Vite mė parė ėshtė diskutuar pėr vetėvrasjen. Fakti qė unė rihap sėrisht njė temė tė tillė pėr diskutim ėshtė se kohėt e fundit ėshtė shtuar ndjeshėm numri i vetėvrasjeve nė vendin tonė.
Kush janė shkaqet qė pothuajse cdo ditė ndodhin vetėvrasje nė Shqiperi?
Pse njė njeri kryen vetėvrasje?
Cfarė mendimi keni ju nė lidhje me kėtė fenomen?
Me vetvrasje do tė kuptojmė veprimin e njė personi pėr tė shkaktuar vdekjen e vet, pėr t’i shpėtuar njė situate tė gjykuar tė padėshirueshme pėr tė. Pėr herė tė parė termi vetėvrasje (suicid) ėshtė pėrdorur nė shekullin XIII. Mė parė quhej “vrasja” (homicid) e vetėvetes.
Depressioni ėshtė paraprijės i shumicės sė vetėvrasjeve. Vetėvrasja ėshtė pasoja mė e tmershme e depresionit bipolar apo atij unipolar.
Sot nė botė nga vetėvrasja vdesin rreth 1 milion njerėz pėr ēdo vit. Sipas Organizatės Botėrore tė shė ndetėsisė nė ēdo 40 sekonda nė botė dikush bėn vetėvrasje. Vetėvrasja tani zė vendin e tetė nė botė, nė mesin e shkaqeve kryesore tė vdekjes nė popullatėn e pėrgjithshme dhe madje ėshtė shkaku i tretė kryesor i vdekjes sė individėve tė moshave ndėrmjet 15 dhe 24 vjeē.
Ndonjėherė, vetvrasja ėshtė menduar edhe si vepėr e arsyes sė lartė. Seneka, njė filozof romak ka thė nė: “Jeta nuk ėshtė e mirė, pėrveē jetės sė mirė. Prandaj, njeriu i menēur jeton mirė aq sa duhet, e jo aq gjatė sa mundet… Ai gjithmonė duhet ta mendojė jetėn nė kushtet e cilėsisė e jo nė tė sasisė … Vdekja e hershme apo e vonshme nuk ka rėndėsi, vdekja e mirė apo nga sėmundja ka”.
Shumė vende tė botės kanė qėndrime nderuese apo lavdėruese rreth vetėvrasjes. Nė Japoni vetvrasja ėshtė njė akt i glorifikuar. Ata besojnė se vetėvrasja ėshtė “njė zgjidhje krenare e problemeve tė pazgjidhura”. Edhe pse shumė kultura e pranojnė vetėvrasjen, nė tė shumtėn e rasteve ajo konsiderohet si njė akt i mjerė pėr dalje nga situata. Vetėvrasja nė shumicėn e shoqėrive ėshtė e ndaluar. Shumica e religjoneve e konsiderojnė atė si mėkat, ndėrsa nė disa shtete ajo ėshtė edhe krim.
Vetvrasja nuk ėshtė mishėrim i forcės dhe shpesh vjen pas njė periudhe tė gjatė depresioni. Vetėvrasja duket sikur tė jetė zgjidhja e problemeve kur personi mendon se tani nuk ka zgjidhje pėr problemet e tij.
Nga pikė pamjajuridike, kryerja e vetėvrasjes nė shumicėn e vendeve tė botės nuk konsiderohet si krim. Ndėrsa, ndihma qė jepet pėr shkaktimin e vetėvrasjes, nė shumė vende konsiderohet si krim pėr tė cilin parashikohen dėnime deri me 15 vjet burgim. Hulumtimi i parė shkencor pėr vetėvrasjen ėshtė kryer nga Emil Dyrkemi (Emil Durkheim 1858-1917). Nė vitin 1897 ai botoi njėrin nga librat mė tė rėndėsishėm nė sociologi, “Vetėvrasja: njė studim nė sociologji”.
Krijoni Kontakt