Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    “Ethet e se Premtes Mbrema dhe Krasta show”

    “Ethet e se Premtes Mbrema dhe Krasta show” eshte nje serial televiziv qe zbulon talente te reja ne fushen e muzikes pop, duke i sjelle ata ne dritat e skenes e te vemendjes popullore.

    Pali Kuke dhe Adi Krasta jane autoret e kater cikleve televizive qe ne harkun e ketyre viteve ka patur disa tituj te ndermjetem por te njejten lende e format.

    Programi bazohet ne audicionet qe zhvillohen ne qytete te vogla e te medha, te rendesishme e te parendesishme, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, per te dalluar vajza e djem ambicioze te cilet duan te behen te famshem. Kjo behet ne kater faza te medha.

    Faza e Pare

    Nje juri shume e specializuar jo vetem ne fushen e ngushte te interpretimit muzikor por edhe ne vete-prezantimin skenik, i perzgjedh te rinjte konkurues te suksesshem ne fazen e pare, ku kerkohet nje konkurim i ashtuquajtur a capella, te kenduarit i pashoqeruar nga instrumentat muzikore. Te perzgjedhurit, te cilet deri ne ate moment bejne nje jete te zakonshme por te panjohur ne qytetet e tyre, ftohen te vijne ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane, per te vazhduar fazen e dyte te konkurimit.

    Faza *Dyte

    Ne fazen e dyte, rreth 80 konkurente vazhdojne konkurimin te shoqeruar me pianoforte. Juria, dhe votimi popullor zgjedh 20 prej tyre qe te vazhdojne konkurimin gradual ne fazen e ardhshme.

    Faza e Trete

    20 konkurentet e perzgjedhur te fazes se dyte futen per here te pare ne nje teater te vertete, ku kendojne te shoqeruar me kolone zanore (baze orkestracioni), por si kusht ne teater nuk ka publik. Konkurimi eshte live, ka vleresime te jurise dhe votim popullor. Vleresimi i jurise dhe votimi popullor jane komplementare te njeri tjetrit. Vleresimi eshte demokratik, i hapur dhe gjithashtu live ne transmetim televiziv. Ne kete faze zgjidhen 10 finalistet e ketij cikli televiziv.

    Faza e Katert

    Dhjete finalistet fillojne nje seri spektaklesh te mbremjes se pare ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ku publiku eshte present dhe ne skene ka dekor te madh e perfaqesues. Per te lejuar votimin popullor prej 30 minuta e per te bere llogaritjet e nevojshme nga Kompania e Telefonise Celulare (cilado qofte ajo) zhvillohet ne skene Krasta Show, nje shfaqje e ndermjetme e cila ka marre emrin e prezentatorit te Etheve, per ta dalluar nga konkurimi.

    Ne cdo mbremje publiku skualifikon me votim nje konkurues. Ne mbremjen finale mbeten dy finaliste ku njeri shpallet fitues ne saj te votimit popullor.

    Arritjet e Etheve

    Ethet kane patur nje mbeshtetje te madhe popullore. Jane quajtur gjeresisht nga publiku dhe kritika nje shkolle e madhe e krijimit te personalitetit njerezor e artistic. Ethet jane konsideruar si nje fenomen shoqeror e artistik per shkak te pranise se paprecedent te konkurenteve nga te gjithe territoret shqipfolese. Ethet, kane prodhuar deri tani tri dhjeteshe finalistesh dhe tre fitues.

    Anjeza Shahini, Luis Ejlli dh Arti Hizmo jane fituesit e tri edicioneve te deritanishme.

    Ethet ne Top Channel jane ne pergatitje e siper. Fuqise se garantuar e te provuar te Etheve I shtohet nje potencial I madh krijues e prodhues I TCH.

    Qytetet ku Ethet kane bere zbulime ne audicione jane, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Korca, Elbasani, Durresi, Tirana, Shkodra, Peshkopia, Mitrovica, Gjakova, Peja, Prizreni, Prishtina, Shkupi, Tetova e Struga.

    Dei tani jane testuar nga Juria e perbere nga Alfred Kacinari, Zhani Ciko, Zerina Kuke e Shpetim Saraci rreth 7000 shqiptare te rinj. Ky numer pritet te shkoje ne rreth 10000 gjate edicionit te tanishem te Etheve ne Top Channel.

    ----------------------

    Alfred Kacinari

    Datelindja Nentor 1959
    Vendlinja Tirane

    ARSIMI
    I diplomuar ne "Akademine e Arteve te Bukura", dega kompozicion.

    EKSPERIENCA PROFESIONALE
    Ka qene pjesmarres neper festivale si kompozitor , orkestrues , ku ka marre cmime te para , te dyta dhe te treta.
    Prej vitit 1992 ka punuar si Drejtor Artistik i disa festivaleve dhe kengeve te stines.
    Ka punuar si Drejtor Artistik i Orkestres Sinfonike te RTSH.
    Aktualisht punon ne TVSH si Redaktor Muzike, Drejt. programi ne Radio.

    -------------------------

    Shpetim Saraci

    Datelindja 19 Prill 1970
    Vendlindja Shkoder

    ARSIMI
    Shkolla e Mesme Muzikore "Preng Jakova".
    I diplomuar ne "Akademine e Arteve te Bukura", 1988 – 1992.

    EKSPERIENCA PROFESIONALE
    1990-1999
    Ka punuar ne Radio Tirana ne pozicionin instrumentist drejtues formacionit orkestral.
    1999-2006
    Profil i lire, qe nenkupton pjesmarres ne aktivitete kombetare dhe nderkombetare si krijues, aranxhues, instrumentist i laureuar me �me te ndryshme kombetare.

    ------------------------

    Zerina Kuke

    Eksperience profesionale
    2006-sot
    Drejtoreshe e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura
    1996-2000
    Anetare e Keshillit Bashkiak per Partine Demokratike - Kryetare e Komisionit te Kultures, Arsimit dhe Maredhenieve me jashte
    1995-1999
    Fondacioni per Kulture dhe Art "Fan Noli" - Anetare e Keshillit Drejtues
    1993-1996
    IBM Computers - Koordinatore e maredhenieve te IBM-se me Shqiperine
    1992-1999
    Qendra Nderkombetare e Kultures - Drejtoreshe e Departamentit te Kultures Anetare e Bordit Drejtues
    1992-1996
    UNESCO - Anetare e Seksionit te Organizimit te Festivaleve per Kulturen Popullore
    1976-1992
    Shtepia Botuese Naim Frasheri - Redaktore per Letersine Artistike, Anetare e jurise se konkurseve per letersine, Juri televizive ne festivale te ndryshme

    Aktivitete realizuar ne Qendren Nderkombetare te Kultures
    1996 Organizimi i ekspozites ne Shalaburg, Austri, me veprat e Onufrit dhe 400 eksponateve me te vyera te etnografise shqipetare
    1996 Shfaqje e filmave alternativ, me ambasaden gjermane
    1996 Ekspozita e Piktures Moderne Gjermane e viteve 60-70'
    1995 Ekspozita e pare e Filatelise Shqipetare
    1995 Panairi i librit te Frankfurtit
    1995 Dy Koncerte te Sopranos Katia Ricareli
    1995 Java e Kultures Shqiptare e Kosovare
    1995 Organizimi i vizites se aktorit anglez Pitkin
    1993 Koncerti i Orkestres Simfonike te Bambergut, Koncerte Simfonike te Radio Televizionit ne Odeon
    1994 Ekspozita e skulptorit Kosovar Cavderbasha

    Aktivitete realizuar Qendren Kulturore Te Forcave Te Armatosura
    2007 Anetare e komisionit te Shtabit te Pergjithshem per organizimin e parades dhe koncertit te madh me rastin e 95 vjetorit te Forcave te Armatosura
    2007 Aktivitet artistik per Kolegjin e Larte te NATO
    2006 Organizimi i Festes solemne me rastin e 4 Dhjetorit Dita e F.A.

    Eksperience Televizive (1969-2006)
    Prezantuese, drejtuese programesh, skenariste ne gjini te ndryshme televizive si dokumentar artistik, spektakle, festivale, emisione arti, kulture, kinematografie, pikture, etj.
    Festivale te kenges ne R.T.SH,
    Festivale folklorike te Gjirokastres,
    Koncertet e Majit.
    Koncerte te ndryshme simfonike.
    Koncerte Gala ne T.O.B.
    Mbremja jubilare per 600 vjetorin e Skenderbeut
    Mbremjet e muzikes popullore (cikel i gjate televiziv),
    Spektaklet per fituesit e vitit,
    Cikli televiziv "Per vete dhe per Ju", me poetet dhe shkrimtaret me te shquar te Shqiperise si dhe poetin e madh rus Jeftushenko.
    Dokumentaret artistik kushtuar Inva Mules, Angjelin Prelocaj, Fadil Berishes, figurave te tjera te shquara te letersise dhe te artit tone si Migjeni, Dritero Agolli, Tish Daija, Dhimiter Xhuvani, Kujtim Cashku, Gjon Shllaku, Kasem Trebeshina, Marie Kraja, Shefqet Ndroqi, etj.
    Drejtuese e Festivalit 11-te te Filmit Shqipetar.
    Skenariste dhe Drejtuese e spektaklit per 40-vjetorin e T.V.SH
    Drejtuese per emisionin e kampionatit Boteror te Futbollit 2002
    Kordinatore dhe anetare e jurise te ciklit televiziv "Ethet e se Premtes Mbrema"
    Kordinatore e ciklit televiziv "Kodi Binjak"
    Drejtuese e mbremjes gala per 45 vjetorin e orkestres sinfonike te RTVSH

    Arsimi
    1987
    Universiteti i Tiranes
    Provime pasuniversitare te pergatitjes se Doktoratures:
    Teori e Letersise
    Histori dhe teori e letersise per te rinj
    Filozofi
    Gjuhe Angleze
    1986-1987
    Universiteti i Tiranes
    Diplomuar: Kritike Letrare, kurs pasuniversitar
    1976
    Universiteti I Tiranes
    Diplomuar: Gjuhe-Letersi Shqipe


    --------------------------------

    Zhani Ciko

    I diplomuar per violine me 1967 ne Konservatorin Shteteror te Tiranes, pas perfundimit te studimeve punon si solist dhe Koncert-Maester ne orkestren e T.O.B-it dhe ne Filarmonine Shqiptare, ku midis te tjerash interpreton per here te pare disa nga veprat madhore te literatures violinistike shqiptare. Ne te njejten kohe eshte edhe pedagog i violines prane Akademise se Arteve Tirane. Ne periudhen 1970-73 eshte drejtor artistik i TOB-it ne Tirane deri ne ndalimin e daljes ne skene nga regjimi monist i kohes, cka solli edhe nderprerjen e karrieres se tij artistike per nje periudhe gati 15-vjecare.
    Ai u largua si i padeshirueshem nga Teatri i Operas ne periudhen e famekeqit Pleniumi i 4-te i Partise qe goditi shume intelektuale dhe artiste.
    Si nje nga te cilesuarit "artiste liberale" per shkak se nuk mohoi "Festivalin e 11-te te Kenges ne RTSH" dhe nuk beri autokritike per shfaqjet e modernizimit ne art dhe letersi ku ai punonte. U caktua ne Patos. Ne qytetin e Patosit, ku u dergua per riedukim ne periudhen e perndjekjes per pikepamjet e prirjet e tij te konsideruara nga regjimi si "moderniste" ai zhvilloi veprimtari ne shkollat "Mustafa Matohiti" dhe "Mehmet Shehu" si mesues i thjeshte i muzikes.
    Me vullnetin e tij dhe i perkrahur nga dashamires te artit ne Patos, ngriti rrethet artistike prane pallatit dhe i zhvilloi te gjitha ato pa pranuar asnje shperblim.
    Shume muzikante te rinj ne rajon, rrethin e Fierit, etj me vone u bene artiste dhe intelektuale duke u pergatitur nga kultura dhe aftesite artistike te tij.
    Ai u be i pari drejtues i qendres kulturore te femijeve ne Patos (ish shtepia e pionierit) dhe inicioi ngritjen e cirkut qe me pas u be nje qender me vehte.
    Ngriti ansamblin artistik te shkolles se mesme te rajonit i cili brenda pak kohe u cilesia Ansambli me i mire nder te gjitha shkollat ne rrethin e Fierit.
    Aktivitete te panumerta te Pallatit te Kultures, grupe popullore ne ndermarrjet e naftes, festivale, kori i qytetit te Patosit, soliste orkester, etj, kane qene nje nga drejtimet ku Zhani Ciko ka qene promotor i rritjes cilesore te tyre.
    Marrdheniet e e ngushta me njerezit e thjeshte te qytetit te Patosit i ka ruajtur vazhdimisht dhe me pas.
    Me 1979 eshte pedagog i violines e me pas drejtor i Liceut Artistik "Jordan Misja" ne Tirane. me 1989 emerohet drejtor artistik i Orkestres Simfonike te Radiotelevizionit Shqiptar. Pervec aktivitetit intensive me orkestren e tij, Zhani Ciko ka drejtuar master class ne Itali, France, Hungari etj. Ai eshte anetar i perhershem i disa jurive nderkombetare ne Shqiperi dhe jashte vendit.
    Ne fund te viteve '80 formon orkestren e harqeve Virtuozet e Rinj te Tiranes, me te cilen arriti shume shpejt nje sukses te plote. Nen drejtimin e tij orkestra ka fituar cmimet me te larta te vendit ne Koncertet e Majit, ne Konkurset e shkollave te muzikes etj. Qe ne turnete e para me 1989, ne Austri, Itali, Greqi, arriti edhe suksesin e vet jashte vendit. Me pas ftohet ne aktivitete te tjera ne Spanje, France, Slloveni, Zvicer dhe Lihtenshtain. Si dirigjent i orkestres Virtuozet e Rinj te Tiranes ka marre pjese ne Karynthische Sommer(Austri), Aix en Musique, (France). Ne Festivalin Ballkanik ne Greqi orkestra vleresohet si ansambli me i mire, ndersa ne prill, ne festivalin Nderkombetar ne Hungari fiton cmimin e pare. Ne maj 1997 vleresohet serish me cmimin e pare ne festivalin Europian te Muzikes ne Belgjike dhe po ate vit ndermerr nje turne ne Gjermani, i vleresuar si nga publiku ashtu edhe nga kritika vendase. Me orkestren e harqeve prodhon 3 vidiokaseta si dhe 3 CD ne bashkepunim me firma austriake.
    Radio te ndryshme si ORF, DRS, RT Sloven, Radiotelevizioni Hungarez, Radio Vaticana, Bayerische Raundfunk dhe Radio Suedeze kane transmetuar koncertet e kesaj orkestre.
    Si dirigjent i orkestres Zhani Ciko ka bashkepunuar gjithashtu edhe me soliste te ndryshem ne Shqiperi, Itali, Austri si dhe me ansamble korale ne Austri, Spanje e France. Midis te tjerash mund te permendet realizimi i oratorit te Haydn Die Schopfung si dhe i operas Il mondo della luna po nga Haydn.
    Me 1998 ndermerr nje turne tjeter ne Suedi me 18 koncerte shume te suksesshme. Po kete vit Zhani Ciko themelon ansamblin e pare te harqeve te Muzikes se Re ne Shqiperi, tashme te njohur me emrin Amra, me te cilin interpreton disa nga veprat e Festivalit VII te Muzikes se Re Shqiptare. Ne Festivalin "Muzika dhe Rinia 2000" ne Viene orkestra e drejtuar prej tij vleresohet me cmimin e pare per orkestrat e harqeve dhe me cmimin e Madh te Bashkise se Vienes.
    Aktualisht eshte Drejtor i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit. Mbatin titullin "Mjeshter i Madh i Punes" akredituar nga Presidenti i Republikes.
    Gjate viteve ne vazhdim, ka drejtuar dy premiera absolute te operave bashkohore shqiptare. Opera "Oirat" me muzike te kompozitorit Aleksander Peci dhe "Dhoma" te kompozitorit Ermir Dergjini.
    Ne koncertin inaugural te katedrales se Shen Palit ne Tirane, interpretimi i "Meshes se kurorezimit" nga W.A.Mozart u vleresua nga autoritetet e larta te Vatikanit prezente ne kete rast.
    Ne koncerte te Orkestres Simfonike te R.T.SH dhe Filarmonise se Prishtines ka ekzekutuar vepra te rendesishme nga cajkovskij, Brahms, Elgar, Barton, etj.
    Ne vitin 2005 drejtoi ne Milano, Salla "Verdi" orkestren UECO, me vepra nga Elgar, Hin e Janacek, koncert i cili u vleresua maksimalisht.
    Po kete vit drejtoi Orkestren e dhomes "A. Moisiu" ne Itali ne Festivalin "Nei suoni dei luoghi". Eshte i pari dirigjent shqiptar qe ka drejtuar ne stinen koncertore nderkombetare "Allegretto Albania" dhe me pas ne ate "klasik".

    ------------------------

    Regjizori i madh Pali Kuke

    Datelindja 17/ 04/ 1947

    Fillon pune ne Televizionin Shqiptar 1969.
    Diplomuar ne Fakultetin Histori Filologji dega Gjuhe Letersi, Tirane.
    CMIME DHE TITUJ
    Cmimi i Republikes i Klasit te Pare Per filmin Udha e Shkronjave 1979
    Cmimi Special ne Festivalin. e Trete Te Filmit Artistik 1979
    Medalioni i Festivalit te katert te filmit artistik (Plumba Perandorit) 1981
    Cmimi Naim Frasheri i klases se trete 1983
    Medalioni i Festivalit te gjashte te filmit artistik (I paharuari) 1985
    Cmimi Naim Frasheri i klases se dyte 1985
    Titulli Artist i Merituar 1985
    Cmimi Antena e Arte (Me rastin e 40 vjetorit te RTSH) 2000
    KAMER DHE REGJISOR NE DOKUMENTARE
    Ender ne Paris (Inva Mula, Placido Domingo)
    Kusheriri i Engjejve (koreografi Angjelin Preliocaj)
    Tek Engjejt (Inva Mula ne Operen e Los Angelesit)
    Aleksander Moisiu
    Mihal Popi
    Muntaz Dhrami
    Marie Kraja
    Borova flet
    Sadik Kaceli
    DOKUMENTARE ME ANSAMBLET FOLKLORIKE TE RRETHEVE:
    Korce

    Kolonje
    Permet
    Kukes
    Burel
    KAMERA DHE REGJISOR NE TELEFILMA HUMORISTIKE
    Ballistet me kembe varur
    Per pushime ne Rome
    Der brothers group
    Gjuetia e Fundit
    Po Vjen ai
    Misioni
    Kurora e Missit
    Syri
    ****
    Shpella e Votimit
    E Ema E Zeqos Maje Thanes
    Kanuni i Leke Dukagjinit
    Rradhe Per Viza Ne Ambasaden Greke
    Kuvendi i Dyte i Lezhes
    Don Kishoti e Sanco Panco ne Tirane
    Eksodi i trurit
    Shpalllja e kandidatures per Kryetar Bashkie
    Komisioni i pastrimit te figurave
    Koridori i Tete
    DREJTOR FOTOGRAFIE NE FILMAT ARTISTIKE
    Familja e Peshkatarit
    Kur Hidheshin Themelet
    Koha e Komisareve
    Me Gjuhen e Pushkes
    Korieret
    I treti (kater seri)
    Udha e Shkronjave
    Plumba Perandorit
    Era e Ngrohte e Thellesive
    Te shoh ne sy
    REGJISOR I SPEKTAKLIT TELEVIZ TELEBINGO KOMBETARE
    Live i perjavshem ne vitet : 1997,1998, 1999,2000,2001,2002
    REGJISOR NE SPEKTAKLET TELEVIZIVE
    Miss Albania ne vitet: 1999,2000,2001
    Festivali i Kenges Magjike ne vitet: 1999,2000,2001
    Festivali Operistik Marie Kraja ne vitet: 1999,2000,2001,2002,2003,2004,2005,2007
    SKENAR DHE REGJISOR NE SPEKTAKLIN
    Ethet e se Premtes Mbrema ne vitet: 2002,2003,2004,2007
    Festival i RTVSH ne vitet: 2002,2003,2004,2006,2007
    Ne nje serse evenimentesh jubilare ne T.O.B. dhe ne TEATRIN KOMBETAR
    Katedralja e Parisit
    Koncert per Nene Terezen (Ne katedralen e Shen Palit)
    Ballo ne Opera
    Na jepni nje buzeqeshje
    Koncert i madh jubilar "Per Shqiperine"

    www.top-channel.tv
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #2
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Një CV për Adi Krastën

    Një CV për Adi Krastën

    Shkruan : Kristi Pinderi

    Dy javët e para publiku shqiptar nuk mundi të përshtatej dot sic duhet me emsionin e ri të Adi Krastës “New Day” ne Top Channel. Nuk e përtypste dot, i mësuar me emisione të një natyre tjetër në atë orar dhe i mësuar, mbi të gjitha ta shikonte Krastën në skenë, jo në studio televizive, ndonëse karrierën e vet Krasta e ka nisur fillimisht në studio dhe pastaj në skenë.
    Por në fakt, kjo nuk ishte hera e parë që atij i duhej të bënte diçka që të tjerët nuk do ta kuptonin përnjëherë. Kështu kishte ndodhur edhe me “Ethet…”, madje sa herë që vinte sezoni i një edicioni të ri të këtij spektakli, publiku dyshonte se do të kishin mbetur ende talente të reja. Në të gjitha rastet, Krasta nuk u kthye pas asnjëherë dhe në të gjitha rastet tregoi se ia kishte dalë mbanë, edhe duke edukuar publikun!
    “New Day”, sipas testimit të Top Channel renditet i pari në shikueshmëri dhe ka dëgjueshmëri afro 80 përqind në radio”, thotë ekskluzivisht për MAPO, Adi Krasta.
    Ky program bazohet në formatet më moderne të televizioneve britanike. Eshtë News- oriented, simpatik dhe futet në një kategori programesh që emërtohet infotainment. “Si program i ri atij iu desh rreth dy javë që të kuptohej nga publiku që ishte mësuar ndryshe”, pohon Krasta.
    Por paralelisht me këtë emision të përditshëm vëmendja e Krastës është e përqëndruar edhe në organizimin e edicionit të katërt të “Etheve të së premtes mbrëma”.
    Rivijnë “Ethet…”
    Krasta: Qëllimi është të zgjedhim talente që i rezistojnë kohës!
    “Ethet e së premtes mbrëma”, spektakli që solli në muzikën e lehtë shqiptare disa prej prurjeve më cilësore të viteve të fundit, po përgatitet të hyjë ethshëm në edicionin e katërt të tij. Këtë vit, ai do të transmetohet në ekranin e Top Channel, ndërkohë që do të organizohet si gjithmonë nga dyshja tashmë e pandarë Adi Krasta dhe Pali Kuke.
    Krasta është përpjekur me shumë mund që të ruajë shumë pjesë origjinale të këtij spektakli, që ka prezantuar për herë të parë këngëtarë tashmë të njohur të Shqipërisë si Anjeza Shahini apo Luis Ejlli (që të dy fitues të festivalit të RTSH-së dhe më pas përfaqësues të Shqipërisë në Eurovision).
    Në edicionin e katërt të “Etheve…” nuk do të mungojnë edhe anëtarët e jurisë, e cila i ka dhënë gjithmonë këtij spektakli aspektin më sfidues.
    “Ethet në Korcë patën rreth 500 konkurente. Programi ka format të pagabueshëm (8 edicione në ShBA) dhe juri shumë prestigjioze. Qëllimi i tij është të përzgjedhë talente. Cfarë qëllimi tjetër duhet të ketë ai për të ezauruar sesa zgjedhja e një talenti që t’i rezistojë kohës?!”, tha ekskluzivisht për MAPO-n, Adi Krasta.

    Një CV për Adi Krastën
    Kur në tetor të vitit 1988, Adi Krasta bëri transmetimin e tij të parë si prezantator, ai ishte 23 vjeç. 23 vjeçarit që në vitin 2007 i duhet të mendojë mbi të gjitha për familjen, pastaj për audiencën, nuk ia kishte thënë askush se çfarë do të kalonte në jetë, duke guxuar, ashtu siç guxoi pas atij transmetimi! Gjithçka rrodhi mes kënaqësive por edhe telasheve, mes frikës por edhe guximit, derisa pak kohë më parë, stafi i Televizionit Top Channel, pasi negocioi me të mundësinë e bashkëpunimit për një emision ndryshe të mëngjesit, i kërkoi as më shumë e as më pak, por një Curriculum Vitae!
    Një kërkesë e tillë, e ngjashme me atë që u bëhet edhe 20 vjeçarëve në intervistat e tyre të para për punë, iu bë Krastës në të njëjtën kohë kur në diskotekat e botës vazhdonte të dëgjohej ende me sukses interpretimi i djaloshit 20 vjeçar nga Bejruti, Mika, i këngës me titull “Relax, take it easy…”, pra: qetë, merre shtruar!

    Primatet
    Ia kërkuam edhe ne atë dokument Krastës, s’kishim si mos ia kërkonim. Zbuluam se CV e tij është e gjatë vetëm një faqe format A4 dhe nuk ka fare zbukurime. Ka vetëm disa primate, rekorde si të thuash, që vetëm ai ka mundur ti vendosë.
    Adi Krasta ka realizuar si autor programin radiofonik më të gjatë në transmetim të drejtpërdrejtë, nëntë orësh “Heshtje Jo” në vitin 1994. Ai ka bërë prezantimin më të gjatë televiziv në vitin 1995, shtatë orë e tridhjetë minuta, “12 në Hollivud”. Po atë vit, ka drejtuar talk show-n e parë televiziv në vend, “12 ne Hollivud”. Ka drejtuar pesë festivale të RTVSH-së, më shumë se cdo prezentator tjetër dhe ka drejtuar në të njëjtën kohë dy programe të ndryshme, në dy mediume të ndryshme, Festivalin e Këngës në RTSH dhe programin Thomas Crown Affair në radion Club FM. Veç kësaj, ka drejtuar edhe dy edicione të Miss Globe.
    Bashkë me studentët për të ndërtuar dinjitet!
    Një pjesë e rëndësishme e jetës profesionale të Krasstës është e fokusuar sot edhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën e Gazetarisë ku ai jep mësim prej disa vjetësh. Nuk e ke të vështirë të shikosh një pasion të pafshehur tek ai sapo nis të flasë për këtë angazhim. Eshtë i ashpër sa herë që futet në auditor, madje që në përballjen e parë me studentët ai duket gati i “tmerrshëm”. “Ju nuk keni dinjitet! Ky kurs që fillojmë sot do t’ju ndihmojë që të ndërtoni këtë dinjitet”, u thotë ai studentëve në momentin e parë (kaq mjafton që të ketë fituar besimin e tyre).
    Beson vërtet se ka një mungesë dinjiteti te gazetarët e rinj sot në vend. “Gazetar mund të bëhet kushdo, po qe se ne gazetarinë e konceptojmë si një punë rutinë zbardhjeje në kompjuter”, thotë ai, sipas të cilit gazetaria duhet të ketë padiskutim një dimension tjetër që i jep mundësi gazetarit të ruajë një pozicion të çmuar vetëm atëherë kur e shoqëron atë me dinjitet. Nuk kishte si mos mendonte ndryshe njeriu që ka punuar pranë shërbimit të BBC në Londër, si gazetar profesionist…

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  3. #3
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Nese E Kam Hap Ne Vend Te Gabuar I Lutem Moderatoreve Ta Kalojne Aty Ku I Takon
    Ju Kerkoj Ndjese...

    Faleminderit...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

Tema të Ngjashme

  1. Adi Krasta
    Nga Shijaksi-London në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-12-2022, 09:47
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Ethet e se premtes!
    Nga Enkela B. në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 05-12-2007, 16:17
  4. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •