhe,
    dhe nėse s“pati kurrė
    njė tė tretė...
    tėndes botė
    dhe i braktisuri i fundit
    lotė-tharėn prehje do gjente,
    ndaj mos lejo
    tė tė kėmbejnė nė jetė!
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  20. #40

    Ajri im - Alma Papamihali

    O natė qė pėrkulesh ngadalė,
    E shtrihesh si shelg mbi liqen,
    Patjetėr ēfarė doje tregove
    Ndaj ikėn e pas mė nuk vjen...

    Nė shtrat ashtu mbledhur kruspull,
    Tė mbeturat orė shfleton,
    Vetė ajri nė "tė dashur" shndėrrohet,
    Ndaj ėndrra mė ndryshe shijon...

    Dhe nata pėrkulet ngadalė
    E s“do tė tregojė mė se ē“di,
    Me ngjyra tė ēelura ėshtė veshur,
    Se vetė dashuria s“mban zi...

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aksidenti automobilistik vret familjen shqiptare ne dite festash
    Nga Fiori nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-01-2004, 16:26
  2. Tragjedia E Familjes "Papamihali"
    Nga shqiptari02 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-01-2004, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •